Aurora

Sezoni drejt fundit, pronarët e lokaleve nxitojnë të nxjerrin të paratë, një pije freskuese kushton…

Papërgjegjshmëria e pronarëve të lokaleve dhe hoteleve në jug të vendit vijon të tronditë pushuesit e mbërritur në këto zona për të kaluar pushimet. Ndërsa sezonit i kanë mbetur edhe pak ditë për të pritur turistë dhe pushues të cilët duket se janë të paktë, pronarët po nxitojnë të nxjerrin të ardhurat e tyre duke vendosur çmime të “frikshme” në faturat e lëshuara.

Janë me dhjetëra qytetarë të cilët denoncojnë çmimet e larta të cilat tejkalojnë çdo logjikë biznesi. Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, çmimi i një pije freskuese kanaçe që në dyqan kushton 60 lek ose në lokal në bllok 150 lek, në Butrint kushton 350 lek. Çmimet e larta kanë irrituar jo pak qytetarët të cilët kanë preferuar që të shikojnë alternativa të reja duke shmangur jugun tonë./korrieri

Sezoni drejt fundit, pronarët e lokaleve nxitojnë të nxjerrin të paratë, një pije freskuese kushton… Read More »

Kush vjedh rërën, gjobitet deri në 3.000 euro

Gjobë deri në 3000 euro do të marrin ata që vjedhin rërën. Kështu kanë vendosur autoritetet në Sardenja  duke ashpërsuar qëndrimin ndaj turistëve që vjedhin rërë nga plazhet e kristalta të ishullit si suvenir. Më herët këtë javë, një 40-vjeçar italian, por që jetonte në Britaninë e Madhe, u gjobit me 1.000 euro, pasi policia e kapi atë me një shishe me rërë nga plazhi Gallura, në veri të ishullit.

Ndoshta edhe pa qenë në dijeni të seriozitetit të shkeljes, disa turistë e konsiderojnë rërën aq të mrekullueshme, saqë nuk mund t’i rezistojnë idesë për ta marrë me vete në shtëpi. Por, problemi e prek Sardenjën prej vitesh, me më shumë se një ton rërë të gjetur në bagazhet e turistëve në Aeroportin e Cagliarit vetëm verën e shkuar.

Kjo ndodh pavarësisht tabelave nëpër plazhe, që paralajmërojnë qartë turistët se është e ndaluar të merret rërë. Zakonisht rëra futet në shishe plastike apo çanta, me etiketa në të cilat shkruhet emri i plazhit nga ku është marrë. Autoritetet thonë se, edhe pse praktika duket e padëmshme, ajo nuk është thjesht shkelje, por edhe dëmtim i ambientit në ishull.

Por ka edhe nga ata hajdutë rëre që pendohen. Në vitin 2016, një grua që kishte marrë rërë nga Budelli, një plazh i Sardenjës i famshëm për rërën e tij ngjyrë rozë, e ktheu atë pas 29 vitesh. Ngjyra rozë e rërës shkaktohet si pasojë e një përzierje mes fragmenteve të koraleve, granitit dhe guackave. Sardenja, që është shumë e frekuentuar nga vizitorë të pasur, ka kilometra plazhe të bukura dhe 28 prej tyre kanë fituar statusin e “flamurit blu” për sa i takon pastërtisë./korrieri

Kush vjedh rërën, gjobitet deri në 3.000 euro Read More »

Gjyqtarët e prokurorët e “djegur” nga Vettingu do shkojnë në burg, do kthejnë paratë e vjedhura. Ministria e Drejtësisë, gati fazën e dytë të ndëshkimit

Nuk do të ketë qetësi, paqe dhe liri për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë dalë nga sistemi i drejtësisë qoftë me dorëheqje apo si të “djegur” nga Vettingu.

Zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu në një deklaratë për shtyp është shprehur se së shpejti do të nisë faza e dytë ndëshkimore për të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë kapur në abuzim, pavarësisht se janë jashtë sistemit të drejtësisë.

Nëse ata kanë menduar se ia kanë hedhur me kaq, e kanë gabim paralajmëron ai ai.

“Vetingu që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë.

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk do t’ia hedhin me kaq. Nëse mendojnë se kanë shpëtuar se janë larguar nga sistemi e kanë gabim. Shumë shpejt do të nisë faza e dytë ndëshkimore.

Siç mendohej se kupola në drejtësi nuk do të shembej, kjo gjë po ndodh. Siç deklarova Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha vendimet për çdo vendim të marrë haptazi në kundërshtim me ligjin”, shprehet zv.ministrii Drejtësisë.

Por një qëndrim të tillë e ka mbështetur dhe kryeministri Edi Rama në mënyrë publike, teksa e poston deklaratën e zv.ministrit të Drejtësisë përmes videos në ERTV, të shoqëruar me një citim të tij.

“Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve.

Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë- në deklaratë për median zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu”, shkruan Rama në rrjetin social.

Mësohet se Ministria e Drejtësisë ka hartuar strategjinë e zbatimit të fazës së dytë të ndëshkimit për të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët ose kanë dhënë dorëheqje ose kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut.

Të gjitha vendimet që kanë dhënë gjyqtarët e prekur nga Vettingu apo dosjet që kanë hetuar prokurorët po të “djegur” nga Vettingu do të kalojnë në “sitën” e një grupi ekspertësh për të parë përputhshmërinë e tyre me ligjin.

Mësohet se pjesë e kësaj strategjie është kopsitja e dosjes së abuzimeve, dërgimi në burg i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në shkelje ligji, por dhe sekuestrimi i parave dhe i pasurive të tyre, të vëna përmes abuzimit.

Adriatik Llalla ish kryeprokurori e hapi rrugën, pritet të ndëshkohen dhe abuzuesit e tjerë./Pamfleti

Gjyqtarët e prokurorët e “djegur” nga Vettingu do shkojnë në burg, do kthejnë paratë e vjedhura. Ministria e Drejtësisë, gati fazën e dytë të ndëshkimit Read More »

Kush është gjyqtarja e Vlorës me vendimet e saj skandaloze

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço kërkoi në vitin 2014 shkarkimin e saj, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ndërkohë katër vite më pas, gjyqtarja e Vlorës, Herita Çela liron nga burgu një person të rrezikshëm. Çela për të cilën Ministria e Drejtësisë kërkoi sot shkarkimin ka edhe “precedentë” të tjerë të marrë në të kaluarën. Përveç skandalit të lirimit të Taulant Beqirit të denoncuar në Report Tv, në vitin 2014-të ministri i Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço kishte kërkuar shkarkimin e saj. Këshilli i Lartë i Drejtësisë dha “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për mos zbardhjen e vendimeve gjyqësore në kohë.

Tre vite më vonë, në vitin 2017-të gjyqtarja është denoncuar edhe në emisionin Stop se ka dhënë një vendim të gabuar, për një çështje prone. Në bazë të vendimit të saj shtetasja Liza Lamçaj që akuzonte policin Daut Braçajt se i kishte marrë pa të drejtë një dyqan detyrohej t’i kthente atij 160 mijë euro.

Emri i Herilës përmendet edhe në 2010-ën në rastin e ekstradimit drejt Italisë të Albano Prudentinos, ndonëse në sallën e gjyqit u përball me kundërshtinë e avokatit të tij. Albino Prudentino është i njohur në Shqipëri si një nga krerët e mafies italiane që ka vepruar edhe në vendin tonë. Në seancën gjyqësore kur gjyqtarja Herila mori vendimin për ta ekstraduar, avokati i Prudentinos u shpreh se gjatë gjykimit të Herilës ka shkelje të rënda të të drejtave, ndërsa ekstradimin e cilësoi antiligjor dhe antikushtetues.

Kush është gjyqtarja e Vlorës me vendimet e saj skandaloze Read More »

Marjan Gryka akuzon Berishën se helmoi Ibrahim Rugovën dhe…

Në një intervistë të kohëve më parë, Marjan Gryka ish-truproja i Azem Hajdarit, njëherësh dhe kreu i shoqatës me emrin e Liderit të Dhjetorit, e akuzon Sali Berishën se është njeriu që ka helmuar liderin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe vrau Azem Hajdarin.

Gryka thotë se shkaku i helmimit të liderit të Kosovës Rugova dhe vrasjes së liderit të dhjetorit Hajdari ishte zbulimi nga ana e tyre e dosjes së Berishës si spiun i UDB, dosje të cilën Presidenti i asaj kohe kishte tentuar me të gjitha mënyrat që ta eliminonte apo ta fshihte.

Por që ish-badigardi i Hajdarit thotë se ishte një person atdhetar, por i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes, ai që ia vuri në dispozicion Azemit që ishte në atë kohë kreu i komisionit parlamentar të Rendit dhe SHISH, në këmbim të katër pasaportave me viza për në SHBA.

Vetë Gryka është kujdesur për ta dërguar deri në aeroportin e Rinasit nën masa të forta, për ta mbrojtur nga çdo tentativë për eliminimin e tij nga njerëzit e Berishës nëse do të ishin në dijeni.

Gryka thotë se kjo e vërtetë filloi të përhapej për të bërë bujë kur Hajdari me Rugovën e dërguan te një gazetë që të botohej kjo dosje, dhe pasi doli Saliu u tërbua.

Pas këtij momenti, sipas ish-truprojës së Hajdarit dihet publikisht debati i ashpër mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës, ku Rugova i tha hapur se “ti je agjent i Serbisë dhe emisar i Ramiz Alisë”.

E sjellim këtë fakt tashmë në kohë, pas deklaratës së Berishës një natë më parë se Garda e Republikës kishte tentuar të vriste atë dhe Ibrahim Rugovën, por rastësia i kishte shpëtuar./Pamfleti

Marjan Gryka akuzon Berishën se helmoi Ibrahim Rugovën dhe… Read More »

Gjyqtarja Çela e Vlorës, ka bërë kërdinë dhe me dosje pronash, Nishani dhe Naço e kanë toleruar, ja vendimi i horrave të KLD

Një vendim-pazar i KLD, që tregon si vërtetoheshin dhe nuk ndëshkoheshin skandalet e rënda me gjyqet

VENDIM I KLD, Nr. 105, datë 21.07.2014 Për dhënie masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, ndaj gjyqtares Herila Çela

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e datës 21.07.2014, pasi mori në shqyrtim kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor të gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Herila Çela dhe marrjen e masës disiplinore ndaj saj, “Dërgimi për 1-2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku ka emërimin.

VËREN SE: 1. Ministri i Drejtësisë me shkresën nr. 949 prot., datë 06.02.2014, i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kërkesën për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Herila Çela, për shkeljet që ka konstatuar Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në veprimtarinë e saj gjyqësore pasqyruar në shkresat drejtuar Ministrisë së Drejtësisë e konkretisht: nr.697 prot., datë 05.03.2013; nr.262/1 prot., datë 20.03.2013 dhe 262/2 prot., datë 30.04.2013; nr.2372 prot., datë 26.08.2013.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dëgjoi parashtrimet e Ministrit të Drejtësisë që relatoi relacionet e dërguara nga Inspektorati i Këshillit në drejtim të tij për inicimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares Herila Çela, për verifikimin e 4 ankesave, si më poshtë.

– RELACIONI I PARË, i është dërguar Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.697 prot., datë 05.03.2013 (për çështjen civile me ankues Kiço Billa).

– RELACIONI I DYTË, i është dërguar Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr. 262/1 prot., datë 20.03.2013 [për çështjen civile me ankuese Odeta Haxhi (Dogga)].

– RELACIONI I TRETË, i është dërguar Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.262/2 prot., datë 30.04.2013 (për çështjen civile me ankuese Myzejen Zyka).

– RELACIONI I KATËRT, i është dërguar Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.2372 prot., datë 26.08.2013 (për çështjen civile me ankuese Dodona Ramadani).

KONKLUZION I KLD

Për këto shkelje të evidentuara në verifikimin e 4 ankesave Ministri i Drejtësisë ka konkluduar se veprimet e kryera prej gjyqtares Herila Çela, janë shkelje të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 3, shkronja “a” të Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si raste të përgjegjësisë disiplinore në kategorinë e shkeljeve të rënda dhe i ka propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shkresën nr. shkresën nr.949 prot.,datë 06.02.2014, drejtuar Këshillit, procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor X, H.Ç., dhe marrjen e masës disiplinore “Dërgimi për 1 deri në 2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij”.

MINISTRI NAÇO NDRYSHOI MENDIMIN, KËRKOI “PARALAJMËRIM”

  1. Në referim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr.137, datë 21.02.2003 Rregullore “Për procedimin disiplinor të gjyqtarëve” i ndryshuar, Ministri i Drejtësisë, në përfundim të shqyrtimit të këtij procedimi në seancën plenare të datës 21.07.2014, ndryshoi kërkimin e tij, për llojin e masës disiplinore, duke kërkuar përfundimisht marrjen e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim” ndaj gjyqtares.

  2. Këshilli i Lartë i Drejtësisë nga faktet e parashtruara konstaton se lidhur me çështjet e gjykuara dhe të zvarritura nga gjyqtarja Herila Çela, përbën shkelje të rëndë të ligjit me pasojë cënimin e lirive dhe të drejtave themore të njeriut.

  3. Gjatë veprimtarisë gjyqësore në mënyrë të përsëritur, nga gjyqtarja Herila Çela, ka shkelur disa dispozita, të detyrueshme për zbatim të legjislacionit procedural në fuqi dhe shkeljet e konstatuara prej saj, rezultojnë dhe dalin qartë, në të gjitha aktet shkresore të marra në shqyrtim në këtë vendim-marrje të KLD.

  4. Në sjelljen e gjyqtares H.Ç., KLD konstaton një mungesë kujdesi dhe operativiteti, neglizhencë, të tilla që kalojnë “kufirin e të arsyeshmes”, dhe që një sjellje e tillë nuk mund të justifikohet, sjellje e cila çon në cënimin e prestigjit të gjyqtarit dhe humbjen e besimit ndaj tij.

VENDIMI KLD

  1. Pranimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares Herila Çela.

  2. Dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim” ndaj gjyqtares prej gjyqtares Herila Çela.

  3. U shpall sot, më datë 21.07.2014, Zv/kryetari KLD, Elvis Çefa./Pamfleti

Gjyqtarja Çela e Vlorës, ka bërë kërdinë dhe me dosje pronash, Nishani dhe Naço e kanë toleruar, ja vendimi i horrave të KLD Read More »

Foto nga pushimet/ Presidenti Ilir Meta shfaqet i relaksuar në “bjeshkët e papara të Prevallës”

Ai i ka qëndruar besnik vendit të tij duke mos e braktisur atë as në këto ditë të nxehta pushimes. Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zgjedhur lartësitë, pra pushimet në mal për tu freskuar, ndërsa duket se ka vizituar edhe disa prej vendeve më të bukura të trojeve shqiptare. Dy ditë më parë e pamë në Rugovë, aty ku nuk nguroi të provonte edhe sportet ekstreme, ndërsa sot shfaqet sërish në një peizazh malor.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë të nxehta vere larg detit dhe diellit. Në profilin e tij në Facebook ai ka postuar një foto nga Bjeshkët e Prevallës, bukuritë e të cilave s’kanë shumë nevojë për komente. Presidenti shfaqet i qeshur dhe i relaksuar në foto teksa shijon bukuritë e trojeve shqiptare. Të dashur miq! Ju përshëndes nga bjeshkët e papara të Prevallës”,- shkruan Meta krahas fotos.

Foto nga pushimet/ Presidenti Ilir Meta shfaqet i relaksuar në “bjeshkët e papara të Prevallës” Read More »

“Gjellë nga tepsia” PS-PD, Rama firmos nga plazhi, licencën për shkollën private “Kings Tirana”, të vëllait të Lulzim Bashës

Nis bashkëqeverisja e bizneseve, vendimi u shpall më datë 8 gusht 2018

VENDIM Nr. 482, datë 31.7.2018 PËR DHËNIEN E LEJES, PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR “KINGS TIRANA”

  1. Dhënien e lejes për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar “Kings Tirana”, shoqërisë “SAPAUD” sh.p.k. 2. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana” do të ushtrojë veprimtarinë arsimore në adresën: rruga “Kodra e Dërhemit”, godina arsimore “Kazazi”, hyrja B, Lundër 1, Tiranë. 3. Në institucionin arsimor privat parauniversitar të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë, “Kings Tirana” mësimi do të zhvillohet në gjuhë të huaj anglisht. Në lëndët si “Gjuhë shqipe”, “Letërsi shqipe”, “Historia e kombit shqiptar” dhe “Gjeografia e Shqipërisë”, mësimi do të zhvillohet, detyrimisht, në gjuhën shqipe.

  2. Institucioni arsimor privat “Kings Tirana” të ofrojë arsimim parauniversitar në nivelet arsim bazë dhe arsim i mesëm i lartë (gjimnaz) dhe forma e arsimimit të jetë arsimim me kohë të plotë. 5. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë, “Kings Tirana”, me fillimin dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, të raportojë në njësinë arsimore vendore, brenda afateve të përcaktuara, për:

a) Numrin e nxënësve dhe listën e mësuesve të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë, të regjistruar në fillim dhe që do të mbarojnë vitin shkollor, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe statistikave të miratuara nga INSTAT-i; b) Planin mësimor, programet lëndore dhe strukturën që do të ketë institucioni në fillim të çdo viti shkollor; c) Strukturën e vitit shkollor që do të ketë institucioni, e cila duhet të jetë e barasvlershme me atë të shkollave publike të të njëjtit nivel, së bashku me kalendarin e veprimtarive vjetore të institucionit; ç) Aktin e regjistrimit në organin tatimor; d) Lëndët mësimore të detyrueshme njëlloj me ato të shkollave publike; dh) Listën e veprimtarive jashtëshkollore që janë parashikuar të zhvillohen gjatë vitit shkollor;

e) Adresën e institucionit, adresën elektronike (e-mail) dhe numrin e telefonit. 6. Institucioni arsimor privat, parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana”, duhet të miratojë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë çdo ndryshim në planin mësimor, programet e lëndëve apo tekstet që do të përdorë, si edhe çdo projekt apo eksperimentim psiko-pedagogjiko-didaktik që kërkon të kryejë, sipas rastit. 7. Ndryshimet që mund të pësojë institucioni arsimor privat i licencuar, në vendndodhjen dhe në infrastrukturën e godinës, shqyrtohen dhe miratohen në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas miratimit të njësisë arsimore vendore, 3 (tre) muaj para fillimit të vitit shkollor përkatës.

  1. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana” duhet të ketë në ruajtje dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Dokumentacionin themeltar në ruajtje të përhershme, si: regjistër amze, indeks alfabetik, regjistër të veçantë, statistika vjetore të numrit të nxënësve dhe të mësuesve; b) Regjistra të përkohshëm, si: regjistra klase, evidencë për lëvizjen e nxënësve (i detyrueshëm për institucionin arsimor privat parauniversitar); c) Rregulloren e brendshme për funksionimin e institucionit; Kriteret për pranimin e nxënësve dhe të mësuesve; d) Kontratat me prindërit për shërbimet arsimore apo shërbime të tjera jashtëshkollore që ofron; dh) Kontratat e punës me mësuesit (për ata me kohë të plotë apo të pjesshme).

  1. Dokumentacioni i paraqitur në pikat 5 dhe 8, në rast monitorimi dhe inspektimi, u vihet në dispozicion strukturave kompetente mbikëqyrëse. 10. Moszbatimi apo mosrespektimi i këtyre detyrimeve, si dhe mosdhënia apo fshehja e informacioneve nga strukturat kompetente mbikëqyrëse e inspektuese, të cilat do të verifikojnë apo kontrollojnë funksionimin dhe mbarëvajtjen e këtij institucioni arsimor, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. 11. Në rast se institucioni arsimor privat nuk hapet gjatë dy viteve shkollore të njëpasnjëshme, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi, subjekti e humbet të drejtën e hapjes së institucionit.

  2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, njësia arsimore vendore dhe institucioni arsimor privat parauniversitar “Kings Tirana” për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama/Pamfleti

“Gjellë nga tepsia” PS-PD, Rama firmos nga plazhi, licencën për shkollën private “Kings Tirana”, të vëllait të Lulzim Bashës Read More »