Aurora

Arkëtohen 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura nga bizneset në zonat turistike

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë bizneseve dhe operatorëve turistikë që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor dhe detyrimet, që rrjedhin prej tij.

Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura janë arkëtuar nga subjektet, që operojnë në zonat turistike.

Gjithashtu nga organet tatimore janë kontraktuar 306 tatimpagues debitorë, të cilëve iu është kërkuar të përmbushin detyrimet tatimore dhe të shlyejnë pagesat e prapambetura.

Mbarëvajtja e këtij sezoni është në interes të ekonomisë, të fluksit të turistëve, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike./a

Arkëtohen 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura nga bizneset në zonat turistike Read More »

Zhvillimi i turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të, dokumenti i rrallë për rolin e konsullatave

Në rubrikën, “Historia e diplomacisë shqiptare”, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, publikon dokumente lidhur me rolin e  legatave dhe konsullatave shqiptare jashtë vendit në zhvillimin e turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të të shek.XX. 

Pas kapërcimit të periudhës së paqëndrueshmërisë politike në vend, 1920-1924, me shpalljen e Republikës në 1925, Shqipëria hyri në një periudhë më të qetë politike.  Kjo i hapte rrugë përpjekieve të gjithanshme për forcimin e ekonomisë, rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit, modernizimin e institucioneve shtetërore duke ju referuar modeleve perëndimore, etj. Kjo periudhë kombinohej edhe me një periudhë relativisht të qetë në Evropë, pas përfundimit të  procesit të gjatë të vendosjes së paqes në marrëdhëniet ndërmjet shteteve  në përfundim të Luftës së Parë Botërore .

Sipas informcioneve që vinin nga përfaqësitë shqiptare në këto vite, turizmi i organizuar kishte filluar të përhapej shumë në Evropë, dhe shihej si nje burim i mirë të ardhurash për buxhetin e shteteve që po përpiqeshin të rimëkëmbeshin pas lufte. Duke qenë më afër këtij realiteti, përfaqësitë diplomatike e konsullore jashtë ishin nxitëset kryesore të qeverisë shqiptare për të marrë në konsideratë zhvillimin e një fushe të tillë të veprimtarisë ekonomike siç ishte turizmi.

Propozimi i parë  vjen nga Legata shqiptare në Paris në nëntor 1926.  I Ngarkuari me Punë në Paris Maliq Libohova në bashkëpunim me Leon Rey, drejtues i Misionit Arkeologjik francez i cili kishte mbërritur në Shqipëri në nëntor 1923 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit të Francës dhe asaj të Shqipërisë, duke marrë në konsideratë bukuritë natyrore dhe kuriozitetet historike që ofronte Shqipëria, i propozon qeverisë shqiptare  ngritjen e Agjensisë Zyrtare të Turizmit  që të drejtonte zhvillimin e turizmit në Shqipëri, si një aktivitet ekonomik e kulturor që i shërbente interesave të qeverisë shqiptare në disa fusha si dhe në njohjen e Shqipërisë nga të huajt. Idenë e përkrahu dhe e zhvilloi më tej edhe Ministri Fuqiplotë dhe I Jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Paris Iliaz Vrioni në 1927. Leon Rey kontribuoi edhe në hartimin e një Statuti për një Touring-Club në Shqipëri, i cili propozohej të ishte nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ahmet Zogu, sipas modeleve të ngjashme në rajon.

Turizmi në Shqipëri filloi me turizmin automobilistik në 1927, i cili ishte më në modë në Evropë dhe më lehtë i realizueshëm. Qeveria shqiptare u kujdes të lehtësonte procedurat për marrjen e vizës të të gjithë të interesuarve për të bërë udhëtim me makinë në Shqipëri, si dhe për të administruar të ardhurat që vileshin nga ky aktivitet. Këtë lloj turizmi e pasqyronin edhe shtypi i huaj, si Daily Mail në tetor 1927.

Kjo veprimtari ekonomike  dobiprurëse për ekonominë dhe njohjen e  shtetit shqiptar, u mbështet edhe nga legatat e tjera shqiptare në Evropë. Perfaqësitë shqiptare u përpoqën të krijojnë kontakte midis Albanian Touring-Club dhe agjensive të ngjashme në rajon.Në 1928, Konsulli shqiptar në Vjenë Çatin Saraç nisur nga pozicioni gjeografik, bukuritë dhe mikpritjen  e traditat që ofronte Shqipëria, propozonte që turizmi me kohë mund të kthehej në një industri me rëndësi për vendin. Për këtë duhej shumë “propogandë turistike” e bërë nga të gjitha përfaqësitë shqiptare dhe lehtësim i procesit të lëshimit të vizave për vizitorët e huaj.

Zhvillimi i turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të, dokumenti i rrallë për rolin e konsullatave Read More »

”Culture Trip”, kantinat më të mira të verës në tokën e shqiponjave

”Për dashamirësit e verës, Shqipëria është parajsë” me këto fjalë e nis artikullin websiti ndërkombëtar mbi eksplorimin e kulturave botërore ”Culture Trip”.

Websiti ka bërë një mini guidë me vendet ideale për të shijuar një gotë verë të mirë dhe mbi të gjitha shqiptare.

Vendi, me klimën e tij të mirë dhe pozicionin strategjik pranë Detit Mesdhe, është vendi i përsosur për shumë varietete të rrushit. Disa kantina u hapin dyert vizitorëve dhe ofrojnë turne udhëzues me gjysmën e çmimit të fqinjëve të afërt.

Zbuloni kantinat më të mira të verës në Tokën e Shqiponjave.

Vera shqiptare

Shqipëria ka një nga traditat më të vjetra të prodhimit të verës në Europë, që daton nga Epoka e Bronzit. Gjatë periudhave romake dhe bizantine, prodhimi i verës në vend u rrit ndjeshëm, edhe pse nën sundimin otoman kishte një rënie në prodhim. Gjatë diktaturës komuniste, kishte disa kantina operative dhe vende të prodhimit të rrushit të menaxhuar vetëm nga regjimi jo nga pronarë privatë. Varietetet më të zakonshme të rrushit shqiptar janë: Kallmeti, Shesh, Debin, Vranac dhe Vlosh, ndër të tjera. Toka e Shqiponjave mund të ndahet në katër rajone të mëdha të verës, duke përfshirë zonat bregdetare, rajonin kodrinor qendror, rajonin malor lindor dhe malet.

Kantina shqiptare për të vizituar

Kantina e Çobos

Punishtja Çobo është një kantinë familjare që ndodhet pranë qytetit të Unescos ,Berat , i cili mund të vizitohen para ose pas turneut veror. Familja Çobo organizon turnetë e bodrumeve në anglisht, italisht dhe shqip, duke u treguar vizitorëve procesin e prodhimit të verës dhe duke treguar anektoda interesante rreth origjinës së historisë së familjes dhe verërave të tyre. Pas turit, vizitorët shijojnë një gotë verë me një përzgjedhje të djathrave shqiptare dhe ullinjve vendas.

Kantina Kallmeti

E vendosur 11 km larg qytetit të Lezhës, Kantina Kallmeti është e fshehur në zonën kodrinore të Kallmetit, e njohur në Shqipëri për traditën e vjetër të kultivimit të rrushit. Kantina Kallmeti u themelua në vitin 2006 nga dy vëllezër me një dashuri të madhe për tokën e tyre dhe një pasion të madh për verë të mirë. Veraria prodhon pije raki dhe vaj ulliri gjithashtu. Gjëja më e mirë për të bërë këtu, pas turneut, është të blej një shishe Kallmet Prestige, produktin e tyre premium, e bërë me një rrush të kultivuar në këtë terren ranor.

Kantina Arbëri

Një kantinë tjetër e bukur për të zbuluar në rrethinën e Lezhës është Kantina Arbëri. Vizita e punishtes ofron mundësinë për të shijuar disa varietete të rrushit shqiptar Kallmet. Shëtisni ndër vreshta dhe admironi pamjet mahnitëse natyrore të këtij rajoni të paprekur shqiptar.

Kantina Kokoman

E vendosur në mes të Tiranës dhe qytetit bregdetar të Durrësit, kantina Kokomani është e famshme për të qenë shtëpia e rrushit autokton të Sheshit, një nga më të mirat në Shqipëri. Kantina Kokomani prodhon verë të kuqe dhe të bardhë, tri lloje të verës me cilësi të lartë të njohur si Sheshi i Zi, Sheshi i Bardhë dhe Shën Mhill, të shquar për aromën e tyre të veçantë.

Ku të pini verë dhe të shijoni ushqime të shkëlqyera shqiptare

Për ata që preferojnë të ulen në një tryezë të rehatshme, të pijnë verë të shkëlqyer lokale dhe të shijojnë ushqim të shijshëm shqiptar, ka dy vende që nuk mungojnë gjatë turneu veror në Shqipëri , Mrizi i Zanave dhe Uka Farm.

Mrizi i Zanave

Vendosur në fshatin Fishtë, pranë Lezhës, Mrizi i Zanave është restoranti dhe shtëpia më e famshme në Shqipëri. Mrizi I Zanave është vendi për të gjithë ata që duan të shijojnë ushqime të shkëlqyera tradicionale shqiptare të përgatitura në mënyrë moderne.
Kuzhinieri Altin Prenga përdor produkte të freskëta sezonale nga kopshti i tij ose që bleu nga fermerët lokalë për të realizuar kryeveprat e kuzhinës, të tilla si lëngje me kërpudha dhe krem fermentues, një makaronë tipike të veriut të Shqipërisë .Restoranti ndodhet në një mjedis të mrekullueshëm natyror të rrethuar nga kodra të gjelbra. Mos harroni të porositni një shishe Kallmet Prestige për të shoqëruar drekën tuaj.

Uka Farm

Uka Farm është një restorant i vendosur në periferi të Tiranës, i themeluar në vitin 1996 nga ish ministri i Bujqësisë, Rexhep Uka. Ai filloi një program interesant të prodhimit bujqësor dhe sot biri i tij Flori, i cili është kuzhinier i restorantit të hapur në vitin 2014, përgatit enët e shkëlqyera të bëra me perime organike, djathrave dhe mishit lokal dhe verërave të prodhuara nga kantina Uka. Nëse keni provuar shumë vera të kuqe, sigurohuni që të porositni verën e bardhë të prodhuar këtu./atsh

”Culture Trip”, kantinat më të mira të verës në tokën e shqiponjave Read More »

Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri, lëkunden disa qytete. Ja ku ishte epiqendra

Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Sipas institutit europian të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, 35 km larg Tiranës, në një thellësi prej 9 km.

Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri, lëkunden disa qytete. Ja ku ishte epiqendra Read More »

Dasma e Sarës dhe Ledionit, veshja e Xhemi Shehut do ju heqë trurin

Wow!

Ditën e sotme do të mbahet ceremonia madhështore ku Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ceremonia do të mbahet në liqenin e Comos në Itali në një vilë super luksoze. Edhe pse vetë dyshja e showbizit nuk kanë pranuar asgjë, lëvizja e shumë personazheve të famshëm drejt Italisë nuk është e rastësishme.

Para pak çastesh edhe moderatorja Xhemi Shehu ka pozuar me një fustan super mahnitës. Fustani është ngjyrë rozë, i shkurtër përpara dhe me një bisht të gjatë me flutura.

Ky lloj fustani është bërë vërtet një trend këtë verë pasi nëse ju kujtohet, Dua Lipa ka veshur një fustan të ngjashëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Brit Awards 2018”.

Dasma e Sarës dhe Ledionit, veshja e Xhemi Shehut do ju heqë trurin Read More »

Tre rregullat e arta për mëngjesin për rënien në peshë

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit.

Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.

Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Hani Menjëherë Pasi Të Zgjoheni

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin.

Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat.
Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës.

Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.
Ushqimet Më Të Rekomanduara Për Mëngjes

Proteinat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites.

Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.
Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës.

Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji.
Këto ushqime treten më ngadalë se të tjerat.

Drithëra

Ushqime si tërshëra apo drithrat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm

Tre rregullat e arta për mëngjesin për rënien në peshë Read More »

Dënimi kapital nuk ia zgjidh hallin shoqërisë primitive

Nga Enkel Demi

Është e tmerrshme ajo që ndodhi në Selenicë. Është e papërshkrueshme kjo ngjarje, e cila na rrëfen sa të lirë e ka çmimin e jetës shqiptari. Ne jetojmë ende në një shoqëri primitive, ku për ca pula kryhet një masakër. Primitivizmi i shoqërisë sonë vazhdon me qeverinë që nuk e vë ujin në zjarr, përkundrazi vazhdon të theket në diell, madje ka paturpsinë të flasë për rritje ekonomike. Nuk ka një mbledhje urgjente të kabinetit, dorëheqje apo shkarkime në polici, një qëndrim të ministrit të brendshëm, lëre pastaj një reagim të shëndetshëm si klasë politike që kërkohej nga Namik Dokle.

Nuk ka asgjë; janë vrarë tetë frymorë në një humbëtirë dhe kaq.

Por, shoqëria shqiptare nuk heq dorë nga primitivizmi i saj; zbraz urrejtjen, atje ku mundet të shprehet në liri, në rrjetet sociale. Për paradoks, në të njëjtat rrjete vrasësi kryen sfidën e tij maroke.

Shqiptarët kërkojnë për vrasësin dënime të shumëllojshme, të cilat janë nga varje në litar, plumb ballit, rrjepje lëkure, për të shkuar tek një koleksion të tërë torturash mesjetare para se t’ia ndajnë jetën. Ky farë “referendumi” popullor rrëfen më së miri që në thelb një njeri që tërbohet, meqë e akuzuan se vodhi pulat dhe ca të tjerë që evokojnë rrjepjen e tij të gjallë, janë prodhim i të njëjtës shoqëri primitive, e cila i ka veç për propagandë standartet e demokracisë, zgjedhjet e lira, të drejtën e jetës, pronës e kështu me radhë.

Kjo shpjegon për bukuri, përse shqiptarët udhëhiqen nga dallkaukë që i vjedhin, i grabisin, u marrin plaçkën dhe shpirtin. Kjo shpjegon qartazi, përse qeveria mendon se vetëm me hu udhëhiqet ky milet, prandaj e plasin në burg për një faturë energjie, e lënë të vdesë majë shtyllës për të lidhur korrentin, e lënë pa bukë, i grabisin pronën në mes të Tiranës, policinë ia besojnë narkotrafikantëve, reformën në drejtësi pinjollëve të ish-Bllokut.

Dënimi me vdekje apo çdo alternativë e tij mesjetare, nuk ka për ta zgjidhur kurrë masakrën e radhës që do të vijë mos nesër, në ditët, javët a muajt e ardhshëm. Ideja se frika ruan vreshtin është bërë bozë, nëse nuk gjejmë forcë të dalim nga qerthulli i shoqërisë primitive, ku krimi më popullor ka motivin “pse m’shef?”. Përderisa në shtëpitë e shqiptarëve kërcet druri si “gamori n’duhon”, gruaja, motra, nëna shembet në dru, polici të dhunon në rrugë, prokurori në gjyq, gjykatësi, kur jep vendimin, qeveria, kur të grabit dhe të gjobit ty për hajninë e saj, atëherë përse duhet të çuditemi që njëri vrau tetë njerëz për pulat? Ai është qytetari më i denjë i kësaj shoqërie dhe këtij sistemi, ku mbizotëron kudo vetëm një ligj; ligji i xhunglës ose më mirë: “peshku i madh e ha të voglin”.

Nuk ndodh në politikë e njëjta gjë? Nuk ndodh në media e njëjta gjë? Nuk ndodh në rrjetet sociale? Nuk ndodh në katund dhe qytet? Nuk ndodh në shtëpi?

Prandaj, sikur ta rrjepin dhe më pas ta shkojnë në hell atë gjytyrymin e Selenicës, asgjë nuk ka për t’u zgjidhur, pasi e keqja nuk është heqja e dënimit me vdekje, por shoqëria primitive, ku kemi lëshuar rrënjë.

Dënimi kapital nuk ia zgjidh hallin shoqërisë primitive Read More »

Ironizon fort Jul Deda: Hallall Edo, aty ku jeton ti…

Një status kryefund ironik i ka dedikuar aktori Julian Deda kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me ngjarjet e dhimbshme të ditës së djeshme.

10 persona të vdekur, 9 të vrarë (1 në Shkodër e 8 në Vlorë) dhe një person i mbytur në Shëngjin, por siç shkruan Deda: “Artisti” kryeministër zgjohet sot në mëngjes duke na buzëqeshur sikur kjo ngjarje të kishte ndodhur në një shtet tjetër.

Nuk çuditem aspak. Ai ka vite që nuk jeton në Shqipëri. Ka kohë që bashkë me gjithë sahanlëpirësit e kapur nga pushteti jeton në një planet tjetër. Jeton në një botë ku notohet në lekë, në ngjyra të vdekura, në drogë, në një parajsë pasanikësh e gjakpirësish…

Postimi i plotë:

Vetem dje shkuan ne boten tjeter 10 veta.
1 ne Shkoder (i vrare), 1 ne Shengjin (i mbytur) dhe 8 ne Vlore (te vrare) por “artisti” Kryeminister zgjohet sot ne mengjes duke na buzeqeshur sikur kjo ngjarje te kishte ndodhur ne nje shtet tjeter.
Nuk çuditem aspak. Ai ka vite qe nuk jeton ne Shqiperi. Ka kohe qe bashke me gjithe sahanlepiresit e kapur nga pushteti jeton ne nje planet tjeter. Jeton ne nje bote ku notohet ne lek, ne ngjyra te vdekura, ne droge, ne nje parajse pasanikesh e gjakpiresish dhe sigurisht nuk ka se si t’ja ndjeje per 10 te pafajshem, qe iken ne nje dite.
P.s. Hallall Edo, per ty paska qene kjo jete.

Ironizon fort Jul Deda: Hallall Edo, aty ku jeton ti… Read More »