Aurora

Banorët ja bëjnë si burrat, shpërthejnë portën për të shkuar në plazhin e zaptuar të Kakomesë

Ka degjeneruar në përplasje fizike mes banorëve dhe policisë shpërthimi i portës që deri sot i privonte banorët të shkonin në plazhin e Kakomesë.

Banorët e Nivicës janë bërë bashkë për të hedhur poshtë derën që sipas tyre ua ka “vjedhur” plazhin e stërgjyshërve në Kakome.

Sapo kanë hedhur derën, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke i penguar për të rendur në plazh.

Por, sipas medias lokale, “Saranda Web”, banorët janë shprehur të vendosur deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Në fakt është jashtë perceptimit logjik se si mund të zaptosh bregun e detit dhe të privosh banorët ta frekuentojnë. Policia në këtë rast duhet të ishte kundër zaptuesit që ka vënë portë e gardh, e jo kundër qytetarëve.

Banorët ja bëjnë si burrat, shpërthejnë portën për të shkuar në plazhin e zaptuar të Kakomesë Read More »

Iku mirditori, Roza Lati prezanton të dashurin e ri (video)

Lidhja e Roza Latit me djalin me muskuj dhe tatuazhe nga Mirdita është përfolur shumë në mediat rozë. Pak ditë më parë, moderatorja publikoi një video buzë një pishine teksa përballë kishte të dashurin e saj duke pirë një koktejl. Mirëpo videon e fshiu brenda pak çastesh.

Ditën e sotme teksa Roza u është përgjigjur pyetjeve direkte të ndjekësve në Instagram, njëri prej tyre i ka kërkuar të dijë se kush është i dashuri i saj. Si përgjigje moderatorja ka publikuar videon e një mashkulli i cili shihet teksa kërcen e dëfrehet me lopata të veshura në këmbë dhe me maskë oksigjeni.

‘Ky,”- shkruan Lati krahas videos. Djali në fjalë duket mjaft humoristik mirëpo ajo që na bëri përshtypje është se nuk kishte asnjë lloj tatuazhi. Ç’të ketë ndodhur vallë? Mos ndoshta Roza është ndarë me djalin nga Mirdita dhe tashmë ka një tjetër, apo ishte një shaka e moderatores kjo?!

Iku mirditori, Roza Lati prezanton të dashurin e ri (video) Read More »

Miriami dhe Alban Skënderaj çift përrallash, shkëlqejnë në dasmën e Sarës dhe Ledionit

Nuk munguan në ceremoninë martesore të vitit, as Alban Skënderaj me Miriamin.

Albani ka ndarë një foto të realizuar gjatë dasmës se Sarës dhe Ledionit. Këngëtari  dhe Miriami  nuk zhgënjejnë asnjëherë.

Gjithmonë rezatojnë mirësi dhe marrin dashurinë e pakushtëzuar nga publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Image

Miriami dhe Alban Skënderaj çift përrallash, shkëlqejnë në dasmën e Sarës dhe Ledionit Read More »

Sallata Verore Me Shalqi Dhe Djathë – Shije dhe Shëndet i Mirë

Shalqini është një nga frutat më të mirëpritur dhe të dashur të verës.

Mënyra më e përhapur e shijimit të këtij fruti është ndarja në copa dhe servirja e ftohtë.

Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera dhe interesante për të shijuar këtë frut dhe përfituar vlerat e mrekullueshme të tij.

Shalqini është një frut i ëmbël dhe i pasur me vitaminat A dhe C.

Si rrjedhojë, ai kombinohet shumë mirë si në shije dhe në vlera me djathin e dhisë dhe menten e freskët.

Sallata Me Shalqin dhe Djathë të Bardhë 

Kjo recetë që AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë kërkon djathë dhie të vjetëruar që është pak i fortë dhe me një shije dhe aromë të ndezur e të veçantë.

Por në mungesë të tij mund të përdorni edhe djathë të bardhë të llojeve të ndryshme.

Përbërësit

4 filxhanë me kubikë shalqini

Çerek filxhani me copa djathi dhie

Lëngu i një limoni jeshil

Udhëzimet

Këtë sallatë mund ta servirni në një pjatancë të posaçme ose në pjatë normale.

Mjafton t’i hidhni të gjithë përbërësit në enën e përzgjedhur dhe t’i përzieni me kujdes që të mos prishet forma e kubikëve të shalqinit.

Servireni të ftohtë.

Pse Duhet Të Hani Shalqi Çdo Ditë

Më poshtë mund të mësoni nga AgroWeb.org, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.

Shëndeti I Zemrës

Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje Për Gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Mbrojtja e Lëkurës

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti I Syve

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

Sheqeri Në Gjak

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut. /AgroWeb.org

Sallata Verore Me Shalqi Dhe Djathë – Shije dhe Shëndet i Mirë Read More »

Tërmeti në Bulqizë, Ministria e Mbrojtjes: 47 banesa të dëmtuara

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar detaje të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë.

Në deklaratën për mediat, ministria sqaron se “sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan”.

Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj; 8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat si dhe 47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Ministria e Mbrojtjes njofton se specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit, janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Gjithashtu, ministria thekson se specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit./aatsh

Tërmeti në Bulqizë, Ministria e Mbrojtjes: 47 banesa të dëmtuara Read More »

A Dëmtohet Zemra Nga Darka E Vonë – Lexoni Këshillat Më Të Mira

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Koha E Të Ngrënit Dhe Shëndeti  Zemrës

Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit.

Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës.

Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.

Rrjedhimisht është e llogjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Rëndësia E Planifikimit Ushqimor

Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme.

Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi.

Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.

Pazari i Zgjuar

Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime.

AgroWeb.org ju këshillon të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.

Planet Ditore

Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë cfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë.

Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë.

Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.

Ushqim Me Vete

Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë.

Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë.

Informimi

Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja.

Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.

Koha E Të Ngrënit

Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta.

Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

A Dëmtohet Zemra Nga Darka E Vonë – Lexoni Këshillat Më Të Mira Read More »

Krepa Shtëpie Për Një Mëngjes të Shijshëm, Të Shëndetshëm

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, krepa ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve me shijen e tyre fantastike.

Me mjaltë, çokokrem apo reçel, kombinuar me feta bananesh, biskota, arra e lajthi të thërmuarra. Me djathë të bardhë a kaçkaval, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Janë të panumërta mënyrat e kombinimit të krepave dhe shijes fantastike që ato ofrojnë në çdo kombinim.

Krepat janë ideale për një mëngjes të shëndetshëm, të shijshëm që të bën ta nisësh ditën me humor të mirë, por ato janë ideale gjithashtu edhe për t’u konsumuar në vaktet e ndërmjetme.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një recetë të thjeshtë fantastike në përgatitjen e krepave në shtëpi.

Përgatitja e Krepave në Shtëpi

Përbërësit

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë.

I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin.

Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura.

Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

AgroWeb.org u sugjeron të bëni kujdes që gjalpin e shkrirë të mos e hidhni të nxehtë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme.

Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë.

Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e krepave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha krepat derisa të mbarojë brumi i përgatitur.

Mbushja e krepave bëhet sipas preferencave.

Mund të mbushet me djathë të bardhë, domate e kastraveca, djathë kaçkavall e ton peshku e gjithashtu për krepa të ëmbla mund të përdorni mjaltë, çokokrem apo reçel të kombinuar me biskota e lajthi të thërmuara./AgroWeb.org

Krepa Shtëpie Për Një Mëngjes të Shijshëm, Të Shëndetshëm Read More »

Pohimi i dhimbshëm: Shqiptarët po bëhen indiferentë ndaj leximit

Shpenzimi i kohës online në rrjetet sociale duket se ka sjellë një indiferentizëm të dukshëm ndaj leximit në Shqipëri. Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “DUDAJ” pohon se ka një largim të dukshëm ndaj librit. “Ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive”, pohon ajo. Tek të rinjtë interesi për të lexuar është i pakët. Dudaj këshillon që të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë.

Si kanë ecur shitjet e librit gjatë këtij sezoni krahasuar me një vit me parë?
Gjatë këtij viti ka pasur një ulje të dukshme të shitjeve të librave. Dallohet një indiferencë e qartë për sa u përket librave dhe leximit në tërësi. Përkundër asaj çka vërehet gjate Panairit të Librit për shembull, ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive. Dhe në fakt edhe këto nëpër gjithësi lënë shumë për të dëshiruar. Ka shumë pak librari të denja për ta trajtuar librin ashtu siç ai e meriton të promovohet dhe shitet në fund të fundit. E shoh me dhimbje këtë largim dhe do të preferoja të mendoja qe gjithsesi është i përkohshëm.

A ka një rikthim te libri te të rinjtë?
Pati një periudhë që m’u krijua ideja se qe kështu. Le të themi që ka një komunitet të mirë lexuesish të rinj që komunikojnë mes tyre, qoftë në klube leximi, rrjete sociale, diskutime të hapura, por edhe këto janë shumë sporadike dhe të pakta. Unë jam e mendimit se dashuria për librin kultivohet që në vegjëli. Për këtë duhet të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë. Në fund të fundit, edhe pse kohët kanë ndryshuar, unë mbaj shumë mirë mend që në shkolla na detyronte ne lexime që në fund të herës hapnin e zbukuronin mendjet tona. Ndaj kurrikula shkollore duhet të përfshijë lexime në mase të gjere që në hapat e para të jetës shkollore.

Cili zhanër preferohet?
Kryesisht letërsia, por edhe libra me karakter historik, më pak shkencor e shumë pak poezi.

Si e parashikoni ecurinë e librit në pjesën e mbetur të vitit?
Mbetem me shpresën dhe optimizmin që kjo rënie të ndalet. Sigurisht ne kemi sjellë disa libra të rinj për periudhën e verës, shkrimtarë tanët që i botojmë rregullisht dhe do të vijojmë me sjelljen e tyre në shqip. Për shembull Dan Brown me “Origjina”, John Grisham me “Bashkëpunëtori”, “Shuma e ditëve” nga Isabel Allende, Sveva Casati Modignani me “Vreshti i Anxhelikës”, “Zogu ogurzi” nga Camilla Lackberg, “Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj dhe “Ajlen” nga Esmeralda Petrela. Uroj vërtet që lexuesi ti marrë dhe t’i shijojë me gëzimin që vetëm një libër i mirë di ta shkaktojë.
Burimi:Monitor

Pohimi i dhimbshëm: Shqiptarët po bëhen indiferentë ndaj leximit Read More »