Aurora

Revolucion në Mjeksi,Del në shitje në tregun amerikan ilaqi i kancerit, zbuluar nga Ajtene Krasniqit nga Prizreni

Pasi Krasniqi ka bërë publik ilaçin kohë më parë, ajo pati edhe probleme me organet e drejtësisë, pasi lokali i saj një herë u bastis nën dyshimin se ajo ka vazhduar pa licencë aktivitetin e prodhimit të barnave natyrale, ku edhe e patën arrestuar.Tashmë janë në shitje në SHBA produktet e Ajtene Krasniqit nga Prizreni, e cila kohë më parë kishte bërë bujë, duke pretenduar se ka gjetur ilaçin i cili shëron bakterin “Escheria Coli”.

“Produktet e punuara me duart e mia mund ti porositni përmes online postës .Te prodhuara ne USA. Ju bëfshin mirë. Ju faleminderit për përkrahjen, mbështetjen dhe besimin tuaj. Kam qene dhe do te mbetem përjetësisht e juaja”, deklaron ajo.

“Rritni jetën tuaj me formulën e re të Ajtene Krasniqit. Kjo formulë e jashtëzakonshme është një zgjidhje e koncentruar alkaline që i siguron trupit 32 minerale gjurmë të nxjerra nga burime natyrore”, shkruan në një pjesë të përshkrimit të produktit të Krasniqit, të publikuar në gjuhën angleze.

Pasi Krasniqi ka bërë publik ilaçin kohë më parë, ajo pati edhe probleme me organet e drejtësisë, pasi lokali i saj një herë u bastis nën dyshimin se ajo ka vazhduar pa licencë aktivitetin e prodhimit të barnave natyrale, ku edhe e patën arrestuar.

Ilaçi i saj është i prodhuar në një fabrikë të certifikuar nga FDA dhe PMP (Good Manufacturing Practice).Përbërësit e produktit janë: Ujë i distiluar dhe 32 minerale të bimëve që përfshijnë kalium, kalcium, natriumi, fosfor, bor, magnez, bizmut, krom, hekur, bakër, zink, molibden, mangan, kallaj etj.

Nëse ilaçi i saj shëron bakterin e lartpërmendur, ajo është i pari i llojet të tij në gjithë botën, kështu do të qonte deri në shuarjen e prodhimit të shumë antibiotikëve, që për shumë prodhues nëpër botë do të ishte lajm tepër i keq./gazetametro.net/

Revolucion në Mjeksi,Del në shitje në tregun amerikan ilaqi i kancerit, zbuluar nga Ajtene Krasniqit nga Prizreni Read More »

Histori Kombëtare: Beteja e Albulenës

Kur luftohet për atdhe, vdekja është e shenjtë, ajo  s’shtë asgjë kur luftohet për clirim, pra ajo mbrohet edhe me të shtrejtën jetë.

Fitorja e arritur nga i madhi i lavdishmi i popullit shqiptare Gjergj Kastrioti –

Skenderbe ne kete beteje, i trembi armiqte ku ata mendonin ta e shuajne gjakun e arberit, vetem menquria e zemra e guximshme e prijesit te shqiptareve Gjergj Kastrioti i mundi pushtuesit barbar otoman, i la te vrare, i zu rober, u tregoj hordhive otomane se shqiptaret dine si te luftojne dhe fitojne, kur luftohet per atdhe dhe fitohet sado qe te jete numri i permasave  i luftetareve ne beteje.

Keshtu Arberia vazhdoi te mbetet e lire.

/njekomb

Histori Kombëtare: Beteja e Albulenës Read More »

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa

Është një letër e shkruar për gazetën franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dërguari i posaçëm i saj në Athinë jo më larg se tre ditë pas fillimit të mbledhjes së Konferencës të Ambasadorëve në Londër, më 16 dhjetor 1912, kur Shqipëria e Ismail Qemalit kishte shpallur tashmë pavarësinë e saj de facto et de jure që prej një muaji, duke i shpëtuar mrekullisht vorbullës përpirëse greko-serbe-malazeze për ta gllabëritur.

Megjithëse ishte nënshkruar armëpushimi i luftës së parë ballkanike, përsëri, përplajsa e interesave të fuqive të kohës në Ballkan, si dhe shovinizmi greko-serb gjithnjë e më agresiv po paralajmëronin tashmë tallazet dhe furtunat e Luftës së parë botërore. Sakaq, vitale për Shqipërinë, si shtet i ri i pavarur, ishte përcaktimi i kufijëve të saj gjeografikë, për t’i dhënë fund copëtimit të trojeve historike e etnike shqiptare, filluar që me traktatin e Shën Stefanit dhe pasuar me Kongresin e Berlinit, kur Shqipëria etnike u masakrua.

Nuk kemi gjer më sot të dhëna se kush është gazetari Louis Arnaud (ndoshta është dhe pseudonim), por nga sa shkruan, ka njohuri disi të sakta për kombin historik iliro-shqiptar, megjithëse brenda optikës së tij të kufizuar, pa i shpëtuar paragjykimeve të kohës, interesave politike të caktuara dhe qëndrimeve gjoja diplomatike në dy karrige, po ku, për fat të keq, të shkon skiç prapanica. Thotë ca të vërteta, thotë dhe ca të pavërteta.

Dhe në fakt, nuk i zë në gojë pashalliqet e mëdha historike shqiptare nga Janina në Shkodër, me vezirët e tyre që ishin mbretër e shkuar mbretërve në tokat shqiptare, ndonëse këta nuk “e menduan” hollë e gjatë të bashkonin Shqipërinë gege e toske në katër vilajetet shqiptare të Turqisë europiane (vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës) që përmbanin kufijtë e Shqipërisë së vërtetë etnike dhe jo Shqipërinë e Madhe, sikundër shpallet ende edhe sot nga propaganda sllavo-greke.

Po ashtu, duke dashur të kundërshtojmë pretendimin e Louis Arnaud se shqipja e kohës së tij nuk është ende një gjuhë e shkruar, po kufizohemi në faktin e thjeshtë se shqipja e shkruar me germa latine është përuruar me “Formulën e pagëzimit të Pal Engjëllit më 1462” (në periudhën e epopesë kastriotase), ndërkohë që murgu frëng Guillaume Adam fakton se që më 1332 (në Directrium adpassagium… ) “Albanienët (shqiptarët) në librat e tyre përdorin shkronjën latine”, pikërisht në po atë periudhë të Mesjetës së hershme kur po fillonte të shkruhej edhe vetë gjuha frënge.

Nuk po zëmë këtu në gojë “Mesharin” e Gjon Buzukut dhe veprat e Budit, Bogdanit, Kristoforidhit me shokë. Sa për çështjen e alfabetit dhe të librit shqip, i qenësishëm ky me pikatore para pavarësisë, ai ka të drejtë, duke patur këtu parasysh rolin e madh të librit në zhvillimin historik të kombeve të zhvilluara.

Një tjetër ide e autorit në atë mbarim fatlum e rilindës të 1912-ës shqiptare tërheq vëmendjen: Shkupin, ai e quan trevë shqiptare dhe kurrfarë dyshimi po ashtu për Himarën shqiptare, ndonëse aty flitet edhe greqishtja kur, në fakt, më shpirtërorja e vetë atij populli, kënga e famshme himariote, vallja, veshja, vetë historia e dokumentuar flasin për etnogjenezë të mirëfilltë shqiptare të gjithë asaj treve të famshme të Bregut, aq shumë e lakmuar historikisht me “Malet e Shqipërisë” të tablove të famshme të Lear parë që nga Korfuzi.

Sot, në Europën e Bashkuar dhe drejt saj, kufijtë e Shqipërisë, kufijtë e Kosovës as që vihen më në dyshim, tokë e det bashkë. Në dyshim përgjues vazhdojnë të mbeten lakmitë, lëpirjet dhe jargavitjet nostalgjike greko-serbe mbi trevat e lashta shqiptare, si dhe krejt bagazhi i rëndë i paragjykimeve historike që ato mbartin me vete.

Letër nga Athina e Louis Arnaud

 

Athinë, 19 dhjetor [1912]

Shqiptarët që lexojnë Shekspirin – njoh nja katër a pesë -, prej disa javësh e kanë patur të pamundur për të mos sjellë e risjellë në mendje monologun e famshëm të Hamletit To be or not to be, that is the question. Për ta çështja që shtrohej ishte: A do të jetë Shqipëria një mbretëri e pavarur, apo serbi a greku, pavarësisht nga përpjekjet e Vienës apo Konsultës [Italisë] do të vërsulen për të copëtuar territorin e saj?

Por, së pari, ç’është në të vërtetë Shqipëria? Pyetje e çuditshme, të themi. Por jo dhe aq sepse, megjithëqë hasen shqiptarë kudo në Ballkan, nga perëndimi i Vardarit gjer në rrethinat e Athinës dhe në pjesën veriore të Peloponezit drejt Kanalit të Korinthit, Megarës dhe ishujve, ku që prej tre shekujsh ata përbëjnë bazën e popullsisë, prapë është tepër e vështirë të përcaktohen teorikisht kufijtë e një vendi që do të mbante emrin Shqipëri.

Me përjashtim të kohës së Skënderbeut, shqiptarit Gjergj Kastrioti i Krujës, që luftoi si hero epopesh kundër turqve të Muratit, nuk ka patur kurrë mbretëri shqiptare. Dy a tre vjet pas vdekjes së tij, që ndodhi në Lezhë më 1466 [1468], trupat turke rinisën pushtimet e tyre.

Po ashtu, sa më thellë të futemi në histori, do hasim shqiptarët. Janë banorët më të hershëm të gadishullit dhe dorët, që pushtuan Greqinë në shekullin XII [p.e.s.] duke i dhënë fund qytetërimit kretë me themelimin e fuqisë së Spartës, ishin, brenda të gjitha gjasave, një fis shqiptar zbarkuar nga Epiri drejt Jugut. Mbreti Pirro ishte shqiptar. Dijetari Momsen i përafron me pellazgët dhe me fiset italoste. Në atë kohë të largët, ata mbushnin krejt Maqedoninë.

Dhe maqedonët, që shtinë në dorë, me Aleksandrin në krye, Greqinë e Jugut, Egjiptin dhe Azinë, për aq sa njihej kjo e fundit, ishin pasardhësit e tyre. Por, mjaft t’i thuash një heleni, as më shumë e as më pak që “Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë”, e veç kur do ta shohësh të iki nga mendja apo të arrijë kulmin e shovinizmit.

Një mbrëmje, kur isha në Apirantos për ekskursion, i lodhur pas një marshimi tërë ditën nën diell dhe nëpër dhiare, apo në shtigje mushkash, me potinat që m’u bënë copë, pyeta një naksiot: “Ishulli juaj është i banuar që prej tremijë e pesëqind vjetësh, apo jo? – Oh, ma ktheu, shumë më tepër! Naksiotët janë bij të pellazgëve, të atyre pellazgëve hyjnorë, siç thotë Homeri. – Bukur, thashë, po si shpjegohet atëhere që, pas kaq e kaq shekujsh, ju ende nuk keni ndërtuar në ishull as edhe një rrugë të vetme?” Më nguli ca sy të çuditshëm, por jo gjatë, për të më thënë: “Po ne këtu s’jemi në Europë dhe s’kemi nevojë për rrugë!”

Kurse tek shqiptarët, ca më keq akoma. Që prej katër mijë vjetësh a më shumë, ata flasin gjuhën e tyre dhe ende nuk e shkruajnë atë. Shqiptari kurrë nuk ka shkruar dhe kurrë nuk ka patur një libër të tij, si fshatari grek apo muzhiku sllav. Nuk po flas për libra modernë botuar nga propaganda italiane, greke, madje edhe turke me synim politik.

Folkloristë të Athinës dhe Epirit kanë botuar me germa greke këngë shqipe dhe rrëfenja popullore. Por alfabeti grek i përdorur në shqip është i pamjaftueshëm sepse i mungojnë dy a tre germa, j dhe v, për shembull. E njëjta vërejtje vlen edhe për turqit në përpjekjet e tyre.

Po e njëjta vërejtje dhe për librat shqip të shtypur me germa latine. Shqiptarë të greqizuar, që flisnin me lehtësi pothuaj të barabartë frëngjisht, greqisht e shqip, si lexuan një faqe të një broshure shtypur në Siçili, më thanë: “E kuptojmë si gjuhë, si të kuptonim greqisht me germa franceze. Për ne është një ortografi artificiale dhe shumë nuanca të shqiptimit shqip nuk jepen. Por librat shqipe që përdorin germat greke janë shumë më të vështira për t’u kuptuar”.

Dhe kësaj mungese të një alfabeti praktik shqip i duhet shtuar dëmtimi i kësaj gjuhe gjatë tridhjetë shekujsh nga ndërhyrje dukurish të tilla që e ndryshojnë pa kuptuar fonetikën, si dhe nga prurja e vazhdueshme e fjalëve greke, turke, serbe, italiane apo nga të gjithë popujt me të cilët shqiptarët kanë qenë në lidhje. Nga Shkodra në Himarë, gjuha vjen e ndryshon, ose të paktën në drejtim të prapashtesave dhe të shqiptimit, sepse Himara pothuaj është greqizuar. Po kush do të jetë gjuha e vërtetë? Ja pra vështirësitë për ortografinë. Dhe vetë kjo fjalë, “ortografi”, a është shqip? Shohim kështu të kapen pas njëri-tjetrit filologë, gjuhëtarë dhe gramatikanë.

E megjithatë, gjuha shqipe ekziston, e pasur me poezi shpërthyese, me përralla gjithë fantazi, me këngë djepi gjithë ngrohtësi, me këngë vaji, satirike a humoristike, si në llojin e pastishit të famshëm të Prosper Merimesë, apo me këngë dashurie e luftarake, që kujtimet e çmuara i kanë regjistruar prej shekujsh të paprekura në kujtesën e këtyre fshatarëve dhe malësorëve kaçakë që kurrë nuk kanë shkruar a lexuar një rresht të gjuhës së tyre. Ja pse ekziston nje Shqipëri.

Por këtë, nuk duhet t’ua kërkosh as grekëve që, ashtu si serbët e reduktojnë në një shirit toke midis liqenit të Ohrit dhe detit Adriatik, as diplomatëve të Romës apo të Vienës, që kanë arsyet e tyre për ta zgjeruar sa më shumë. Më treguan një hartë austriake ku fjala “albanien” fillon në zemër të Malit të Zi, kur ky vetë aq i ngushtuar, dhe përfundon në det, më poshtë se ishulli i Korfuzit. Me një fjalë, krejt bregu nga gjiri i Kotorrit në gjirin e Artës.

Ç’përfitim për Austrinë sikur sulltani të kishte njohur me një marrëveshje të fshehtë protektoratin e saj në tërë këtë breg mbi treqind kilometra të gjatë!

Shqiptarët e idesë së madhe, sepse ka gjithashtu një ide të madhe shqiptare nuk do të guxonin të pretendonin aq shumë. Shqipëria e madhe për ta është një territor i kufizuar nga një vijë shumë e çrregullt, me pikënisje Artën e Epirit, për t’u ngjitur në drejtim të Manastirit, pastaj drejt Shkupit, Gjakovës, dhe që andej drejt Shkodrës, kryeqyteti i tyre i vërtetë.

Dhe pretendimet e tyre mbështeten mbi një arsyetim shumë të habitshëm: “Gjithë vendi ku flitet shqip, është i yni, më thotë G., një shqiptar himariot. Në fakt, gjuha jonë, si më e vjetra, përherë e më shumë është prapsur nga gjuhët e reja, duke i lënë vendin greqishtes ose serbishtes. Nuk po flas për turqishten, ndaj së cilës është e kollajtë për t’u mbrojtur. E megjithatë, në Artë e në Janinë, madje edhe në perëndim të Manastirit e në Shkup flitet në radhë të parë shqip…”, thotë G., dhe këtu kuptohet përfundimi.

Nisur nga ky arsyetim, unë mund edhe t’i përgjigjesha: “Dafni, dhjetë kilometra larg Athinës, Menidhi, Eleusias [Elefsina] dhe ishujt më grekë nga vetë Athina, Salamina, Egineja dhe Porosi, ku vdiq Demosteni, qenkan ahere shqiptare”. Po a ia vlente? Më mirë të dëgjoja. Sepse të paktën, kështu mëson diçka.

Një tjetër, me mendim më të moderuar, që kërkon thjesht Shqipërinë, dhe jo Shqipërinë e madhe, përshkon me gisht një vijë mbi hartë. “Shqipëria, thotë ai, kufizohet nga një vijë që do duhej të nisej nga pika më veriore e liqenit të Shkodrës, drejt Prizrenit, dhe që andej drejt Shkupit, dhe nga Shkupi shqiptar, duke lënë në të djathtë Manastirin, do t’i binte qark nga Jugu dy liqeneve të Ohrit e të Prespës gjer në jug të Haxhii-Sarandës përmbi detin Adriatik [Jon]. ”

Po mua nuk më takonte në këtë mes të flisja, për më tepër që, për mendimin tim të ndrojtur, vetë Shqipëria nuk e di ku ndodhet me saktësi brenda kufijëve të saj, ndonëse ekzistenca e saj është mëse e sigurt.

Veçse është për të ardhur keq për paqen europiane dhe për zhvillimin industrial e tregtar të popujve të vegjël ballkanikë që Austria, e mbështetur nga ambiciet e pashpallura të aleates së saj, megalomanes Itali, dhe nga bajonetat gjermane mbron dhe nxit pretendime të tilla.

Që pas sukseseve të tyre të para dhe para se Austria ta shpallte tabu bregdetin adriatik, aleatët, për fat të keq, zunë e hallakateshin përherë e më shumë. Dhe, së bashku me ta, edhe ne. Malazezët merrnin vijën Alesio [Lezhë] – Skutari – Gjakovë, serbët vijën Shkup – Prilep – Durrës dhe grekët vijën Manastir – Vlorë. Shqipëria vazhdonte të ekzistonte me Elbasanin dhe fushën e tij të pasur vaditur nga Genusosi [Shkumbini], me Beratin, apo me Beogradin e arnautëve, aq shumë e tkurrur. Dhe ja ku Shqipëria shpall sot pavarësinë e saj dhe Austria ua ndalon serbëve dorën mbi Durrësin, dhe Italia, nga ana tjetër, grekëve mbi Vlorën. Të plotëfuqishmit e Londrës do kenë kështu një problem të koklavitur për t’u zgjidhur.

Si përfundim, Shqipëria ekziston në perëndim të Ballkanit. Është më e lashtë nga vetë Europa dhe prapë s’ka histori të vetën [si Shqipëri me kufij të përcaktuar]; ka gjuhë, po s’ka alfabet; ka kufij gjeografikë që e shfaqin territorin e saj sipas oreksit të palëve: ose sa një Mal i Zi, ose sa një Greqi. Dhe prapë, në disfavorin e saj. Po me vete, ajo ka Austrinë e fuqishme që e lakmon për të mbajtur Adriatikun, dhe Italinë që e dëshiron me të madhe për të mbajtur nën kontroll edhe flotën austriake. Sigurisht që është shumë nga ana e tyre.

Ne francezët, për qetësinë e Europës, për përparimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të gadishullit, dhe në interesin e vetë katolicizmit – dhe këtu e kam fjalën për Serbinë – ne duhet të urojmë një Shqipëri të vogël, por zotëruese të vetvetes, të mbrojtur dhe të siguruar ndaj tekave të politikës midis një Serbie tepër të zgjeruar dhe një Hellade të fortë e të lulëzuar. (marrë nga Koha.net)/njekomb

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa Read More »

Gjergji Nika: E rrallë. Shkollat në Shqipëri që nga 1258

E rrallë. Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258.

Shkodra që gjithnjë ka qenë një nga qytetet më arsimdashëse dhe të shquar për kulturën qytetare dhe artin ka pasur shkolla që në shekullin e XIII.

Dëshmitë e ekzistencës së këtyre shkollave na vijnë nga arkivat e françeskanëve.

Sipas studiuesit Sami Rrepishti shkollat e para në gjuhën shqipe janë hapur në veri të Shqipërisë nga klerikët katolikë.

Dhe pikërisht në Ulqin në vitin 1258, në Durrës në vitin 1278, në Shkodër në vitin 1345 dhe 1359, në Tivar në vitin 1349, në Pult në vitin 1397, në Drisht 1396 dhe nga shekulli XV deri në XVIII me shkolla të tjera në Shkodër e Lezhë e në shumë qytete të tjera.

Sipas profesorit kisha katolike shqiptare me françeskanët në vijën e parë i zhvillonin të gjitha ritet në gjuhën tonë, ndaj dhe populli i frekuentonte të gjitha kishat e kuvendet e tyre me dëshirë, duke marrë pjesë masivisht në mesha, katekizëm, krezma, celebrimin e martesave, etj.

Sipas të dhënave që jep profesori Lutfi Alia shkollat që janë ngritur në Shkodër në vitin 1416 ishin:shkolla “Santa Barbara, shkolla “Sam Mercurio”, “Kryqi i shenjtë” etj.

Shkolla të tilla do të hapeshin më pas dhe në Kurbin, në Pllanë, në Blinisht dhe në Zadrimë.

Në raportet e etërve françeskanë të kohës theksohet roli i madh që kisha katolike i kushton shkollës dhe nevojës së shkollimit të shqiptarëve.

Sigurisht që në këto shkolla kryesisht shkonin djem, por kisha katolike do i kushtonte një vëmendje të veçantë dhe vajzave duke hapur në vitin 1879 shkollën fillore për vajzat dhe përkatësisht nga motrat stigmatine ku u edukuan vajzat me kulturën bazë dhe mësoheshin si të bëheshin zonja të mira shtëpie.

Në vitin 1882 françeskanët çelën një kolegj fetar që do shërbente për të gjithë ata nxënës shqiptarë që dëshironin të bëheshin fretër.

Mësimet u rregulluan sipas programit të gjimnazit të Austrisë.

Shkollat do të hapen vit pas vitit duke arritur në vitin 1908 kur do të mbahet Kongresi i madh i Manastirit.

Pyetja që është e natyrshme ishte nga mbaheshin këto shkolla. Sipas profesorit ato kryesisht financoheshin nga Austro-Hungaria.

Dhe në fakt ka të drejtë. Austro-Hungaria ka pasur prej shekujsh një interes të veçantë për Shqipërinë duke investuar në shkolla, në studimin e gjuhës shqipe, etj.

Pra nga statistikat që disponojnë françeskanët deri në vitin 1911 katolikët kanë hapur 47 shkolla shqipe, ndër to 10 shkolla për vajza.

Në vitin 1933 me urdhër të Zogut u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe në 1945 ato u mbyllën plotësisht nga diktatura komuniste.

Faik Konica në shkrimet e tij do të lëvdonte punën e madhe të shkollave fetare katolike. Ai do të shkruante:”Kolegji saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ato që kanë parë shkollat e Francës e të Evropës mund të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për punë dhe krahasohet një me të”.

Dhe pikërisht për këto shkolla kanë dhënë kontribut të veçantë klerikët katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota, Don Ndoc Nikaj, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci etj./njekomb

Gjergji Nika: E rrallë. Shkollat në Shqipëri që nga 1258 Read More »

Kafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet shumë interesante

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke.

Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët.

Kafeja Turke: Një Histori Intrigash Politike dhe Dashurie

Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”.

Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve.

Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, Turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë.

Kafeja u bë e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshave dhe Konkubinave të Haremit. Sulltan Sulejmani u marros pas kafesë dhe i dha ‘pijes së zezë’ vulën perandorake.

Turqit shpikën metodën e përgatitjes së kafesë me xhezve. Ata i bluan kokrrat e kafesë shumë hollë dhe i zien në ujë. Fisnikët e Oborrit të Sulltanit e kishin kafenë si kriter në përzgjedhjen e nuseve.

Nëse kafeja që një grua shërbente ishte e bluar dhe bërë mirë, atëherë ajo do të ishte një grua e shkëlqyer, thotë legjenda. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vetë gratë.

Legjenda thotë se nëse ato servirnin një kafe të ëmbël atëherë do të thotë që ishin të lumtura me zgjedhjen e bashkëshortit. Nëse kafeja ishte e hidhur, bashkëshorti nuk u pëlqente.

Asokohe, sipas të dhënave, një grua e martuar kishte të drejtën të ndahej nga bashkëshorti, nëse ai nuk sillte kafe në shtëpi.

Shumë shpejt në të gjithë perandorinë Otomane u përhapën kafenetë e para të cilat vite më vonë u shpallën të paligjshme, sepse njerëzit qëndronin shumë gjatë në këto vende ku sipas spiunëve të oborrit thureshin kurthe dhe plane për vrasjen e sulltanit.

Në vitin 1656, ndëshkimi për këdo që kapej duke bluar kafe ishte kamzhiku dhe mbytja në det.

Kafeja Turke dhe Jetëgjatësia

Në ishullin Ikaria të Greqisë, të gjithë banorët e nisin ditën me një kafe turke. Ky ishull gjithashtu njihet të ketë popullsinë më jetëgjatë në të gjithë vendin.

Kjo frymëzoi disa shkencëtarë të studionin efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve. 142 njerëz  të grupmoshave të ndryshme morën pjesë në studim.

Shkencëtarët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë si, gjinia, pesha, gjatësia, pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

Rezultatet e studimit treguan  qelizat endoteliale tek njerëzit që pinin më shumë kafe turke, kishin një performancë më të mirë.

Këto qeliza kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gjakut.

Nëse ato nuk funksionojnë mirë, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë bllokimin e kapilarëve dhe enëve të gjakut, madje mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme.

Krahasimi mes grupmoshave në studim tregoi se konsumi në rritje i kafesë turke ka një ndikim pozitiv në elasticitetin e arterieve. Kjo pakëson shanset e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut.

Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit por edhe shërbejnë si antioksidantë.

AgroWeb gjithsesi këshillon të mos e teproni me sasinë, pasi si çdo gjë, kur teprohet kthehet në dëm të shëndetit./AgroWeb.org

Kafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet shumë interesante Read More »

Kungulleshka me djathë në furrë / Shije dhe vlera në tryezë

Kungujt e njomë janë perime shumë të shijshme dhe të pasur në vlera.

Ato përmbajnë shumë vitaminë K, vitaminë C, kalium dhe fibër.

Kjo perime rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga problemet me qarkullimin e gjakut dhe kockave.

Kungujt e njomë zakonisht gatuhen në gjellëra të ndryshme, ose bëhen pjesë e turlive me perime.

Megjithatë, kungujt e njomë mund të piqen në furrë dhe në formën e patateve të cilat e kemi të vështirë t’u rezistojmë.

Ndonëse ato janë krejt ndryshe nga patatet e pjekura, kungujt e njomë të pjekur të prerë në rripa kanë një shije befasuese.

Si Të Përgatisni Kungujt E Pjekur me Djathë

Përbërësit:

250 gramë kunguj të njomë

1 lugë e gjysmë gjelle me miell

Vaj ulliri

3 vezë

2 lugë gjelle me qumësht

2 lugë gjelle me djathë të grirë hollë.

Mund të përdorni djathë të bardhë ose kaçkavall sipas dëshirës.

Përgatitja:

Prijini kungujt në rripa.

Në një enë qelqi hidhni miellin dhe shtoni aty kungulleshkat e prera një e nga një.

Mundohuni që të gjitha fetat të jenë të spërkatura në të gjithë sipërfaqen me miell.

Për pjekjen mund të përdorni një tavë qelqi, të cilën duhet ta lyeni me vaj ulliri dhe me pak bukë të thekur të grirë hollë.

Kështu lagështira e tepërt e kungulleshkave do të përthithet, dhe do të ruhet forma dhe shija e tyre.

Në një tas përzjeni vezën, qumështin dhe djathin e grirë derisa të formohet një masë homogjene.

Ndërkohë shtrojmë në tavë shtresën e parë me kunguj i spërkasim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Në të njëjtën mënyrë veproni me të gjithë fetat e kungujve.

Pasi i kemi vendosur që të gjithë, i hedhim sipër vezën, qumështin dhe djathin e grirë.

Mund të shtoni dhe pak majdanoz të grirë sipas dëshirës.

Vendoseni në furrë të ngrohur më parë me 200 gradë celsius përreth 20-30 minuta.

Kur të jetë krijuar një shtresë e artë në sipërfaqen e kungujve, është gati për t’u shërbyer.

Mund t’i servirni duke i shoqëruar me salcë kosi të thjeshtë ose tarator./AgroWeb.org

Kungulleshka me djathë në furrë / Shije dhe vlera në tryezë Read More »

Shenjat dhe simptomat e stresit të tepërt

Stresi përshkruhet si një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara armiqësore.

Stresi është një gjendje të cilës nuk i shpëton askush në një pikë të caktuar të jetës.

Studimet konfirmojnë se të paktën 33 përqind e të rriturve përjetojnë nivele të larta të stresit rregullisht.

Stresi manifestohet me disa simptoma fizike dhe mendore të cilat i gjeni të zbërthyera më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Shfaqja e Akneve

Stresi manifestohet rregullisht nëpërmjet akneve dhe puçrave.

Kjo ndodh sepse kur njerëzit janë të stresuar, kanë tendencën të prekin fytyrën më shpesh se zakonisht.

Kjo përshpejton përhapjen e baktereve dhe shfaqjen e puçrave.

Dhimbjet e Kokës

Stresi është një faktor kontribues në intensitetin e dhimbjeve të kokës dhe të zonës së qafës.

Studimet konfirmojnë se një ngjarje stresuese pasohet nga një dhimbje e fortë e kokës.

Sa më shumë ngjarje të tilla të ketë në harkun kohor të një muaji aq më shumë dhimbje koke do të përjetojë një i rritur.

Në fakt sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, stresi është shkaktari i dytë madhor i dhimbjeve të kokës.

Dhimbjet Kronike

Nivelet në rritje të kortizolit, hormoni kryesor i stresit shkaktojnë dhimbje të shumëfishta e kronike.

Sëmundje Në Rritje

Nëse ju duket sikur nuk po rimëkëmbeni dot nga sëmundjet e ndryshme që ju kaplojnë herë pas here, atëherë tregoni kujdes me stresin.

Ndikimi i tij në sistemin imunitar është i ashpër dhe e bën njeriun një shënjestër të lehtë të shumë sëmundjeve.

Në rastin e gripit, stresi arrin të zbehë rolin mbrojtës të vaksinës dhe nënshtron sistemin imunitar.

Sëmundjet më të përhapura tek njerëzit që stresohen më shpesh, janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Mungesë Energjie Dhe Pagjumësi

Lodhja kronike dhe rënia e nivelit të energjisë janë simptoma të përhapura të stresit.

Stresi prish edhe cilësinë e gjumit dhe shkakton pagjumësi.

Probleme Me Tretjen

Nivelet e larta të stresit shkaktojnë probleme me tretjen, diare dhe konstipacion.

Fëmijët, gratë dhe burrat që preken nga stresi, përjetojnë më shumë raste konstipacioni, dhimbje stomaku, fryrje ose diare.

Oreksi

Stresi ka një ndikim të fortë tek oreksi.

Njerëzit e stresuar mund të përjetojnë humbje të tij ose një dëshirë të pajustifikuar për ushqim.

Në përiudha stresuese, njerëzit mund të humbasin ose të shtojnë në peshë në mënyrë të menjëhershme.

Depresion

Stresi kronik ka një rol kontribues në shfaqjen e depresionit.

Ky  fundit prek më shumë adoleshentët dhe gratë.

Sa më stresuese të jetë jeta juaj, aq më të shpeshta do të jenë episodet e depresionit.

Rrahje Të Shpeshta Zemre

Stresi e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe më fort.

Raste të tilla vërehen tek adoleshentët dhe studentët të cilët situatat stresuese i kalojnë në shkollë ose me moshatarët e tyre.

Djersitja

Ekspozimi ndaj stresit shkakton djersitje të tepërt, sidomos në zonën e duarve.

Kjo vihet re kryesisht tek adoleshentët por edhe tek gratë.

Konkluzioni

Stresi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut.

Ai mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme.

AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun nëse vini re një stres në rritje që ndikon në shëndetin tuaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Shenjat dhe simptomat e stresit të tepërt Read More »

Lëkura e fytyrës / Sekretet e rinisë së përjetshme

Kur vjen puna tek lëkura disa njerëz janë të bekuar nga natyra e ca nga genet e mira.

Lëkura, është ajo që na përfaqëson në pamje të parë dhe kërkon shumë mirëmbajtje dhe ushqim.

Stresi, ndotja mjedisore dhe faktorë të tjerë ndikojnë në përkeqësimin e saj.

Një lëkurë e pastër, me shkëlqimin që të jep shëndeti i mirë nuk ka të paguar.

Por përse të paguash shumë kur mund të provosh këto çajra të rëndësishëm bimorë të cilët përmbushin nevojat më bazike të lëkurës.

Shëndeti dhe bukuria e lëkurës nisin pikë së pari tek ushqimet që konsumoni.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët, polifenolët dhe substancat kundër inflamacionit përmirësojnë dhe mirëmbajnë shëndetin e lëkurës.

A ka një produkt ushqimor që i përmban të gjitha këto?

Patjetër që po. Ai është çaji.

Lëkura e fytyrës dhe çajrat

Ekspertët janë dakord me idenë se antioksidantët tek çaji luftojnë radikalet e lira që sulmojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Këto antioksidantë e mbrojnë lëkurën edhe nga dëmet e rrezeve ultravjollcë dhe faktorët agresivë të ambientit.

Më poshtë do të gjeni një listë nga AgroWeb.org me çajrat më të mirë për lëkurën.

Çaji i Zi

Çfarë bën: Çaji i zi është plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale si magnezi, kaliumi dhe zinku.

Të gjitha këto parandalojnë shenjat e plakjes, shfaqjen e kancerit dhe inkurajojnë rigjenerimin e qelizave.

Si ta përdorni: Çajin e zi mund ta mbani në ujë të valuar për 10 minuta.

Më pas mund të shtoni disa gjethe mente dhe t’i lini së bashku për 45 minuta.

Pasi e keni kulluar, zhysni një napë të pastër dhe me të lyeni lëkurën për të hequr çdo gjurmë inflamacioni ose problemi.

Nëse keni sy të enjtur, kafeina tek çaji ju vjen në ndihmë.

Mund të vendosni bustinat e çajit të zi në pjesën e rrathëve të syve përpara se të vendosni kremin.

Çaji kamomil

Çfarë bën: Ky është çaji më i mirë bimor kundër sëmundjeve të lëkurës, akneve, irritimeve apo përtharjes.

Kamomili përmban flavonoidë dhe terpenoidë që e zbusin dhe e ushqejnë lëkurën e fytyrës.

Si ta përdorni: Nëse e vendosni në lëkurë, çaji do e ushqejë, do largojë skuqjet dhe irritimin thonë ekspertët.

Pasi çaji të ketë zier përdorni një napë dhe vendoseni në zonat më problematike të lëkurës.

Çaji jeshil

Çfarë bën: Çaji jeshil po përfshihet në shumë produkte kozmetike dhe ushqimore.

Çdo gllkënkë e këtij çaji ju ushqen me antioksidantë. 15-20 përqind e përmbajtjes së çdo gjetheje përbëhet nga katekina, një antioksidant i fuqishëm.

Ky antioksidant largon radikalet e lira dhe shmang shenjat e plakjes.

Çajin pijeni rregullisht çdo ditë, thonë ekspertët.

Si ta përdorni: Mbushni dy lugë me gjethe të çajit jeshil dhe hidhni sipër tyre tre lugë me ujë të nxehtë.

Lërini për pak minuta.

Në një tigan të vogël të thellë hidhni një filxhan me vaj arre kokosi.

Kur të jetë shkrirë shtoni gjethet e çajit dhe disa pika nga një vaj esencial që ju përshtatet më shumë.

Uleni temperaturën dhe lërini të gjithë përbërësit të ziejnë ngadalë për 30 minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe futeni në frigorifer për 30 minuta të tjera.

Më pas futeni në një mikser dhe përzijeni për 3-5 minuta.

Ky krem zbutës mund të përdoret për 2 javë.

Xhenxhefili

Çfarë bën: Xhenxhefili ka një ndkim zbutës dhe qetësues për lëkurën sepse lufton inflamacionin.

Si ta përdorni : Thjesht duke nuhatur aromën e xhenxhefilit gjatë zierjes do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe transferimin e oksigjenit.

Qërojeni dhe grijeni dhe ziejeni në ujë bashkë me pak lëng limoni dhe mjaltë.

Ekspertët rekomandojnë konsumimin e një luge gjelle me xhenxhefil të freskët e të grirë çdo ditë./AgroWeb.org

Lëkura e fytyrës / Sekretet e rinisë së përjetshme Read More »