Aurora

E vërteta e Himarës, ja çfarë fshehin dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës, ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido.

Kryetari i Bashkisë, Goro falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe theksoi faktin që bashkëpunimi midis dy institucioneve do të vazhdojë, sepse Himara është e mbushur me dokumente dhe histori. “Kjo ekspozitë është shumë interesante për vendasit dhe pushuesit për të treguar historinë e kësaj treve, që nëpërmjet atdhedashurisë arriti të ndërtoj këtë realitet”,  tha Goro.

Bido falenderoi Kryetarin e Bashkisë së Himares, i cili u gjend tërësisht i gatshëm për këtë iniciativë.

“Himara është shumë e bukur, ka histori të gjallë. Në këtë mënyre ne i promovojmë këto vlera të veçanta të cilat gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, si arkivi unik nga lloji vet në Shqipëri, në mënyrë që të gjithë të shohim paraardhësit e tyre, ku jetonin, si jetonin dhe si frymëzim për të tashmen”- tha Bido.

Në këtë ekspozitë paraqiten dokumente historike dhe fotografi të Himarës dhe fshatrave përreth, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shek. XX. Përmes këtyre dokumenteve shpërfaqet veprimtaria publike dhe private e banorëve të zonës, si dhe peizazhet e virgjëra të rivierës shqiptare, siç dukeshin pothuaj 100 vjet më parë.

Publiku do të njihet me dokumentin e parë të vitit 1922, ku kërkohet krijimi i Bashkisë së Himarës, e cila në atë kohë ishte Nën-Prefekturë e Vlorës; me korenspondencën e përditshme dhe praktike mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore për problemet e shëndetit të njerëzve dhe të agrumeve; me kërkesat e thjeshta, si ato për bursa studimesh apo leje gjuetie; por edhe me kërkesa të rëndësisë publike, siç është rindërtimi i skelës së portit dhe krijimi i një flote kombëtare tregtare.

Siç informon drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, interesante është marrëveshja mes Ministrisë së Punëve Botore me një shoqëri private më 1925 për ndërtimin e urës së Palasës, e cila pas më pak se 20 vite jetë u shkatërrua gjatë Luftës II Botërore, një histori e shoqëruar me dokumente dhe fotografi.
Materiali fotografik tregon viset e krahinës së Himarës dhe personalitetet e atyre viseve, apo fabrikat e vajit para Luftës II Botërore. Mes dokumenteve që nuk i përkasin periudhës nga Pavarësia deri më 1944 paraqitet një pasaportë udhëtimi e lëshuar nga kavalieri Luigi de Medici i Toskanës për kavalierin Mihal Spiro nga Himara më 7 maj 1829, si dhe një një VKM e vitit 1960, përmes të cilës Republikës Demokratike Gjermane i jepen me qira 2 ha tokë, me qëllim ndërtimin e një kampi pushimi për rininë e lirë gjermane.

Përmes kësaj ekspozite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Bashkia e Himarës kërkojnë t’u ofrojnë banorëve apo pushuesve sezonalë edhe një mënyrë tjetër pushimi, përmes informimit dhe argëtimit me dokumente dhe fotografi.

Po ashtu, institucionet tona kërkojnë të ndikojnë pozitivisht ndërgjegjësimin qytetar se vlerat e trashëgimisë së tundshme dhe të patundshme kulturore duhen ruajtur: jemi përdorures të tyre, nuk na përkasin ne, por brezave që do të vijnë/njekomb

E vërteta e Himarës, ja çfarë fshehin dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror Read More »

Zbulimi tronditë shkencën: Njerëzimi e ka origjinën nga “pellazgët”, nga Ballkani

Shumica e ekspertëve janë të bindur se ndarja e njeriut nga majmuni u bë në Afrikë. Por një ekip studiuesish gjermanë, nga Qendra “Senckenberg” për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP), hedhin një ide të re.

“Vendlindja e njerëzimit – sipas tyre, – nuk ishte kontinenti i nxehtë, por Europa, e më saktë Ballkani”.

Ekipi studimor, i udhëhequr nga Madelaine Behme, shqyrtoi mbetjet e vetme nga hominidi “Graecopithecus Freybergi”, të cilit shkencëtarët i referohen si “El Graeco”. Bëhet fjalë për dy fosile: një nofull e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i zbuluar në Bullgari.

Struktura e brendshme e tyre u arrit të shihej përmes tomografisë kompjuterike. Pas një analizimi të kujdesshëm, studiuesit kanë dalë në përfundimin se, fosilet janë më të vjetra sesa “Sahelanthropusi”, specia më e hershme e gjetur në Afrikë, që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeç.

Nisur pikërisht nga pjesa e nofullës dhe dhëmbi, shkencëtarët hedhin idenë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorike dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej, e jo në Afrikë, por në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

“Deri në njëfarë pike, kjo mund të konsiderohet si një hallkë e re e munguar, që vjen në vëmendjen tonë”, thotë profesor Nikolai Spassov, i Akademisë bullgare të Shkencave. “Megjithatë, hallka që mungojnë do të ketë gjithmonë, – vazhdon ai, – sepse evolucioni është një zinxhir i pafundëm formash pasuese”.

Në bazë të madhësisë së nofullës, supozohet se “El Graeco” peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër. Shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni, ka gjasë të jenë bërë ndryshimet e forta klimatike./njekomb

Zbulimi tronditë shkencën: Njerëzimi e ka origjinën nga “pellazgët”, nga Ballkani Read More »

Viola, shqiptarja që u vjen në ndihmë fëmijëve të sëmurë në Kenia

Shqiptarët çdo e ditë e më shumë po njihen për kontributin e çmuar që japin në shtetet dhe vendet ku kanë emigruar, ndërsa një prej tyre, Viola Kalotsi ka zgjedhur t’u vijë në ndihmë fëmijëve të pastrehë, të uritur apo të sëmurë në Kenia.

Pas suksesit të çdo mashkulli fshihet një grua, por kur kemi një grua të suksesshme, çfarë fshihet pas saj?

Viola Kaloutsi është një emër “i vjetër” i diasporës në Kanada. Karrierën e saj të shkëlqyer, ajo ka ditur t’a bëjë falë përkushtimit, të kaluarës dhe rrënjëve të saj.  Me prindër çamë, e lindur në Shkodër, por prej 30 vitesh jeton në Kanada, shqiptarja u vjen në ndihmë fëmijëve të pastrehë, të uritur apo të sëmurë në Kenia.

Viola është shqiptarja e parë grua, e cila shërbeu për shumë kohë në shoqatën shqiptare të vendosur në Toronto. Familja e tyre i ka gërshetuar mirë traditat shqiptare, çame dhe shkodrane, të cilat ende i zhvillojnë pranë komunitetit shqiptar.

“Ne jemi Çamëria”, “We are Chameria” është një fondacion i krijuar nga Viola e cila kërkon të përjetësojë masakrën që i është bërë popullsisë çame nga grekët. Prej 3 vitesh, ky fondacion mbledh fonde për fëmijët në Kenia. Në bashkëpunim edhe me organizata të tjera, ato u vijnë në ndihmë fëmijëve të pastrehë, të uritur apo të sëmurë. Çdo vit, Viola rrugëton në Kenia si vullnetare për të qenë më afër realizimit të projektit të saj.

Si një grua në karrierë, ajo mendon se emigracioni nuk të jep shumë mundësinë e të qënurit shtëpiake me përjashtim të një periudhe të shkurtër për lindjen apo rritjen e fëmijëve. Sipas saj, gruaja, gjithmonë duhet të fokusohet në planet e saj, të jetë e organizuar dhe të gjejë balancën e drejtë mes profesionit dhe familjes. /atsh

Viola, shqiptarja që u vjen në ndihmë fëmijëve të sëmurë në Kenia Read More »

Ndodh mrekullia, shqiptarja behet nene per here te pare në moshën 50-vjeçare

Dëshira për ta marrë epitetin më të madh në jetë, atë të nënës, nuk iu shua kurrë. Edhe pse në moshë të shtyrë Raze Lajqi, arriti që pas 30 viteve martesë, në moshën 50-vjecare të bëhet nënë duke u bërë kështu rasti i vetëm në Kosovë që një grua lindë në moshë kaq të shtyrë. Zonja Raze, trajtimet për të mbetur shtatzënë i kreu në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, në Prishtinë.
Ajo për Gazetën Express, nën lot ka rrëfyer për momentin kur u bë nënë dhe gëzimin që përjetoi. Ajo tha se në moshën 50 vjeçare nuk rreshti së besuari në mundësinë që një ditë do të bëhen prindër. E thotë se kjo ëndërr iu realizua në Klinikën Amerikane.

““Momentet më të vështira të një çifti janë, kur ekziston vështirësia për tu bërë prindër dhe kjo na shkaktonte gjithmonë një dhimbje, mirëpo asnjëherë nuk u dorëzuam duke shiquar të gjejmë zgjidhje.

Stafi i Klnikës Amerikane ‘Dr. Behar Kusari’
Në kohën kur kemi dëgjuar për Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” se trajtonte problemet e çifteve për ngelje shtatzënë, menjëherë jemi drejtuar duke gjetur ngrohtësinë dhe motivin nga stafi profesional në krye me Prof. Assoc. Dr. Çagcil Yetim, i cili pas konsultave dhe kontrolleve tona, gjeti kurën në të cilën me metodat më të sofistikuara dhe teknologjinë e fundit, mundësoi që edhe pse në moshën 50 vjeçare, të gëzohemi me një vajzë të cilën i kemi dhënë emrin JETA, sepse për ne, është vetë Jeta”, rrëfeu znj. Lajqi.

Ajo u bë nënë e një vajzë të cilën e emëroi Jeta.

E për gjendjen e zonjës dhe foshnjës së saj kanë folur edhe mjekët e Klinikës Amerikane ‘Dr. Behar Kusari”.

Sipas prof. dr. Sejdullah Hoxha dhe dr. Edibe Hoda – Borovci, të cilët kryen procesin e lindjes, theksuan se, edhe pse në moshën 50 vjeçare, gjatë procesit nuk kishte asnjë rrezik dhe gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas protokollit, gjë për të cilën tashmë vajza Jeta është nën kujdesin e Neonatologut të klinikës dr. Faton Xhaka.

“Ardhja në jetë e Jetës, vërtet ishte një mrekulli për nënën Raze dhe babin Ramë, ngase ata kanë provuar të kenë fëmijë për 30 vite dhe kjo u mundësua falë teknikës, aparaturave dhe ekipit mjekësor të Klinikës Amerikane Dr. Behar Kusari”, theksoi për gazetën Prof. Assoc. Dr. Çagçil Yetim, njëherit udhëheqës i stafit mjekësor.


Prindërit e Jetës
Për të gjitha çiftet të cilat kanë probleme dhe nuk ngelen shtatzënë, sot me teknologjinë e fundit dhe me metodat shkencore, problemet e tilla trajtohen duke mundësuar shumë qifteve të përjetojnë ndjenjën e të bërit prindër, prandaj në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” për të gjitha qifitet ofrohen konsulta falas nga Prof. Assoc. Dr. Çagçil Yetim.

Ndodh mrekullia, shqiptarja behet nene per here te pare në moshën 50-vjeçare Read More »

Merr kthesën e papritur moti, sinoptikanët japin paralajmërimin: Nesër e pasnesër…

Sipas IGJEUM, sot dhe neser priten reshje në të gjitha qarqet e vendit.

Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, por kujdes se ne zonat malore mund te jene me shtrengata.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në qarqet Shkodër, Lezhë, Fier dhe Berat. Në qarqet e tjera te vendit pritet nivel “I ULËT” rreziku, përjashtuar qarkun Korçë ku “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Rreziku do tё jetë i pranishëm kryesisht gjatë ditës së nesërme.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 13 / 25 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Merr kthesën e papritur moti, sinoptikanët japin paralajmërimin: Nesër e pasnesër… Read More »

SHBA përgatit shkarkimin e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt, dy “peshqit e mëdhenj” në prag dorëheqje

Gjin Gjonit dhe Alaudin Malaj hynë pa brekë në drejtësi dhe u bënë sheikë, pas bllokimit të vizave ndërkombëtarët u bëjnë gati letrat për t’i larguar nga drejtësia, dyshja ka një mal me para, akuzohen për pastrim parash të pista, pasuri të paligjshme, deklarime të rreme dhe falsifikim dokumentesh.

Dy peshqit më të mëdhenj të drejtësisë shqiptare, Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, i kanë ditët e numëruara. Prokurorët dhe gjyqtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë, të cilët mbikëqyrin procesin e Vetingut, mësohet se i kanë bërë gati letrat për shkarkimin e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt. Kjo është dyshja më e akuzuar në drejtësinë shqiptare për pastrim parash të pista, pasuri të paligjshme, deklarime të rreme, falsifikim dokumentesh, fshehje pasurie etj. Këta dy gjyqtarë, me lidhje të errëta me qarqet politike, kanë hyrë pa brekë në sistemin e drejtësisë. Edhe pse vetëm me një apo dy rroga të deklaruara, ata u bënë sheikë, duke bërë një mal me para.

Kohë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të izolonin Gjin Gjonin dhe disa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, përfshirë edhe Adriatik Llallën, për shkak të informacioneve të shumat për afera korruptive. Tani, SHBA dhe Gjermania, kanë vendosur t’i përjashtojnë nga drejtësia dy peshqit e mëdhenj, përmes komisioneve të Vetingut. Të vetëdijshëm se i pret shkarkimi, Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj nuk aplikuan për t’u bërë anëtarë të organeve të reja të drejtësisë, për të mos hyrë në grupin e para që po i nënshtrohej Vetingut. Me këtë lëvizje, ata synojnë që të shtyjnë sa më shumë ditën në drejtësi deri kur t’u vijë radha për të dalë para Vetingut.

Në duart e njerëzve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit janë dy dosje voluminoze për veprimtarinë e zezë të Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt. Janë mbledhur informacione dhe dokumente nga rreth 20 institucione shqiptare, por edhe institucione të huaja. Janë mbledhur të dhëna nga SHISH, bankat, zyrat e regjistrimit të pasurive, ALUIZNI, Pastrimi i Parave, ILDKPKI, Ministria e Brendshme, policia etj. Në dosje, janë administruar dëshmi të shumta të qytetarëve, analiza të vendimeve të tyre, tablate telefonike, rezultate të hetimeve për lidhje të ndryshme etj.

Në shënjestër të SHBA janë edhe banda e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar që shpëtuan Gjin Gjonin dhe Alaudin Malajn nga burgu, duke mbyllur sytë dhe sabotuar hetimet për dy dosjet e rënda të ILDKPKI për dy gjyqtarët. Shkarkimi i tyre tani nuk diskutohet. Nga ana tjetër, në momentin kur t’u ngushtohet laku i Vetingut, dy gjyqtarët mund të japin dorëheqjen, për t’u mos u përballur rezultatet e hetimit të njerëzve të Vetingut dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pas shkarkimit, Gjin Gjonin dhe Alaudin Malajn i pret një përballje e gjatë me drejtësinë, pasi kjo e fundit të çlirohet nga litarët e Sali Berishës dhe Ilir Metës. E gjitha pasuria e tyre që nuk justifikohet me burim të ligjshme, por edhe produkt i pazareve me vendimet në drejtës, do të konfirmohet dhe do t’u kthehet shqiptarëve, në bazë të ligjit anti-mafia.

Akuzat për Alaudin Malajn

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Alaudin Malaj, me funksion gjyqtar, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë. Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro dhe për rrjedhojë subjekti Alaudin Malaj është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal. ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm të subjektit Alaudin Malaj, pasi të dhënat e institucioneve shtetërore ngrenë dyshime të forta për injektim parash të “pista” nga subjekti nëpërmjet skemës së krijimit të bizneseve të ndërtimit në emër të familjarëve të tij, kalimin e aseteve, vlerave monetare dhe aksioneve te subjekti nëpërmjet kontratave fiktive të huave e të dhurimit, e më pas shitjen dhe riinvestimin e tyre nga subjekti në aktivitete brenda dhe jashtë vendit. Subjekti Alaudin Malaj në vitin 2003, në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 pasuria e subjektit ka arritur gjithsej në shumën rreth 1,7 milion euro”.

Akuzat për Gjin Gjonin

1- Falsifikim i kontratës Nr.384 rep, Nr.139 kol, të dt.20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k,  të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.

2- Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumentave të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.

3- Falsifikim i kontratave të huasë të dt.17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt.22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).

4- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).

5- Falsifikim të deklaratave No.2604 Reg. dhe No.2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Werner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.

6- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Werner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.

7- Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr.1416 Rep, Nr.167 Kol, dt.24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.

8- Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.

9- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.

10- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.

11- Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.

12- Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara  nga shitja e automjetit  të deklaruar  në pronësi  të vëllait.

13- Falsifikim dokumentash dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt.20.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt.23.04.2010, pra tre ditë më vonë.

14- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.

15- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.

16- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.

17- Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.

18- Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi. /Pamfleti

SHBA përgatit shkarkimin e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt, dy “peshqit e mëdhenj” në prag dorëheqje Read More »

Publikohen fakte tronditëse: Komisionerja e Ramës lidhje të ngushta me kriminelët, ka fshehur dhe …

Tashmë është fakt, që në Shqipëri, nëse nuk ke lidhje me kriminelë, nuk mund të bësh karrierë. Të tjera skandale janë denoncuar gjatë ditës së sotme, lidhur me atë se çfarë po ndodh me komisionerët e vettingut. Një nga kushtet kryesore për të kaluar vettingun është që të mos kesh qenë i dënuar më parë, si dhe të mos kesh asnjë lidhje me personat e inkriminuar, por në Shqipëri, mesa duket po ndodh krejt e kundërta.

Një nëpunës i administratës shtetërore ka publikuar sot disa fakte dhe dokumente të cilat tregojnë se një prej anëtareve të komisionit të Vettingut, jo vetëm që është ndjekur penalisht, por edhe ka patur lidhje me trafikantë.

Denoncimi i nëpunësit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Njihuni me Ndrikull Sanxhaktarin, miss korrupsionin e Noriegës që  vendos për Dvoran Vetingun dhe bën ligjin! Nëpunësi dixhital denoncon: – Miss korrupsioni, ndrikull Sanxhaktarin – është ndjekur penalisht për afera korruptive të denoncuara nga KLSH. -Ndrikull Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qenë e ndjekur penalisht ndonjëherë. -Ajo vetëm me nënën pensioniste blen një apartament 180.000 euro. – Ajo ka patur kontakte me trafikantë dhe kriminelë – Ish bashkëshorti i saj, person i rrezikshëm pjesë e grupit të famozit Geron Xhafa, i përzënë si person i rrezikshëm për rendin nga policia italiane. – Miss Korrupsioni i grupit të Dvoran Vetorëve, – Udhëton sipas sistemit TIMS jashtë me makinën e TCH me targe TR216RP të drejtorit të Dixhitalb, Alban Jaho dhe spic dihet ky televizion ka procese të mëdha gjyqësore për pronësinë.

Këtu më poshtë keni mesazhin dhe të gjitha dokumentat që faktojnë akuzat e qytetarit dixhital.

“Mirëmbrëma zoti Berisha

un dua te ndaj me Ju dhe te denoncoj disa informacione te rendesishme per nje Komissionere të Vettingut . Komisioneren zj. Valbona Sanxhaktari, e cila është njeriu Rames dhe i z.Engjëll Agaçit .

Zj. Sanxhaktari vjen si Komisionere nga zyra juridike e Kryeministrise, Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.

zj.Sanxhaktari nuk i ka deklaruar ndonjehere se ndaj saj ka pasur çeshtje penale duke i fshehur keto te dhena perpara Parlamentit qe e zgjodhi .

Si ka mundesi qe kjo zoje me nenen e saj pensioniste nga viti 1996 dhe vetem me te ardhura buxhetore te bleje ne vitin 2018 ne vleren 180.000 euro nje ap.119 m2 ne nje nga Rezidencat me luksoze ne Tirane te Ambasador 3.?????? Apo i pastroi leket e korrupsionit te meparshem.

zj.Sanxhaktari rezulton me kontakte te papershtateshme pasi ishbashkeshorti i saj , babai i femijes se mitur, shtetasi Arten Ramosaco nje person i rrezikshem ne Vlore pjese e grupit Xhafa, rezulton i deportuar nga sheteti italian me dt 19 korrik 2018 me motivin “i rezikshem per rendin dhe sigurine publike dhe i lene i lire nga policia e vlores dyshohet me nderhyrjen direkte te komisioneres, Engjell Agaçit dhe Fatmir Xhafës, pa verifikim paraprak.

Komisionerja Sanxhaktari ka udhetuar dhe perdorur gjate detyres te pakten ne nje rast nje makine ne pronesi te Top-Chanel ( digitalb) dhe drejtorit Alban Jaho duke udhetuar ne drejtim te Malit te Zi me familjen e drejtorit te digitalb duke e drejtuar vete makinen. (sipas sistemit Tims).Makina Rover i bardhe me Targe TR216RP.

Kjo ka ndodhur gjate kohes kur Komisionerja kryente hetime te thelluara per Gjygjtaret e Gjykates se Larte qe sulmoheshin ne menyre agresive nga mediat e portalet  per ceshtjen Top – chanel.

A mos ndoshta kjo Komisionere ka qene ne sherbim te Politikaneve qe kane interesa direkte dhe grupeve kriminale apo grupeve te interesit per te ndeshkuar te vetmit Gjygjtare te Larte qe nuk iu nenshtruan presionit .?? A ka qene ne konflikt interesi kjo Komisionere kur kryente hetime te thelluala ???? Per te gjitha sa me siper po ju dergoj provat .

A jemi perpara te njejtave standarteve qe ONM dhe nderkombetaret kerkojnë per Gjygjtaret dhe Prokuroret Shqiptarë apo për njerezit e mbeshtetur fort nga politika dhe krimi kemi standarte te ndryshme.

Duke patur besim te palekundur ne kurajon Tuaj ne denoncimin e korrupsionit dhe kapjen e Sistemit te Drejtesise mendoj se publikimi i ketyre fakteve tregon dhe njehere qe Reforma ne Drejtesi e bere nga njerez te tille eshte vetem Selektive e diregjuar direkt nga KM.

Ketu me poshte keni dokumentat: Kallzimet per korrupsion 2. Kontrata e blerjes se prones 180.000 euro

  1. Ish bashkeshorti Dalja jashte me familjen e Drejt. Digitalb Pronesia e mjetit TR216RP Saktesim mjeti ka Targen AA 216 RP dhe eshte tip Rover i bardhe

/korrieri

Publikohen fakte tronditëse: Komisionerja e Ramës lidhje të ngushta me kriminelët, ka fshehur dhe … Read More »

Vitaminat për trurin, burimet natyrale ku mund t’i gjejmë ato

Truri është organi më i rëndësishëm i gjithë trupit tonë. Ai rregullon të gjitha funksionet vitale, si dhe vendin ku ndërgjegjia jonë, mendimet tona dhe personaliteti ynë dalin. Për këtë arsye, duke u kujdesur për të është shumë e rëndësishme.

Vitaminat kryesore për trurin mund të jetë veçanërisht të dobishme nëse vini re se jeni shumë të lodhur ose që performanca juaj mendore nuk është 100% e potencialit të saj.

Cilat janë vitaminat për trurin?

Vitaminat janë një seri substancash natyrore të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit tonë. Ato gjenden natyrshëm në ushqimet që konsumojmë, prandaj një dietë e ekuilibruar duhet të jetë e mjaftueshme për t’i mbajtur ato në nivele adekuate.

Ndër të gjitha vitaminat ekzistuese, disa kanë një efekt veçanërisht pozitiv në tru dhe në funksionet e tij kryesore. Kështu, për shembull, mund të përmirësojmë kujtesën tonë ose vëmendjen tonë

Problemi është se ndonjëherë dieta jonë nuk është aq optimale sa duhet. Për këtë arsye, është e rëndësishme të njihni vitaminat më të rëndësishme për trurin dhe në cilat ushqime mund t’i gjeni.

Vitamina A.

Vitamina B1.

Vitamina C.

Vitamina D.

Vitamina A

Vitamina A, e njohur edhe si beta-carotene, është një nga vitaminat për trurin që ndihmon më shumë për kujtesën. Disa studime e kanë lidhur këtë substancë me një mbrojtje kundër degjenerimit njohës dhe një përmirësim të përgjithshëm të aftësive mendore. Është zbuluar gjithashtu se mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë probleme serioze, siç është verbëria e përhershme.

Ku gjendet kjo vitaminë kaq e dobishme për trurin tonë? Beta-carotene është një pigment i kuq-portokalli që gjendet në ushqime të ndryshme të tilla si karota, kungull, mango ose papaja. Për këtë arsye, të hahet frut i kësaj ngjyre mund të të ndihmojë nëse vëreni të keni probleme kujtese.

Vitamina B1

E dyta nga vitaminat për trurin në listën tonë njihet edhe si tiaminë. Është një nga komponentët më të rëndësishëm për trurin dhe sistemin nervor, gjithashtu luan një rol kyç kur bëhet fjalë për kthimin e ushqimit në energji. Ajo gjithashtu ndërhyn në funksione të tjera jetësore, të tilla si qarkullimi i gjakut ose futja e glukozës.

Sa i përket efektit të saj në tru, është vërtetuar se mungesa e vitaminës B1 mund të shkaktojë disa pasoja negative: nga humbja e kujtesës deri tek depresioni përmes sindromës shkatërruese Korsakoff, tipike për njerëzit që kanë abuzuar me alkoolin gjatë jetës.

Kjo substancë shumë e rëndësishme për trupin gjendet kryesisht në mish (si pule, mish derri apo viçi), si dhe në fruta të thata, disa fruta dhe perime./atsh

Vitaminat për trurin, burimet natyrale ku mund t’i gjejmë ato Read More »