Aurora

Aleksandër Gjoka bën gjestin e veçantë, nuk e shohim shpesh kaq nostalgjik. Kjo foto flet shumë

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, pak ditë më parë, siç bën rrallë herë, ka treguar në rrjetet sociale një fotografi të së shoqes, vajzës dhe djalit!

Merita bashkë me djalin dhe vajzën kanë nisur një jetë të re dhe duket se krijuan një shkëputje nga Tirana, pavarësisht se marrëdhënia e çiftit nuk është ndërprerë ndonjëherë.

Në vitin 1998 ata vendosën të jetojnë në Itali.

Aleksandër Gjoka bën gjestin e veçantë, nuk e shohim shpesh kaq nostalgjik. Kjo foto flet shumë Read More »

“Festa e Rakisë”, promovim i traditës dhe prodhimeve të Boboshticës/Foto

Promovimi i traditës së prodhimit të rakisë së manit, ndërthurur me gatimet dhe muzikën tradicionale, janë jo vetëm një alternativë për banorët, por edhe perspektivë për zhvillimin e turizmit.

“Festa e Rakisë”, një festë e re në paketën e festave të Korçës, mblodhi ditën e mërkurë në fshatin Boboshticë turistë të shumtë, të cilët festuan dhe shijuan prodhimet vendase.

E përfshirë në programin “100 fshatrat”, Boboshtica dallohet për një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra, bimësi të larmishme me shkurre, drurë shumëshekullorë frutorë, dushk dhe halorë, si edhe shumë bimë mjekësore.

Para viteve ’90, Boboshtica numëronte rreth 1400-1500 banorë, ndërsa sot, si pasojë e emigracionit të shumë prej familjeve, jetojnë rreth 300 banorë.

Terreni i pasur të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative dhe sportive si ecje sportive, vrap, çiklizëm etj.

Natyra e mrekullueshme, festimet dhe prodhimi tradicional i rakisë së manit mundësojnë një ofertë të pasur me interes agro-turistik.

Kuzhina tradicionale e ofruar në një rrjet restorantesh të konsoliduara prej vitesh, i jep nxitje turizmit familjar.

Për t’u vizituar në Boboshticë:

Monumente kulti:
– Kisha e “Shën Marisë”
– Kisha e “Shën Jovanit”
– Kisha e “Shën Dhimitrit”
– Kisha e “Shën Kollit”.

Festa dhe frekuentimi turistik:
– Festa e “Shën Marisë” (“Festa e Rakisë”) – 15 gusht
– Shën Pandelimoni, festë fetare, 27 korrik.
– Rosnicat, festë tradicionale e besimtarëve ortodoksë që lidhet me ardhjen e verës, çeljen e luleve dhe gatuhet vetëm brumë. (Festohet ditën e tretë pas fluturimit në qiell të Krishtit).

Potenciali konkurues në produkte:
– Rakia e manit (me vlera të shëndetshme, traditë e favorizuar edhe nga prania e drurëve të manit, unike në Shqipëri).

– Kuzhinë e larmishme (gatime tradicionale të mishit dhe të brumërave si lakrori me dy petë i pjekur në saç, liko të ndryshme, etj).

– Artizanati dhe punimet e dorës./atsh

“Festa e Rakisë”, promovim i traditës dhe prodhimeve të Boboshticës/Foto Read More »

Aurela Gaçe ‘godet’ këngëtarët e tjerë: Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta

Pavarësisht se po bën shumë vite në skenë, Aurela Gaçe gjithmonë i ka rezistuar kohës, falë talentit dhe punës së saj. Ajo ka qenë ndër të parat artiste që ka guxuar të dalë e të këndojë ‘live’. Madje duket se kjo praktikë të kënduari pëlqehet shumë nga publiku që është i interesuar të dëgjojë muzikë të vërtetë.

Por pavarësisht se ka vite që këndon vetëm ‘live’, duket se një nga ndjekësit e Aurelës në ‘Instagram’ nuk e di ende këtë gjë. Në një fotografi të saj, ai ka shkruar: “Të paska nxjerrë blof DJ më duket”. Kjo gjë e ka irrituar shumë këngëtaren dhe ajo nuk ka nguruar që t’i kthejë një përgjigje të ashpër. “Por thashë me vete si vë faj. Ai ka parë aq shumë ‘hartistë’ në vend që janë ‘live’ në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD-ja. Aq shumë e bëjnë sa tani këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale”, – ka shkruar Aurela.

Më tej ajo ka shtuar se për të gjithë artistët është detyrë parësore që të këndojnë ‘live’ përpara publikut./RevistaWho

ImageImageImage

Aurela Gaçe ‘godet’ këngëtarët e tjerë: Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta Read More »

Një tjetër arsye për të ngrënë më shumë zarzavate

Spinaqi, lakra dhe brokoli ju mbrojnë nga kanceri i zorrëve, sugjeron një hulumtim i ri.

Kur perimet e gjelbra fillojnë treten aktivizohet proteina që zvogëlon inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e kancerit në zorrën e trashë, thotë një studim i fundit. Proteina, e njohur si receptori i hidrokarbureve aril (AhR), riparon qelizat e zorrëve të dëmtuara që përndryshe nuk do të ishin në gjendje të absorbonin lëndë ushqyese ose të veçonin mukozën mbrojtëse, shton hulumtimi.

Qelizat e dëmtuara vazhdojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar, gjë që mund të çojë në kancer të zorrëve, zbuloi studimi.

Autori i studimit, Dr Gitta Stockinger, nga Instituti Francis Crick, Londër, tha: “Këto gjetje janë një shkak optimizmi; ndërkohë që nuk mund t’i ndryshojmë faktorët gjenetikë që rrisin rrezikun e kancerit, ne mund t’i zbusim këto rreziqe duke shtuar një dietë me shumë perime “. Ky studim u eksperimentua në kavje dhe u vu re se ata që ishin të prekur nga inflamacioni i zorrëve dhe nuk u ushqyen me perime, u prekën nga kanceri i zorrës së trashë. Ndërsa kafshët që ushqeheshin me një dietë të pasur me perime jeshile, nuk u prekën as nga inflamacioni, as nga kanceri.

Burimi: Daily Mail

Një tjetër arsye për të ngrënë më shumë zarzavate Read More »

Nëse doni të jeni gjithmonë të lumtur, mos merrni vendime afatgjata

Nëse dëshironi të jeni të lumtur atëherë mos bëni plane për kohën e lirë. Në këtë përfundim kanë arritur kërkuesit e Universitetit të Ohio. Ata thonë se çelësi i lumturinë është përcaktimi i afërt i planeve dhe jo të merrni vendime afatgjata.

Studiuesit besojnë se caktimi i aktiviteteve për kohën e lirë i bën njerëzit  më pak të kënaqur, sepse kur mendon për kohë nisjen dhe përfundimin atëherë shkatërron edhe lirinë.

“Në minutën që vendosni kufizime në një aktivitet argëtues, ju i grabisni  vetes disa kënaqësi”, nënvizoi një nga kërkuesit e studimit duke këshilluar që planifikimi duhet bërë me përafërsi. Studiuesit gjithashtu paralajmërojnë se nuk duhet të planifikoni menjëherë pasi keni përfunduar një aktivitet të caktuar edhe pse bëhet fjalë për argëtim.

‘Ju gjithmonë jeni duke parë orën dhe ndiheni sikur keni më pak kohë për të shijuar aktivitetin e parë’ nënvizojnë studiuesit.

Po ashtu gjatë kërkimit u vu re se takimet rigoroze dhe me orare janë ndër armiqtë kryesorë të produktivitetit në punë. Hulumtuesit, sugjerojnë se ne jemi më pak produktivë përpara një takimi apo angazhimi tjetër të punës, shkruan Intv.

Kjo ndodh sepse kur vjen një takim, ndihemi se nuk duhet të fillojmë një projekt të madh dhe të shpenzojmë një orë, thjesht duke iu përgjigjur postës elektronike dhe duke qenë joproduktiv.

Një zgjidhje e propozuar nga hulumtuesit është që të përpiqemi të grumbullojnë të gjitha takimet së bashku. Në këtë mënyrë, ju keni më shumë kohë kur mendoni se mund të merreni me projektet më të mëdha në axhendën tuaj.

Nëse doni të jeni gjithmonë të lumtur, mos merrni vendime afatgjata Read More »

Ministri i Brendshem rri ne rradhe, koketuli me BMV parakalon/Po dil mor truproje, te dhje… koburen

Reagimi i një shoferi në trafik në Levan ka acaruar keq gazetarin Dritan Hila, i cili ka shfryre ne nje postim ne FB.

“Levan. Ministri i Brendshem rri ne rradhe, koketuli me BMV parakalon.

Po dil mor truproje, te dhjefsha koburen, beje mut. Se po nuk e bere ti, kush do ta beje”, shkruan ai në një status në Facebook, duke postuar edhe një fotografi nga ngjarja në fjalë.

Ministri i Brendshem rri ne rradhe, koketuli me BMV parakalon/Po dil mor truproje, te dhje… koburen Read More »

Rama foto familjare nga pushimet, ja detaji i veçantë nga kryeministri

Nga shetitorja e re e Dhermiut, ku ka kaluar pushimet, kryeministri Edi Rama ka preferuar te ndaje me ndjekesit e tij nje foto familjare.

Nje xhiro ne perendimin e diellit. Te tre te veshur sportive.

Sa qenka rritur Zaho! Nje kartoline e bukur kjo nga pushimet e shefit te qeverise. Nje gje ndryshe eshte qe foto kete here nuk eshte nga Vlora e tij e dashur….

Rama foto familjare nga pushimet, ja detaji i veçantë nga kryeministri Read More »

Ikën për fare nga Shqipëria, çifti i artistëve tregon jetën e re në Kanada

Për herë të parë që kur u larguan nga Shqipëria drejt Kanadasë çifti i artistëve Gent dhe Xhoi Bejko kanë rrëfyer në emisioni “Pushime on Top” jetën e re atje, mallin për Shqipërinë dhe pushimet në vendlindje.

“Kemi qëndruar kohë pa ardhur sepse kur ikën në një vend tjetër duhet të ndash mendjen që je larguar dhe të jesh I qartë në atë që do të bësh” tha Genti.

Shqipëria duket se i ka frymëzuar me energji dy artistët dhe janë gati për të nisur jetën sërish në Kanada. Por sa herë që ikin mendojnë dhe kujtojnë artin në Shqipëri.

“Në vendin tonë fatkeqësisht politika është ajo që shkakton rrëmujë në çështjet e artit sic është Teatri Kombëtar apo edhe kinematografia. Unë kam bërë shumë filma dhe shfaqje në teatër” tha Genti. Duke kujtuar kohët e punës si aktor në Shqipëri, me humor Genti tha se raportet më të mira gjithmonë i ka pasur me njerëzit pas kamerave se sa me aktorët në skenë.

Sa i përket roleve në kinematografi dhe bashkëpunimi me aktorë e regjisorë të famshëm në Kanada Genti tregoi se ishte një fat i madh megjithëse në fillim nuk e kishte menduar që edhe në Kanada do të kishte mundësi të punonte në profesionin e tij.

Xhoin e njohim të gjithë si këngëtare, por edukimi i saj është në fushën e ekonomisë pasi është diplomuar për financë e duket se ka ardhur koha për të aplikuar këtë profesion. “Këngën nuk e kam lënë pasi shqiptarët atje e duan muzikën dhe kam mundësi të këndoj. Ndërkohë kam menduar që të punoj edhe në profesionin tim” tregoi Xhoi.

Ikën për fare nga Shqipëria, çifti i artistëve tregon jetën e re në Kanada Read More »