Aurora

A kërkoni frymëzim për të bërë lekë? Numëroni pasuritë e “Lalë Qazimit”, e nisi më 2002 si i “fundit i fshatit”, po e bitis si “i pari qytetit”

Kot, nuk përleshen “brekë-grisurit” për të marrë pushtet dhe pasi bëhen “agallarë”, për të mos e lëshuar pushtetin.

Të ardhura të vitit me vlerë 1 466 920 Lekë nga paga dhe shpërblimet si Kryetar i Bashkisë Elbasan. -Të ardhura me vlerë 112 200 Lekë, si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan -Të ardhura me vlerë 3 180 431 Lekë, nga pjesa taksuese e shumave të përfituara nga biznesi kompania “Ujori shpk”

Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 478 m2, në Fier, në vlerën 35 000 000 lekë. – Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 120 m2 në Fier, përfituar me trashëgimi, në vlerën 10 070 000 lekë. – Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 130 m2, në Vlorë, vlera 6 370 000 lekë. – Pronar me 100% i një ambienti zyre me sip. 60 m2, në Fier, në vlerën 5 200 000 lekë. – Pronar me 100% i një ambienti zyre me sip. 34.5 m2, në Fier, në vlerën 3 400 000lekë. – Pronar me 100% i një magazine me sip. 840 m2, në Fier, në vlerën 25 400 000lekë. – Agjencia e Trajtimit të Pronave, për pronën e trashëguar nga babai të deklaruar më parë.

Bashkëshortja, të ardhura interesi me vlerë 22 879 Lekë, nga maturimi i Bonove të Thesarit – Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 248 640 Lekë nga paga si punonjëse në kompaninë doganore private “Ujori Sh.p.k” – Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 289 776 Lekë, nga pensioni. – Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 600 000 Lekë, nga qiraja e pronës së trashëguar nga babai. – Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 5 000 000 Lekë, nga shpërndarja e dividendit si ortak i i shoqërisë Ujori Sh.p.k. 16. Djali Alion Sejdini, të ardhura me vlerë 798 673 Lekë, nga paga si punonjës në Drejtorinë rajonale të Fondit të Sigurimit Shëndetësor (DRF) Elbasan.

Djali Alion Sejdini, të ardhura me vlerë 280 000 Lekë, nga paga prej aktivitetit privat, person fizik në radion lokale “Club Alison”. – Djali Alion Sejdini, të ardhura me vlerë 22 898 Lekë, nga interesat e maturimit të Bonove të Thesarit, sipas kontratës. – Bashkëshortja e djalit, të ardhura me vlerë 729 000 Lekë, nga paga si punonjëse në kompaninë doganore “Ujori Sh.p.k”.

E bija Imelda Sejdini, të ardhura 1 429 095 Lekë, nga punësimi, veprimtaria akademike dhe mbështetëse si Dekane në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. – E bija Imelda Sejdini, të ardhura 496 996 Lekë, nga puna në kompaninë e sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria”, dega Elbasan. – E bija Imelda Sejdini, të ardhura me vlerë 306 000 Lekë, nga qiraja e objektit – E bija Imelda Sejdini, të ardhura me vlerë 153 000 Lekë, si autore nga shitja e librit ‘Etika e Biznesit’.

E bija Ina Sejdini, të ardhura me vlerë 788 185 Lekë, nga puna si pedagoge në Universitetin e Elbasanit. – Bashkëpronësi e një njësie me sip. 3.4 m2, e blerë më 21.10.2014, 88 400 lekë. – Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer 5 334 317 lekë, e marrë në datën 22.11.2013 me principal 5.8 milionë lekë, afat shlyerje 10 vjet, interes bazë 6.3 %. – Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer 7 544 722 lekë, e marrë në datën 22.11.2013 me principal 8.2 milionë lekë, afat shlyerje 10 vjet, interes bazë 6.4 %.

Bashkëshortja, bono thesari e ri-investuar, vlera 1 000 000 lekë. – Bashkëshortja, detyrim i papaguar komunës Shushicë në vlerën 7 100 lekë/vit, për truall, tokë bujqësore me destinacion ullishte, sipas kushtit për pagim një herë në vit. – Pronar me 100% i dy veturave në vlerën 1 900 000 lekë. – Pronar me 100% i një veture në vlerën 22 000 euro. – Bashkëshortja, të ardhura nga aksionet në kompaninë UJORI shpk, 18 022 471 lekë.

Gjendje llogari bankare në Alpha Bank, 189 404 Lekë. – Gjendje llogari bankare në Alpha Bank, 505 509 Lekë. – Bashkëshortja, bono thesari të maturuara dhe riinvestuara, 1 000 000 Lekë. – Bashkëshortja, gjendje llogari bankare në Intesa San Paolo, 90 712 Lekë. – Bashkëshortja, gjendje llogari bankare në BKT, 118 050 Lekë – Bashkëshortja, gjendje llogari bankare në BKT, 662 943 Lekë. – Bashkëshortja, gjendje llogari bankare në Raiffeisen Bank, 380 551 Lekë – Bashkëshortja, gjendje llogari bankare në Raiffeisen Bank, 1 727 Euro.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare në Alpha Bank, 400 024 Lekë – Bashkëshortja, gjendje CASH, me vlerë 1 300 000 Lekë. – Djali Alion Sejdini, riinvestim Bono Thesari në Raiffeisen Bank, 1 000 000 Lekë. – E bija Imelda Sejdini, gjendje llogari në Raiffeisen Bank, 1 195 654 Lekë. – E bija Imelda Sejdini, shtesë e pasurisë me sipërfaqe trualli prej 54,7 m2 dhe vlerë 747 531 Lekë, shtesë e objektit 3 katësh në bashkëpronësi me bashkëshortin.

E bija Imelda Sejdini, objekt, blerë nga Ministria e Financave, me çmim 13 666 Lekë/m2 në datë 20.01.2017, blerë me të ardhurat e prindërve. – E bija Imelda Sejdini, pakësim me 259 379 lekë në llogarinë e pagës pranë Tirana Bank, gjendja24 831 Lekë. – E bija Imelda Sejdini, gjendje llogari bankare nga të ardhurat e pagës, 215 069 Lekë. – E bija Imelda Sejdini, gjendje llogari bankare në Raiffeisen Bank, 138 325 Lekë.

E bija Imelda Sejdini, gjendje llogari bankare në “Fibank”, 23 722 Lekë. – E bija Imelda Sejdini, të ardhura me vlerë 813 925 Lekë nga prindërit, për pagesën e objektit ndërtesë dhe truall. – E bija Imelda Sejdini, gjendje llogari bankare në “Fibank”, 12 510 593 Lekë. – E bija Imelda Sejdini, blerje makine, me vlerë 8 840 Euro

E bija Ina Sejdini, gjendje llogari bankare në Raiffeisen Bank, 7 573 Lekë. – E bija Ina Sejdini, pakësim me 43 586 Lekë në llogarinë e kartës së kreditit pranë Raiffeisen Bank, gjendje llogari bankare, 44 399 Lekë. – E bija Ina Sejdini, Kartë Krediti në “Union Bank”, gjendja 37 686 Lekë. – Paguar vlerën 1 488 520 Lekë kredi bankare në BKT, për rikonstruksion banese me vlerë totale 5 800 000 Lekë. – Paguar vlerën prej 2 949 006 Lekë, për kredinë bankare për rikonstruksion banese me vlerë 8 200 000 Lekë/korrieri

A kërkoni frymëzim për të bërë lekë? Numëroni pasuritë e “Lalë Qazimit”, e nisi më 2002 si i “fundit i fshatit”, po e bitis si “i pari qytetit” Read More »

Velipoja, një thesar i “pazbuluar”

Velipoja, diadema e brigjeve të Adriatikut

Velipoja, një thesar i “pazbuluar”
Për të flitet fare pak. Por kjo nuk ia ka hequr privilegjin asaj të jetë një prej atraksioneve turistike me vlera të patëdyta. Nëse media e ka përjashtuar disi nga promovimi dhe politikat e turizmit e kanë hedhur në periferi të vëmendjes, është vetë natyra ajo që me të andshmën dëshirë dhe devocion e ka qëndisur Velipojën me gurët më të çmuar, duke e kthyer në diademën e brigjeve të Adriatikut.
Velipoja është e njohur për detin e pastër e rërën kurative, lagunën me specie të shumëllojshme, pyjet me bimësi të dendur, malin me pamje madhështore, lumin Buna dhe për mikpritjen karakteristike të banorëve vendas.
Plazhi i Velipojës është një nga plazhet më të mëdhenj në bregdetin e Shqipërisë. Ky plazh kufizohet në veri me grykëderdhjen e lumit Buna dhe në jug me plazhin e Shëngjinit. Me një vijë bregdetare prej 14.5 kilometra, ai ofrohet me hapësirat e pafundme të mbushura me rërë të zezë, pisha të buta bregdetare, ujë të pastër e të kthjellët, rezervate natyrore, laguna e ishuj që ndërrojnë formë si ëndjet më të hovshme të përfytyrimeve magjepsëse.

Me kah veriperëndimor
Për të sosur në Velipojë mund të niseni nga Shkodra që distancohet prej saj në 28 kilometër rrugë, ose të kthehesh veriperëndimor tek Harku i Bërdicës, ndërsa je afro 5 kilometër pa mbërritur në qytetin verior. Rruga që duhet të bësh për të, përshkon fshatrat e Nënshkodrës, të cilat dikur ishin hambari i bereqetit. Një rrugë jo dhe aq e mirëmbajtur të rrëfen një zonë jo dhe aq të pasur ku banorët jetojnë kryesisht me bujqësi dhe blegtori, pa harrua përkujdesin financiar që vjen nga bijtë emigrantë. Nëpër të njëjtin shteg vërshoj jeta e këtyre banorëve, bagëtitë dhe vargani i turistëve që mësyjnë bregdetin e Velipojës. Këtij dekori nuk i mungojnë sytë kureshtarë të banorëve që presin e përcjellin gjithnjë e më tepër bujtës të destinacionit turistik. Në të afruar të Velipojës rruga që ka pak që është rindërtuar është lajmësi i parë kilometrave të fundit për të mbërritur në zonën e plazhit. Falë sinjalistikës që ende nuk është bërë pre e barbarëve, dendësisë së banesave dhe vajtje-ardhjes së njerëzve sosim në pikëmbërritje.

Historia e Velipojës
Do të kishte diçka të mangët kjo perlë e bregdetit shqiptar nëse nuk do të kishte një histori, një zanafillë, një kumtim që do të shpërfaqte kreshtën shndritëse të krenarisë së saj bregdetare. Që tek etimologjia e këtij toponimi shtangemi. Velipojë, sipas kumtimeve të deritashme vjen nga sllavishtja e vjetër, “Veliko polje”, që do të thotë Fushë e Madhe. Nuk ka shtjellime të hollësishme rreth origjinës së këtij pagëzimi sllav, por fakti që në Shkodër ka edhe disa ndikesa të tjera sllave në toponime, na udhërrëfen te logjika e huazimeve prej fqinjëve. Faktet që njohim janë dëshmitarë të popullimit të hershëm të kësaj zone. Sipas burimeve, të cilat kohëpaskohe pasurohen, mësohet se Velipoja ka filluar të popullohet mbas viteve 60 e të shekullit të kaluar. Megjithatë të dhënat historike tregojnë se kjo zonë njihet si vendbanim që në shek. XV. Ekzistenca e mogilave (varreza në formë konike dhe të ndërtuara me gurë) të gjetura në Malin e Luarzit dhe në Majën e Zezë, rrënojat e kishës në breg të lumit Buna dhe gjetje të tjera arkeologjike, e vërtetojnë më së miri faktin se ajo është një dimension i kahershëm qytetërimi. Në periudhat e mëvonshme, të cilat qëmtohen edhe sot, kjo zonë është dominuar nga fisi i vjetër katolik i Kastratit, që njihej me emrin fisi i pesë bajraktarëve. Popullsia është tërësisht shqiptare, kryesisht katolikë.

“Râna e dermanit”
Për 3/4 e atyre që frekuentojnë plazhin, qëllimi kryesor është ai i përfitimit shëndetësor. Nga 12 plazhet që përshkojnë vijën bredetare, nga Joni në Adriatik, Velipoja qëndron në krye të listës si destinacion kurativ. Edhe pse ai është fare pak i promovuar në aspektin mediatik dhe turistik ai ka privilegjin të jetë një prej plazheve më të rekomanduara. Uji, rëra dhe jodi që e ka pasuruar këtë vijë bregdetare, rreken ta ndajnë çdo vit këtë mirësi me mijëra pushues që i besojnë asaj ditët e relaksit.
Në ujin e kripur të detit të Velipojës gjenden rreth 92 minerale, të cilat janë të domosdoshme dhe njëkohësisht luajnë një rol përcaktues në rivendosjen e shumë ekuilibreve shëndetësor. Jodi kryeson listën e këtyre agjentëve kurativ, për tu pasura nga magnezi, potasi, etj.
Përqendrimi i kripërave minerale, nënvizojnë specialistët, na lejojnë ti japim organizmit një mundësi për të larguar stresin dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Për të qenë përfitues i kësaj bujarie të natyrës që vjen nga deti i Velipojës, rekomandohen ecjet me këmbët në ujë, në lartësinë deri në kavilje ose deri në bel. Përfituesi më i madh është lëkura. Pas një zhytjeje në ujin e kripur, lëkura duket tonike dhe shkëlqyer, më e lëmuar dhe e pastruar tashmë nga qelizat e vdekura. Jodi natyral pastron lëkurën me një aksion dezinfektues dhe antiseptik. Nga pikëpamja dermatologjike është e njohur se ato që vuajnë nga aknet, puçrrat dhe plagë apo shenja, fal ujit të detit mund të kenë rezultate të shkëlqyera. Për dermatitet atopike, e përhapur mes te rriturve dhe te vegjëlve, një zhytje në ujin e detit si dhe shëtitjet në breg, janë me të vërtetë shumë të shëndetshme. Kjo është pra kryearsyeja se pse një plazh si ai i Velipojës duhet promovuar si një trofe pushimesh.

Pozitat e saja
Fshati Velipoje është qendra e komunës dhe përfshin 10 fshatra: Velipojë, Reç, Pulaj, Luarzë, Baks, Rrjoll, Gomsiqe, Baks i Ri, Mal i Kolajve, Reç i Ri.
Relievi është tërësisht fushor, nga 1-3 metra mbi nivelin e detit deri në 550 metër që kulmon me Majën e Zezë në kodrën e Rencit. Kjo ka sjellë formimin e kënetave dhe moçaleve të shumta.
Velipoja ka një klimë me dimër të butë që varjon me temperaturat mesatare 6-7 gradë. Stina e verës është mjaft e nxehtë me temperatura në vlera 25 gradë deri 48 gradë celsius. Periudha e përshtatshme për banjo dielli fillon në muajin qershor dhe vazhdon deri në fund të shtatorit. Në këtë zonë bie rreth 1400 mm reshje në vit, kryesisht të përqendruara në gjysmën e dytë të vjeshtës, dhe dimrit.
Zona turistike e Velipojës shtrihet në një sipërfaqe prej 300 hektarësh dhe kufizohet në veri me rezervatin e menaxhuar të Velipojës, në jug me detin Adriatik, në lindje me rrethin e Lezhës, cek tek Rana e Hedhun, në perëndim me lumin Buna.
Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe rërë të imët. Ajo është e pasur me vlera unike natyrore, në të cilat dallohen për plazhin e madh me gjatësi 14 km dhe gjerësi 200 metra, e gjitha me rërë të imët. Një veçori tipike për këtë vijë bregdetare është se plazhi rigjenerohet çdo vit nga baticat dhe zbaticat, duke e bërë përqindjen e jodit në rërë shumë të lartë.
Plazhi rrethohet nga pylli me drurë të lartë, pishë e drurë të tjerë halorë dhe fletorë, me shkurre të blerta, ligatina me bimësi ujore, duna, etj.
Rezervati i menaxhuar i Velipojës.
Ky rezervat i përbërë nga një sipërfaqe prej 700 hektarësh, shtrihet në deltën e lumit Buna, rreth 8 km larg nga Velipoja. Ai përbëhet nga një pyll me pisha mesdhetare, vërri, frashër, plep, shelg shkurre etj. Ky rezervat është i pasur gjithashtu me ligatina, me bimësi pyjore e shkurre, livadhe me bimësi barishtore të dendur. Në këtë pyll jetojnë kafshë të shumta të egra: lepuri, çakalli, derri i egër, fazani etj. Të shumtë janë shpendët migratorë dhe të përhershëm. Rezervati është një nga pozicionet më të bukura për pritjen e shpendëve migratorë për periudhën e dimrit të tilla si shapka, shapka e ujit, rosa dhe pata.

Delta e Bunës
Delta e Bunës, është krijuar nga depozitimet e këtij lumi, ka formën e një trekëndëshi të madh me bazë nga deti. Në të ndodhen dy ishuj të mëdhenj ADA me një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe ishulli i Franc Jozefit. Ky ishull dallohet për bimët dhe kafshët e rralla si druri i rrënjës, që është një lloj dushku alluvial tepër i rrallë dhe në rrezik në zhdukje. Delta e Bunës është afër 10 km nga qendra e Velipojës. Një udhëtim nga Velipoja drejt deltës së Bunës është mjaft i këshillueshëm për amatorët e shëtitjeve në natyrë, por edhe për persona me probleme shëndetësore, të cilëve i është këshilluar ecja në ajër të pastër.

Boks-Rrjoll një piketë e rëndësishme
Fshati Boks-Rrjoll ndodhet ne juglindje të Velipojës. Ky fshat përbën vlera dhe bukuri të panjohura, të cilat vit pas viti po joshin pushues që e frekuentojnë atë.
Shtrihet pranë detit dhe mali të Rrencit, i cili ngrihet thikë mbi të. Vizita në këtë fshat mund të bëhet me varkë nëpër lagunë apo me këmbë. Ky fshat është mjaf i njohur për traditat etnografike. Plazhi i këtij fshati është i virgjër me rërë të pastër e ujë kristal.
Ndërsa ecën më tej, ndodhemi pranë zonës së ashtuquajtur Rana e Hedhun, krijuar nga një fenomen i pazakontë natyrorë që përbëhet prej një masiv të rërës që era e ka zatetur mbi shpatin e malit që ngulmon në këmbët e kodrës gëlqerore të Rencit. Nga Velipoja te Rana e Hedhun rruga është rreth 8 km, e vështirë por jo e pamundur për t’u hequr. Gjithsesi të apasionuarit këto dy skaje i bashkon udhëtimi me varkë.
Laguna e Vilunit
Laguna e Vilunit ndodhet 2 km në lindje të plazhit të Velipojës. Ajo shtrihet në një sipërfaqe rreth 300 hektarë dhe një thellësi përgjithësisht 1-3 m. Dikur kjo lagunë është quajtur Laguna e Lundrezës, sepse ka patur shumë lundra, një gjitar interesant që ushqehet me peshq. Kjo lagunë rrethohet nga ligatina, komunikon me detin përmes një kanali natyror, në të cilin për shkak të baticës dhe zbaticës, uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Ka ujë të kripur me temperaturë mesatare 20-22 gradë. Kjo lagunë është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe mjaft të shijshëm. Këtu hasen rreth 200 lloje shpendësh, migratorë dhe të përhershëm.

Ishulli i Franc Jozefit
Ky ishull i vogël, por shumë i bukur ndodhet në deltën e lumit Buna. Ai ka një histori interesante, pasi është krijuar nga depozitimet e aluvioneve të lumit, mbas mbytjes në vitin 1881 të anijes austriake me të njëjtin emër nga flota ruse, që kishte ardhur për të detyruar shqiptarët t’i dorëzonin Ulqinin, Malit të Zi, në zbatim të vendimeve famëkeqe të Kongresit të Berlinit, për copëtimin e trojeve shqiptare.

Atraksiont e Velipojës
Velipoja nuk vizitohet gjatë stinës së verës vetëm për plazhet e saj të bukura, por edhe për rezervatin e pasura natyror tepër të veçantë, që shtrihet në një sipërfaqe prej 638 hektarësh.
Nëse në një kontekst tjetër fjala kënetë krijon një ndjesi jo të mirë, te rezervati i Velipojës, 4 kënetat e saj përbëjnë vlerë, pasi veç të tjerave, janë strehë e përshtatshme për disa lloj specie shpendësh që kanë habitatin e tyre në këtë zonë.
Karakteristika më e spikatur e vegjetacionit të rezervatit është pylli. Shkurret dhe drurët, të cilët zënë një sipërfaqe të gjerë. Gjithashtu, këtu ka 182 hektarë pishë dhe plep kanadez, që të bëjnë shoqëri me hijen që lëshojnë. Prej hyrjes së rezervatit, që ndodhet në verilindje të tij, nisen 4 rrugë që shkojnë drejt perëndimit e që pastaj degëzohen e lidhen me njëra-tjetrën. Këto rrugë e të tjera korridore, i japin mundësi vizitorit të shohë një nga bukuritë e veçantitë e rezervatit, jetën e pyllit dhe të kënetave. Bota e pasur e kafshëve është ajo që i jep gjallërinë dhe bukurinë rezervatit.
Në Velipojë ka rreth 193 specie shpendësh, që ndeshen në shkurre, pyje, sipërfaqe ujore etj. Sidomos mëngjeseve e mbrëmjeve, kur lind e perëndon dielli, jeta gjallon vrullshëm.

Epilog
Kur të vendosni të bëni gati valixhet për ta lëshuar veten në prehrin e një dehjeje andradhash dhe përfytyrimesh magjepsëse të gufimit me valët, flirtit me nimfat dhe marrosjen me kupën e kuqe të perëndimit, mos i besoni lojës së dritave dhe gostive përplot ojna të marketingut turistik. Pas këtij përbindëshi qëndron një armatë e pafundme dallaveraxhinjsh dhe matrapazësh, sejmenësh dhe manipuluesish, të cilët po aq sa hipnotizojnë vetëdijen, aq thellë fusin dhe duart në xhepat e një mundësie të vetme që kanë shumë prej nesh për të pushuar aty ku duhet. Harta e vendpushimeve sa vjen dhe zgjerohet së bashku me nevojën për ta tregtuar sekush këtë mundësi si një medaljon triumfi. Nën thundrën e kësaj dehje, të paktë janë ata që e ruajnë kthjelltësinë, paqen dhe një marrëdhënie të harmonishme mes nevojës dhe të mundshmes. Të paktë janë ata të cilët guxojnë të përjashtojnë kapardisjen dhe rrokin nevojën për t’ia dhuruar vetes atë det që ndoshta nuk të jep shumë mundësi të futesh në betejën e krekosjes, por të dhuron një shans relaksi dhe përfitimi shëndetësor. Unë ua këshilloj Velipojën!/Albert Vataj

Velipoja, një thesar i “pazbuluar” Read More »

Për pak ditë largohet nga Shqipëria, zv. ambasadori amerikan jep mesazhin e fundit: Kam besuar se…

Fjalë premtuese dhe mesazhe të rëndësishme vijnë nga zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz para largimit të tij nga Shqipëria. Në mesazhin e tij të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Muniz thotë se ka besuar që në fillim të marrjes së detyrës se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe mendimi i tij nuk ndryshon.

“Keni klimë të mrekulleshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik. Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm. Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”, ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së Muniz.

Postimi i ambasadës
“Kam besuar gjithnjë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur… Asgjë nuk e ka ndryshuar mendimin tim, dhe sot besoj akoma edhe më shumë sesa kur mbërrita për herë të parë, që ky vend ka një të ardhme shumë të ndritur”. Zv. Ambasadori David Muniz largohet nga Shqipëria me fjalë premtuese. Shihni mesazhin e tij të plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për pak ditë largohet nga Shqipëria, zv. ambasadori amerikan jep mesazhin e fundit: Kam besuar se… Read More »

Shkëlzen Berisha ‘sulmon’ policinë: Sekuestron drogën, por nuk arreston shoferin

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni Berisha ka ‘sulmuar’ policinë, duke thënë se kanë sekuestruar drogën, por nuk kanë arrestuar shoferin.

POSTIMI I PLOTË/ Policia që duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin. “Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal”

Shkëlzen Berisha ‘sulmon’ policinë: Sekuestron drogën, por nuk arreston shoferin Read More »

Flasin prodhuesit: Ja si mashtroheni me vajin e ullirit, tregtohet nëpër supermarkete me…

Prodhuesit e vajit të ullirit tregojnë sesi po mashtrohen qytetarët me vajin e ullirit të cilin e blejnë nëpër supermarkete. Silvana Subashi, kryetare e Shoqatës Shqiptare të Vajit të Ullirit, shprehet: “Kostoja e një litri vaj ulliri, nëse është në fabrikë shkon 700-800 lekë litri. Për një litër vaj ulliri na duhen 6-8 kilogramë ullinj”. Subashi vijon shpjegimin: “Ulliri për vaj ka çmim të ndryshëm nga ulliri për tavolinë. Zakonisht shkon nga 80-120 lekë për kilogramë. 650-800 lekë na duhen vetëm ullinj për të arritur në një ekstra të virgjër”.

Por, sa është kostoja e fabrikës së përpunimit? Sipas Subashit, 120 lekë të vjetra. Pra, pa përfshirë ambalazhin dhe krahun e punës, na duhen 800 lekë të reja për një litër vaj ulliri ekstra të virgjër. Ndërsa për prodhuesin i cili e përgatit vajin e ullirit për tregti ka kosto të tjera shtesë. “Nëse do të dalësh në market për një litër vaj ulliri, sigurisht që duhet të ketë taksën që shkon afërsisht 30% e produktit, ke kostot e transportit, kostot e marketingut, etiketimin e të gjitha. Pa 1200 lekë litri, ne nuk mund të gjejmë vaj ulliri ekstra të virgjër”, thotë Subashi.

Ndërkohë, në supermarketet e vendit tonë gjen vaj ulliri ekstra të virgjër 590 lekë për 750 mililitra. A mund të jetë ky vaj ulliri ekstra i virgjër me këtë çmim? “Praktikisht e pamundur. Sepse vetëm kostot e TVSH-së që ka 20% brenda, kostot e transportit dhe kostot e përpunimit i bie shumë. Nëse llogarisim që një litër vaj ulliri vetëm koston e etiketimit e ka 100 lekë. Pjesën tjetër e bëni vetë llogaritjen”, shpjegon Subashi. Pra, vaji i ullirit i cili tregtohet në supermarket si ekstra i virgjër, me një çmim afërsisht 600 lekë të reja, nuk është vaj ulliri ekstra i virgjër.

Flasin prodhuesit: Ja si mashtroheni me vajin e ullirit, tregtohet nëpër supermarkete me… Read More »

Çfarë po ndodh…?! Mali i Zi ‘rreshton’ ushtrinë në kufi me Shqipërinë

Kalimi i emigrantëve klandestinë prej Shqipërisë drejt vendeve të BE ka vënë në alarm Malin e Zi. Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti ka bërë të ditur se prej të enjtes ushtria është vendosur në kufirin me Shqipërinë për të ndaluar kalimin e emigrantëve që vijnë prej zonave të luftës.

“Kufiri do të kontrollohet nga patrulla policore të përziera të Policisë dhe Armatës së Malit të Zi, kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare” , thuhet në deklaratën për mediat.

Po ashtu saktësohet se nisma është marrë në bazë të vendimit të këshillit të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ndërkohë dhe në Shqipëri është forcuar kontrolli kufitar. Vetëm në datën 8 gusht janë ndaluar 16 emigrantë që ishin nisur prej Sirisë dhe Irakut për të kaluar drejt vendeve të BE. Në të njëjtën zonë në datën 3 gusht janë ndaluar dhe 14 të tjerë.

Pas shoqërimit në komisariat ku japin dëshminë emigrantët dërgohen në qendrën e azilit. Por shpesh dhe prej aty gjenden rrugët për të vazhduar tentativën e kalimit në vendet e unionit.

Për shkak të situatës së krijuar kreu departamentit për mbikqyrjen e kufirit shtetëror të Malit të Zi paralajmëroi në muajin maj ngritjen e një muri me tela. Por që tashmë duket se pengesë do të bëhet ushtria.

Edhe Komisioni Evropian ka marrë në diskutim situatën e krijuar. Për këtë qëllim u propozua dhe prezenca e 30 forcave të Fronteks në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por dhe mes vendeve të BE debati ka mbetur i hapur. Ku propozimi për shpërndarjen e drejtë të azilkërkuesve dhe ideja e qëndrimit në vendin e parë mbeten molla e sherrit për shtetet më të mëdha të unionit .

Çfarë po ndodh…?! Mali i Zi ‘rreshton’ ushtrinë në kufi me Shqipërinë Read More »

Punoni nga 8 orë pa pushim? Kjo është arsyeja pse duhet t’i ngrini duart lart herë pas here

Mes shumë ushtrimesh fizike, që premtojnë mrekulli, ne do t’ju veçojmë më të lehtin e mundshëm: ngritjen e krahëve lart!

Që tani e tutje bëjeni këtë lëvizje më shpesh gjatë ditës për disa arsye thelbësore:

Liron tensionin e supeve dhe qafës

Kjo vlen për të gjithë ata që duhet të punojnë për orë të tëra të ulur përballë kompjuterit. Me kalimin e orëve do të ndiheni të rënduar dhe të mpirë. Bëjini duart grusht, ngrijini krahët lart dhe ulini përsëri poshtë. Do të relaksoheni!

Përmirëson qëndrimin

Nëse qëndroni shtrembër ngritja e duarve lart është një fillim i mirë për të shpëtuar nga ky zakon i dëmshëm.

Forcon krahët

Një nga pozicionet më të rëndësishme të yoga- s është pikërisht pozicioni që bën të mundur forcimin kryesisht të krahëve por edhe shpatullave.

Lehtëson dhimbjet e shpinës

Nëse keni një problem të kësaj natyre ju e dini se çfarë duhet të bëni. Zbuteni presionin e akumuluar në shpinë duke ngritur krahët lart.

Shmang sindromën e qafës

Sindroma e qafës (text-neck) ka të bëjë me mbajtjen e qafës së përkulur gjatë momentit që qëndrojmë në celular. Jepini mundësi qafës dhe syve të çlodhen. Lëreni celularin për pak minuta dhe realizoni ushtrimin që ju këshilluam.

Punoni nga 8 orë pa pushim? Kjo është arsyeja pse duhet t’i ngrini duart lart herë pas here Read More »

E reja në Lushnje lind fëmijën e 8 në shtëpi: S’kam në plan të ndalem pa bërë 10 fëmijë!

Lulije Abiu është vetëm 31 vjeçe, por deri tani ka sjellë në jetë plotë tetë fëmijë. Ajo është nënë e 5 djemve dhe 3 vajzave, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Ka qenë 21 vjeçe kur ka sjellë në jetë fëmijën e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë dhjetë fëmijë, ndaj, siç thonë, nuk do të ndalen pas fëmijës së tetë.

Siç mëson ABC News, gruaja që jeton në Lushnje e ka sjellë në jetë fëmijën e tetë në shtëpi dhe nuk ka pasur aspak frikë.

Ajo shprehet para kamerave:

“Kjo lindja e tetë ka qenë shumë e kollajtë. E kam lindur në shtëpi dhe unë kam ardhur e lindur këtu”.
Lulija është nga Kukësi, ndërsa bashkëshorti i saj nga Dibra e prej disa vitesh jetojnë në një fshat në Lushnje.

Sa i takon shëndetit të fëmijëve, fatmirësisht të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe Lulija tregon se sekreti qëndron në ushqimin me qumësht gjiri.

E reja në Lushnje lind fëmijën e 8 në shtëpi: S’kam në plan të ndalem pa bërë 10 fëmijë! Read More »