Aurora

Vlorë, “Open Cinema” rikthen nostalgjinë e filmit shqiptar

Ekrani i madh në “Open Cinema” në Lungomare Vlorë, jo vetëm po përcjell filma të regjisorëve të njohur shqiptarë, por dhe atyre të huaj. Ky projekt ka nisur dhe në qytete të tjera dhe sipas organizatorëve ka bërë bashkë dhe kineastë dhe aktorë të njohur, që janë pjesëmarrës gjatë shfaqjes së filmave.

Në një kohë kur në Shqipëri pothuajse kinematë nuk funksionojnë në rrethe të ndryshme përmes këtij projekti me “Open Cinema” filmi po prezantohet për publikun.

Gjatë fundjavës për publikun artdashës u shfaqën dy kinomeditë “Ëndërr për një karrige”, me aktorin Luftar Paja ,ndërsa mbrëmja e së dielës solli aktorin Birçe Hasko, këtë herë në një tjetër kinokomedi atë me titull “Zëvendësi i grave”.

Të dy kinokomeditë mbajnë emrin e regjisorit Fehmi Hoshafi. Nga data 13 -21 gusht në Lungomare Vlorë, filma të realizuara para viteve ’90, premierat e fundit të kinemasë shqiptare dhe asaj të huaj shohin dritën e projektimit në ekranin e madh aq të munguar edhe për Vlorën.

Emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si Mevlan Shanaj, Natasha Lako, Edmond Budina, Bujar Asqeriu, etj, nuk kanë munguar gjatë këtyre mbrëmjeve.

Ky aktivitet mjaft atrakativ dhe edukues dhe për brezin e ri që gjatë pushimeve të shijojnë dhe magjinë ekranit të madh do të vazhdojë deri më datë 21 gusht me magjinë e filmave shqiptar ndër vite./ATA

Vlorë, “Open Cinema” rikthen nostalgjinë e filmit shqiptar Read More »

Dhërmi, shpërndahen certifikatat e para të pronësisë

Janë dhënë çertifikatat e para të pronësisë për fshatin Dhërmi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është shprehur në një postim në Facebook se, “rreth dy javë më parë, gjatë hapjes të zyrës së re të ZRPP në bashkinë Himarë, ju premtuam banorëve të fshatit Dhërmi, së bashku me kolegun Gjiknuri, se brenda muajit gusht procesi i regjistrimit fillestar i pronave të tyre do të kishte përfunduar si një premtim i bërë më herët”.

“Procesi i regjistrimit fillestar për fshatin Dhërmi ose ndryshe Zona Kadastrale 1481, e përbërë nga 815 pasuri me një sipërfaqe rreth 30,708 m2, ka filluar që në vitin 2015 por vetëm falë punës me intensitet të kryer muajt e fundit ky proces përfundoi duke përfshirë të gjitha fazat e projektit. Printimi i certifikatave të pronësisë do të vijojë edhe me pjesën tjetër të banorëve, deri në certifikimin e plotë të fshatit Dhërmi”, thekson Gjonaj.

“Tashmë edhe me hapjen e zyres së re të ZRPP në Himarë banorët e kësaj zone nuk kanë më nevojë që këtë shërbim t’a marrin në Vlorë, pasi do tju bëhet e mundur pajisja me certifikaten e pronësisë pranë zyrës së Himarës. Do të vijojmë procesin për të realizuar objektivin për regjistrimin fillestar të të gjitha pasurive si një proces i rëndësishëm në reformën e pronës”, shprehet Gjonaj.atsh

Dhërmi, shpërndahen certifikatat e para të pronësisë Read More »

Parku Divjakë-Karavasta, tërheqje për turistët e vëzhgimit/Foto

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta po tërheq çdo ditë e më shumë turistët e vëzhgimit.

Ky park është një zonë e mbrojtur që përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore.

Në këtë galeri fotosh pasyqrohet vetëm në pjesë nga fauna e pasur e këtij ekosistemi.

Parku është shpallur si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 90 km nga kryeqyteti i Tiranës, 60 km nga Durrësi qyteti-port më i madh, dhe 80 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i vetëm në Shqipëri.

Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.

Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta është zona më e rëndësishme komplekse e Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit./atsh

Parku Divjakë-Karavasta, tërheqje për turistët e vëzhgimit/Foto Read More »

Siguria ushqimore, AKU mbyll baxhon në Gjirokastër, tregtonte djath me myk

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vazhdimësinë e kontrolleve në baxho konstatuan se shtetasi Edmond Zyba tregtonte nënproduktet e qumështit pa asnjë lloj etikete, si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi se subjekti me aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit 400kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë, si dhe u morën mostra për analiza.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve të qumështit dhe nën produktet e tij, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend./atsh

Siguria ushqimore, AKU mbyll baxhon në Gjirokastër, tregtonte djath me myk Read More »

Plazhi i Jonufrës

Edhe ky është ndër më të veçantët për nga pamja e tij, panoramë shkëmbinjsh, ujë kristal, ndërsa bregu është një ndërthurje zhavor i imtë dhe gurë.

Mbi plazhin shihet gjelbërimi i kodrës së Jonufrës.

I frekuentuar për hapësirat që ka, por edhe një vend ideal për të apasionuarit e hedhjeve nga shkëmbinjtë e shumtë që ka në të.

Plazhi i Jonufrës Read More »

Plazhet e Radhimë- Orikum

Janë kryesisht me bregdet me gurë dhe zhavor të imtë. Deri në Orikum ka shumë të tillë, ku ndërthuren plazhe të vogla, por edhe ata shkëmborë.

Plazhe me ujëra kristal rrethuar nga kodrat e gjelbëruara të Radhimës.

Në të gjithë vijën bregdetare Radhimë-Orikum gjenden plazhe të mirëmbajtura nga hotelet buzë detit janë të përshtatshëm për të gjithë llojet e pushuesve.

Plazhet e Radhimë- Orikum Read More »

Orikum/Nënstacioni elektrik i tensionit të lartë 110 kv është drejt përfundimit

Nënstacioni elektrik i tensionit të lartë 110 kv në Orikum është drejt përfundimit. Ndërtimi i tij do t’i japë zgjidhje defekteve që ndodhin përgjatë kësaj zonës turistike të Vlorës, një shqetësim që ka qënë i hershëm për banorët. Gjatë një inspektimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se brenda një viti, situata e furnizimit me energji në këtë zonë do të ndryshojë rrënjësisht.

“Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që në tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit”.

Damian Gjiknuri tha se sfida tashmë mbetet te mirëadminsitrimi i investimeve të kryera.

“Akoma ka punë dhe ka nevojë për administrim më të mirë por rezultatet janë impresionuese dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e mirëmenaxhimit të kompanisë dhe strukturave në terren”.

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes në Vlorë kanë rënë nga 50% që ishin para disa viteve në rreth 20%.

a.ç

Orikum/Nënstacioni elektrik i tensionit të lartë 110 kv është drejt përfundimit Read More »