Aurora

Deklarata revoltuese e Ismail Qemalit ndaj Esat Pashës pasi braktisi Shkodrën: Familja e tij…

Kur nuk ishin mbushur ende një vit nga shpallja e pavarësisë, Esat Pasha nisi të krijojë aleancë me Malin e Zi, duke braktisur qeverinë e Ismail Qemalit. Në një deklaratë të botuar të martën e 29 prillit 1913 në gazetën franceze « Le Temps », Ismail Qemali, asokohe kryeministër i përkohshëm i qeverisë shqiptare, gjendej në kryeqytetin francez dhe përfiton nga rasti t’i japë një deklaratë gazetarit me inicialet L.G. për të shprehur pakënaqësinë ndaj Esat Pashës dhe rrezikun në të cilin gjendej tashmë Shqipëria.

Ja deklarata në vijim :

«Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti se Esat Pasha është larguar nga Shkodra me trupat, armët dhe pajisjet e tij, kjo mund të konfirmojë marrëveshjen e lidhur midis mbretit të Malit të Zi dhe atij. – Ka vetëm dy fjalë për të përshkruar këtë akt : kjo është tradhti dhe çmenduri! Tradhti, sepse ai i pret krahët Shqipërisë duke braktisur Shkodrën dhe për faktin se ai e bën praktikisht vendin tonë një zonë aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë.

Çmenduri, sepse ai na vë në pozitë të vështirë për të vazhduar negociatat me qëllim për të fiksuar kufijtë tanë pikërisht po në momentin e krijimit të pavarësisë sonë. Përveçse ai vë në lojë rrezikshëm pavarësinë, veprimi i tij bie ndesh me interesat dhe bindjet ndërkombëtare të Evropës, e cila është duke punuar në formimin e kombësisë sonë dhe se vullneti i saj i mirë mund të dekurajohet nga loja teatrale që sapo u realizua.

Unë jam i sigurtë se popullata shqiptare, kur të kuptojë pasojat e qëndrimit të Esat Pashës, nuk do ta ndjekë atë. Sigurisht që Esat Pasha i përket një prej familjeve më të mira shqiptare, por ai nuk ka një ndikim të mjaftueshëm për të fituar. Sa për Xhavit Pashën, me të cilin (Esati) mund të ketë lidhje, ai nuk është shqiptar.

Trupat e Esat Pashës nuk do t’i qëndrojnë besnike, vetëm një pjesë i përkushtohet atij personalisht, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet. Qeveria e përkohshme, që unë drejtoj dhe e cila proteston kundra këtij atentati ndaj pavarësisë sonë të sapolindur, do të mbështetet edhe nga kontigjentet e Beratit dhe Elbasanit.

Sa për Evropën, ajo nuk mund të anojë në favor të gjendjes aktuale, sepse bie ndesh me interesat dhe konventat ndërkombëtare, të cilat ajo ka për mision ti ekuilibrojë. Pavarësia jonë përfshin integritetin e tokave shqiptare, të kërkuar edhe nga Austria, të cilës i jemi mirënjohës për ndërhyrjen e saj në favorin tonë, edhe pse ne nuk pranojmë të jemi në kujdestarinë e një shteti tjetër.

Ne duam të shkojmë mirë me të gjithë, si me Evropën dhe me fqinjët tanë sllavë, me të cilët ne e kuptojmë nevojën për të formuar një bllok të fortë dhe të qëndrueshëm në interes të pavarësisë sonë. » Në përfundim të intervistës, Ismail Bej Qemali i ka thënë gazetarit L.G. se po nisej po atë ditë për në Londër me qëllim për të shprehur pikëpamjet e Qeverisë së përkohshme shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve./korrieri

Deklarata revoltuese e Ismail Qemalit ndaj Esat Pashës pasi braktisi Shkodrën: Familja e tij… Read More »

Saranda 3 orë pa drita, turistët italianë bllokohen në ashensor

Zona e Kanalit të Çukës në Sarandë prej tre orësh po vuan mungesën e energjisë elektrike. Pasojat më të mëdha po i vuajnë pushuesit dhe pronarët e hoteleve në këtë sezon veror.

Një çift italianësh kanë mbetur të bllokuar në një ashensor prej disa minutash, ndërsa është dashur ndërhyrja e pronareve të hotelit për nxjerrjen e tyre.

Ndërkohë një tjetër hotel në këtë zonë raporton djegien e disa pajisjeve elektroshtepiake si pasojë e luhatjeve të energjisë.

Mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë marrja flakë e n/stacionit elektrik për shkak të ngarkesës. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe fiku zjarrin. Nuk raportohet për njerëz të dëmtuar, por vetëm djegia e transformatorëve.

Saranda 3 orë pa drita, turistët italianë bllokohen në ashensor Read More »

Shumë pranë Shqipërisë ndodhet një vend i shenjtë, e kërkon çdo turist, pema që vajzave u gjen burrë

Ekziston ne Greqi, ajo qe njihet si “Pema e dëshirave”. Eshte e vendosur në ishullin piktoresk Antipaxos dhe është nder shekuj një atraksion turistik, pasi çdo vit qindra persona shkojnë aty dhe largohen duke lënë pas e duke i besuar asaj dëshirat e tyre që ata shpresojnë t’u realizohen.

Vizitorët e plazhit Vrika në Antipaxos duan të prekin pemën magjike të dëshirave dhe të shkruajnë dëshirat e tyre në një guralec të bardhë.

“Pema e famshme e dëshirave është një pemë e mrekullueshme me degë që prekin rërën e bardhë të plazhit të vogël të Vrikës”, tha për agjencinë e lajmeve të Athinës, nënkryetari i Bashkise Giorgos Lichnos.

Lichnos tha se pema e vjetër mbart një magji unike që tërheq turistët ose ta prekin, ose ta fotografojnë ose të shkruajnë dëshirat e tyre mbi guralecët e bardhë dhe t’i lënë në rrënjët dhe degët e saj.

Një i moshuar i zones, i tha agjencise se lajmeve greke ANA se “pema e dëshirave” ose “pema e falenderimit”, siç e quanin vendasit, gjithmonë kishte magjinë e vet dhe vajzat e fshatit kërkonin që të gjenin permes saj dashurinë e vërtetë.

tree

Shumë pranë Shqipërisë ndodhet një vend i shenjtë, e kërkon çdo turist, pema që vajzave u gjen burrë Read More »

Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë: Largohu me vapën e gushtit, në shtator vjen…

Deputeti i PD, Nard Ndoka përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook” ka hedhur akuza dhe ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se në shtator do të ketë një aksion të fortë opozitar.Teksa e ka etiketuar me termin “dordolec”, Ndoka i ka kërkuar kryeministrit që të largohet sa më shpejt. Ndoka nga ana tjetër ka akuzuar kryeministrin, duke u shprehur se është personi përgjegjës për dështimin e zbatimit të ligjit në vend.

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?! Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët. Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, n?pun?sit, qytetarët dhe këdo tjetër. Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve. Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon. E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor! Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash! Largoju sëbashku me vapën në Gusht, se në Shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.
Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë: Largohu me vapën e gushtit, në shtator vjen… Read More »

Byreku me qepë e domate, shija e kuzhinës shqiptare që e kërkojmë gjithë jetën

Nëse ka një recetë të traditës shqiptare që është e plotë në shije, e me të cilën nuk ngopesh asnjëherë, ajo është receta e byrekut me qepë dhe domate. Ky është një gatim i vjetër, e përdorur ndër shekuj, me përbërës shumë të thjeshtë.

I përgatitur me mjeshtërinë e duarve të amvisave shqiptare, byreku shndërrohet në një pjatë të mrekullueshme, që tërheq shijen e kujtdo që e provon.

Byreku me qepë e domate ashtu si edhe çdo byrek tjetër shqiptar shoqërohet në mënyrë fantastike me supa të lehta, kos apo dhallë, turshi apo sallata të freskëta.

Receta që AgroWeb.org sugjeron më poshtë është ndër recetat tradicionalet shqiptare e cila bashkon gjithë familjen rreth tryezës për të shijuar një ndër byrekët më të shijshëm.

Përbërësit: (Për brumin) 500 gr miell, 1 lugë gjelle kripë, 250 ml ujë i vakur, (Për mbushjen) 3 kokrra qepe, 3 kokrra domate, 3 lugë gjelle vaj ulliri, Kripë dhe pak piper.

Përgatitja e mbushjes me qepë e domate

Si fillim grijmë fare hollë qepët. Në një tigan hedhim vajin e ullirin e më pas qepët për t’i skuqur derisa volumi i tyre të bjerë dhe të marrin një ngjyrë të artë.

Në kohën që qepët skuqen hedhim edhe kripën, e nëse dëshirojmë edhe pak piper.

Më pas, grijmë domatet në copa të vogla. Për t’u hequr me lehtësi lëkurën më parë i fusim për pak minuta në ujë të ngrohtë.

I hedhim në tiganin ku kemi skuqur qepët dhe vijojmë t’i skuqim derisa domatet të treten dhe masa të bëhet në formën e salcës kompakte.

Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Përgatitja e brumit për byrekun
Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me dorë.

E punojmë me duar derisa të krijohet një masë kompakte dhe e ndajmë në dy pjesë të barabarta.

Pjesën e parë të brumit e ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe secilin prej topthave nisim t’i hollojmë në petë të vogla.

Të gjitha petat e hapura i vendosim njëra mbi tjetrën duke e spërkatur secilën me disa pika vaj ulliri.

Sigurohemi që petën e fundit të mos e lyejmë me vaj por ta përdorim për të mbuluar petët e tjera.

Më pas, të gjithë petën e krijuar nisim ta hollojmë në përmasat e tepsisë që kemi për petanikun.

Me ndihmën e furçës së kuzhinës, tepsinë e lyejmë me vaj ulliri.

Më pas shtrojmë në petën që kemi holluar duke e puthitur në sipërfaqen e tepsisë.

Hedhim mbushjen me qepë dhe domate mbi petën që kemi shtruar në tepsi.

Edhe për petën e sipërme veprojmë në të njëjtën mënyrë si me petën e parë.

Pasi e kemi hapur e vendosim mbi mbushjen që kemi shtruar, kujdesemi që të bashkojmë mirë anët e të dyja petave.

Byrekun e spërkasim me disa pika vaji ulliri në pjesën e sipërme.

E fusim për ta pjekur në furrë me 200 gradë. Byreku piqet përreth 30 minuta./AgroWeb.org

Byreku me qepë e domate, shija e kuzhinës shqiptare që e kërkojmë gjithë jetën Read More »

Nga vendi i diskos me prezervativë, detajet që nuk i tha njeri nga dasma e Sarës dhe Ledionit

“Iconstyle” na ka zbuluar detaje të tjera nga dasma në Como te Italise e Ledionit dhe Sara Hoxhes, detaje që askush nuk i mori vesh më parë. Të ftuarve u është dashur të paguajnë vetëm biletën për në Itali, pasi çdo gjë tjetër ishte e paguar. Familja Hoxha dhe dy mikeshat e ngushta të Sarës dhe Lorit kanë udhëtuar më parë se të tjerët në Itali, ku kanë festuar edhe ditëlindjen e njërës prej tyre më datë 10.

Të ftuarit kanë marrë një dhuratë pikante. Bëhet fjalë për një pako që mbante brenda gjithçka që nevojitej, duke filluar nga qetësuesit e kokës e deri tek prezervativët.

Dasma ka patur disa ambiente. Në njërën atmosferë ishte disko ku mund të kërceje me muzikë me zë të lartë dhe në ambjentin tjetër një sallë më e qetë, ku të ftuarit mund të bisedonin e të relaksoheshin.

Në dasmën e Sarës dhe Ledionit nuk mungoi muzika popullore dhe vallet tradicionale shqiptare, siç mund ta shkoni në videon e mëposhtme.

Image

ImageImageImageImage

Nga vendi i diskos me prezervativë, detajet që nuk i tha njeri nga dasma e Sarës dhe Ledionit Read More »

Mjekja shqiptare tregon për sëmundjen e kondicionerit, ja si po na ‘trullos’

Stina e verës shoqërohet me viroza, por gjendja ndërlikohet pasi njerëzit për shkak të pushimeve verore. Ne spitale eshte shtuar fluksi i te prekurve nga virozat.

Mjekja infeksioniste Kozeta Hoxha tregon për fluksin e madh që po përballojnë këto ditë të nxehta.

“Mund të themi se tani është periudhë virozash, të cilat shprehen me të vjella, diarre, e ndonjëherë me temperaturë. Kjo virozë kap më shumë fëmijët e vegjël nën 5 vjeç dhe moshat e rritura, tek të cilët futen të sëmurët me sëmundje kronike dhe moshat e treta”, tha Kozeta Hoxha, mjeke infeksioniste.

Doktoresha me përvojë 20-vjeçare jep këshilla sidomos për prinderit me fëmijë të vegjël.

“Nuk duhet të mungojë asnjëherë në çantën e tyre trisoli, paracetamoli dhe disa gjëra që e ndihmojnë atë në pushime”, thotë ajo.

Mjekja Hoxha tregon dhe për një virus ndaj të cilit jemi pak a shumë të ekspozuar të gjithë.

“Legjonela që njihet ndryshe si sëmundja e kondicionerit… u shfaq në vitin 1957. Disa veteran të luftes së Vietnamit u takuan në një hotel ku kishte shumë kondicionerë. Edhe sot është kjo sëmundje, por mjekohet pasi edhe njerëzit janë të vetëdijshëm kur ftohen nga kondicionerët”, thotë dooktoresha./TCH

Mjekja shqiptare tregon për sëmundjen e kondicionerit, ja si po na ‘trullos’ Read More »

Supa e Sulltanit, mrekulli për shijen dhe shëndet të mirë

E ka emrin supa e Sulltanit sepse ka qenë ndër recetat e veçanta që përgatitej më shpesh e shtrohej në tryezën e Sulltanit shekuj e shekuj më parë, madje edhe kur ai priste miq apo shtronte gosti.

Sot, kjo recetë, e njohur në mbarë botën përgatitet kudo nga amvisat në kuzhinën e tyre deri tek restorantet më prestigjiozë.

Është e lehtë dhe e mrekullueshme në shije ashtu si dhe e pasur me vlera ushqyese.

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, byrekë të ndryshëm shtëpie, bukë të thekur etj.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përsosur të kësaj supe, e cila padyshim do të shndërrohet në më të preferuarën e amvisave dhe gjithë familjes.

Përgatitja e Supës së Sulltanit

Përbërësit: 3-4 thela pule, 2 lugë gjelle gjalpë të freskët (Për një gatim më të shëndetshëm, AgroWeb.org ju sugjeron përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër) 2-3 lugë gjelle miell gruri, 1 gotë me qumësht të vakët, 4-5 lugë gjelle bajame të thërrmuara, 2 të verdha veze, Lëngu i një limoni, Piper, Kripë,

Përgatitja: AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni thelat e pulës në një tenxhere.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe kthejini thelat nga të dyja anët derisa t’u thahen lëngjet, kaurdisini me pak gjalpë ose vaj ulliri.

Më pas shtoni rreth 1 litër ujë dhe lërini të ziejnë derisa mishi të zbutet.

Pasi mishi i pulës të ketë zjerë, largojeni nga texherja dhe copëtojeni mishin në fije-fije duke larguar kockat.

Lëngun e pulës ruajeni për të përgatitur supën.

Lëngun e pulës kalojeni në një tas dhe vendoseni tenxheren në zjarr mesatar.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni shtoni gjalpin, lëreni sa të shkrijë por kujdes që të mos digjet.

Sapo të shkrijë shtoni miellin, përzjeheni për 2-3 minuta derisa mielli të zverdhet pak.

Më pas, pak e nga pak shtoni qumështin e vakur dhe mos e ndaloni përzjerjen e masës. Për t’i përzierë sa më mirë mund të përdorni një rrahëse vezësh.

Pasi të keni shtuar qumështin, shtoni lëngun e pulës dhe vijoni akoma t’i përzjeni.

Shtoni në fund copat e pulës, bajamet e thërrmuara, kripën dhe piperin. Lëreni të zjejë aq sa supa të trashet mjaftueshëm. Përzjeheni herë pas here.

Pasi ta keni hequr nga zjarri, në një tas rrihni të verdhat e vezëve bashkë me lëngun e limonit.

Shtoni në po të njëjtin tas një garuzhde me lëngun e supës dhe përzjeini mirë të gjitha bashkë, në mënyrë që vezët të mos priten kur t’i shtoni në tenxheren me supë.

Shtojeni masën e vezëve dhe limonit të përzjerë me lëngun e supës ne tenxhere.

Përzjeheni mirë dhe vendoseni në zjarr edhe për 4-5 minuta.

Më pas, përzjeheni, largojeni nga zjarri dhe shërbejeni kur është ende e ngrohtë.

Për më shumë shije, kur ta shërbeni sipas preferencës spërkateni me pak majdanoz të grirë hollë dhe me disa pika gjalpë të shkrirë./AgroWeb.org

Supa e Sulltanit, mrekulli për shijen dhe shëndet të mirë Read More »