Vaji i kokosit është një nga ushqimet më të këqija që mund të konsumonin ose një helm i pastër…paralajmërimi vjen nga një profesore e universitetit prestigjoz të Harvardit, Karin Michels.
Vaji i kokosit, është bërë gjithnjë e më i përdorshëm vitet e fundit me mbrojtësit e ushqimit të shëndetshëm që pretendojnë se ai është më i shëndetshëm se format e tjera të yndyrës.
Disa persona madje, zgjedhin të hedhin edhe një lugë vaj kokosi në kafenë apo lëngun e tyre të frutave për shkak të përfitimeve të supozuara shëndetësore. Vaji i kokosit madje ka zëvendësuar edhe vajrat e tjera në gatim ndërkohë që njerëzit zgjedhin që tia ofrojnë atë edhe kafshëve të tyre shtëpiake.
Sidoqoftë, Michels, nuk është e vetmja që e kritikon atë. Edhe pse jo fuqishëm, institucione të tjera kanë paralajmëruar kundër mbi konsumimit të tij. Fondacioni britanik i zemrës thotë se nuk ka mjaftueshëm kërkime që të japin një përgjigje përfundimtare nëse vaji i kokosit është apo jo më i mirë për njeriun krahasuar me yndyrnat e tjera.
Ai thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte ajo për yndyrnat më të pangopura si vajo vegjetal apo ai i lulediellit. Vaji i kokosit është një yndyrë 86 për qind e ngopur, një e treta më shumë se gjalpi.
Sasi të tepruara të yndyrnave të ngopura shkaktojnë rritje të kolesterolit që mund të çojë edhe në arterie të bllokuara dhe sëmundje zemre. Fondacioni thotë madje se duhet këmbyer gjalpi, dhjami, vaji i kokosit dhe i palmës me sasi të vogla yndyrnash si ulliri, lulja e diellit etj.
Ditën e sotme Zv. Kryetari i LSI Luan Rama ka folur për herë të parë për çështjen e rishikimit të kufijve të Kosovës me Serbinë.
Rama është shprehur se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash por janë kufij gjaku të vendosur me luftë, kufij zemrash që askush nuk mund t’ i nxjerr në tregun politik.
Menjëherë pas deklaratës së Luan Ramës, të rinjtë e LRI kanë reaguar duke shkruar “Kosova është gjaku im që nuk falet”, vargje të poetit Ali Podrimja, të cilat u interpretuan dhe nga deputeti gjatë bashkëbisedimit me ta.
Gjithashtu, kujtojmë se Luan Ramës në vitin 2016, shteti i Kosovës i ka dhënë atij çertifikatën “ Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”
Një media hedh dritë mbi shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në Itali, ku sipas të cilës pjesa më e madhe e të ardhurave shkojnë për emigrantët dhe kryesisht për shqiptarët.
Në një studim interesant të Il Sole 24 Ore, i bazuar në një nga gazetat më të rëndësishme kombëtare, hedh dritë në të dhëna që ende nuk janë zbuluar deri më sot, në lidhje me shpërndarjen e pensionëve. Vitin e kaluar INPS ka shpenzuar më shumë se 400 milionë euro për ndihma sociale për emigrantët. Numri i përgjithshëm i të huajve është rreth 70 mijë.
Pjesa më e madhe e tyre (54 mijë) janë shtetas nga vende të tjera që nuk i përkasin BE-së. Pjesa tjetër e rëndësishme e tortës, të përfaqësuara nga të huajt vijnë nga vendet e Europës Lindore , të cilat korrenspendojnë me 16 mijë persona.
Mesatarisht secili prej tyre merr një pagesë mujore prej 453 eurosh. Krahasuar me 2015-ën rritja e shpenzimeve për ndihmat sociale për emigrantët është rritur me 9 %.
Komuniteti më i madh i emigrantëve që marrin ndihmë sociale nga INSP në Itali është ajo e shqiptarëve. Nga rreth 70.000 njerëz , 15.566 prej tyre i përkasin nacionalitetit shqiptar. Grupi i dytë më i madh përfaqësohet nga shtetasit rumunë , numri i të cilëve arrin 11.611.
Në vendin e tretë është komuniteti maroken, numri i të cilëve arrin në 10 mijë persona. Ndërsa më pas vijnë filipinasit, polakët dhe bullgarët. Për të përfituar ndihmën sociale nga Inps,emigrantët duhet të kenë jetuar në Itali, në një total prej 10 vitesh dhe qëndrimi i tyre të jetë i vazhdueshëm
Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklaj të vrarë në Tropojë ka vizitur së fundmi në burg Izet Haxhinë, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një komenti në Facebook.
“Ishte shumë kënaqesi dje kur fola me Izet Haxhia! Ishte shumë i qetë dhe pa emocione, më e ashper isha unë qe isha në liri se Izet Haxhia! Por patjeter që nga njëherë njeriu ka ato shqetësimet dhe streset e jetës Izet Haxhia është shumë i ekulibruar dhe ashtu dëshiroj të jetë gjer ne fund të betejës aspak të lehtë por me të drejtën e Zotit”, ka shkruar ajo.
Ndërsa pas këtij komenti ka ardhur edhe një përgjigjë nga e dashura e Haxhisë, e cila ndër të tjera thotë se Izet Haxhia do të jetë i pamëshirëshëm ndaj kujtdo që do t’i dalë përpara të vërtetës.
Një grua 27 vjeçare i ka shpëtuar një sëmundjeje të rëndë në lëkurë duke përdoruru vajin e hashashit.
Cherly Halliburton, është shprehur se 4 vite më parë kur ka lindur vajzën e saj i është shfaqur në lëkurë një lloj ekzeme e cila i ka përfshirë më pas gjithë trupin.
Unë nuk mund të bëja asgjë është shprehur 27 vjeçarja, madje nuk mund të shkoja as në çerdhe të merrja vajzën time, nuk mund të dilja.
Gjithashtu, Halliburton ka shtuar se edhe mjekët nuk kishin më çfarë ti bënin pasi ilaçet nuk kanë dhënë efektet, derisa ajo vendosi të provonte vajin e hashashit.
“E kam marrë CBD (cannnabidiol) në gjendje të lëngshnme dhe menjëherë fillova të dalloja përmirësimin, aq sa tani shkoj të marrë vajzën time nga kopështi e madje të shkoj në punë”, ka thënë 27 vjeçarja.
Ndërsa ka bërë një analizë të fakteve dhe procesit të vetingut të bërë deri më sot, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshkuar sipas tij disa fakte të rënda të këtij procesi. Ai e ka publikuar në rrjetin social facebook atë që ka konstatuar mbështetur edhe në reagimet e personazheve të përfshirë në veting apo edhe reagimin e të huajve, por mbi të gjitha e ka quajtur këtë proces një lojë të brendshme politike.
Disa gjetje të rënda nga Vetting-u i derisotëm
1. Thuajse të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që hetuan, akuzuan, gjykuan e dënuam bandat e njohura kriminale në vend, u SHKARKUAN! I zuri vettingu, për të cilin bën moral Taulanti dhe Rilindasit. Meqë Sot po vërtetohen se të dënuarit janë miqtë familjarë te Taulantit, llogjika të thotë se vettingun po e bëjnë të DËNUARIT! Pra nuk është drejtësi, por hakmarrje ndaj drejtësisë! 2. Një “kontakt i pa përshtatshëm” mund të jetë i tillë për dikë, por “burrë i mirë” për dikë tjetër. Ky rregull zbatohet jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por edhe për Taulantin me shokët e tij Rilindas. Pra afrimi i “kontatit të pa përshtatshëm”, qoftë edhe indirekt me një gjykatës, që i është bërë beja për ta heqë, është gjë e keqe. Ndërsa kur takohen me Taulantin dhe shokët e tij, ata janë të gjithë “burra të mirë” e madhe edhe “familjarë”! Ndërkohë Taulanti dhe shokët e tij vetëm bëjnë moral për vettingun. Moral bandash, moral padrejtësie, moral sundimi! Moral leshi!
Komisionet e Vettingut, këto të shkallë së parë, jo vetëm që nuk i trajtuan njësoj të vettuarit, por nuk paskan pyetur fare këta të ONM-s! Pra deklaratat që të huajt po kontrollojnë proçesin janë fallse dhe krejt të pa bazuara. ONM vetëm ka protestuar ndaj vendimeve të KPK. SELEKTIV sa më ska ishte ky proces! Qartësisht i kontrolluar nga qeveria. Direkt nga Kryeministria… 4. Bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin”. Kjo u bë për efekt të lojrave të brendshme ndërmjet tyre. Sherri Kryeministri- (krye)Ministri e Brendshme është evident. 5. Askush nga “të pakënaqurit” nga drejtësia, përveç të dënuarve miq të Rilindjes, nuk po e gjen të drejtën. Vettingu ishte një mashtrim i madh në emër të tyre. Në të vërtetë u bë vetëm për t’a vënë nën kontroll të qeverisë. Gjithnjë në emër të popullit! Të atij të pakënaqur me drejtësinë! Tani ta gëzojmë të gjithë drejtësinë POLITIKE!
Pasuria e pa justifikuar ishte loja! Ajo u perdor si një element propagandistik për ta bërë të besueshme ate pisllëk që gatuan. Po kur thonë “ nuk justifikon pasurinë”?! Hahahahahhaha. A thua se te vetën e justifikojnë! 7. Komisioni i Apelimit ka ende një shanc të vendosë drejtësinë mbi procesin, ose të legalizojë drejtësinë selektive, të pa ligjshme dhe të dhunshme të Rilindasve të KPK.
Kryeministri Edi Rama ka “sfiduar” në mënyrë të hapur dy ministrat e fundit të Brendshëm, Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafën me lëvizjen e fundit. Pak ditë pas u bë shpallja e fituesit të tenderit për uniformat e policisë të kompanisë Gjergjefi, me vlerë 1 mln euro, qeveria ka akorduar plot 13 milionë euro të tjera për uniformën e policisë (veshje dhe këpucë).
Në dokumentet e siguruara nga Tpz.al nuk bëhen të ditura përse kjo shumë kaq e madhe, kur tenderi i parë sapo ka përfunduar. Në dokumente thuhet se autoriteti që po bën këtë tender është Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, një agjenci e cila është totalisht në duart e kryeministrit Edi Rama. Madje, kjo agjenci është ngritur posaçërisht për tenderët e mëdhenj, për të futur duart direkt në tendera. Dhe duket se ia ka arritur qëllimit, pasi tenderët me vlera të mëdha po bëhen nga kjo agjenci.
Të dy ministrat shpallën tenderët, por po kaq herë dështuan. Në muajin prill 2017 ministri Tahiri, i shoqëruar nga kryeministri Rama, dolën krah për krah njëri tjetrit, duke prezantuar në atë kohë uniformat e reja. Në atë kohë u shpall dhe tenderi në Agjencinë e Prokurimit Publik, I cili kishte një vlerë prej 1 292 618 666 (mbi 10 milionë euro). Në këtë tender ishin parashikuar veshje dimërore, verore, uniforma për stërvitje e shërbime, uniforma të vecanta, për grupet e hetimit, për ata që presin qytetarët, për policinë rrugore etj, etj.
Por, në muajin tetor 2017 në Agjencinë e Prokurimit Publik, u shpall një njoftim. Sipas tij, ”Ministria e Brendshme njofton se procedura për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, që u zhvillua më datë 4 prill 2017 anulohet sepse asnjë nga ofertat nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”. Në atë kohë u aludua se Xhafa po sfidonte Tahirin, pasi përveç sekuestrimit të sasive record hashashi, po fshinte të gjitha gjurmët e paraardhësit e tij. Madje, edhe të gjithë tëmirat ekonomike! Më vonë, Xhafa do të shpallte sërish tenderin, por arriti të bënte vetëm dy tendera, me vlerë të vogël, që shkonin deri në 1 milionë euro.
Dhe, kur të dy ministrat dështuan, “timonin” e mori në dorë agjencia e kryeministrit Edi Rama, e cila tashmë ka në dorë nj super tender, që shkon deri në 13 milionë euro. Tashmë, presim si do të vijojnë procedurat e mëtejshme, ndërsa Tpz.al do të vijojë t’i ndjekë, në përpjekje për të hedhur dritë se ku shkojnë paratë e popullit. Duke u ndalur te tenderi, mësohet se procedura e parë është “Blerje uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë” për vitet 2018,2019 dhe 2020. Fondi limit është 908,973,900 lekë pa TVSH. Mësohet se afati i lëvrimit të mallit është:
– Për sasitë e planifikuara për vitin 2018 afati i lëvrimit do të jetë: 30 ditë, 60 ditë dhe 100 ditë nga lidhja e kontratës, sipas listës së artikujve të përcaktuara në shtojcën 12 të dokumenteve të tenderit. – Për sasitë e planifikuara për vitin 2019 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda 15 Prill 2019 2019 dhe pjesa tjetër brenda datës 2 Shtator 2019. – Për sasitë e planifikuara për vitin 2020 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda datës 15 Prill 2020 dhe brenda datës 2 Shtator 2020. Ndërkohë, procedura e dytë është “Blerje këpucë për uniformën e Policisë së Shtetit” për vitet 2018, 2019, 2020. Fondi limit është 290,155,500 lekë pa TVSH.
Afati i lëvrimit mallit duhet të jetë: – Për vitin 2018 afati i lëvrimit do të jetë 30 ditë nga lidhja e kontratës. – Për vitin 2019 afati i lëvrimit do të jetë brenda datës 31 Mars 2019 dhe brenda datës 2 Shtator 2019. – Për vitin 2020 afati i lëvrimit do të jetë brenda datës 31 Mars 2020 dhe brenda datës 2 Shtator 2020.