Aurora

‘Kështu fizikisht je marshallah’/ Cfarë ndodhi në takimin mes Rinianit dhe Jasminës

I qetë duket deri më tani takimi mes Rinianit dhe Jasminës , ku e pyetën njëri-tjetrin për shumë gjëra.

Duke pasur parasysh diferencën në moshë mes tyre, Jasmina 23 dhe Riniani 33 vjeç, biseda pati komente interesante.
Advertisements

Debatet

Jasmina: Je 33 vjeç, kur e shikon të arsyeshme të martohesh

Riniani: Unë jam shumë gati gjërat e mia i kam në terezi. kur të gjej personin e duhur

Jasmina: Ke një moshë të vajzës ?

Riniani: Jo s’ka rëndësi. Po ti a do një njeri në një moshë tënden apo më të madh?

Jasmina: Po preferoj dikë më të pjekur

Riniani: Fizikisht a të tërheq unë?

Jasmina: Po kështu fizikisht je marshall ti, mos të marrim më sysh.

‘Kështu fizikisht je marshallah’/ Cfarë ndodhi në takimin mes Rinianit dhe Jasminës Read More »

Covid-19, Rama: Do të vaksinojmë të moshuarit që janë personalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se në procesin e vaksinimit anti-Covid, do të përfshihen edhe të moshuarit që janë personalitete në vendin tonë.

Ai tha se për 1 mijë të vaksinuar, procesi mbyllet këtë javë, ndërsa shtoi se pret konfirmim për ardhjen e 360 mijë vaksinave nga kompania “AstraZeneca”.

“Për rreth 1000 persona, vaksinimi do përfundojë këtë javë, ndërkohë që vaksinimi po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë dhe do të vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime”, – shtoi kryeministri.

Ai theksoi se qeveria pret një konfirmim të rëndësishëm “për të formalizuar 360 000 doza me ‘Astrazeneca’-n. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresë se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur te skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh do të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit”, – pohoi ai. /noa.al/

Covid-19, Rama: Do të vaksinojmë të moshuarit që janë personalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime Read More »

Monika Kryemadhi uron vajzën e saj për ditëlindje: ‘Nuk jam sot me ty se kam detyrime ndaj njerëzve që na përkrahin’

Vajza e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi festoon sot ditëlindjen. Lajmin e bën me dije Monika Kryemadhi, e cila e uron përmes një postimi në Facebook.

Kryetarja e LSI shkruan se nuk është pranë vajzës së saj për ditëlindje, pas detyra është parësore.

“Era ime! ❤️ Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.
Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe 💯 vite të tjera.

Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime. 🙏
Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin. Të dua shumë”, shkruan Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi uron vajzën e saj për ditëlindje: ‘Nuk jam sot me ty se kam detyrime ndaj njerëzve që na përkrahin’ Read More »

Zh dukni celulitin përmes këtyre këshillave të thjeshta

Muajt e verës janë afër dhe plazhi po ashtu. Vajzat padiskutim që kujdesen pak më shumë për trupin e tyre.

Celuliti është ndoshta problemi më i madh për të cilin ato shqetësohen.

Ndiqni disa këshilla të thjeshta për ta hequr këtë problem në trupin tuaj.

Hiqni dorë nga cigarja

Shtimi i celulitit ndikohet edhe nga pirja e duhanit. Këtë ves duhet ta hiqni menjëherë.

Nëse jeni mbi peshë, duhet të merrni masa

Celuliti është i lidhur ngushtë me peshën e trupit. Do të reduktohet nëse hiqni disa kilogramë.

Ndryshoni dietën

Dieta është çelësi i humbjes së peshës. Përpiquni të ndiqni dieta që të humbin peshën dhe që nuk favorizojnë celulitin.

Stërvitja e rregullt

Stërvitja ndihmon në humbjen e yndyrës dhe normalisht edhe në zvogëlimin e celulitit.

Konsumoni sa më shumë ujë

Hidratimi luan rol kyç për një shëndet të mirë dhe gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e celulitit. Pini sa më shumë ujë dhe do keni trupin që dëshironi.

Masazhohuni

Është vërtetuar se masazhi limfatik ndihmon në reduktimin e celulitit. Lëvizja e gjithë sistemin imunitar të qelizave të bardha në gjak, ndihmon në hollimin e yndyrës. /k.k/noa.al/

Zh dukni celulitin përmes këtyre këshillave të thjeshta Read More »

Bashkëshortja e Bashës publikon foton dhe bën dedikimin e veçantë për Shën Valentin: ‘Çdo ditë je shembull për mua’

Në ditën e të dashuruarve, Aurela Basha i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj, kreut të PD, Luzim Basha.

Në Instagram, Aurela ka postuar një fotografi të disa viteve më parë, ku shfaqet e buzëqeshur krah kryedemokratit Lulzim Basha.
Teksa i uron Shën Valentinin, Aurela shkruan: Çdo ditë je shembull për mua, çdo ditë të dua më shumë!

Bashkëshortja e Bashës publikon foton dhe bën dedikimin e veçantë për Shën Valentin: ‘Çdo ditë je shembull për mua’ Read More »

Bora zbardh Shqipërinë, situata aktuale në të gjitha rrugët

Prej ditës së djeshme, i gjithë territori është mbërthyer nga një mot i ftohtë dhe reshje dëbore.

Problemet u vunë re që në orët e para ta ditës së djeshme, fillimisht në zonat malore, dhe më pas edhe në rrugë të tjera.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën aktuale të rrugëve, dhe akset më problematike.

RAJONI VERIOR

Rekomandohem me zinxhirë:

Bicaj –Bushtricë, K.Domaj -Draje Rec, Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë), Qafë Mali-Fierzë

Rrugët ku po punohet për pastrimin e tyre:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë

Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.

RAJONI QENDROR

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:

Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.

Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.

Kërkohet që gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /noa.al/

Bora zbardh Shqipërinë, situata aktuale në të gjitha rrugët Read More »

Jepet vendimi i gjykatës për mjekun e njohur

Gjykata e Posaçme kundër Kr imit dhe Korr upsionit ka caktuar masën e sigurisë “arr est me bu rg” për mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti.

Kardiokirurgut i janë vënë pr angat në sallën e gjyqit, pa dalë nga ambientet e GJKKO, pas përfundimit të seancës ku u caktuan masat e sigurisë. Mjeku do të transferohet në bu rgun “313” në kryeqytet.

Prifti, është pez ulluar nga puna, pas përgjimeve të SPAK-ut, ku është kapur duke biseduar me Manuela Mallkuçin, për një operacion që nëna e saj do të kryente.

Në përgjimet e SPAK-ut, shefja e repartit të dje gieve, Trëndafile Frangu, e cila ishte në komunikim me mjekun Prifti, siguron një shumë parash nga Manuela Mallkuçi, ditën që kjo shtron nënën në spital.

Ndërkohë, Mallkuçi bisedon me Trëndafile Frangun e Migena Skënderin, që flet për dy mijë euro, të cilat janë për mjekun Edvin Prifti.

Shefit të Kardiokirurgjisë në QSUT, pas kontrolleve në shtëpi, iu zbuluan janë rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Ndërsa në zyrë, i janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 milionë lekë.

Sipas dosjes së SPAK-ut, Migena Skënderi kishte operuar babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti, disa kohë më parë dhe ishte lidhur me kryeinfermieren e repartit të dj egieve, që njihej si File (Trëndafile Frangu).

Më pas, ishte Skënderi ajo që e lidhi Manuela Mallkuçin me Filen, duke i thënë se: “Filja do një sasi parash lidhur me ketë gjë, gjithashtu edhe kirurgut duhet t’i japim një sasi prej 2000 euro”.

Het imet ndaj tij, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, të cilat kishin filluar për lirimin e disa të dën uarve, por që kanë zbuluar për Pr okurorinë e Posaçme, edhe korrupsionin në shëndetësi./noa.al/

Jepet vendimi i gjykatës për mjekun e njohur Read More »

Flet avokati i mjekut që u kap nga SPAK: Ju tregoj pse janë të ligjshme 250 mijë eurot e gjetura në banesë dhe 50 mijë euro në zyrë

Një sasi e konsiderueshme mo netare u gjet në banesë dhe në zyrë mjekut Edvin Prifti.

Ai u pezullua nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas arr estimeve të bujshme një ditë më parë, në Gjykatën e Krujës.

Kontrolli i kryer dje pasdite zbuloi 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur.

Në zyrë i janë gjetur 50 mijë euro dhe 30 milion lekë të vjetra.

Henrik Ligori , avokati i mjekut kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti, të pez ulluar nga detyra nga SPAK në thotë se paratë që ju se kuestruan klientit të tij janë të l igjshme.

Ai pretendon se paratë janë siguruar nga një shitje.

“Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje”, tha avokati në një pr ononcim për Ora Neës.

Sipas avokatit, në aktet e dosjes nuk vërtetohet se mjeku ka marrë para. Ai tha se aty gjenden vetëm bisedat e kryesekretares me një shoqen e saj.

Hetimet ndaj mjekut nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve. SPAK bën me dije se nga pë rgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj. Sipas Prokurorisë së Posaçme në skemë janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

Për kardiokirurgun Prifti, si dhe dy infermieret, SPAK ka vendosur pezullimin e ushtrimit të profesionit.
/NOA.al

(Foto mrrë nga ora news)

Flet avokati i mjekut që u kap nga SPAK: Ju tregoj pse janë të ligjshme 250 mijë eurot e gjetura në banesë dhe 50 mijë euro në zyrë Read More »