Konkurrenti i ri i Përputhen 40, Oltioni pati një takim me Linditën. Ata u dukën shumë të afërt me njëri-tjetrin që në fillim duke i bërë komplimente dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin.
“Jam në emision për të gjetur njeriun e jetës, më pëlqen që je vajzë çapkëne. Nëse do kishim një lidhje bashkë do doja të vije këtu sepse nuk më pëlqejnë lidhjet në largësi,” tha Olti.
“Është e vërtetë, as mua, por sigurisht që nëse do përputhesha me dikë do kthehesha në Shqipëri me gjithë qejf,” tha Lindita.
“Po ta them kështu hapur fare që më pëlqen fondoschiena (fundshpina) jote,” tha Olti në italisht.
Të dashurosh do të thotë të krijosh një lidhje të fortë ndjenjash dhe besimi, jo vetëm me personin e zemrës, por gjithashtu dhe me familjen e tij/saj.
Një lidhje dashurie jo vetëm që bashkon dy persona, por bashkon dhe dy familje nën një çati. Por jo çdo histori dashurie gjithmonë ka një fund të lumtur, ka dhe raste kur familjet nuk e pranojnë lidhjen dhe ndërhyjnë duke e ndarë çiftin përfundimisht. E tillë ishte dhe historia e Stiljanos që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Stiljano në studion e emisionit rrëfeu historinë e ndaluar të dashurisë midis tij dhe Ersoneldës, vajza e cila i kishte rrëmbyer zemrën djalit nga Vlora. Historia e dashurisë midis Stiljanos dhe Ersoneldës kishte nisur disa vite më parë.
Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri, pasi familjet e tyre jetojnë në të njëjtin fshat të Vlorës. Me kalimin e viteve Stiljano dhe Ersonelda ishin njohur më shumë dhe kishin nisur pëlqimet midis tyre. Ata pas 1 viti lidhjeje kishin vendosur që të fejoheshin dhe u kishin treguar familjarëve të tyre.
Fatke qësisht Ersonelda disa vite më parë kishte hu mbur prindërit për shkak të një aksidenti dhe për të, motrën, vëllain e saj ishin kujdesur gjyshërit. Pikërisht ishin po gjyshërit e Ersoneldës të cilët e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen me Stiljanon duke i ndarë ata përfundimisht. Arsyeja që gjyshërit jepnin ishte se Stiljano dhe Ersonelda ishin kushërinj dhe prandaj nuk mund të kishte kurrë diçka midis tyre.
Nga ana tjetër, Stiljano e hodhi poshtë këtë argument duke thënë: Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie.
Stiljano kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi me Ersoneldën, por dhe gjithashtu për të vendosur përfundimisht se çfarë do të ndodhë me historinë e tyre të dashurisë. “Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- ishte mesazhi i Stiljanos për Ersoneldën.
Ersonelda nga ana tjetër e ekranit rrëfeu se ishte tepër e pavendosur dhe se ishte nën një pre sion tepër të madh, si nga familja e saj si dhe nga dashuria që ndjente për Stiljanon. Pikërisht në këto momente, kur Ersonelda po tregonte historinë, Stiljano e ndërpreu dhe i propozoi për martesë, por në prapaskenë ndodheshin familjarët e saj, të cilët u acar uan dhe tentuan të hynin me dh unë në skenë… (vazhdon)
Rozana Radi ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me partnerin e saj, i cili ishte një punonjës i Policisë Gjyqësore.
Edhe pse të gjithë prisnin dasmën, Rozi i ka treguar koleges së saj Fiori së tashmë është single, dhe the me humor pret që të dalë për darkë me ministrin Arben Ahmetaj në Turqi.
Me nota humori, Fiori vijon më tej duke thënë që të paktën të shkojë në Dubai, teksa shton se as single nuk di të jetë. “Jam ndarë me të dashurin dhe kam hu mbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”
Rozana po jetonte prej vitesh një histori të bukur dashurie. Kujtojmë se në gusht të vitit 2018-të ajo zyrtarizoi lidhjen disavjeçare me fejesë. Po ashtu, në verën e vitit të kaluar në një intervistë në Instastory me fansat e saj, Rozana jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, por tha se dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.
Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga Rozana, apo ajo është ndarë vërtet./NOA.al
Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të rrijë në zyrë dhe të luaj rolin e tij si President.
“Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë. Por Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre. Nuk e ka caktuar njeri Presidentin të mbrojë Shqipërinë nga forcat politike. Nuk ekziston kjo. Këtu jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër dhe nuk mund të trajtohet me instrumentet që ne kemi”, tha Rama.
Kryeministri u pyet edhe për deklaratat e ambasadores amerikane ditë më parë, e cila u bëri apel shqiptarëve që “nëse duan të votojnë të votojnë për ndryshimin dhe nëse duan kri min të votojnë kri min”, duke nënvizuar se deklaratat e saj u keqpë rdorën nga opozita.
Rama thotë se i njëjti mesazh i ambasadores u mbështet edhe nga Komuniteti Mysliman dhe Kisha Katolike.
“Ambasadorja amerikane është keqpë rdorur në mënyrën më bru tale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit në një ikonë propagande të atyre që duan të kthehen në qeveri, qoftë me mediat e tyre qoftë me sistemet e tyre të komunikimit me foton e ambasadores që thotë dua ndryshim. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që ka bazë, që është mbështetur edhe nga kleri katolik dhe mysliman në lidhje me blerjen e vo tës.
Nuk di çfarë të dhënash ka ajo. Nuk di të ketë të dhëna për të shprehur këtë shqetësim sepse në të shkuarën ka pasur njerëz ka blerë vota. Para pak ditësh, patëm një fakt që pol icia arr estoi dikë duke blerë vo ta dhe më rezulton i Partisë së Ilir Meta. Nuk e pashë gjëkundi Ilir Metën me shp atë në dorë. Në Dibër janë dë nuar 20 persona, komisionerë. Ata ishin të të gjitha forcave politike dhe shumica ishin e këtyre forcave që bëjnë rolin e virgjëresha që po mbrojnë shqiptarët nga pro stitucioni elektoral”, shtoi ai në Vizion Plus.
Gjatë një aktiviteti me gra dhe vajza në Tiranë, kryeministri e ka nisur në mënyrën më të papritur fjalimin e tij.
Kreu i qeverisë duke iu referuar mediave, tha se lajmi i fundit është se ai ka bërë botoks për zhd ukjen e rrudhave. Duke ironizuar lajmet në portale, kreu i qeverisë tha se ka një arsye pse fytyra e tij është më e qeshur seç ishte.
Sipas Ramës kjo ka të bënë me procesin e vaksinimit që ka nisur në vend, që ai e cilëson se “dielli që ka nisur të shkëlqejë përsëri në Shqipëri”.
Rama tha se është pikërisht vaksinimi i gjyshërve dhe gjysheve që e ka bërë lëkurën e tij të shkëlqejë.
“Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit, fushatës, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudhave imazhit të Shqipërisë për t’ja zhgarravitur fytyrën këtij vendi, faqen dhe për tua ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre.
Unë botoks?! E pse kam bërë? Sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim.
Ka një arsye pse unë jam pak më qeshur seç isha, sa nuk jam më aq i ngrysur. Lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, nuk është botoksi, por dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri”, tha Rama./NOA.al
Pak ditë më parë, Erik Lloshi reagoi i revoltuar ndaj disa artistëve të rinj, ku shprehej se po përfitojnë në kurriz të tij dhe këngëtarëve të tjerë duke kënduar pa të drejtë repertorin e tyre.
Ai nuk përmendi emra, se kujt i drejtohej specifikisht.
Këngëtari zbuloi sot se bëhet fjalë për disa konkurrentë të Për’puthen, të cilët i janë futur tregut të muzikës.
“Gjithsecili prej nesh ka hapësirat e veta sikurse dhe ky llumi që mundohen të bëjnë përpara dhe sa më shumë famë. Por problemi është që duhet të arrijnë deri kur i kanë limitet. Disa pronarë lokalesh nate dhe lounge, kur të marrin në telefon thotë shiko se ky që ka dalë tani, që kam më shumë followers se ty, kërkon më pak”, tha ai i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”,.
“Kanë arritur deri aty që del me dikë që është bërë show në x televizion, siç është Për’puthen. Po dalin gjysma prej tyre po bëhen këngëtarë dhe bëjnë një klipe qesharake. E drejtë është kjo?”, tha Eriku.
Këngëtari u shpreh i revoltuar dhe me artistët e vërtetë, të cilët edhe pse janë përballur me problematika të tilla, nuk e kanë ngritur zërin.
Ai shtoi se nuk është e drejtë që këngëtarët me një nivel artistik të barazohen me “këta njerëz si flluskë sapuni”.
-“Nuk është thjesht inat, është e drejta ime me mos shkelur dinjitetin tim artistik, duke kënduar këngën time në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Dhe këtë duhet ta kërkojnë të gjithë ata që nuk ndihen”, tha këngëtari.
Bërja e ndryshimeve pozitive në jetën tuaj nuk është gjithmonë e lehtë. Mbi të gjitha ka kaq shumë zakone të këqija që na pengojnë.
Gjithsesi, sot do ju tregojmë për disa zakone të mira që do bëjnë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj dhe që ia vlejnë të zhvillohen. Ato do të përmirësojnë shëndetin tuaj mendor dhe emocional.
Mirënjohja
Ne natyrshëm priremi të përqendrohemi te negativiteti. Ky përqendrim në negativitet mund të na bëjë të marrim të mirëqenë gjithçka që kemi. Nëse praktikoni mirënjohje, do ta bëni zakon të njihni gjërat e mira në jetën tuaj dhe t’i vlerësoni ato më thellë.
Investoni në tre shtyllat e shëndetit
Shëndeti ynë bazohet në tre grupe zakonesh: si flemë, si ushqehemi dhe si ushtrohemi. Këto janë elementët thelbësorë në të cilët duhet të përqendrohemi për të ruajtur shëndetin tonë fizik dhe mendor.
Kujdesi ndaj vetes
Kujdesi për veten përfshin një larmi praktikash, nga gjumi më i mirë te meditimi. Sidoqoftë, në përgjithësi, kjo i referohet bërjes së gjërave që ju ndihmojnë të pushoni, të relaksoheni dhe të mbushni bateritë. Ju duhet të synoni të keni të paktën dy-tre aktivitete në ditë që ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Renditni përparësitë tuaja rregullisht
Është e lehtë të harrosh atë që ka më shumë rëndësi. Jeta me të gjitha shpërqendrimet e saj thjesht të pengon. Kjo do të thotë që një zakon i mirë për t’u zhvilluar është të renditim sipas përparësive tona, të vendosim se çfarë është gjëja kryesore për ne tani dhe të shohim nëse rutina jonë e përditshme është në përputhje me këtë vlerë.
Ndërtoni një rrjet të fortë profesional
Marrëdhëniet tona profesionale mund të bëjnë një ndryshim të madh përsa i përket mundësive që mund të kemi. Ju mund të lidheni me njerëz profesionalisht përmes rrjeteve sociale, ngjarjeve profesionale dhe më shumë. Punoni për të bërë një përshtypje pozitive kur takoni njerëz të rinj dhe sigurohuni që të krijoni lidhje.
Jetoni të tashmen
E tashmja është gjithçka që kemi, prandaj duhet të kujdesemi për të. Përpjekja për t’i kushtuar më shumë vëmendje dhe për të kultivuar vetëdijen për këtu dhe tani është një nga zakonet më të mira për t’u zhvilluar sepse na lejon ta vlerësojmë dhe ta shijojmë atë, informon.
Kaloni më shumë kohë me të tjerët
Marrëdhëniet tona janë ato që na bëjnë të lumtur, shpesh më shumë sesa faktorët e tjerë. E megjithatë ne shpesh zgjedhim gjëra të tjera mbi njerëzit që duam. Një zakon i madh për të kultivuar është ai i kalimit më shumë kohë me ata të dashur për ne dhe më pak kohë për gjëra që nuk kanë rëndësi.
Mësoni të përdorni fjalët po dhe jo
Thënia po mund të hap derën për përvoja të reja dhe më shumë lumturi. Mund të na largojë nga zona e rehatisë dhe të na ndihmojë të zbulojmë ndjesi të reja, burime të reja gëzimi. Sidoqoftë, të mësosh të thuash po pa thënë kurrë jo është një mënyrë e sigurt për të djegur dhe lodhur. Ne duhet të mësojmë të bëjmë dallimin midis situatave që mund të na pasurojnë dhe atyre që do të na frustrojnë. /NOA.al
Kur na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, Kreu i PD, Lulzim Basha ka shtruar një pyetje për qytetarët mbi kr iminalizmin e parlamentit.
Përmes instagramit, Basha pyet nëse e mbajti Rama zotimin për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëatrëve të parlamentit.
Është vetë lideri i PD që jep përgjigjen, dhe thotë jo, pasi sipas tij Rama kr iminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kr iminale, por që u larguan falë iniciativës ligjore të PD, dekr iminalizimit.
“A e mbajti Rama zotimin e 2013 për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëtarëve të parlamentit?
Përgjigja Jo, Edi Rama kr iminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kr iminale, të cilët u larguan falë “Dekr iminalizimit”, iniciativës ligjore të PD” tha Basha./NOA.al