Aurora

Vlorë, nis projekti për rikonstruksionin e poliklinikës qendrore

Poliklina qendrore e qytetit të Vlorës do të zhvendoset për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të saj, që do ta kthejë atë në një qendër moderne mjekësore.

Drejtoria e Spitalit Rajonal Vlorë, bën të ditur se “për shkak të nisjes së punimeve, Poliklinika do të zhvendoset në godinën përballë Spitalit Rajonal në krah të Pediatrisë,në katin e dytë, mbi Bar “Frenkun”.

Ndërsa Urgjenca e Poliklinikës dhe Mikrokirurgjia do të zhvendosen në mjediset e Spitalit Rajonal të Vlorës, për t’i krijuar terrenin e nevojshëm procesit të rikonstruksionit.
Drejtoria e Spitalit Rajonal Vlorë garanton qytetarët se ky spostim i Poliklinikës, deri në përfundim të rikonstruksionit të saj, nuk do të cënojë aspak cilësinë e shërbimeve mjekësore.

Projekti i rikonstruksionit total të godinës së Poliklinikës Qendrore, ka për qëllim ofrimin e kushteve sa më bashkëkohore, brenda standardeve të duhura. Në fokus të investimit janë pacienti,marrja e shërbimeve mjekësore në kohë reale dhe në kushtet e duhura infrastrukturore.

Dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi poliklinkën e Vlorës, ku bëri të ditur se “kjo poliklinikë kishte kaq shumë nevojë për ndërhyrje për të ofruar kushte më të mira pune për stafin mjekësor, por mbi të gjitha për të ofruar një standard të ri shërbimi për qytetarët”.

Poliklinika e qytetit të Vlorës do të transformohet brenda vitit 2019 në një qendër moderne mjekësore jo vetëm sa i takon infrastrukturës, por edhe pajisjeve mjekësore./atsh

Vlorë, nis projekti për rikonstruksionin e poliklinikës qendrore Read More »

Ja mendimi i Ramës për Bllokun: Më duket kot para Lungomares në Vlorë

Kryeministri Edi Rama duket se po e shijon në maksimum Lungomaren në Vlorë.

Ai e krahëson atë me Bllokun në Tiranë.

“Lungomarja e Vlorës, ka nisur të bëhet vija më e gjatë e lokaleve dizajn në Shqipëri – mua Blloku në krahasim me të, më duket si Ligue1 ne krahasim me Premier League”, shprehet Rama.

Lungomare është një nga veprat e tij më të rëndësishme në Vlorë, ku është edhe deputet.

Ja mendimi i Ramës për Bllokun: Më duket kot para Lungomares në Vlorë Read More »

98 vjetori i Luftës së Vlorës bën bashkë të majtë e të djathtë

98 vjetori i Luftes se Vlores eshte perkujtuar këtë të hënë ne Varrezat e Deshmoreve te Vlores ndersa per here te pare ka bere bashke te majte dhe te djathte .

Takimi I organizuar nga prefektura e Vlores dhe shoqata atdhetare “Armeni “ eshte zhvilluar edhe pse ne kushte jot e favorshme atmosferike shoqeruar me reshje te shumta shiu.

Te pranishem ishin autoritete te institucioneve te Vlores ,familjare te te reneve ne Luften historike ,perfaqesues te partive politike si dhe prefektet e Gjirokastres dhe Beratit.

Nen tingujt frymore te bandes se qytetit autoritet kane kryer homazhet ne nderim te deshmoreve te kesaj lufte teksa kane vendosur kurora me lule ne Lapidarin e heronjve.

Ceremonia eshte drejtuar nga prefekti I qarkut Flamur Mamaj.

Lule dhe kurora ne varret e deshmoreve te kesaj lufte historike ne te cilen rane deshmore gjate 2 mujve te zhvillimit te saj 400 luftetare si Selam Musai, Zigur Lelo, Dule Dajlani dhe shume te tjere te perjetesuar tashme ne kenget tona popullore.

Nje muze kombetar per kete ngjarje,ngritja e nje komisioni per organizimin e 100 vjetorit te Luftes se Vlores si dhe kthimin e dates 3 Shtator ne feste zyrtare ,kerkesat drejtuar qeverise shqiptare si nje mesazh ne kete 98 vjetor./vizionplus

98 vjetori i Luftës së Vlorës bën bashkë të majtë e të djathtë Read More »

Artan Hoxha deklaratë bombastike: Sot do të kishim dëshmorin e parë të medias, ja kush fshihet prapa

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë alarmin pas kërcënimit që ju bë mëngjesin e sotëm gazetarit Julian Shota, teksa ishte duke raportuar mbi një shpërthim tritoli në Laç. Artan Hoxha e cilëson këtë rast shumë më të rëndë se sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala, teksa shprehet se sot mund të kishim dëshmorin e parë të fjalës së lirë, ku shton se sot për herë të parë krimi goditi hapur fjalën e lirë.

Gazetari Shota u kërcënua hapur nga pronari i lokalit që i ishte vënë tritol, i cili i drjetoi pistoletën duke i kërkuar të mos filmonte mbi ngjarjen, pasi sipas tij, as policia nuk do ta jepte këtë ngjarje. Në mesazhin e tij solidarizues, Hoxha thotë se është në krah të gazetarit Shota, i cili nuk u mbështet as nga mediat, as nga politikanët dhe as nga diplomatët, ndërsa i drejton një mesazh dhe kërcënuesit. Sipas Artan Hoxhës, kërcënuesi thjesht ka bërë çfarë ka parë dhe dëgjuar për gazetarët këto kohë, duke shtuar se fajtori i vërtetë me kobure është elita jonë politike, nga i pari tek i fundit.

Postimi i Artan Hoxhës:

Fryma e krijuar ne vend, e sulmeve e kercenimeve kunder reportereve te terrenit nen sponsorizimin direkt te klases politike sot ka dhene nje mesazh edhe me te rende. Korrespondenti i Report TV dhe news24 qe mbulon nje nga zonat me problematike ne vend, Fushe Kruje-Kruje-Lac-Mirdite, eshte kercenuar haptazi, diten per diell, ne mes te qytetit, mes dhjetera deshmitareve, per te vetmin motiv se po bente nje kronike per nje shperthim eksplozivi ndaj nje biznesi privat. Kercenimi ka qene i qarte si drita e diellit, gazetarit i eshte kerkuar te mos raportoje, ne te kundert ai, familja e tij jane te identifikuara dhe do te kene pasoja. Sikur te mos mjaftonte kjo, kercenuesi ka mbushur pistoleten(nuk e dime ende me leje apo pa leje, por meqe jemi ne Lac, aty zakonisht vendasve u ndodhet ne brez ndonje kobure) dhe ia ka drejtuar ne fytyre gazetarit. Sikur te mos kishin nderhyre persona te afert te kercenuesit dhe tia bllokonin doren qe mbante armen nuk dihej cfare do te kishte ndodhur dhe mbase sot do te kishim deshmorin e pare te medias te vrare ne krye te detyres(larg qofte).

Kercenimi kete radhe eshte shume me i forte se ndaj Klodiana Lales. Kercenuesi kete radhe nuk eshte kujdesur fare qe te fsheh fytyren e tij ne terrin e nates apo te qellonte tinez mbi muret e shtepise se gazetarit. Kercenimi me jeten e gazetarit eshte bere me tyten e pistoletes, ne fundin e se ciles qendronte gati nje fishek qe do ti mjaftonte vetem nje rrudhje gishti per tia derdhur trute ne toke reporterit. Kete radhe kercenimi me pistolete te mbushur drejtuar mbi fytyren e gazetarit ka emer, ka fytyre, ka deshmitare, vetem shefi i policise per fat te keq ka shkuar me leje.
Kjo eshte te leshosh piskamen deri ne kup te qiellit!!! Kjo deshmon qarte se fryma e krijuar ndaj detyres se reportereve te terrenit per te informuar publikun eshte jashtezakonisht e rende dhe teper e rrezikshme per jeten e tyre…

Cudia kete radhe qendron ne faktin se reporterin qe banon ne qytetin e njohur si “kryeqyteti tritolit” ne Europe, Fushe Kruje, nuk ka dale ende askush ta mbroje vec medias ku punon. Madje, media e korrespondentit tjeter qe ka qene ne vendngjarje nuk ka dhene ende asgje mbi kercenimin. Nuk e di motivin por mesa e di une, korrespondentet e News24 dhe Report TV ne kete zone jane babe e bir. Me sa duket fakti qe kete radhe te kercenuarit nuk banojne ne Tirane, nuk punojne ne redaksite qendrore te televizioneve ne kryeqytet, nuk u kane bere ndonje sherbim te vecante pushtetit apo opozites. Ende kryeministri nuk e denuar aktin dhe “kercenuar” krimin. Ende shefi opozites dhe qytetari digital nuk e kane denuar aktin kriminal dhe “kercenuar” kryeministrin, se po iu prek nje qime floku Julian Shotes nuk do te gjej vrime ku te futet. Mbase nga qe mendojne se kete radhe nuk mund te fitojne aq kapital politik sa ne rastin e Klodianes.Ende presidenti Meta nuk i ka bere telefon Julianit, mbase nuk i ka gjetur akoma numrin e telefonit. As shefja e LSI, Kryemadhi, as vet Tit Vasili nuk jane shprehur akoma te indinjuar per kete kercenim ndaj fjales se lire dhe nuk e kane denoncuar lidhjen kriminale te qeverise Rama me mafian. Akoma nuk po shoh ne rrjetet sociale mesazhe solidarizuese nga koleget me korrespondentin Julian Shota!!!! As zyra e OSBE, zyra e BE, ambasada e SHBA-se nuk kane bere ende nje deklarate ne mbrojtje te Julianit…

Per te gjitha keto qe permenda me siper dhe shume te tjera qe nuk me tepron koha tani ti rendis, ngjarja e sotme eshte akoma dhe me e rende se ajo e Klodianes, dhe jeta e Jualian Shotes dhe familjes se tij eshte edhe me shume e rrezikuar. Mos harroni ne Lac nuk ta falin kollaj dhe nuk ta harrojne kurre. Ca me keq, banesa e Julianit eshte ne Fushe Kruje, ku nje kallep tritoli e gjen me kollaj se nje kanoce birre. Prandaj gjej rastin ti shpreh solidaritetin dhe mbeshtetjen time Julian Shotes korrespondentit te Report TV dhe korrespondentit tjeter te news24. Prandaj sot duhet te jemi me Julian Shoten dhe ne krah te tij, sepse ate nuk po e mbron as politika dhe as diplomatet edhe pse ai eshte kercenuar qartazi ne krye te detyres(pa patur nevoje te hamendesojme mbi motivin)….

Dhe ne fund dy fjale per kercenuesin. As nuk e njoh, as dua ta njoh dhe as me intereson kush eshte. Ai thjeshte ka bere cfare ka pare dhe cfare ka degjuar per gazetaret keto kohe. Fajtori i vertete me kobure drejtuar mbi fytyren e reportereve nuk eshte ai, eshte elita jone politike, nga i pari deri tek i fundit. Jane ata qe na sulmojne nga mengjesi ne mesnate, live nga ekrani pa u hyre gjemba ne kembe. Jane ata qe bejne sikur na dalin ne krah kur u duhet per kapital politik, por qe heshtin si shurdh-memece per raste si ky I sotmi. Julian Shota, qendro i forte, ti nuk je vetem….

Artan Hoxha deklaratë bombastike: Sot do të kishim dëshmorin e parë të medias, ja kush fshihet prapa Read More »

“The New York Times” shkruan për mrekullinë shqiptare: U mësua vetëm në 1990…

Shqipëria njihet shumë pak në botë, pasi emrat më të spikatur janë si ai i Nënë Terezës dhe mungojnë ato të aktorëve të mëdhenj. Por, ka një fakt historik për të cilin shqiptarët duhet të jenë krenarë dhe të njohur nga të gjithë.

Nëpërmjet shqiptarëve të zakonshëm të cilët i zhvendosnin hebrenjtë nga një vend i fshehtë në tjetrin për të evituar kapjen e tyre, Shqipëria praktikisht shpëtoi të tërë 200 hebrenjtë e saj si dhe 400 refugjatë hebrenj nga Gjermania dhe Austria. Shqipëria gjallëroi shpirtërat e qindrave refugjatëve të tjerë nga vendet e Ballkanit të pushtuara nga Nazistët.

“Shqipëria ishte një nga shtetet e veçantë europianë të cilët kishin më shumë hebrenj në përfundim të luftës sesa në fillim të saj”, u shpreh Michael Berenbaum , ish-drejtor projekti i Muzeut të Memorialit të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një pamje e plotë e të shpëtuarve që pa dritën e diellit vetëm në fillim të viteve 1990, pas kolapsit të regjimit veçanërisht opak dhe shtypës të qeverisë komuniste shqiptare, u konfirmua nga Yed Yashem, Instituti i kërkimeve të Holokaustit, në vitin 2007. Një gjë e tillë do të ritregohet në 8 Dhjetor, 2013, në Muzeun e Trashëgimisë Hebreje në Neë York, ku ndër folësit do të përfshihen dhe pasardhës të të shpëtuarve shqiptarë dhe atyre hebrenj.

Shqipëria ka arësye praktike që të kërkojë që kjo histori të njihet. Vendi po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por mundësitë e tij po pengohen nga korrupsioni i rrënjosur thellë. Në kohën kur Shqipëria ka premtuar të pastrojë qeverinë e saj, historia e shpëtimit jo vetëm ndriçon një episod të madhështisë shqiptare, por gjithashtu tregon që shqiptarët i mbajnë premtimet e tyre.

Historia e shpëtimit, – thotë Ferit Hoxha, Ambasadori Shqiptar në Kombet e Bashkuara tregon që “megjitheqë ne u mbyllëm nën një nga rregjimet më të egra komuniste, njerëzit e këtij vendi janë fisnikë po aq sa dhe të aftë të mbajnë fjalën sikundër çdokush tjetër në Europë”.

Në shumicën e Europës, “Zgjidhja Finale”, ishte mrekullisht efikase: 90 përqind e 3.3 milionë hebrenjve në Poloni, 88 përqind e 240.000 të Gjermanisë , 77 përqind e 70.000 hebrenjve të Greqisë, u vranë, ashtu sikundër dhe shumë statistika ngjethëse në vende të tjera.

Dallimi i jashtëzakonshëm me Shqipërinë, thonë ekspertët në lidhje me këtë episod, ishte se i kishte rrenjët në një besim kombëtar të quajtur “besa” që i detyron shqiptarët që të ofrojnë strehë dhe kalim të sigurtë për çdokënd që kërkon mbrojtje, vëçanërisht nëse është dhenë premtimi për të bërë një gjë të tillë. Mosveprimi kësisoj përfundon me humbjen e nderit dhe të pozicionit të personit që e ka shkelur atë.

“Përmban mbrojtjen pa kompromis të mikut, madje deri në pikën e vetëmohimit”, shkroi Shirley Cloyes DioGuardi, organizatore e eventit në Neë York, bashkëshorti i së cilës, ish- Përfaqësuesi Republikan Joseph H. DioGuardi, vizitoi Shqipërinë në 1990, dhe ndihmoi në nxjerrjen në dritë të detajeve të shpëtimit.

Një tjetër shpjegim, thotë Zonja Cloyes DioGuardi, është se Shqipëria, një vend katolik dhe orthodoks, deri në momentin kur pushtimi Otoman solli konvertimin islam në fillim të shekullit të 15-të, përkatësia etnike gjithmonë ka ngadhnjyer mbi religjionin ashtu sikundër dhe përkushtimi mbi devocionin. “Ne dinim që armiqtë tanë kërkonin të përdornin fenë për të na përçarë dhe pushtuar, por ne dinim që kishim të njëjtin gjak-, thotë Akim Aliçkaj, një shqiptar etnik i lindur në Kosovë që ka një agjënsi udhëtimi në Neë York, babai i të cilit ndihmoi në shpëtimin e hebrenjve, – Feja ndryshon, por jo kombi dhe gjaku”.

Dy vende të tjera gjithashtu shpëtuan shumicën e hebrenjve të tyre. Kur pushtuesit gjermanë urdhëruan deportimin e 7800 hebrenjve danezë në 1943, fqinjët, kolegët dhe aktivistët u derdhën në mënyrë veçanërisht spontane dhe transportuan mëse 7000 hebrenj, shumicën e rasteve nërpërmjet barkave të shpëtimit, nëpër kanalin lidhës me Suedinë neutrale, sipas Bo Lidegaard, kryeredaktori i gazetës Politiken.

Bullgaria, aleate e Nazistëve dorëzoi rreth 11000 hebrenj nga Maqedonia e pushtuar dhe Thraka për tu deportuar në kampet e vdekjes, por kur erdhi urdhëri për deportimin e vetë qytetarëve bullgarë hebrenj, anëtarët e Parlamentit dhe drejtuesit e Kishës ushtruan presion ndaj qeverisë, dhe kështu 48 000 hebrenj mbijetuan.

Kur Nazistët u futën në Shqipëri, në Shtator të vitit 1943, pasi morën në dorëzim vendin nga më shpirtbutët, fashistët Italianë, dy banorë hebrenj të qytetit të Vlorës, Rafael Jakoel dhe kunati i tij, takuan kryetarin e bashkisë aty. Sipas mbesës së Z. Jakoel, Felicita, ky i fundit u tha atyre: “Për sa kohë që jeni këtu mos kini merak, por gjermanët janë gjermanë, kështu që është më mirë që të shkoni në kryeqytet”.

Rafael Jakoel dhe kunati i tij shkuan në Tiranë për t’u takuar me Ministrin e Brendëshëm, Xhaferr Deva, që me sa dukej ishte pjesë e qeverisë kolaboracioniste me Nazistët. Ministri madje u tregoi atyre një listë që përmbante emrat e hebrenjve që kishin kërkuar gjermanët. “Megjithatë, besa ishte aq e fortë sa ai nuk e dorëzoi listën”, tha zoti Jakoel. “Për sa kohë që jeni këtu, nuk duhet të shqetësoheni-, u tha ai atyre, – por nëse neve na ndodh diçka, ju duhet të kujdeseni për veten tuaj”, sipas Zotit Jakoel i cili sot, ashtu sikundër dhe shumë hebrenj shqiptarë të tjerë banon në Izrael.

“The New York Times” shkruan për mrekullinë shqiptare: U mësua vetëm në 1990… Read More »

Ndryshimet në qeveri, Rama ndryshon mendje

Ndonëse më herët ishte thënë se në shtator e shumë gjasa do ketë ndryshime në qeveri dhe ministrat që nuk kanë arritur rezultate do ikin, duket se një gjë e tillë nuk do ndodhë.

Mësohet se në mbledhjen e kryesisë së PS, nuk ka pasur diskutime për ndryshime në kabinetin qeveritar dhe me shumë gjasa nuk do ketë as në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të premten.

Gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i grupit të PS tha për mediat se fokusi mbetet zgjedhjet vendore.

Ndryshimet në qeveri, Rama ndryshon mendje Read More »

Mbledhja e grupit parlamentar, zbulohet aksioni i PD për sesionin e ri

Është zbuluar fokusi i PD për sesionin e ri. Mësohet se në mbledhjen e grupit të PD janë diskutuar tre shtylla kryesore ku do fokusohet opozita, konkretisht situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë se duhet të çlirohet qeverisja nga krimi, ndërsa po minohet reforma në drejtësi, pasi 11 gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë jashtë rregullave.

“Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Rames me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët  të korruptuar që rrjeta e vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”- ka thënë Basha në mbledhje.

Mbledhja e grupit parlamentar, zbulohet aksioni i PD për sesionin e ri Read More »

Xhafaj e ka pisk punën me Gjermaninë, deputeti i Merkel: Nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në detyrë

Deputeti i parlamentit gjerman, Gunther Krichbaum duke komentuar zhvillimet në Shqipëri në një intervistë për gazetën “Panorama”, deklaron se, Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë në detyrë në një kohë kur vëllai i tij është i dënuar për trafik droge.

Deputeti i CDU-së, partisë së Merkel, thekson se ndaj të njëjtin mendim si kolegët e tij Frei dhe Uadephul, të cilët kritikuan mbrojtjen politike ndaj Tahirit si dhe qëndrimit në detyrë të Xhafajt.

“Në grupin tonë parlamentar është ngritur një grup pune, “Ballkani Perëndimor”, i cili gjithashtu koordinon qëndrimin e grupit tonë për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjet e kolegëve Frei dhe Ëadephul, pasi të dy flasin këtu në emër të Grupit Parlamentar CDU/CSU”, shprehet Krichbaum./korrieri

Xhafaj e ka pisk punën me Gjermaninë, deputeti i Merkel: Nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në detyrë Read More »