Aurora

Facebook dhe Instagram në Black out, nata e kaluar ishte dramatike për dy rrjetet gjigande

Dy prej rrjeteve më të mëdha sociale në botë, Facebook dhe Instagram, kanë rënë nga sistemi.

Sipas raportimeve të fundit, Facebook dhe Instagram, kanë rënë pjesërisht nga sistemi duke u bërë jofunksionalë për miliona përdorues në mbarë botën.

Ky problem ka ndodhur në shumë rajone të mëdha, përfshirë edhe Evropën.

Përdoruesit po ankohen se nuk po arrijnë të postojnë asgjë apo të hyjnë në Facebook dhe Instagram, i cili është pronë e të parit.

Facebook dhe Instagram në Black out, nata e kaluar ishte dramatike për dy rrjetet gjigande Read More »

Kush tha që nuk duhet ngrënë lëkura e pulës?!

Lëkura e pjekur e pulës është një ndër pjesët më të shijshme për ata që preferojnë të kripurat. Por, nëse deri dje nuk e keni konsumuar prej kalorive të tepërta, tani është momenti të merrni frymë dhe ta konsumoni lehtësisht.

Është e vërtetë që një gjoks pule pa lëkurë ka pak kalori, por pas hulumtimeve që ka bërë shkolla për shëndetin publik në Harvard, do e kuptoni që nuk ka asgjë të gabuar në konsumimin e lëkurës së pulës,  pasi në të gjenden yndyrna të pangopura.

Këto të fundit janë të dobishme për organizmin tonë dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit të keq. Në lëkurën e pulës gjendet acidi oleik, i njëjtë me atë  vajit të ullirit. Acidi oleik ka efekte pozitive për sëmundjet kardiovaskulare, inflamatore dhe autoimune.

Studimi thotë se kthimi tek një dietë mesdhetare me yndyrna të mira bën që diabetikët e tipit 2 të reduktojnë përdorimin e insulinës, shkruan Top Channel.

Por lëkura e pulës ndihmon gjithashtu që pula të mos thahet shumë gjatë pjekjes. Lagështia e lëkurës bën që të kurseni kaloritë e tjera nga marinimet me vaj dhe kripë.

Mos harroni se lëkura e pulës nuk është aq e keqe sa keni menduar por është e lartë në kalori prandaj konsumojeni, por jo gjithmonë.

Kush tha që nuk duhet ngrënë lëkura e pulës?! Read More »

VIDEO/ Skandali, makarona të skaduara greke për fëmijët e çerdheve

Kamera e fshehtë e emisionit ‘Stop’ nisi sezonin e ri duke shfaqur sesi tregtohen në mënyrë ilegale produkte të skaduara në një magazinë në Strumë të Roskovecit.

Flori quhet personi që e zhvillon këtë aktivitet, i cili thotë se produktet merren me TVSH nga Greqia dhe se janë të skaduara, çka për të nuk përbën problem.

Prindërit e Florit, të përfshirë në këtë ‘biznes’, thanë se tregtojnë edhe miell, apo sheqer për llokume.

Ndërkohë që këto produkte ushqimore kanë skaduar që në Janar të vitit 2018, apo në Tetor të vitit 2017, shiten edhe për çerdhe.

Takimi me Florin

Flori – Unë po synoj për vete, siç të thashë. Nuk janë, nuk kanë lagështirë… është ndryshe. Këto janë të pahapura, thjesht se iu ka kaluar data. Ato janë greke, se po të ishin shqiptare do i rrasnim datën tjetër.

Klienti – Ato prodhim shqiptar për Shqipërinë futeshin. E kupton? Për supermarketet shqiptare.

Flori – Mirë, mirë! Po të ishin për… e kam fjalën ai rri në Greqi… pronari. Se po të rrinte këtu ai, e kishte ndërruar datën e skadencës. Se kishte bërë dhe ndonjë dallavere.

Klienti – Po, se më tha babi jot, kur isha atje. Tha që këto janë për ripaketim, më tha mua.

Flori – Mirë, mirë! Po të ishte shqiptar ai e bën… po të rrinte në Shqipëri…

Klienti – Nga greku i sjell?

Flori – Po, pra!

Takimi me të ëmën e Florit

Klienti – Si je? Mirë? Shtëpia e Haxhiut është apo jo? Në mos gaboj, kam folur deri tani me çunin. Çuni juaj ma ka treguar rrugën në telefon, ngaqë s’po e gjeja dot dhe nuk ishte vetë. Kam ardhur të marr ca ushqime.

Tani e kemi lënë me çunin për makarona, po ai më tha mund të shikosh edhe gjë tjetër, ça të duhet.

E ëma e Florit – Ça për shembull?

Klienti – Unë i dua për çerdhe.

E ëma e Florit – Për çerdhe do shikosh një herë te makina.

Klienti – Ça ka aty te makina?

E ëma e Florit – Ja këto ka, po ta shikosh, këto ka.

Klienti – Këto janë të skaduara, apo jo?

E ëma e Florit – Eeeee, po t’i shikosh një çikë datën, se kanë nga 2 muaj, 3 muaj.

Klienti – Nga 2 muaj, nga 3 muaj që kanë ashtu… Këto nuk janë prodhim shqiptar?

E ëma e Florit – Ku di unë? Këto vijnë nga jashtë më duket.

Klienti – Orizi me sa e ka kilogramin?

E ëma e Florit – Me 6 (60 lekë)

Klienti – Makaronat me…?

E ëma e Florit – Me sa e ke lënë me djalin?

Klienti – Me 4 (40 lekë).

Blerja e produkteve të skaduara

Klienti – Tani unë dua të di dy gjëra.

I ati i Florit – Po!

Klienti – Këto nga vijnë?

I ati i Florit – Këto vijnë nga greku.

Klienti – Nga greku?

I ati i Florit – Janë futur nga Jorgocati, o mik. Këto janë marrë me TVSH.

Klienti – Me TVSH?

I ati i Florit –Po!

Klienti – Të sakta?

I ati i Florit – Jo të sakta jo, se ka kaluar një çikë skadenca.

Klienti – E pashë nga 2 muaj, 3 muaj…

I ati i Florit – Jam për pazar nesër.

Klienti – Nxjerr në pazar ëëë…

I ati i Florit – Po re, si jo? Marrin për të ngrënë. Ka dhe nga këto gjysëm kilëshe, ka nga kjo, ça është kjo, Mediterrano, Pasta Di Salmone, Di Granda Duro. Do si kto?

Klienti – E njëjta firmë është.

I ati i Florit – Do si këto? Po duhen gjetur dhe kodet. Mund të ketë edhe lloje të tjera, se kto janë ato gjysmë kilëshet.

Klienti – Kjo thotë pesha neto 340 gramë, data e skadimit Janar 2018, 100 % nga grurë i fortë.

I ati i Florit – Kurse kto janë Tetor i 2017-ës.

Klienti – Tetor 2017 thotë?

I ati i Florit – Po s’ka gjë dhe ajo… makarona o burrë.

Klienti – Nejse, mua do m’i bësh nga të gjitha llojet: 10 kg, 10, 10 edhe orizin!

I ati i Florit – 1 , 2 , 3 , 4 , 5 , 9 edhe 3 = dymbëdhjetë 14, 16, 18, 20.

Klienti – I hedhim në kandar ne më mirë?

I ati i Florit – I do nga 10 kile të tëra ti?

Klienti – Nga 10 të tëra m’i bëj mua! Po këtë e marrin supermarketet, apo e merrni direkt ju?

I ati i Florit – Edhe njëherë: këto kanë qenë në supermarkete. Po meqënëse ka kaluar ajo (data e skandencës)…

Klienti – Janë mbledhur.

I ati i Florit –Edhe i mbledhin prapë, ripaketohen. Kjo është ajo ‘latino’, prandaj them.

Klienti – Po hajt mo, bëj dhe 4 nga kjo! Kjo sa është? Gjysmë kilëshe?

I ati i Florit – 480 gramshe. Merri dhe këto 4.

Klienti – Po këta thasët, ça kanë këta thasët?

I ati i Florit – Ata janë thasë bosh. Aty ka sheqer të imët për llokume, për ëmbëlsira dhe sheqeri ka rënë. 17 kile 1200 (lekë).

E ëma e Florit – U rregulluat?

Klienti – U rregullua.

Klienti – Po kishe të 2017-ës, që kanë skaduar në 2017, kishte Janar, edhe Prill disa.

E ëma e Florit – Merrje të Prillit.

Klienti – Po pra, po! Të Prillit morëm, gjetëm ca të Prillit.

E ëma e Florit – E ato merr se s’i dihet. Ato s’kanë gjë, po merri tamam se fëmijë të vegjël.

I ati i Florit – Tashi…

Klienti – Urdhëro!

I ati i Florit – Unë të thashë 21 500. (llogaritje)

Klienti –  1 , 2 , 3 , 4 , 5, 25 mijë lekë.

I ati i Florit – Më jep 350 lekë këtu se s’kam asnjë lekë!

E ëma e Florit – Shiko! Atë 5 mijëshen, jepja 2 makarona ti, jepi 4 mijë lekë!

I ati i Florit – Ashtu 2 edhe 1, 3. Ça të jap 2 makarona?

Klienti – Ça të duash ti!

I ati i Florit – Merr dy pako, një kshu, një kshu, hidhi brenda. Ti ku e ke si dyqan?

Klienti – Unë s’i kam për dyqan, i kam për çerdhe. I kam për çerdhe unë, them.

I ati i Florit – E mirë, s’ka problem. Ajo ulet cilësia, pse deri dje nuk ishin në supermarket ato?! Ça kanë?! Asnjë gjë.

Por si e zbuloi emisioni ‘Stop’ shitjen e këtyre produkteve të skaduara? Flori ka nxjerrë një lajmërim në një faqe, ku shkruante: ‘Makarona të skaduara, janë shumë të pastra dhe të paketuara me pako kartoni, thjesht u ka kaluar afati. Për më shumë info telefononi ne 06XXXXXX61’.

Moderatorët e emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj bënë apel për reagimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në mënyrë që të na ofrojnë siguri ushqimore./tvklan.al

VIDEO/ Skandali, makarona të skaduara greke për fëmijët e çerdheve Read More »

Njihuni me pemën 500 vjeçare në qytetin shqiptar, vetëm 3 të tilla ekzistojnë në botë

Është ndër pemët e rralla që mund të jetojë kaq gjatë.

Madje thuhet se vetëm dy apo tri të tilla kaq të vjetra mund t’i gjesh në gjithë botën. Bëhet fjalë për pemën, afro 500 vjeçare që i takon familjes së manit, e cila gjendet në fshatin Mazgit të Komunës Obiliq.

Për këtë pemë, madje po vijnë turistë nga Turqia për ta parë atë.

Yildrim Boykuktel, turist nga Turqia shprehet:

“Unë kam dëgjuar shumë legjenda për këtë pemë, e kam pasë ëndërr që nga fëmijëria ta vizitoj këtë pemë dhe sot që jam nën hijen e saj po ndihem shumë i lumtur”.
Po mendohet se kjo pemë i takon shekullit XVII dhe me frytet e saj janë shërbyer i gjithë fshati.

Ciceroni Muhamer Hasani thotë se për RTV Dukagjinin se për këtë man ka shumë teori dhe shumë legjenda, por sipas tij ekspertet nga Turqia kanë konstatuar se ai është i vjetër 500 vjet.

Ai thotë:

“Ky man besohet se është i vjetër 400-500 vjet i vjetër, më herët është menduar se mund t’i ketë edhe 600 vite por një ekip nga Turqia në vitin 2011 e kanë bërë prezervimin e pemës dhe kanë ardhur në një konkludim se është i vjetër 500 vjet”.

 

Njihuni me pemën 500 vjeçare në qytetin shqiptar, vetëm 3 të tilla ekzistojnë në botë Read More »

Alarmi/ Nëse telefoni juaj Android nxehet dhe punon ngadalë, mund t’i ketë ndodhur kjo gjë

Nëse telefoni juaj Android është duke punuar ngadalë, harxhon baterinë shumë shpejt ose është duke u tejnxehur shpesh, atëherë mund të jetë i hakeruar nga ndonjë kërkues i kriptomonedhave.

Këta mund të jenë persona të cilët gjejnë mënyra nga më të ndryshme për fituar një bitcoin, ose njërën nga shumë valutat tjera virtuale. Për të arritur fitimin e kriptovalutave në këtë mënyrë, kërkohet fuqi e madhe e procesimit, më shumë se ajo që ofrohet nga një smartfon i vetëm.

Kështu, virusi më i fundit përfshin kontrollimin e shumë smartfonëve Android nga mihësit e kriptovalutave, duke e lidhur procesin e tyre fuqisë.Kërkuesit, këtë e arrijnë kur përdoruesit instalojnë ndonjë aplikacion që ka edhe virusin në vete.

Hulumtuesit e kompanisë së sigurimit e teknologjisë informative, ESET, kanë zbuluar se ‘Bug Swasher’, një lojë e shkarkuar nga Google Play Store mes 1 milion dhe 5 milionë herë, ishte mihës i kriptovalutave pa dijeninë e atyre që e kanë instaluar këtë lojë në telefonat e tyre.

Në muajin korrik, gjiganti i kërkimit pati njoftuar se është duke ndaluar të gjitha aplikacionet për mihje të kriptovalutave nga Play Store, por Google fatkeqësisht nuk e di me saktësi se cilat aplikacione janë “Kali i Trojës” për mihësit.

Për shkak të kërkesës së fuqisë së procesimit për mihje, telefoni i hakuar mund të përfundojë me baterinë e fryrë, madje edhe mund të dëmtohet përgjithmonë.

Për mbrojtje nga këta hakerë, eksperti i mashtrimeve Laurent Petroque thotë se përdoruesit Android duhet të sigurohet se kanë të instaluar versionin më të fundit të sistemit të tyre operativ në telefonat e tyre, të aktivizojnë një program anti-virus dhe të mos instalojnë asnjëherë aplikacionet nga burimet jozyrtare.

Alarmi/ Nëse telefoni juaj Android nxehet dhe punon ngadalë, mund t’i ketë ndodhur kjo gjë Read More »

Seri vrasjesh të pazbuluara në Shkodër, befason Xhafaj: Opozita po bën sulm agresiv për të nxirë imazhin policisë

Ndërkohë që opozita zhvillonte në Shkodër një takim të jashtëzakonshëm, si mesazh kundër krimit në këtë qytet, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk i ka kursyer kritikat. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj tha se sulmi i opozitës është agresic dhe i qëllimshëm për të nxirë imazhin e policisë dhe të vendit.

Lidhur me ngjarjet e rënda të ndodhur së fundmi në vend, duke iu referuar edhe vrasjeve në Shkodër, ministri i Brendshëm u shpreh se Policia po bën punën maksimale për zbardhjen e dinamikës dhe kapjen e autorëve.

“Ajo që po bën opozita është një sulm agresiv i qëllimshëm për të nxirë imazhin e policisë dhe të vendit. Nuk dua t’i hyjë farë diskutimit se cila është natyra e disa prej viktimave të përfshirë në këto ngjarje, apo sa dhe si këta ta fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme.

natyrisht për ne cdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë sepse janë jetë njerëzish dhe cenojnë sigurinë qytetare. Ne jemi duke iu shkuar në fund këtyre rasteve dhe shumë shpejt do të zbardhim ehde autorët, kjo sa i takon përgjegjësisë sonë. Sa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar. Në këto muaj kemi bërë një skanim të qartë dhe të hollë të grupeve kriminale që nuk u krijuan sot, por kanë vite. Kemi goditur një pjesë të këtyre grupeve”, tha ministri Xhafaj.

Seri vrasjesh të pazbuluara në Shkodër, befason Xhafaj: Opozita po bën sulm agresiv për të nxirë imazhin policisë Read More »

Kush do të jetë ‘viktima’ e parë e ‘Stop’?

Kamera e fshehtë dhe faktim me zë e figurë për një nga problemet më shqetësuese për të gjithë ne.

Kjo mësohet, se do të jetë në qendër të puntatës së parë të emisionit të sotëm ‘Stop’, që rinis në mbrëmje në orën 20:10 në sezonin e katërt në ekranin e Klan.

Veç kamerës së fshehtë, nuk do mungojë edhe humori veror me gjithçka ‘pikante’ ka ndodhur gjatë muajve të nxehtë.

Stafi i ‘Stop’ ka përveshur mëngët këto ditë, edhe pse puna nuk ka ndaluar as gjatë verës.

Puntatë dhe sezon, për të mos u humbur, premtojnë realizuesit e njërit prej emisioneve më të ndjekura në vend.

Kush do të jetë ‘viktima’ e parë e ‘Stop’? Read More »