Aurora

Artur Zheji thotë se opozita ka fituar pikët e para: Rama nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin

Artur Zheji thotë se opozita ka fituar pikët e para me sfidën që i bëri qeverisë nga Shkodra, ku foli me emra dhe mbiemra të kriminelëve që janë miqtë e famshëm të mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama.

Në shkrimin e publikuar në ‘360gradë’, analisti shprehet se kryeministri Rama është në mungesë të rezultateve në investime të rëndësishme, ndërkohë që njerëzit në Shqipëri po vriten si miza.

“KM-ja, nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin, po i ka mbetur në dorë vetëm të vrasë mizat e kufomave të krimit dhe të na rrëfejë kapsllëkun e vet, duke mbllaçitur fraza pa shprehje për librat e fillores, sikur të kish çliruar për së dyti Shqipërinë…”, shkruan ndër të tjera Zheji.

Reagimi i Artur Zhejit:

Sot (dje) Kuvendi ishte i shkretë, ndërsa Opozita e sfidonte nga Shkodra, me emra dhe mbiemra kriminelësh dhe keqbërësish që janë miqtë e famshëm të Shumicës së sotme parlamentare dhe qeverisëse.

Shumica sot përfaqësohej nga Gramozi dhe nga Taulanti, që fliste kundër krimit dhe trafikut, duke qënë ende në të freskët të asaj që i ndodhi në Greqi, ca ditë më parë…

Ndërkohë që KM-ja, në një mbledhje të trishtuar sa më ska, u fliste mësuesve të sjellur aty me pahir a me të ndjellur, për suksesin e madh të librave shkollorë që paska shpërndarë falas këtë vit, që Qeveria e tij shpëtimtare.

Pastaj Km-ja, mbllaçiti ca fjalë të rrëmujshme që tekstet e librave shkollorë, janë këtë viti më të mirë dhe më të saktë se kishin qenë më parë skandalozë…

Ka 5 vjet KM-ja që mbarështron Ministrinë e Arësimit, kujt i hakërrehet që nuk e bëri vetë më parë?

Në kapsllëk të rezultateve, e mbllaçiti edhe Taulanti këtë të librave shkollorë, ndërsa KM-ja, e bëri dy herë të njëjtën mbllaçitje, ndërkohë që njerëzit po vriten si mizat me plumb të nxehtë, pa folur për aksidentet, pa folur për rrugët e munguara, pa folur që nuk ka një nënkalim në hyrje të Tiranës, apo asnjë kilometër hekurudhë dhe asnjë investim për të qenë.

Dhe lista e mosbërjeve është shumë e gjatë, ndërsa mospërmbajtja e krimit të organizuar, në ndëshkime dhe larje hesapesh, është shpërthyese dhe terrorizuese, nga Shkodra deri në Vlorë.

Si vazhdon më tej kjo punë, as vetë KM-ja nuk e di ta shthurrë, lojën e rrezikshme me njerëz të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, që ka vetëthurur. Me iluzionin se mund të zbusë edhe ujqit, që ata të hanë edhe nga dora e tij, i ka mësuar ata të harbohen sit ë plotëfuqishëm.

Por ujku nuk ngopet me gjak, barinjtë rrëfenjë se kur ujku, bandit apo oligark qoftë, kur ujku pra, bie në kopenë e dhënve dhe e zë gjaku, mbyt 100 kokë dhe merr me vete vetëm 1.

Se po të përllogarisësh pasurinë e ujqërve tanë, banditë apo oligarkë qofshin, kanë sot aq para e prona, sa të hanë e të plasin së ngrëni, e të jetojnë në lluks, për dhjetë breza, por përsëri etja e parasë, si etja e gjakut për vampirët u zhurit ende shpirtin.

KM-ja, nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin, po i ka mbetur në dorë vetëm të vrasë mizat e kufomave të krimit dhe të na rrëfejë kapsllëkun e vet, duke mbllaçitur fraza pa shprehje për librat e fillores, sikur të kish çliruar për së dyti Shqipërinë…

Artur Zheji thotë se opozita ka fituar pikët e para: Rama nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin Read More »

“Si u rikthye në radhët e policisë i përjashtuari dy herë nga PS, pagoi Safet Gjicin”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon një ‘aferë’ ku implikohet presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici.

Berisha shkruan se si një i përjashtuar dy herë nga radhët e policisë gjatë qeverisjes së PS, pagoi Gjicin për t’u rikthyer në detyrë. Ndërkohë, denoncuesi pohon se bëhet fjalë për shtetasin Ylber Duraku, i cili është emëruar sipas tij në drejtorinë e Burgjeve, si oficer me gradë të lartë.

DENONCIMI TEK BERISHA

Ndeshkimet si dekorata per narkoqeverine! I perjashtuari nga dy qeveri socialiste nga policia, paguan Gjicin dhe rikthehet nga Narkoqeveria! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor.ja cfar po ndodh sot ne drejtorin e burgjeve…..me bekimin e kryehajdutit Safet Gjici ne burgun e kukesit emrohet oficer me grad te larte ..Komisar… Ylber Duraku person i perjashtuar dy here nga radhet e policis se shtetit , perjashtuar me urdher nr.631/4 date 13.12.1999 eshte liruar nga detyra me motivacionin ‘ Per kryerje te shkeljeve te renda ne detyre’dhe rimerret perseri ne polici oficer policie ne vitin 2001.

lirohet perseri nga detyra me urdher te drejtorit te pergjithshem te policis nr.1146/8 date 31.12.2004 me motivacionin’Shkelje Betimie munges korrektesie ne kryerjen e detyres’….

Është emëruar oficer ne drejtorin e burgjeve me 16.07.2018 me detyr e grad te larte. Po rikthehen ne burgje oficeret e perjashtuar nga policia si militante partie per te shkatrruar dhe kete pak streh te mbajtur gjalle me shume mund…….ketij personi me ndermjetsimin e safet gjicit i eshte leshuar Vertetimi i Personalitetit ..

Pozitiv dhe strukturat tjera ligjzbatuse nuk funksionoj fare ne kukes sepse jan nen presionin politik te Safet Gjicit dhe shefit te komisarjatit kukes Arben Bashes….e ngre kete problem vetem nga besimi qe kam ke ju ..respekt”

“Si u rikthye në radhët e policisë i përjashtuari dy herë nga PS, pagoi Safet Gjicin” Read More »

Revoltohet gazetari/ Ja kush është kompania më “legene” në botë

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri është shprehur mjaft i ashpër në lidhje me një nga kompanitë ajrore që operon në Shqipëri, duke hedhur edhe akuza të forta në drejtim të saj.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shprehet tepër i revoltuar ndaj kompanisë “Blue Panorama, për të cilen thotë se është sic e cilëson ai “kompania më legene në botë”.

Tomorry shkruan se kompania në fjalë, e ka emrin loë cost, por bileten per Milano ta shet 350 euro.

“Pse eshte legene? 1- Sepse e ka emrin low cost, por bileten per Milano ta shet 350 euro. 2- Sepse ta shtyn fluturimin 16 ore pa lajmeruar. 3- Sepse nuk i behet vone fare se ne 5 mije njerezit qe ka lene rrugeve sot ne Rinas ka te semure, te paralizuar apo te tjere qe kane patur halle apo pune qe nuk i shtyjne dot. “-shkruan ndër të tjera gazetari Tomorri.

Postimi i plotë:

Kush eshte kompania me legene ne bote? Blue Panorama.

Pse eshte legene? 1- Sepse e ka emrin loë cost, por bileten per Milano ta shet 350 euro. 2- Sepse ta shtyn fluturimin 16 ore pa lajmeruar. 3- Sepse nuk i behet vone fare se ne 5 mije njerezit qe ka lene rrugeve sot ne Rinas ka te semure, te paralizuar apo te tjere qe kane patur halle apo pune qe nuk i shtyjne dot.

Tani, ne kushte normale kete pune e zgjidh tregu. Por kur ti ble nje produkt apo sherbim qe nuk te dorezohet sipas kushteve te rena dakord ne kontrate (bilete) atehere ky quhet mashtrim.

Kjo eshte arsyeja se pse ka shtet qe forcon zbatimin e kontratave dhe ne rast moszbatimi te kontratave vendos penalitete te pala qe e shkel ate.

Si e bene shteti kete? Permes rregullatorit. Ketu ka asimetri informacioni (Kur dikush ble nje bilete nga BP ai nuk e di qe kompania do e mashtroje, kurse BP-ja e di mire qe po e mashtron).

Cfare ben rregullatori ne kete rast?I bie kokes kompanise dhe kompeson palen e demtuar. Ja keshtu funksionon shteti normal. Kaq e thjeshte eshte.

Revoltohet gazetari/ Ja kush është kompania më “legene” në botë Read More »

Sistemi parauniversitar fillon më 17 shtator 2018, ja udhëzimi për mësimin, datat e pushimeve dhe provimeve

Sistemi arsimor parauniversitar fillon mësimin më 17 shtator 2018 dhe e përfundon më 12 qershor 2019. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave kanë publikuar udhëzimin e përbashkët që cakton datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve në detaje.

Kliko këtu për Udhëzimin e plotë:

Sistemi parauniversitar fillon më 17 shtator 2018, ja udhëzimi për mësimin, datat e pushimeve dhe provimeve Read More »

Proverba që i shkon shenjës tënde të horoskopit

Na ndodh ndonjëherë të lexojmë apo dëgjojmë fjalë të cilat na ‘ndriçojnë ditët’ si perla të vërteta urtësie.

Shpesh janë fjalë të urta, të cilat janë përcjellë ndër breza dhe disa vijnë nga vende të largëta nga e jona.

Horoskopi na tregon se cila fjalë e urtë na përshtatet më shumë me shenjën tonë zodiakale.

DASHI – Një ndër shprehjet që përshtatet më së shumti me shenjën tuaj mund të jetë : “Krimbi, duhani dhe femrat, e bëjnë burrin hi”.

Kjo shprehje mund të shkojë shumë në këtë periudhë të jetës suaj, pasi keni disa situata që ju stresojnë dhe çojnë në disa vese, të cilat po të bëhen shprehi’ tuajat, mund t’ju dëmtojnë shëndetin.

Bëni mirë të shijoni kënaqësitë e jetës si vera e mirë, tymosja apo seksi, por në mënyrën më të shëndetshme të mundshme, ashtu siç ju këshillon Saturni, planeti juaj.

DEMI – Jo vetëm në këtë moment, por çdo ditë të jetës suaj, mund të thuhet se proverbi më i përshtatshëm për ju do ishte: ” Kush duron, fiton”.

Ju jeni njerëz këmbëngulës, të vendosur dhe mbi të gjitha shumë të durueshëm.

Nëse keni një objektiv, mos e braktisni për asnjë arsye në botë dhe kaloni përtej vështirësive dhe krenarisë për ta arritur.

Këtë e dinë shumë mirë edhe partnerët tuaj, të shkuar apo të tanishëm qofshin (disa prej të cilëve janë ‘fituar’ prej jush me shumë mund).

BINJAKËT – Proverbi që ju përshtatet më shumë në këtë moment është : “Kthejeni nevojën në virtyt”.

Ju jeni persona dinamikë dhe të shkëlqyer: edhe kur duket se diçka shkon keq, arrini ta ktheni situatën në avantazhin tuaj, duke nxjerrë në pah talente të reja që habisin njerëzit që qëndrojnë rreth jush.

Kjo aftësi juaja është shumë evidente në fushën profesionale, ku po jetoni një periudhë me potenciale të mëdha.

Duhet të përpiqeni t’i përçoni këto dhunti edhe në fushën sentimentale, duke surprizuar atë që ju dashuron.

GAFORRJA – Saturni dhe Plutoni kundër me shumë mundësi do donin t’u pëshpërisnin në vesh proverbin: “Ç’të mbjellësh do korrësh”.

Këtë mund ta interpretosh në dy mënyra: e para drejtuar ju për t’ju treguar që do korrni nesër gjithçka keni mbjellë sot, në të mirë dhe në të keq; e dyta mund të jetë për njerëzit që ju kanë bërë të vuani, në mënyrë të tillë që në të ardhmen do paguajnë për çfarë ju kanë bërë.

Ju përpiquni të merrni më të mirën e kësaj fjale të urtë.

LUANI – Në këtë periudhë të stuhishme, sipas astrologjisë, një nga proverbat që mund t’ju shkonte është : “Hajduti thërret ‘kapeni hajdutin’”, apo siç thuhet ndryshe: “Kush është, e kush flet!”

Para se të gjykoni apo të kritikoni të tjerët, duhet të bëni një analizë të vetvetes.

Mund të ndërgjegjësoheni se difektet që shihni tek të tjerët janë pikërisht anë të karakterit të cilat nuk arrini t’ia pranoni dot vetes.

Një dialog me veten mund të jetë shumë i dobishëm për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me të tjerët, si në aspekt personal, ashtu edhe në atë profesional.

VIRGJËRESHA – Planetët tek Bricjapi kanë kohë që ju sjellin gjëra konkrete dhe stabilitet. Një proverb që mund të të përshtatet është : “Fillimi i mbarë, gjysmë e punës.”

Ju jeni persona metodikë dhe shumë të organizuar. Në këtë mënyrë, duke organizuar në detaj atë që duhet të bëni, mund të sjellë objektivat tuaja shumë afër realizimit të tyre.

Realizimi juaj si person mbase ende nuk është përfunduar, por i keni shumë të qarta hapat që do hidhni ditët, muajt apo vitet e ardhshme.

Jeni një shembull i mirë për shumë njerëz.

PESHORJA – Me Saturnin dhe Plutonin kundër, është e nevojshme që të bëni diçka për të dalë nga letargjia në të cilën ndodheni.

Fjala e urtë që do ju bënte të lëviznit sado pak është: ” Dera e përtimit, caku i mjerimit”.

Yjet ju këshillojnë të hapni sytë dhe t’i përballoni me kthjelltësi vështirësitë. Keni nevojë të sqaroheni brenda vetes fillimisht dhe  të kuptoni se çfarë kërkoni në të vërtetë nga jeta juaj.

Mos u përshtasni me mendimet e të tjerëve dhe merrni me kurajo e vendosmëri vendimet tuaja. Zgjohuni!

AKREPI – Të gjithë e dinë sa hakmarrës jeni dhe duke patur ende Jupiterin në favorin tuaj, do mund të servirni hakmarrjen tuaj në një pjatë argjendi atyre që ju bënë të vuanit në të shkuarën.

Proverbi që do ju shkonte më shumë është: “Kush plagos me thikë, do plagoset nga thika”.

Por kini kujdes: thika nuk do jetë gjithnjë në dorën tuaj dhe në të ardhmen mund ta gjeni veten duke paguar pasojat e disa veprimeve të pa menduara mirë.

Mund të filloni të mësoni si të falni!

SHIGJETARI – Nuk jeni aspak persona që mund të rrini me gojën mbyllur apo të mbani për vete opinionet tuaja. Shpesh e gjeni veten duke kritikuar njerëz të cilët as nuk i njihni mirë.

Yjet ju rezervojnë këtë proverb: “Kush nënvlerëson, blen”.

Mund ta gjeni veten duke ndjekur një person të cilin e keni nënvlerësuar para pak kohësh, apo duke u penduar që keni lënë t’ju ikë nga duart një rast i mirë.

Mos u shqetësoni, shpejt Jupiteri do ju ofrojë të tjera raste, edhe më të mrekullueshme!

BRICJAPI – Mes karakteristikave të tua kryesore, me siguri që nuk hyn fare shpejtësia. Ju keni kohët tuaja dhe me Saturnin në krah, mund të jeni edhe më të ngadaltë se zakonisht.

Fjala e urtë që ju përshtatet më shumë është : “Gur gur, bëhet mur”.

Ka shumë ide në fakt, të cilat duan kohë dhe durim për të marrë një formë konkrete.

Mund të realizoni gjëra të mëdha dhe nuk duhet të keni frikë për ambiciet tuaja shumë të zhvilluara.

Ritmet tuaja ju lejojnë të mbani nën kontroll çdo situatë.

UJORI – Jeni njerëz idealist dhe shpesh keni dëshira aspak realiste, e si rrjedhojë pak të realizueshme.

Me Jupiterin kundër, mund të bini lehtë në kurthin e iluzioneve.

Për këtë arsye, fjala e urtë që ju përshtatet më shumë është : “Kush kërkon shumë, nuk merr asgjë”.

Kjo nuk do të thotë se duhet të kënaqeni me mediokritetin apo se duhet të keni aspirata më pak të zhvilluara, por thjesht duhet të kuptoni se projektet e mëdha realizohen me hapa të vegjël.

Mos pretendoni të keni hënën!

PESHQIT – Jupiteri po kalon sektorin tuaj nga larg dhe ju sugjeron të reflektoni mbi një fjalë të urtë kineze që thotë: “Hëna dhe dashuria kur nuk rriten më, perëndojnë”.

Mund të përfitoni për të bërë një analizë të thellë të ndërgjegjes suaj rreth situatës sentimentale në të cilën  ndodheni.

T’i besoni hënës mund të jetë shumë e nevojshme për të ndërmarrë vendime të rëndësishme rreth së ardhmes tuaj.

Saturni në pozicion të favorshëm mund t’ju ndihmojë në një rrugëtim në rritje që ka të bëjë me çdo fushë të jetës.

Proverba që i shkon shenjës tënde të horoskopit Read More »

SHBA e futi në ‘listën e zezë’, 17 njollat në pasuri që ‘fundosin’ gjyqtarin Artan Lazaj

KPK, ku në të njëjtën kohë është edhe organi bazë i Vettingut ka arsyetuar shkarkimin nga detyra të Artan Lazaj, gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës. Atij po ashtu i është refuzuar edhe viza nga Ambasada Amerikane duke mos i lejuar hyrjen në SHBA. Por sipas ”Shqiptarja.com” Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar 17 probleme në pasurinë e  gjyqtarit Lazaj. Nga një hetim i thelluar rezulton se gjetjet konstatojnë në mosdeklarim të shpenzimeve në shumat 10 mijë euro,  4.900.000 lekë si dhe në mosdeklarimin e gjendjes cash prej 150 mijë eurosh.

Nga ana tjetër KPK ka konstatuar se gjyqtari Lazaj ka dhënë para Komisionit përgjigje kontradiktore të cilat nuk përkojnë me atë çfarë ai ka deklaruar në deklaratën e pasurisë.

“Burimi im i vetëm është rroga. Nuk jam si të tjerët me hua tek vjehrri e vjehrra apo xhaxhai. Kam dhënë 4 dënime me vdekje në Shqipëri. Shumë e shumë me burg përjetë. Jam kërcënuar me vdekje. Nëse ka qëllim që gjyqtarin Laze ta hedhim si pre në botën e krimit, atëherë nuk kam çfarë pres. Disa nga këta të dënuar ende policia s’i ka kapur policia. Shtyjeni këtë seancë, merrni të dhëna dhe me vlerësoni. Kam besim se do më rivlerësoni dhe njëherë. Do të jepni një vendim pozitiv rikonfirmimin tim në detyrë. Mos ndërprisni ëndrrën e të dhënit drejtësi gjyqtarit Artan Laze”, ka pohuar ai.

Konstatimet e KPK mbi ligjshmërinë e pasurisë së gjyqtarit Laze

1.    Nuk është deklaruar shpenzimi prej 4.900.000 lekësh, i kryer në vitin 2009 dhe as ai prej 50.000 eurosh i bërë në vitin 2010 – të dy në favor të “***” sh.p.k.

2.    Nuk kishte burime financiare të ligjshme në datën 18 gusht 2010 për pagesën e 50.000 eurove, pasi të ardhurat nga shitja e shtëpisë, e kryer më 19 nëntor 2010, ishin të disponueshme tre muaj më vonë.

3.    Mungesë deklarimi të gjendjes cash prej 50.000 eurosh dhe të burimit të tyre. Kjo sasi likuiditeti duhej të ishte deklaruar gjendje cash e mbartur në datën 31.12.2009, pra në deklaratën e këtij viti, me specifikimin e burimit të kësaj shume, duke u nisur nga fakti që në datën e kryerjes së pagesës në fjalë nuk disponohej ende shuma e përfituar nga shitja e apartamentit në Rrugën ***, Tiranë.

4.    Është bërë deklaratë e rreme në vitin 2008, kur në faqen nr. 3 është deklaruar një gjendje cash 60.000 euro – si pjesë e ngelur nga shuma prej 90.000 eurosh, e përfituar nga shitja e apartamentit (pasi: ishin paguar taksat; ishte shlyer kredia në “Alpha Bank”; ishte blerë një autoveturë).

5.    Nuk janë deklaruar pagesat (që pretendohet) që janë kryer në favor të “***” sh.p.k., përgjatë periudhës 2010 – 2014, – sipas deklaratës së kësaj të fundit, të datës 21.03.2018, – të detyrimit prej 50.543 eurosh (të ngelur nga çmimi i blerjes së apartamentit: 129.000 – 28.457 – 50.000 = 50.543).

6.    Ka mospërputhje midis deklaratës së “***” sh.p.k., të datës 21.03.2018, të cilën subjekti i rivlerësimit e konfirmon, duke iu referuar asaj dhe duke mbështetur në të disa argumentime të tij, dhe veprimeve të kryera, si dhe deklarimeve periodike në të cilat nuk është specifikuar mënyra/vlera/viti i pagesave (e kësteve të pretenduara).

7.    Ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm në lidhje me çmimin e blerjes së apartamentit në Rrugën ***, Tiranë, të deklaruar të ndryshëm nga sa rezulton në kontratën e datës 25.08.2004.

8.    Ka paraqitur deklarime të pasakta dhe me përmbajtje të ndryshme nga të dhënat e kontratave të nënshkruara prej tij.

9.    Ka paraqitur deklarim në Deklaratën-Vetting të pamjaftueshëm dhe në mospërputhje me deklaratat periodike, si dhe me deklarimet e dhëna prej tij në përgjigje të pyetësorëve të Komisionit.

10.    Ka paraqitur deklarata periodike të pamjaftueshme dhe të pasakta, pasi rezultojnë në mospërputhje midis tyre, si dhe me përmbajtjen e kontratave të premtim-shitjes nga ana e tij (2008 dhe 2010) të apartamentit të sipërcituar, në lidhje me çmimin e aplikuar, me pjesën, mënyrën dhe momentin e pagesës së tij;

11.    Ka dhënë para Komisionit përgjigje të pavërteta, të ndryshme dhe kontradiktore midis tyre, që nuk përkojnë me realitetin e fakteve të vërtetuara nga dokumentet.

12.    Ka nënshkruar një kontratë të dytë premtim-shitjeje, fiktive, për të njëjtin send, vetëm për të favorizuar blerësit që të shmangnin detyrimet e kamatëvonesës që lindte, pikërisht nga vonesa me të cilën mund të ishte bërë regjistrimi i kontratës së parë.

13.    Është kryer fshehje e pasurisë, në masën e pjesës takuese, si dhe e deklarimeve periodike të pamjaftueshme në vitet 2003 – 2013, dhe në Deklaratën- Vetting.

14.    Rezulton një mospërputhje midis deklaratave dhe të dhënave konkrete të kontratave, si dhe dy deklarime të rreme, si në Deklaratën-Vetting, po ashtu edhe në deklaratën e vitit 2003.

15.    Janë bërë deklarata të pamjaftueshme në deklarimet periodike të viteve 2015, 2016 dhe 2017, si dhe janë dhënë përgjigje të pavërteta dhe të paplota ndaj këtij Komisioni.

16.    Në periudhën 2003-2016 rezulton se të ardhurat e ligjshme të realizuara nga subjekti i rivlerësimit nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përballuar blerjet e pasurive të paluajtshme, gjendjen e likuiditeteve në bankë dhe cash në shtëpi, si dhe për të kryer shpenzimet jetike dhe ato të deklaruara.

17.    Mungesë e theksuar gjendje të ardhurash nga burime financiare të ligjshme, në vitet 2004; 2005; 2006; 2009; 2010; 2011; 2012; 2014; 2015; 2016, që të mund të ishin të mjaftueshme për të përballuar të gjitha shpenzimet e kryera nga familja e subjektit të rivlerësimit në periudhat respektive, si dhe për të realizuar kursimet e deklaruara./korrieri

SHBA e futi në ‘listën e zezë’, 17 njollat në pasuri që ‘fundosin’ gjyqtarin Artan Lazaj Read More »

“Do përballemi me bandat kudo qofshin”, vjen paralajmërimi i fortë

Një ditë pas mbledhjes së opozitës në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se përballja me bandat, në krah të qytetarëve do vazhdojë.

“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!

Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi! Pa kompromis!”, shkruan Basha në “Facebook”.

“Do përballemi me bandat kudo qofshin”, vjen paralajmërimi i fortë Read More »

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushimet e shtatorit

Faqja italiane në internet “Easy Viaggio” që i dedikohet udhëtimeve rendit Shqipërinë në pesë destinacionet më të mira për atë grup turistësh që preferojnë të kalojnë pushimet në shtator duke e barazuar me ishujt Kanarie, me Sicilinë, Greqinë dhe Egjiptin.

“Deti i pashembullt i Shqipërisë”, është përkufizimi që përdor “Easy Viaggio”.

Gjithnjë e më lartë në klasifikimet e destinacioneve që zgjidhen për të kaluar pushimet, Shqipëria po bëhet shumë shpejt një “Kroaci” e re, falë qytezave të saj të pasura me histori dhe gati 500 kilometra vijë bregdetare që e bëjnë një destinacion bregdetar shumë të pëlqyer. Mbi të gjitha në shtator, kur nuk ka shumë pushues dhe klima mesdhetare bëhet më e butë.

Për ata që duan krejtësisht detin për vete më mirë të zbresin në jug të vendit, ku plazhet e Dhërmiut, Drimadhesit, Palasës dhe Gjipesë janë disa prej bukurive natyrore  që ende nuk janë shënjestruar nga turizmi masiv.

Por, nëse preferoni pak më shumë jetë nate, Saranda është vendi i duhur, e mbushur me bare, klube dhe diskoteka. Ajo ndodhet pranë Ksamilit, një zonë bregdetare e mrekullueshme me plazhe njësoj si ato të Greqisë, që frekuentohet shumë nga italianët. /atsh

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushimet e shtatorit Read More »