Aurora

Nuk u lejohet asnjë gabim! Kjo shenjë Horoskopi duhet të bëjë shumë kujdes nesër

DASHI-Yjet ju këshillojnë të keni besim tek një premtim i bërë e të mos tërhiqeni mbrapa pavarësisht vështirësive. Në ambientin e punës do të planifikoni një projekt të ri.

DEMI-Sot mund të vendoseni në qendër të një konflikti që i përket sektorit tuaj profesional, por që më në fund do të gjeni një zgjidhje. Në aspektin afektiv evitoni debatet.

BINJAKET-Do të ndjeheni të irrituar sot. Në ambientin e punës do të jeni mjaft aktivë e do të tregoheni mjaft profesionist. Në aspektin afektiv do të kërkoni admirimin e personit që dashuroni.

GAFORRJA-Pavarësisht se jo çdo gjë shkon ashtu siç dëshironi juve do të mundoheni të ecni në rrugën e duhur për të mos kryer gabime. Në ambientin e punës do të jeni mjaft aktiv sot. Në planin afektiv evitoni së thëni shumë jo.

LUANI-Gjatë kësaj periudhe do të keni një energji mjaft të madhe psikofizike duke u përballur edhe me mjaft vështirësi që mund t’ju dalin në punët tuaja. Në aspektin afektiv evitoni së përmenduri shpeshherë gabimet e partnerit.

VIRGJERESHA-Do të jeni mjaft energjik duke tërhequr pas vetes të gjithë . Në ambientin e punës përfitoni nga njohjet e reja për të ndryshuar situatën aktuale. Në aspektin afektiv do të keni divergjenca idesh me partnerin.

PESHORJA-Do të keni batuta gati e kjo do të tërheqë pas vetes personat që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv një debat i vogël mund të shndërrohet në një problem të rëndësishëm në raportin tuaj. Një këshillë: përpiquni të mos e dramatizoni.

AKREPI-Do të jeni mjaft entuziast për një event. Në ambientin e punës do të keni të bëni me shumë persona të rinj sot. Në aspektin afektiv mund të largoheni në një vend të qetë vetëm me partnerin tuaj.

SHIGJETARI-Do të keni mbështetjen e një miku sot pas një debati familjar. Në ambientin e punës duhet të jeni më bashkëpunues me personat që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv partneri juaj do ju mbështetëse për idetë.

BRICJAPI-Do të jeni mjaft entuziast e plot iniciativë e kjo do ju bëjë mjaft tërheqës sot në sytë e atyre që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do ju duhet të kini më shumë durim, pasi gjërat do të rregullohen me kalimin e kohës. Në dashuri do të tregoheni të ëmbël e të kujdesshëm me partnerin.

UJORI-Do të keni një dozë mjaft të madhe sinqeriteti që do ju lejojë të sqaroni një mosmarrëveshje me një mikun tuaj. Në ambientin e punës do të merrni ftesa të rëndësishme nga persona që kanë besim në aftësitë tuaja profesionale. Në aspektin afektiv do të keni plotësisht mbështetjen e partnerit sot.

PESHQIT-Do të keni mundësi të plotësoni disa nga dëshirat tuaj e kjo gjë do të rrisë entuziazmin tuaj. Në ambientin e punës do të dini si të fitoni simpatinë e një kolegu të ri. Në aspektin afektiv do të kërkoni një situatë të qetë për të pushuar.

Nuk u lejohet asnjë gabim! Kjo shenjë Horoskopi duhet të bëjë shumë kujdes nesër Read More »

Prishja e Teatrit Kombëtar, deputeti i PD paralajmëron: U shkelën vijat e kuqe, prisni revoltat…

Vendi do të shkojë në revolta. Ky është paralajmërimi që vjen nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa ishte i ftuari i ditës nga gazetari Denis Dyrnjaja, “Top Talk”. Jo vetëm për cështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar, thotë Salianji.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e teatrit kombëtar. Ne jemi për ruajtjen e goditën. Por problemi është se PS me ligjin “Fusha” do të vjedhë miliona euro. Filtrin e Presidentit të Republikës e rrëzuan. Gjykata Kushtetuese mungon. Nëse shkelet vija e kuqe atëherë qytetarët nuk do të lejojnë dhe do të dalin në ballë në qytetarëve dhe mund të ketë edhe një konflikt civil”, tha Salianji.

Prishja e Teatrit Kombëtar, deputeti i PD paralajmëron: U shkelën vijat e kuqe, prisni revoltat… Read More »

Vettingu gati për drejtësinë në Shkodër, ja verifikimet që i rrezikojnë detyrën togave të zeza

Shtatori ka nisur dhe brenda pak ditesh pritet te hidhet shorti ku komisionet e vettingut do te kalojne ne site gjyqtaret e prokuroret e Shkodres qe jane pjese e listes se dyte. Mes tyre jane edhe drejtuesit e gjykatave, Arben Zefi i shkalles se pare, Fuat Vjerdha i Apelit, Valbona Durraj e administratives e keshtu me radhe: Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkoder Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkoder, kandidat per KED, Luan Dervishi gjyqtar i Apelit Shkoder, Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorise se Rrethit Puke, Izet Kadana, kryetar i gjykates se Rrethit Puke.

Shkodranews ka mesuar se tashme dosjet e tyre jane marre ne dorezim dhe filtri nis me pasurine, pastertine e figures dhe lidhjet me krimin. Veprimtaria e tyre do te jete pjese e verifikimit te hollesishem, e prej aty me pas do te vendoset fati i tyre, nese do te jene ne sistem apo do te dalin prej aty.

Te njejtat burime saktesojne se per disa prej tyre jane administruar edhe ankesa te bera nga qytetaret, qe jane nje pike ku mund te konstatohen probleme qe per keto gjyqtare mund te perbejne “flijimin” e tyre.

10 shtatori shenon seancen e pare te Komisionereve te Kolegjit te Posaçem te Apelimit. Me date 12 shtator Kolegji do te gjykoje ne dhome Keshillimi ankimimin e prokurores se Shkodres Besa Nikëhasani, e cila kërkon rrezimin e vendimit per shkarkimin nga detyra nga ana e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit.

Kolegji pritet te shtoje ritmet e punes nga shtatori, duke qene se thuajse te gjithe gjyqtaret e prokuroret e shkarkuar kane ankimuar prane tij vendimet e Komisionit te Kualifikimit per nderprerjen e karrieres./ShkodraNews

Vettingu gati për drejtësinë në Shkodër, ja verifikimet që i rrezikojnë detyrën togave të zeza Read More »

E mirëpritën në shtëpi, por Rama i refuzon glikonë, zonja e shtëpisë: Jeni shumë…

Kreu i qeverisë, Edi Rama për promovimin e librave falas ka vizituar një familje në Tiranë. Gjatë bisedimet me familjen Karaj, që ka dy fëmijë në shkollën fillore, Rama refuzoi qerasjen. Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë është ndalur tek disa nga momentet më kyçe të reformimit të sistemi arsimor, siç i quajti ai, duke përmendur edhe risitë e këtij viti, siç është një prej tyre ndalimi i celularit në shkolla.

Në fund të këtij takimi, ku ndodhej i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi”, Dorina Kuka, zonja e shtëpisë ka shpejtuar t’i qirasë me gliko mysafirët e saj. Por pavarësisht insistimit të zonjës Karaj, kryeministri Rama nuk ka pranuar.

“Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti”, u shpreh zonja Karaj. “Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë”, tha kryeministri Rama, duke u çuar në këmbë, e për t’u larguar. E teksa po i përcillnin mysafirët, zonja e shtëpisë nuk ngurroi t’ia përmendte edhe njëherë kryeministrit Rama “refuzimin” e glikosë, “Shumë të fortë e kishit kokën me gjithë mend”. “Po shumë të fortë e kam kokën”, ia pret kryeministri Rama.

Klikoni KETU per te pare videon

E mirëpritën në shtëpi, por Rama i refuzon glikonë, zonja e shtëpisë: Jeni shumë… Read More »

SHBA dhe BE e duan Bashkim Dedjen jashtë sistemit të drejtësisë, politika nis presionin mbi KPA që ta nxjerrin të “pastër”. Rama, Meta dhe opozita e mbrojnë E martë 04, 2018, 16:02

Bashkim Dedja, kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese do të kalojë përmes “varrit për së gjalli” sikurse e ka përcaktuar ai vetë procesin e Vettingut.

Dedja e kaloi Vettingun kohë më parë pavarësisht problemeve të shfaqura me pasurinë, por do të rikthehet në pikën e nisjes pasi partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE e duan me patjetër atë jashtë sistemit të drejtësisë.

Nëpërmjet përfaqësyeses së tyre në procesin e vettingut, OMN, ata kanë kërkuar ankimimin e Dedjes përmes komisionerit në Kolegjin e Posacëm të Apelimit, i cili e pranoi rishqyrtimin dhe njëherë të procesit.

Madje KPA ka bërë publikë emrat e trupës gjykuese që pritet të shqyrtojë së shpejti dosjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, me mjaft probleme pasurie të evidentuara.

Sipas vetë njoftimit të KPA, “në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 10/2018, datë 31 korrik 2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 24, datë 13 qershor 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Sot, në datën 4 shtator 2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari; Relator: Luan Daci; Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz”.

Pra zyrtarisht çështja pritet të shqyrtohet sa më shpejt në KPA, për të vendosur mbi fatin e kryetarit aktual të Kushtetueses, Bashkim Dedja, që bashkë me Vitore Tushën që e ka kaluar Vettingun zyrtarisht, përbëjnë dyshen e vetme të anëtarësisë në Kushtetuese. Pasi të gjithë anëtarët e tjerë të Kushtetueses ose janë dorëhequr ose kanë mbetur në “rrjetën” e Vettingut.

Burime brenda këtij Kolegji bëjnë me dije se që tani kanë filluar presionet për ta kaluar si të pastër Bashkim Dedjan. Dhe presionet janë nga ana e interlokutorëve të politikës, të cilët përcjellin dëshirën e qeverisë, presidencës por dhe opozitës që Bashkim Dedja të mos preket.

Burimi saktëson se KPA dhe në veçanti trupi gjykues i ngritur për të rivlerësuar Bashkim Dedjen është në një trysni të fortë dhe në një dilemë të jashtëzakonshme.

Kjo për shkak se ata gjenden mes kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE që Bashkim Dedja të jetë jashtë sistemit të drejtësisë, pasi nuk mund të ketë drejtësi të re dhe të ndershme me të në krye të Kushtetueses.

Por ka dhe një presion në rritje të politikës, që e kërkojnë me ngulm Dedjan të dalë i “pastër” nga procesi i Vettingut për të qënë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Mbetet mister arësyeja e vërtetë e kësaj këmbënguljeje të kryeministrit, Presidentit dhe opozitës deri në përplasje me SHBA e BE, për të mbajtur në “lojë” kryetarin aktual të Kushtetueses./Pamfleti

SHBA dhe BE e duan Bashkim Dedjen jashtë sistemit të drejtësisë, politika nis presionin mbi KPA që ta nxjerrin të “pastër”. Rama, Meta dhe opozita e mbrojnë E martë 04, 2018, 16:02 Read More »

Zbulohet cilët janë dy biznesmenët që shoqëruan Ilir Metën në aventurën-mesazh në Alpe

Në ditët e fundgushtit Presidenti Meta u pa në Valbonë e Jezerce duke”provuar”Xhomolungën e Alpeve. Më shumë se një udhetim turistik ai ishte nje proklamim mesazhesh të hapura e ta koduara kundrejt Edi Ramës, e pse jo dhe Lulzim Bashës. E veçanta e udhëtimit është se ai shoqërohej nga nipi i Sali Berishës, Haxhi Bardhi i njohur si pronari i Tragetit të Tropojes dhe i Hotel Ressort “Iliria” në rrugën e Elbasanit, Tiranë.

Një tjetër personazh që shoqëronte Metën ishte milioneri kosovar Ekrem Lluka. Lluka është pronar i birrës Peja si dhe nëe sere hotelesh e kompanish sigurimi. Po ashtu ai është pronar i radio-televizionit “Dukagjini”i cili pak ditë më parë i dha mundësinë Sali Berishës të sulmonte Presidentin e Kosoves Hashim Thaçi. Lluka ishte njeri i dyshuar në Kosovë për trafikim armësh dhe cigaresh me Serbinë gjatë luftës, por u mor në mbrojtje nga Ramush Haradinaj, sipas të dhënave, në këmbim të një gjobë super të rëndë.

Bardhi dhe Lluka janë dhe pronarët e disa koncensioneve hidrocentralesh mbi Lumin Shalë dhe Cem në zonën alpine të Shkodrës të firmosuara nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zbulohet cilët janë dy biznesmenët që shoqëruan Ilir Metën në aventurën-mesazh në Alpe Read More »

“Shushunjat” e LSI-së tërbojnë Ramën, po e tradhtojnë të tijtë

Kryministrit Edi Rama duket se i ka dalë situata jashtë kontrollit jo vetëm në qeveri me ministrat e pabindshëm, por edhe në hallkat e mëposhtme të pushtetit.

LSI është nga ata parti që edhe kur nuk e ka aksesin në pushtet, si shushunja vijojnë të jenë në zyrat e shtetit.

1 vit me timonin vetëm në qeveri, por që nuk nuk ka arritur të shporrë nga administrata parazitët e LSI-së, pavarësisht këmbënguljes dhe kërkesave të vazhdueshme për “fshesë”.

Tashmë që dhe Basha iu përgjigj negativisht ftesës së tij, duke nënshkruar pakt me Monikën, Rama është tërbuar edhe më shumë.

Me ton të ashpër ai ka paralajmëruar ndëshkim për të gjithë ata që kanë mbajtur ende në detyrë militantët e LSI.

“Punësimet janë Thembra e Akilit dhe ju ende nuk e keni kuptuar. Nuk e kuptoj nën orkestrimin e kujt po mbahen në detyrë militantët e LSI. Do të japin llogari të gjithë, nga ministrat te drejtori më i thjeshtë. Kjo po na jep shumë kosto në elektorat”, mësohet se ka thënë kryeministri në Kryesi.

Kameleonët e LSI me të vërtetë mund të kamuflohen, por Ramës qartësisht po ia fusin të tijtë.

“Shushunjat” e LSI-së tërbojnë Ramën, po e tradhtojnë të tijtë Read More »

Shqiptarët vendosin një rekord tjetër në Itali dhe renditen të tretët

Numri i veprave penale të kryer nga shtetasit shqiptar në 2016-n në vendin fqnj ishte 7575, të renditur pas rumunëve, me rreth 16348 krime dhe marokenëve me 6115 denoncimeve. Në raport me numrin e shqiptarëve që kanë emigruar në Itali, Il Sole përllogarit se në çdo 100 emigrantë, rreth 1.23 ka kryer një vepër penale.

Ndërsa krimet nga vetë italianët, sipas të dhënave të publikuara nga Infodata e Il Sole 24, është 66,477, ku sipas përllogaritjeve në çdo 100 italianë, 0.11 kanë kryer një vepër penale.

Ky përpunim të dhënash nga portali italian u nxit prej debatit mbi emigrantët dhe “pushtimit” që i kanë bërë Italisë.

Për sa i përket renditjes më poshtë, për numrin më të lartë të denoncimeve bazuar mbi kombësinë, renditet Tunizia me 2233 denoncime, Moldavia me 1400 dhe Bosnja me rreth 1300. denoncime.

Megjithatë Il Sole në analizën e saj jep dy sqarime të rëndësishme. E para, lidhet me faktin se një emigrant që kryen një krim nuk i bën kriminelë të gjithë emigrantët, me të njëjtën kombësi.

E dyta është e natyrës juridike. Supozimi i pafajësisë në fakt do të thotë se, kur flitet për krime, vetëm ato për të cilat ka një person është dënuar me vendim të formës së prerë janë marrë në konsideratë. Të dhënat që janë në dispozicion në faqen e internetit të Institutit italian të Statistikave, por përdorimi i të cilave krijon disa probleme nga pikëpamja kronologjike.

Grupi i të dhënave të institutit kombëtar të statistikave, në fakt, i klasifikon të paraburgosurit në bazë të vitit në të cilin emri i tyre është futur në dosjen penale. /Monitor/

Shqiptarët vendosin një rekord tjetër në Itali dhe renditen të tretët Read More »