Aurora

Vajza e shqiptares mes finalistëve të Miss Italia

19 vjeçarja, Denisa Ayroldi do të vazhdojë ëndrrën e saj drejt çmimit të madh “Miss Italia”. 19 vjeçarja me baba italian dhe nënë shqiptare, do të jetë në mesin e 60 vajzave që do të prekin ëndrrën për t’u ngjitur në skënën e kompeticionit të Miss Italia.

Vajza ndjek studimet për juridik në Universitetin e Milanos dhe ambicia e saj më e madhe është të behet një avokate e suksesshme ndërkombëtare.

Vajza e shqiptares mes finalistëve të Miss Italia Read More »

Gruaja e Izet Haxhisë sulmon vëllain e tij Ismet Haxhiaj dhe Zylfije Haklajn: U shitët tek Berisha, Izeti shkatërroi jetën për të mos iu tradhtuar

E dashura e Izet Haxhisë, e cila përdor adresën e këtij të fundit në FB, ka sulmuar ashpër të vëllanë e Izetit, Ismet Haxhinë. Sipas tij, ai është shitur tek Berisha. Ajo akuzon gjithashtu edhe Zylfije Haklajn, se është mashtruar duke tradhtuar Izetin.

Pjesë nga statusi i saj  

Ti guxon te quash Izetin te shitur, more vemje jarganjosese?

Bashke me Ismet Haxhija, e me Ed Alikaj bashke? Po ju jeni ca krimba te ndyre! Dhe ti Ismet Haxhiaj, mos me bej te te publikoj gjithe msg e motra e te tua, se si nuk i cove nje shishe uje tet vellai ne burg, me arsyen e gjynafqarit, qe jeton vetem me nje pension… Kam cdo gje.. Dhe kjo eshte me e vogla… Sepse nese Izetîn nuk e degjon asnje prokuror, mua s me ndalon kush te denoncoj krime te pazgjidhura ende… Mendohu mire, para se te shesesh tet vella per nje grusht interesi! Ju u preket te gjithe, sepse Izeti refuzoi qe t i permendnit emrat per interesat tuaja, sepse ai LUFTEN e tij me Berishen do t a coj deri ne fund!

Ti , Ed Alikaj, qe m a trajtove dje Izetin si gjynafqar dhe lypes, ke kete msg nga Izeti: dergo ate Romeo neverine, t i terheqi ato leke qe i ke derguar, sepse parate e njerezve si ty, qe te shesin e dergojne msg private, per shpifje te nje tregtije te Izetit me Berishen, ndotin edhe djallin vete!

Ti Zylfie Haklaj, u mashtrove pa asnje qendrese, kunder njeriut qe shkaterroi jeten per te mos te tradhetuar.. Gjyqi do behet! Asnje s do kursehet! As ti, Ismet… Per gjera qe ti i di mire!

Izeti eshte trim i trimave dhe s jua ka nevojen asnje vemje si ju! Sepse ka Zotin me vete, ka te drejten, me ka edhe mua! Me dukéni kaq qesharake, sa edhe Berisha ne grahmat e tij te fundit…Kete po ju transmetoj ne emer te Izetit! Po eshe ne emrin tim, qe me akuzuat si spiune, si prostitute, etj… Sepse nuk mûd te pranonit qe nje femer t ju prishte planet tuaja karrieriste dhe financiare, dhe qe te donte Izetin me shume se cdo gje ne bote!

Degjoni o miq! Kush eshte ne burg? Kush eshte ne izolim total? Romeo? Ismeti? Apo trimi Izet Haxhia Po jedhin balte mbi mua, nje femer te vetme e te semure, po me kercenojne me jete e me femijet e mi!!

I kam te gjitha ne dore te avokates!!

Une nuk jam as Shote, e as viktime!Une jam dashuria e Izet Haxhise dhe do jepja me deshire jeten , per t i mbrojtur nderin e tij! Sepse Izet Haxhia as nuk shitet, as nuk blihet, more burrece fb, qe merreni me gra e femije!!!

Dhe minimumi nuk do jete diskretitimi, por burgu!!!! Tradhetare te ndyre, Jago te shpifur, qe mbani ere leku e interesi! Mjere nena per ju, o te piset!

Hajde, hajdeni, m a mbyllni gojén , po ju a mbajti! O Romeo trimi me flete, o Ismet gjakprishuri qe shite vellain me keq se Juda Krishtin, dhe ju copat e budallenjve qe u mashtruar nga keta te dy!!!

Gruaja e Izet Haxhisë sulmon vëllain e tij Ismet Haxhiaj dhe Zylfije Haklajn: U shitët tek Berisha, Izeti shkatërroi jetën për të mos iu tradhtuar Read More »

Studiuesit ngrenë alarmin: Është përhapur një bakter që u reziston të gjithë antibiotikëve

Një patogjen i rrezikshëm që i reziston çdo lloj antibiotiku të njohur deri tani po përhapet në spitalet e globit. Një ekip studiuesish të Universitetit të Melburnit në Australi zbuluan tre shtame superrezistente të staphylococcus epidermidis, një bakter që është përhapur në të gjitha globin vitet e fundit.

“Jo gjithmonë përfundon në infeksion. Por te një pjesë më e vogël e njerëzve, ky bakter mund të çojë në infeksione serioze, që kërkojnë trajtim kompleks”, thotë një nga studiuesit pas publikimit të gjetjeve në revistën “Nature Microbiology”.

S. epidermitis, i afërt me superbakterin MRSA, gjendet zakonisht në lëkurën e njeriut dhe nuk përbën rrezik për shumicën e popullatës. Megjithatë, te njerëz që kanë sistem imunitar të dëmtuar apo janë në procesin e shërimit pas një operacioni ose një implanti, ky bakter mund të çojë në infeksione të rënda, që përfundojnë edhe me vdekje.

“Zbulimi qëndron në faktin se ky bakter është përhapur në spitale në mbarë botën gjatë viteve të fundit”, thonë studiuesit. “Ky është vetëm një shembull tjetër i përdorimit të tepruar të antibiotikëve, çka i ka nxitur bakteret të bëhen gjithnjë e më rezistente”.

Studimi arrin në përfundimin se praktikat spitalore, duke përfshirë edhe përdorimin e tepruar të antibiotikëve në repartet e kujdesit intensive, mund të kenë nxitur evolucionin e këtij organizmi, duke e orientuar drejt infeksioneve potencialisht të pashërueshme.

Studiuesit ngrenë alarmin: Është përhapur një bakter që u reziston të gjithë antibiotikëve Read More »

Trondit gazetari: Do vras veten në orën 13:00, kolegë ejani te vendi i ngjarjes

Ish-gazetari serb nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhovic, po kërcënon se këtë të premte do të bëjë vetëvrasje te rrethi i madh në hyrje të Prishtinës.

Bozovic ka bërë të ditur se një vendim të tillë e ka marrë pasi e kanë larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.

Ai i ka shkruar portalit Zëri.info:

Nga sot jeta ime nuk ka vlerë. Kam vendosur që të premten më 7 shtator 2018 të vij në Prishtinë te rrethi kryesor që të kërcej dhe t’ia marrë vetes jeten. I thërras gjithë kolegët e mi gazetarë që të vijnë në ora 13:00 te vendi i ngjarjes”

Më tej, ai ka shtuar se nuk ka as fuqi t’u tregoj vajzave të tij se si ka luftuar për Kosovën, ndërsa sot ka mbetur pa punë.

Ai thotë se është anëtar i PDK-së, ndërsa më herët ka punuar edhe për Agjencionin Kosovarë të Inteligjencës.

I kontaktuar nga “Zëri”, Bozhovic konfirmoi se është larguar nga puna dhe se të premten do të vijë në Prishtinë për të kërkuar punë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk i ofrohet një vend pune, do të bëjë vetëvrasje.

Trondit gazetari: Do vras veten në orën 13:00, kolegë ejani te vendi i ngjarjes Read More »

“Shehi, Tabaku dhe Gjosha” për Bashkinë e Tiranës, flet Lulzim Basha, ja kujt ia ka vënë syrin

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka folur për herë herë të parë për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet lokale. Ai ka qenë i ftuar sot në emisionin “Fakt” në Syri.net përball gazetarit Çim Peka, ku megjithëse tha se është ende herët për të folur, veçoi se kanë nisur konsulitmet, madje disa emra janë menduar.

Pjesë nga intervista/ Para katër viteve, ajo që ra në sy tek opozita, ishte caktimi i kandidatëve për kryetar bashkie në limitet e afateve kohore, çfarë në fakt duket se i penalizoi kandidatët… Disa prej tyre. Por asgjë nuk do ti penalizojë më shumë se sa shitblerja e votës..  Sigurisht, por gjithsesi, a ka zënë mend opozita? A keni një strategji kësaj radhe që kandidatët të jenë të përcaktuar kohë më parë dhe të kenë mundësi të punojnë në zonat e tyre?

Në kontrast me pyetjen e mëparshme, po. Përgatitjet do të nisin shumë më përpara. Përgatitjet do të jenë serioze. Që do të thotë bashkë me procesin e riorganizimit të brendshëm të Partisë Demokratike, do të nisë edhe procesi i konsultimit për kandidatët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë dhe për kryebashkiakë. Do të nisim konsultimet me anëtarësinë e PD, me qytetarët dhe ky është një proces që do të ecë paralel me kauzat e tjera, betejat e tjera politike, ku siç ju thashë parësore dhe kryesore është çlirimi i Shqipërisë nga bashkëqeverisja me krimin.

LSI e ka bërë të qartë se do të jetë në koalicion zgjedhor me Partinë Demokratike, në mos gaboj edhe nga PD kam lexuar të njëjtin qëndrim. Në media po qarkullojnë disa emra. Dashamir Shehi nuk e ka përgënjeshtruar, nuk e ka refuzuar kandidaturën, por ka thënë është herët ose me kismet… Ka qarkulluar emri i Jorida Tabakut, i Klajda Gjoshës. A ka Lulzim Basha të kristalizuar në kokën e tij një emër për Tiranën?

Është totalisht e parakohshme, mendoj aspak e vlefshme në këtë moment të hedhim në media emra ndërkohë që kemi shpallur një proces. Dhe që procesi të jetë serioz duhet që qytetarët, anëtarët e PD, faktorët e tjerë, të dëgjohen para se të merren vendimet të cilat do të respektojnë dhe do të përfaqësojnë konsensusin dhe unitetin rreth emrave në çdo bashki, natyrisht edhe për anëtarët e këshillave bashkiakë. Por, siç ju thashë në këtë aspekt, jemi realisht të parakohshëm. Procesi do të nisë dhe një gjë ju garantoj, që të paktën në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, Partia Demokratike do të jetë gati shumë më herët seç ka qenë në ndonjë palë zgjedhje të tjera në historinë e saj.
Bojkot zgjedhjeve lokale? Kreu i PD tregon strategjinë e opozitës

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Fakt” në Syri.net përball gazetarit Çim Peka. asha ka folur dhe për zgjedhjet lokale të cilat janë vitin tjetër dhe është shprehur për mundësinë që ka opozita për bojkot të tyre.

“Shehi, Tabaku dhe Gjosha” për Bashkinë e Tiranës, flet Lulzim Basha, ja kujt ia ka vënë syrin Read More »

Debati Ramiz Alia- Nënë Terezës 1990: S’të jap dot shtëpi, islamiket do më kërkojnë xhami. Nënë Tereza: Për punë të tilla..

Një bisedë paksa me tone të ashpra duket se është zhvilluar mes Ramiz Alisë dhe Nënë Terezës në takimin e tyre në 1990. Kastriot Dervishi publikon procesverbalin në të cilin është zbardhur biseda mes tyre, ndërsa Nënë Tereza i ka kërkua udhëheqësit të regjimit komunisit të sjellë disa motra misionare në Shqipëri.

Nga Kastriot Dervishi/ Ramiz Alisë-kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor u takua me Nënë Terezën pak ditë para se të shpallje zyrtarisht plurazmi politik. Në procesverbalin përkatës të datës 4.12.1990 shënohet takimi me “bamirësen e njohur me origjinë shqiptare”. Në rendin e ditës së takimit ishte sjellja e 4 motrave për të hapur misionin bamirës. Misioni bamirës i Nënë Terezë kishte këtë kohë në 94 shtete të botës: 2 mijë motra, 440 shtëpi, por asnjë në atdheun e saj të helmuar nga komunizmi. Ramiz Alia nuk i jepte një shtëpi për misionin e saj. Gjoja e pengonte kushtetuta. Në shtetin më antikushteures të Europës, Ramiz Alia fliste për kushtetutë e ligje. Interesant është se Nën Tereza mbante mend në gjuhën shqipe shprehjen “lutu për mua”.

Ekstrakt nga biseda e Ramiz Alisë me Nënë Terezën: Ramiz Alia: Ju kam ndjekur vazhdimisht sepse jeni jo vetëm Nën Tereza e Kalkutës, por edhe Nënë Tereza e Shqipërisë. Nënë Tereza: Unë jam shqiptare dhe në të njëjtën kohë, lidh Shqipërinë me Indinë. Kam 62 vjet që jetoj në Indi dhe kam shtetësinë indiane. Kam shkuar atje që në moshën 18 vjeç. Ramiz Alia: Po Shqipërinë nuk e keni harruar. Nënë Tereza: Shqipërinë nuk e kam harruar, por atje nuk kam me kë të flas shqip. Ramiz Alia: Fjalë shqip dini? Nënë Tereza: Di, për shembull “lutu për mua”, etj. Ju kam shkruar juve disa fjalë në gjuhën shqipe për herë të parë pas kaq vitesh. Ramiz Alia: I kam marrë letrat. Ju falënderoj shumë. Ishin letra plot dashuri e ngrohtësi për popullin shqiptar edhe për mua.

Më tej debati zhvillohet rreth kërkesës së Nën Terezës për të çelur misionin e saj bamirës. Ajo i kujton Ramiz Alisë se në Moskë kishin organizuar një mision ku i shërbenin 600 të moshuarve apo gjymtuarve. Alia ia kthen përgjigjen se në Shqipëri shteti i bënte të gjitha se kishin kushte, doktorë, infermierë, shëndetësi falas, etj. Vijimi i bisedës: Nënë Tereza: Thjesht për t’u kujdesur e për t’i shërbyer këtyre njerëzve (të sëmurët e fatkeqët-shënim). As para, asgjë tjetër nuk kërkojmë. Jam shumë e lirë.

Ramiz Alia: Edhe ne nuk kemi (të sëmurë e fatkeqë-shënim), jemi të lirë. Prandaj i thashë nënës, më do për president të mirë apo për president të keq? Nënë Tereza: Unë lutem për ju! Ramiz Alia: Që të jem president i mirë unë nuk kam rrugë tjetër. Nënë Tereza: Po të më jepni mua një shtëpi, ju do të jeni një president i mirë, jo i keq. Populli i Shqipërisë, shqiptarët, më duan shumë. Ramiz Alia: E di, por bie në kundërshtim me ligjet. Nënë Tereza: Për punë të tillë bamirësie, dashuria nuk ka ligje.

Ramiz Alia: t’jua them unë ligjin. Sot që u mor vesh që ka ardhur Nënë Tereza në Shqipëri, islamikët e Arabisë Saudite kërkuan të vijnë në Shqipëri të ndihmojnë për hapjen e xhamisë. Si të bëj unë? Nënë Tereza: T’ju them unë, do t’i jap Nën Terezës një xhami për një kishë. Ramiz Alia: Jo, nuk i them do ashtu se nuk më lejon kushtetuta, nuk më lejojnë ligjet. Unë do t’u them atyre kur të ndryshojë ligji. Pse ju thashë juve për më 4 mars, sepse parashikoj që në shkurt do të kemi zgjedhjet dhe do të ndryshojmë kushtetutën. Kështu që edhe ligjërisht unë jam ballëhapur përpara të gjithëve dhe të parën gjë që do e bëj, do të jetë për Nënë Terezën. Domethënë i pari favor do të jetë për Nënë Terezën.

Nënë Tereza: Është kohë e gjatë shumë deri në mars. Ramiz Alia: Janë vetëm 3 muaj. Do ta rregullojmë, ne kemi një institucion për fëmijë e të rritur, të hendikapuar. Ne kemi mjekë e infermierë, po motrat tuaja mund të japin një ndihmë atje. Kjo do të jetë gjë e mirë.

Debati Ramiz Alia- Nënë Terezës 1990: S’të jap dot shtëpi, islamiket do më kërkojnë xhami. Nënë Tereza: Për punë të tilla.. Read More »

Arbana Osmani i bën lëmsh të gjithë: Kush do t’a prezantojë Big Brother

Që prej ditës kur u bë e ditur se së shpejti do të nis “Big Brother VIP”, thashethemet kanë qenë të shumta mbi pjesën se kush do e prezantojë spektaklin.

Fillimisht u tha se do e prezantojë Ledioni, por ky i fundit e mohoi ditën e djeshme.

Po ashtu u përmend edhe emri i Luanës si prezantuese, por edhe ajo këtë sezon nis emisionin e saj. Ndërsa Arbana Osmani nuk ka deklaruar ende asgjë.

Ndërkohë një postim në Instagram i ka bërë të gjithë lëmsh ditën e sotme.

“Prezantuesja e Big Brother VIP do jem une”, shkruhet në një postim të një llogarie fallco në Instagram me emrin e Arbanës, shkruan Xing.

Shumë njerëz që e ndjekin këtë faqe e kanë besuar e kjo shihet nga komentet e shumta. Vetë Arbana nuk ka konfirmuar asgjë.

Arbana Osmani i bën lëmsh të gjithë: Kush do t’a prezantojë Big Brother Read More »

Trondit Artan Hoxha, Arjan Ferracaku u ekzekutua gabimisht, zbulon kush ishte objektivi

Sipas gazetarit Artan Hoxha biznesmeni Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit. Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë.

Sipas gazetari Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë, të dy të veshur si kaubojsa  me kapele tipike, po ashtu edhe rrobat, thuajse njëlloj. Ndryshimi i vetëm është se kali i Bilalit është i zi, racë arabe, ndërsa i viktimës kafe e errët. Një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër. Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë.

“Shënjestër ishte djali i pronarit të kuajve, i cili shoqëronte edhe kosovarët, Asmer Bilali. Ishte ish-kampion boksi në Shkodër. Dyshohet ai se ka qënë objektivi.  Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai. Prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin. Për ta bërë të duket si grabitje”, tha Hoxha.

Trondit Artan Hoxha, Arjan Ferracaku u ekzekutua gabimisht, zbulon kush ishte objektivi Read More »