Aurora

Turizmi në Vlorë, Bedinaj: Infrastruktura e shërbimet më cilësore këtë vit, problem çmimi i biletave

Turizmi në Vlorë këtë vit ka shënuar një nivel më të lartë sa i përket shërbimeve dhe opinioneve të turisteve. Numri i lartë i pushuesve të huaj ka bërë që Vlora këtë vit të ketë një sezon më të zgjatur. Sipas kreut të operatorëve Turistik Vasil Bedinaj, infrastruktura dhe shërbimet kanë bërë që të ketë një numër të lartë të turistëve nga vendet e tjera.

“Ky ka qenë një sezon i mirë i pastër dhe cilësor, Vlora nuk është më në ato 40 ditët e para të sezonit që ka qenë vitet e kaluara, por vazhdon edhe në shtator. Pjesa më e madhe kanë qenë të huaj. Përveç ditëve me program kulturor , kemi dhe një ditë tjetër në program , atë detar, ku promovojnë ishullin e Karaburunit dhe të Sazanit.” Vasil Bedinaj, Kreu i operatorëve turistik Vlorë

Por, përveç të mirave që ka ofruar Vlora ka edhe anët negative të saj, rasti konkret është me biletat e tragetit që udhëton nga Brindisi në Vlorë. Çmimet për një biletë janë më të shtrenjta si një paketë turistike. Ndërkohë që kushtet që ofrohen nga ky traget lënë për të dëshiruar.

Një problem shumë i madh mbetet edhe transporti urban në qytetin e Vlorës i cili ka në përdorim autobus të viteve 70. Ndërkohë që shumë turist të cilët vijnë për të qëndruar më gjatë në Vlorë përdorin edhe këtë transport i cili është në gjendje të mjeruar.

“Është për të ardhur keq që porti i Vlorës, ka një traget ku shet bileta me 70-80 euro për person, me një llogari të thjeshtë një familje me 4 veta i kushton më shumë udhëtimi sesa akomodimi në hotel. Tjetër gjë që duhet të marrë parasysh pushteti lokal, është edhe transporti urban në qytet, nuk ka lidhje me atë që paraqet Vlora si qytet, me një transport urban që është 40 vjet mbrapa.” Vasil Bedinaj, Kreu i operatorëve turistik Vlorë

Bedinaj ka kërkuar që ditët e turizmit të vijojnë deri në fund të shtatorit, por edhe në tetor, pasi kërkesat nga të huajt janë të mëdha. Një numër të madh turistesh ka pasur edhe nga vendi fqinj, italia, ata shprehen mjaft të kënaqur me bukurit natyrore, shërbimin dhe kulinarin vendase.

“Sipas Turitstes është hera e parë që vij në Shqipëri dhe po bëj guidë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, për të njohur këtë bukuri natyrore. Një tjetër turist thotë se kam mbetur i kënaqur nga kuzhina , gatimi, nga deti dhe shërbimet në qytetin e Vlorës.”

Koha me diell dhe temperaturat e larta, kanë favorizuar që turizmi këtë vit në Vlorë të vijojë deri në fund të shtatorit, ndoshta edhe në tetor. Për këtë nga ana e operatorëve turistik është kërkuar që siguria e shtuar për pushuesit, të jetë edhe gjatë kësaj periudhe./shqiptarja.com

Turizmi në Vlorë, Bedinaj: Infrastruktura e shërbimet më cilësore këtë vit, problem çmimi i biletave Read More »

Ngjarjet e rënda, deputeti i PS reagon ashpër: Shefat e policisë janë ordinerë dhe të paaftë

Deputeti i Partisë Socialiste, Gjetan Gjetani ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të policisë pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura benda 24 orëve në Mamurras. Në një reagim në Facebook, ai akuzon policine dhe shefat e saj si te paafte, te korruptuar dhe ordinere. Ai paralajmeron protesta, nese nuk merren masa urgjente per permiresimin e gjendjes dhe pastrimin e policise nga keta elemente.

Postimi i deputetit

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë. Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që policia ëhstë hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera.

Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike.

Ngjarjet e rënda, deputeti i PS reagon ashpër: Shefat e policisë janë ordinerë dhe të paaftë Read More »

Zhvillime të reja për çështjen “Tahiri”, çfarë vendosi sot parlamenti

Parlamenti shtyu sot me tre muaj punën e komisionit hetimor ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në mungesë të opozitës e cila mbajti një mbledhje paralele në Elbasan, mazhoranca në parlamenti miratoi me 72 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim kërkesën e nënkryetarit demokrat Edi Paloka për shtyrjen e afatit.

“E papranueshme që Komisioni të mblidhet vetëm 4 herë në 6 muaj”, deklaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Mësohet se votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Po kështu abstenuan 2 deputetë, Alket Hyseni dhe Elena Xhina.

Zhvillime të reja për çështjen “Tahiri”, çfarë vendosi sot parlamenti Read More »

Një tjetër qytet në sitën e policisë, kontroll mjeteve me xhama të zinj

Berati është qyteti tjetër që kalon në sitën e policisë. Ndonëse jo në listën e zezë të qyteteve me kriminalitet të lartë, policia po zhvillon aksione në qytetin e Beratit.

Sipas informacioneve, Policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale.

Efektivët e sektorëve të rendit dhe policisë rrugore kanë zhvilluar sot kontrolle të detajuara në shumë akse të qytetit, ku në fokus janë vënë mjetet me xhama të zeza, ku janë kontrolluar fizikisht drejtuesit, mjetet dhe dokumentacionet e tyre.

Aksione janë zhvilluar ne vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë”. Aksionet vijojnë ende, ndërkohë qe policia e Beratit do të japë së shpejti rezultatet e tij.

Një tjetër qytet në sitën e policisë, kontroll mjeteve me xhama të zinj Read More »

Rama i ‘gatshëm’ për Veting/ Po Linda Rama?

Edi Rama është treguar i gatshëm sot, pas thirrjes së kreu te opozitës Lulzim Basha për veting në politik, sigurisht me shpresën që një gjë e tillë nuk do ndodh kurrë.

Kaq e vërtet është ky pretendim, sa që banka e Linda Ramës, bashkëshortes së radhës së kryeministrit Rama, është e vetmja bankë në botë me burim kapitali në of shore.

Ja deklarata e Edi Ramës sot:

Image

Rama i ‘gatshëm’ për Veting/ Po Linda Rama? Read More »

Ministri lajmëron ‘kapobandat’ për nisjen e sezonit kriminalistik

“Gjatë muajve Shtator-Tetor në sajë të provave të mbledhura, në sajë të punës intensive që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale”.

Kjo ishte deklarata e ministrit Xhafaj në Kuvend pak ditë më parë. Një deklaratë, që të lë pa fjalë! Ministri publikisht njofton kriminelët dhe kapobandat se kur do të nisë sezoni kriminalistik ndaj tyre.

Një mënyrë ashiqare që dëshmon se ky shtet nuk ka ndërmend të shpartallojë këtë segment të errët.

Vetë ministri iu thotë të bëjnë vend diku në “perandoritë” e tyre dhe në duart e aksionit të bien ca “lafarakë” të dorës së fundit.

Një dëshmi e qartë  simbioze. Po u luftua krimi, politika i bie të luftojë veten.

Institucionet e vendit po lejojnë me bekimin e tyre që këto fenomene negative të zhvillohen dhe gradualisht ta kapin shtetin. As dhe një rast i madh kundër krimit të organizuar, korrupsionit apo pasurimit të paligjshëm deri më tani nuk ka përfunduar me dënimin e merituar, kjo jo për arsye se nuk ka bazë ligjore, të paktën për krim të organizuar dhe korrupsion, por ka munguar vullneti politik, e si pasojë e mungesës së vullnetit politik mafia i ka kapur dhe po peshon rëndë mbi qytetarët.

Për sa kohë do të vijojë negocimi shtet-mafia nuk duhet të pretendojmë për ditë të bardha.

Ministri lajmëron ‘kapobandat’ për nisjen e sezonit kriminalistik Read More »

Akuzat e partneres së Izet Haxhisë, reagon motra e Haklajve: S’u kthej përgjigje grave me dy burra

Përmes një postimi në Facebook, Zylfie Haklaj ka reaguar pas deklaratave të partneres së Izet Haxhisë, e cila e akuzoi se është mashtruar duke tradhtuar Izetin. Zylfie Haklaj  thotë se nuk ka ndërmend t’ju kthejë përgjigje “grave me dy burra”, por nuk ngurron t’i japë një përgjigje gjithë akuzave që ka bërë ndaj saj Sali Berisha.

Ajo shkruan:

Qenet le te lehin karvani shkon perpara.
Une grave me dy burra nuk do tju kethej pergjigje, por Sali Berishes do ti them qe sado qe te perpiqet te na largoje nga e vertea, nuk do ja arrish dot qellimit. Jemi te vendosur ti shkojme deri ne fund. Nuk do te merrem me mbetjet e tua. Rrjedha e lumit eshte qarte, e kethjellet, kuptohet qe lumi ka zigezaket dhe llumet e veta qe do te menjanohen gjate rrugetimit, por eshte i destinuar te shkoje ne destinacionin e caktuar”.

Akuzat e partneres së Izet Haxhisë, reagon motra e Haklajve: S’u kthej përgjigje grave me dy burra Read More »

Kritiku i ashpër i Bashës: Ja pse sot jam me Lulin

Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi, i njohur si një nga kundërshtarët më të ashpër të Lulzim Bashës, sot përmes një statusi në Facebook ka përshëndetur idenë e tij për nisjen e vettingut edhe në politikë pas drejtësisë. Referuar propozimit të Bashës për ‘vetting në politikë’, Patozi thotë se ‘Sot jam me Lulin edhe pse më ndan gati një oqean prej tij’.

Patozi mbyll reagimin duke u shprehur se ‘Uroj shumë që Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze. Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë’.

Nga Elbasani, ku opozita zhvilloi sot takimin e radhës pas Shkodrës, Basha deklaroi se PD do të shpallë një nismë kushtetuese për të bërë një Vetting në politikë. Basha tha se kërkesa e PD-së për Vetting në politikë po firmoset nga deputetët e PD-së.  PD ka një plan me 4 pika, ku përfshihet dekriminalizimi, zgjedhje të lira, ekonomi të lirë dhe një reformë në drejtësi që ka efekt.

Statusi i plote/
SOT JAM ME LULIN…

Edhe pse më ndan gati një oqean prej tij, sot unë jam me Lulin, që sa më shpejt të ketë vetting edhe për politikanet. Mund ta kishim kërkuar edhe më shpejt, atëherë, kur diskutohej reforma në drejtësi. Edhe faturën e larte te penguesit, që e morëm (me të drejtë apo pa të drejtë) mund ta kishim shmangur, por edhe Edi Ramës do t’ia kishim djegur kartat në dorë.

Sepse nuk kishte nevojë të humbnim shumë kohë që të rrisnim macet për të gjuajtur minjtë, ndërkohë që këta të fundit mund t’i mbysnim edhe me koçifoz.

Dhe le të kalonin njëkohësisht në sitë, si togat e zeza të drejtësisë, ashtu edhe të gjithë eminentët e politikës.

Por më mirë vonë kurrë, është një aksiomë që nuk e humbet kurrë vlerën nga kalimi i kohës.

Problemi është që kjo të bëhet sa më shpejt me kushtetutë dhe me ligj, sepse ndryshe i bie te jete si të gjitha hartimet patetike të partive tona, kur betohen për moral dhe pastërti.

Sepse në këtë pikë,për shembull, unë e kam të vështirë ta qortoj Edi Ramën, megjithese rezervat e tmerrshme që kam për të dhe për qeverinë e tij. Sepse ai u deklarua direkt i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të kësaj ideje. Mund të ketë plot njerëz që edhe këtë përgjigje kaq të flakpërflakshme ta shpjegojnë me vijimin e marrëveshjes se vitit te shkuar, por unë nuk dua të bëj pjesë në këtë kategori.

Sipas meje, tani, të paktën formalisht kjo reformë e re, apo thellim i reformës në drejtësi, duket sikur nuk ka asnjë kudërshtar të rëndësishëm.

Është një situatë paksa komike, në fakt, pasi ngjan sikur nga vetting-u duhet të kenë frikë vetëm pensionistët dhe qytetarët e varfër, që marrin asistencë sociale, dhe jo ata qe i kanë bërë gjëmën këtij vendi.

Por le të mos dekurajohemi nga ky paradoks dhe t’i nxisim të gjitha palët që ta çojnë deri ne fund këtë projekt pozitiv.

Në radhë të parë opozitën, që i bie të ketë marrë në dorë flamurin e këtij vetëpastrimi.

Uroj shume qe Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze. Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë.

Kritiku i ashpër i Bashës: Ja pse sot jam me Lulin Read More »