Aurora

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën

Kryeministri Edi Rama pohoi sot se Shqipëria këtë sezon turistik ka çmimet më të lira, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut.

Duke folur për pretendimet se në sezonin turistik çmimet janë rritur, kryeministri Rama tha se  çmimet i vendos tregu, jo qeveria.

Më tej, Kryeministri sjell si argument faktin se hotelet dhe restorantet frekuentohen dhe kjo tregon se çmimet janë në interes të pushuesve dhe turistëve.

“Kur ka çmime të larta që e lënë restorantin dhe hotelin bosh, ato sjellin falimentim. Përderisa ka njerëz që frekuentojnë dhe hotelet dhe restorantet janë plot, kjo tregon se ka një balancë dhe çmimet janë në interes të turistëve.” tha ai.

Më tej Rama shtoi se “nga ana tjetër ka dhe një argument që numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shteti është rritut kjo tregon se është rritje të fuqia e konsumit.

“Nuk diskutohet që në Shqipëri, çmimet janë të lira. Nga ana tjetër ka dhe një argument se numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shtetit është rritur. Kjo tregon rritje të fuqisë së konsumt, jo se është më lirë në vende të tjera, por janë dy komponentë që flasin shumë”, tha Rama. /atsh

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën Read More »

‘Nga pakti me Ramën te bashkimi me LSI në zgjedhje, cilat janë tri çështjet që po shkatërrojnë PD-në’

Sekretari i Partisë Demokratike, Namir Lapardhaja, ka ‘zbuluar’ tre çështjet kryesore që po dëmtojnë rëndë partinë ku ai bën pjesë. Përmes një statusi në rrejetet sociale, zyrtari i PD shkruan se marrëveshja Rama-Basha vijon dhe se për këtë kreu i PD duhet të dalë e të flasë urgjentisht për të sqaruar demokratët, por edhe publikun.

Së dyti, sipas tij, po dëmtohet partia e dytë më e madhe në vend nga fakti se në vjeshtë mund të ketë një qeveri me bazë të gjerë PD-PS. Lapardhaja shkruan se edhe këtë duhet ta sqarojë sa më parë Basha, ndryshe partia po shkon gjithnjë e më shumë drejt greminës.

Dhe çështja e fundit, që rendit zyrtari i selisë blu, është LSI, parti që do të çojë më shumë drejt tkurrjes PD, nëse kjo e fundit vendosë të dalë me të në zgjedhje.

3 çështje që e dëmtojnë rëndë PD-në!

Janë 3 çështje, ide, thashetheme, aludime, të cilat, gjykoj, se e dëmtojnë thellësisht PD-në. Ato përhapen nga propaganda qeveritare, në mënyra të ndryshme, dhe besohen nga njerëzit, ose nga individët naivë, që besojnë se pas gjithçkaje ka një konspiracion, ose nga të poshtërit, të cilëve u del e keqja me shpirtin dhe janë verbuar aq shumë sa edhe pas 6 viteve qeverisje nga PS-ja, sërish të keqen e madhe e shohin tek PD-ja.

  1. Marrëveshja Rama-Basha vijon. Ajo ka siguruar ndryshimin e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, kështu që demokratët dhe njerëzit të rrinë rehat, mos të ndihen.

Pavarësisht se Basha është shprehur disa herë për këtë çështje, ka shumë edhe në radhët e demokratëve qe e besojnë këtë, ndaj atij i bie barra të dalë e të flasë posaçërisht e veçanërisht për këtë gjë. Kush mohon se në radhët e demokratëve ekziston një perceptim i tillë, vetëm se gënjen vetveten.

  1. Në vjeshtë do ketë qeveri me bazë të gjerë, midis PD dhe PS.

Ky është mashtrimi i dyte i propagandës zyrtare. Nëse ka një problem që e shkatërron përfundimisht PD-në, është pikërisht kjo e qeverisjes së vjeshtës me PS-në, meqenëse “e kërkon” Evropa. Sërish duhet të jetë Basha ai që duhet t’i heqë njëherë e përgjithmonë këto hije dyshimi, me forcë dhe në mënyrë të qartë.

    1. Është shumë shpejt për zgjedhjet lokale, por mund të dalim me LSI-në.

Shpejt??? Jo, është shumë vonë. Me LSI-në? Nuk po e zgjas shumë, por duhet ndarë me apo pa LSI-në. Nëse dilet me LSI-në, së paku flas për zona ku ajo pretendon, si Berati e gjetkë, PD-ja shkon drejt tkurrjes së thellë të mëtejshme. Nëse nuk do dilet me LSI-në, t’u bëhet e qartë njerëzve që tani se po ikin të gjithë e po i “paraprijnë” koalicionit të zgjedhjeve lokale. Por edhe shpallja e kandidatëve për muajin e fundit mund ta përballë PD-në me të njëjtën situatë si ajo e zgjedhjeve të 2017, që kur vendosi PD-ja të futej në garë, vota kishte muaj që ishte shitur.

Besoj se janë 3 problematika që duhen marrë në konsideratë. Pushteti nuk bie me evidentim akuzash dhe problemesh. Edhe ato kanë peshën specifike të tyre, por në këtë rast shqetësuese është gjendja aktuale e PD-së, e cila duket si një makineri e tërë e sfilitur, e lodhur, e pamotivuar, e përgjumur, së cilës, mbi të gjitha, duket se i ka humbur vullneti për të ndryshuar. Dhe për të fituar./korrieri

‘Nga pakti me Ramën te bashkimi me LSI në zgjedhje, cilat janë tri çështjet që po shkatërrojnë PD-në’ Read More »

Zbulohet arsyeja që fshihet pas qëndrimit të çuditshëm të Ramës për ngjarjen e rëndë në Selenicë

Reagimin e parë të Ramës për masakrën në Selenicë e ka komentuar ish-kryeministri Sali Berisha duke thënë se, ka një arsye që fshihet pas këtij qëndrimi. Berisha thotë se nuk u dëgjua asnjë fjalë ngushëlluese për viktimat, dhe sipas tij kjo tregon sëmundjen që Rama vuan.

Reagimi i plotë:

Rama dje ne nje deklarate makaber shpall fajtor tete viktimat e Selenices! Ai, ne nje rast unik ne bote, jo vetem nuk shprehu ngushellime por perdhosi dje shpirtrat e tete viktimave, i shpalli fajtore per se vdekuri sepse rriten statistiken e te vrareve!

Te dashur miq, ne nje rast absolutisht te pa shembull ne boten e qyteteruar, Edvin Kristaq Rama nuk shqiperoi nje fjale te vetme ngushelluese per tete viktimat e masakres te fshatit Resulaj te Selenices, e cila perberi lajm per mbare mediat e botes por jo per Edvinin!

Nje qendrim i tille mbahet vetem e vetem: – Kur je i semure psiqik bipolar dhe vuan nga paranoja e pamjekuar. Ne kete rast poli i paranojes te thote se ata jane armiq sepse te demtuan duke rritur statistiken e vrasjeve. Keshtu qe per Ramen nuk ka rendesi se humben tete jete te qytetareve, femije, gra, burra te nje familje te vendit te tij por se ata jane armiq, fajtore se rriten statistiken e vrasjeve ne vend.

Ky eshte dhe shkaku qe ato armiq nuk meritonin ngushellim, por nje qendrim i tille mbahet edhe: – Kur viktimat jane terroriste apo pushtues dhe ne keto raste dekorohet ai qe i asgjesoi ose, – Kur je rracist antishqiptar dhe nga urrejtja etnike rraciale ndjen kenaqesi kur vriten sa me shume shqiptare Ketu me poshte keni deklaraten e djeshme te Edi Rames per tete viktimat e Selenices tre jave pas ejzekutimit te tyre, per te cilet Edvin Kristaq Rama nuk shprehu asnje ngushellim. sb

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”/korrieri

Zbulohet arsyeja që fshihet pas qëndrimit të çuditshëm të Ramës për ngjarjen e rëndë në Selenicë Read More »

Uauu… një lajm i mirë për Kosovën, ja çfarë ka vendosur Komiteti i PE-së

Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime, ky komitet i PE-së ka kaluar çështjen e liberalizimit për kosovarët tek Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje nder-institucionale për Liberalizim./korrieri

Uauu… një lajm i mirë për Kosovën, ja çfarë ka vendosur Komiteti i PE-së Read More »

Tmerr çfarë po ndodh në një fshat të Shqipërisë, shihni çfarë del nga toka (Foto)

Një fenomen që ka frikësuar banorët. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar fotot dhe denoncimin e një qytetari nga fshati Gorishovë i Fierit. Qytetari thotë se e gjithë zona po helmohet nga solari që derdhet në tokë si të ishte ujë por askush nuk merr masa.

STATUSI
Një mirëmëngjes për Kallam Dështakun nga fshati i helmuar i Gorishovës!
Shikoni fotot dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirëmbrëma Zoti Berisha Jam një banor i Fshatit Gorishovë. Dua të ndaj një shqetësim tepër të rëndë me juve. Shikojeni se si në ketë vend derdhet solari zi si kur të ishte ujë. Ky solar neve na ka tharë të gjithë ullinjtë dhe ka ndotur ambientet e natyrës. Nga njerëz të papërgjegjshëm dhe të degjeneruar. Nuk e dinë që neve na ka shkaktuar dëme kolosale, çfarë mund të bëjmë për këtë ngjarje”

Tmerr çfarë po ndodh në një fshat të Shqipërisë, shihni çfarë del nga toka (Foto) Read More »

Emigrantët na ikën, por çfarë morën me vete?

Nga Alma Nikolli

Mbesa ime gati 5-vjeçe po ikën shumë e lumtur nga Shqipëria. Jo prej faktit se është fëmijë dhe nuk ka tjetër “detyrë” në jetë veçse të jetë kryesisht e lumtur, as se u mërzit këtu, por ngaqë mori me vete “lodrën” që donte.

Një çifteli. Kështu, mes habisë dhe mërzisë, u lumturova edhe unë disi me ikjen e saj nën tingujt e çiftelisë.

Pas këtij momenti që më la jo pak mbresa, nisa një “vëzhgim” sipërfaqësor. Çfarë marrin emigrantët me vete, çfarë ka kjo Shqipëria jonë që bota s’e ka?

Dhe filluan: raki, miell misri, çorape leshi, turshi, djathë bjeshke, çaj mali, gjëra me shqiponja, e shumë e shumë produkte të tjera. Një kushërira ime më tha duke qeshur: “Marrim çfarë të na japin.”

E vërtetë është. Ata marrin gjithçka që ne u japim që ta lehtësojnë pak ndërgjegjen tonë, që të ndihemi se ua kemi kthyer disi zemërgjerësinë.

Ne jemi si ai i varfëri që merr gjithmonë dhe ka nevojë të japë ndonjëherë që të ndihet disi njeri, mes njerëzve.

Ndodh që atë rakinë që ua japim të shkojmë në Itali, Greqi apo Angli e të na e servirin në tavolinë, se nuk e pijnë aq sa mendojmë ne, ama e marrin me shumë entuziasëm e falenderues.

Këta janë emigrantët. E shkuara, e tashmja…dhe e ardhmja jonë, mesa shihet. Ata gjithashtu marrin me vete eksperienca negative të përjetuara kudo ku shkojnë, shërbime të cunguara e komunikim lodhës. Por sërish vijnë. I harrojnë të gjitha.

Po për të dhënë, çfarë japin?

Shpirtin e gjithçka kanë. Nuk kam nevojë të listoj një nga një mallërat që sjellin, besoj i hasni kudo nëpër shtëpitë tuaja. Dua vetëm të evidentoj më të rëndësishmen: shpresën.

Ata vijnë dhe na sjellin shpresë. Shpresën që një ditë do mund t’u themi: nuk duam më asgjë, i kemi të gjitha këtu, jemi si ju.

Emigrantët na ikën, por çfarë morën me vete? Read More »

“Kurbani” i parë i shtatorit, cilin do të shkarkojë Rama. Prokuroria po përgatit superdosjen

Shtatori do të nise me shumë ndryshime edhe në kabinetin qeveritar, ku ashtu sikurse është paralajmëruar do të ketë lëvizje të ministrave dhe zv.ministrave, por edhe opozita ka deklaruar se do të fillojë një stinë të madhe protestash. “Pamfleti” shkruan se një dosje super e bujshme po punohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një zyrtar shumë të lartë shqiptar.

Burime të rezervuara nga organi i hetimit flasin që brenda dhjetorit do të dalë një dosje përvëluese, ku flitet për një anëtar kabineti aktual, pra ministër. Nuk dihet nëse ky fakt ka rënë në duart e kryeministrit që mund të bëjë ndryshimet përpara se të nisë hetimi i prokurorisë, por realisht ka gjasa që situata të jetë shpërthyese si me rastin e Saimir Tahirit një vit më parë.

Ndërkaq, ambasada amerikane ka bërë thirrje për aplikimin e kandidatëve të pastër për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ambasadori amerikan foli për “një gjyqtar të ndershëm nga gjykatat e apelit”. Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së hap rrugën më pas për të startuar SPAK apo Prokuroria Speciale, e cila do të marrë kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ambasada amerikane u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve që kalojnë vetingun të aplikojnë për vendet vakante.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni”, thuhet në thirrjen e ambasadës amerikane./Pamfleti/

“Kurbani” i parë i shtatorit, cilin do të shkarkojë Rama. Prokuroria po përgatit superdosjen Read More »

Policia na prezanton me Mirelën, efektivja një mesazh për drejtuesit e mjeteve: Nuk do të mbyllim sytë për…

Mirela, është efektivja e cila përmes faqes zyrtare të Policisë së Shtetit ka një mesazh për të gjithë drejutesit e mjeteve. Efektivja e Patrullës së Rendit në Komisariatin nr.1, në kryeqytet është prezantuar sot duke thënë se qëllimi nuk është të vendosim gjoba, por as të heshtim për shoferët që i parkojnë makinat, duke u bërë pengesë dhe burim aksidentesh për të tjerët.

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!/ Jam Mirela, efektive e Patrullës së Rendit në Komisariatin nr.1, në kryeqytet.Nuk është qëllimi ynë të vendosim gjoba, por nuk mund të “mbyllim” sytë për shoferët që i parkojnë makinat duke u bërë pengesë për të tjerët, apo aty ku tabela e ndalon.Na njofto dhe ti, për një mjet të parkuar gabim apo çdo shkelje tjetër përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’ apo në numrin falas 112!

Policia na prezanton me Mirelën, efektivja një mesazh për drejtuesit e mjeteve: Nuk do të mbyllim sytë për… Read More »