Aurora

Ben Blushi është nipi i gjyshit që vodhi shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat (Letra e Mitrush Kutelit)

“Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse. Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, tha Presidentja Vjollca Hoxha gjatë prezantimit të tij.

Por sot rreth dy dekada më vonë Top Channel është shpartalluar tërësisht. Ardhja e Blushit në krye të televizonit vetëm po e zhyt në pikiatë një investim gjigand. Lajme-shantazh për interesa personale, braktisje nga emra të njohur në fushën mediatike dhe kopje të shëmtuara të lajmeve ekskluzive, vetëm e vetëm për hir të një egoje të një emri të mëparshëm që sot nuk po shkëlqen më.

Vjedhja e lajmit Ekskluziv të Pamfleti për hotel “Palazza”, nuk është ndonjë habi e madhe. Ben Blushi është nipi i gjyshit që vidhte shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat.

Madje edhe vetë Ben Blushi është akuzuar nga Sali Berisha për plagjiaturë me romane që mbajnë emrin e tij si autor. Berisha është shprehur se edhe Blushi ka botuar nën emrin e tij shkrimet e përvetësuara nga gjyshi.

Dhimitër Shuteriqi, pra gjyshi i Blushit, ka përvetësuar disa shkrime të Lef Nosit, i cili u pushkatua nga komunistët, dhe i ka botuar ato si të vetat.

Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur: – Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur? – Ia ktheva: – Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja. – Ay: – Me emrin e kujt?- Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. – Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj. – Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk… nuk. Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: – Po kur e boton një këngë popullore? – Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra….- Unë s`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj. Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim. I thashë: – Kësaj i thonë vjedhje…. – Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në Ddhjetor 1945.

Më poshtë po sjellim letrën e plotë të  Mitrush Kutelit:

Letër e Mitrush Kutelit për Mustafa Greblleshin

Pogradec, 28 Gusht 1961

I dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe. Kjo e uruar letër u bë litar me krye, po pa fund. Udhës takova shumë të njohur të mijtë dhe të babajt. Ndenjëm u çlodhëm në varret e sheshuar, duke pritur të dalë hëna, po kjo vonoi. Doruntina mërzitej, e kish lodhur shumë banja e ditës, udha. E mbajta pak në krahë pastaj e mori Efterpi. Zbritme. Hëna doli kur rrinim buzë liqenit: e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrull elundroi nëpër hapësirë. Fëmijët më vunë njëmijë e njëqind pyetje “Si ështëhëna? Ç’ka prapa atij mali? Po në Tiranë ka hënë tani? Është i madh aiyll? (Afërdita). Sa një shtëpi apo m’i vogël?” Unë bluaja mendime të tjera:“Ç’është vallë kjo harmoni kaq e përsosur? Që ku vijmë e ku shkojmë? Sarrëkenjerëzish kanë shkelur në këto ranishte dhe ku janë tani?”

Dhe mendja më shkon me drithma tek ai që s’guxoj t’i përmend emrin, sepse jam tepër i vogël-hij’e një grimce të një stërgrimce – tek ai që ka shumë emra, por që është një i vetëm dhe mbi të gjitha dyshimet e mija birucore, dua me gjithë shpirt që të jetë, të mposhtë mohimet e mija dhe të më prehë atje ku dua vetë, atje ku thashë, në vetmi. O zot, duhet të jesh, sepse pa Ty nuk prehem dot! Këndova pothuaj të tërë “Antologjinë poetike” të Viktor Hygoit, në përkthimin e “Sotir Cacit”. Me të vërtetë përkthimi është shumë i mirë. Po kush e ka bërë këtë përkthim? Kjo është një punë e ngeshme, e javashme,jashtë normave. Dhe ka një vandak të tërë fjalësh që s’janë të shqipëronjësit. Këto të gjitha po t’i them më kot: unë e di se kush e ka bërë këtë shqipërim, sepse kam parë dorëshkrimet dhe di se si u pjesëtuan…. paratë. Mistifikime, merceranizma të padenja për një njeri që shkruan. Sidoqoftë, unë s`e bëj dot, kurrë, kurrë!

Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur: – Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur? – Ia ktheva: – Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja. – Ay: – Me emrin e kujt?- Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. – Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj. – Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk… nuk. Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: – Po kur e boton një këngë popullore? – Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra….- Unë s`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj. Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim. I thashë: – Kësaj i thonë vjedhje…. – Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në Ddhjetor 1945.

Atëherë Shutja ish mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit. Lëvdonte shkrimet e mija, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet, gjersa u bë burrë me llullë, me bére e me automobil, më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi “i”-në në fund të emrit që të vërtetonte tezën e tij, siç i tha vetë Popoviçit në tryezë: “Emri ynë vjen nga fjala serbe “shute”, që do të thotë “shaka”. Rrjedhim nga një familje e “Stara Serbisë” të “Despotatit të Elbasanit”. Pra, si të thuash, “unë” jam “ti”, ndihmomë të ngrihem lart, jepmë, të kam vëlla. Po si u bë puna e asaj veprës së “gjetur”? Para ca kohësh botoi “Gjorg Golemin” që bje erë Lef Nosi. Me të vërtetë Shutja-shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur) – përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat, duke mos harruar të verë midis emrit të tij dhe të familjes (Shute të Stare Serbisë, siç thënkan serbët e Elbasanit dhe Pogradecit tim, duke tjerur ëndrrën serbomadhe të një perandorie të re, qoftë edhe republikane, të Serbisë midis tre deteve), shkronjën e madhe “S” të babajt që vodhi veprën “Varri i dashnorëve” të Naum Voillës, duke e paraqitur si të vetën….

E pra, këtu në Pogradec ka qenë dikur një djalosh që i thoshin Pirro Vako, një nga të rinjtë e parë komunistë, ëndërrimtarë të një bote të drejtë, pa shfrytëzim, pra, pa vdekje. Pirro Vakua kish patur një dell të mirë shkrimtari. Dikur më pat thënë: “Ti ke rënë, po unë të nderoj e të dua, se më ke treguar udhën si të shkruaj”. Dhe zbrazi një gotë raki. Ay dështoi në jetë (një punë dashurie me një vajzë që quhet Izmini, flokëverdhë, të cilën ju – ti dhe Rushi – e shihni dendur nëpër Tiranë), iu dha alkoolit, vuajti e vdiq. Shutja i vajti babajt të këtij, i premtoi dhenë e qiellin, mori një dhomë me qira në shtëpi të tij dhe i përlau- në mënyrë shutërore – tërë dorëshkrimet (ditare lufte, shënime, tregime etj.). I ati pret akoma që Shutja t’i botojë këto të gjithanë emrin e djalit. Shutja ndofta i boton, po me pikëpamjet e dyzetepesës, për të cilat fola më lart: me emrin e vet, për xhepin e vet…..

Para ca vitesh i vodhi një prifti këtu (prifti vdiq vjet) regjistrin e shënimeve të një manastiri. Prifti më thosh: “Ia rrëfeva, e pa, më lëvdoi, pastaj ma dha prapë, ma mori përsëri, ma dha dhe njëherë dhe unë e vura nëvend. Kur iku, s`e gjeta më….”. Prifti bënte kryq, sikur donte të largonte shejtanin: “Ma vodhi, bre, s’pandenja, paska qenë….” Kockat e Papandonit (kështu i thoshin priftit) po treten tani në gështenjat, kurse Shutja shutëron “tani përsëri me “i”-në në fund të emrit”, më shikon vëngër, siç e vështron kalorësi këmbësorin e çalë apo më mirë automobilisti arrogant udhëtarin e mjerë. Dhe përsëri më kujtohen vargjet e Khajamit: Rrëmyen mall, memuriet e ar, Dhe t’irtin plak, të urtin shkëncëtar E quajnë gjaur, se s’beson prralla, Se s’qas mbi supe, si ata, samar. Më falni se u zgjata kaq shumë me këtë “Dhimitriadë Shuteriqore”, po këto të gjitha m’i zgjoi karasyfeti i tij arrogant që endej rrugëve të Pogradecit. Kam dhe diçka tjetër.

Lef Nosi ka pasur një koleksion të pasur me pulla poste të vjetëra, të mbledhura me kujdes një jetë të tërë (në qeverinë e Vlorës, të Ismail Qemalit, kishte qenë ministër i Postave). Shutja mori dorëshkrimet e tij dhe një pjesë të bibliotekës (librat ia kam parë me sytë e mij në hotel “Dajti”, ku banoi një kohë, më 1945 dhe 1946). Po ç’u bënë albumet e pullave që vlejnë, pa ekzagjerim, miliona lekë? Është fjala për pulla të rralla të Turqisë me syrsharzhimin e Hyrjetit dhe sidomos atë të qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së Durrësit, për ato të mbretit Vid e sa e sa të tjera. Kush i mori, kush? Këto duhej t`i merrte shteti dhe, me sa di unë, Shutja, ndonëse mban berè shkrimtari (që ta tregojë bota me gisht) s’është shtet. Kisha dhe mjaft të tjera për këtë individ cipëplasur, por nuk po vazhdoj: më vjen ndot. Falmëni!

Në këtë kohë kam lexuar disa libra dhe kam rilexuar disa tregime të asaj suedezes së ëmbël e të qetë, Selma Lagerlöf, me një botë morale që s’i ngjet fare botës sonë gjaknxehtë, vrasëse, ballkanike. As e ndjera Selma Lagerlöf s’i ngjet (luaj vendit) Shutes. Dhe mu kujtua një film shumë i dashur: “Gösta Berling” pas veprës së parë të mësonjëses Selma Lagerlöf. E ka lojtur dikur Greta Garbo. Ka qenë një film pa zë (para se të fillonte krokëritja e saksofonit dhe bubullima e artilerisë në sallat e kinemasë), po kaq i fortë, kaq i bukur! Tani, Greta Garbo është plakë, po unë e përmend se më ka lënë mbresa të thella në kujtesë. Rilexova edhe “Souvenir de la Haute – Albanie” të A. Degrandit, dikur konsull i Francës në Shkodër (Botim i 1901). Libri është shkruar më 1893-1899 (sot librat nxirren shpejt e shpejt, si qerpiçët nga kallëpi e vihen në mur para se të përthahen).

Ky libër më ngjalli hidhërime të mëdha: vëllavrasje, fantazma, urrejtje, që e bluan e stërbluan jetën tonë shqipëtare. Na pakësuan dhe na ngjeshën në një cep të Ballkanit, ndonëse kemi qenë zotër të moçëm të një vendi të madh, shumë larg këtyre caqeve, ku jemi mbytur sot. Të huajtë na mbuallë urrejtjen, na ndanë e përçanë, na bënë të mos e njohim veten, të mos e duam veten, domosdo as vëllanë. Tani, thotë Degrandi, njerëzit urrejnë njëri-tjetrin në çdo vilajet, greku mbjell farën e grindjes në Epir; Austria, Italia – në Veri; Mali i Zi, i përkrahur nga Rusia, gjithashtu. Në krahina të tjera serbët, bullgarët, bilé dhe rumunët kanë dërguar njerëz për të çarë e përçarë.

Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thënë: “Shqiptarët janë populli më i lik dhe më i kotë (“le plus inutile”) në botë”. Përfundimi? Duhet të zhduket….. Kështu thotë bizantini Phrantjes. Domosdo Phrantjes është armik, është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe njeriu di sesi të mbrohet kundër tij, me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet kundër ujkut të veshur me lëkurë dele? Si të mbrohet kundër atij që i flet si ëngjëll e vepron si shejtan? Të gjitha këto i lexoj, i bluaj në mendje natën dhe s`më zë gjumi dhe më vjen tëçmendem!…. Nesër Efterpi do të niset me gjithëfëmijë. Unë do të rri dhe ca ditë, dota pres Stespassen, do ta vendos nëdhomë, pastaj do të kthehem në Tiranë.Këtu nuk u preha dot. Pashëgërmadhat e shtëpisë plot ferra dhe mu drodh zemra. Jo, Pogradeci s’është më për mua të gjallë, po për mua të vdekur. Ah, kush ndjen shumë, vuan shumë. Shto pastaj brengat objektive, fëmijët varfërinë e sa të tjera. Do të vij të “çlodhem” në Tiranë, t’i vihem normës, se mos më presin bukën.

Lamtumirë dhe përqafime vëllazërore, Mitrushi

Ben Blushi është nipi i gjyshit që vodhi shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat (Letra e Mitrush Kutelit) Read More »

Qeni gërmon në oborr dhe nxjerr një qyp, por e gjithë familja habitet nga ajo që gjejnë brenda

Çifti kishte qenë duke ecur me qenin e tyre kur ata u ndesheshin me një metal të ndryshkur që dukej se po dilte dhe e gërmuan. Një shumëllojshmëri të kanaçeve metalike të shekullit të 19-të përfundimisht u bënë pjesë e oborrit të çiftit. Pasi gjetën monedha ari brenda, ata pyesnin veten se kush i fshehu copat e arit, të shpërndara nëpër një pjesë të pronës në thellësi të ndryshme. Copa prej ari prej $ 20 duket se ka qenë e re kur e kanë futur në tokë dhe kishin pësuar shumë pak dëme ngaqë ishin në tokë për kohë të gjatë.

Ishte ar i vitit 1890 dhe metali di enës dukej sikur të ishte goditur dje. Një kompani e pavarur e vlerësimit të monedhave, zbuloi se në enën metalike kishte rreth 1,400 $ 20 copë ari, 50 $ 10 copë ari dhe katër $ 5 copë ari. Një nga monedhat, e ashtuquajtur 1866-S No Motto Double Eagle, thuhet se vlerësohet me 1 milion dollarë më vete.

Qeni gërmon në oborr dhe nxjerr një qyp, por e gjithë familja habitet nga ajo që gjejnë brenda Read More »

Habit ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë Arta Markun nga sulmi i prokurorëve dezertorë

Pas kaosit të shkaktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ish-zv/kryeministri në qeverinë e PD, Bashkim Kopliku, bën thirrje që të mbrohet puna e kryeprokurores Arta Marku. Përmes një stautsi në rrjetet sociale, Kopliku shkruan se mbështetja e Markut është patriotizëm. Duke iu referuar letrës publike të 10 prokurorëve të penalizuar nga Arta Marku, Kopliku i quan ata dezertorë.

Statusi i plote:

Mbështetja e kryeprokurores znj. Marku, patriotizëm

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë, zonja Arta Marku, na ka thirrur ta ndihmojmë: ta ndihmojmë që të ndërtojë Shqipërinë (e kam fjalën për thirrjen e saj publike “të dashur qytetarë të vendit tim”, që ajo ka botuar sot, më 21.09.2018). Të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë të ndërtosh Shqipërinë demokratike, se nuk ka vend demokratik, nëse korrupsioni dhe krimi komandon, del sheshit, dhe i përkrahur nga politika, masmedia deri tek llapaqenët e kafeneve tona.
Problemi është tejet shqetësues: detyrohet të kërkojë ndihmë në popull Prokurorja e vendi!!!

Duhet të gjithë ne, ata që vërtetë duam një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ta mbështesim Prokuroren, ta përkrahim, dhe ta mbrojmë nga sulmi i prokurorëve dezertorë, ata “dhjetë” të “krimeve të rënda”. Por ta mbrojmë edhe nga ata politikanët që vota e popullit i hodhi në opozitë, e që po dridhen nga frika se po afrohet dita e dhënies llogari, apo e zvogëlimit të mundësisë së vazhdimit të përfitimeve të pamerituara.

Ta mbështesim Prokuroren e ta mbrojmë nga sulmi i taborëve të masmediave që paguhen për të shpifur, për të denigruar çdo zyrtar të ndershëm të këtij shteti, aq më tepër Prokuroren, që guxon t’u prishë oazet e qetësisë kriminale, paguesve të tyre, urdhëruesve: kapo të hajdutëve, të trafikantëve të drogave etj., hajdutë të tenderave, shkatërruesve të urbanistikës, të ambientit, të detit, të plazheve.

Ndërkombëtarët, kryesisht ShBA dhe BE, po na bëjnë drejtësinë demokratike, lexo drejtësinë e pastruar nga krimi. Vettingun më së fundi po ecën, edhe ai nën sulmin e po atyre njerëzve që sot sulmojnë Prokuroren znj. Marku. Por po ndërkombëtarët na ndihmuan duke insistuar që të vihej një Prokuror sa më i ndershëm, sepse ndërkohë që kryhej vetingu, nuk mund të lihej Prokuroria në dorën e prokurorëve gangsterë që nuk e kanë kaluar akoma sitën e Vetingut. U vendos kryeprokurorja znj Marku, duke u votuar nga Parlamenti që kemi zgjedhur vetë ne.

Prokurores Marku i duhet të bëj stan me lepuj, se prokurorët e “pa–vettuar”, janë thjeshtë “lepuj”, e do të bëhen “deshër” vetëm pas kalimit të vetingut. Asaj i takoi nderi dhe puna e rëndë që me këtë turmë “të pasitur” prokurorësh të dyshuar si të korruptuar e të paaftë (të dyshuar, sepse do të kalohen të gjithë në hallkat e vetingut), t’i komandojë në punë sa më të dobishme të mundshme.

Të gjithë e dimë tashmë se kush janë si shumicë ata prokurorë, që vetë gjithë jetën e tyre nuk kanë zbatuar afate e procedurat ligjore, që sot ia kërkojnë me hipokrizi Arta Markut (jo na thirre në mbledhje “një ditë para” e jo “tri ditë para”). Ata bëjnë përpjekje mjerane , që të justifikojnë dezertimin e tyre nga lufta kundër krimit: kanë frikë, se u duhet të luftojnë kundër atyre që i kanë mbajtur deri sot me pare, me emërime, me favore. Faktet tregojnë se pjesa më e madhe e prokurorëve, janë vetë pjesë përbërëse e krimit të organizuar dhe e së keqes në Shqipëri, pra janë thyersit nga më të rrezikshmit e ligjeve.

Miq të fb, ta mbështesim, me qëndrimin e secilit prej nesh, kudo ku është, në masmedia, në biznes, në kantjer, në punë në fshat a qytet, në kafe e në zyra, këtë zonje të madhe: nuk i kemi me shumicë këta lloj njerëzish, prandaj t’i ruajmë, duke dhënë me këtë mbështetje edhe ne një kontribut në çështjen madhore të ndërtimit të një Drejtësie sa më të pastër, edhe në Shqipërinë tonë.

Habit ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë Arta Markun nga sulmi i prokurorëve dezertorë Read More »

E reja tregon ngacmimet seksuale të shefit në Tiranë: Në mëngjes më kërkonte….

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar është ndjerë vazhdimisht e ngacmuar seksualisht nga shefat e saj.

“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë, sidomos për një femër. Kur shkon të kërkosh punë nuk shikojnë aftësinë, por format”, tregon Ada.

Në rrëfimin e saj, 23-vjeçarja tregon një nga rastet e ngacmimeve.

“Pronari më tha se mund të merrja çfarë të doja pa paguar. Gjithë kohës më dërgonte mesazhe, më kërkonte foto në mëngjes”, thotë vajza.

Ada nuk është e vetmja. Në rrethin e saj shoqëror njeh shumë vajza që bien pre’ e këtyre ngacmimeve. Disa herë ka tentuar që t’i denoncojë këto raste, por është tërhequr për shkak të familjes: “Babai nuk do më lejonte më që të rrija në Tiranë. Nëse do të isha akoma në shkollë, do më hiqte edhe nga shkolla. Duke u nisur nga kushtet e familjes sime, jam e detyruar që të kërkoj punë”.

Në vendin tonë nuk ka një numër zyrtar të vajzave që ngacmohen seksualisht në punë. Megjithatë, sipas një studimi, raportohen të paktën 20 raste çdo vit./Tch.

E reja tregon ngacmimet seksuale të shefit në Tiranë: Në mëngjes më kërkonte…. Read More »

Mbi 1200 ushtarakë zbarkojnë në Tiranë, ja arsyeja

Ministria e Mbrojtjes bën me dje se për rreth tre javë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do të përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare, në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare që zhvillohet në vendin tonë. Rreth 1200 trupa dhe dhjetëra mjete, tokësore, ajrore dhe detare do të angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të zhvillohet deri më datë 30 shtator.

Për herë të parë në këtë stërvitje, e cila zhvillohet çdo vit në vendin tonë, merr pjesë edhe një kontingjent nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Përgatitja e terrenit dhe lëvizja e mjeteve dhe trupave ka filluar që më datë 9 shtator, duke shfrytëzuar bazat më të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë, që nga bazat detare të Kepit të Palit, Pashalimanit, Porto Palermos, gadishullin e Karaburunit, bazat ajrore të Rinasit e Farkës, garnizonin e Zall-Herrit, si dhe rajonin stërvitor të Bizës.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarak nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë. Veprimet e para stërvitore nisën në bazën detare të Kepit të Palit ku Komandot shqiptarë bashkë me trupat britanikë ushtruan zbarkimin në tokë me mjete amfibe si dhe ushtruan veprime të ndryshme mësymjeje. Ditët në vijim fazat stërvitore do të vijojnë edhe në bazat e tjera ushtarake në vendosura në dispozicion të kësaj stërvitjeje, me përfshirjen e trupave nga Kosova dhe zhytësve kroatë.

Sakaq, sipas traditës, do të zhvillohet edhe Dita e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes “Albanian Lion 2018”. Ditën e hënë, më datë 24 shtator, ora 11:00, trupat dhe mjetet do të zbarkojnë në qendër të Tiranës, ku do të demonstrojnë disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe do të ekspozohen mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur. Në Ditën e Vizitorëve të Shquar pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe krerët më të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe trupave britanikë.

Mbi 1200 ushtarakë zbarkojnë në Tiranë, ja arsyeja Read More »

Historia e Vlorës nuk nis me 1912, është tepër e lashtë dhe me vlera ndërkombëtare (Video)

Historia e Vlorës nuk fillon me vitin 1912, të shpalljes së pavarësisë. Daton kohë dhe shekuj më parë dhe ka vlera historike të shkallës ndërkombëtare.Nis me varreza tumulare e Dukatit në rrethin e Vlorës që provojnë ngjizjen e popullsisë ilire nga fundi i kohës së bronzit, fillimi i kohës së hekurit, 3200 vjet më përpara.Arkeologu i njohur Neritan Ceka në një intervistë për Arena” nga Dritan Hila në Ora News shpjegon me dokumente dhe histori prejardhjen që nga Ilirët e deri tek shqiptarët, dhe tregon vlerat e mëdha që kanë zonat arkeologjike.“Kudo po të gërmohet është pasuri arkeologjike. Janë thesare ende të pazbuluara të kulturës shqiptare” na tregon  me pasion arkeologu Ceka ndërsa shkelim me këmbë disa nga këto pasuri.Intervista ishte pjesë e emisionit të parë të sezonit të tretë të “Arena” në Ora News.Arkeologu ndalet dhe tek fondet të cilat janë të mëdha por nuk dihet se ku përfundojnë.

Neritan Ceka: “Para ka sa dhe të teprojnë. Paratë janë në Butrint. Janë 1 milionë euro në vit që nxirren nga Butrinti dhe është djersa, jeta e arkeologëve. 100 vjet gërmime, dhe njerëz që janë sakrifikuar por këto para nuk dimë ku shkojnë. Duhet të krijohet një fondacion shtetëror, jam kundra partneritetit me privatin, nuk ka pse private të shfrytëzojë paaftësinë e shtetit për të qeverisur.

Pra, të krijohet një fondacion, që i merr këto para për t’i përdorur për Kaninën,  për ta vënë në funksion,  për Orikumin, të bashkohet me Apolloninë, me Finiqin, me Antigonenë me Shkodrën e Lezhën. Të krijohet një netëork. Kemi modelin në Britaninë e Madhe, Është një fondacion shtetëror, drejtori emërohet nga ministria e Kulturës, ndërsa bordi nuk përbëhet nga njerëz të politikës, por nga njerëz që kanë kontribuuar në krijimin e kësaj pasurie”.

Historia e Vlorës nuk nis me 1912, është tepër e lashtë dhe me vlera ndërkombëtare (Video) Read More »

Për Vlorën – e vërteta përballë makinerisë së baltës!

Për Vlorën – e vërteta përballë makinerisë së baltës!  Në vitet 2010 – 2013, mesatarja e vrasjeve për çdo vit ishte 11, pra 2 herë më tepër vrasje kur Basha ishte në qeverisje se në vitin 2018.  Makina të djegura apo hedhura në erë?! Pikërisht në Vlorë, në vitin 2011, u vra në qendër të qytetit gjyqtari Skerdilajd Konomi në mënyrën më makabre!
Fakte të tjera nga Vlora – sot dhe kur Basha ishte Ministër i Brendshëm:
Në 2010 – 13 vjedhje me armë
Në 2011 – 14 vjedhje me armë
Në 2018 – vetëm 1 vjedhje me armë
Në 2010 – 5 vjedhje bankash
Në 2011 – 2 vjedhje bankash
Në 2018 – vetëm 1 vjedhje banke
Numrat flasin vetë dhe nuk kanë ngjyrë politike.shifrat nga Besfort lamallari

Për Vlorën – e vërteta përballë makinerisë së baltës! Read More »

Xhafaj: Arrestuam një nga grupet kriminale më të rrezikshme në veri të vendit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaron se operacioni “Forca e Ligjit” goditi një  nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.Bëhet fjalë për operacionin e ndërmarrë gjatë ditës së djeshme për të cilën deri tani mësohet se është ndaluar Safet Bajri dhe disa persona të tjerë identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Xhafaj shkruan ne Twitter: Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet pritet të jepen në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit ku Drejtori i Pergjithshëm i Policise se Shtetit, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu sebashku me  Drejtuesen e Prokurorise se  Krimeve te Renda  Donika Prela do jenë para gazetarëve.oranews

View image on Twitter

Xhafaj: Arrestuam një nga grupet kriminale më të rrezikshme në veri të vendit Read More »