Aurora

Studimet tregojnë një mënyrë të re për ta trajtuar varësinë nga duhani

Hulumtimet e reja kanë identifikuar një mekanizëm kyç që tregon se si ushtrimet fizike mund ta ndihmojnë trurin në mënyra të caktuara përmes së cilave lehtësohet varësia nga substancat e caktuara, siç është duhani.

Shkencëtarët britanikë edhe më parë kanë konstatuar se vetëm pesë minuta ecje mund t’i lehtësojë simptomat që shkaktohen nga lënia e duhanit.

Ata besojnë se ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e dopaminës (hormon i disponimit të mirë) dhe rrjedhimisht zvogëlohet dëshira për nikotinë.

Ndër tjerash, furnizimi konstant me dopaminë ka edhe përfitime tjera marramendëse: e përmirëson kujtesën, e lufton depresionin, shkakton humbjen e peshës dhe ndihmon në shmangien e sëmundjes së Parkinsonit.

Ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike, të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe qarkullimin e oksigjenit përmes gjakut.

Sipas tyre, ky lloj i ushtrimeve fizike ndërlidhet me zvogëlimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artritin.

Ndër tjerash, ushtrimet aerobike e zvogëlojnë edhe stresin, ankthin dhe e luftojnë depresionin.
Pra, thënë më thjesht, ushtrimet fizike përveç se iu ndihmojnë të jeni të shëndetshëm fizikisht e mendërisht dhe të keni një trup seksi, gjithashtu ju ndihmojnë edhe t’i lini anash shprehitë e këqija si duhani.

Studimet tregojnë një mënyrë të re për ta trajtuar varësinë nga duhani Read More »

Albin Kurti ankohet në Tiranë: Edi Rama ma shkatërroi partinë

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti një pjesë të fundjavës e kaloi në Tiranë. Përveç debateve për politikën e lartë, ai shfrytëzoi rastin për t’i ndërruar partnerët politikë. Me plotë gatishmëri atje e gjeti edhe Sali Berishën, me të cilin kaloi më së shumti kohë. Si duket, më qëllimin e qartë për t’i dërguar porosi Edi Ramës, të cilin në kryeqytetin shqiptar e akuzoi që ia shkatërroi partinë.

Albin Kurti gjeti si arsye çështjen e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të zbarkuar në Tiranë. Atje me Sali Berishën kryqëzuan Hashim Thaçin për angazhimet me Aleksandar Vucic për ndryshim të kufijve. Por, si duket mesazhi kryesor që deshi Kurti të dërgojë nga atje ishe takimi me Sali Berishën dhe anashkalimi i Edi Ramës, me të cilin dikur kishte raporte të shkëlqyera.

Pikërisht Ramën, i cili dikur nuk hezitonte ta lavdëronte Kurtin publikisht, tani kreu i VV’së po e akuzon se ia shkatërroi Vetëvendosjen. Siç meson Gazeta Express, për këtë Kurti, ndër të tjera ka përmendur raportet e Edi Ramës me Shpend Ahmetin, nëpërmjet të cilit i ka fryrë përçarjes në Vetëvendosje.

Takimi Kurti -Berisha në kryeqytetin shqiptar ka zgjatur disa orë pasi dy bashkëbiseduesit edhe kanë darkuar bashkë si dhe kanë kaluar kohë edhe në zyrën e Berishës.

Afërsia e Kurtit me Berishën interpretohet edhe si një strategji e Kurtit për ta rritur VV-në që iu nda në dysh muaj më parë

Berisha ende gëzon një simpati në Kosovë për shkak të raporteve të dikurshme me Ibrahim Rugovën. Më 17 shkurt të këtij viti, kur Sali Berisha kishte ecur në sheshin kryesor të Prishtinës, turma e kishte duartrokitur më shumë se çdo lider tjetër të Kosovës e Shqipërisë.

E popullaritetin e Berishës te kosovarët po provon ta shfrytëzojë pak edhe Albin Kurti, lideri i VV’së që ka pasur deri më tash lidhje speciale me Edi Ramën.

Albin Kurti ankohet në Tiranë: Edi Rama ma shkatërroi partinë Read More »

“Kubi i Artë”, ndërtesa e re që po ngrihet në Tiranë

Një tjetër ndërtesë moderne multifunksionale po i shtohet kryeqytetit dhe nuk bëhet fjalë për një kullë.

“Blloku Cube”, Kubi Blloku apo Kubi i Artë është një ndërtesë shtatë katëshe e dizajnuar nga arkitekti i njohur Stefano Boeri, hartuesi i masterplanit “Tirana 2030”, plani i zhvillimit të Tiranës.

Ndërtesa është siç e thotë edhe emri i saj, në formën e një kubi gjigant me një thyerje të lehtë në pjesën ku do të jetë hyrja. Ndërsa fasada e saj do jetë e veshur me panele trekëndore alumini të cilat do të vendosen në mënyrë të tillë që do reflektojnë dritën nga kënde të ndryshme, raporton Newsbomb.al.

Stefano Boeri është gjithashtu arkitekti i tre shkollave të reja që do të ndërtohen në Tiranë dhe do të funksionojnë si qendra komunitare 24 orë.

“Kubi i Artë”, ndërtesa e re që po ngrihet në Tiranë Read More »

SHBA kap tjetër ‘peshk të madh’ pas Adriatik Llallës, gjyqtarja multimilionere 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë

Partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, duket se nuk do të tërhiqen deri në pastrimin e sistemit të drejtësisë nga njerëzit e korruptuar. Asnjë prokuror dhe gjyqtar nuk do t’i gëzojë dot paratë e korrupsionit, të përfituara përmes abuzimeve dhe mënyrave të paligjshme. Goditja e parë e fortë ngë SHBA ishte për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilin pasi i ndaloi të shkelte në tokën amerikane, e përjashtoi edhe 15 vite nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Pas Llallës, e dyta në ‘listën e zezë’ të SHBA është gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. KPA vendosi sot ta përjashtojë gjyqtaren për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, duke pushuar procesin e Vettingut për të. Por, ashtu si Llalla, edhe Fana nuk besohet të shpëtojë me kaq.

Pas dorëheqjes dhe pas përjashtimit nga sistemi i drejtësisë, SHBA dhe BE kërkuan me ngulm që ndaj Llallës të bëhej hetim për pasurinë, e cila dyshohet të jetë vënë përmes pastrimit të parave dhe abuzimit me pushtetin. Të njëjtin fat e pret edhe gjyqtaren Mirela Fana, e cila do të vijojë përballjen e fortë me ndërkombëtarët, të cilët duken tepër të vendosur për të shporrur të korruptuarit dhe kriminelët.

Nëse shohim deklaratën e saj të pasurisë bie në sy numri i madh i pronave dhe llogaritë që fmailja e saj posedon. Së bashku me bashkëshortin Neshat Fana, ish-anëtar i KLD dhe drejtues i shkollës së magjistraturës, i njohur për lidhjet e tij me të djathtën, posedojnë disa pasuri të patundshme dhe vlera të mëdha monetare. Ndëkorhë, gjyqtarja Mirela Fana vetëm pak ditë më parë u zgjodh me short anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Deklarata e pasurisë, Mirela Fana

Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë. Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë. Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.

Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë. Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë. Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë. Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë. Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë. Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.

Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë. Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë. Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro. Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro. Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë. Vajza llogari kursimi 21 513 lekë. Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

SHBA kap tjetër ‘peshk të madh’ pas Adriatik Llallës, gjyqtarja multimilionere 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë Read More »

Lidhjet mafia-politikë: Sekretet që po sjell në Tiranë Luigji Soreca

Ka mbërritur në Tiranë zyrtari më i ri i Brukselit si ambasador, italiani Luigi Soreca.

Këto ditë pritet që diplomati me një backround policor të dorëzojë letrat kredenciale dhe të nisë punën me objektivin bazë që është ngarkuar: mbylljen e vettingut dhe nisjen e hetimeve për zyrtarët dhe politikanët e lartë.

Siç mësohet njeriu i Brukselit, bashkë me një staf të ngushtë të tij do të japë edhe shtysën për hetimet proaktive në gjetjen e llogarive e aseteve të krimit të organizuar që ka lidhje me zyrtarë të lartë shqiptarë.

Ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë Europiane ka arritur të bllokojë pasuritë e gjetura të grupit të kokainës që u kap në Madrid pak muaj më parë me 1 ton kokainë.

Ky operacion po mbahet në diskrecion të plotë, por siç mësohet, operacioni është vetëm maja e ajsbergut të një zbulimi të madh që pritet të trondisë gjithçka.

I gjithë prokupimi i policive europiane por edhe vetë Brukselit është që të mos ofrojë informacione që mund të shkaktojnë prishjen e provave, siç ka ndodhur kur Prokurorinë e drejtonte Adriatik Llalla.

Prej tani e tutje “sekretet” do të jenë në dorë të ambasadorit Luigi Soreca, i cili do të japë me pikatore vetëm të dhënat që do të duhen për një hetim konkret.

Soreca është një diplomat italian me përvojë që ka punuar në Komisionin Europian që në kohën e Romano Prodit.

Gjatë kohës kur numri dy i KE-së ishte Franco Frattini, Soreca ka qenë një nga ndihmësit e tij dhe ka drejtuar negociatat për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Në kohën që ministër i Jashtëm ka qenë Lulzim Basha, Luigi Soreca ka pasur mjaft kontakte me të dhe shikohet edhe një mundësi më e mirë diskutimi, pas gjendjes pa folur që kreu i PD-së kishte me kroaten Romana Vlautin.

Burime diplomatike i thanë “Pamfleti”-t se edhe pse ka komunikime më të mira me opozitën, BE nuk do të tërhiqet aspak nga plani i tij për të reformuar drejtësinë dhe pastruar politikën shqiptare, madje me Soreca-n gjërat mund të shkojnë edhe më përpara nga ana praktike.

Si një zyrtar i ministrisë së Brendshme italiane në kulmin e situatës së transferimit të parave të krimit të organizuar në ekonominë tonë, ai e njeh mirë mafian shqiptare dhe lidhjet e saj.

Pritet që ambasadori i ri sapo të vijë të japë mesazhin për të pasur si prioritet trafiqet dhe luftën ndaj korrupsionit./Pamfleti

Lidhjet mafia-politikë: Sekretet që po sjell në Tiranë Luigji Soreca Read More »

Amendohet ligji për shembjen e teatrit: BE: Duhet garë dhe konkurim i shumë kompanive

Ligji pr shembjen e Teatrit Kombëtar, ashtu sikurse ishte konceptuar, si një vjedhje e pastër Rama- Veliaj- Fusha, me sa duket do të përfundoj në koshin e plehrave. Shkeljet e tij flagrante në formën e një ligji cpecial, që i falte një private të vetëm tokën publike në mes të Tiranës është i pa pranueshëm për Brukselin. Këtë ka vënë në dukje edhe letra që mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, dhe i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi. Megjithëse atu theksohet se në ligjin në fjalë “nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit” siç pati pretenduar opozita, aty theksohet e zeza mbi të bardhë se draftii i votuar nga shumica socialiste, ishte një projekt pa garë dhe hartuar për përfitimin e një personi të vetëm: Shkëlqim Demir Fusha.

Duke pasur parasysh këtë shkelje zyrtart e qeverisë Shqiptare janë zotuar para Brukselit se do t’a hedhin poshtë këtë lojë pa garë dhe kjo ka bërë që në deklaratën e znj. Matuella të gjehet një gjuhë diplomatike për të shpallur rrëzimin e ligjit: “Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”.

Pra, sipas këtij dokumenti, nuk do të ketë më një marrëveshje Rama – Fusha, ku i pari fal tokën publike për ngritjen e 6 kullave dhe si rrejdhim i kësaj, i dyti ndërton një godinë teatri “30 milionë euro” të projektuar nga arkitekti i përzgjedhur më parë, Bjarke Ingels.

Këtë gjë e kishte, paralajmëruar në një afrë mënyre edhe Gramoz Ruçi i cili kur shtyu datën e shqyrtimit të dekretit të Metës në kuvend tha se par;lamenti po priste edhe një prgjigje nga BE. Në një farë mënyre atë e paratha edhe Erion Veliajt që dy ditë më parë foli për një process të hapur dhe transparent.

Kur presidenti Ilir Meta në fund të korrikut e ktheu mbarapa këtë ligj, një nga 9 pikat e atsyetimit të tij ishte edhe se Mmarrëveshja okulte Edi Rama – Shkëlqim Demir Fusha për të ndërtuar kulla në mes të kryeqytetit shkel barazinë para ligjit dhe lirinë ekonomike.

Pikërisht këtë ka sanksionuar edhe letra e ardhur sot nga Brukseli.

Por kjo fitore e të gjithë atyr që denoncuan një mega pazar korruptiv, nuk do të thotë aspak se godina e vjetër e Teatrit Kombëtar është shpëtuar.

Kryeministri i ka dhënë klientit që i ka rregulluar zyrat e veta afor 80 milionë tendera publikë, ose fare pa garë ose me gara të shpalluar po ku nuk ka marrë pjesë asnjë konkurent. Kështu që kjo praktikë (shih tabelën poshtë) mund të përsëritet. Pra që edhe të ruhet fasada që kërkon BE edhe Fusha ta përfitojë atë që qe vendosur në pazarin fillestar.

Amendohet ligji për shembjen e teatrit: BE: Duhet garë dhe konkurim i shumë kompanive Read More »

“Thojini Ramës të kalojë këtej”, ja çfarë bëhet tek ambasada gjermane

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar disa foto që tregojnë qytetarët në dyert e ambasadës gjermane. Spahia shkruan se shqiptarët duan të lënë Shqipërinë, duke iu referuar mesazhit të një qytetari që po pret gjithashtu tek ambasada gjermane. Qytetari i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të kalojë nga ajo rrugë.

STATUSI I BARDHIT
Shqiptarët mësyjnë dyert e ambasadave me synimin e vetëm: të lënë Shqipërinë. Tek ambasada Gjermane rikthehen radhët e gjata, këto pamje menduam se i kishim lënë pas. Mesazhi i mëposhtëm nga një qytetar:
“Z.Bardhi tregoji pak kësaj qeverisë se çfarë bëhet tek ambasada gjermane.
Thuaji Ramës hajde pak nga kjo rrugë e shiko realitetin e vërtetë të popullit.

“Thojini Ramës të kalojë këtej”, ja çfarë bëhet tek ambasada gjermane Read More »

Gati ‘kurbani’ i parë i qeverisë, Rama largon një ministre, ja emri i ri që pritet t’i bashkohet kabinetit

Kryeministri Edi Rama po përgatit largimin e parë në kabinetin e tij qeveritar. Ndonëse në Asamblenë e Partisë Socialiste, të premten e 7 shtatorit, nuk pati asnjë surprizë në rang ministrash, kryeministri Rama në fakt po bëhet gati për një ndryshim në kabinet.

Emri i parë që pritet të bëhet ‘kurban’ këtë shtator është ai i Mirela Kumbaros, ministres së Kulturës. Burimet bëjnë me dije se Rama do të largojë nga detyra e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaron, për ta zëvendësuar atë me Artan Shkrelin, që është një nga njerzit më të besuar të tij dhe bashkëpuntor i hershëm.

Shkak për këtë ndryshim në qeveri është bërë gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet kultura dhe që vijon të degradojë çdo ditë e më shumë.

Gatishmëria e Kumbaros për të firmsour çdo aferë që i teket Ramës, si skandali me ndërtimin e lokalit brenda zonës arkeologjike të Butrintit apo ndërtimi i gjashtë kullave në vend të teatrit nuk mjaftojnë më dhe ministrja duket se do t’i karrigen Shkrelit, i cili aktualisht është zëvendësministër në Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Në fakt, Kumbaro i ka krijuar kryeministrit Rama edhe një problem tjetër shumë serioz, duke e futur në një konflikt të thellë me artistët.

Prej 5 vitesh, për shkak të paaftësisë dhe babëzisë së Kumbaros, komuniteti i artistëve është në luftë me qeverinë. Kjo nuk i intereson Ramës, teksa ndodhemi në prag të zgjedhjeve, por konflikti me artistët krijon dhe një imazh negativ në sytë e ndërkombëtarëve dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian./Pamfleti

Gati ‘kurbani’ i parë i qeverisë, Rama largon një ministre, ja emri i ri që pritet t’i bashkohet kabinetit Read More »