Aurora

Po nuk u ngrit populli e t’ju vendosë fshesën rrugeçërve dhe sitemit kriminal politik s’ka Vetting

Lufta kundër korrupsionit është duke kaluar nëpër një kuadër ligjor që do të ofrojë sistem të transparencës përmes pavarësisë së garantuar të institucioneve. E ndërsa synohet aplikimi i një legjislacioni transparent dhe profesional, që do të  bëjë të pamundur pamundur vjedhjen e shtetit, pushtetarët shqitarë kërkojnë të Vetingohen me kushte.  Çfarë kanë bërë këtu e para t’ju falet, ose të hidhet prapa krahëve pa marrë ndëshkim.

Duke komentuar nismën “Vetting në politikë”, juristi Romeo Kara thotë se kjo tronditje do të ndodhë vetëm kur populli të ngrihet në këmbë dhe të flakë jashtë sistemit të korruptuar dhe të inkriminuar.

“Vettingu më i mirë, me i drejti, me reali dhe i më i dëshirueshmi, do të jete vettingu i revolucionit, i organizuar dhe realizuar nga populli, kur t’i vëre fshesen këtij sistemi kriminal politik, kur të shpronesoje deri në qindarken e fundit këta rrugaçe të politikës, kur t’i kthehen popullit të gjitha pasuritë e grabitura apo të dhëna ne koncesion, kur të amendohen parashikimet ligjore rreth parashkrimit fitues që favorizon krimet e këtyre 28 viteve dhe kur në Shqipëri të behet realisht zot populli dhe të vendoset drejtesia.

Asnjë nga politikanët e përmendur nuk ka cipë e moral për të bëre vetting.

Politikanet tanë, mund të ikin, siç edhe po ikin, me paratë tona deri në Indi, të iluminohen dhe vettingohen poshtë e larte dhe shpirterisht, me metodat e Gurmeet Ram Rahim Singh, por përsëri do t’a kalojne atë, që kanë me shumë tmerr, gjyqin hakmarrës të këtij populli”, shkruan Kara.

Shembulli është dhënë nga Rumunia dhe Krocia, mjafton që populli ynë ta ndjekë.

Po nuk u ngrit populli e t’ju vendosë fshesën rrugeçërve dhe sitemit kriminal politik s’ka Vetting Read More »

“Çështja çame nuk ekziston”, Idrizi shpërthen ndaj Cipras: Arrogant, Greqia nuk…

Gjatë fjalës së tij nw Mbledhjen e Kwshillit Kombwtar, kreu i PDIU, Shpetim Idrizi iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministri grek, Aleksis Tsipras pak ditë më parë, teksa tha se çështja çame nuk ekziston. Shpëtim Idrizi i konsideroi se deklarate arrogante ato të kryeministrit grek dhe sipas tij, Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet.

“Çështja çame ndodhet në një moment delikat. Më duhet t’i jap një përgjigje kryeministrit grek që tha me arrogancë se çështja çame nuk ekziston si dhe të tjerëve që thonë se janë në prag të një zgjidhje me Shqipërinë. Ne nuk çuditemi nga deklaratat arrogante tipike të një lideri në Ballkan si Cipras. Greqia nuk ka përzënë vetëm çamët, por edhe hebrenjtë dhe të tjerët. Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet.  Pala shqiptare thotë se ne kemi folur për çështjen  çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kjo nuk mjafton.  Ne i jemi adresuar ministrin Bushati me 16 pyetje për të sqaruar opinion publik se çfarë është diskutuar me palën greke”- tha Idrizi.

“Çështja çame nuk ekziston”, Idrizi shpërthen ndaj Cipras: Arrogant, Greqia nuk… Read More »

Meta-Berisha e pranojnë të tronditur: Po vjen shkundja për të gjithë ne

Politika shqiptare jeton në simbiozë, por kjo dukuri mëshirohet më së miri tek dyshja Sali Berisha dhe Ilir Meta.”Dashuria” mes dyshes vijon po me të njëjtin zjarr, sa e kanë djegur dhe janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë.

Shkëndija e fundit që duan të ndezin është bllokimi i reformës në drejtësi. Pas lojës së intrigave që thurin çdo ditë, Saliu dhe Iliri kanë marrë pjesë sot në në promovimin e librit publicistik “Demokracia nuk pret” të gazetarit shqiptaro-amerikan, ish-Drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Frank Shkreli.

“’Demokracia nuk pret” është një shkundje për të gjithë ne, për rëndësinë që ka demokracia. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar, sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj,’” shkruan Ilir Meta.

Në njërën anë Meta shfaqet i vetëdijëshëm për “shkudjen” që e pret, ndërsa pikëllimi i tij për kombin që ka vuajtur mungesën e demokracisë të “hap barkun”.

Një lojë e ndyrë e një politikani “dhelpër” dhe një “ujku të vjetër”, që gjithçka kanë bërë në pushtet vetëm për ta shpartalluar dhe damkosur lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.

Paçka shpresës së vazhdueshme të një pjese të shoqërisë për demokracinë, politika është treguar gjithmonë e pandjeshme në këtë pikë, që në gjenezën e tyre. Asnjë nga krerët shqiptarë nuk ka dalë mbi prirjen e partikracisë dhe kanë shfrytëzuar gjithçka munden për të sunduar.

Edhe sot pas 28 vitesh politika shqiptare vijon të jetë tejet hipokrite dhe tepër e pandjeshme demokratikisht.

Megjithatë një erë e re po fishkëllen…

Meta-Berisha e pranojnë të tronditur: Po vjen shkundja për të gjithë ne Read More »

Natën që kaloi ishin me mijëra qytetarët që u detyruan të blejnë aparate të reja për të parë kanalet televizive në Tiranë dhe Durrës, pasi Autoriteti i Mediave Audioviziuale ndërpreu transmetimet analoge. Qytetarët u dyndën, duke krijuar radhë të gjata nëpër dyqane deri natën vonë, siç duket edhe nga fotot më poshtë. Për familjet në nevojë janë shpërndarë 88 mijë aparate, por shumë të tjerë ankohen se përse duhet të paguajnë sërish për të parë transmetimet televizive, për të cilat tashmë paguajnë taksën e Televizionit Publik Shtetëror. Gjithsesi, pakënaqësia nga vendimi i institucioneve shtetërore, u shkarkua edhe kësaj radhe me ndonjë të sharë nëpër dhëmbë, ndonjë status në rrjetet sociale, ndonjë intervistë kuturu në ato pak televizionë që ia dhanë mundësinë të shpreheshin dhe pastaj, të gjithë paguan paratë, kur i erdhi radha, për të blerë aparatin. Sipas Kreut të AMA, Gentian Sala, fushata e informimit ka nisur prej një viti e gjysëm dhe kjo situatë do të zgjasë pak ditë, maksimumi një javë./Foto

Natën që kaloi ishin me mijëra qytetarët që u detyruan të blejnë aparate të reja për të parë kanalet televizive në Tiranë dhe Durrës, pasi Autoriteti i Mediave Audioviziuale ndërpreu transmetimet analoge. Qytetarët u dyndën, duke krijuar radhë të gjata nëpër dyqane deri natën vonë, siç duket edhe nga fotot më poshtë.

Për familjet në nevojë janë shpërndarë 88 mijë aparate, por shumë të tjerë ankohen se përse duhet të paguajnë sërish për të parë transmetimet televizive, për të cilat tashmë paguajnë taksën e Televizionit Publik Shtetëror.

Gjithsesi, pakënaqësia nga vendimi i institucioneve shtetërore, u shkarkua edhe kësaj radhe me ndonjë të sharë nëpër dhëmbë, ndonjë status në rrjetet sociale, ndonjë intervistë kuturu në ato pak televizionë që ia dhanë mundësinë të shpreheshin dhe pastaj, të gjithë paguan paratë, kur i erdhi radha, për të blerë aparatin.

Sipas Kreut të AMA, Gentian Sala, fushata e informimit ka nisur prej një viti e gjysëm dhe kjo situatë do të zgjasë pak ditë, maksimumi një javë.

Natën që kaloi ishin me mijëra qytetarët që u detyruan të blejnë aparate të reja për të parë kanalet televizive në Tiranë dhe Durrës, pasi Autoriteti i Mediave Audioviziuale ndërpreu transmetimet analoge. Qytetarët u dyndën, duke krijuar radhë të gjata nëpër dyqane deri natën vonë, siç duket edhe nga fotot më poshtë. Për familjet në nevojë janë shpërndarë 88 mijë aparate, por shumë të tjerë ankohen se përse duhet të paguajnë sërish për të parë transmetimet televizive, për të cilat tashmë paguajnë taksën e Televizionit Publik Shtetëror. Gjithsesi, pakënaqësia nga vendimi i institucioneve shtetërore, u shkarkua edhe kësaj radhe me ndonjë të sharë nëpër dhëmbë, ndonjë status në rrjetet sociale, ndonjë intervistë kuturu në ato pak televizionë që ia dhanë mundësinë të shpreheshin dhe pastaj, të gjithë paguan paratë, kur i erdhi radha, për të blerë aparatin. Sipas Kreut të AMA, Gentian Sala, fushata e informimit ka nisur prej një viti e gjysëm dhe kjo situatë do të zgjasë pak ditë, maksimumi një javë./Foto Read More »

Të huajt shpenzime rekord në Shqipëri, por dhe shqiptarët lanë jashtë 624 milionë euro

Si turistët e huaj në Shqipëri, ashtu dhe shqiptarët jashtë, kanë shpenzuar më shumë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në vend për periudhën janar-qershor arritën në 785 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord maksimal historik, që pas viteve ’90.

Rritja e fluksit të turistëve të huaj, teksa Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar turistik, ka bërë që të hyjë më shumë valutë nga turizmi në vend. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga shpenzimet e të huajve në Shqipëri janë rritur me 8.7%.

Të dhënat e mëparshme të INSTAT kanë treguar se ka një rritje të hyrjeve të të huajve në vend. Për periudhën janar-qershor, Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë të huaj, me një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Peshën kryesore vijojnë ta mbajnë shtetasit nga Kosova, me rreth 29% të totalit, të ndjekur nga maqedonasit, me 15%, grekët me 11.5%, malazezët me 9.3%, italianët me 7.3%. Rreth 30% e hyrjeve ishin për qëllime pushimi, sipas INSTAT. Shpenzimi mesatar i të huajve në Shqipëri rezulton rreth 410 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.

Edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë qenë më të shumtë në numër dhe si rrjedhojë kanë shpenzuar më shumë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor, paratë e shpenzuara jashtë ishin 624 milionë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur nivelet rekord të larta që pas viteve ’90.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, për 6 muajt e parë të vitit, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në 2.4 milionë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore. Shpenzimi mesatar i shqiptarëve jashtë rreth 327 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.
Mesatarja e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë rezulton më e ulët për shkak se një pjesë e madhe e pushuesve shkojnë në vendet fqinjë, ku është relativisht lirë dhe qëndrojnë pak ditë.

Por kur udhëtojnë në vendet e Europës Perëndimore, shqiptarët nuk kursehen dhe shpenzojnë më shumë sesa mesatarja europiane. Për në Gjermani, ku mesatarisht rrinë 10.9 ditë, shpenzimi mesatar është 496 euro, ose 47% më shumë se mesatarja europiane. Vetë gjermanët për pushime jashtë vendit të tyre shpenzojnë mesatarisht 443 euro për udhëtim, sipas Eurostat.

Prej disa vitesh bilanci i udhëtimeve në Shqipëri është pozitiv, ndërsa deri në 2014-n shqiptarët shpenzonin më shumë jashtë sesa të huajt harxhonin në Shqipëri. Për 6-mujorin e parë 2017, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv me 162 milionë euro, 4% më shumë se janar-qershor i një viti më parë./ Monitor

Të huajt shpenzime rekord në Shqipëri, por dhe shqiptarët lanë jashtë 624 milionë euro Read More »

“Mos duhet të na çojë edhe taksë për gratë ky qen bir qeni?!”, qytetarët shpërthejnë në akuza ndaj Ramës

Lumë ankesash nga qytetarët pas kalimit nga transmetimet analoge në dixhitale nga dita e djeshme në dy prej qarqeve më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës.
Qytetarë të shumtë kanë telefonuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 ku si çdo ditë kanë ndarë shqetësimet për problemet e tyre të përditshme. Por një nga ankesat më të shpeshta ka qenë ajo për mbylljen e transmetimeve analoge.

Nga Tirana e Durrësit, njerëz të shumtë kanë telefonuar duke e quajtur vjedhje dhe duke hedhur akuza ndaj qeverisë. Qytetarët vetë kanë bërë thirrje për protesta.

“Pse na e ndërpretë sinjalin? Kemi forcë ne të blejmë Digitalb. Ne paguajmë taksë për televizorin pse duhet të heqë sinjalin? Mos duhet të na çojë edhe taksë për gratë ky qen bir qeni. Mos do na çojë dhe taksë për gratë që flemë në krevat. Vetëm kjo ka ngelur. A e kupton ky popull që po ikën pas politikës. Të ngrihet ky popull për veten e tij jo për këta pisa e kriminelë që na degjeneruan sot e 27 vjet. Të ngrihen për veten e tij?”, tha një telefonues.

“Ky është hajdutllëku më i madh që po bën qeveria. A ma mban 1 mijë lekëshin në muaj hajduti. Pse mi ndërpret transmetimet dixhitale mirë analoge. Kanë ndërprerë dhe transmetimet dixhitale. Ju kishit si News24 transmetim dixhital, pse e ndërpreu. Dhe këto i kanë futur nën ombrellën e Gëllçit, hajdutit të zërit të popullit. Kjo është vjedhje. Këta hajdutë janë të pafytyrë”, deklaroi një tjetër telefonues. Prej ditës së djeshme Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

Nga dita e djeshme dhe në vijim, në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm në mënyrë digjitale. Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve digjitale të palicencuara, si dhe është zgjidhur çështja e renditjes së kanaleve, sipas përcaktimeve ligjore që ka bërë AMA.

“Mos duhet të na çojë edhe taksë për gratë ky qen bir qeni?!”, qytetarët shpërthejnë në akuza ndaj Ramës Read More »

‘Aleksis Tsipras është çam’! Historiana shqiptare ‘tërbon’ grekët, lajmi ‘pushton’ faqet e para të të gjitha mediave

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, bëri një deklaratë të fortë kundër shqiptarëve, teksa u shpreh se çështja çame nuk ekzistonte, kur po fliste për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston!”, tha Tsipras

Por për këtë deklaratë, Tsipras ka marrë një përgjigje të fortë nga historiania shqiptare, Elena Kocaqi, e cila ka ‘shokuar’ botën greke, teksa e ka quajtur kryeministrin Tsipras ‘çam’.

 “Kjo është një deklaratë arrogante e një Çami që është bërë Grek modern”, është shprehur Kocaqi.

Më tej, ajo shkruan se Greqia popullsinë e saj autoktone e ka Arvanite, Shqiptaro- Maqedone dhe Çame dhe se shqiptarët po të duan e kanë në dorë Greqinë, ndaj ata duhet t’i harrojnë kërcenimet arrogante.

“Ne duam të drejta etnike për pjesën më të madhe të popullsisë së Greqisë që i përket gjakut shqiptar dhe që një helenizëm artificial dhe qesharak, ju ka mohuar të gjitha drejtat etnike”, ka shkruar Elena Kocaqi.

Deklaratat e saj kanë bërë bujë në mediat e vendit fqinj, por ajo që vihet re është një raportim shumë i saktë prej tyre. Në të gjitha mediat e lexuara për statusin e historianes është bërë vetëm një raportim duke lënë mënjanë interpretimet që mund të ishin bërë mbi rastin.

‘Aleksis Tsipras është çam’! Historiana shqiptare ‘tërbon’ grekët, lajmi ‘pushton’ faqet e para të të gjitha mediave Read More »