Aurora

Gazetari Artan Hoxha: I kam me emra dhe mbiemra ata që më kërcënuan

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion”, i pyetur lidhur me kërcënimet që ka marr ka treguar se kërcënuesit i ka me emra dhe mbiemra.

“Unë nuk kam nevojë të mbrohem, sepse më mbron puna ime”, tha Hoxha, duke shtuar se kërcënuesit iI janë drejtuar me fjalët: “Do të fusim plumbin në gojë”. Ai shtoi se përgjatë viteve të punës së tij numëron të paktën 21 kërcënime, por kurrë nuk janë kapur autorët.

“Dhe janë kërcënime bandash, jo kërcënime militante”, tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha: I kam me emra dhe mbiemra ata që më kërcënuan Read More »

Albano Bogdo flet për marrëdhënien me Jul Dedën pas zënkës: I kam borxh

Rreth dy vite më parë Albano Bogdo dhe Julian Deda debatuan me njëri-tjetrin në një prej lokaleve të Tiranës, madje u tha se zënka degradoi edhe në dhunë fizike. Por pas kësaj ngjarjeje, Juli reagoi në Facebook duke sqaruar se bëhej fjalë për një debat profesional dhe se kur punon gjithë ditën me dikë është normale që të kesh mosmarrëveshje.

Kjo ngjarje është sjellë sërish në vëmendje ditën e djeshme në një intervistë që Albano ka dhënë për Tv Klan. “Ne jemi shokë të ngushtë dhe Juli është një nga njerëzit që më ka ndihmuar më shumë për çdo hall. I pari që vjen është Juli, Turi ose Visjani. Nuk jemi njerëz që dalim vetëm në skenë. Qajmë hallet, ndajmë gëzime”, -është shprehur aktori.

Po ashtu, Albano ka shtuar se karrierën ia ka borxh Turjan Hyskës dhe Julian Dedës, pasi të mos ishte për ata nuk do të ishte bërë askush.

Albano Bogdo flet për marrëdhënien me Jul Dedën pas zënkës: I kam borxh Read More »

Gazetari Çollaku: Komisari Emiljano Nuhu ka prova, është gati t’i sjelli

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se edhe pas transmetimit të intervistës se djeshme ka komunikuar me nënkomisarin Nuhu.

Çollaku u shpreh në studion e emisionit “Opinion” se Emiljano Nuhu iu qëndron ende deklaratave të tij e madje, se është i gatshëm t’i vërtetojë edhe me dokumente, duke ardhur në Shqipëri.

Gazetari Çollaku: Komisari Emiljano Nuhu ka prova, është gati t’i sjelli Read More »

Këto janë këpucët më të shtrenjta në botë

Harrojeni këpucën e kristaltë të Hirushes, këpucët më të kërkuara nga femrat janë prej ari diamanti dhe kanë një vlerë prej 17 milionë dollarësh.

Këto këpucë u prezantuan në një hotel me shtatë yje në Dubai. Në këtë event ishin të pranishëm rreth 50 të ftuar të zgjedhur nga llogaria e tyre bankare.

“Ne donim të krijonim në palë këpucë vërtetë unike”- tha në prezantimin e tyre, Maria Majari bashkëthemeluesja e “Jada Dubai” që realizoi këto këpucë mjaft të veçanta.

Sipas The Sun titullin këpucët më të shtrenjta në botë e mbanin një palë këpucë më taka të holla që i kishte realizuar Debbie Wingham për të bijën e një manjati nga Lindja e Mesme. Ato këpucë vlenin “vetëm” 14 milionë dollarë dhe tashmë në vend të parë qëndrojnë këpucët e prej ari e diamanti që vlejnë 17 milionë dollarë.

Këto janë këpucët më të shtrenjta në botë Read More »

“Do të zhdukim familjen”, oficeri Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rrahja

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.

Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ish-oficeri Nuhu deklaroi në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Aktualisht, Emiljano Nuhu ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa vendndodhja e saktë nuk bëhet me dije për arsye sigurie.

Është përdorur kjo histori për të fituar azil?
Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam patur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar.

Nga e mësuat?
Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin.

Si është e vërteta e takimit në një lokal në Tiranë?
Më morën në telefon në ëhatsap, por jo ato që nxori zoti Hoxha. E pranova takimin dhe për arsye sigurie e lashë në lokal.

Përse nuk e njoftove patrullën, meqë ishte kërcënim?
E njoftova më pas patrullën. Bëra njoftim institucional. Vura në dijeni prokurorin e çështjes.Shkova në komisariatin Nr. 6, sepse ajo zonë e mbulon unazën e re.

Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar kurrë…
Jam takuar. Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë.

A keni dokumkenta që e vërtetojnë këtë?
Kam dokumenta, po r ë një kohë të dytë do t’ja paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media.

“Do të zhdukim familjen”, oficeri Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rrahja Read More »

Balla shpërthen në emision: O fatkeq, më vjen keq për ty. Ndërhyn Fevziu: Ule zërin! Ule zërin

Është nxehur debati në emision ku deputeti Taulant Balla përmes një lidhje direkte ka mohuar akuzat e ngritura nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, duke e quajtur skenar të përgatitur në bashkëpunim me gazetarin Basir Çollaku.

“O fatkeq, mirëpres nga prokuroria të hetojë”, i është drejtuar Balla gazetarit Çollaku, ndërsa gjatë debateve intensive është dashur ndërhyrja e Blendi Fevziut.

Pjesë nga përplasja në emisionin “Opinion”: Balla: Ke marrë 10 mijë euro, shihemi në gjyq

Çollaku: Po unë jam gati që nesër Fevziu: Zoti Balla ai është gazetar e ka për detyrë ta publikojë

Fevziu: Ule zërin, ule zërin Balla: Të jesh i sigurtë o fatkeq… Unë sot kam bërë kallëzim penal, mirpres nga prokuroria ta hetojë

Shkullaku: Problemi është që unë nuk e kam parë ndonjëherë zotin Balla kaq të nervozuar që të ofendosh gazetarë dhe të më ndërpresësh fjalën mua pa e marrë

Balla: Unë nuk e dëgjoj fare çfarë thoni ju aty Shkullaku: Unë nuk i hyj fare ka qenë apo jo në komisariat.. The kam qenë në aktivitete publike..

Balla: Po Balla: O sa keq më vjen për ty… Shkullaku: Ty për të gjithë të vjen keq, vetëm për vete s’të vjen keq. Duhet t’ju vijë keq për policinë dhe frymën e mosndëshkueshmërisë që keni krijuar.

 

Balla shpërthen në emision: O fatkeq, më vjen keq për ty. Ndërhyn Fevziu: Ule zërin! Ule zërin Read More »

Si do jetë kjo e premte për ju? Njihuni me parashikimin e yjeve për çdo shenjë

Dashi
Sot do të ndiheni plot energji pozitive, çfarë do t’ju sjellë një atmosferë shumë të këndshme. Do të kaloni një ditë pasionante me partnerin/partneren tuaj. Megjithatë, bëni kujdes të mos tregoheni shumë kërkues ndaj tij/saj, pasi mund të shkaktoni probleme.

Demi
Ardhja e një vizitori surprizë do t’ju sjellë ndjenja të ndryshme. Nga njëra anë, mund të gëzoheni pasi do të rinisni marrëdhënien me të, por nga ana tjetër, duke qenë se nuk prisnit dikë, mund t’ju shkaktojë shumë punë. Bëni mirë të ndihmoni të tjerët duke u treguar bashkëpunues.

Binjakët
Sot do të ndiheni të pakënaqur nga ana financiare dhe për këtë arsye nuk do të keni mundësi të realizoni planet tuaja. Përpiquni t’i zgjidhni vetë problemet, pa kërkuar ndihmën e të tjerëve.

Gaforrja
Dikush pranë jush ju ka gënjyer së fundmi dhe sot do ta zbuloni. Kjo do t’ju bëjë të dyshoni ndaj çdo fjale që do ju thonë të tjerët. Përpiquni ta kaloni këtë situatë dhe të mendoni për diçka të këndshme.

Luani
Do të kaloni një ditë shumë të bukur. Do t’ju duket sikur po përjetoni një përrallë. Partneri/partnerja juaj do të tregohet shumë mbështetës ndaj jush. Ka gjasa t’ju anulohet një plan, por mos u shqetësoni, sepse do të ketë aktivitete të tjera gjatë ditës, të cilat do t’jua shmangin vëmendjen nga plani i mëparshëm.

Virgjëresha
Sot do të keni dëshirë të ndryshoni arredimin e shtëpisë. Sa i përket jetës personale, bëni mirë të mos eksperimentoni. Mos flisni për vendimet që keni marrë, pasi kështu mund të shmangni skandalet apo xhelozinë rreth jush.

Peshorja
Do të ndiheni të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë të përfshiheni nëpër aktivitete të ndryshme. Nëse përpiqeni të shmangni përgjegjësitë që iu takojnë, rrezikoni të shkatërroni reputacionin tuaj. Do të ndiheni mirë sapo të vazhdoni projektin që keni lënë përgjysmë.

Akrepi
Ka gjasa që sot të ndiheni të irrituar dhe të acaruar. Kontrolloni veten, pasi mund të largoni nga jeta juaj një person shumë të rëndësishëm. Sot mund të zhvilloni disa takime me vlerë, të cilat mund t’ju ndryshojnë të ardhmen.

Shigjetari
Sot mund të tregoheni pak egoist, përpiquni të mendoni më gjerë. Njerëzit rreth jush do t’ju vlerësojnë nëse përpiqeni të bashkëpunoni me ta. Mos qëndroni i/e vetëm, por shoqërohuni edhe me të tjerët në punë.

Bricjapi
Sot do të ndiheni optimist. Ndenja e lumturisë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Do të keni mundësi të argëtoheni me miqtë, por ndërkohë ka gjasa të planifikoni edhe një udhëtim me familjen.

Ujori
Do t’i përkushtoheni maksimalisht vetes dhe do të shpenzoni mjaftueshëm kohë për t’u relaksuar. Kjo do të ndodhë për shkak të anulimit të një eventi të parashikuar për ditën e sotme. Nëse ju ka shqetësuar diçka gjatë këtyre ditëve, diskutojeni me partnerin/partneren tuaj, pasi do të ndiheni shumë të lehtësuar.

Peshqit
Ka gjasa të përplaseni me dikë pranë jush, për shkak të natyrës suaj agresive sot. Mbani veten nën kontroll, pasi mund të kryeni një veprim, për të cilin do të pendoheni shumë shpejt. Gjithashtu, mund të jeni në qendër të kritikave prej sjelljes suaj.

Si do jetë kjo e premte për ju? Njihuni me parashikimin e yjeve për çdo shenjë Read More »

Alarmi, gjenden grimca kontaminuese në plaçentën e grave shtatzëna

Që prej disa vitesh shkencëtarët kanë dhënë alarmin për ekspozimin e grave shtatzana nda ndotjes urbane. Konkretisht ndaj dioksidit të nitrogjenit (NO2) që del nga tubat e skapamentove dhe që prek rritjen e fetuseve si në madhësi fizike ashtu edhe në në atë mendore dhe në funksionin respirator. Një ekip nga universiteti i “Queen Mary” në Londër ka shkuar më tej dhe ka gjetur grimca kontaminuese në plaçentën e grave shtatzana që vijnë nga mushkritë e saj.

Shkencëtarët ekzaminuan plaçentat e jo duhanpirëseve që lindën fëmijë të shëndetshëm përmes cezaresë duke izoluar makrofagët, qelizat e sistemit mbrojtës të njeriut që gëlltisin dhe shkatërrojnë bakteriet patogene, mbetjet biologjike dhe përbërës të jashtëm të dëmshëm. Analiza e parë në mikroskop zbuloi 72 grimca të errëta që ishin të ngjashme me ato grimca të zeza të gjetura tek makrofagët e mushkrive tek personat të ekspozuar ndaj tymit të qyteteve. Shkencëtarët pohojnë se duhen kryer më shumë analiza për të parë nëse këto grimca të reja shkojnë tek fetusi që ashtu siç është shprehur doktoreshë Norrice Liu për “The Guardian” nuk është e nevojshme që të kenë një impakt negativ, mjaftojnë që janë prezente në plaçentë.

Zbulimi supozon një pohim që ekspertët dyshonin indirekt për efektet e zhvillimit dhe tek shëndeti i fetuseve të nënave që jetojnë në zona urbane shumë të kontaminuara. Sipas analizave laboratorike grimcat toksike të thithura nga mushkritë mbërrijnë në plaçentë përmes rrjedhës së gjakut. Zbulimi është një alarm për aftësinë e penetrimit të përbërësve kimikë që thithim përmes mushkrive. Në shtator të 2016 shkencëtarët britanikë gjetën grimca të vogla metali, nanosfera të magnetit në indin cerebral tek banorët e Mánchester-it dhe tek banorët e qyteti të Meksikos, ndoshta nga ndotja atmosferike që penetrojnë përmes nervit olfaktor. Prezenca e këtyre grimcave rrit rrezikun e të zhvilluarit të Alzhaimerit dhe të sëmundjeve të tjera neurodegjenerative.

Alarmi, gjenden grimca kontaminuese në plaçentën e grave shtatzëna Read More »