Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar hyrjen në fuqi të katër marrëveshjeve ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Gjermaninë.
Mes dekretimeve është edhe ligji që ratifikon marrëveshjen e ekstradimit të nënshkruar mes dy vendeve, që zëvendëson një traktat eks tradimi që datonte që nga koha e Ahmet Zogut.
Dekretim ka marrë edhe marrëveshja me Gjermaninë për programin e menaxhimit të qendrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mb etjeve.
Po me Gjermaninë ka de kretuar edhe ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin financiar 2019, mbi bazën e të cilës u rehabilitua hidrocentrali i Fierzës.
Marrëveshja e fundit e dekretuar nga Presidenti është një tjetër pakt me Qeverinë gjermane për programin e investimeve për zhvillimin e integruar rajonal.
Dekretet e Presidentit vijnë një ditë pasi ai u shkarkua nga detyra me një votim masiv nga Parlamenti. /noa.al
Arbana Osmani dhe Olti Curri janë dy figura simbol të “Big Brother” në vendin tonë. Kjo pasi për vite me radhë atyre u janë besuar dy role shumë të rëndësishme të këtij formati, respektivisht roli i moderatores dhe ai i opinionistit në “Big brother Fans’ Club”.
Mirëpo, gjatë kohës kur ky reality shoë transmetohej në vendin tonë, u tha në media se Olti nuk u zgjodh opinionist në “Big brother”, pra gjatë të shtunës kur transmetohej emisioni, pasi ka patur një ko nflikt mes tij dhe Arbanës. Dy protagonistët nuk kanë folur asnjëherë rreth këtyre zërave, e vetëm ditën e sotme Olti ka sqaruar një herë e mirë se çfarë ka ndodhur mes tyre. I ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, Olti tregoi:
“Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha: “Të kam propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani.” Dhe unë kam diçka se nuk pyes pse nuk më do apo si është e vërteta. Unë flas me Arbanën nuk e di pse nuk e kam pyetur.
E lashë atë sepse kisha bërë dy edicione në “Fans’ club” dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Më pas më erdhi ftesa edhe nga presidentja e televizionit, Vjollca Hoxha, por unë vazhdova të qëndroj në “Fans’ Club” mes shumë falenderimeve. Vendosa të mbetem aty dhe t’i jem besnik atij emisioni.”
I pyetur nga Jonida Aliçkolli se çfarë mendimi ka për faktin se drejtimi i “Big brother VIP” i është besuar Arbanës, ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar prej saj, Olti shprehu vlerësimet maksimale.
“Shumë mirë! Është shumë mirë Arbana! I përshtatet më shumë këtij formati se Luanës(që u përfol gjatë në media se mund të prezantonte këtë format). “Big brother” do dikë që ka kaluar personazhet e njohur, ka bërë intervista, njeh situatat familjare. Aq më pak “Big brother VIP” që është shumë më i vështirë sepse VIP-at e njohin fuqinë e medias dhe personazhit. Kështu që Arbana është OK.”
Në këtë vend, kosi është kudo, në dyqane e në lokale, dhe është baza e pjatave tradicionale si taratori, apo “snezhanka”, një sallatë e përbërë nga kosi, trangujt, hudhra dhe kopra. Historia e prodhimit të kosit lidhet me Bullgarinë, por identiteti i Bullgarisë mund të gjurmohet përmes prodhimit të këtij produkti.
Shumë bullgarë pretendojnë se kosi u zbulua rastësisht rreth 4000 vjet më parë kur fiset nomade endeshin në këto zona. Nomadët mbanin qumështin në lëkurat e kafshëve, duke krijuar një mjedis të ngrohtë dhe të mbyllur që bakteret të rriteshin dhe të nxisnin fermentimin, që çonte më pas në prodhimin e kosit.
Elitsa Stoilova, profesoreshë e etnologjisë, është e mendimit se ndonëse mund të jetë pak e vështirë të përcaktosh saktë nëse është Bullgaria, vendi i origjinës së këtij produkti, shumë vende të Ballkanit e kanë pasur pjesë të dietës së tyre kosin, për shekuj me radhë. Sipas saj, vetëm në Ballkan dihet formula e papërcaktuar saktë, e prodhimit të këtij produkti. Megjithatë, Bullgaria luajti rol në shndërrimin e kosit në një produkt popullor, që tregtohet masivisht, dhe që hyri shumë shpejt edhe në dietat mesdhetare dhe perëndimore.
Një shkencëtar bullgar në vitin 1904, analizoi në laboratorin e tij një enë tradicionale prej balte, të quajtur “rukatka”, që përmbante kos shtëpie. Ai arriti të identifikonte bakterin thelbësor që nxiste fermentimin e kosit, mikroorganizmi u bë i njohur si “lactobacillus bulgaricus”, duke e lidhur kështu përgjithmonë kombin bullgar me prodhimin e kosit.
Për nder të zbulimit të tij, fshati Trun i Studen Izvor, ku lindi shkencëtari Grigorov, tani strehon muzeun e vetëm të kosit në botë. Pas tij edhe një sërë shkencëtarësh vunë re benefitet e kosit bullgar të prodhuar në mënyrë tradicionale. Ata vunë re se ky produkt ishte një nga ushqimet që siguronte jetëgjatësinë e banorëve sidomos, në Malet Rodope të Bullgarisë, ku prodhimi i kosit bëhej sipas traditës mijëravjeçare.
Veçantia e kosit bullgar qëndron në shumëllojshmërinë e tij. Nëse dy gjyshe në fshatra të ndryshme prodhojnë kos nga të njëjtat produkte, rezultatet do të kenë shije të ndryshme. Kjo vjen nga një sërë faktorësh, që lidhen me tokën, kafshët dhe njohuria për prodhimin e tij që përcillet nga brezi në brez./A2CNN
Bora Zemani është një ndër mo deratoret më të njohura të ek ranit shqiptar.
Si duket bu kurisë së mo deratores nuk i ka rezistuar as Spartak Ngjela.
Avokati ka zgjedhur t’i bëjë një koment epik moderatores në një prej fotove të publikuar nga fansat e saj në rrjete sociale. “Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, shkruan avokati më proamerikan shqiptar.
Alban Skënderaj ka dhënë një deklaratë të fortë, në lidhje me Eurovisionin, që sipas tij, asnjëherë nuk e ka synuar. Në një intervistë televizive, në “Kurthin e Piter Pan”, Albani shpjegoi edhe arsyen pse nuk ka marrë më pjesë në festival.
“Unë them që muzika është shumë individuale, kështu që dalëngadalë mentaliteti i çmimeve do tejkalohet”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk i ka refuzuar festivalet, sepse është mësuar të marrë çmimet e para, por sepse muzikën e shikon më individuale.
Operatorët turistikë i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë marketing për situatën e pandemisë në Shqipëri.
Xhimi Lala, përfaqësues i operatorëve turistikë, tha në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se kufijtë për Shqipërinë duhen rihapur sepse situata epidemiologjike nuk është më e rrezikshme.
“Sezoni ka filluar dhe duket i mbarë. I mbarë duket më shumë për pjesën e bregdetit. Pritshmëritë janë shumë të mira, urojmë që nga 1 korriku të rihapen kufijtë dhe të nisë edhe turizmi kulturor. Urojmë këtë vit të arrijë 50-60% të turistëve në 2019, ishte viti më i mirë. Urojmë që 2022, që ka goxha kërkesa, të jetë shumë shpresëdhënës, urojmë të kthehemi në normalitet.
Akoma kufijtë e Evropës janë të mbyllur për Shqipërinë, duht bërë një marketing i fuqishëm për situatën e pandemisë në Shqipëri sepse virusi është zhdukur thuajse komplet. Shqipëria është e hapur për të gjithë. Shqipëria e ka situatën e COVID më të mirë se Greqia dhe Greqia ka mbyllur kufijtë.”
Xhimi Lala deklaroi se turizmin në Shqipëri këto kohë po e mbajnë kosovarët, polakët, çekët dhe ukrainasit.
Enkeleda Kapedani mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. Top Channel bën të ditur se ajo është shprehur se videot mund t’ia kenë hedhur në rrjetin social fëmijët e saj.
“Videot janë personale të miat”, deklaroi gj yqtarja, kurse kanë dhënë më tej ndihmë për inspektorët e ILD.
u shpëtojnë nga dhi mbjet e nyjeve dhe ju rinojne
“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.
Enkeleda Kapedani do të përballet të hënën me kërkesën e ILD-së për shka rkimin e saj, pas videove pr ovokuese të saj në tik tok. Përballja mes palëve do të bëhet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku më herët Kapedani ka dhënë sqarime mbi mënyrën si rrodhën videot në rrjet.
Kapedani është marrë nën he tim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o ma fia!