Aurora

Të ëmblat Hide , si t’i thajmë në shtëpi

Frutat e thata të pemës së hideve janë kultivuar prej më shumë se 4000 vitesh.
Hidet mbajnë emrin shkencor Ziziphus jujube dhe janë një frut me ngjashmëri të mëdha me hurmat dhe fiqtë.

Hidet janë të pasura me krabohidrate dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh. Hidet e thata përmbajnë një larmi fitokimikatesh të pasura me antioksidantë, përfshirë saponinën dhe flavonoidët.

Hidet e thata janë përdorur në mjekësinë tradicionale për të trajtuar alergjitë, ankthin, depresionin, diarenë, tharjen e lëkurës, lodhjen, hipertensionin, pagjumësinë, djersitjen, dhimbjet, problemet me frymëmarrjen dhe stresin.
Metodat e ndryshme të përpunimit të frutave në kushtet e shtëpisë
Zieni ujin në një tenxhere dhe hidhini frutat në ujë të valuar për 1 deri në 2 minuta. Më pas hidhini në një enë me ujë të ftohtë ose me akull. Lëkura e tyre do të plasaritet dhe tuli i tyre do të thahet më mirë.
Ruajtja e hideve me lëng limoni
Futini hidet në një enë qelqi ose metalike të mbushur me sasi të barabarta të lëngut të limonit dhe ujit të ftohtë. Sigurohuni që frutat janë plotësisht të mbuluara nga uji dhe mbajini ashtu për 10 minuta.

Hiqini nga uji  dhe shpërndajini mbi një napë të trashë. Thajini me kujdes. Kjo procedurë është e dobishme për shtimin e jetëgjatësisë së frutave.
Tharja në furrë
Shpërndajini hidet mbi një letër pjekjeje. Sigurohuni që hidet nuk prekin njëra tjetrën dhe futini në furrë në një temperaturë prej 60 gradë Celcius. Mundohuni të mbani derën e sobës pak hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit.
Provo dhe Kontrollo
Kontrollojini frutat herë pas here. Rrotullojini që të siguroni tharjen e njëtrajtshme të tyre.

Koha e tharjes varion nga 6 deri në 16 orë, në varësi të përmasës së frutit, nivelit të lagështisë, temperaturës dhe qëndrueshmërisë së ngrohjes në furrë. hidet quhen të thara kur lëkura e tyre ashpërsohet por mbetet elastike dhe e lakueshme.
Gjendja e frutit
Pas tharjes, hidet futini në një qese letre ose kavanoz qelqi për 4 deri në 10 ditë. Tundeni paketimin e përzgjedhur që frutat të mos ngjiten dhe të mos bien pre e lagështisë apo mykut. Sapo frutat të jenë plotësisht të tharë, mund t’i transferoni në një enë hermetike.
Përdorimi
Hidet mund të hahen të thata ose të përdoren në ëmbëlsira. Nëse ju pëlqejnë kombinimet e kripura me të ëmblën, atëherë mund t’i hidhni pak kripë sipër tyre.

Nëse dëshironi t’i përdorni në ëmbëlsira, zhytini hidet në ujë të ngrohtë për të paktën një orë deri sa të fryhen dhe të njomen plotësisht.

Hidet mund të thahen edhe në diell si çdo frut tjetër, por me ikjen e verës tharja e tyre në këtë mënyrë bëhet e vështirë. Klikoni këtu për të mësuar metodat e tharjes së frutave./AgroWeb.org

Të ëmblat Hide , si t’i thajmë në shtëpi Read More »

Mish keci me lëng limoni, mënyra perfekte e pjekjes në shtëpi

Në doni të përgatisni një recetë të veçantë e speciale për fundjavë apo në rast feste apo gëzimi familjar provoni recetën e mishit të pjekur të kecit me lueng limoni.

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë.
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Kecit me Lëng Limoni
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1 kg mish keci

Kripë

Piper i zi

2 lugë gjelle gjalpë fshati

Lëngu 2 kokrra limonave

1 gotë verë të bardhë ( sipas preferences)
Përgatitja
Si fillim, pastroni mirë mishin e kecit me ujë të bollshëm, prijeni në thela dhe kriposeni sipas preferencës.

Hidhini  piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni me rradhë thelat e mishit të kecit në një tavë ose tepsi.

Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit lëngun e limonit dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.

Për këtë recetë në vend të mishit të kecit mund të përdorni edhe mish qengji ose mish viçi.

Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 3 orë në temperaturën 150 gradë.

Lëreni të piqet derisa sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj

Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe dajthra të ndryshëm./AgroWeb.org

Mish keci me lëng limoni, mënyra perfekte e pjekjes në shtëpi Read More »

Vetë krejt lehtë / Tri receta me shije fantastike nga hurmat e stinës

Hurmave u janë thurur lavde si një nga pemët më të shëndetshme në botë, por edhe si pemë që u ka dhënë hijeshi zonave më të bukura të Shqipërisë.

Shija e ëmbël e hurmës së pjekur sfidon aftësitë e amvisave më në zë të kuzhinës, recetat e të cilave AgroWeb.org po ndan me lexuesit.

Sallatë me panxhar, hurmë dhe agrume
Përbërësit
3 panxharë të kuq
8 agrume të ndryshme, qitro, portokalle ose mandarina.
5 hurma të pjekura por të forta, të qëruara dhe të prera në copa.
2 kokrra qepë të njoma
1 tufë burdullak me bishta të prerë
1/4 e gotës me uthull me bazë verë të kuqe
Kripë dhe piper të freskët
1/3 e filxhanit me vaj ekstra të virgjër
Udhëzimet
Ngrohni furrën. Mbështillni panxharët me një letër pjekjeje.

AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni në tepsi dhe piqini për 45 minuta deri sa të jenë të buta.

Kur të jenë të ftohura mjaftueshëm, fërkojini panxharët me një letër kuzhine që të hiqni lëkurat. Pritini në copa.

Hiqni lëkurat dhe farat e agrumeve.

Shtrydhni lëngun në një enë, dhe pritini pjesët e mbetura në copa.

Në një pjatë sallate, shtoni panxharët, hurmat, qepët dhe burdullakun.

Në të enë tjetër përzieni tre lugë me lëngun e agrumeve me uthullën.

Shtoni kripë, piper dhe vaj. Hidheni lëngun e përftuar mbi sallatë përpara se ta shërbeni.
Çikore me hurma
Sallatat e stinues së vjeshtës dhe dimrit janë më të bollshme në sasi dhe kanë një shije pak më të hidhur.

Ato kombinohen mjaft mirë me arrat dhe frutat që janë të ëmbla dhe të tharta në të njëjtën kohë.
Përbërësit për salcën
Gjysëm filxhani me vaj ekstra të virgjër
3 lugë gjelle me uthull me bazë vere të kuqe
Kripë
Përbërësit për sallatën
900 gramë me çikore të prerë në copa të vogla.
1 filxhan me arra të pjekura dhe të prera
3 hurma të qëruara dhe të prera në gjysmë
10 lugë gjelle me fara shege
Kripë dhe piper të freskët
Udhëzimet
Përzieni vajin e ullirit me uthullën në një enë. Shtoni kripën.

Përzieni çikoret me arrat, hurmat dhe farat e shegës në një enë më të madhe.

Hidhni lëngun dhe përzijeni duke shtuar kripë dhe piper sipas dëshirës.
Kek me hurma në avull
Keku në avull kërkon dy lloj hurmash: të butat dhe të pjekurat për pjesën e brumit dhe të fortat të pjekura në furrë për pjesën e zbukurimit.

Keku zbukurohet edhe me rrush të thatë, arra etj sipas preferencës.

Përbërësit
4 lugë gjelle me gjalpë pa kripë
2 filxhanë çaji me miell
2 lugë e gjysmë çaji me kanellë pluhur
Çerek lugë çaji me kripë
4 lugë gjelle me liker (nëse preferoni)
4 lugë gjelle me rrush të thatë
3 ose 4 hurma shumë të buta
1 filxhan çaji me qumësht
1 filxhan e gjysmë çaji me sheqer
3 vezë
1 lugë e gjysmë çaji me vanilje
1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni
1 lugë e gjysmë çaji me sodë buke të tretur në një lugë e gjysmë gjelle me ujë të ngrohtë.
1 filxhan me arra të pjekura dhe të copëtuara.
Feta hurmash të thara në furrë për zbukurim
Udhëzimet
Lyeni me gjalpë enën ku do të përgatisni kekun.

Në një enë përzieni miellin, erëzat dhe kripën dhe lëreni mënjanë.

Në një tenxhere hidhni likerin dhe rrushin e thatë dhe lërini të ziejnë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 15 minuta.

Kullojini dhe rrushin e thatë lëreni veçmas. Merrni hurmat e buta, hiqni lëkurën dhe shtypini në formë pureje duke i përzier me qumësht.

Në një mikser përzieni gjalpin me sheqerin deri sa masa e përftuar të jetë kremoze.

Hidhni vezët, vaniljen dhe lëngun e limonit. Shtoni purenë e hurmës, sodën e bukës, miellin, arrat, rrushin e thatë.

Hidheni masën në enën e pjekjes, lyejeni sipërfaqen me gjapë dhe mbulojeni. Enën e pjekjes vendoseni me kujdes në një tenxhere më të madhe me ujë në zjarr.

Pjekja me avull duhet të vazhdojë për 3 deri në 3 orë e gjysmë duke kontrolluar gjithnjë nivelin e ujit në zjarr.

Hidheni në enën e kekut dhe zbukurojeni me copat e pjekura të hurmës dhe shoqërojeni me kafe apo çaji sipas preferencës.
Një tjetër mënyrë është ajo e pjekjes në furrë.
Brumin e përgatitur hidheni në një tavë lyer me gjalpë, në spërfaqe të brumit vendosni rrathë hurmash në të gjithë sipuerfaqen dhe lëreni të piqet në temperaturë 180 gradë celsius derisa hurmat të piqen dhe keku të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

Në të dyja rastet sapo ëmbëlsira të jetë pjekur mund t’i hidhni sipër sipas preferencës likerin që keni zjerë në fillim me rrushin e thatë.

Por nëse preferoni kekun mund ta konsumoni edhe pa i hedhur sipër likerin. /AgroWeb.org

Vetë krejt lehtë / Tri receta me shije fantastike nga hurmat e stinës Read More »

Pastashuja në kushtet shtëpisë – Shije magjike

Një nga ëmbëlsirat më të dashura e më të kërkuara në pastiçeritë shqiptare.

Të mbuluara me çokollatë e të mbushura me krem, të lehta e delikate në shije, pastatshu vijojnë të mbeten ndër më të preferuarat e shqiptarëve.

Një recetë e veçantë që kërkon pak dashuri dhe durim në përgatitje e si rezultat do të keni një ëmbëlsirë të mrekullueshme për të kënaqur veten, familjen apo më të dashurit tuaj.

Vërtetë sot pastiçeritë ofrojnë pa fund ëmbëlsira mes të cilave edhe pastatshu por të përgatitura në shtëpi, shija e tyre është thjeshtë mahnitëse.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së këtyre ëmbëlsirave fantastike në shtëpi.
Përgatitja e Pastave Shu në Shtëpi
Përbërësit
Për 10 pasta duhen
¾ e gotës së ujit miell

3 kokrra vezë

2 lugë gjelle gjalpë

½ lugë gjelle sheqer

pak kripë
Për kremin e pastiçerisë
¾ e gotës së ujit qumësht

1 filxhan kafeje miell

1 kokërr vezë

1 filxhan kafeje sheqer
Për çokollatën
1 pako me çokollatë

>Përgatitja
Në një tenxhere hidhet qumësht ose ujë, kripë, gjalpë e sheqer, përzihen të gjitha dhe masa ngrohet derisa merr valë.

Në këtë masë hidhet mielli i situr, mbahet në zjarr të dobët dhe me një lugë druri përzjehet shpejt, derisa të krijohet një masë e njëllojtë pa kokrra, e cila shkëputet lehtë nga tenxherja dhe luga.

Masa hiqet nga zjarri, ftohet deri në 60-70 gradë, hidhen vezët një e nga një me ndërpreje duke i përzier, derisa të krijohet një masë e njëllojtë.

Brumi duhet të bëhet mjaft i trashë dhe pak elastik.

Brumi i përgatitur hidhet me anën e një qese pasticȩrie në një tepsi të thatë në formë gjatoshe 6-7 cm dhe piqet në furrë të nxehtë në temperaturë 230-240 gradë për 12-15 minuta.

Pasi ftohet, me thikë sharrë, priten kapakët dhe mbushen me krem pastiçerie. Sipërfaqja spërkatet me çokollatë e shkrirë./AgroWeb.org

Pastashuja në kushtet shtëpisë – Shije magjike Read More »

Kura me sherebelë, mjaltë dhe spec djegës / Për fytin, kollën dhe gripin

Kur temperaturat kanë luhatje drastike, gjithmonë shoqërohen me raste në shtim të të prekurve me grip dhe me të ftohur.

Grupmoshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit.

Në të tilla raste, shpesh antibiotikët nuk janë zgjidhje pasi kanë edhe efekte anësore.

Pas këshillimit me mjekun dhe mjekimeve përkatëse sipas simptomave, gjithmonë kurat natyrale janë ideale për të mposhtur virozat.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon një përzierje shumë efikase për të qetësuar kollën, për të ringjallur organizmin dhe për më shumë energji.

Mjalti dhe sherebela janë dy dhurata të natyrës, që së bashku përbëjnë një superfuqi kundër virozave.

Në Shqipëri sherebela është një bimë me shumë rëndësi.

Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.

Sherebela gjendet edhe në malësi të tjera të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

Sipas burimeve të AgroWeb.org, sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.
Përbërësit

30 gramë gjethe të thata sherebele
Një majë luge piper i kuq djegës
3 gota ujë
Mjaltë, mundësisht mjaltë lulesh
Lëng limoni, sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes

Përzieni sherebelën, piperin dhe ujin në një enë. Vendosini në zjarr për vlim, pastaj ulni pak nxehtësinë dhe ziejini derisa uji të përgjysmohet.
Më pas hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet pak. Shtypni gjethet e sherebelës brenda çajit, në mënyrë që të nxirrni sa më shumë lëng prej tyre. Më pas kullojeni.
Shtoni mjaltë për shije dhe lëngun e limonit. Pas ftohjes vendoseni në frigorifer dhe pini nga 1-2 lugë gjelle ose më shumë sipas nevojës për qetësimin e dhimbjes së fytit për kollën dhe për infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.

Për të mos u neglizhuar
Çaji i sherebelës këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë rrahje të shpeshta të zemrës.

Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut./AgroWeb.org

Kura me sherebelë, mjaltë dhe spec djegës / Për fytin, kollën dhe gripin Read More »

Pse Duhet dë hani kos në mëngjes / Vlerat fantastike për shëndetin

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët.

Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme.

Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë.

Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat befasuese të ngrënies së kosit në mëngjes ose pas tij.
Sistemi Tretës
Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij.
Imuniteti
Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë.

Imuniteti është më i fortë sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.
Tensioni I Lartë I Gjakut
Sipas të dhënave të AgroWeb.org kaliumi tek kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.
Infeksionet
Kosi është veçanërisht një aleat i grave sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.

Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut.
Kockat
Një filxhan me kos përmban 275 mg kalçium.

Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.
Bakteret E Këqija
Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës.

Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes.
Kos Pas Aktivitetit Fizik
Proteina tek kosi i jep muskujve amino acidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik.

Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë.
Alergjitë
Foshnjet e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit.

Sipas studimit, të cilit i referohet AgroWeb.org fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.
Rënia Në Peshë
Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë.
<Kaviteti
Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti.

Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret./AgroWeb.org

Pse Duhet dë hani kos në mëngjes / Vlerat fantastike për shëndetin Read More »

Tronditëse/ Xhisiela detyrohet të kërkojë falje në burg

Rexhep Rraja dhe babai i tij Rrahman Rraja për kryeministrin Rama janë viktimat e dosjes “Maloku”, ndërsa autorët e krimit janë mediat dhe portalet.

Xhisiela Maloku për Ramën është aktore.

Rama dhe shpura e tij në Nikël, këto ditë po përpiqen që të lirojnë nga qelia Rexhep Rrajën.

Po transportojnë Xhisielën studio më studio televizive ku ajo të japë versionin që u intereson.

Ndërkohë nga të dhënat që disponon “Pamfleti” Xhisiela Maloku është çuar nga banda Rraja, që ka mbështetjen politike të Ramës, edhe tek një noter në Durrës, ku ka dhënë pëlqimin për lëshimin e një deklarate noteriale se të gjitha ato që ka thënë në prokurori janë të pavërteta dhe se me Rexhep Rrajën dhe familjen e tij tashmë janë bërë miq.

Po kështu të dhënat e mbledhura tregojnë se gjatë këtyre ditëve Xhisiela Maloku ka shkuar dhe në ambjentet e paraburgimit të Durrësit, ku ka zhvilluar një takim me Rexhep Rrajën, vetëm e vetëm për t’i kërkuar falje këtij të fundit dhe për t’i premtuar se do ishte me të në sallën e gjyqit, kur ajo të dilte si dëshmitare në proces.

Tashmë të gjitha palët si Artur Bushi, komisariati i Fushë-Krujës, vetë Rexhep Rraja dhe Rrahman Rraja, janë përgatitur për të liruar nga qelia Rexhepin sapo ai të dalë në gjykatë si i pandehur për akuzën e “Përndjekjes”.

Madje disa informacione nga burgu thonë se Rraja pas këtij arrestimi është mjaft i angazhuar dhe i motivuar për të marrë pjesë në fushatën elektorale që do fillojë për zgjedhjet lokale dhe të mbështesë kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi.

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Selanik e tatëpjetë siç ka qenë do të jetë…”./Pamfleti

Tronditëse/ Xhisiela detyrohet të kërkojë falje në burg Read More »

Mësoni çfarë ka rezervuar e premtja për ju, horoskopi për ditën e sotme

Dashi
Identifikoni ndjenjat që ju motivojnë. Ju duhet të braktisni mendimet tuaja negative, siç janë dyshimet, lakmia dhe zemërimit. Planetët e favorshme do t’ju sjellin shumë arsye për t’u kënaqur sot.

Demi
Besimi dhe energjia juaj do të jenë të larta sot. Pozicioni i parasë përmirësohet dhe disa pagesa të vonuara do të rikuperohen. Dikush nga e kaluara juaj ka gjasa t’ju kontaktojë dhe ta bëjë atë një ditë të paharrueshme.

Binjakët
Meditimi dhe joga duhet të praktikohen për përfitime shpirtërore, si dhe fizike. Sot parashikohet një rritje e lehtë e të ardhurave nga investimet e kaluara. Mos ndërmerrni vendime të nxituara për të cilat do të pendoheni më vonë në jetën tuaj.

Gaforrja
Stresi nuk duhet të injorohet. Duhet të merreni me aktivitet fizik që ju jep një shëndet të mirë. Kjo do të jetë dita më e mirë e jetës suaj sa i përket marrëdhënies në çift.

Luani
Nëse keni vuajtur nga një sëmundje e gjatë sot mund të filloni të ndiheni shumë mirë. Ne aspektin e dashurisë, sot do te jeni shumë i favorizuar. Fitimi i parave nga burimet e paplanifikuara shndritin ditën tuaj.

Virgjëresha
Disa plane të rëndësishme do të vihen në zbatim duke ju sjellë përfitime të reja financiare. Miqtë e vjetër do të ishin mbështetës dhe të dobishëm. Silluni mirë me të dashurën tuaj sot.

Peshorja
Për të arritur sukses-ndryshoni idetë tuaja me kalimin e kohës. Kjo do të zgjerojë vizionin tuaj. Zgjeroni horizontin tuaj, përmirësoni personalitetin tuaj dhe pasurojeni mendjen tuaj.

Akrepi
Disa njerëz mund të mendojnë se jeni shumë i vjetër për të mësuar diçka të re, por kjo është larg të vërtetës. Mos bëni investime në nxitim, sepse humbjet do të jenë të sigurta.

Shigjetari
Një ditë e mbarë për funksionet familjare dhe ceremonitë e rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje dashurie, do të përballeni me pak tension. Përpiquni të mos i ngrini tonet.

Bricjapi
Gjërat mund të hyjnë në favorin tuaj në mënyrë të mahnitshme kur vjen puna tek jeta juaj bashkëshortore. Disa plane udhëtimi mund të shtyhen për shkak të ndryshimeve të minutës së fundit në axhendën tuaj.

Ujori
Marrëveshjet e pronës do të materializohen dhe do të sjellin përfitime të shkëlqyera. Kjo periudhë është, gjithashtu, e mirë për të ndërmarrë prindërit tuaj në një udhëtim. Rrini larg thashethemeve.

Peshqit
Sjellja egoiste e një miku ose një të afërmi do t’ju shqetësojë. Shtyni projektet dhe shpenzimet e kota. Ju do të keni një marrëdhënie stresuese me bashkëshortin tuaj dhe mund të ketë një mosmarrëveshje serioze që mund të zgjasë më shumë se sa duhet.

Mësoni çfarë ka rezervuar e premtja për ju, horoskopi për ditën e sotme Read More »