Aurora

Artan Hoxha tregon emrin e agjentit belg që shkatërroi grupin kriminal “Bajri”, paralajmëron goditjen e rivalëve në Shkodër

Gazetari Artan Hoxha shprehet se operacioni që çoi në 11 arrestime të grupit “Bajri” nuk do t’i japë fund asaj që po ndodh në Shkodër.

”S’kemi asnjë goditje në Kiras, vetëm në Dobraç. Në rast se duam ta zgjdhim duhet të jetë goditja gjithëpërfshirëse. Operacionet do të vazhdojnë. Në dijeninë time po. Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nuk jepen detaje dhe prova. Kemi të bëjmë me grupe që janë mbi 20 në aktivitet. Ky ishte grupi më i rrezikshëm. Tani do të shohim rivalin e grupit kriminal më të fuqishëm në Veri dhe forcën e policisë. T’i vihet fre akuzave politike”, thotë Hoxha.

Ai ripërsërit faktin se këto grupe kriminale kanë patur mbështetjen e politikës.

“Krimi nuk ka ngjyrë në Shqipëri. Mjafton të gjejë akses. Në vitin 2013, Armir Grimaj ka qenë kandidat i PD. Safet Bajri ka qenë mbështetës i PD, deri para 2-3 muajsh ka qenë në mbrojtje të bashkisë Shkodër dhe po mblidhte vota. E ka thënë dhe në intervistën me mua. Në intervistë ai ka thënë se ka qenë kryevëzhgues i PD-së në zgjedhje. Familja e tij është në mbështetje me të majtën. Janë akuzuar për lidhje, për favorizim nga qeveria. Pas vrasjes së Fatbardh Licit, vëllai i tij, ka thënë se po na sulmon banda e qeverisë, nuk e ka thënë me emër por iu referua familjes Bajri.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Berisha, madje në njoftimin që ka bërë sot, falenderon  policinë belge. Sipas Berishës, qeveria ka kapur bandën e tij. Në Shkodër duhet të goditen dhe të ndërpritet i gjithë seriali i vrasjeve që nga mina e telekomanduar që iu vu Lulzim Kullës. Kur kemi një luftë të tillë, me vrasjen e Boran Bërçanës situata u agravua dhe ndodhën disa vrasje që janë pa autorë, përfshirë dhe Fatbardh Licin. Ngjarjet për mënyrën sesi ndodhën, kemi të bëjmë me dallime të forcave politike. Mbështetini të gjithë personat që janë të përfshirë në vepra kriminale”, tregon ai.

Hoxha ka zbuluar për Report TV edhe emrin oficerit federal, i cili po merret drejtëpërdrejtë me goditjen e grupeve kriminale shqiptare me aktivitet në Belgjikë.

“Ndërkohë unë kam dosjen e autoriteteve belge. Brenda javës së parë të gushtit, kanë ardhur agjentë federalë. Nuk e publikova lajmin, mes tyre është një personazh shumë i njohur, oficeri federal Stiven, që flet shqip. Është belg dhe është një nga gjurmuesit më të mirë të shqiptarëve në Belgjikë. Në listën e autoriteteve belge përfshihen Safet Rustemi, Sokol Shitani, Tomorr Miftani, Milan Borisov, pra siç shihet ka shumë shqiptarë. Në një klub ka patur një përplasje, duke parë të gjithë dosjen në tërësi duket e pamundur të falënderosh dikë dhe të mos falënderosh këtë këtu në Tiranë. Po të kishte dekonspirim s’do kishte arrestim. Nga e gjithë lista, vetëm njëri nuk është kapur”.

Artan Hoxha tregon emrin e agjentit belg që shkatërroi grupin kriminal “Bajri”, paralajmëron goditjen e rivalëve në Shkodër Read More »

Plas skandali, Hotel “Plaza” në Tiranë përgjon, filmon dhe incizon klientët në çdo mjedis

Hotel “Plaza”, që ti hipën për kafe e gjumë në qiell, mund të të “fusë edhe nën dhè”, duke ta bërë “CV” vetëmë me një vizitë brenda këtij hoteli. Këtë “paudhësi” të bosëve të këtij hoteli, e ka zbuluar qysh në muajin prill 2018, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Paçka, se qysh prej nisjes së aktivitetit, hotel “Plaza-Tirana”, konsiderohet si qendër e qetë dhe e sigurtë, pa “sy e pa vesh”, ku mund të bësh takime e relaks intim, pazare të politikanëve, shtetarëve, biznesmenëve  e kriminalëve “VIP” dhe si rezidencë luksi, për diplomatët e huaj, raporti hetimor, i firmosur nga Krye-komisioneri të dhënave personale, Besnik Dervishi, vërteton se Hotel “Plaza” në qendër të Tiranës, qenka kthyer në qëndër përgjimi, tamam si hotel “Dajti” në kohën e Sigrumit të Shtetit, duke filmuar e incizuar klientët edhe në “WC”.

Ja çfarë thotë raporti sekret, i hetimit zyrtar, që ka kryer Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale:

Në zbatim të Urdhrit Nr. 108, datë 23 .03.2018, u krye hetim administrativ, pranë subjektit Hotel “Plaza Tirana sh.a”, pas një serie dyshimesh dhe denoncimesh, të bëra nga klientë, kontarktor e punonjës të këtij hoteli, lidhur me cënimin e intimitetit të të tyre, duke i filmuar e regjistruar, gjatë kohë së punës, gjatë bisedave konfidenciale ose frekuentimit të mjediseve, të këtij hoteli.

Sipas proces-verbalit të datës 11.04. 20-18, për faktet e dala, nga hetimi i kryer në hotel “Plaza Tirana sh.a”, rezulton se ky biznes, me frekuenim të personave e grupeve klientë “VIP”, ka instaluar sistem video-survejimi, të tipit “CCTV”, me kamera të thjeshta dhe cilësore “4K”, me rreze 360 gardë, të cilat vrojtojnë çdo skutë të mjedisit, brenda e deri në 300 metër distancë, jashtë hotelit.

Po çfarë ndodh në këtë hotel? Çfarë bëhet me këto survejime audio-video dhe me të tjera  “punë” sigurimsash?

Sipas raportit të plotë zyrtar, që disponon “PAMFLETI”, vendimin e të cilit po e publikojmë sot, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas një hetimi të posaçëm, ka zbuluar skandalin e rëndë, të përgjimeve të paligjshme e ilegale, që bënë “dega e punëve të brendshme” e këtij hoteli, me pronarë “Naçët” e grekëve dhe shërbestarët e berishëve, metëve e ramëve.

E si të mos mjaftonte përgjimi që bëhet në sauna, kafene, restorante, holle, kthina, salla konferencash, palestra, zyra, salla aerobie, dhoma gjumi, suita, parking e kudo, 12 “hafijet” e këtij hoteli, që paguhen vetëm si “staf shtëpie me gjethe”, për regjistrim, grumbullim, përpunim e bërje gati, të dhënash personale për këdo që futet, fle, bën qejf nate e dite, pi kafe, argëtohet, stërvitet e intimizohet në mjediset këtij hoteli.

Ja çfarë thotë raporti hetimor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, fiormsour e vulosur nga kryetari Besnik Dervishi:

– Mbikëqyrja, nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV), e ambienteve si palestra force, palestra aerobi, korridoret dhe mjediseve tjera të pushimit e qëndrimit, brenda dhe jashtë hotelit, përbën shkelje.

– Kontrolluesi (survejuesi) Hotel “Plaza”, nëpërmjet këtij rrjeti survejimi, mbledh dhe përpunon të dhëna “imazhe-video”, të klientëve e punonjësve të tij.

– Stafi i hotel “Plaza”, kryen dhe mbledhjen e të dhënave sensitive (grup gjaku) dhe kjo përbën shkelje të rëndë.

Pas zbulimit të këtij skandali, Krye-komisioneri, Besnik Dervishi, ka urdhëruar pronarët e Hotel “Plaza Tirana sha.a”, të ndërpresin urgjent, veprimtarinë survejuese me filmime, video, fotografi e marrje grup gjaku, duke i lënë këtë ultimatum zyrtar:

  1. Hotel “Plaza Tirana”, të shkatërrojë të dhënat personale “imazhe video”, të punonjësve e klientëve, të grumbulluara nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV).
  2. Hotel “Plaza Tirana”, të shkatërroj, të dhënat “sensitive” (grup gjaku), që ka mbledhur për punonjësit dhe këdo tjetër.
  3. Brenda 15 ditëve, këto detyrime, të jenë realizuar, në të kundërt, do të veprohet me gjobë, ose me denoncim publik.

SHENIM: Po cilët janë përgjuar? Si, ku dhe përse janë përdorur këto të dhëna? A është pjesë e këtyre survejimeve, ndonjë “lajm nga qytetari digjital”, apo nga “Nuk keni parë gjë akoma”?!

Në vijim, do publikojëm raportin e plotë dhe fakte tronditëse, nga qendra e përgjimeve në këtë hotel, që mund të quhet hotel “Dajti” i “rilindur”, prej treshes Rama, Berisha, Meta, menaxhuar, nga bosët e këtij hoteli edhe për interesa të tyre…/Pamfleti

Plas skandali, Hotel “Plaza” në Tiranë përgjon, filmon dhe incizon klientët në çdo mjedis Read More »

Operacioni “Oaz”, reagon ambasadori i BE-së Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar pas operacionit të policisë shqiptare që çoi në arrestimin e 11 personave si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Ambasadori Soreca përshëndet operacionin që e vlerëson të rëndësishëm ndërsa thotë se lufta nga krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.

“Përshëndes operacionin e rëndësishëm të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, task forca speciale në bashkëpunim me disa forca policie të BE-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në”, shkruan ambasadori.

Operacioni “Oaz”, reagon ambasadori i BE-së Luigi Soreca Read More »

E rrallë në Shqipëri, 25-vjeçarja sjell në jetë trinjakë, e çfarë peshe se..

Një lindje e veçantë është regjistruar në spitalin Rajonal të Beratit, në repartin e Gjinekologjisë.

Një nënë 25-vjeçare ka sjellë në jetë 3 fëmijë. Libonika Dodoveci, nga fshati Drizë, njësia Administrative Kozarë, Kuçovë, ka sjell në jetë dy vajza dhe një djalë.

Kjo është lindja e parë e gruas së re. Djali ka lindur me peshë 3 kg, ndërsa vajzat 2.7 kg njëra dhe 2.6 kg tjetra.

Fëmijët gëzojnë shëndet të plotë dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha lindja e trinjakëve konsiderohet si lindje e rrallë e munguar prej vitesh në këtë spital.

E rrallë në Shqipëri, 25-vjeçarja sjell në jetë trinjakë, e çfarë peshe se.. Read More »

“Forca e ligjit” godet sërish, aksion në Shqipëri e Holandë

Operacioni “Forca e ligjit” godet sërish. Kështu bën të ditur Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter.

Ndonëse nuk jep detaje, ministri deklaron se aksioni policor është zhvilluar në Tiranë, Shkodër dhe Roterdam, Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale më të rrezikshme në veri të vendit. Por detajet do jepen sot në orën 10:00 nga Policia e Shtetit.

“Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.
Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit”, shkruan Xhafaj.

“Forca e ligjit” godet sërish, aksion në Shqipëri e Holandë Read More »

“Ishte koha e targave të zeza, vajzat përdhunoheshin dhe liheshin tek dera e konviktit”

Nga: Rudina Xhunga

Kur unë mbarova studimet e mia, ishin katër vitet e fillimit të tranzicionit shqiptar.

Juve që diplomoheni sot, nuk di t’ju them, nëse jeni në vitet e fundit të tranzicionit shqiptar, ndërsa bota po kalon tranzicionin e saj, nga njeriu te teknologjia.

Është koha e parave të shpejta, makinave të shpejta, konsumit të shpejtë, rregullave pa rregulla.

Si orientohesh në këto kohë?

Nga brenda, jo nga jashtë. Pyetjet i bën vetë, përgjigjet i jep vetë.

Ti më dëgjon e mendon, se unë e kam të lehtë te flas, se e kalova. Çfarë kam të lehtë? Çfarë kalova?

As harroj, as kaloj dot, mbi çfarë kam parë dhe bërë.

Ajo kohë nuk zhduket nga memoria ime.

Nuk dija ç’do bëja me jetën time. Kisha frikë. Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit, apo hidheshin në rrugë.

Kisha frikë nga frika ime. Dhe e sfidova. Duke treguar histori për frikërat tona, vrava frikën time.

Shkova nëpër zyra redaksish në kërkim të një pune, të papaguar në fillim, pastaj me pagesa modeste.

Kujtoj veten pa para, por jo pa shpresë.

Shpresa nuk ka të bëjë me vitin kur lind, por me vitet e tua, adrenalinën natyrale të tyre.

Sepse mosha jote, mosha juaj është çelësi që hap çdo derë. Është e vetmja moshë që ka guxim të marrë dhe besim fëmije.

Përdori! Ti mbase nuk e di se i ke këto armë, por i ke.

Shoqëria të kthen në humbameno, në të kërrusur, në medioker, në intrigant, në të dëshpëruar me rregullat dhe parregullat e saj, kur kalojnë ca vite.

Vetëm tani mundesh të bësh çudinë që nuk pret dot për nesër.

Sikur ta dije çfarë vlere në ar ka mosha jote, çfarë guximi, çfarë besimi, çfarë mundësish, që o përdoren, o digjen.

Ke gjithë jetën para për t’u dorëzuar, po ke vetëm këtë çast për të sfiduar. Ky çast është tani.

Tani nuk i jep askujt llogari, veç vetes. Tani nuk mban përgjegjësi për askënd, veç për veten.

Tani ti nuk ke pasuri. Ti je vete pasuria. Përdore, investoje!

Mos shko të punosh në call center, mos shko të transportosh drogë, mos u bëj skllav, mos u bëj mish për top!

Të pengon sistemi? Denoncoje sistemin! Bërtit! Ke zë, pse e hesht zërin tënd?

Bërtite zërin tënd, derisa të ketë veshë që dëgjojnë.

Nuk ka sistem që nuk ka frikë të rinjtë.

Mos fol me vete, mos fol për vete. Hyr në network.

Mos hyr në kafe të qash hallet, as Instagram të gënjesh hallet, bëhu grup të zgjidhesh hallet.

Grupin e kujt, me lider kë? Bëhu lider, bëje ti grupin tënd, ose zgjidhe ti liderin dhe grupin me probleme të ngjashme dhe dëshirë të njëjtë për t’i ndryshuar.

Kur shoh të rinj që mbushin kafenetë, kazinotë, lotot e dhe call center, kur i shoh të lëshuar dhe dorëzuar në pritje të një mundësie për të ikur, më vjen të bërtas.

Nga kush po ikën, nga vetja jote, nga jeta jote?

Bëhu i marrë, jo i mjerë! Do të ta falin marrëzinë, por jo mjerimin.

Ju nuk jeni të mjerë, se ju ia dolët. Ia dolët të diplomoheni. Ka të tjerë që nuk e kanë bërë.

Pra ka të tjerë që e nisin me një minus, ju e keni nisur me plus.

Tundjani diplomën tuaj në fytyrë atij që ju thotë pija lëngun këtij kartoni.

Diploma ka për tjetrin, vlerën që ti i tregon se ka. Po shkove me nënshtrim e pa vetëbesim, si i tillë do trajtohesh.

Po të thanë: sa si puna jote, ka me diploma, thuaji: Unë vlej, diploma ime vlen, rinia ime vlen. Ti që me demotivon e përzë, pa me trego pak diplomën tënde!

Nuk të duhet se ke bërë para? Po si i ke bërë?

Kur një njeri kërkon llogari për paratë e pista vërdallë, zëri i tij humbet. Por kur shumë zëra kërkojnë llogari për paratë, për mungesën e rregullave, për padrejtësinë sociale, nuk ka shans të mos ju dëgjohet  zëri.

Ju nuk keni ç’humbisni po ngritët zërin. Por nuk keni ide sa humbisni duke mos ngritur zërin.

Kërko të drejtën tënde, jo me inat se të takon, por me besim se ke për të dhënë.

Do japësh ëndrrat. Pa ëndrra nuk ka shpikje, nuk ka zhvillim, nuk ka ndryshim.

Unë e di, është e kotë ndonjëherë. Muri i sistemeve të ngritura pa pasur njeriun në qendër, por paranë, është i padrejtë.

Unë vetë, shpeshherë, konformohem, nuk konfrontohem.

Edhe ti mund ta bësh një ditë. Por tani është koha jote, Nuk ke nevoje për mua dhe mesazhet e mia, ke nevojë për jehonën e zërit tënd. Kujton se je vetëm, ndërsa të tjerët mezi po presin të ikin?

Po bërtit njëherë, oeeeeee a ka si unë, të tjerë?

Dhe do ta shohësh sa ka si ti, që duan t’ia njohin vlerën kësaj diplome, kësaj jete, këtij vendi, që është yti.

Nuk ka lidhje a të do. Ti a e do vendin tënd?

Nuk ka lidhje sa të do jeta e fati yt. Ti a i do ato?

Mos pyet çfarë surprize do të të bëjë fati? Ti më thuaj si do e suprizosh fatin tënd, veten tënde, familjen tënde, të dashurën tënde dhe nesër fëmijën tënd.

Bëhu i marrë, jo i mjerë!

Nuk kanë asgjë më shumë se ty, ata që ia dalin, mjafton të vendosësh me veten, për çfarë ia dalin.

Po qe se t’ia dalësh për çunat këtu është të bëjnë paratë e shpejta e të ikin shpejt atje ku do shkojmë të gjithë, një ditë, kot më thirrët mua.

Unë nuk jam me shprehjen; Një ditë luan, më mirë se gjithë jetën dele.

Unë jam me besimin, bëhu njeri. Shijoje njeriun brenda teje, ndihmoje të dojë e ëndërrojë dhe jeta do jetë jotja, miqtë e mi, kudo ku e ndërtoni.

Unë dua vetëm t’ju lutem; bëjeni këtu! Këtu ku keni diplomën dhe rininë, familjen dhe fëmijërinë. Mos i braktisni se nuk janë pesha që ju ndalojnë fluturimin.

Këto janë krahë që ju ndihmojnë të fluturoni.

Ju dua shumë. Nuk ju njoh, por mezi po pres t’ju njohë gjithë bota.

“Ishte koha e targave të zeza, vajzat përdhunoheshin dhe liheshin tek dera e konviktit” Read More »

Artan Hoxha paralajmërim që trondit kriminelët: Së shpejti në skutat e tyre më të errëta, zbulojmë lidhjet me politikën

Gazetari investigatv, Artan Hoxha, ka bërë një paralajmërim që sipas tij i fut dridhmat botës së krimit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, gazetari Hoxha paralajmëron rikthimin e emisionit investigativ ‘Xhungël’, të drejtuar prej tij dhe që zhbiron kriminelët.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe Hoxha, i cili shkruan përbri viodes se së shpejti do të nisë aksioni, në skutat më të errëta të botës së krimit dhe lidhjeve korrutive me politikë, ku askush nuk ka depërtuar më parë.

“A e mbani mend kete logo?!!!! XHUNGEL, se shpejti ne aksion, ne skutat me te erreta te botes se krimit dhe lidhjeve korruptive me politiken, ku askush me pare nuk ka depertuar..”, shkruan Hoxha, ndërsa shpërndan logon e emisionit.

Artan Hoxha paralajmërim që trondit kriminelët: Së shpejti në skutat e tyre më të errëta, zbulojmë lidhjet me politikën Read More »

Furtunë në IKMT e Vlorës, shkarkohen 4 inspektorë pas aksionit në Jalë

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, Dallëndyshe Bici, ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për inspektorët e degës IKMT Vlorë: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj – Përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë.

Vendimi i kryeinspektores Bici ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat.

Furtunë në IKMT e Vlorës, shkarkohen 4 inspektorë pas aksionit në Jalë Read More »