Aurora

Nga “Banda e Lushnjës”, te “Dritan Dajti”, e “21 Janari”, këto janë dosjet e nxehta të prokurorëve që refuzuan shortin “Shullazi”

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku firmosi dy ditë më parë urdhrin për nisjen e hetimit disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kundërshtuan hedhjen në short të dosjes “Shullazi”, në një kohë kur dosja i kishte prokurorët e saj. Dhjetë prokurorët që janë nën hetim disiplinor nga Prokuroria e Përgjithshme janë prokurorë me shumë përvojë në organin e akuzës.

Tre prej tyre, madje, u komanduan kundër dëshirës së tyre në rrethe. E gjithë përplasja ka ndodhur më 19 shtator në mëngjes, në një kohë që procesi “Shullazi” zvarritej prej muajsh në fazën e konkluzioneve përfundimtare.

Prokurorja Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe nuk është paraqitur që nga ajo kohë në gjyqin ndaj Shullazit. Ndërsa prokurori Ened Nakuçi është larguar nga Shqipëria me raport mjekësor, duke ngritur dyshime të mëdha. Në këto kushte, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, vendos që të hedhë në short prokurorët e rinj të dosjes, ndërkohë që dy të sipërpërmendurit nuk kanë hequr dorë nga çështja. Kjo është kundërshtuar si antiligjore nga dhjetë prokurorë, të cilët s’kanë marrë pjesë në short. Mirëpo, Prela ka njoftuar Markun dhe Kryeprokurorja ka nisur hetim disiplinor për ta. Madje, në një reagim kryeprokurorja i cilësoi si frikacakë prokurorët që refuzuan shortin. Por cilët janë ata?

–Olsian Çela është një prej 10 prokurorëve nën hetim disiplinor, që refuzoi shortin për dosjen “Shullazi”. Ai ka mbajtur në vitin 2004 postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i emëruar nga ish-Kryeprokurorja Ina Rama. Olsian Çela u komandua nga Marku në Prokurorinë e Beratit pas përplasjes me Prelën. Ai ka qenë prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Ndër dosjet më në zë që ai ka pasur janë ato të zhdukjes së Remzi Hoxhës, dosjen “Kompas”, “Damir Fazlliç” dhe “Xibrakën”, por edhe dosje të bujshme së fundmi, si ajo e grabitjes së postës së Prokurorisë së Durrësit.

–Eugen Beçi është gjithashtu ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga viti 2012 deri në vitin 2015. Beçi ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës dhe ka hetuar një sërë dosjesh të bujshme. Ai ka pasur në dorë dosje si ato të Dritan Dajtit, Gramoz Rexhepit, Qamil Rexhës, Ilir Xhakjes si edhe të Bandës së Gaxhait. Po kështu, Eugen Beçi ka pasur edhe dosjet e terrorit në Shqipëri dhe së fundmi ka hetuar Jurgen Mollën, pretencën e të cilit e ka dhënë. Beçi ka në dorë edhe grupet e strukturuara që dërgonin emigrantë të paligjshëm në Kanada dhe në SHBA. Ai është ndër të paktët prokurorë që ka kërkuar me dhjetëra dënime të përjetshme.

–Blerim Tominaj është një prokuror tjetër mes 10 prokurorëve që janë nën hetim disiplinor. Tominaj gjithashtu ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës dhe ka qenë në krye të Krimeve të Rënda në vitin 2015, duke zëvendësuar Beçin. Ndër dosjet më të nxehta që ka pasur Tominaj janë ato të “21 Janarit”; aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, si edhe çështjen e atentatit ndaj deputetit Tom Doshi. Ai, së bashku me dy kolegë të tij te Krimet e Rënda, thirrën për të dëshmuar në atë kohë një sërë politikanësh, duke përfshirë Kryeministrin e vendit dhe njerëzit më me pushtet.

–Besim Hajdarmataj është paraardhësi në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda i Donika Prelës. Hajdarmataj ka pasur së fundmi dosje mjaft të bujshme. Përmendim këtu dosjen e nxehtë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilën do të detyrohet ta lërë pas transferimit në Pogradec. Ai gjithashtu është edhe prokuror i dosjes “Shullazi”, në të cilën ka kryer katër muaj hetime në hapje të saj. Hajdarmataj është edhe prokurori që ka lëvizur më shumë muajt e fundit, i cili pasi u shkarkua nga drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, transferohet tashmë në Pogradec.

–Përparim Kulluri është një prokuror tjetër karriere mes 10 prokurorëve të vënë nën hetim disiplinor. Ai ka pasur dosje të nxehta kur ka qenë prokuror në rrethe, duke kujtuar këtu Bandën e Lushnjës, ku ka kërkuar dënimet më të ashpra për ushtarët e Aldo Bares. Kulluri ka pasur në dorë edhe dosjen e “Lazaratit”, si edhe të trafikut të minave. Kulluri ka qenë edhe në dosjen e atentatit të supozuar ndaj Tom Doshit. Kohët e fundit, prokurori Kulluri po heton audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj dhe masakrën te Shkencat.

–Arens Çela ka mbajtur postin e drejtuesit në njësinë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Edhe pse i emëruar me shumë debate nga ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, Çela ka hetuar një sërë dosjesh korrupsioni, sidomos ato që përfshinin ish-kolegë të tij. Kujtojmë këtu rastin e një oficeri të Policisë Gjyqësore që i kërkonte ryshfet një qytetari për t’i zhbllokuar një llogari bankare.

–Edvin Kondili është prokuror i Krimeve të Rënda, që ka pasur gjithashtu në dorë dosje të rëndësishme. Kondili është mes prokurorëve që refuzuan shortin për dosjen Shullazi. Prokurori Kondili ka hetuar më parë dosjen e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjithashtu, Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Kondili ka një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas.

–Behar Dibra është ndër prokurorët që ka hetuar kryesisht vrasje. Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, së bashku me prokurorin Besnik Muçi. Po kështu, Dibra ka qenë pjesë e disa dosjeve të vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare. -Pranvera Pustina ka qenë pjesë e njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo ka hetuar gjyqtarin Guximtar Boçi, i cili kërkonte favore seksuale ndaj një gruaje që kishte një çështje gjyqësore në Gjirokastër.

–Sonila Muhametaj është prokurorja e re e Krimeve të Rënda, që u emërua nga radhët e prokurorëve të Tiranës. Ajo ishte prokurorja që u përplas edhe me Donika Prelën, përpara se të transferohej me urdhër të Markut në Kukës./ERALD DELIU

Nga “Banda e Lushnjës”, te “Dritan Dajti”, e “21 Janari”, këto janë dosjet e nxehta të prokurorëve që refuzuan shortin “Shullazi” Read More »

Nga Flamur Vezaj: I dashur popull!

Une qe po ju shkruaj jam Arta Marku,Prokuroria e Pergjithshme e Perkoheshme e Shqiperise, detyre qe ma ka besuar nena parti prej me shume se 9 muaj! Me marrjen e detyres, per ti sherbyer ketij populli liri dashes, une kam bere levizjet e nevojshme duke komanduar ne krye te institucioneve te akuzes shoket dhe shoqet e klases, me te cilet kam ndare dhe ndaj te njejtin ideal sic ndan edhe nena partie, ate te bashkepunimit me kriminelet!

Urdheri i pare dhe i prere per te gjithe shoqet dhe shoket, ishte dhe vazhdon te jet, qe me procedure ligjore e pa procedure te arrihet qellimi i nenes parti, lirimi i bashkepunetoreve kriminel nga burgu se i duhen nenes parti per zgjedhje! Interrnimin e prokuroreve qe kishin ne hetim djemt e zellshem te partise qe “gjelberuan” te gjithe siperfaqen e Shqiperise tone te dashur dhe bashkepunetoreve te tyre! Si dhe shkaterrimin e Prokurorise per Krime te Renda pasi eshte bere pengese per sukseset e nenes parti, duke i prish imazhin edhe vendit tone te bukur me arrestimin dhe denimin e atyre qe duan te investojne parat e krimit ne Shqiperine tone te dashur!

I dashur popull!

#Qe nga momenti i leshimit te ketyre urdherave dhe venies ne zbatim, une po punoj dite e nate ne zyre duke thure çorape leshi qe shoket dhe shoqet te mos merdhijne ne dimer! Por nje grup revizionistesh, dy dite me pare me nderprene thurjen e çorapeve, duke mbet keshtu mbrapa me planin e parashikuar! Ashtu sic jeni ne dijeni prej disa kohesh, shoku yne i devotshem, besnik i partise Emiljano Shullazi dhe bashkepunetor i ngusht i krietarit tone, qe past shendet te mire, ndodhet i arrestuar per akuza te sajuara nga eksponent te kapitalizmit qe nuk ja duan te miren Shqiperise! Ketyre kapitalisteve qe duan te helmojne popullin tone kriminel dashes, i erdhi koha te kthehen andej nga kane ardhur duke na krijuar keshtu mundesine e lirimit te Emiljano Shullazit shokut tone hero!

I dashur popull

#Me komandimin ne krye te prokurorise se Tiranes, te prokurores Elizabeta Imeraj qe kishte arrestu heroin tone, ne i derguam ne shtepi prokurorit tjeter Ened Nakucit nje mesazh, duke i kerkuar qe te deklarohet i semure dhe mos te paraqitet ne detyre, plan qe u arrit me suksese! Pastaj i dashur popull, beme ate qe duhet bere, te gjitha dosjet qe prokurorja Imeraj i kishte ne hetim i hodhem ne short me ndihmen e shoqes tone te mrekullueshme dhe fjale pak Donika Prela! Por vetem dosjen e heroit tone Emiljano Shullazi nuk e hodhem ne short sic e ka ligji, ate ia caktuam prokurorit Besim Hajdarmataj pasi deri ne keto momente po zbatonte te gjitha detyrat sic ia kerkuam per shokun tone tjeter Sajmir Tahiri!

Ai e mori dosjen pasi i premtuam, se ne salle e gjyqit do jete i shoqeruar edhe nga shoqja jone Donika Prela dhe shoku yne besnik Gentian Osmanaj, te gjithe keto veprime i beme pa short per te mos rrezikuar qe shoket tone te mos ishin ne kete dosje! E per ti hedh hi syve kolegeve te tjere te Prokurorise se Krimeve te Renda, shoqja jone Donika Prela organizoi nje mbledhje, duke kerkuar qe me ane te shortit te zgjidhet prokurori i 4 pasi nuk do na prishte pune! Por plani yne u kuptua per fat te keq nga revizionistet e paguar nga kapitalistet e qe ushtronin detyren ne kete prokurori te cilet dolen hapur duke kundershtuar shoqen tone Prela per planin e saj!

Ne keto kushte 10 prokuroret e rrebeluar u larguan nga mbledhja, cka me detyroi mua Prokuroren e Pergjithshme te Perkoheshme te le thurjen e çorapeve te leshit dhe te njoftoi dhe ti kerkoi ndihme komandantit te brigades shokut Fatmir Xhafaj i cili me zgjuaresin e tij, me ndihmoi duke me dhene nje ide, ate te interrnimit te tre prokuroreve si dhe nisjen e procedimit disiplinore per 10 te tjeret, si mase ndeshkuese per te gjithe ata qe i dalin kunder planit te partise! Per zbatimin e vendimit komandanti yne angazhoi shokun Ard Veliu i cili ia doli me suksese te mbyll deren per keta prokuroret rrebel dhe plan prishes! Me qetesimin e situates, i dashur popull ne perseri nuk hodhem short per prokurorin e 4 por e caktuam ate me emerim qe diten e marte te paraqiten ne gjyqin kunder shokut tone hero Emiljano Shullazi…

….i dashur popull une çorapet do i perfundoi pavaresisht ketij rrebelimi dhe ju premtoj se edhe shoqeve te klases do t’ja u thure nga nje pale….etj..

V.O.

#Pertej letres alla shoqja Lenka po i kthehem realitetit ne institucionin e Prokurorise per Krime te Renda! Ashtu sic shkrova pak dite me pare se gjithcka po behet per te favorizuar Emiljano Shullazin dhe “banden” e tij se i duhet partise per zgjedhjet e ardheshme! Asgje nuk ka te bej me friken per te marr dosjen e tij ne hetim nga keta prokuroret rrebel! Prokuroret qe u transferuan, Olsian Çela ka qene drejtues i institucionit kur dy prokuroret Adnan Xholi dhe Doloresa Musabelliu kerkuan denimin e Shullazit me 18 vite burg per trafik droge!

Prokurorja Sonila Muhametaj e ka proceduar e vetme Shullazin ne Kruje per akuzen e “armembajtjes pa leje” e Besim Hajdarmataj (pavaresisht kusureve tjera) ishte titullare i institucionit kur u urdherua arrestimi i Shullazit! E prokuroret e tjere te proceduar kane hetuar e denuar persona te rrezikshem me apo pa lidhje politike si Shullazi!

#Lexoni_pretencen_se_e_keni_gati#

Nga Flamur Vezaj: I dashur popull! Read More »

Si bashkëjeton politikisht me Metën? Kryemadhi: Është e vështirë por…

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ kryetarja e LSI ka folur ndër të tjera edhe për bashkëjetesën politike me bashkëshortin dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Kryemadhi është shprehur se politikisht është shumë e vështirë, dhe përpiqen mos diskutojnë për politikën.

“Politikisht është shumë e vështirë, dhe për hir të së vërtetës nuk diskutojmë për politikë. Ka një lloj indiference nga ana ime, ose një mëri sadopak për shkak të ndonjë deklarate që mund të bëhet,  se ka ndonjë reagim të fortë, që nëse unë nk jam vetevetja dhe nuk them atë që mendoj, nëse Monika do të ishte më intelektuale seç duhet jam e bindur që shm njerëz të LSI-së do të ishin më shumë indiferentë”, tha Kryemadhi.

Si bashkëjeton politikisht me Metën? Kryemadhi: Është e vështirë por… Read More »

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare

Për rreth tre javë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do të përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare, në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare që zhvillohet në vendin tonë.

Rreth 1200 trupa dhe dhjetëra mjete, tokësore, ajrore dhe detare do të angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të zhvillohet deri më datë 30 shtator. Për herë të parë në këtë stërvitje, e cila zhvillohet çdo vit në vendin tonë, merr pjesë edhe një kontingjent nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Përgatitja e terrenit dhe lëvizja e mjeteve dhe trupave ka lluar që më datë 9 shtator, duke shfrytëzuar bazat më të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë, që nga bazat detare të Kepit të Palit, Pashalimanit, Porto Palermos, gadishullin e Karaburunit, bazat ajrore të Rinasit e Farkës, garnizonin e Zall-Herrit, si dhe rajonin stërvitor të Bizës.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarak nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë. Veprimet e para stërvitore nisën në bazën detare të Kepit të Palit ku Komandot shqiptarë bashkë me trupat britanikë ushtruan zbarkimin në tokë me mjete amfibe si dhe ushtruan veprime të ndryshme mësymjeje.

Ditët në vijim fazat stërvitore do të vijojnë edhe në bazat e tjera ushtarake në vendosura në dispozicion të kësaj stërvitjeje, me përfshirjen e trupave nga Kosova dhe zhytësve kroatë. Sakaq, sipas traditës, do të zhvillohet edhe Dita e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes “Albanian Lion 2018”.

Ditën e hënë, më datë 24 shtator, ora 11:00, trupat dhe mjetet do të zbarkojnë në qendër të Tiranës, ku do të demonstrojnë disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe do të ekspozohen mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur. Në Ditën e Vizitorëve të Shquar pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe krerët më të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe trupave britanikë.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare Read More »

Ben Blushi është nipi i gjyshit që vodhi shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat (Letra e Mitrush Kutelit)

“Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse. Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, tha Presidentja Vjollca Hoxha gjatë prezantimit të tij.

Por sot rreth dy dekada më vonë Top Channel është shpartalluar tërësisht. Ardhja e Blushit në krye të televizonit vetëm po e zhyt në pikiatë një investim gjigand. Lajme-shantazh për interesa personale, braktisje nga emra të njohur në fushën mediatike dhe kopje të shëmtuara të lajmeve ekskluzive, vetëm e vetëm për hir të një egoje të një emri të mëparshëm që sot nuk po shkëlqen më.

Vjedhja e lajmit Ekskluziv të Pamfleti për hotel “Palazza”, nuk është ndonjë habi e madhe. Ben Blushi është nipi i gjyshit që vidhte shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat.

Madje edhe vetë Ben Blushi është akuzuar nga Sali Berisha për plagjiaturë me romane që mbajnë emrin e tij si autor. Berisha është shprehur se edhe Blushi ka botuar nën emrin e tij shkrimet e përvetësuara nga gjyshi.

Dhimitër Shuteriqi, pra gjyshi i Blushit, ka përvetësuar disa shkrime të Lef Nosit, i cili u pushkatua nga komunistët, dhe i ka botuar ato si të vetat.

Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur: – Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur? – Ia ktheva: – Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja. – Ay: – Me emrin e kujt?- Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. – Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj. – Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk… nuk. Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: – Po kur e boton një këngë popullore? – Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra….- Unë s`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj. Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim. I thashë: – Kësaj i thonë vjedhje…. – Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në Ddhjetor 1945.

Më poshtë po sjellim letrën e plotë të  Mitrush Kutelit:

Letër e Mitrush Kutelit për Mustafa Greblleshin

Pogradec, 28 Gusht 1961

I dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe. Kjo e uruar letër u bë litar me krye, po pa fund. Udhës takova shumë të njohur të mijtë dhe të babajt. Ndenjëm u çlodhëm në varret e sheshuar, duke pritur të dalë hëna, po kjo vonoi. Doruntina mërzitej, e kish lodhur shumë banja e ditës, udha. E mbajta pak në krahë pastaj e mori Efterpi. Zbritme. Hëna doli kur rrinim buzë liqenit: e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrull elundroi nëpër hapësirë. Fëmijët më vunë njëmijë e njëqind pyetje “Si ështëhëna? Ç’ka prapa atij mali? Po në Tiranë ka hënë tani? Është i madh aiyll? (Afërdita). Sa një shtëpi apo m’i vogël?” Unë bluaja mendime të tjera:“Ç’është vallë kjo harmoni kaq e përsosur? Që ku vijmë e ku shkojmë? Sarrëkenjerëzish kanë shkelur në këto ranishte dhe ku janë tani?”

Dhe mendja më shkon me drithma tek ai që s’guxoj t’i përmend emrin, sepse jam tepër i vogël-hij’e një grimce të një stërgrimce – tek ai që ka shumë emra, por që është një i vetëm dhe mbi të gjitha dyshimet e mija birucore, dua me gjithë shpirt që të jetë, të mposhtë mohimet e mija dhe të më prehë atje ku dua vetë, atje ku thashë, në vetmi. O zot, duhet të jesh, sepse pa Ty nuk prehem dot! Këndova pothuaj të tërë “Antologjinë poetike” të Viktor Hygoit, në përkthimin e “Sotir Cacit”. Me të vërtetë përkthimi është shumë i mirë. Po kush e ka bërë këtë përkthim? Kjo është një punë e ngeshme, e javashme,jashtë normave. Dhe ka një vandak të tërë fjalësh që s’janë të shqipëronjësit. Këto të gjitha po t’i them më kot: unë e di se kush e ka bërë këtë shqipërim, sepse kam parë dorëshkrimet dhe di se si u pjesëtuan…. paratë. Mistifikime, merceranizma të padenja për një njeri që shkruan. Sidoqoftë, unë s`e bëj dot, kurrë, kurrë!

Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur: – Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur? – Ia ktheva: – Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja. – Ay: – Me emrin e kujt?- Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. – Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj. – Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk… nuk. Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: – Po kur e boton një këngë popullore? – Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra….- Unë s`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj. Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim. I thashë: – Kësaj i thonë vjedhje…. – Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në Ddhjetor 1945.

Atëherë Shutja ish mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit. Lëvdonte shkrimet e mija, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet, gjersa u bë burrë me llullë, me bére e me automobil, më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi “i”-në në fund të emrit që të vërtetonte tezën e tij, siç i tha vetë Popoviçit në tryezë: “Emri ynë vjen nga fjala serbe “shute”, që do të thotë “shaka”. Rrjedhim nga një familje e “Stara Serbisë” të “Despotatit të Elbasanit”. Pra, si të thuash, “unë” jam “ti”, ndihmomë të ngrihem lart, jepmë, të kam vëlla. Po si u bë puna e asaj veprës së “gjetur”? Para ca kohësh botoi “Gjorg Golemin” që bje erë Lef Nosi. Me të vërtetë Shutja-shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur) – përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat, duke mos harruar të verë midis emrit të tij dhe të familjes (Shute të Stare Serbisë, siç thënkan serbët e Elbasanit dhe Pogradecit tim, duke tjerur ëndrrën serbomadhe të një perandorie të re, qoftë edhe republikane, të Serbisë midis tre deteve), shkronjën e madhe “S” të babajt që vodhi veprën “Varri i dashnorëve” të Naum Voillës, duke e paraqitur si të vetën….

E pra, këtu në Pogradec ka qenë dikur një djalosh që i thoshin Pirro Vako, një nga të rinjtë e parë komunistë, ëndërrimtarë të një bote të drejtë, pa shfrytëzim, pra, pa vdekje. Pirro Vakua kish patur një dell të mirë shkrimtari. Dikur më pat thënë: “Ti ke rënë, po unë të nderoj e të dua, se më ke treguar udhën si të shkruaj”. Dhe zbrazi një gotë raki. Ay dështoi në jetë (një punë dashurie me një vajzë që quhet Izmini, flokëverdhë, të cilën ju – ti dhe Rushi – e shihni dendur nëpër Tiranë), iu dha alkoolit, vuajti e vdiq. Shutja i vajti babajt të këtij, i premtoi dhenë e qiellin, mori një dhomë me qira në shtëpi të tij dhe i përlau- në mënyrë shutërore – tërë dorëshkrimet (ditare lufte, shënime, tregime etj.). I ati pret akoma që Shutja t’i botojë këto të gjithanë emrin e djalit. Shutja ndofta i boton, po me pikëpamjet e dyzetepesës, për të cilat fola më lart: me emrin e vet, për xhepin e vet…..

Para ca vitesh i vodhi një prifti këtu (prifti vdiq vjet) regjistrin e shënimeve të një manastiri. Prifti më thosh: “Ia rrëfeva, e pa, më lëvdoi, pastaj ma dha prapë, ma mori përsëri, ma dha dhe njëherë dhe unë e vura nëvend. Kur iku, s`e gjeta më….”. Prifti bënte kryq, sikur donte të largonte shejtanin: “Ma vodhi, bre, s’pandenja, paska qenë….” Kockat e Papandonit (kështu i thoshin priftit) po treten tani në gështenjat, kurse Shutja shutëron “tani përsëri me “i”-në në fund të emrit”, më shikon vëngër, siç e vështron kalorësi këmbësorin e çalë apo më mirë automobilisti arrogant udhëtarin e mjerë. Dhe përsëri më kujtohen vargjet e Khajamit: Rrëmyen mall, memuriet e ar, Dhe t’irtin plak, të urtin shkëncëtar E quajnë gjaur, se s’beson prralla, Se s’qas mbi supe, si ata, samar. Më falni se u zgjata kaq shumë me këtë “Dhimitriadë Shuteriqore”, po këto të gjitha m’i zgjoi karasyfeti i tij arrogant që endej rrugëve të Pogradecit. Kam dhe diçka tjetër.

Lef Nosi ka pasur një koleksion të pasur me pulla poste të vjetëra, të mbledhura me kujdes një jetë të tërë (në qeverinë e Vlorës, të Ismail Qemalit, kishte qenë ministër i Postave). Shutja mori dorëshkrimet e tij dhe një pjesë të bibliotekës (librat ia kam parë me sytë e mij në hotel “Dajti”, ku banoi një kohë, më 1945 dhe 1946). Po ç’u bënë albumet e pullave që vlejnë, pa ekzagjerim, miliona lekë? Është fjala për pulla të rralla të Turqisë me syrsharzhimin e Hyrjetit dhe sidomos atë të qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së Durrësit, për ato të mbretit Vid e sa e sa të tjera. Kush i mori, kush? Këto duhej t`i merrte shteti dhe, me sa di unë, Shutja, ndonëse mban berè shkrimtari (që ta tregojë bota me gisht) s’është shtet. Kisha dhe mjaft të tjera për këtë individ cipëplasur, por nuk po vazhdoj: më vjen ndot. Falmëni!

Në këtë kohë kam lexuar disa libra dhe kam rilexuar disa tregime të asaj suedezes së ëmbël e të qetë, Selma Lagerlöf, me një botë morale që s’i ngjet fare botës sonë gjaknxehtë, vrasëse, ballkanike. As e ndjera Selma Lagerlöf s’i ngjet (luaj vendit) Shutes. Dhe mu kujtua një film shumë i dashur: “Gösta Berling” pas veprës së parë të mësonjëses Selma Lagerlöf. E ka lojtur dikur Greta Garbo. Ka qenë një film pa zë (para se të fillonte krokëritja e saksofonit dhe bubullima e artilerisë në sallat e kinemasë), po kaq i fortë, kaq i bukur! Tani, Greta Garbo është plakë, po unë e përmend se më ka lënë mbresa të thella në kujtesë. Rilexova edhe “Souvenir de la Haute – Albanie” të A. Degrandit, dikur konsull i Francës në Shkodër (Botim i 1901). Libri është shkruar më 1893-1899 (sot librat nxirren shpejt e shpejt, si qerpiçët nga kallëpi e vihen në mur para se të përthahen).

Ky libër më ngjalli hidhërime të mëdha: vëllavrasje, fantazma, urrejtje, që e bluan e stërbluan jetën tonë shqipëtare. Na pakësuan dhe na ngjeshën në një cep të Ballkanit, ndonëse kemi qenë zotër të moçëm të një vendi të madh, shumë larg këtyre caqeve, ku jemi mbytur sot. Të huajtë na mbuallë urrejtjen, na ndanë e përçanë, na bënë të mos e njohim veten, të mos e duam veten, domosdo as vëllanë. Tani, thotë Degrandi, njerëzit urrejnë njëri-tjetrin në çdo vilajet, greku mbjell farën e grindjes në Epir; Austria, Italia – në Veri; Mali i Zi, i përkrahur nga Rusia, gjithashtu. Në krahina të tjera serbët, bullgarët, bilé dhe rumunët kanë dërguar njerëz për të çarë e përçarë.

Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thënë: “Shqiptarët janë populli më i lik dhe më i kotë (“le plus inutile”) në botë”. Përfundimi? Duhet të zhduket….. Kështu thotë bizantini Phrantjes. Domosdo Phrantjes është armik, është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe njeriu di sesi të mbrohet kundër tij, me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet kundër ujkut të veshur me lëkurë dele? Si të mbrohet kundër atij që i flet si ëngjëll e vepron si shejtan? Të gjitha këto i lexoj, i bluaj në mendje natën dhe s`më zë gjumi dhe më vjen tëçmendem!…. Nesër Efterpi do të niset me gjithëfëmijë. Unë do të rri dhe ca ditë, dota pres Stespassen, do ta vendos nëdhomë, pastaj do të kthehem në Tiranë.Këtu nuk u preha dot. Pashëgërmadhat e shtëpisë plot ferra dhe mu drodh zemra. Jo, Pogradeci s’është më për mua të gjallë, po për mua të vdekur. Ah, kush ndjen shumë, vuan shumë. Shto pastaj brengat objektive, fëmijët varfërinë e sa të tjera. Do të vij të “çlodhem” në Tiranë, t’i vihem normës, se mos më presin bukën.

Lamtumirë dhe përqafime vëllazërore, Mitrushi

Ben Blushi është nipi i gjyshit që vodhi shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat (Letra e Mitrush Kutelit) Read More »

Qeni gërmon në oborr dhe nxjerr një qyp, por e gjithë familja habitet nga ajo që gjejnë brenda

Çifti kishte qenë duke ecur me qenin e tyre kur ata u ndesheshin me një metal të ndryshkur që dukej se po dilte dhe e gërmuan. Një shumëllojshmëri të kanaçeve metalike të shekullit të 19-të përfundimisht u bënë pjesë e oborrit të çiftit. Pasi gjetën monedha ari brenda, ata pyesnin veten se kush i fshehu copat e arit, të shpërndara nëpër një pjesë të pronës në thellësi të ndryshme. Copa prej ari prej $ 20 duket se ka qenë e re kur e kanë futur në tokë dhe kishin pësuar shumë pak dëme ngaqë ishin në tokë për kohë të gjatë.

Ishte ar i vitit 1890 dhe metali di enës dukej sikur të ishte goditur dje. Një kompani e pavarur e vlerësimit të monedhave, zbuloi se në enën metalike kishte rreth 1,400 $ 20 copë ari, 50 $ 10 copë ari dhe katër $ 5 copë ari. Një nga monedhat, e ashtuquajtur 1866-S No Motto Double Eagle, thuhet se vlerësohet me 1 milion dollarë më vete.

Qeni gërmon në oborr dhe nxjerr një qyp, por e gjithë familja habitet nga ajo që gjejnë brenda Read More »

Habit ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë Arta Markun nga sulmi i prokurorëve dezertorë

Pas kaosit të shkaktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ish-zv/kryeministri në qeverinë e PD, Bashkim Kopliku, bën thirrje që të mbrohet puna e kryeprokurores Arta Marku. Përmes një stautsi në rrjetet sociale, Kopliku shkruan se mbështetja e Markut është patriotizëm. Duke iu referuar letrës publike të 10 prokurorëve të penalizuar nga Arta Marku, Kopliku i quan ata dezertorë.

Statusi i plote:

Mbështetja e kryeprokurores znj. Marku, patriotizëm

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë, zonja Arta Marku, na ka thirrur ta ndihmojmë: ta ndihmojmë që të ndërtojë Shqipërinë (e kam fjalën për thirrjen e saj publike “të dashur qytetarë të vendit tim”, që ajo ka botuar sot, më 21.09.2018). Të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë të ndërtosh Shqipërinë demokratike, se nuk ka vend demokratik, nëse korrupsioni dhe krimi komandon, del sheshit, dhe i përkrahur nga politika, masmedia deri tek llapaqenët e kafeneve tona.
Problemi është tejet shqetësues: detyrohet të kërkojë ndihmë në popull Prokurorja e vendi!!!

Duhet të gjithë ne, ata që vërtetë duam një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ta mbështesim Prokuroren, ta përkrahim, dhe ta mbrojmë nga sulmi i prokurorëve dezertorë, ata “dhjetë” të “krimeve të rënda”. Por ta mbrojmë edhe nga ata politikanët që vota e popullit i hodhi në opozitë, e që po dridhen nga frika se po afrohet dita e dhënies llogari, apo e zvogëlimit të mundësisë së vazhdimit të përfitimeve të pamerituara.

Ta mbështesim Prokuroren e ta mbrojmë nga sulmi i taborëve të masmediave që paguhen për të shpifur, për të denigruar çdo zyrtar të ndershëm të këtij shteti, aq më tepër Prokuroren, që guxon t’u prishë oazet e qetësisë kriminale, paguesve të tyre, urdhëruesve: kapo të hajdutëve, të trafikantëve të drogave etj., hajdutë të tenderave, shkatërruesve të urbanistikës, të ambientit, të detit, të plazheve.

Ndërkombëtarët, kryesisht ShBA dhe BE, po na bëjnë drejtësinë demokratike, lexo drejtësinë e pastruar nga krimi. Vettingun më së fundi po ecën, edhe ai nën sulmin e po atyre njerëzve që sot sulmojnë Prokuroren znj. Marku. Por po ndërkombëtarët na ndihmuan duke insistuar që të vihej një Prokuror sa më i ndershëm, sepse ndërkohë që kryhej vetingu, nuk mund të lihej Prokuroria në dorën e prokurorëve gangsterë që nuk e kanë kaluar akoma sitën e Vetingut. U vendos kryeprokurorja znj Marku, duke u votuar nga Parlamenti që kemi zgjedhur vetë ne.

Prokurores Marku i duhet të bëj stan me lepuj, se prokurorët e “pa–vettuar”, janë thjeshtë “lepuj”, e do të bëhen “deshër” vetëm pas kalimit të vetingut. Asaj i takoi nderi dhe puna e rëndë që me këtë turmë “të pasitur” prokurorësh të dyshuar si të korruptuar e të paaftë (të dyshuar, sepse do të kalohen të gjithë në hallkat e vetingut), t’i komandojë në punë sa më të dobishme të mundshme.

Të gjithë e dimë tashmë se kush janë si shumicë ata prokurorë, që vetë gjithë jetën e tyre nuk kanë zbatuar afate e procedurat ligjore, që sot ia kërkojnë me hipokrizi Arta Markut (jo na thirre në mbledhje “një ditë para” e jo “tri ditë para”). Ata bëjnë përpjekje mjerane , që të justifikojnë dezertimin e tyre nga lufta kundër krimit: kanë frikë, se u duhet të luftojnë kundër atyre që i kanë mbajtur deri sot me pare, me emërime, me favore. Faktet tregojnë se pjesa më e madhe e prokurorëve, janë vetë pjesë përbërëse e krimit të organizuar dhe e së keqes në Shqipëri, pra janë thyersit nga më të rrezikshmit e ligjeve.

Miq të fb, ta mbështesim, me qëndrimin e secilit prej nesh, kudo ku është, në masmedia, në biznes, në kantjer, në punë në fshat a qytet, në kafe e në zyra, këtë zonje të madhe: nuk i kemi me shumicë këta lloj njerëzish, prandaj t’i ruajmë, duke dhënë me këtë mbështetje edhe ne një kontribut në çështjen madhore të ndërtimit të një Drejtësie sa më të pastër, edhe në Shqipërinë tonë.

Habit ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë Arta Markun nga sulmi i prokurorëve dezertorë Read More »

E reja tregon ngacmimet seksuale të shefit në Tiranë: Në mëngjes më kërkonte….

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar është ndjerë vazhdimisht e ngacmuar seksualisht nga shefat e saj.

“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë, sidomos për një femër. Kur shkon të kërkosh punë nuk shikojnë aftësinë, por format”, tregon Ada.

Në rrëfimin e saj, 23-vjeçarja tregon një nga rastet e ngacmimeve.

“Pronari më tha se mund të merrja çfarë të doja pa paguar. Gjithë kohës më dërgonte mesazhe, më kërkonte foto në mëngjes”, thotë vajza.

Ada nuk është e vetmja. Në rrethin e saj shoqëror njeh shumë vajza që bien pre’ e këtyre ngacmimeve. Disa herë ka tentuar që t’i denoncojë këto raste, por është tërhequr për shkak të familjes: “Babai nuk do më lejonte më që të rrija në Tiranë. Nëse do të isha akoma në shkollë, do më hiqte edhe nga shkolla. Duke u nisur nga kushtet e familjes sime, jam e detyruar që të kërkoj punë”.

Në vendin tonë nuk ka një numër zyrtar të vajzave që ngacmohen seksualisht në punë. Megjithatë, sipas një studimi, raportohen të paktën 20 raste çdo vit./Tch.

E reja tregon ngacmimet seksuale të shefit në Tiranë: Në mëngjes më kërkonte…. Read More »