Aurora

I përmendi emrin e saj dhe të burrit, Rudina Dembacaj i kthen përgjigje Sali Berishës: ‘Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do…’

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi ditën e sotme një denoncim, në lidhje me një shfaqje teatrale të mbajtur në Pukë, në një sallë të mbushur plot dhe pa distancim fizik të pjesëmarrësve.

Berisha u shpreh sipas të dhënave të marra nga qytetari digjital se shfaqja organizohej nga Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj, me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave, si një festë e fitores së blerjes së votës.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i aktores Dembacaj e cila përmes një statusi në facebook sqaron se qytetari digjital e ka mas htruar Berishën në lidhje me rastin, pasi nuk kishte pjesëmarrje të fëmijëve.

Postimi i Rudina Dembacaj: I painformuar Z. Anonim i Z. Sali Berisha,

I mas htruari Z. Berisha,

Nuk kthej kurrë përgjigje për statuse të çdo lloji që kam ndeshur, jo se nuk i lexoj, por sepse mendoj që ky vend është i mbushur me shumë mlle f që ti shtohem dhe unë.

Kam zgjedhur humorin dhe këtë mund ta dëshmojnë spektatorët e 158 shfaqeve të deritanishme të Boeing-Boeing. Do doja shumë që këtë shfaqje ta shihnin të gjithë dhe kemi bërë jo pak sakrifica për t’ja dalë mbanë.

Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do kishte investuar më shumë në kohën e tij dhe ndoshta nuk do kishte hu mbur kurrë, por e vërteta përtej keqpë rdorimit të një komedie është se njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikën, të gjithë kemi nevojë të qeshim e të gëzojmë.

Kjo shfaqje nuk është një monolog i Rudina Dembacaj e as nje duo me Mark Frrokun. Është produkt i një kasti të mrekullueshëm profesionistësh zgjedhur nga një regjizor i nderuar.

Jam e nderuar për familjen dhe burrin që kam në krah, për dashurinë që kemi për Pukën dhe gjithë Malësinë dhe do ta tregojmë sa herë që mundemi me kulturë apo dhe turizëm. Po ju çfarë bëni??!!

Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë.

Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative.

Postimi i plotë i Sali Berishës: Puka feston blerjen e votes! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Mirëmbrëma z.Berisha ! Dua të den oncoj një rast : sot në qytetin e Pukës,në pallatin e kulturës të këtij qyteti,në ambjent të mbyllur,është organizuar një shfaqje teatrale,me pjesmarrjen e Rudina Dembacaj,bashkëshortja e Mark Frrokut,me grupin e saj teatral !! në orë 11 paradite,fëmijët janë nxjerrë nga mësimi,dhe pa dijeninë e prindërve,i kanë quar në shfaqje,ku salla ka qenë e mbushur plot,pa respektuar asnjë lloj distance dhe pa maska,në orën 19,po ky grup teatral,ka dhënë shfaqje për të rriturit,ku dhe aty,salla ka qenë e mbushur plot e përplot ,pa respektuar këtu asnjë lloj mase mbrojtëse !! unë e di që akoma nuk janë hequr kufizimet,pasi ne në rrugë,poli cia na gjo bitë ç’do dite për maska mbrojtëse !!…anonim të lutem…

I përmendi emrin e saj dhe të burrit, Rudina Dembacaj i kthen përgjigje Sali Berishës: ‘Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do…’ Read More »

Ish-ambasadori letër publike Metës: ‘Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim’

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Fatos Tarifa nuk kurseu su lmet ndaj presidentit Ilir Meta, pasi i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, që u shpall “non grata” në SHBA.

Përmes një letre të hapur, Tarifa u shpreh i zhgënjyer nga ky qëndrim i kreut të shtetit dhe tha se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet më nga ai si president.
“Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim. Unë nuk dëshiroj që në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe me shoqërinë ndërkombëtare Republika jonë të përfaqësohet nga një president si ju.

Unë nuk dëshiroj që roli i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili realizohet përmes ambasadës amerikane dhe ambasadorëve amerikanë në Tiranë, të përçmohet e të anatemohet në këtë mënyrë siç bëni ju.”

Sipas tij, Meta tregoi një sjellje prej bajraktari dhe shtoi se në këtë mënyrë, vetëm sa i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara. Fatos Tarifa parashikoi për Metën të njëjtin fat si të Berishës, shpalljen të padëshiruar në SHBA.
“Mua më duket krejt e palogjikshme, e turpshme dhe e dënueshme që ta cilësosh këtë vendim të administratës amerikane si “një akt të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër” të saj ndaj Sali Berishës dhe ndaj Shqipërisë, siç bëni ju. Me këtë deklaratë absurde, ju jo vetëm keni dëshmuar një mungesë të plotë prudence dhe sentimentet tuaja të theksuara antiamerikane, por edhe e keni vënë veten në të njëjtën transhe me një Berishë të padëshiruar nga aleati ynë më i madh, duke përcaktuar për veten tuaj, të njëjtin fat si ai.

Ish-ambasadori letër publike Metës: ‘Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim’ Read More »

Kërkon nënën biologjike pas 46 vjetësh, tron ditet nga lajmi që merr

Një grua e quajtur Gentiana, ishte e ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”, në tv Klan, e cila rrëfeu se po kërkon prindërit e saj biologjikë.

Ajo është rritur nga prindër adoptues që i kanë dhënë gjithçka dhe e mori vesh që ishte e tillë gjatë shkollimit tetëvjeçar, por në moshën 21 vjeç ky fakt iu tregua edhe nga babai adoptues, pak pas vde kjes së nënës.

Pas hu mbjes së babait, Gentiana nisi të kërkojë rrënjët e saj duke nisur nga Shtëpia e Fëmijës në Tiranë.

Ajo zbuloi ditën e saj të lindjes, emrin e nënës biologjike dhe u drejtua në dy emisione për ta gjetur.

Rubrika e emisionit ka rënë në gjurmë e nënës së Gentianës, Sanies, e cila ka anën e saj të historisë.

Një vajzë e re nga veriu i Shqipërisë, e martuar dhe me pesë fëmijë.

Ajo mbeti pa përkrahje kur i vd iq bashkëshorti. Pas thuajse pesë vitesh nga vd ekja e tij, mjekja e fshatit vë re diçka që Sania përpiqej ta fshihte për shkak të mentalitetit, shtatzëni.

Mjekja e ndihmoi të shkojë në spitalin e Shkodrës, larg kureshtjes së njerëzve që ta lindte fëmijën e qetë.

Ardhja në jetë e Gentianës pasoi me qëndrimin dy mujor në spital, për të cilin u tha se ishte një operacion apandesiti, gjë që fëmija i madh e Sanies e mban mend ende në këtë formë. Prindërit e saj e pranuan sërish në shtëpi, por me kusht që të bra ktiste Gentianën.

Askush nuk e dinte pse Sania u bë krejt papritur e ndjeshme dhe nuk kuptonin shpesh disa episode të jetës së saj. Ajo ka kërkuar disa herë fshehurazi vajzën, në heshtje me shpresën se do t­a gjente diku, por nuk ia arriti. Pas një lu fte me tu berkulozin për 36 vjet, ajo ndërroi jetë më 10 Qershor, në ditën e ditëlindjes së Gentianës. Ajo nuk la amanete për fëmijët që nuk e dinin historinë e fshehtë të saj, por që tashmë ndodhen në dijeni të ekzistencës së gjysmë-motrës së tyre.

Një prej tyre është në pritje për të takuar Gentianën në prapaskenë, pasi për shkak të tro nditjes nga historia nuk është gati për të dalë në ekran, ndërsa programi ka siguruar edhe një foto të Sanies. Gentiana e ngashëryer hap zarfin.

Gentiana: I ngjakam.

Ardit Gjebrea: Edhe ne atë menduam kur e pamë atë foto, i ngjan shumë.

Gentiana: I ngjaj shumë. Do të kisha shumë dëshirë ta takoja.

Ardit Gjebrea: E vërtetë. Për fat të keq, po të sheh nga qielli, por të paktën të ka lënë me pesë motra e vëllezër që do të jenë pjesë e jetës tënde. Ishte shumë e vështirë edhe për ata kur stafi ynë i komunikoi për çfarë ndodhi dhe të tronditur thanë “Okej, të marrim veten, nuk jemi gati ende që të dalim në ekran”, por ka ardhur vëllai i madh dhe po pret që ta takosh.

Kërkon nënën biologjike pas 46 vjetësh, tron ditet nga lajmi që merr Read More »

Stina e manave, konsumoni sa më shumë për të kontrolluar këto probleme shëndetësore

Fruti i manave është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut, ashtu si shumë fruta të tjera.
Mjekësia e sheh këtë frut si çels kyç për të kontrolluar diabetin dhe artritin.
Por jo vetëm, mani i bardhë është shumë i dobishëm nëse vuani nga ankthi, kapsllëku, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë apo edhe sistemi imunitar.
Diabeti; Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.

Kolesteroli; Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.

Efektet anësore; Edhe pse ky frut është bimor, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta. Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve.
Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj. Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet ky frut. Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim.
Kush mund ta zëvendësojë manin e bardhë në dietën tuaj. Të njëjtën substancë që përmendëm lart e gjeni edhe tek qershitë, manaferrat, manat goxhi dhe thanat./AgroËeb

Stina e manave, konsumoni sa më shumë për të kontrolluar këto probleme shëndetësore Read More »

Të jesh femër në Shqipëri është dh imbje, ndoshta më e madhja dh imbje njerëzore!

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!
Ne nje shoqeri qe eshte dhu nuar aq shume sa sot nuk ka me fuqi as te ngrere ze, te mendoje apo aq me pak, aq me pak, te veproje per ndryshimin, per te drejten e dinjitetit njerezor te dhunuar sistematikisht, sigurisht qe pasojat e gjithe kesaj dh une do shfaqen me tmerrin e tyre dhe makr abitetin e tyre, tek pjesa me e pamundur e pambrojtur e saj: Femra!
Jemi nje shoqeri qe pjell kr im ne cdo qelize te saj!
Lajmet cdo dite hapen me ngjarje te z eza dhe te ndyra, si prej frontit te nje bote ku popullojne qenie te ulta te padenja ta gezojne jeten. Disa vr iten, vetvri ten dhe tentojne vetvr asjen, te tjere vra sin, gra bisin e vj edhin, ca te tjere sigurojne jetesen me tr afik dro ge. Neper semaforet e Evropes mbi 45 mije pr ostituta Shqiptare, papu nesia eshte ulur kembekryq se bashku me mje rimin, “liderat” shkelqejne ne nje lu fte debilash dhe idiotash, militantet si minjt i brohorasin, dhe pjesa tjeter hesht e leb etitur. I gezohet ceremonive hip okrite pas te cilave kerkon te fshihet mask arada dhe ndyresia e pushtetit.
Dreqin, vendi im, dreqin!
Merremi me yjet kur vete jemi te zhytur deri ne fyt ne lluce. Lluce qe vete ja prodhojme vetvetes me heshtjen tone, indiferencen tone!/ Nga arben Abazaj

Të jesh femër në Shqipëri është dh imbje, ndoshta më e madhja dh imbje njerëzore! Read More »

Zyrtari amerikan: Arsyeja e vërtetë për shpalljen e Berishës ‘non grata’

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i përgjigjet pyetjes së gazetës “Illyria” se pse një vendim i tillë është marrë pikërisht në këtë kohë. Departamenti i Shtetit qendron pas vendimit për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Vendimi i njoftuar sot nga vetë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka tro nditur opinionin publik në Shqipëri, ndonëse sinjalet të pakonfirmuara kanë qarkulluar prej disa vitesh tashmë për politikanë e zyrtarë të ndryshëm shqiptarë. Mirëpo, në deb atet publike dhe deklaratat zyrtare ka qenë e vështirë të dalloje spekullimet e thashethemet nga shenjat e besueshme.

Një nga pyetjet kryesore që kanë qarkulluar në reagimet e njerëzve është se pse një vendim i tillë vjen pikërisht tani.

I pyetur nga “Illyria”, gazeta shqiptaro-amerikane në Neë York, se pse një vendim i tillë vjen në këtë kohë, një zyrtar i Departamentit të Shtetit u shpreh se tani, Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.

Vetë Sali Berisha, figura historike e Partisë Demokratike, tashmë i tërhequr nga drejtimi aktiv i partisë, është përgjigjur me një shënim në Facebook, ku hedh poshtë ak uzat, radhit sukseset e kohës kur ishte në krye të qeverisë, lavdëron miqësinë me Amerikën dhe fton Sekretarin që të tregojë me fakte korr upsionin e tij.

“Duke shprehur keqa rdhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi”, shkroi veç të tjerash, Berisha, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Mirëpo, zyrtari në fjalë, i cili preferoi të mos identifikohej me emër, i tha gazetës “Illyria”, se qeveria e Shteteve të Bashkuara po e bën të qartë se nuk do të angazhohet me individë të korruptuar si Berisha” që të mos përfitojnë mbështetje dhe kredibilitet.

Ai e cilësoi ish-kryetarin e PD-së si “një individ për të cilin Sekretari i Shtetit është qartësuar se ka kryer akte korrupsioni në kurriz të popullit shqiptar”. /Illyria

Zyrtari amerikan: Arsyeja e vërtetë për shpalljen e Berishës ‘non grata’ Read More »

‘Zgjedhjet u vo dhën. U vo dhën me ligj. Nuk mbulohet as me vizën e hequr politikisht për Berishën e as me vizat e Ramës’

Fakt është që zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet e dyta më të vje dhurat, pas atyre të vitit 1996.

Më shumë se të blera, zgjedhjet janë të vje dhura. Të vje dhura me ligj. Me ligj të diktuar dh unshëm nga partia mo niste në pushtet.

Republika e Ambasadorëve ra squk, kur “i dashuri i tyre” ua grisi ligjin konsensual të zgjedhjeve dhe miratoi ligjin mon ist të vje dhjeve.

Natyrisht nuk ishte detyra e tyre të na bënin ligje, por mund të mos ofronin garanci nëse nuk i kishin. Dhe kur dë shtuan, duhet të kishin vënë gishtin tek ai që i përzuri dhe i injoroi. Nejse, punë për ta.

Sidoqoftë fakti mbetet fakt: Zgjedhjet u vo dhën. U vo dhën me ligj. Dhe ky fakt nuk mbulohet as me opinione, as me stërvitje ushtarake, as foto me Erion Velinë&co. Nuk mbulohet madje as me vizën e hequr politikisht për Berishën e as me vizat e Ramës…

Pranimi ose jo i këtij fakti, pra i vjedhjes së zgjedhjeve, do të përcaktojë të ardhmen e afërt të bashkëpunimit politik në vend. Bashkëpunim (jo koalicion) për të cilin vendi ka nevojë. Të tjerat janë garnitura që nuk i shërbejnë Shqipërisë politike.

***

Dhe 6 rregulla për të zhdukur formulën e hileve

Sa herë përmend fjalët “kemi nevojë për rregulla të reja zgjedhore” kam parasysh:

1.Votim në sistem Proporcional të Thjeshtë Kombëtar. Pra votohet gjithandej njësoj, pa ndarje zonash e gerrymndering. Në fund, partitë marrin aq mandate sa proprocionalisht u jep populli. Pa bonuse e pa hilé.

2.Parlamenti zvogëlohet në 100, maksimumi 120 deputetë.

3.Pragu elektoral 2%.

4.Listat e hapura, nëse votimi bëhet elektronik.

5.Votim elektronik, jo në internet, shmang edhe pavlefshmërinë e votës por edhe pushtetin e komisionerëve. Rezultati del shpejt.

6.Nëse duam ta thellojmë më tej reformën edhe për efekt të stabilitetit institucional, krijohet një dhomë Senati me 20 senatorë. Këta zgjidhen në votim mazhoritar, si përfaqësues të 4 apo 5 rajoneve të mëdha.

Këto unë i quaj realisht ndryshim rregullash loje dhe vendosje të të gjithë garuesve në pozita të barabarta.

Me këto rregulla vendos populli jo formulat e hileve./ Ylli Manjani

‘Zgjedhjet u vo dhën. U vo dhën me ligj. Nuk mbulohet as me vizën e hequr politikisht për Berishën e as me vizat e Ramës’ Read More »

Sali Berisha: Ja pse u ndëshkova!

Ish kryeministri Sali Berisha në një përgjigje publike ndaj Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA, per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen familjarisht ne SHBA, thotë se ky hap erdhi pasi denoncoi miliarderin amerikan Soros për planin e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Madje Berisha thotë se pasi shprehu qëndrimet e tij të ashpra kundër Soros dhe planeve që copë timin Kosovën ka marrë kërcënime të cilat pasuan vendimin e sotëm.

“Unë kam den oncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin, por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimil iardierin George Soros, si korr uptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje ar mik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam den oncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kerc enuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar”, thotë Berisha në përgjigjen ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Deklarata e plotë

Zoti Sekretar! Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA. Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.

Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekz istuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abu zim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korr upsioni.

Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen ak uze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.

Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.

Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lu fta e suksesshme kunder korr upsionit dhe kr imit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.

Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.

Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.

Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.

Zoti sekretar! Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato. Une kam de noncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, kr imin e organizuar shqiptar dhe ban dat e tij, kar telet e dr oges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korru psionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi. Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe den oncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.

Une gjithashtu kam de noncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimil iardierin George Soros, si korr uptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje ar mik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam de noncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam ker cenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekz ekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.

Sinqerisht Sali Berisha!

Sali Berisha: Ja pse u ndëshkova! Read More »