Aurora

Vendi që e prodhoi rastësisht kosin dhe e shpërndau në të gjithë botën

Në këtë vend, kosi është kudo, në dyqane e në lokale, dhe është baza e pjatave tradicionale si taratori, apo “snezhanka”, një sallatë e përbërë nga kosi, trangujt, hudhra dhe kopra. Historia e prodhimit të kosit lidhet me Bullgarinë, por identiteti i Bullgarisë mund të gjurmohet përmes prodhimit të këtij produkti.

Shumë bullgarë pretendojnë se kosi u zbulua rastësisht rreth 4000 vjet më parë kur fiset nomade endeshin në këto zona. Nomadët mbanin qumështin në lëkurat e kafshëve, duke krijuar një mjedis të ngrohtë dhe të mbyllur që bakteret të rriteshin dhe të nxisnin fermentimin, që çonte më pas në prodhimin e kosit.

Elitsa Stoilova, profesoreshë e etnologjisë, është e mendimit se ndonëse mund të jetë pak e vështirë të përcaktosh saktë nëse është Bullgaria, vendi i origjinës së këtij produkti, shumë vende të Ballkanit e kanë pasur pjesë të dietës së tyre kosin, për shekuj me radhë. Sipas saj, vetëm në Ballkan dihet formula e papërcaktuar saktë, e prodhimit të këtij produkti. Megjithatë, Bullgaria luajti rol në shndërrimin e kosit në një produkt popullor, që tregtohet masivisht, dhe që hyri shumë shpejt edhe në dietat mesdhetare dhe perëndimore.
Një shkencëtar bullgar në vitin 1904, analizoi në laboratorin e tij një enë tradicionale prej balte, të quajtur “rukatka”, që përmbante kos shtëpie. Ai arriti të identifikonte bakterin thelbësor që nxiste fermentimin e kosit, mikroorganizmi u bë i njohur si “lactobacillus bulgaricus”, duke e lidhur kështu përgjithmonë kombin bullgar me prodhimin e kosit.

Për nder të zbulimit të tij, fshati Trun i Studen Izvor, ku lindi shkencëtari Grigorov, tani strehon muzeun e vetëm të kosit në botë. Pas tij edhe një sërë shkencëtarësh vunë re benefitet e kosit bullgar të prodhuar në mënyrë tradicionale. Ata vunë re se ky produkt ishte një nga ushqimet që siguronte jetëgjatësinë e banorëve sidomos, në Malet Rodope të Bullgarisë, ku prodhimi i kosit bëhej sipas traditës mijëravjeçare.

Veçantia e kosit bullgar qëndron në shumëllojshmërinë e tij. Nëse dy gjyshe në fshatra të ndryshme prodhojnë kos nga të njëjtat produkte, rezultatet do të kenë shije të ndryshme. Kjo vjen nga një sërë faktorësh, që lidhen me tokën, kafshët dhe njohuria për prodhimin e tij që përcillet nga brezi në brez./A2CNN

Vendi që e prodhoi rastësisht kosin dhe e shpërndau në të gjithë botën Read More »

Të re voltuar ekspertët: Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhd ukur

Operatorët turistikë i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë marketing për situatën e pandemisë në Shqipëri.

Xhimi Lala, përfaqësues i operatorëve turistikë, tha në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se kufijtë për Shqipërinë duhen rihapur sepse situata epidemiologjike nuk është më e rrezikshme.

“Sezoni ka filluar dhe duket i mbarë. I mbarë duket më shumë për pjesën e bregdetit. Pritshmëritë janë shumë të mira, urojmë që nga 1 korriku të rihapen kufijtë dhe të nisë edhe turizmi kulturor. Urojmë këtë vit të arrijë 50-60% të turistëve në 2019, ishte viti më i mirë. Urojmë që 2022, që ka goxha kërkesa, të jetë shumë shpresëdhënës, urojmë të kthehemi në normalitet.

Akoma kufijtë e Evropës janë të mbyllur për Shqipërinë, duht bërë një marketing i fuqishëm për situatën e pandemisë në Shqipëri sepse virusi është zhdukur thuajse komplet. Shqipëria është e hapur për të gjithë. Shqipëria e ka situatën e COVID më të mirë se Greqia dhe Greqia ka mbyllur kufijtë.”

Xhimi Lala deklaroi se turizmin në Shqipëri këto kohë po e mbajnë kosovarët, polakët, çekët dhe ukrainasit.

Të re voltuar ekspertët: Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhd ukur Read More »

Ja kush ja ka shpërndarë videot, Enkeleda Kapedani zbulon ‘misterin’

Enkeleda Kapedani mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. Top Channel bën të ditur se ajo është shprehur se videot mund t’ia kenë hedhur në rrjetin social fëmijët e saj.

“Videot janë personale të miat”, deklaroi gj yqtarja, kurse kanë dhënë më tej ndihmë për inspektorët e ILD.
u shpëtojnë nga dhi mbjet e nyjeve dhe ju rinojne

“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.

Enkeleda Kapedani do të përballet të hënën me kërkesën e ILD-së për shka rkimin e saj, pas videove pr ovokuese të saj në tik tok. Përballja mes palëve do të bëhet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku më herët Kapedani ka dhënë sqarime mbi mënyrën si rrodhën videot në rrjet.

Kapedani është marrë nën he tim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o ma fia!

Ja kush ja ka shpërndarë videot, Enkeleda Kapedani zbulon ‘misterin’ Read More »

Vjen lajmi i shumëpritur për të gjithë shqiptarët, nga sot…

Vjen lajmi i shumëpritur për të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Nga sot hapen plotësisht kufijtë me Shqipërinë, hiqen testet covid dhe dokumentet specifike.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë pak më parë lajmin se Shqipëria heq të jitha kufizimet për shtetasit shqiptarë dhe të huaj që duan të vizitojnë, dhe nuk do kërkohet testi C OVID dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.

“Nuk ka asnjë kuf izim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë” njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nuk ka asnjë kufizim në hyrje , qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë.Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore :

Nuk aplikohet det yrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;

Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumenta specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar;

Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, informohuni mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet.

Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë.

Individët që udhëtojnë në rrugë detare:

Duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.

Për udhëtarët që udhëtojnë nga vendet e treta me avion dhe përdorin si tranzit një nga aeroportet ndërkombëtare, të mbahet parasysh se:

Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.

Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë këto rregulla:

Nëse pasagjeri shfaq simptoma të CO VID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të

lejohet të vazhdojë udhëtimin dhe të hyjë në Shqipëri;

Aeroporti ka vendosur pika të automatizuara ku udhëtarët mund të pajisen me maskë (e detyrueshme për ambientet e brendshme) si dhe dezinfektantë

Në momentin e check-in do të nënshkuhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19 përpara se të pajisen me boarding pass;

Pasagjerët gjatë qëndrimit në aeroport duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport.

Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;

Inkurajohet kryerja e check-in online për të shma ngur radhët dhe kontaktet fizike.

Kërkohet që në rast se pasagjerët shfaqin simptoma, atëherë të mos ndërmarrin udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse.

Mbani në vëmendjen tuaj, rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri. Duke filluar nga 1 qershori, 2021:

Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorni aplikacionin E-Albania për leje specifike.

Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës dhe që konsiderohen persona në risk.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika lejohet deri në orën 22:00.

Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”.

Duke filluar nga 15 qershori, 2021:

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke filluar nga 1 korriku, 2021:

Ora pol icore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00.

Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

Vjen lajmi i shumëpritur për të gjithë shqiptarët, nga sot… Read More »

Ish-kryeministri Sali Berisha befason Arian Çanin me kërkesën e tij, çfarë kërkoi ish-lideri historik i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në “Zonë e Lirë” ka befason Arian Çanin me kërkesën e tij.
Ai i ka kërkuar heqjen e dritave ngjyrë mavi dhe zëvendësimin e tyre me ato ngjyrë blu. Sigurisht, që kërkesa e liderit historik të PD është plotësuar menjëherë nga stafi i emisionin.

Berisha: Kam një kërkesë të vogël, këto dritat mavi m’i hiq, m’i zëvëndëso me blu sonte.

Cani: Kemi mavi sonte këtu? Nuk i do fare mavitë?

Berisha: Jo. Te kuqen po, se eshte e flamurit.

Cani: Ledio të hiqen.

Ish-kryeministri Sali Berisha befason Arian Çanin me kërkesën e tij, çfarë kërkoi ish-lideri historik i PD Read More »

Ushqimet që vonojnë plakjen tek femrat dhe meshkujt

Që në të tridhjetat më së paku, njerëzit, sidomos femrat, nisin të shqetësohen për dukurinë e plakjes. E vërteta është se ajo vonon me disa vite deri dhe dekadë, nëse kujdesemi për trupin tonë, sidomos në aspektin e ushqimit, raporton noa.al.

Masat kryesore për të parandaluar plakjen nisin nga tavolina, pasi nëpërmjet ushqimit mund të mbahet një lëkurë elastike, linja shprehie natyrale si dhe zbehen në mënyrë të ndjeshme shenjat e ikjes së viteve.

Ndaj për të mbetur gjatë të freskët, duhen përzgjedhur ushqimet e duhura, të pasura me antioksidantë, me proteina, për të ndihmuar muskujt, kockat dhe lëkurën, si dhe produkte që përmbajnë Omega 3, të rëndësishme për të forcuar shëndetin mendor, shumë i lidhur edhe ky me plakjen.

Duke hyrë në mënyrë specifike më poshtë gjeni disa ushqime specifike kundër pleqërisë.

-Avokado, vaj ulliri, sardele, peshk ton dhe salmon

Acidet yndyrore të cilat gjenden në këto ushqime si Omega 3, përveçse parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, parandalojnë edhe plakjen e lëkurës duke ruajtur freskinë e saj.

-Fruta pylli, pjepër, speca, domate dhe sallatë jeshile

Këto ushqime përmbajnë elementë antioksidantë për të mbrojtur membranat e qelizave, si dhe përmbajnë vitaminë C, për të mbajtur aktiv kolagjenin.

-Pula, gjeli i detit dhe kungulli

Janë të pasur me proteina dhe aminoacide, tejet të rëndësishme.

-Lëngu i rrushit
Parandalon plakjen e qelizave si dhe luan rol kyç për parandalimin e rrudhave.

-Bajamet dhe lajthitë
Njëlloj si pjesa më e madhe e frutave të thata përmbajnë vitaminë E, e cila njihet ndryshe si vitamina kundër plakjes, veçanërisht sa i takon pjesës së lëkurës. /a.y/noa.al/

Ushqimet që vonojnë plakjen tek femrat dhe meshkujt Read More »

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Turqi, zbulon që llimin e vizitës dy ditore

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Në Facebook ka publikuar një foto teksa zbret nga aeroporti në Ankara. Kreu i Qeverisë zbulon edhe qëllimin e vizitës.

“Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, shkruan Rama.

Turqia është një ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos vitet e fundit.

Kujtojmë ndihmën që i dha Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, apo edhe ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit. /noa.al/

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Turqi, zbulon që llimin e vizitës dy ditore Read More »

Po ndërtonin pa l eje, 3 vëllezër në Radhimë vendosen nën he tim

Në qarkun e Vlorës vijon aksioni ndaj ndërtimeve pa l eje. Një 37-vjeçar është arr estuar në Lukovë të Himarës pasi po ndërtonte dy objekte pa l eje.

3 vëllezër në Radhimë janë vendosur nën he tim për shkak se po ndërtonin gjithashtu pa l eje.

Nuk kanë shpëtuar as tre persona të tjerë që gjithashtu po ndërtonin pa l eje në Radhimë, Lukovë e Ksamil.
NJOFTIMI NGA PO LICIA

Vlorë

Vijon puna nga st rukturat e DVP Vlorë, për go ditjen e paligj shmërisë.

Vihen në pr anga 4 shtetas, për vepra të ndryshme pe nale.

Go diten nga Po licia, 5 raste të ndërtimeve të pali gjshme.

Nga specialistët për H etimin e Tra fiqeve të Palig jshme dhe Na rkotikëve u arr estua në fla grancë, për veprën pe nale “Kul tivimi i bimëve na rkotike”, shtetasi S. G., 39 vjeç, banues në Vranisht, Vlorë, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuar në kubikë fi danë ca nnabis sa tiva.

Strukturat e DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për paranda limin dhe go ditjen e kr imeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të te rritorit, kanë evidentuar dhe go ditur 5 raste të ndërtimeve të pali gjshme. Si rezultat është arr estuar në fla grancë shtetasi:

R.Ç., 37 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Po licisë duke ndërtuar dy objekte në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse.
Si dhe janë pr oceduar pe nalisht shtetasit:

A.L., D. L., A. L. (vëllezër), pasi janë konstatuar nga shërbimet e Po licisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
F.I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Po licisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
S.M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Po licisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;
G.H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Po licisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse.
—

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arre stuan në fl agrancë shtetasit:

E.J., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar mjetin në gjendje të de hur;
R.Xh., 29 vjeç, banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, në rrugën Krane-Qafë Botë, ka aksi dentuar këmbësoren me iniciale E. K., 79 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ak sidentit.
Materialet i kaluan Pr okurorisë së Rrethit Gjy qësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Po ndërtonin pa l eje, 3 vëllezër në Radhimë vendosen nën he tim Read More »