Aurora

Lira Gjika na lë pa frymë. Nëse keni fëmijë, duhet ta lexoni patjetër

Nga Lira Gjika

Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën. Nuk zëvendëson nënën dhe e siguron vazhdimisht fëmjijën se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë sepse beson tek ajo (gjyshja). Mirë do të ishte që gjyshja ti shpjegonte fëmijës që ashtu si ai, fëmija, ka nënë edhe nëna e babai ka nënën e tij (gjyshen)

Ajo e falenderon fëmijën, që ai pranon të rrijë me atë, falenderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën e saj.

Realiteti ynë është i dhimbshëm. Gjyshet ashtu siç kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre vazhdojnë që të sakrifikojnë dhe për nipërit, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjë një gjyshe. Të rritesh nëpërmjet sakrificave do të thotë të rritesh i pasigurt dhe me ndjenjën e fajit se dikujt po i bën keq. Të rritesh në sakrifica do të thotë të jesh në kushte mbijetese, ku nuk mund të njohësh shijen e gëzimit.

Gjyshe, e para ji mirënjohëse dhe ndjehu e nderuar që nëna e fëmijës të beson ty fënijën e saj, qoftë kjo edhe vajza jote. Shihe si vlerësim dhe respekt të thellë. Të ka besuar fëmijën. Dhe ti nuk mund të bësh me atë fëmijë si do ti, ashtu si di ti. Ti do të diskutosh gjithmonë me nënën dhe bababnë e fëmijës për çdo problem. Mos përdor autoritetin tend dhe ti bësh fëmijët e tu që të ndihen në faj, pse duan ta rrisin fëmijën e tyre sipas kohës, me mënyra që dikton koha.

Gjyshe ju keni dashuri pa fund, mos e keqpërdorni. Është radha të jeni gjyshe. Shijojeni. Është shumë e bukur kur fëmija i vogël të thërret nëna. Kur fëmija i vogël të buzëqesh. Kur fëmija i vogël të zgjat dorën. Këto janë dhurata perëndie. Nuk ekzistojnë dhurata më të vërteta se këto. Mos i çoni dëm. Mos i keqpërdorni.

Lira Gjika na lë pa frymë. Nëse keni fëmijë, duhet ta lexoni patjetër Read More »

Xhisiela mohon gjithcka: E kam bërë nga xhelozia, jam tallur me policinë

Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë për “Opinion” Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re. Ajo ka deklaruar se nuk është përdhunuar kurrë, dhe se ka raport të mirë me familjen e tij por edhe me të.

“Në asnjë moment nuk e kam thënë që janë fis kriminelash, atë e ka thënë Emiljano. Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur, të dytin e bëra në SHKB, sepse atë natë jemi sqaruar. Sapo e ka tërhequr ai ka ikur përsëri në Sarandë me pushime”, thotë Xhisiela.

Pse ju talleshit me Policinë?
Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë. Nuk kam qenë kurrë e kërcënuar dhe Rexhepi më ka ofruar mbështetje.

A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vi direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.

“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime. Edhe tani po të mësoj që është me tij”.

A jeni ndare prej dy vitesh ju?
Po, por kështu e kemi lidhjen ne…

Xhisiela mohon gjithcka: E kam bërë nga xhelozia, jam tallur me policinë Read More »

Censurohet protesta për Xhisiela Malokun, televizionet rreshtohen me qeverinë

Qindra njerëz kanë dalë sot në bulevard në mbështetje të Xhisiela Malokut.

Pasditen e sotme, është zhvilluar një protestë përpara kryeministrisë kundër “përdhunimit shtetëror”, të Xhisiela Malokut. Por pjesa më e madhe e televizioneve informative e kanë censuruar këtë protestë. Për televizionet informative, kjo protestë nuk ka ndodhur dhe nuk ka ekzistuar kurrë.

Edhe pse ato transmetojnë me orë të tëra takimet nga më banalet të kryeministrit, drekat dhe darkat e tij në ERTV apo takimet e “bashkëqeverisjes”, protestat nuk klasifikohen më si ngjarje me rëndësi. Servilizmi i mediave shqiptare ndaj qeverisë, ka arritur deri në atë pikë, sa protestat të fshihen, si të mos kishin ndodhur kurrë.

Censurohet protesta për Xhisiela Malokun, televizionet rreshtohen me qeverinë Read More »

Forcat Speciale kundër fëmijëve… në dyert e shkollës/Foto

Një numër i konsiderueshëm forcash policie dhe forca speciale ndërhynë sot në një shkollë në Mengël të Elbasanit për të nxjerrë jashtë ndërtesës nxënësit e saj.

Policia ia doli të përleshej për disa kohë me nxënësit e shkollës 9-vjecare që refuzonin që shkolla e tyre të mbyllej dhe në hyrje të saj u vendosën forca speciale me automatikë dhe armatim shtesë.

Fotot më poshtë tregojnë tmerrin që ngjallën policët me automatik në mesin e një grupi nxënësish nga klasa e parë në të nëntën. Postimi më poshtë është bërë nga deputeti i PD-së, Luciano Boci.

Postimi i Bocit

…ka ndodhur në Elbasan!
Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.
Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.
Shumë e fortë kjo policia jonë.

Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.
Fjala TURP nuk mjafton!
Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.
Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.
Përkundër nderohet!

Kjo është Shqipëria e sotme.
Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.
Dhunuesit meritojnë të shpagohen!

Forcat Speciale kundër fëmijëve… në dyert e shkollës/Foto Read More »

Banka shqiptare mashtron klientin, 3 punonjëse i marrin milionat për biznesmenin

Një biznesmen dhe tre punonjëse të një banke të nivelit të dytë, akuzohen nga prokuroria se përmes mashtrimit i zhvatën shtetasit Ardian D., shumën prej 740 milionë lekësh të vjetra.

Nën akuzë për mashtrim janë vënë biznesmeni Lefter Sulkaj dhe punonjëset e bankës, Anila Bushi, Vilma Gode dhe Valbona Derhemi të cilat dyshohen se duke shfrytëzuar besimin e klientit D. e kanë bindur këtë të fundit të hedhë në llogarinë e shoqërisë Sulkaj, shumën e majme.

D. i kishte depozituar paratë në një llogari në bankë dhe duke i besuar punonjësve të saj, ka pranuar ti kalojë lekët në llogarinë e kompanisë Sulkaj.

Prokuroria i akuzon tri punonjëset e bankës, se kanë vepruar për llogari të biznesmenit Sulkaj dhe e kanë bindur D. se ai ka mundësi për t’ia kthyer paratë, pasi kryen transaksione të mëdha bankare, shkruan BW.

Në dosje thuhet se D. ka mundur të marrë mbrapsht vetëm shumën prej rreth 15 milionë lekësh.
Organi i akuzës padit edhe bankën për mashtrim, pasi ka dyshime se ka shkelur manualin, duke mos mbrojtur interesat e klientëve.

Banka shqiptare mashtron klientin, 3 punonjëse i marrin milionat për biznesmenin Read More »

Kryetari i Bashkisë në Familjen e Lefter Stefajt, Leli: shumë shpejt do të kenë një banesë të re/Video

Prej vitesh jetojne ne kete banese.ku mungojne te gjitha kushtet per te bere nje jetese normale.ky eshte fati i familjes te Lefter Stefajt ne fshatin Dellinje te Vlores.

Nje familje prej kater antaresh.jane detyruar te jetojne ne kete shtepi,ku nuk ka asnje dallim nese je brenda apo jashte,pasi shtepia eshte e renuar, e sikur mos mjaftonte kjo edhe te ardhurat mungojne. Kete te hene familja Stefaj eshte vizituar nga Kreu i Bashkise Dritan Leli,i shoqeruar nga kryetarja e keshillit bashkiak Vojsava Shkurtaj,nga administratori i kompanise Erzeni Ritvan Begaj si dhe kreu i njesise administrative Kanan Shakaj.pasi ka pare kushtet e baneses Kryebashkiaku Leli  i ka dhene familjes Stefaj lajmin se do te kene nje shtepi te re.Nje apel ju ka drejtuar dhe banoreve te fshatit e jo vetem te ndihmojne mesa munden familjet ne nevoje,mes tyre dhe familjen Stefaj.Familje e cila deri sa te perfundoje rindertimi i baneses do te qendrojne ne nje banese tjeter me qira te cilen do ta paguaje Bashkia ka bere me dije Kryebashkiaku Leli.

Per rindertimin e shtepise te familjes se Lefter Stefajt jane ofruar kompania Erzen si dhe nje shtetase shqiptare me banim ne itali, tre prej antareve te familjes Stefaj,Lefteri,bashkeshortja dhe njera prej vajzave do te zhvendosen ne nje banese me qira deri ne perfundim te baneses se re,nderkohe qe njera prej vajzave studion ne shkollen Industriale dhe eshte strehuar tashme tha Leli.

Kryetari i Bashkisë në Familjen e Lefter Stefajt, Leli: shumë shpejt do të kenë një banesë të re/Video Read More »

100 familje janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës

100 familje, rreth 1200 banorë janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës. Sipas mjekëve, territori ende bën pjesë në një zonë me ndotje të nivelit të lartë, më tepër ç’rregullime te banorët e kësaj zone vihen re me fillimin e sezonit pranveror. Ku nxiten fenomene spastike dhe sëmundje dermatike por edhe ankesa të tjera të ndryshme sa I përket shëndetit. Mbetjet e zhivës dhe të pesticideve të tjera me të cilat punonte uzina gati 35 vjet më parë ende janë të pranishme në gërmadhat e ish-uzinës, në kapacitetin e plotë të saj fabrika 24.000 mijë ton sodë të kalcifikuar, 15.000 sodë dhe 10.000 ton sodë PVC. Uzina u vu në punë në vitin 1967 dhe përdorte qeliza mërkuri për të prodhuar sodë kaustikë dhe pvc. Sipas të dhënave që jep Inspektorati sanitar i Vlorës, temperaturat dhe reshjet e vazhdueshme, rënë ndër vite kanë ndikuar në vetëpastrimin e territorit dhe rënien e nivelit të ndotjes me zhivë, por pranojnë gjithsesi se ndotja ende ekziston. Territori i uzinës dhe përreth saj tashmë gjendet i populluar prej gati 25 vjetësh por për ndërtimin e banesave janë shfrytëzuar dhe materiale nga prishja e reparteve të uzinës, të cilat janë të ndotura me zhivë, madje ka dhe shtëpi të ndërtuara brenda gërmadhave. Ndërsa banorët e parë kanë ardhur pas viteve ‘90, mbipopullimi vazhdoi i konsiderueshëm pas vitit ’97, ku shumë prej tyre janë të ardhur nga zonat rurale. Për pastrimin e zonës BB (banka botërore) vuri në dispozicion 3 mln euro, projekt i Komitetit Evropian për pastrimin e zhivës në këtë zonë u miratua pas përcaktimit të saj si një nga 9 vendet më të ndotura në Shqipëri.

Pas studimeve të kryera në zonë, për shkallën e ndotjes së terrenit, Banka Botërore tha: ” Se ajo ka përcaktuar se zona e ish uzinës së Sodë PVC-së, e kthyer tashmë në një pjesë së saj në zonë informale banim në pritje të legalizimeve dhe në një pjesë së saj me perspektivë zonë industriale. Ishte një nga më të ndoturat në vend, madje në top-listën e zonave të ndotura në shkallë vendi për këtë Banka Botërore vuri në dispozicion një fond prej 3 milion eurosh për pastrimin tërësor të zonës nga mbetjet e zhivë. Projekti parashikon disa stade të punimeve që do të finalizohen me pastrimin tërësor të kësaj zone, më parë do të hapet një gropë e madhe, e cila do të shtrohet me një shtresë argjili në fund të saj dhe në parete.

Pas kësaj do të shtrohet një shtresë plasmasi e trashë me qëllim për të mos lejuar filtrimin e mbetjeve të rrezikshme në tokë apo në det, në zonë do të prishen disa nga godinat tashmë të mbetur si skelete, ndërsa inertet do të hidhen në gropën e hapur dhe të izoluar. Po ashtu do të largohen nga zona dhe një trashësi dherash dhe mbetjesh me një thellësi prej dy metrash, të cilat më pas të hidhen në gropën e hapur ku dhe do të kryhet izolimi i tyre duke e mbuluar të gjithë gropën.Në zonë parashikohet mbjellja me pemë e të gjithë territorit. Në zonën e pastruar do të hidhet dhe i pastër dhe i shkrifët dhe e gjithë sipërfaqja do të mbillet me gjelbërim dhe pemë. Në këtë sipërfaqe nuk do të lejohen të kryhen ndërtime por do përdoret vetëm për kënde lojërash apo ambiente për aktivitete të ndryshme kulturore apo artistike, në shërbim të komunitetit. Por situate në terren sot prezantohet shumë ndryshe edhe pse projekti ka nisur implementimin në zonën e ish-Uzinës ka ende banorë që jetojnë brenda godinave. Sakaq, mbetjet e rrezikshme janë ende të evidentueshme me sy të lirë në zone.Gazetare Jerola Ziaj.

100 familje janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës Read More »

Shkon të vizitohet te mjeku, i thonë se ka vetëm 30 minuta jetë

Një studenti 26-vjeçar i është thënë nga mjekët se ka dhe 30 minta jetë pasi ata zbuluan se kishte një shirit në tru.

Luis Ortiz nga Kalifornia ka shpëtuar falë një ndërhyrje emergjence që hoqi shiritin brenda kafkës së tij.

26-vjeçari ishte paraqitur në spital pas një dhimjeje të fortë koke. Skaneri në kokë zbuloi se një “krimb” jetonte brenda trurit të tij dhe ky ishte shkaku i dhimbjeve.

Doktorët i thanë se atij i kishte mbetur dhe 30 minuta jetë dhe se duhet të kryenin një ndërhyrje të menjëhershme për heqjen e “krimit”.

Doktorët thonë se Ortiz ishte me fat që shkoi në spital. “Krimbi” parazit kishte formuar një kist që bllokonte ujin në trurin e 26-vjeçarit, gjë e cila mund të kishte qenë fatale për të.

Shkon të vizitohet te mjeku, i thonë se ka vetëm 30 minuta jetë Read More »