Aurora

“Xhisielën e shqyen të gjithë, pasqyra e një shoqërie të për*unuar dita-ditës në grup”

Nga Astrit Patozi

Tashmë kanë folur të gjithë dhe është më e qartë për këdo se çfarë ka ndodhur. Është një tragjedi me tre akte për vajzën jetime nga një fshat i Fushë-Krujës, e cila po shërben si pasqyrë për të shquar fytyrën e deformuar të një shoqërie të përdhunuar dita-ditës në grup.

Kanë gati një javë që janë vërsulur mbi të, duke e shqyer nga të gjitha anët, në garë me njëri-tjetrin se kush të përfitojë më tepër, sa jam i sigurt se e kanë vrarë aq shumë, sa nuk e teproj po të them se Rexhepi, i vetmi që ka shkuar deri tani në burg, ngjan të jetë përdhunuesi më i vogël.

Qeveria
Xhisiela ishte star mediatik mbrëmë, kryesisht për të zezën e atyre që e kishin dërguar me pahir, apo që, në rastin më të mirë, qëndronin prapa saj, duke mbajtur frymën pas çdo fjalie që thonte.
Ata janë shumë të mërzitur me vajzën, sepse sado e vendosur që ishte për të mbrojtur dhunuesin e vet, pa iu dridhur qerpiku që rrezikonte burgun, avokatia e saj e nxori më në dritë krimin e shëmtuar të “rilindasit të vogël”.

Ajo foli gjatë në fakt, por në përpjestim të drejtë me heshtjen e babait të agresorit, dhe pikërisht këtu duhet kërkuar e vërteta. Lodhen kot ata qe kërkojnë përputhje dhe mospërputhje dëshmish në procesverbalet e policisë dhe të tjerët që duan të gjejnë “heronjtë” dhe “djajtë” shtetërorë të kësaj historie të dhimbshme.

Qeveria ngjan dukshem të jetë në hall, por jo për detajet dhe personazhet, me të cilat po furnizohet pa mëshirë publiku prej disa ditësh. Të cilat as i shtojnë dhe as i heqin ndonjë gjë të madhe kësaj drame njerëzore.

Në fakt, gjëja më e rëndë këtu është fakti që një deputeti të parlamentit, pas gati dy vjetësh në atë detyrë, i mësuam emrin thjesht dhe vetëm për shkak te djalit që kishte dhunuar dhe turturuar mizorisht një vajze jetime. Dhe e gjitha kjo ndodh, pas aplikimit të ligjit të dekriminalizimit, prej vales së pare të të cilit kishin rënë “dëshmorë” shumë emra të famshëm të “Rilindjes”.

Këtë provë ulëritëse, që po përpiqeshin ta fshihnin me zor, të gjithë avokatët e qeverisë, e dekonspiroi me një fjali të vetme djali i deputetit socialist, i cili paralajmëroi se hakmarrja e tij do të binte mbi kokën e opozitës në zgjedhje, duke zbuluar kështu edhe në një farë mënyre arsyen pse babai i tij është sot deputet.

Ishte një reagim i sinqertë që buronte nga subkoshienca, i cili me siguri që i ka shqetësuar shumë shefat e “Rilindjes”, që nga strategu suprem, që shtrëngon timonin, e deri tek ndihmësat e vet që kurojnë imazhin e rrënuar të qeverisë së tij.

Opozita
Por ne prej shumë vitesh kemi një opozitë, që është aleatja më e mirë e qeverisë, edhe kur nuk do të jetë e tillë. Sepse asaj nuk i mjafton asnjëherë e vërteta, edhe kur ajo është në anën e saj, ngaqë pëpiqet t’i imponojë publikut versionin e saj për ngjarjen, edhe kur mungojnë fare faktet dhe provat.
Duke lënë mënjanë humanizmin e munguar ndaj një vajze të dhunuar dhe kujdesin që duhet të kishte për të mos e lënduar më tej një viktimë, sepse janë luks i tepërt për ambjentin e helmuar politik në Shqipëri.

A ka njeri me logjikë në Shqipëri që të shpjegojë se përse duhej që bashkë me dhunuesin e vajzës të ishin patjetër edhe disa eksponentë të Partisë Socialiste? Sepse e pëjashtoj kategorikisht mundësinë që kjo mund të bëhet për ta relativizuar ngjarjen dhe për t’ia bërë më të lehtë kundërshtarit hallin.

Ndërkohë që përfshirja e djalit të deputetit socialist dhe e gjithë kronologjia për të fshehur krimin ishin të mjaftueshme për të ngritur një kauzë të fortë. Duke harruar që çdo teprim apo ekzagjerim vetëm se bën pis edhe vetë të vërtetën, për të cilën nuk ka askush dyshim në Shqipëri. Njësoj si në rastin e vëllait të Fatmir Xhafës, për të cilin mjaftonte vendimi i gjykatës italiane që ishte i dënuar për trafik droge dhe ishte krejtësisht i panevojshëm skenari i përgjimit me Babalen.

Ndaj sot ata që paguhen për të qenë opozitë janë të mërzitur me Xhisielën, jo pse nuk po qëndron variantit të parë të padisë, ndërkohë që e kuptojnë edhe zogjtë në Shqipëri që ajo është peng, por pse nuk po thotë dhe ajo si ata, se kur e rrahën bashkë me agresorin ishte edhe Taulant Balla, Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Edi Rama, madje edhe Xhorxh Sorosi.

Por nëse e duan Edi Ramën patjetër të përfshirë në ngjarje, nuk ka nevojë ta çojnë në komisariatin e Fushë-Krujës. E kanë aty brenda që nga dita e parë, kur ka zgjedhur deputet babain e Rexhepit, e deri më sot që i shkruan tekstin e facebook-it dhe interesohet për çdo detaj të kësaj qenërie, me synimn që “Rilindja” të dalë sa më pak e cënuar nga kjo histori.

Media dhe shoqëria civile
Meqë palët ndërluftuese të politikës në Shqipëri e kanë treguar në vijimësi që nuk kanë limite në përplasjen midis tyre, nuk ishte ndonjë çudi që kujdesi, mëshira dhe empatia për viktimën të mos pritej prej tyre.

Për fat të keq, vajza e dhunuar u trajtua si kavie edhe nga shtypi apo dhe gërmadhat e shoqërisë civile, që kanë mbetur në këtë vend. Diku për ca klikime më shumë, diku e përfshirë nga tifozllëku politik, diku nga ethet e protagonizimit, për të mos shkuar më larg, fati i vajzës dhe mbi të gjitha ajo që përfaqëson drama e saj, u konsiderua si gjë pa vlerë, në raport me audiencën e një dite apo konkurrencën brenda llojit.

Mund të ketë shumë punonjës të medias dhe aktiviste të mbrojtjes së të drejtave të grave që janë mërzitur mbrëmë me Xhisielën. Disa e kanë dashur të ishte më trime, që të denonconte me kurajo dhunuesin e vet, disa më të mençur, që të mos kishte kontradikta të forta në rrëfimin e saj, disa që të mos kishte humbur 12 kg në një muaj, por një çikë më pak.

Më të dhëmbshurit prej tyre i kanë gjetur edhe zgjidhjen, të kërkojë strehim politik në një vend demokratik, a thua se Xhisiela dhe mijëra gra dhe vajza që kanë histori të ngjashme me të e dëgjojnë për herë të parë këtë opsion.

Mbrëmë isha i trishtuar, kur shikoja se si e shëtisnin vajzën nga një ekran në tjetrin dhe përfytyroja ata që kishin dhënë lejen dhe të tjerët që e shoqëronin atë edhe fizikisht. Por sot mendoj, se më mirë që Xhisiela foli, edhe pse qëllimi i atyre që ia dhanë atë mundësi ishte tjetër.

Është cinike ta thuash, por kam bindjen se drama e fortë njerëzore e një vajze të brishtë nga Fushë Kruja na shërbeu të gjithëve për të kuptuar se jemi kthyer dalëngadalë në një shoqëri që ushqen dhunën në të gjitha format e saj. Një vend që i falet dhe i përulet “të fortëve”, të cilët jo domosdoshmërisht janë të ngjashëm me “rilindasin e vogël” Rexhep.

“Xhisielën e shqyen të gjithë, pasqyra e një shoqërie të për*unuar dita-ditës në grup” Read More »

Ëndrra e gjyshit të Xhisielës, Taf Maloku: Ishalla pajtohen, shpresoj të martohen

Ashtu sikurse cdo gjysh për mbesën edhe Tafë Maloku, gjysi i Xhisielës ëndërron një jetë të lumtur dhe të bukur për të. Ai rrëfen se këtë histori e ka mësuar tani pasi plasi publikisht, por ai shpreson se dy të rinjtë do të pajtohen, madje shkon më tej duke thënë se ata do të martohen. Rrëfimi i tij vjen në ABC Neës, kur grupi i gazetarëve ka qëndruar për disa minuta, për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj historie. Gjyshi i Xhisielës, Tafë Maloku, në gjendje të vështirë emocionale tregohet i gatshëm për ti pritur dhe për të treguar historinë siç ai e di.

Tafë Maloku, gjyshi i Xhisielës: “Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia.” I moshuari kërkon që politika të mos përfshihet në këtë histori. “Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë.”

Gjyshi i Xhisielës shpreson që historia e dashurisë ndërmjet mbesës së tij dhe Rexhepit të kurorëzohet me një fund të lumtur. “Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke harruar të mëdhenjtë.” Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga policia, pavarësisht se ajo nuk e ka kërkuar atë. Megjithatë, pranë shtëpisë ku banon 25 vjeçarja, paraditen e së martës ABC Neës nuk vuri re praninë e uniformave blu. Po ashtu edhe ditën e hënë, gjatë lëvizjes së saj në Tiranë ku dha disa intervista në dy televizione, Xhisiela Maloku nuk është shoqëruar nga efektivë policie.

Ëndrra e gjyshit të Xhisielës, Taf Maloku: Ishalla pajtohen, shpresoj të martohen Read More »

A ka dy Shqipëri?! Ja cilat qytete janë varfëruar shumë në 4 vitet e fundit

Vetë Instituti i Statistikave na ka treguar me të dhënat e tij se ka dy Shqipëri. Një pjesë që jeton në Tiranë dhe Durrës dhe pjesa tjetër. Shumë qytete janë varfëruar shumë në katër vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare mesatarja e shpenzimeve mujore të qytetarëve shqiptar ishte 73.400 lekë në muaj dhe vetëm në Tiranë e Durrës familjet shpenzojnë më shumë se kjo mesatare.

Pjesa tjetër e Shqipërisë duket se është varfëruar më shumë ose ka mbetur në vend vitet e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2017 familjet që jetojnë në Dibër, Lezhë, Gjirokastër e Shkodër kanë patur më pak para për të shpenzuar sesa në vitin 2014. Sipas të dhënave zyrtare familjet që jetojnë në qarkun Dibër janë prekur më shumë. Të dhënat tregojnë se një familje me katër anëtar që jeton në Dibër shpenzoi në 2017 vetëm 46.400 lekë në muaj ose 36% më pak se mesatarja kombëtare.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se nga viti 2014 deri në vitin 2017 familjet që jetojnë në këtë qark kanë mundur të shpenzojnë mesatarisht 19.000 lekë më pak në muaj se në vitin 2014. Po të njëjtin fat ka patur dhe qarku Shkodër ku familjet në këto katër vite kanë patur 3.000 lekë më pak të ardhura se katër vite më parë. Ndërkohë që Qarku Gjirokastër është prekur akoma më shumë me një vlerë prej 12.000 lekë më pak për të shpenzuar.

Përveç këtyre të dhënave ajo që vihet re është polarizimi i Shqipërisë ku tendenca është që pasuria të përqendrohet vetëm në zonën Tiranë Durrës. Në vitin 2009 ishin pesë qarqe në Shqipëri që kishin të ardhura mbi mesataren kombëtare (Tiranë, Shkodër, Lezhë, Gjirokastër e Fier). Ndërkohë që në vitin 2017 vetëm Tirana dhe Durrësi kishin të ardhura më të larta se mesatarja kombëtare.

Lajmi më i keq duket se është për qytetin e Elbasanit që në 10 vitet e fundit është qyteti që është varfëruar më shumë nga të gjitha qytetet. Të dhënat tregojnë se një familje në vitin 2007 shpenzonte mesatarisht 65.000 lek në muaj kurse në vitin 2017 një familje shpenzonte vetëm 57.800 lekë ose 12% më pak. Sot në Elbasan familjet shpenzojnë më pak se mesatarja kombëtare. Ndërkohë që zona që ka njohur rritjen më të madhe të shpenzimeve është Korça e cila ka 13.000 lekë më shumë në muaj. Kjo vjen pas vëmendjes së rritur të qeverisë për të investuar më shumë në këtë rajon të Shqipërisë. Kryeministri Rama në vitin 2012 pretendonte se do ta përgjysmonte varfërinë në vend në dy vitet e para të qeverisjes së tij.

A ka dy Shqipëri?! Ja cilat qytete janë varfëruar shumë në 4 vitet e fundit Read More »

“Një përgjigje plakut Pavlopulos”, reagon Shpëtim Idrizi: Fashistët greke i ka në

Deklaratat e Presidentit grek Pavlopoulos se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët dhe se kjo çështje duhet harruar nga pala shqiptare janë komentuar ashpër nga Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU e cilësoi arrogante deklaratën e presidentit grek dhe shtoi se ai u kthye në vendin e krimit ku janë vrarë qindra burra e gra çame, në Paramithi. “Ajo deklaratë është e papranueshme dhe arrogante. U bë në Paramithi të Çamërisë ku u mashtruan 72 krerë të Çamërisë me okupimin e saj, apo në 1944 u masakruan 600 burra e gra. Pra ai u kthye në vendin e krimit.

Rruga e integrimit kalon nga Brukseli, Uashingtoni dhe assesi nga Athina. Dhe për shqiptarët e Çamërisë është një çështje nderi dhe drejtësie. Pavlopoulos duhet të jetë i ndershëm. Mjafton që të na nxirrni një foto apo një provë që shqiptarët e Çamërisë kanë kryer një krim. Tragjedia mbi shqiptarët e Çamërisë ka nisur që në vitin 1913 dhe ka vijuar në mënyrë sistematike. Më vjen keq qe ne asnjëherë nuk kemi akuzuar as qeverinë greke as popullin grek. Presidenti grek vetë u bë pasardhës i Napolon Zervës. Ata që bashkëpunuan me fashistët i ka në parlamentin e Greqisë apo në ministrinë e mbrojtjes, Kameno.

Nëse ka pasur ndonjë qeveri që ka bashkëpunuar me gjermanët kanë qenë qeveritë greke. Ajo që më bën përshtypje është heshtja e shtetit shqiptar. Po presim akoma një përgjigje nga Presidenti, kryeministri apo ministri. Për shkak të ndryshimit të sjelljes në 360 gradë që ka kjo qeveri është bërë arrogant dhe plaku Pavlopoulos. Qeveria shqiptare duhet të hapë me urgjencë debatin publik për Çamërinë. “Duhet t’i kujtoj Pavlopoulos që të kthehet minimalisht në pozicionin e një burri të madh siç është presidenti Havel i Çekisë, i cili dhe për pjesëmarrjen e studentëve kërkoi falje publike. Pavlopoulos nuk është në atë nivel, ai po vetëakuzohet. Po trimërohet nga idiotët e dobishëm të Tiranës.
Një shtet që nuk njeh gjenocidin, që nuk njeh Kosovën duan ta bëjnë partner strategjik.

Ne jemi adresuar ministrit Bushati për të kuptuar më shumë se çfarë ka bërë për rezolutën çame për kërkesat e çamëve dhe jo vetëm që nuk kemi marrë një përgjigje por ministri Bushati nuk ka denjuar të takojë as shoqatën ‘Çamëria’ as PDIU-në kur deri dje takoheshim dy herë në ditë. Pjesa më e madhe e marrëveshjes greke është kryer tashmë. Kemi marrëveshjen e toponimeve. Kanë bërë sot ligjin për minoritetet ku Shqipëria del për herë të parë me 9 minoritete, duke zgjeruar edhe konceptin e zonës minoritare. Nuk e mendoja kurrë që për Edi Ramën dhe Bushatin të masakruarit e Çamërisë nuk vlejnë njësoj si ushtarët grekë”, deklaroi në neës 24 Idrizi.

“Një përgjigje plakut Pavlopulos”, reagon Shpëtim Idrizi: Fashistët greke i ka në Read More »

E dini çfarë kërkojnë shqiptarët më shumë në google

Nëse dëshirojmë të gatuajmë, të kërkojmë ndonjë informatë apo ndonjë gjë tjetër atëherë kërkimi në Google është gjëja e parë që na shkon ndërmend.

Një kërkim i thjeshtë në këtë aplikacion me “Qysh Me” na dalin përpara gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më shumë.

Gjërat e para që dalin janë më të ndryshme si: “Qysh me” gjet nuse me letra, si me gjet password në Facebook, si të gatuash, si të bësh para e si të gjesh Iphone.

Si duket këto janë disa nga prioritetet e shqiptarëve kur kërkojnë diçka në makinën kërkuese më të madhe në botë.

E dini çfarë kërkojnë shqiptarët më shumë në google Read More »

Aktivistja i hakërrehet Eni Vasilit: Një gazetare e mjerë, përdori Xhisielën edhe pasi iu lut të mos transmetonte dëshminë e …

Një reagim të ashpër ndaj gazetares Eni Vasili ka bërë aktivistja Dilrus Vrioni, lidhur me rrëfimin e Xhisiela Malokut në emisionin e saj “Open” në Top Channel. Ndërsa lufta për audiencë sipas aktivistet ka që në këtë garë të ethshme të mos kursehen as viktimat. Sipas Vrionit, ndërsa Blendi Fevziu dhe Eni Vasili kërkonin audiencën, kjo e fundit ka një precedent më të rëndë. Sikurse ka treguar Xhisiela Maloku, ajo i kishte kërkuar që ajo intervistë të mos transmetohej. Vasili jo vetëm që e transmetoi, por më pas i bëri edhe gjyqin publik, bashkë me nja dy femra të tjera që kishte ftuar në emision.

Aktivistja Dilrus Vrioni ka reaguar e revoltuar me këtë gjest, dhe shkruan: “Eni Vasili i tha disa herë vajzës në intervistë, se ajo ishte aktiviste dhe mund ta ndihmonte, se kishte shkruar libra për gratë e dhunuara. “Si do ti që të të ndihmoj unë”, i drejtohej Vasili, Malokut? Por ama kur vajza e kishte telefonuar gjithë ditën dhe i kishte thënë të mos e transmetonte intervistën, Vasili nuk e kishte dëgjuar. Sepse Vasili, dhe jo vetëm, është një njeri i mjerë i këtij vendi, që me Xhiselën apo raste të tjerë të mjerë, fitojnë ca para më shumë. Pastaj Eni Vasili nuk e kupton që aktiviste nuk të bën se ke marrë intervistat e grave që kanë vrarë. Aktiviste të bën jeta e çdo dite dhe është e dukshme që gazetarët e “elitës” në Shqipëri, janë shumë larg. Por, nuk po pretendojmë të jenë aktiviste, më së paku të jenë gazetarë”, shkruan ajo.

Aktivistja i hakërrehet Eni Vasilit: Një gazetare e mjerë, përdori Xhisielën edhe pasi iu lut të mos transmetonte dëshminë e … Read More »

“Asnje mjek të mos guxojë…” zbulohet çfarë tha Manastirliu në takimin tek spitali i Shkodrës

Urgjenca e spitalit rajonal te Shkodres me imazh te ri. Ka qene ministria e shendetesise Ogerta Manastirliu e cila prezantoi keto mjedise, ndersa zhvilloi nje vizite ne kete qender spitalore ku zhvilloi edhe nje takim me bluzat e bardha. Burime nga mbledhja bejne me dije se ajo ka analizuar situaten me te fundit ne kete spital, qe nga arrestimet, tenderat dhe sherbimi ndaj pacienteve.

E ashper ka qene ne kerkesat e saj ministrja Manastirliu duke vene theksin ne kujdes maksimal qe i duhet dhene procedurave te tenderave qe asnje mjek te mos porosise mbi nevojat vjetore. Ajo ka bere me dije gjithashtu se shume shpejt spitali do te njihet edhe me titullarin e ri dhe do te mbulohen me mjek ato reparte qe kane mangesi. Tek hemodinamika jane sjelle 2 mjek nga Tirana, por ne ditet e ardhshme do te prezantohen edhe mjeket e rinj te disa reparteve te tjera qe prej vitesh vuajne mungesen e specialisteve./ShkodraNews

“Asnje mjek të mos guxojë…” zbulohet çfarë tha Manastirliu në takimin tek spitali i Shkodrës Read More »

Flet gjyshi i Xhisiela Makolut: Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu…

Gjyshi i Xhisiela Makolut duke folur për ngjarjen ku është përfshirë mbesa e tij, thotë se e falënderon Lulzim Bashën që bëri publik historinë. Por sipas tij e gjitha duhet të mbyllet mes çiftit të të rinjve.

Kjo është shtëpia ku ka jetuar Xhisiela Maloku. Jashtë banesës nuk shihet asnjë patrullë policie, edhe pse Prokuroria i ka ofruar mbrojtje 25-vjeçares, kjo e fundit nuk ka pranuar. Në banesën ku ka jetuar e reja ndodhet vëtëm gjyshi, Taf Maloku, që tregon për Tv Klan se si është njohur me rastin e mbesës së tij.

“Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia”.

Familja Maloku është përballur me disa fatkeqësi. Babai i i Xhisielës ka mbetur i vrarë në vitin 1997. Gjyshi i  Xhisielës tregon se kjo ështe një çështje mes te rinjsh dhe i bën apel politikës të qëndrojë larg.

“Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë. Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke harruar të mëdhenjtë”.

Xhisiela Maloku ka denoncuar për dhunë  ish të dashurin e saj Rrexhep Rraja, që do të qëndrojë në burg për akuzën e përndjekjes. 25-vjeçarja publikisht ka mohuar se ndaj saj është ushtruar dhunë dhe kallëzimet i ka bërë për shkaqe xhelozie./Tv Klan

Flet gjyshi i Xhisiela Makolut: Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu… Read More »