Aurora

Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë!

[sgmb id=”1″]

Në të vërtetë, njerëzit të cilët gishtin e unazës e kanë të gjatësi pothuajse sa edhe gishtin tregues, me siguri do të jenë besnikë ndaj lidhjes por edhe në martesë, kanë treguar rezultatet e hulumtimit.

Në krahasim me ata të cilëve gishti i unazës u është më i gjatë se gishti tregues, kanë më shumë shanse të tradhtojnë.

Hulumtimi i bërë në Oksford, tek 600 meshkuj dhe femra, konstaton që gishti i unazës i cili është më i gjatë se gishti tregues, është pasojë e tajitjes së shtuar të testosteronit, hormon gjenital i cili është në lidhje direkte me elanin seksual në periudhën derisa kanë qenë në barkun e nënës.

Shumë faktorë ndikojnë në sjelljen e njeriut (ndikimi i ambientit, përvoja jetësore) andaj ndikimet të cilat janë krijuar që në barkun e nënës nuk mund të kenë ndikim të madh në sjelljen seksuale.

Prandaj, gjatësie e gishtit të unazës gjithashtu do të thotë që ekzistojnë gjasa që të bëheni të pasur, të ekzekutoni në ndonjë instrument, të çmendeni apo të përfundoni në burg.

Edhe një kuriozitet – femrat me gishtin më të gjatë të unazës kanë më shumë gjasa të bëhen lesbike.

Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë! Read More »

Numërimi:Dy qarqet ku PD dhe PS janë ‘kokë më kokë’ me mandatet.

[sgmb id=”1″]

Luftë për mandate mbetet shume e forte, por vecanerisht ne dy qarqe PD dhe PS deri tani jane koke me koke me numer mandatesh.

DIBRA

PS dhe PD nga dy mandate secila deri tani

Per Dibren, emrat e deritanishem të PS jane Ilir Beqaj dhe Almira Xhembulla, kurse deputetet te PD futen Dhurata Cupi (tyli) dhe Xhemal Gjunkshi

LEZHA 

PD dhe PS ne Lezhe jane koke me koke me 3 mandate secila. Nga PS futen deri tani deputete Lindita Nikolla, Pjerin Ndreu dhe Gjetan Gjetani, kurse nga PD futen Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

Numërimi:Dy qarqet ku PD dhe PS janë ‘kokë më kokë’ me mandatet. Read More »

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

[sgmb id=”1″]

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, theksoi në fjalën e tij se “festa e Fitër Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”.

“Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita  për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë”, tha Bruçaj, sipas atsh.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Festa e Bajramit festohet duke falur namazin e Bajramit.

Në ditën e Fitër Bajramit është një ditë feste, ku tavolinat mbushen plot e ku ka disa ushqime tradicionalë që shoqërojnë këtë festë ndër vite. Kështu, ndër shumë besimtarë myslimanë ka mbetur si traditë që në ditën e bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite. Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman. Për shumë besimtarë, ëmbëlsira e parë pas mëngjesit në ditën e Fitër Bajramit është bakllavaja, por edhe revania është një ndër ëmbëlsirat që përgatiten për këtë festë. Tatlia është po ashtu një ëmbëlsirë tjetër, që është mirë të provohet.  Kadaifi është po ashtu një ndër gatimet që është bërë pjesë e kësaj dite etj.

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Read More »

Vlorë:Grupi polifonik “ia këndon” politikës shqiptare!

[sgmb id=”1″]

Nga sheshi i Vlores ja se si i këndon grupi polifonik politikës shqiptare.

Ironi dhe sarkazëm në vargjet e këngës thumbuese. 
Mes të tjerash thuhet:
“…Partitë janë ndarë, pretendojnë vendin e parë,
Iliri me LRI-në kërkon të rrëmbejë tepsinë,
Me të durimi u sos, kërkon të na armatosë”
Vargjet nuk janë  kursyer as për “Republikën e re” dhe sloganet e Kryeministrit Rama.

Vlorë:Grupi polifonik “ia këndon” politikës shqiptare! Read More »

‘Paga jote mujore sa shpenzimet e mia ditore’- Vajza lë të dashurin se ishte i varfër, por shokohet kur e takon pas 10 vitesh…

[sgmb id=”1″]

Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur.

Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dorën një vajze të pasur, mirëpo ajo e kishte refuzuar duke i thënë:

„Paga jote mujore është sa shpenzimet e mia ditore, prandaj si po shpreson që të pranoj të martohem me ty?“

Pas 10 vitesh…

Ej, o ti! – e thirri ajo.

„Si je? Unë tani jam martuar, dhe a e din sa është rroga burrit tim? 15000 dollarë në muaj, a mund ta imagjinosh? Dhe mbi të gjitha, burri im është shumë i zgjuar.

Djaloshi ishte i pikëlluar dhe mezi po i mbante lotët, duke i dëgjuar përsëri fjalët e rënda të gruas të cilën dikur e dashuronte…

Së shpejti iu afrua burri i saj:

“Mirëdita shef, a këtu je? Po shoh se qenke njohur me gruan time!“

Pastaj u kthye nga gruaja dhe i tha:

“E dashur, ky është shefi im i cili menaxhon biznese me vlerë 100 milionë dollarë. Dhe imagjino, ai ka arritur të pasurohet kaq shumë vetëm për inat të një gruaje. Kam dëgjuar se e kishte dashur shumë, kurse ajo e kishte ofenduar. Paramendo se çfarë jete të mirë do të bënte ajo grua, nëse nuk do ta refuzonte!?“

Gruaja kishte mbetur shumë e tronditur dhe pa fjalë!

Nga ky tregim mësojmë se askënd nuk duhet ta shikojmë nga lartë. Sepse kush jemi ne që të mendojmë se jemi më të mirë se të tjerët. Paraja nuk është masë e lumturisë, as kriter me të cilin duhet ta vlerësojmë dikë.

‘Paga jote mujore sa shpenzimet e mia ditore’- Vajza lë të dashurin se ishte i varfër, por shokohet kur e takon pas 10 vitesh… Read More »

VIP-at e Bllokut turpërojnë Arbana Osmanin, i publikojnë foton që askush s’duhej ta shikonte.

[sgmb id=”1″]

Arbana Osmani pa dyshim është një nga prezantueset më të mira shqiptare. Ajo njihet për paraqitjet e saj në skenë por në rrjetet sociale po qarkullon një foto jo aq e pëlqyer për Arbanën.

Në të duket se si vajza e spektaklit ka ndryshuar nga disa vite më parë në sot. Kanë qenë VIPat e Bllokut ata që i “kanë nxjerrë bojën” prezantueses, duke treguar ndërhyrjet që ajo ka bërë në fytyrë. Më saktësisht, vini re dhëmbët e saj si ishin dhe si janë si dhe pjesë të tjera të trupit.

Por pavarësisht gjithçkaje, ngelet një profesioniste e aftë dhe vështirë të zëvendësohet.

VIP-at e Bllokut turpërojnë Arbana Osmanin, i publikojnë foton që askush s’duhej ta shikonte. Read More »

Rama ofendon komentuesit:Me këtë nivel edukate që ke…!

[sgmb id=”1″]

“Ti kërkon vota për teka, unë dua BE”, Rama ia kthen komentuesit: Me këtë nivel edukate që ke…
Kur na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, të shumtë janë qytetarët që replikojnë me kryeministrin Edi Rama në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Kështu, mes shumë komenteve Rama u është përgjigjur vetëm dy prej tyre.

Një komentuese i drejtohet kreut të qeverisë e zhgënjyer për faktin se të gjithë mësuesit që do merrnin provimin e shtetit do hynin në punë. Ndërkohë, Rama i ka shprehur mbështetjen e tij se ndryshimi në vend do të ndodh nëse votohet PS-ja. Sakaq, më kritik ka qenë një tjetër komentues, i cili i shkruan Ramës se ai kërkon votën vetëm për tekat e veta, ndërsa qytetarët duan të futen në BE. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës, i cili ia kthen siç di vet qytetarit.

KOMENTUESI: Ti kerkon voten per tekat tua e qejfet e partisë.. . Ndersa un te kerkoj vetëm nje gje Shqiperia kur do futet ne BE se kam 7 vjet ne Angli se nuk vi dot ne Shqiperi ketë problem e kanë shumë shqiptarë…
RAMA: Toni, tekat e qejfet e mia ti as nuk e ke fare haberin cfare mund te jene dhe shko meso e lexo se ty nuk te ben pune hyrja e Shqiperise ne BE me kete nivel edukate e kulture qe ke.

Rama ofendon komentuesit:Me këtë nivel edukate që ke…! Read More »

Nëna heq dorë nga vajza e dhunuar, pranon që atë ta lidhin me zingjirë!

[sgmb id=”1″]

Një vajzë nga një fshat i Gjilanit rrëfeu se ka rënë viktimë e trafikimit, rrahjes dhe dhunimit seksual, duke qenë se ajo ka probleme mendore.
 

Ajo rrëfeu, në Klan Kosova, se është trafikuar seksualisht nga një grua e cila i kishte premtuar punësim. Ndërsa edhe para se t’i mbushte 18-vjet, ajo kishte qenë e abuzuar seksualisht.

“Një grua m’ka marrë m’ka shit me pare. I thirrke djemtë te shpija e vet”, tregon vajza.

Nisur nga fakti që është e prapambetur nga shëndeti mendor, ajo edhe më tej merret nga njerëz të moshave të ndryshme dhe mbahet për disa javë larg shtëpisë. Hera e fundit ka qenë këtë qershor.

Kjo ka bërë që ajo të trajtohet mizorisht edhe në shtëpinë ku ajo jeton.

“Nana, qita ma ka ngulë me thikë”, tregon vajza për një plagë në këmbë.

Njerku i saj rrëfeu se e lidhin me zinxhirë për të mos e lënë të ikë. Ai thotë se është në hall me vajzën.

“E kam gjet disa herë në hotele”, tha ai, duke shtuar se e lajmëron policinë, dhe se edhe policia gjithashtu e kanë gjetur shpeshherë në hotele.

E krejt kjo histori për nënës e vajzës nuk përbën asgjë të rëndësishme.

“Çkado boni me to hiq nuk më intereson”, tha ajo në Klan Kosova.

Ndërsa, kur vajza e dhunuar pyetet për moshën e burrave tek të cilët është trafikuar, ajo tregon se ata janë 50-vjeçarë.

“Me kerr ne rrugë më marrin, e mandej më çojnë te hoteli”, tregon ajo.

Për numrin e njerëzve me të cilët ka kontakt ajo nuk është e sigurt, thotë se janë shumë, deri në 10 persona.

Për rastin janë të informuar edhe Policia, të cilët kanë thënë se persona të ndryshëm janë dënuar për dhunë ndaj vajzës, dhe disa të tjerë janë në procedura gjyqësore.

Por, ky rast po mbetet i patrajtuar nga ana sociale, pasi që drejtoria komunale e kësaj fushe thotë se nuk ka mundësi të kujdeset për këtë vajzë. /Insajde

Nëna heq dorë nga vajza e dhunuar, pranon që atë ta lidhin me zingjirë! Read More »