Aurora

Letër prekëse kryeministrit: Shokut tim 15 vjeçar i vranë babanë përpara syve!

[sgmb id=”1″]

Një djalë nga Shkodra, i ka shkruar një letër prekëse kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i kërkon ta bëjë shtetin, pasi siç shkruan N.P, 15 vjeçar, shokut të tij të klasës i vranë babanë para syve të tij, dhe kur të fillojë mësimi në shtator, ai nuk do të jetë si të tjerët, pasi bashkë me babanë, atij ia vranë edhe ëndrrën.

Letra drejtuar kryeministrit:Leter kryeministrit:

Bëj shtet, shokut tim 15 vjeçar i vranë babanë përpara syve! L. Alija, i cili eshte ne klase me mua, mundi te shijonte me babane vetem 15 vitet e para te jetes se tij.

Kete shtator fillon gjimnazin. Enderronte te ardhme plot shpresa ne vendlindjen e vet, ketu ku i vrane babane, vrasjen e te cilit e mallkon duke qare! Mbreme ai mbeti pa baba, mbreme shkembeu me te atin fjalet e fundit pa menduar se po krijonte kujtime qe sot i memorizon me dhimbje… Dikush, ne shtepine e tij, ne sy te djalit 15 vjeç dhe nenes se L., vrau me arme zjarri mjekun Ilir Alija pa meshire, duke shkaterruar moralisht familjen e pafajshme Alija! L. kishte nje baba te mire, HERO, i cili gjate jetes se tij kishte shpetuar shume jete njerezore, si mjek, si human. Kam qarë zoti kryeministër, kam qare me lot qe mbajne ndjenja! Po qajme gjithe klasa e tij, gjithe shkolla, gjithe femijet e Shqiperise se nje moshatar i cili e ka emrin L. mbeti jetim, por qe mund te quhej dhe Alban, Skender apo Zaho. Ndjeni gje ju xhaxhi kryeminister? Ne shtator, kur te filloje shkolla L. nuk eshte si të tjerët, bashke me babane i vrane endrrat, i vrane shpresat, i vrane jeten! Ju lutem, beni shtet!

Letër prekëse kryeministrit: Shokut tim 15 vjeçar i vranë babanë përpara syve! Read More »

Simptomat e sëmundjeve të syve.

[sgmb id=”1″]

Në disa raste, simptomat e sëmundjeve të syve mund të dallohen lehtësisht nga të tjerët që nuk kanë sëmundje.

Për shembull, sytë me lot mund të jenë një shenjë e syve të kuq (konjuktivitit) apo alergjive.

Gjithashtu, ndjeshmëria ndaj dritës ose përplasja e qepallave mund të tregojnë migrenë.

Pushimi i syve mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave, por në përgjithësi, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të rënda ose të qëndrueshme, duhet menjëherë të telefononi mjekun.

Më poshtë mund të lexoni disa nga simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të syrit: Mjegullimi

Ndjeshmëria ndaj dritës

Irritimi

Dhimbja

Humbja e vizionit

Simptomat e sëmundjeve të syve. Read More »

Habit Eni Çobani: “Ju rrëfej amanetin që i kam lënë djalit para se të vdes…”

[sgmb id=”1″]

Juristja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Eni Çobani gjatë një interviste në emisionin “Thumb” ka shprehur amanetin që i ka lënë ajo djalit të saj në momentin kur do të ndahet nga jeta.

“Nuk duhet lënë pas dore vetja, gruaja duhet të jetë gjithnjë e mirëmbajtur. I kam lënë edhe ca porosi djalit, kur të iki nga kjo botë se si dua të jem në momentin që iki. Unë dua të iki kështu siç njerëzit më njohin, në këtë formë, estetikisht mirë, e kuruar mirë sepse ky është një respekt ndaj vetes dhe ndaj atyre që të rrethojnë”, – tregon Eni Çobani.

Kjo deklaratë sigurisht që ka habitur personat që e simpatizojnë atë por padyshim që ky nuk është një nga amanetet më të çuditshme që kemi dëgjuar.

 

Habit Eni Çobani: “Ju rrëfej amanetin që i kam lënë djalit para se të vdes…” Read More »

Nëna e Klaudias i bën thirrje Albit: “Pastro emrin e vajzës, u njollos padrejtësisht!”.

[sgmb id=”1″]

Fill pas lajmit të ndarjes mes balerinëve të mirënjohur Albi Nako e Klaudia Pepa, kanë qenë të shumta reagimet e qindra ndjekësve të tyre në rrjete sociale,  si edhe në mediat rozë.

E fundit që ka reaguar për lajmin e ndarjes së tyre është nëna e Klaudias, Lume Pepa, e cila i bën thirrje Albit të pastrojë figurën e vajzës së saj që është njollosur padrejtësisht.

 Lume Pepa shkruan se marrëdhënia e tyre vazhdon në mënyrën e tyre dhe askush s’ka të drejtë të hedhë baltë mbi këtë gjë.

“Unë ju kam lexuar secilin. Duke falënderuar për dashamirësit që shprehin keqardhje e në të njëjtën kohë me respekt u drejtohem atyre që japin mendime që s’kanë lidhje fare me problemin e aq më keq për mosmirënjohje nga Klaudia Pepa, duke cënuar moralin apo dinjitetin e Klaudias, kështu që më lind e drejta të ndërhyj pas gjithë këtyre fyerjeve pa kuptim e të pamerituara. Albi&Klaudia punuan me dhe për njëri-tjetrin, fillimisht për interes të ndërsjellë të punës e më pas dashuria që lindi mes tyre i lidhi edhe më shumë. Askush s’po kërkon fajtorin dhe as viktimën. Marrëdhënia e tyre vazhdon në mënyrën e tyre. Klaudia nuk meriton asnjë germë negativiteti nga asnjë nga ju që shkruani çfarë ju vjen në mend pa u menduar mirë dhe pa pasur informacionin e duhur. Albi Nako, të takon ty të pastrosh emrin e Klaudias të cilin po e njollosin padrejtësisht!”- shkruan Lume Pepa.

Kujtojmë që prej më shumë se një viti përflitej ndarja mes të dy balerinëve të famshëm, por duket se tashmë është bërë faktike edhe nga reagimet e të njohurve pranë Albit dhe Klaudias. 

Nëna e Klaudias i bën thirrje Albit: “Pastro emrin e vajzës, u njollos padrejtësisht!”. Read More »

Shfaqet sërish Fatos Nano, ja ku ndodhet këtë herë.

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS, Fatos Nano shfaqet sërish para publikut shqiptar.

Përmes këtyre fotove Nano është shfaqur në një restorant në Shkodër, i cili ndodhet pranë urës së Bunës.

Siç edhe duket qartë, Fatos Nano është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano dhe Besë Xhemalin, i cili  është ulur në tryezën e çiftit Nano rreth 10 minuta pasi ata kanë rezervuar.

Megjithatë, i veshur sportiv dhe me një cigare në dorë po shijon një drekë në një restorant të njohur të zonës, ndërsa në takimet me miqtë e tij nuk mungon as Xhoana Nano.

Ish-kreu i PS u aktivizua publikisht në mbështetje të kryeministrit Rama pak para zgjedhjeve, përmes disa statuseve dhe mesazheve virtuale, lidhur me destinacionin që duhet të kishte “timoni” i kreut aktual të socialistëve.

Shfaqet sërish Fatos Nano, ja ku ndodhet këtë herë. Read More »

Hudhra shkatërron bakterie të ndryshme!

[sgmb id=”1″]

Një thelpi hudhre përmban substanca të shumta aktive që janë të dobishme për shëndetin, si dhe ul presionin apo shtypjen e gjakut si dhe ndikon në uljen e kolesterolit në gjak.

Sipas doktor Agon Bislimi, alicina dhe substanca të tjera që janë të pranishme tek hudhra ulin në masë të madhe agregimin trombocitar duke ulur kështu rrezikun për trombozë në vazat apo enët e gjakut.

“Hudhra lufton shumë apo shkatërron bakterie të ndryshme, mykra dhe viruse. Hudhra rrit nivelin e insulinës në gjak duke ulur kështu nivelin e sheqerit. Por duhet të keni kujdes, të gjitha këto veti të dobishme për shëndetin ulen shumë nëse hudhra konsumohet e pjekur ose e zierë. Pra është më mirë apo rekomandohet të konsumohet e gjallë”, ka thënë ai.

Sipas tij, që mos t’iu mbajë goja erë hudhër këshillohet që hudhrën ta grimconi sa më shumë me thikë, ta përzieni me një lugë vaj ulliri dhe të gëlltitet menjëherë.

Hudhra shkatërron bakterie të ndryshme! Read More »

Shtatë dallime ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit.

[sgmb id=”1″]

Kur argëtoheni me të dashurin, më së shpeshti mendoni që është i përsosur. Aq shumë jeni të dashuruar saqë nuk i shihni disa gjëra të qarta. Epo, njerëzit mund t’i ndryshojnë disa gjëra. Prandaj po ju zbulojmë se cili është dallimi ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit.

1. I dashuri dëshiron të “shoqërohet”, bashkëshorti dëshiron të qëndrojë me ju

I dashuri dëshiron të argëtohet pa obligime. Bashkëshorti ju shoqëron dhe ju cakton takime dhe ia dini se çfarë qëllimesh ka.

2. Bisedat me bashkëshortin janë më të sinqerta dhe më serioze

I dashuri bisedon me ju për persona të tjerë, bën shaka me njerëzit që janë të afërt me ju dhe ju tregon barsoleta, sepse nuk mund të krijojë me ju një lidhje më serioze. Bashkëshorti dëshiron të bisedojë me ju për interesimet e tjera të përbashkëta.

3. Me bashkëshortin grindeni më pak

I dashuri reagon ndaj qëndrimit tuaj, i merr personalisht dhe ju përgjigjet ashpër derisa të mos shndërrohen në grindje të madhe. Bashkëshorti do ta kuptojë qëndrimin tuaj dhe do të pajtohet.

4. I dashuri i kushton më shumë rëndësi dukjes suaj

I dashuri i kushton më shumë kujdes dukjes. Bashkëshorti e kupton se çdo kush i ka ditët e mira dhe të këqija dhe nuk do t’ju kritikojë dhe nuk do t’ju dojë më pak nëse nuk jeni rregulluar në mënyrë të përsosur.

5. Bashkëshorti e di kuptimin e fjalëve “Të dua”

I dashuri do t’ju thotë “Më fal” kur dëshiron që të kuptoni dhe të ndërprisni t’ia përsërisni dhe fjalët “Të dua”, sepse nuk dëshiron t’ju humbë. Bashkëshorti do t’ju thotë “Më fal” atëherë kur vërtet do t’i vijë keq për diçka, ndërkaq “Të dua” vetëm atëherë kur vërtet mendon ashtu, ndërsa këtë do ta tregojë me vepra vazhdimisht.

6. I dashuri nuk ka nevojë për miqtë tuaj

I dashuri nuk dëshiron t’i njohë miqtë tuaj, ndërkaq bashkëshorti dëshiron t’i njohë, siç edhe dëshiron që edhe ju t’i njihni miqtë e tij.

7. I dashuri rrallë do t’ju dëgjojë me kujdes

I dashuri rrallë ndodh t’ju dëgjojë me kujdes atë që ju i tregoni. Bashkëshorti do ta trajtojë të rëndësishme atë që i tregoni. Ai dëshiron të dijë se çka mendoni, qoftë ajo edhe ndonjë gjë jo gjithaq e rëndësishme.

Shtatë dallime ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit. Read More »