Aurora

Endacaku ndihmoi 27-vjeçaren me paratë e fundit, por veprimi i vajzës ia ka ndryshuar jetën

Të ndihmosh të varfrit është gjithnjë bujare dhe një gjest i tillë nuk të varfëron kurrë, por kur ndodh e kundërta është akoma më interesante.Kur Kate Mcclure-it i mbaroi benzina në një autostradë natën vonë, ajo ishte e tmerruar.Ajo doli nga makina me zemrën që i rrihte fort dhe po ecte në errësirë për pikën më të afërt të karburantit.

Gjatë rrugës ajo takoi një të pastrehë, i quajtur Johnny Bobbitt Jr, i cili iu afrua Kate dhe i tha të kthehej në makinë dhe të kyçte shpejt dyert e saj.Kate bëri siç i tha ai dhe vetëm pas disa minutash Johnny u shfaq para makinës me një shishe benzinë që e kishte blerë me 20 dollarët e tij të fundit në mënyrë që vajza të kthehej e sigurtë në shtëpi.

Në këmbim Johnny nuk i kërkoi asgjë në këmbim.27-vjeçarja është shprehur se atë natë nuk kishte mundësi ta shpërblente Johnnyn për aktin bujar, sepse nuk kishte të holla me vete.Por në javët e ardhshme, ajo u kthyer sërish në autostradën e Filadelfias ku i pastrehu qëndronte dhe i ktheu atij benzinën dhe i dha rroba si një xhaketë, doreza, kapele dhe çorape, ushqim rasti dhe ujë.

Por, vajza donte ta ndihmonte më shumë Johnnyn dhe krijoi një faqe për mbledhje fondesh “Paying it Forward” dhe me paratë e mbledhura ajo e strehoi Johnn në një apartament, të cilit arriti t’ja mbulonte pagesën e qirasë për disa muaj, një makinë dhe i hoqi çod shpenzim për veshje dhe ushqim për katër muajt e ardhshëm. Vajza ka shkruar se tani po interesohet bashkë me Johnnyn që të gjejnë një punë për të

Endacaku ndihmoi 27-vjeçaren me paratë e fundit, por veprimi i vajzës ia ka ndryshuar jetën Read More »

Shkodra si Afrika dhe India, shkodranja bën për “ujë të ftohtë” miliarderen: Me dy qese bëre…

Një furtunë të vërtetë në rrjet shkaktoi deklarata e modeles shqiptare Emina Çunmulaj, e cila tha se në Shkodër shumë familje jetojnë si në Afrikë dhe në Indi.

Çunmulaj në gusht të këtij viti ndërmori një aksion për të ndihmuar disa familje në nevojë në Shkodër. Pas këtij aksioni ajo apeloi pak ditë më parë sërish për ndihmë ndaj fëmijëve të varfër të Shkodrës.

Shqiptarët u ndanë gjatë gjithë kësaj jave në dy kampe: Në ata që e mbështetën në këto konkluzione Eminen dhe në të tjerë që e falenderuan për ndihmën e dhënë për familjet në nevojë, por i kërkuan të mos ekzagjerojë.

“Nuk ke pse e krahason Shqiperin me Afriken as me Indine dhe me asnji vend tjeter.. Me ato dy qese ndihma qe ju çove ti nuk i bane rehat as nuk i shpetove se çdo gja po e bani veç me marre fame si njerez human , nuk e levizni kamen pa mediat .. Jep me zemer e dashur ske pse i ban publike dhe falendero Zotin qe fmijes tan nuk i mungojne buka lodrat e as luksi qe shume e shume femi te tjere veçse i anderrojne.

Shkodra si Afrika dhe India, shkodranja bën për “ujë të ftohtë” miliarderen: Me dy qese bëre… Read More »

E përmendi Sali Berisha, ish- drejtori i Policisë Lezhë dërgon SMS ‘live’

Pas publikimit te listes me emra nga ish-kryeministri Sali Berisha ne profilin e tij ne Facebook, te nje numri drejtuesish të lartë të Policisë së Shtetit që ishin me origjinë nga Tepelena, një prej tyre, Dritan Lena, ish-drejtues në Policinë e Lezhës, reagoi përmes një mesazhi në emisionin Opinio

Lena theksoi se ka qenë drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe ka një vit e gjysmë pa punë, por nuk deklaroi nëse është me origjinë nga Tepelena.

“Jam dritan lena dhe ka shkuar si drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe kam një vit e gjysmë pa punë. Shkaqet e shkarkimit tim mund t’i hetoni”,-mesazhi i ardhur në celularin e Blendi Fevziut

E përmendi Sali Berisha, ish- drejtori i Policisë Lezhë dërgon SMS ‘live’ Read More »

U përgjua në biseda me trafikantë? Dako zbulon të vërtetën

Vangjush Dako ka folur sot ne Durres ne lidhje me lajmin qe po qarkullon prej ditesh, denoncuar se pari nga kreu i PD, se ai permendet ne pergjime me trafikante droge ne dosjen hetimore te EULEX.

“Nuk ka asnje gje te vertete nga cfare thuhet per mua. Opozita kerkon te baltos punen tone, dhe do te pengoje objektivat tona. Une e kam thene edhe ne reagimin tim ne Facebook, se nuk me trembin keto thashetheme”-ka thene Dako.

Ai ka theksuar me tej, se eshte i vendosur te beje punen per te cilen e kane votuar qytetaret. “Dua tu sherbeje me devotshmeri atyre qe kane besuar tek mua”- ka thene Dako.

U përgjua në biseda me trafikantë? Dako zbulon të vërtetën Read More »

Deklarata “bombë” e juristes: Do ta kisha arrestuar Sali Berishën kur…

Nese do te ishte ne vend te Ina Rames, do kerkonte arrestimin e Sali Berishes. Enida Bozheku, juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë emisionit te gazetarit Roland Qafoku, “Debati në Channel One”.

“Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e  bëri këtë, “por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën”. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike.

Deklarata “bombë” e juristes: Do ta kisha arrestuar Sali Berishën kur… Read More »

Vlore:Prefekti i Qarkut Vlore Flamur Mamaj inicion projektin per ndryshimin e fasades se godines se institucionit te Prefektures

Prefekti i Qarkut Vlore Flamur Mamaj inicion projektin per ndryshimin e fasades se godines se institucionit te Prefektures. Keshtu ka nisur puna pergatitore per lyerjen e fasadave te gjithe godines cka pritet te sjelle nje tjeter pamje te saj . Kujdesi edhe ne kuader te Festes kombetare te Pavaresise .
Me rastin e 105 vjetorit te Pavaresise se vendit pritet qe te ndryshoje edhe pamja e ketij institucioni.Mesohet se punimet do te perfundojne brenda dy diteve.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Vlore:Prefekti i Qarkut Vlore Flamur Mamaj inicion projektin per ndryshimin e fasades se godines se institucionit te Prefektures Read More »

Kjo është supriza që do realizojë me të bijën Ardit Gjebrea…

Anna Gjebrea ka treguar se është duke ecur në hapat e të atit.

Talentin në muzikë, por dhe në moderim, ajo nuk e ka fshehur asnjëherë. Madje moderatori Gjebrea e ka motivuar dhe e ka promovuar sa herë ka mundur.

Për vite i dedikuar moderimit në ekranin e TV Klan, Ardit Gjebrea ka lënë pas dore muzikën. Dashuria e tij e parë dukej se ishte lënë në harresë prej kohësh.

Dhe tashmë Arditi na dha lajmin që të gjithë donim ta dëgjonim. Ai po rrikthehet dhe në një duet me të bijën e tij.

‘Në studion e @darkodimitrov …sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës me një duet. E me kë tjetër? Me Anna Gjebrea #kengamagjike2017 #PerTy Lyrics @olticurri’ ka dhënë të gjitha detajet moderatori i njohur.

Ashtu siç la të kuptohet kënga do të prezantohet në festivalin që po afron ‘Kënga Magjike’.

Kjo është supriza që do realizojë me të bijën Ardit Gjebrea… Read More »

Rama s’mban më: Nëse vërtetohen akuzat për Saimirin, meriton vetëm fjalën VEMIE

Deklaratë e fortë kjo e kryeministrit Edi Rama i pyetur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Rama tha se nëse akuzat ndaj Tahirit vërtetohen atëhere ai meriton vetëm fjalën vemie.

‘Nëse drejtesia do të provoje të kundërtën e atyre që unë e kam mbështetur Saimir Tahirin, atëherë nuk është ai që kam besuar unë, por një njëri që meriton vetëm fjalën vemie’,- u shpreh kryeministri në studion e Artur Zhejit.

Rama s’mban më: Nëse vërtetohen akuzat për Saimirin, meriton vetëm fjalën VEMIE Read More »