Aurora

Shikoni si dukej dikur Eni Koçi kur nuk kishte asnjë ndërhyrje

Sot është një ndër femrat më seksi të showbizit shqiptar, e komentuar mjaft për format e saj fizike të cilat kanë ndryshuar shumë ndër vite.

Eni Koçi e pyetur shpesh nëpër intervista nëse ka bërë apo jo ndonjë ndërhyrje estetike në trup apo fytyrë, apo nëse e përdor fotoshopin, është shprehur gjithnjë negativisht.

Mirëpo disa foto të këngëtares në fillimet e karrierës, tregojnë një tjetër pamje dhe fizik, shumë larg perferksionit të sotëm. Epo ndoshta vitet kanë “bërë efektin” e tyre dhe e kanë zbukuruar…

Shikoni si dukej dikur Eni Koçi kur nuk kishte asnjë ndërhyrje Read More »

Festa e Pavarësisë është haram, mos e festoni!Keshtu shprehet imami Shqiptar

Klerikët myslimanë vijojnë të lëshojnë deklarata shokuese, duke çuditur të gjithë me fjalët që thotë. Kësaj here ka qënë imami shqiptar, Armad Ali, i cili ka shkaktuar shumë reagime për festat tona kombëtare.

Imami nënvizon se festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram. Sipas tij, një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.

Qëndrimi për festat kombëtare

Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te uroje per to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille.

Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille.

Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje.

Festat e Pavaresise ne vendet e ndryshme muslimane nuk u shfaqen vecse me pushtimin e tyre nga pushtuesit e huaj. Pas largimit te tyre nga vendet e ndryshme, njerezit e ndikuar nga kultura e pushtuesve i zgjodhen ato dite per ti quajtur Ditë Pavarësie dhe filluan ti festonin.

Nese do thellohesh sado pak rreth Ditëve te Pavarësisë do te shikosh se ato dite i sherbejne politikes se huaj perëndimore per përçarjen dhe copëzimin e vendeve islame. Keto copezime ishin fryt i marrveshjes mes vendeve aleate (fituese te dy lufterave boterore) per ta copetuar trupin e umetit islam.

Ne realitet keto kufij te imponuara dhe dite festash pavaresie ne cdo vend dhe copëz toke nuk jane dite qe besimtarët muslimanë ti festojne por jane ditë per te cilat ata duhet te vajtojnë. Nje shembull i vetem do tju mjaftonte per ta kuptuar kete gje.

Shikoni Shqiperine dhe Kosovën te cilat edhe pse jane te populluara nga nje komb i vetem askush nga vendet perendimore nuk ka lejuar dhe nuk do te lejoje qe te bashkohen. Madje edhe vete politikanët e te dy vendeve nuk do ta lejojne dicka te tille.

A mendoni se do te lejoje bota perendimore bashkimin e dy copezave toke te cilat u ndane me urdherin e tyre?

Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre.

Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët.

Origjina tek muslimanet jane vetem dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Kur i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem shkoi ne Medine i gjeti banoret e saj qe festonin e lodronin ne dy dite te vitit. Pasi i pyeti rreth tyre, ju tha: “Allahu jua ka zevendesuar me dy dite me te mira, Diten e Fitrit dhe Diten e Kurbanit.”

Ky eshte argument i qarte qe tregon se eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai.

Pervec dy festave vjetore muslimanet kane edhe dite te vecanta ne te cilat nuk ka festime por ka adhurime te vecanta sic jane dhjete ditet e para te muajit Dhul Hixheh ku perfshihet Dita e Arafatit dhe Kurban Bajramit, dita e Ashurasë ose tre ditet e Teshrikut. Dite e vecante eshte edhe dita e Xhuma qe vecohet me adhurim te vecante.

Pervec dy festave dhe ketyre diteve te vecanta, nuk ka ardhur asnje argument tjeter fetar qe te lejoje dicka tjeter vec tyre.

Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe rruga me e mire eshte rruga qe na qartesoi ai dhe qe e pasuan shoket e tij.

Çdo mirësi per muslimanin gjendet ne pasimin e gjeneratave te para te zgjedhura qe kaluan ndersa çdo e keqe gjendet ne shpikjet dhe bidatet e atyre qe erdhen me pas.

Nese deshiron te jesh besimtar i vertete, hec ne gjurmet e te pareve te cilet jetonin me Islam 24 ore ne dite pergjate 12 muajve te vitit.

E nese deshiron te jetosh si dicka tjeter, ke opsione te zgjedhesh sa te duash por mos harro ate dite kur te kthehesh tek Allahu, e pastaj gjithkush do te shperblehet per ate qe veproi e askujt nuk do ti behet padrejtesi.

Festa e Pavarësisë është haram, mos e festoni!Keshtu shprehet imami Shqiptar Read More »

Vjen sonte në Tiranë për Natën e Bardhë por i ndodh e papritura…

Festimet per Naten e Bardhe sjellin sonte ne Tirane kengetaren me fame boterore Emeli Sande. Por pak ore para nisjes per Tirane, ajo ka marre lajmin e zi qe i kanë vjedhur 300 mijë Paund nga llogaria bankare.

Sipas mediave britanike, këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj ranë pre e një skeme të vjedhjes online. Por, fatmirësisht çështja u zgjidh dhe autoritetet britanike në Londër zbuluan autorin e dyshuar, që është Rasad Salam. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar sot nga mediat.

Ish-bashkëshorti i këngëtares, Adam Gouraguine u vu në shënjestër të hajdutëve, të cilët përdorën të dhënat personale të llogarisë bankare të tij dhe transferuan 300 mijë Paund.

Gouraguine vuri re lëvizjen e dyshimtë të parave dhe kontaktoi menjëherë me bankën. Autoritetet u vunë në lëvizje dhe zbuluan skemën mashtruese, duke ndaluar vjedhjen e parave. Këngëtarja Emeli Sande dhe ish-bashkëshorti i saj janë ndarë përpara një viti, por ende kanë një llogari të përbashkët bankare.

Vjen sonte në Tiranë për Natën e Bardhë por i ndodh e papritura… Read More »

Natyra magjike shqiptare e Thethit befason Izrealitet…

Mediat izraelite reportazh për Parkun Kombëtar të Thethit.Një grup gazetarësh izraelitë kanë realizuar së fundmi një reportazh në fshatin turistik të Thethit. Duke e cilësuar një vend magjik, në reportazh përshkruhet mënyra e jetesës në Theth, kultura e trashëguar, gojëdhënat, eposi, por mbi të gjitha kulinaria vendase.

Gazetarët kanë bujtur në kullat e malësorëve, kanë ndjekur nga afër amviset vendase teksa përgatisnin ushqimet tradicionale të kësaj zone.Gazetarët janë befasuar nga disa virtyte të veçanta të zonës që janë ruajtur ende në këtë zonë të largët të Shqipërisë. Vetë zona e Thethit gjendet në qendër të vendbanimeve të hershme të Labeatëve.

Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha.Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim, u hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Europa Lindore për 35 vjet rresht.

Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Në vitin 1976, Thethi shpallet «Park Kombëtar». Sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj. Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorët dhe pushuesit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. 

Natyra magjike shqiptare e Thethit befason Izrealitet… Read More »

Pse pula “Bresse” është pula më e shtrenjtë në botë?

Një qytezë e vogël në lindje të Francës mund të duket si një rrugë e gjatë për të provuar një pjatë me pulë, por për shumë njerëz ia vlen mundimin.Shefi i kuzhinë Jean-Michel Carrette drejton një prej restoranteve të vlerësuar me yllin Michelin në Tournous. Ai ka arritur ta mbajë këtë yll falë edhe cilësisë së lartë të mishit të pulës në menunë e tij. Shije e pulës është shumë larg asaj të pulave të supermarketit, ndërsa çmimi i pulave nis nga 40 euro për kilogramë në dyqanet e mishit të Parisit.

Pula ‘Bresse’ është e preferuara në fakt e të gjithë shefave Michelin, si edhe e presidentëve francezë. François Hollande nuk pranonte t’i shërbehej asgjë tjetër, ndërsa edhe Emmanuel Macron thuhet se është një fans i zjarrë.Pulat rriten në rajonin historik të Bresse. Por duke qenë se Franca eksporton vetëm 5% të prodhimit, atëherë duhet që të udhëtosh deri në këtë rajon për të provuar shijen. Pula është aq e rëndësishme për zonën, saqë përmendet disa herë në dokumentet e mesjetës.

“Historia e pulës Bresse mund të gjurmohet përmes një sërë dokumentesh që tregojnë me detaje se si fermerët paguanin qiratë e tyre me pula dhe se si ua dhuronin ato ushtrive pushtuese. Ajo përmendet për herë të parë në vitin 1591, kur tregon se si qytetarët e Bourg-en-Bresse ofroi dy duzina me shpendë për markezin e Treffort, sepse kishte dërguan trupat në Savojë”, thotë Marie-Paule Meunier, nga komiteti i promovimit të këtyre pulave.Në këtë rajon, kultivimi i misrit nisi menjëherë pas mbërritjes së tij nga Bota e Re, ndaj mesa duket Bresse është pula e parë e ushqyer me misër.

Fama e pulës u përhap në shekullin e 19-të, ndihmuar edhe nga fakti se ato përkojnë me ngjyrat e flamurit francez, këmbë blu, trup i bardhë dhe lafshë të kuqe.Vlerësimi i fundit erdhi para 60 vitesh, kur pula Bresse u bë gjëja e gjallë e parë që merr një certifikatë për mbrojtje origjine, të vlefshme përgjatë Bashkimit Europian, diçka që zakonisht u jepet gjërave si shampanja, proshuta nga Parma, etj.Në rajonin e Bresse ka rreth 180 ferma që rrisin pula të tilla. Ferma e familjes Laurency rrit rreth 20 mijë pula Bresse në vit.

“Jo vetëm që një pulë e certifikuar duhet rritur në Bresse, por gjithashtu duhet të hajë vetëm ushqim të rritur në këtë rajon”, thotë një prej anëtarëve të familjes, teksa tregon se pulat lëshohen të lira nëpër fusha, ndërsa sipas ligjit duhet të kenë 10 metra katrorë hapësirë secila.

Përzierja e ushqimit gjithashtu është shumë specifike: 700 kilogramë misër, 300 kilogramë grurë dhe 70% qumësht i tharë. Ushqimi është qëllimisht i ulët me proteina në mënyrë që pulat të kërkojnë për insekte, krimba apo kërmij, si edhe bar për dietën e tyre.Ferma i blen zogjtë nga një qendër seleksionimi që garanton pastërtinë e racës. Zogjtë kushtojnë nga 2.4 dollarë secili, ndryshe nga racat e tjera që mund të blihen për 35 cent copa.

Shumica e pulave Bresse therren kur arrijnë moshën 4 muajshe, ndërsa klloçkat lejohet të jetojnë edhe një muaj më gjatë.Muaji dhjetor është periudha me konsumin më të lartë, mbi të cilën është ngritur edhe një festival agrikulturor që daton nga viti 1862. Gjatë 4 ditëve të festës zhvillohen festa në tregje të ndryshme, ndërsa jepet edhe çmim për fermerët më të mirë të 

Pse pula “Bresse” është pula më e shtrenjtë në botë? Read More »

Samsungu hedh ne treg modelin me te ri S8

Samsung S8 ditë më parë kishte paralajmëruar hedhjen në treg të S8 me një ngjyrë të re. Tani kjo është bërë realitet pasi S8 lansoi modelin e ri me ngjyrë të kafët.

Fillimi ky model është hedhur në tregun e Koresë së Jugut por që shumë shpejt do të jetë edhe në tregun evropian.

Samsungu i quajtur me ngjyrë vjeshte ka të gjitha tiparet e njëjta ndërsa kompania synon të ketë shumë shitje të tij.

Samsungu hedh ne treg modelin me te ri S8 Read More »

Majko paralajmëron: Do të flas…! Alarmohet Serbia nga deklarata e tij…

NE VEND TE URIMIT…

Cdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit urimin e parë e kam pasur për këtë datë shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të clirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjec ju bashkua atyre që cliruan vendin.

Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANC. Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.

Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.

Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian. Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?!

I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e clirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë.
Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të cliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrdhëniet me shqiptarët.
Nuk justifikoj kërkënd. E di që ka pasur edhe “shqipfolës” në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën.

Duke u gdhirë 1 janari, në marredhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarr” do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim! Lavdi dëshmorëve! Lavdi atyre që ditën pse jetuan!

Majko paralajmëron: Do të flas…! Alarmohet Serbia nga deklarata e tij… Read More »

Flasin mediat italiane për Viola Spiron dhe të dashurin trafikant: ‘Jetonte në luks të cmendur’

Pas arrestimit të të dashurit të saj, Valentin Selaj, Viola Spiro është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave, jo vetëm atyre shqiptare, por edhe italiane. Gazeta italiane “La Nazione Fierenze” i ka kushtuar Viola Spiros një shkrim ku flet për jetën e saj luksoze me Valentin Selaj, udhëtimet, e shkon deri aty sa komenton edhe që Violës i ka ngrirë buzëqeshja në foton e fundit të postuar.

Ja çfarë shkruan “La Nazione Fierenze” për Viola Spiron:

“Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është një vajzë e bukur dhe si e tillë u përzgjodh si e dashura e Valentin Selajt. Një bos i klanit shqiptar, i kapur nga skuadra fiorentine dhe kolegët investigativë hollandezë. Viola, është një vajzë e famshme dhe shumë e pëlqyer në vendin e saj dhe ato fqinje. Një vajzë kopertine, aktore, modele, prezantuese, pra mbretëresha e fashion-it, e mësuar me jetën e bukur, por që nuk e kishte imagjinuar që i dashuri i saj ishte një nga personazhet të cilëve iu ishin qepur nga pas policia e gjysmës së Europës. Një vajzë perfekte, e rrethuar nga paratë.

E kush mund ta mendonte që i fejuari i saj ishte një bos droge i gjysmës së Europës? Gjithnjë e ndjekur nga paparazzët, gjithnjë e përkëdhelur, një femër që ëndërrohej prej meshkujve. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për shërbime fotografike të paguara nga paratë e tij. Ajo nuk ka fare lidhje me operacionin e policisë, por ama një ditë pasi policia i arrestoi të fejuarin, ajo ka hedhur dy foto në instagramin e saj me qindra – mijëra ndjekës, ku buzëqeshja i ishte zhdukur dhe vendin e saj e kishte zënë trishtimi.

Dhe të mendosh që bandën e të fejuarit të saj e kanë zbuluar dy gra të Prokurës së së Amsterdamit! Këto dy gra, dhe një tjetër në sektorin investigativ hollandez, bashkëpunuan me një tjetër grua nga Firenza dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontroll territori në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investigatore që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Dhe kishin të drejtë.

Një kuriozitet; një tjetër boss droge i grupit, jetonte në një vilë luksoze e stilit të Sarface. Madje ai mbante foto të këtij personazhi si një idhull të tij. Dhe në fakt edhe fundin e pati pikërisht si ai. Ndërsa një tjetër bos i grupit kishte blerë një hotel luksoz në Shqipëri me qindarka”.

Flasin mediat italiane për Viola Spiron dhe të dashurin trafikant: ‘Jetonte në luks të cmendur’ Read More »