Aurora

Shtohen dhe 3 dokumente biznesi që merren online

Kryeministri Edi Rama në përshëndetjen e përditshme “mirëmëngjesi” në Facebook ka publikuar disa të dhëna mbi lehtësirat në sportelet e administratës, ku vetëm gjatë muajit nëntor në e-Albania janë regjistruar me mijëra dokumente tatimore, certifikata, ekstrakte biznesi.

Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3 dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania: ekstrakt i thjeshtë, ekstrakt historik dhe certifikata e regjistrimit, NUIS.

Shtohen dhe 3 dokumente biznesi që merren online Read More »

‘Zakonisht rri lakuriq’, por Berti ia kthen: ‘Vetëm budallenjtë na ndjekin’

Pak para nisjes së spektaklit “Dance with me”, Robert Aliaj dhe Drilon Hoxha kanë qenë duke biseduar në korridoret e televizionit, ndërsa i ka ndërprerë Ana Lika.
Ajo ka kaluar para tyre ndërsa të pasmet i kishte ekspozuar “ca si shumë”.

Berti nuk e ka lënë pa komentuar, teksa i është kthyer Drilniot dhe i ka thënë:

Ja ja.. shihe çik.. kape çik”.
Ndërkohë Ana me batutë i është kthyer:

Pse s’jam class? Biles u mbulova shume së në përgjithësi jam lakuriq fare”.

‘Zakonisht rri lakuriq’, por Berti ia kthen: ‘Vetëm budallenjtë na ndjekin’ Read More »

“Djali të vdesë dhe unë të jetoj…hetoni ose do mbushem me bomba dhe në mes të Rinasit do…”

Është ende një plagë e freskët për familjen, që mesa duket nuk do të mbyllet kurrë, vetëvrasja e një djali të ri në mes të Rinasit disa kohë më parë, që u vëtëflijua duke hipur në tarracën e aeroportit “Nënë Tereza” Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 shtator 2016 kur 23-vjeçari Jurgen Kapllanaj sapo kishte ardhur nga Gjermania. Me celularin e të birit në dorë dhe me apelin për drejtësi Shaban Kapllanaj qëndron në dyert e gjykatës në kërkim të një përgjigje se përse djali i tij humbi jetën.

“Të thuhet se çfarë ka ndodhur. Nuk u mor një masë, nuk foli një polic në gjyq. Dua të di se cfarë i ka ndodhur djalit tim që arriti deri atje. Pasi ka lënë çantën aty është ngritur lart pa asnjë shkak, që atje nuk lejohet, pse është lejuar. Dua të di lejohet atje apo jo, ka masa sigurie apo jo, pasi atje nuk lejohet”.

Sipas babait të 23 vjeçarit të vetëflijuar ai qëndroi për 17 minuta mbi tarracën e aeroportit dhe siguria atje nuk mori asnjë masë. “Siguria te Rinasi nuk mori asnjë lloj masë, se çfarë bën atje, ka ndenjur 17 minuta atje lart. Populli donte ta shpëtonte ata nuk e linin.

Djali të vdesë dhe unë të jetoj, nuk jetoj…Nëse hetojnë mund të ma mbushin mendjen, por nëse nuk hetojnë unë do të mbushem me bomba dhe do të hidhem në erë në mes të Rinasit. I bëj thirrje drejtësisë që të marrë masa dhe të hetojë, që të mos arrij deri atje” tha ai.

“Djali të vdesë dhe unë të jetoj…hetoni ose do mbushem me bomba dhe në mes të Rinasit do…” Read More »

Pas mesazhit të fortë të Donald Lu, vjen thirrja e radhës e Ramës për Bashën

Pas mesazhit dhe apelit te forte te ambasadorit amerikan ne Tirane Donald Lu, qe beri thirrje qe opozita dhe mazhoranca te bashkepunojne per kryeprokurorin si dhe kur tha qe nuk ka vdekur reforma ne drejtesi, kryeministri Edi Rama për herë të 3-të i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha dialog dhe bashkëpunim për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

‘LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme’, shkruan Edi Rama në faqen e tij në Facebook.

Pas mesazhit të fortë të Donald Lu, vjen thirrja e radhës e Ramës për Bashën Read More »

Ushqimet që në mënyrë natyrale ua zbardhin dhëmbët

jë buzëqeshje nuk kushton asgjë.

Dhe nëse disa dhëmbë të bardhë fshihen pas asaj buzëqeshjeje nuk ka gjë më të bukur.

Njerëzit kalojnë shumë kohë në kirurgjitë dentare, por ka gjithmonë diçka që mund të zgjidhë lehtë problemet e dhëmbëve në kushte shtëpie.

Pra ekzistojnë disa ushqime që preferohet t’i konsumoni nëse dëshironi që të ju zbardhen dhëmbët:

Djathi

Shafrani

Kastraveci

Dredhëzat

Çaji i gjelbërt

Vaji i kokosit

Qepët

Ushqimet që në mënyrë natyrale ua zbardhin dhëmbët Read More »

Çfarë duhet t’u mësojmë fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare për paratë

Që në vitet e para të jetës, paraja bëhet pjesë e rëndësishme e jona. Por nuk është aq e thjeshtë sa duket. Është shumë e rëndësishme të mësoni si duhet ta përdorni atë, ku duhet të investoni dhe si mund ta fitoni atë. Si prindër është detyra juaj t’ia bëni të qarta këto fëmijëve tuaj.

Mësimi i parë: Paraja nuk rritet në pemë
Është shumë e vërtetë që fëmijët duan gjithçka shohin dhe dëgjojnë nga të tjerët. Por shpesh nuk e mendojnë se nga vinë këto para që ata nuk kursehen aspak për ti shpërdoruar. Mundohuni t’ua bëni të qartë se ju punoni shumë për t’i fituar ato para dhe duhet pasur kujdes se ku i shpenzoni.

Mësimi i dytë: Vepro në bazë të buxhetit tënd
Për t’i edukuar fëmijët si të menaxhojnë parat e tyre, së pari duhet t’u jepni disa para. Mos u thoni asgjë se ku mund t’i shpenzojnë ato. Është e sigurt që do të nxitojnë drejt parkut të lojrave, dyqanit të ëmbëlsirave etj. Pasi ti kenë shpenzuar të gjitha paratë do t’i kuptojnë pasojat e shpërdorimit të parave. Do ta kuptojnë që asnjëherë nuk duhet kaluar caku dhe duhet të mendosh së pari për buxhetin e xhepit tënd dhe më pas të vazhdosh e t’i shpenzsh ato.

Mësimi i tretë: Gjërat e mira ju ndodhin gjithmonë atyre që tregohen të durueshëm
Mësoini fëmijës suaj të tregohet i duruar dhe se vetëm nëpërmjet kësaj do të shpërbleht. Ai duhet ta kuptojë që koha për t’u rritur dhe për të pasur ekonominë tënde, nuk do të jetë larg. Një ëmbëlsirë merr shumë kohë për t’u përgatitur, por në fund ka shije të mrekullueshme.

Mësimi i katërt: Të kursesh para të bën një njeri më të arsyeshëm dhe të mirë
Kur fëmija ju kërkon një lodër të re, thoini që ajo duhet të kursejë para për ta blerë vetë atë. Pasi t’i ketë kursyer të gjitha paratë që nevojiten, ai do të fillojë ta kuptojë se sa kohë i është dashur dhe sa është munduar për ti kursyer ato para. Në këtë mënyrë fëmija bëhet më i arsyeshëm dhe tregon kujdes se ku duhet t’i shpenzojë paratë e tij.

Mësimi i pestë: Krijoni një listë me dëshirat dhe nevojat e fëmijës
Së pari fëmija duhet të ndërtojë një listë me dëshirat dhe nevojat e tij, për ta pasur më të lehtë t’i shpenzojë paratë. Ndihmoini ata të kuptojnë se cila nga dëshirat e tyre është më e rëndësishme dhe e arsyeshme.

Mësimi i fundit dhe më i rëndësishmi: Ndajini gjërat me të tjerët
Është shumë e rëndësishme që fëmija juaj të edukohet me dëshirën për të dhuruar dhe ndarë me të tjerët. Prandaj duhet të përpiqeni shumë për ta arritur këtë tek fëmija juaj. Ai mund të bëhet pjesë e ndonjë shoqate bamirësie për të ndihmuar të tjerët. Kështu ai e kupton që paratë përdoren dhe për të ndihmur të tjerët dhe jo vetëm për të plotësuar dëshirat e tij. Kids’ Time.

Çfarë duhet t’u mësojmë fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare për paratë Read More »

Përpiquni të maskoni rrathët e zinj

Rrathët e zinj janë problem shumë i shpeshtë të cilin e vuajnë thuajse të gjithë. Por te disa bien më shumë në sy dhe shkaku nuk njihet.

Kur rrathët e zinj shfaqen në moshë të re (15 deri 25 vjeç), fajin e ka trashëgimia. Pas tridhjetepesë viteve, shfaqja e tyre ka të bëjë me ndryshimet e moshës.
10 Asian Actresses Of Irresistible Beauty
10 Asian Actresses Of Irresistible Beauty
Lëkura nxihet për disa arsye. Së pari, në zonën nën sytë ka një grumbull enësh gjaku dhe pigmenti dhe me kalimin e moshës, kur lëkura hollohet, këto bëhen më të dukshme.

Së dyti, me kohë, lëkura dhe dhjami rrëshqasin poshtë, duke formuar një të dalë gjysmërrethore, e cila lëshon hije dhe i bën më të dukshëm rrathët e zinj.

Kozmetologët edhe sot vazhdojnë të punojnë për zbulimin e enigmës së rrathëve të zinj, por ende nuk kanë pasur sukses. Ata janë përpjekur t’ i taposin me laser enët e gjakut, ta fshijnë pigmentin me anën e laserit, që përdoret për fshirjen e tatuazheve, por…pa rezultat.

Problem i ngjashëm janë njollat e pigmentit rreth syve, që formohen zakonisht te njerëzit me lëkurë të errët. Edhe mënyrën për t’i zhdukur ato, mjekët ende nuk e kanë gjetur.

Këshilla:

* Mos blini kremra, që gjoja ju shpëtojnë nga rrathët e zinj; ky është shpenzim krejt i kotë.

* Rrathët e zinj mund të maskohen me ndihmën e produktit maskues, i cili përmban dioksid të titanit ose zinkut (ose të dy bashkë). Këto minerale kanë vetinë për ta kthyer dritën dhe jo vetëm e maskojnë vendin ku vihen, por edhe e ndriçojnë atë.

* Zgjidhni një mjet maskues apo produkt me bazë mineralesh; ata janë më të qëndrueshëm se ata me bazë dylli (këto të fundit bëjnë mirë për puçrrat). Mjetet me bazë dylli ngrohen në lëkurë dhe “rrëshqasin”, prandaj fshihen më lehtë.

* Mos abuzoni me produktet maskuese. Mos e lyeni të gjithë pjesën nën sy. Vendoseni atë te gropëza nën këndin e brendshëm, ku rrathët e zinj bien më shumë në sy, pastaj shtrijeni drejt tëmthave dhe poshtë në formë trekëndëshi.

Përpiquni të maskoni rrathët e zinj Read More »