Aurora

Vjen deklarata e BE për protestën e djeshme

Edhe delegacioni Europian në Tiranë me një deklaratë të ditës së sotme është shprehur se dënon dhunën që ndodhi dje në Kuvend dhe protestë.

Delegacioni Europian i drejtuar nga Romana Vlahutin, ka të njëjtin qëndrim edhe si ambasada e SHBA-së në Tiranë, e drejtuar nga Donald Lu.

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:

BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

Vjen deklarata e BE për protestën e djeshme Read More »

Pas këtij lajmi, do të hani vetëm fasule. Ja çfarë i bën trupit tuaj

Fasulet janë shumë popullore në shumë kultura dhe janë ushqim bazë në kuzhinën meksikane, braziliane, kubane dhe atë domenikane.

U prezantuan në Evropë në shekullin e 15-të nga spanjollët. Sot prodhuesit më të mëdhenj të fasuleve të zeza janë India dhe Brazili.

Fasulet e zeza, ushqimi më ekzotik që mban në formë peruanët e kolumbianët e që është aq i dashur nga amerikanët e tani po preferohen gjithnjë e më shumë edhe nga shqiptarët.

Sipas studimeve të fundit fasulet e zeza janë legume super për traktin digjestiv

Kultura e futjes së fasuleve të zeza në ujë është e pranishme në shumë vende dhe sipas dietologëve kjo është një mënyrë për shtimin e përfitimeve tek to. Në Brazil, një vend që së bashku me Indinë rrisin më shumë fasule të zeza se çdo vend tjetër në botë- fasulet zënë një vend shumë të veçantë.

Brazilianët hanë fasule të zeza të paktën një herë në ditë. Studimet e fundit kanë dëshmuar se fasulet ulin riskun për diabet të tipit 2, mbajnë larg sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalojnë disa lloje kanceri.

Që shqiptarët i duan shumë fasulet, ky është një fakt që dihet tashmë.

Lidhja me këtë perime është aq e lashtë saqë është e vështirë të gjesh zanafillën e tyre në vendin tonë. Fasulet janë ushqimi kryesor në tryezat e amvisave shqiptare.

Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogramë për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Euopian për nga niveli i konsumit. Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules. Korça është rajoni që po kultivon më shumë fasulen e zezë dhe e kanë lidhur më shumë se kurrë fatin e tyre me shijen kulinare të peruanëve, kubanezëve e amerikanëve që preferojnë këtë bishtajore me ngjyrë.

Fasulet e zeza janë të shkëlqyera për shëndetin e traktit digjestiv.

Proteinat dhe fibrat kalojnë përmes traktit digjestiv më ngadalë se ushqimet e tjera me sheqer. Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe i bëjnë mirë zemrës. Fasulet e zeza duhet t’i ruani në një enë të mbyllur në ambient të freskët dhe të errët. Që të gatuhen më shpejt vendosini në ujë një natë më parë.

Mënyra më e mire për të gatuar fasulet e zeza është tenxherja me presion. Ato janë një burim i mirë i hekurit me përmbajtje të lartë antioksidantësh, sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Fasulet e zeza shihen si ushqim që ruajnë freskinë dhe energjinë tek njerëzit, sidomos për gratë. Fasulet e zeza janë shumë të shëndetshme për gratë shtatëzëna dhe për fetusin. Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, fasulet përmbajnë shumë aminoacide, kalcium dhe elemente të tjerë ushqyes të cilët janë të domosdoshëm për detoksifikimin e organizmit dhe ulin hipertensionin Duke qenë se janë të pasura me proteina, janë një zëvendësues shumë i mirë për mishin në rast se jeni vegjetarianë.

Fibrat tek fasulet do t’ju mbushin me energji.

Ato përmbajnë acidie yndyrore Omega 3, që shërben kundër plakjes dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Fasulet e zeza janë të pasura me antioksidantin “antocianin” – që ndodhet edhe tek boronica. Studimet tregojnë që sa më më e errët të jetë fasulja, aq më e lartë është sasia e antioksidantëve. Dhe kjo në fakt vlen dhe për ushqimet e tjera, përfshi orizin e zi, kumbullat e zeza, çdokollatën e zezë, fiqtë etj. Fasulja e zezë është bazë për shumë dieta në mbarë botën, e po ashtu është një ushqim jo i shtrenjtë, pasi që përmban preparate që ju humbin në peshë dhe nutriente. Fasulet janë të pasura me nutriente esenciale, ku një gotë me fasule të zeza përmban fibra (59.8 për qind e dozave të rekomanduara për një ditë), proteina (30.4 për qind), hekur (20 për qind), folate (64 për qind), magnez (30.1 për qind), mangan (38 për qind), molibden (172 për qind), fosfor (24 për qind), triptofan (56.2 për qind) dhe vitamina B1 (28 për qind). Fibrat e tretshme, me të cilat është e pasur fasulja e zezë, është vërtetuar se redukton kolesterolin.

Në fakt, studimet kanë vërtetuar se konsumimi i fasuleve të zeza redukton nivelin e kolesterolit të keq, duke shtuar nivelin e kolesterolit të mirë. Fasulet po ashtu janë të pasura me fitonutriente, të cilat tani cilësohen si shumë të shëndetshme. Në bazë të një studimi nga Departamenti amerikan, tri nga katër ushqimet më të pasura me antioksidues janë fasulet. Një tjetër studim, që është bërë nga Universiteti në Kolorado, ka zbuluar se fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidantë, përderisa fasulja e zezë u rendit e dyta. Antioksidantët largojnë radikalet e lira nga trupi dhe besohet se ulin rrezikun nga sëmundjet kronike dhe ngadalësojnë efektin e plakjes. Fasulet e zeza janë të pasura me shumë antioksidues, prandaj edhe ulin rrezikun për t’u prekur nga diabeti, mbipesha, sëmundjet degjeneruese dhe lloje të ndryshme të kancerit.

Pas këtij lajmi, do të hani vetëm fasule. Ja çfarë i bën trupit tuaj Read More »

Kanceri i gjirit prek edhe meshkujt, simptomat që nuk duhen neglizhuar

Kanceri i gjirit është një sëmundje e cila prek kryesisht gratë midis moshës 45 dhe 55 vjeç. Pasi një gazetar i panjohur tha në një intervistë të fundit se burrat gjithashtu vuajnë nga kanceri i gjirit, shumë njerëz pyesin nëse kjo deklaratë është e vërtetë. Sipas “The Sun”, kjo sëmundje mund të prekë edhe meshkujt në një përqindje shumë të vogël, kryesisht ato mbi moshën 60 vjeç.

Është e nevojshme të tregohet se ka raste të njerëzve në Peru të prekur nga kjo sëmundje e keqe. Pavarësisht se ka vetëm vlerësime dhe jo statistika zyrtare, rritja e numrit është e konsiderushme. Meshkujt duhet të dinë se gjëndra e qumështit ekziston edhe në gjoksin mashkullor dhe si rrjedhojë mundësitë janë të mëdha për shfaqjen e kancerit.

Sipas specialistëve, në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të ketë një rritje në mënyrë dramatike të numrit të të prekurve me kancer në gji. Ndaj, rekomandohen kontrollet e rregullta në mënyrë që të shmangni atë, sepse vetëm nëse kapet në fazën fillestare ekziston mundësia e shërimit.Simptomat kryesore të kancerit të gjirit te meshkujt lidhen kryesisht me:

-Ndryshimi në madhësinë ose formën e gjoksit

-Skuqje të gjoksit

-Ënjtje në sqetull ose në zonën përreth

-Ndryshimi në cilësi të lëkurës

-Dhimbje të vazhdueshme

Edhe meshkujt t’i drejtohen mjekut për konsulta mjekësore për të parë nëse çdo gjë shkon mirë me shëndetin e tyre.

Kanceri i gjirit prek edhe meshkujt, simptomat që nuk duhen neglizhuar Read More »

Stilisti i njohur reagon i indinjuar: Mjaft më, nuk jam gay, jam njeri

Stefano Gabbana një nga bashkëthemeluesit e brendit ndërkombëtar Dolce&Gabanna në një intervistë të fundit ka thënë se nuk dëshiron që ta etiketojnë më si gay. Edhe pse ka vite që e ka pranuar orientimin e tij seksual ai thotë se ndjehet i lodhur që e etiketojnë si të tillë.

“Nuk dua të më quajnë gay sepse jam thjesht një njeri. Pikë.  Fjala ‘gay’ është shpikur nga ata që duan të etiketojnë njerëzit dhe unë nuk dua të identifikohem nga prirjet e mia seksuale.’’- u shpreh ai. Ai ka thënë se të gjithë janë njerëz para se të jenë homoseksualë, gay apo biseksual dhe duhet tu respektohen të drejtat si njerëz.

Stilisti i njohur reagon i indinjuar: Mjaft më, nuk jam gay, jam njeri Read More »

Fobitë e çuditshme të VIP-ave shqiptarë, nga vendet e mbyllura tek…

Të gjithë kemi nje fobi, duam apo s’duam ta pranojmë. Shpesh herë na ndodh të përballemi me frikërat tona dhe vështirë se mund t’i mposhtim. Por cilat janë fobitë e VIP-ave?  Frikërat më të mëdha të personazheve publike janë njësoj edhe si në disa ‘tmerrohen’ nga insekte, vende të mbyllura, lartësi, etj… Më poshtë do mund të lexoni disa nga fobitë e personazheve VIP shqiptare.

Aurela Gaçe – Ajo është aq e dashur për të gjithë dhe aq pranë fansave, sa shpesh na duket sikur dimë çdo gjë për të. Por kohët e fundit kemi mësuar edhe diçka të re për të. Aurela Gaçe i ka shumë frikë qentë, sidomos nëse ata lehin. Këtë detaj artistja e dhjetëra çmimeve e ka zbuluar për teleshikuesit kur ishte e ftuar në programin e Gjebreas.

Eranda Libohova – Në fakt një këngëtare aq e kërkuar sa Eranda, është e vështirë të mendosh se ka fobi avionin dhe nuk udhëton me të. Por është e vërtetë. Ka shumë kohë që këngëtarja ka frikë të udhëtojë me avion, që prej një incidenti të hershëm që i ka ndodhur.

Olti Curri – Gazetari i njohur ka fobi nga lartësitë. Dhe sigurisht kur kërkojmë një përgjigje nga Olti, nuk mund të mungojë edhe ironia: “Kam frikë edhe nga idiotët, shumë fare”, – thotë Curri.

Manjola Nallbani – Këngëtarja e dashur nga të gjithë duket se ka fobi insektet, veçanërisht merimangat. Në fakt nuk është aspak e çuditshme pasi shumë njerëz kanë frikë nga insektet.

Sonila Meço – Gazetarja e njohur ka frikë nga errësira, madje më parë është shprehur se edhe pse natën është më produktive, preferon të punojë me të gjitha dritat e ndezura.

Albana Osmani – “Kam fobi karkalecat. I kam aq fobi, sa më bie të fikët nëse ndonjëri prej tyre më hidhet, sidomos ata me ngjyrë jeshile… bahh tmerrr!”, – ka thënë Osmani në një prej intervistave dhënë vite më parë. Prezantuesja bukuroshe ka vështirësi gjatë sezonit të verës, kur karkalecat pushtojnë vendin.

Dafina Zeqiri – Frika më e madhe për të është të humbasë zërin, duke kujtuar shpesh se çfarë i ndodhi këngëtares britanike Adele disa vite më parë, që pati probleme me zërin. Shpresojmë që kjo të mos i ndodhë asnjëherë Duffy-t, pasi është një nga këngëtaret shqiptare më të talentuara dhe më me stil, shkruan revistawho.com.

Almeda Abazi – Ish-Miss-i shqiptar është shprehur më parë se ka fobi insektet në përgjithësi, e sidomos merimangat.

Rovena Dilo – Këngëtarja e njohur ka fobi nga vendet e mbyllura. Madje shpesh i ndodh të zgjohet plot ankth, pas një ëndrre të tmerrshme sikur ndodhet e mbyllur në një varr. Vërtet e frikshme!

Genta Ismajli – “Lartësitë dhe insektet më ngjallin shumë frikë”. Kështu është shprehur disa vite më parë një nga këngëtaret më energjike të skenës sonë.

Alketa Vejsiu – E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, moderatorja e suksesshme Alketa Vejsiu është shprehur se ka fobi ashensorët. Shumë vite më parë Alketa ka mbetur brenda në ashensor. “Prej asaj kohe jam gati të bëj dhe 20 kate në këmbë, vetëm që mos të hipi në ashensor”, – shtoi ajo.

Arian Çani – “Kam fobi nga merimangat, sepse nuk ua shoh asnjëherë fytyrën”, – kështu ka thënë për ‘Mapo’-n moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani. Prezenca e tyre siç kuptohet nga përgjigjja, e tmerron Çanin.

Fobitë e çuditshme të VIP-ave shqiptarë, nga vendet e mbyllura tek… Read More »

Nuk di çfarë të bëj, të këmbëngul edhe më shumë apo të ndahem dhe të vazhdoj jetën time

Në rubrikën e psikologes së “The Sun’ një 30-vjeçar ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë.

Ai tregon se si përfundoi duke bërë seks me një grua 49-vjeçare e cila kishte dy djem në të njëjtën moshë me të. Djali shprehet se është dashuruar me të por ajo nuk pranon që ta bëjnë lidhjen publike, pavarësisht se është e divorcuar.

Letra e djalit

“Prej disa muajsh jam në një lidhje fantastike me një grua 49-vjeçare, e cila është mjaft e bukur dhe me një trup të përsosur pasi është mësuese joge.

Unë jam 30 vjeç, moshatar me dy djemtë e saj të cilët i ka nga martesa e parë. Unë dhe ajo jemi takuar kur unë shkova t’i riparoja shtëpinë pasi punoj si ndërtues. Pas një jave punë, u ulëm të pimë një çaj dhe ajo më tregoi se ishte divorcuar e ndërsa unë i tregova se sapo isha ndarë nga një lidhje e gjatë që kisha. Ajo më tha se si ka mundësi që më kishte lënë e dashura pasi isha një djalë shumë i këndshëm. Në atë moment i përkëdhela fytyrën e ndërsa ajo ma mori dhe dorën tjetër dhe më puthi në buzë.

Më pas u ngjitëm në dhomën e gjumit dhe bëmë seks… më të mirin në jetën time. Pas seksit ajo filloi të më masazhonte duke ma sjellë edhe një herë trupin në jetë. Kështu vazhdoi lidhja jonë për shumë kohë deri sa një ditë i thash se isha dashuruar me të dhe se doja të jetonim bashkë, por ajo më kundërshtoi. Nuk pranon të jetojë me mua pasi i druhet gjykimit të djemve të saj, për të cilët thotë se nuk do ta pranon kurrë lidhjen tonë.

Nuk di çfarë të bëj, të këmbëngul edhe më shumë apo të ndahem dhe të vazhdoj jetën time?!”

Përgjigjja e psikologes

“Mendoj se më mirë do të ishte të vazhdoje jetën tënde pasi duket qartë se nuk mund të ketë një të ardhme mes jush. Mund të jesh i dashuruar apo i fiksuar pas saj, por ajo të shikon si një lidhje afatshkurtër pasi nuk dëshiron të rrezikojë lidhjen me djemtë e saj për ty”.

Nuk di çfarë të bëj, të këmbëngul edhe më shumë apo të ndahem dhe të vazhdoj jetën time Read More »

Pas fotove lakuriq, ja ç’ka bërë tjetër Klaudia Pepa

Balerina e njohur shqiptare është në qendër të vëmendjes së medias rozë, pasi ajo nuk ndalet së provokuari me fotot e saj.

Nëse i hedh një sy Instagramit të Klaudias dominohet nga publikimet ekstravagante.  Rrallë herë mund të gjesh ndonjë foto ‘normale’ si kjo e postuar së fundmi.

Pasi ekspozoi trupin e saj ku pozonte topless, Kaludia më në fund ka publikuar një foto e veshur.

Pavarësisht sulmeve, nuk mund të mohohet fakti, se ajo duket super sensuale.

Pas fotove lakuriq, ja ç’ka bërë tjetër Klaudia Pepa Read More »