Aurora

Mish i kontaminuar në një fshat të Elbasanit, procedohet kasapi

Një sasi prej 80 kg mish i kontaminuar dhe pa faturë është sekuestruar në një thertore në Mengel të Elbasanit.

Policia thotë se në lidhje me këtë rast ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë për 63-vjeçarin A.Sh, i cili ishte pronar i thertores.

“Proçedimi ndaj tij, filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me AKU rajonale Elbasan, në fshatin Mengel në thertoren e shtetasit të lartpërmendur u konstatua se tregtonte pa faturë tatimore dhe i’u sekuestruan 80 kg mish i kontaminuar”, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”

Mish i kontaminuar në një fshat të Elbasanit, procedohet kasapi Read More »

Befason prezantuesja shqiptare! Nuk kam të ftoftë as kur është -5

Kur bëhet fjalë për thashetheme, ngacmime e kunja ajo nuk heziton të bëj. Fatma bashkë me shoqen e saj, Aulonën tashmë janë të njohura si “prezantueset” problematike, shkruan Indeksonline.

Prezantueset përveç që “thumbojnë” personazhet e ndryshme publike, ato edhe din të provokojnë më dukjen e tyre. E Fatma ka provokuar me një mbishkrim në rrjetin e saj social Instagram.

Prezantuesja ka postuar një fotografi ku shihet me krah të zbuluar, ndërsa ka shkruar:

Befason prezantuesja shqiptare! Nuk kam të ftoftë as kur është -5 Read More »

Vlore:Eshte zhvilluar ne sallen e mbledhjeve te Pallatit te Kultures mbledhja e Keshillit Bashkiak.

Eshte zhvilluar ne sallen e mbledhjeve te Pallatit te Kultures mbledhja e Keshillit Bashkiak.
Rend dite:
1.Miratimi i projekt-vendimit per strukturen organizative te Bashkise Vlore
2.Miratimi i projekt-vendimit per taksat dhe tarifat vendore te Bashkise
3.Te ndryshme

Vlore:Eshte zhvilluar ne sallen e mbledhjeve te Pallatit te Kultures mbledhja e Keshillit Bashkiak. Read More »

Monika pas çizmes lëshon një tjetër akuzë për Ramën dhe vëllain e tij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë akuza të forta mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”. Sipas Kryemadhit, kryeministri Rama udhëton në vende të çuditshme për të pastruar paratë. Kryemadhi shkoi edhe më tej, duke thënë se Edi Rama ka përdorur edhe ekipin e futbollit të Partizanit.

Kryemadhi: “Rama bën pastrim parash në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë. Pse humbi Partizani 5-0 me Luftëtarin, sepse këta luajnë me baste jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë që në ekipin e Partizanit, është Drejtori i Përgjithshëm vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ndërsa në pronësi është në emër të mikut të kryeministrit, biznesmeni Gaz Demi”.

Monika pas çizmes lëshon një tjetër akuzë për Ramën dhe vëllain e tij Read More »

Gazetari i njohur per Arta Markun: Ajo është zhele, kamikaze! Ja pse

Me tone tepër të ashpra ka folur mbrëmjen e sotme analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar zgjedhjen e Arta Markut, si kryeprokurore e përkohshme.

Bushati tha se Marku u përdor nga politika dhe mënyra si ajo u zgjodh flet shumë për punën që ajo do të bëjë në këtë institucion.

“Kur pranon të betohesh dhe në ato kushte skandaloze, ti je një zhele e përdorëshme, pra ti nuk mund të thuash që je njeri i paanshëm. Ai komision që u ngrit, ishte si komisioni që ngriti Saliu pas 21 janarit,. Deri sa pranoi të zgjidhet në atë mënyrë jo Lu dhe Vlahutin ta çertifikojë, nuk më bind sepse e tregoi veten që është kamikaze politike. Kur shoh që një njeri është kaq i gatshëm të përdoret, nuk mund të jetë garant i procesit.”

Sipas tij, zgjedhja e Markut me votat e mazhorancës, shërben edhe për të demotivuar prokurorët e tjerë “Suksesi i Edi Ramës nuk është që ka vënë Arta Markut, por i tregoi gjithë trupës së prokurorëve, që këtu jam unë që me 69 vota bëj dhe zhbëj emra, për nënpunësit që i intereson vetëm si e do muhabetin shefi, kuptojnë që këtu vendoska vetëm Edi Rama. Kjo e bën cdo njeri të tkurrur dhe të mos ketë guximin ti kundërvihet pushtetit”

Gazetari i njohur per Arta Markun: Ajo është zhele, kamikaze! Ja pse Read More »

“Sherr” mes Mamaqit dhe Currit per Sander Frangaj

Aktori i njohur dhe prezantuesi Ermal Mamaqi, ka bërë batuta me blogerin e opinionistin Olti Curri.

Kësaj radhe “mollë sherri” ka qenë një foto e postuar nga Ermali ku kanë dalë Aleksandër Frangaj, Vera Grabocka, Valbona Selimllari dhe Ermal Mamaqi. Por ajo që bie në sy është shkrimi poshtë fotos ku Ermali nuk harron të bëjë batuta: Aleksandër Frangaj 20 vjeç. Por kjo batutë nuk është lënë me kaq nga Olti i cili e thumbon duke i thënë se mos i bëj qejfin Aleksandrit se ia hedh për nga pamja Pirro Çako, duke komplimentuar edhe Verën e Valbonën për pamjen e tyre.

Ermali nuk ka ngurruar duke ia kthyer batutën duke i thënë : Xheloz i dreqit! S’kishin si të mungonin batuta e shakatë me një humorist si Ermali.

“Sherr” mes Mamaqit dhe Currit per Sander Frangaj Read More »

Qumështi i dhisë lufton disa sëmundje, ndër to edhe një lloj kanceri

Qumështi i dhisë është cilësuar si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë për shkak të vlerave që ka. Ai është plot me kalcium dhe fosfor, të cilët janë të rëndësishëm për forcimin e kockave, si edhe zinku dhe seleni, antioksidantë të fuqishëm që e mbajnë të fortë sistemin e imunitetit.

Studimet kanë treguar se ky qumësht tretet më lehtë se qumështi i lopës dhe ka një nivel më të ulët të alergjenëve. Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur.

Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Gjithashtu në të gjenden vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor.

Qumështi i dhisë lufton disa sëmundje, ndër to edhe një lloj kanceri Read More »

Këto janë misteret interesante

Bender-ët gjakatarë

Gjatë Luftës civile, shumë amerikanë ishin drejtuar kah Perëndimi, larg fushëbetejave. Nëse ata kalonin nëpër Kanzas dhe qëndronin në bujtinën e udhëhequr nga klani Bender, jeta e tyre thuajse ishte e humbur. Benderët ishin gjermanë, mezi e dinin anglishten. Ishin katër sish: John Bender Sr., 60 vjeç; nëna Bender, 55 vjeçe dhe fëmijët e tyre, John Jr., rreth 25 vjet dhe Kate rreth 23. Por, nuk dihet a ishin këta emrat e tyre të vërtetë, si dhe a ishin ata me të vërtetë familjarë midis tyre. Meqë udhëtarët bartnin çdo gjë që kishin me vete, Benderët kishin kuptuar se mund të pasuroheshin duke i plaçkitur ata. Kur udhëtarët e prisnin më së paku, meshkujt Bender i vrisnin ata në pabesi. Kur filluan të grumbulloheshin kufomat, në fillim u fajësua një fis indian, por shumë shpejt u zbuluan Benderët, si kriminelë të vërtetë. Por, para se të kapeshin, ata u zhdukën. Përkundër një çmimi astronomik për atë që do të jepte ndonjë informatë për ta, Benderët kurrë nuk u gjetën.

Kukullat vrastare, Burke dhe Hare

Në fund të vitit 1820, dy burra në Edinburg të Skocisë filluan një industri të frikshme të dhomave me qira. William Hare dhe William Burke ishin irlandezë, të cilët u bënë miq. Kur një qiraxhi vdiq në shtëpinë e Hare-it, shokët ia shitën kufomën e tij Universitetit të Edinburgut. Ata kuptuan se mund të bënin pasuri duke shitur kufoma, por problemi ishte se nuk kishte kufoma të mjaftueshme. Për këtë shkak, ata vendosën që vetë të “prodhonin” kufoma. Ata vranë rreth 16 njerëz, kryesisht duke i ngufatur dhe ia shitën kufomat e tyre personit të quajtur Dr. Knox, në universitet. Shumë shpejt komploti i tyre doli në shesh. Hare u dorëzua dhe tradhtoi “ortakun” e tij, me kusht që atë ta linin të lirë. Kurse Hare-n sikur ta kishte lëshuar toka. Më pas një djalë gjeti 17 kukulla në një shpellë, të cilat iu ngjanin njerëzve të vrarë nga çifti vrastar. A thua, cili ishte kuptimi i kësaj?

Vrasësi i fëmijëve nga Oklandi

Midis viteve 1976 dhe 1977, një vrasës i paidentifikuar bëri kërdinë në rrugët e Oklandit të Miçiganit, duke vrarë të paktën katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza: Mark Stebbins, 12, Jill Robinson, 12, Kristine Mihelich, 10 dhe Timothy King, 11 vjet. Marku ishte ngufatur dhe keqtrajtuar seksualisht me një objekt. Jill ishte vrarë me pushkë në fytyrë, Kristine ishte mbytur nën ujë, kurse Timothy ishte ngufatur dhe ishte keqtrajtuar sikur Marku. Kjo shkaktoi panik të madh dhe askush nuk guxonte t’i linte fëmijët vetëm. Hetimet ishin të gjera, u gjetën disa të dyshimtë, të cilët më pas u liruan për shkak të mungesës së dëshmive. Në vitin 1978, vrasjet pushuan mistershëm. Vrasësi kurrë nuk u gjet.

Njerëzit e “mjaltëzuar”

Shkrimet antike kineze flasin për një traditë arabe, ku pleqve afër vdekjes, nuk u jepej asnjë ushqim tjetër, përpos mjaltit. Shumë shpejt, jashtëqitjet e tyre, si dhe djersa fillonin të përbëheshin vetëm nga mjalti. Pleqtë më pas do të vdisnin si pasojë e këtij veprimi dhe trupat e tyre vendoseshin në enë të mëdha, të mbushura plot me mjaltë. Pasi që ata qëndronin ashtu për rreth një shekulli, substanca merrej dhe përdorej si ilaç, sidomos për mjekimin e eshtrave të thyer. Ka shumë pak të dhëna rreth këtyre njerëzve “të mjaltëzuar”. Ec e dije e a ka ndodhur një tmerr i tillë me të vërtetë, apo e tëra është legjendë! Askush nuk e di me siguri!

Këto janë misteret interesante Read More »