Aurora

Të dashurin e nënës e poqi në hell dhe vrau vajzën e tij 2 vjeçe. Dalin sekretet e të Ali Pashë Tepelenes

Dalin detaje të reja në lidhje me jetën e Ali Pashë Tepelenës.

Këto të dhëna janë publikuar në librin “Luani i Epirit”, i autorit grek Spiro Mela.

Detajet janë drithëruese dhe nxjerrin në pah anën e egër të Pashait. Brenda librit gjendet dhe një profil për Ali Pashën.

“Me kokë të madhe, ballë të lartë, vetulla të dendura, shikim depërtues dhe dinak, gojë të gjerë, që kur buzëqeshte ngrinin në vend të gjithë sa ishin rrotull tij, sepse me këtë buzëqeshje vuloste dënimin me vdekje të ndonjë armiku ose miku të tij të rrezikshëm”.

Dhe kishte çuar në vdekje kaq e kaq vetë, duke filluar që nga njerëzit e tyre të afërt, kokat e tyre mund të formonin një resht piramidash Keopsi. Fama mbresëlënëse e pasurisë së tij, fuqisë dhe lavdisë ishte e shtruar me kufoma të panumërta. Vriste për të hequr qafe një pengesë që i kishte dalë përpara që të fitonte një tribunë për t’u mbrojtur, për të trashëguar për të garantuar diçka që e kishte fituar.

Disa herë madje vetëm për t’u dëfryer. I patrembur si një luan. Dinak si një dhelpër, tinëzar si gjarpër, i shkathët si hienë, i etur për gjak si ujk, hakmarrës si deve, i durueshëm si gomar, i shpejtë dhe largpamës si shqiponjë, epshor si majmunët. Në haremin e vet kishte 300 femra.

Përparimtar si fisnikët e rinj dhe sfidues dhe paragjykues si një plakë, por edhe naiv që shpesh besonte lehtë, intrigantë pa miq dhe me dy fytyra. Ishte si një forcë natyrore e shqetësuar dhe vullkanike që tronditi nga themelet nga zotërimet europiane të qeverisë turke. Zbuloi pafuqinë e saj, pa dashje përgatiti revolucionin e grekëve dhe vetëm me aktivitetin e tij ndryshoi rrjedhën e historisë së tij në këtë rajon të botës.”

E kur u pyet përkthyesi i librit se çfarë e ka befasuar më shumë, thotë se:

“Ka shumë, një e re që ndesha gjatë përkthimit është se ai ka mbytur vajzën e tij dy vjeçe, që e kishte me Eminenë. E mbyti, sepse nuk donte vajzë. Një tjetër, që pati dashnore gruan e Aliut, por ka edhe të tjera si ajo që kur dogji Hormovën, e poqi në hell Çaush Priftin, të dashurin e nënës së tij, Hankos.

Masakrën e gjejmë në një fragment të librit. “U çoi fjalë hormovitëve që të shkonin tek ai dhe t’i përuleshin, por ata, të krishterë krenarë, me prijës Çaush Priftin, të dashurin e nënës së Aliut, iu përgjigjën:

– As babait tuaj nuk iu përulëm, as ty tani!

Aliu u shtir sikur i admironte për trimërinë e tyre, por ai, më mirë se kushdo tjetër, e dinte se hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë. La të kalonte njëfarë kohe dhe pastaj do t’i ftonte të dy palët që të shkonin në një manastir, në Tërbuq, të paarmatosur, për të zgjidhur në mënyrë paqësore divergjencat e tyre dhe për t’u bërë miq.

Porositi që të mos mungonte Çaush Prifti, miku i vjetër i shtëpisë. Pesëqind hormovitë ranë në grackë. U mblodhën në Oborrin e madh të manastirit…. Dhe filloi të përdorej pushka e jatagani. Aliu kërkonte Çaush Priftin, por ai nuk gjendej, kishte humbur. Më në fund e gjetën të fshehur në njërin prej qilarëve të manastirit.

– Ta shkoni në hell! – urdhëroi me të egër i biri i Hankos.

Dhe ndihmoi që ta shkonin në hell dhe ta piqnin në zjarr të ngadaltë. Pas kësaj, bashkë me asqerin e vet, niset dhe i drejtohet Hormovës, shkon në thikë gra dhe fëmijë….”

Të dashurin e nënës e poqi në hell dhe vrau vajzën e tij 2 vjeçe. Dalin sekretet e të Ali Pashë Tepelenes Read More »

Adelina Tahiri zyrtarisht e martuar, foto gjatë dasmes me milionerin maqedonas

Pasi u zbulua kush ishte partneri i Adelina Tahirit, dolën lajmet se këngëtarja është martuar. Dhe siç po shihet kjo ka ndodhur vërtet pasi Adelina ka zbuluar sot se çifti ka kryer celebrimin në gjendjen civile.

Këngëtarja ka publikuar një foto gjatë momentit të firmosjes teksa në krah ndodhet bashkëshorti i saj, milioneri maqedonas Serjozha Markov. “Jam zyrtarisht e martuar”, shkruan Adelina krah fotos ku shfaqet e buzëqeshur dhe shumë e lumtur.

Adelina shihet me të njëjtën veshje që pati publikuar pak ditë më parë, ç’ka do të thotë se këngëtarja është e martuar që prej të enjtes.

Sipas “Prive”, këngëtarja do të mbajë edhe dasmën në prill të vitit të ardhshëm dhe ka të ftuar 120 persona.

Adelina Tahiri zyrtarisht e martuar, foto gjatë dasmes me milionerin maqedonas Read More »

Drejt Shqipërisë me 60 mijë paund por u ndodh ajo që se prisnin

Një sasi prej rreth 60 mijë paund është sekuestruar në portin e Barit në Itali, raportojnë sot mediat lokale, pasi poseduesit e tyre nuk i kishin deklaruar në doganë.

Dy shqiptarët vinin nga Britani e Madhe dhe kishin si destinacion Shqipërinë me plotë 60.518 paund me vete.

Ata që zbuluan paratë e padeklaruara ishin zyrtarët e doganës së Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n. Sipas legjislacionit italian, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë pranuar të paguajnë një gjobë prej 6 mijë eurosh dhe kanë vijuar intenerarin.

Drejt Shqipërisë me 60 mijë paund por u ndodh ajo që se prisnin Read More »

Varri nxirrte gjak, tmerrohen banorët. Zbulohet çfarë po ndodhte

Kjo histori është bërë virale në internet, pasi është tepër e pazakontë.

Banorët e një qyteti në Florida janë zgjuar të tmerruar pasi nga një varr rridhte gjaku lumë.

Sipas mediave amerikane, kjo u zbulua nga një qytetar, i cili kishte shkuar të vizitonte varrët e prindërve të tij dhe pasi pa gjithë skenën lajmëron menjëherë policine.

Pas hetimit në vendin e ngjarjes, policia komunikoi që ishte vetem një problem me kanalizimet nëntokësore dhe nuk kishte asgjë për t’u frikësuar.

Imazhet e ngjarjes janë bërë virale në internet.

Varri nxirrte gjak, tmerrohen banorët. Zbulohet çfarë po ndodhte Read More »

Dhjetë sekretet që i mbahen botës të fshehura

Ne jemi të vetëdijshëm që shumë tipare të sigurisë për arsye shumë të ndryshme janë të panjohura dhe disa prej tyre mbahen të fshehta nga publiku i gjerë. Këto përfshijnë kapacitetet e sigurisë të Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit dhe familjeve mbretërore.

Shërbimi Sekret në Shtëpinë e Bardhë

Këta njerëz janë të fshehur nga syri i publikut: ata mbajnë syze të errëta, kanë emra të koduar dhe më çuditshmja, udhëtojnë në pako. Puna e tyre e vetme është të mbrojnë presidentin amerikan aktual dhe të shkuar, si dhe familjet e tyre. Snajperët gjithashtu monitorojnë çatinë e Shtëpisë së Bardhë. Për më tepër, ata duhet të vijojnë kualifikimet e tyre çdo muaj duke goditur objektivat me saktësi nga një distancë prej 1,000 metra.

Dizajni i ndërtesës së Pentagonit

Nuk duhej të ishte i gjatë (për arsye sigurie, natyrisht), por duhej të ishte mjaft i madh për të akomoduar shumë zyra. Tani rreth 40,000 njerëz mund të punojnë atje dhe ka hapësirë për 10,000 makina për t’u parkuar. Fjala “Pentagon” vjen nga greqishtja dhe do të thotë pesëkëndësh, forma e ndërtesës së ministrisë së Mbrojtjes.

Ushqimi në Shtëpinë e Bardhë

Çdo ushqim që dorëzohet në Shtëpinë e Bardhë ose në kuzhinë, si dhe çdo ushqim i sjellë nga vizitorët, duhet të kontrollohet nga skanerët në një objekt të veçantë. Ushqimi i sigurt është një prioritet.

Mbrojtja e kartëmonedhës 100 dollarëshe

Kartëmonedha prej $ 100 është ndryshuar kohët e fundit, dhe tani ka shumë veçori të fshehura në të. Për shembull, ajo ka një shirit më të gjerë 3D të sigurisë në anën e djathtë të portretit të Franklinit. Ky element siguron një nivel sigurie pothuajse të pamundur për t’u manipuluar.

Makina presidenciale

Dyert e makinës presidenciale janë kryesisht të pashkatërrueshme. Shasia e veturës është e përbërë nga 5 inç armaturë ushtarake. Asnjë bombë e vendosur nën makinë nuk mund ta dëmtojë atë, dhe dritaret e saj janë bërë nga xhamat më të fortë balistikë. Dokumentet zyrtare tregojnë se kushton 15 milionë dollarë për zhvillimin e automjetit.

Sigurimi i udhëtimit mbretëror

Anëtarët e familjes mbretërore nuk fluturojnë gjithmonë me avionë privatë; ata shpesh fluturojnë në linja ajrore të zakonshme. Ata zakonisht zgjedhin British Airëays për të mbështetur kompaninë kombëtare. Megjithatë, ata kurrë nuk udhëtojnë pa ekipin e tyre të sigurisë së lartë. Ëilliam dhe Kate, në udhëtimin e tyre në Los Anxheles në vitin 2011, kishin vetëm 7 roje me vete, dhe ata udhëtuan për në Australi me një ekip prej 11 personash. Mbreti i Arabisë Saudite udhëton me së paku një mijë njerëz.

Konstelacioni i EURion

Konstelacioni i EURion është diçka vërtet mbresëlënëse. Është një model i simboleve që është tërhequr në një numër të projektimeve të kartëmonedhave në mbarë botën që nga viti 1996. Funksioni i tij është të ndihmojë softuerin e imazhit të identifikojë nëse një kartëmonedhë është e pranishme në një imazh dixhital. Megjithatë, sa i përket sigurisë, një softuer i tillë pengon falsifikimin duke përdorur fotokopjues me ngjyra. Detajet teknike rreth konstelacionit të EURion mbahen të fshehta nga shpikësit dhe përdoruesit e saj.

Microprinting për kartëmonedha

Ekziston një fushë e veçantë për shtypshkronjat e sigurisë, e cila përdor metoda të ndryshme për të krijuar para shumë të vështira për t’u riprodhuar. Kjo teknikë e veçantë u krijua për të dizajnuar shkronja dhe simbole të vogla në kartëmonedha, në mënyrë që printerët dhe skanerët e zakonshëm të mos i njohin ato dhe të bëjnë kopje. Vetëm printera të veçantë mund ta bëjnë këtë, dhe, siç mund ta keni imagjinuar, nuk mund t’i gjeni në eBay.

Filtrimi i ajrit në Shtëpinë e Bardhë

Sistemi i filtrimit të ajrit të Shtëpisë së Bardhë është më i ri se sa imagjinonim. Puna e saj është të filtrojë ajrin që shkon në Shtëpinë e Bardhë dhe ta mbajë të pastër. Kur Donald Trump hyri në zyrë, një sistem 27 vjeçar i ajrit të kondicionuar u zëvendësua gjatë rinovimeve.

Plani i Pentagonit për një apokalips me zombi

Kultura popullore është plot me skenarë të frikshëm të pushtimeve të zombive, dhe nganjëherë imagjinata jonë vjen me idetë tona. Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë nëse Pentagoni ka një plan për mbijetesën e apokalipsit të zombive? Po ekziston. Dokumenti titullohet “CONOP 8888”. Është një plan i vërtetë, i përgatitur dhe i detajuar i një beteje kundër ngjalljes së të vdekurve

Dhjetë sekretet që i mbahen botës të fshehura Read More »

I bie telefoni në emision, Ngjela shan LIVE: Të q**** motrën

Një incident i ka ndodhur avokat Spartak Ngjelës gjatë intervistës në ReportTV.

Pasi përfundoi së foluri për mundësinë që Sali Berisha të jetë më i rrezikuari nga Reforma në Drejtësi, Ngjelës i ka rënë telefoni “live” në studio.

I nevrikosur, pasi pa se kush e telefonoi, Ngjela ka lëshuar edhe një të sharë: “Të q**fsha motrën”, është dëgjuar të thotë nëpër dhëmbë avokati.

I bie telefoni në emision, Ngjela shan LIVE: Të q**** motrën Read More »

“Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon

Nga Spartak Ngjela

Nënshtetësia shqiptare që iu dha kryepeshkopit grek të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, Janullatos; është një veprim antihstorik.

I.
Një veprim antihistorik ka qënë edhe emërimi i Janullatosit në krye të kishës shqiptare, sepse të shiturit menduan që drobitja shqiptare e kohës do ta shkëpusë besimin kristian shqiptar nga Shqipëria.

Kisha greke ka menduar gjithmonë se, në funksion të greqishtes, ortodoksët shqiptarë do të shuheshin dalëngadalë duke harruar gjuhën shqipe. Ka dy shekuj që shovinismit grek, laik dhe fetar, ortodoksët dhe katolikët shqiptarë i prishin skemën që ka ai kundër autoktonisë shqiptare.
Por ja që nuk e bënë dot.

Shumë krime ka bërë kisha greke kundër shqiptarëve ortodoksë që nuk u mposhtën kurrë për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e shkruar shqipe.

Kisha greke dhe reaksioni i grekëve të Anadollit, shqiptarët i quanin turq, por nuk kishin si t’ia bënin ortodoksëve që ishin më konservatorët për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe nacionalizmit shqiptar.
Por, edhe katolikëve, se ata i kishin vdekje fare.

Tani mund të themi se këta ua morën të keqen shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Ata madje i kanë po shqiptarë që flasin shqip edhe në Greqi arvanitasit dhe çamët ortodoksë, që i terroruzuan mbi njëqind vjet për t’iu shuar gjuhën shqipe.

Po pse gjithë ky mllef kriminal kundër gjuhës shqipe? Sepse gjuha shqipe është magjia e gjuhëve ballkanike; dhe është tmerri i të ardhueve në Ballkanin Perëndimor – sllavëve dhe grekëve të Anadollit që kanë pushtuar territoret shqiptare.

ll.
Vetëm një president që nuk e do vendin e tij dhe shkel mbi krimet e shëmtuara që ka bërë kisha greke kundrejt figurave të ndritura të kishës ortodokse shqiptare, dhe kundrejt ortodoksëve të mëdhenj që luftuan për afirmimin historik dymijë vjeçar të kombit shqiptar – vetëm një i tillë, i jep shtetësinë shqiptare një peshkopi grek që prej 25 vjetësh nuk ka pranuar ta japë meshën në gjuhën shqipe.

Jo vetëm kaq.
Janullatosi është autori i denigrimit të figurës së peshkopit Fan Stilian Noli; autorit direkt të autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare dhe figurës së madhe të formimit intekektiv të botëkuptimit real shqiptar.

lll.
Peshkopi grek Janullatos, ka punuar që të anashkalojë dhe t’i humbë rëndësinë e autoqefalisë kishës ortodokse shqiptare.

Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar nga Reforma në Drejtësi, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon ndihmë sa nga Gruevski në Shkup, aq dhe në qarqet reaksionare greke në Athinë. Mund të vejë edhe në Beograd.

Po përse e ka kërkuar këtë nënshtetësi shqiptare një peshkop grek?
Nuk bie kjo si një kërkesë jashtë qëllimit real të një peshkopi kristian?
Ku ka kombësi prifti dhe peshkopi kristian! Ai duhet të jëtë internacionalist – se ky është thelbi i krishtërimit.
Gjithë kjo kërkesë me ngulm për shtetësinë shqiptare e Janullatosit është frikë nga Reforma shqiptare.

Deri tani është shkelur autoqefalia e Kishës Ortodokse shqiptare me një kryepeshkop jo shqiptar. Ai ka ardhur në krye të kishës autoqefale shqiptare si i përkohshëm – kush ia dha përjetësinë?

Vendosja e ligjit dhe krijimi i një shteti realisht shqiptar, nuk mund ta lejonte më Kishën Autoqefale të Shqipërisë me një peshkop jo shqipëtar.

Është frikë në një krah, por edhe ligësi në krahun tjetër.
Ortodoksia shqiptare është kristiane minimumi pesë shekuj përpara grekëve që janë grekë, se këta që kanë ardhur nga Anadolli që të mposhtin shqiptarët në trojet e tyre, as që mund të llogariten.

Autoqefalia ka qenë një nga veprat më të mëdha të mendjes shqiptare; dhe vlerë direkte e Fan Stilian Nolit, sepse elita ortodokse shqiptare është vlerë e madhe e nacionalizmit shqiptar në funksion të gjuhës shqipe dhe autoktonisë shqiptare në Ballkan.

Shihni se çfarë tmerri ka kisha greke nga gjuha shqipe; derisa e ka quajtur atë “gjuhë të mallkuar” dhe ka vrarë, në bashkëpunim me osmanët një numur të madh atdhetarësh e krijuesish të gjuhës së shkruar shqipe.
Dhe, e dini Pse?
Sepse shqipja është gjuha që është folur që në kohë të Jezu Krishtit, dhe me këtë gjuhë është pritur Shën Pali në Durrës, dhe në të gjithë Arbërinë. Se këtu ka mbërritur ai së pari.
Dhe shqiptarët janë krenarë për këtë fakt historik.

Por koha fatmirësisht po punon për shqiptarët. Vazhdimisht po dalin dhe do të vijojnë të dalin dokumentat e fshehura me kast të historisë së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.

Procesi agresiv për zhdukjen e gjuhës shqipe në Ballkan ka marrë fund. Dinjiteti ndërkombëtar i shqiptarëve dhe gjuhës së tyre të lashtë, tani është në ngritje të pandërprerë. Një peshkop nuk i bën dot më asgjë gjuhës shqipe, le t’i japë sa të dojë meshat në greqisht; por pyetja është: kur je dhe ke qenë kundër gjuhës shqipe dhe,kundër Fan Nolit, lëvruesit më të madh të gjuhës shqipe – përse të duhet shtetësia shqiptare?

“Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon Read More »

Qepa apo preshi?Kush ka me shume vlera shendetesore?

Qepa dhe preshi janë dy perime të shëndetshme me pak kalori që kombinohen mjaft mirë së bashku në supa, gatime të pjekura e të ziera.

Të dyja këto perime ofrojnë pak proteinë ndaj duhen kombinuar me perime të tjera me shumë proteinë për të garantuar një ushqyerje të balancuar e të shëndetshme.

Gatimi i tyre është një proces që ndikon në vlerat ushqyese. Skuqja për shembull rrit nivelin e yndyrnave tek secila prej perimeve, ndaj nuk rekomandohet.

Vlerat e qepës

Kur e hani të pagatuar, qepa ka më pak kalori dhe yndyrë në krahasim me preshin.

Nëse jeni të përqendruar në uljen e sasisë së kalorive, rënies në peshë apo ruajtjen e peshës, atëherë zgjidhni qepën sepse ka më pak kalori se preshi.

Megjithatë si preshi ashtu edhe qepa kanë pak yndyrë dhe kalori. Një avantazh potencial i qepës qëndron tek aroma që është më e fortë se ajo e preshit.

Aroma do ju bëjë të hani më pak qepë, sepse është shumë e fortë. Qepa përmban më pak sodium se preshi.

Në 100 gramë qepë gjenden 4 mg sodium por në të njëjtën sasi preshi gjenden 20 mg sodium.

Vlerat e preshit

Preshi është më i pasur në disa vitamina dhe minerale në krahasim me qepën. Në 100 gramë presh gjenden 2.1 g hekur — 10 herë më shumë se sasia e gjendur tek qepa.

Të dhënat  për qepën dhe preshin tregojnë se përmbajtja e kalciumit tek preshi është më e lartë, me përjashtim të qepëve të njoma.

Hekuri është i domosdoshëm për parandalimin e anemisë dhe kalciumi mbështet shëndetin e kockave.

Preshi përmban sasi të larta të vitaminës C në krahasim me qepën. Preshi përmban edhe vitaminë A ndërkohë që qepa jo.

Të dhënat ushqimore të qepës

Në 100 gramë qepë gjenden 40 kalori, 1.1 gr proteinë, 0.1 gr yndyrna. 9.3 gr karbohidrate, 1.7 gr fibër dietike dhe 4.2 gr sheqerna.

Mineralet përfshirë kalciumin, hekurin, magnezin, fosforin, kaliumin, sodiumin, zinkun, manganin, bakrin dhe seleniumin, gjenden gjithashtu tek qepa.

Të dhënat ushqimore të preshit

Në një racion prej 100 gramësh të preshit, gjenden 61 kalori, 1.5 gr proteinë, 0.3 gr yndyrna, 14.1 gr karbohidrate, 1.8 gr fibër dietike dhe 3.9 gr sheqerna.

Mineralet si kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez, sodium, zink, bakër, mangan dhe selenium, gjenden gjithashtu tek preshi.

Të dyja janë shumë të shëndetshme, ndaj rekomandohet t’i përfshini patjetër në ushqimin tuaj.

Qepa apo preshi?Kush ka me shume vlera shendetesore? Read More »