Aurora

I ftohti “pushton” botën, por në Shqipëri befasojnë temperaturat

Në kohën kur SHBA-ja dhe një pjesë e Evropës janë përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta, në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta.
Sipas Meteoalb gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të ketë reshje të pakta, ndërsa të dielën temperaturat do të shkojnë deri në 18 gradë celcius, aspak normale për muajin janar.

MOTI FUNDJAVA: kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor duke rrezikuar nga reshje të pakta pjesën më të madhe të vendit gjatë së shtunës ndërsa e diela, mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 35 km/h duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë, më i dukshën në brigjet Jugore.

Tabloja termike e fundjavës paraqet temperatura më të larta se normalet e muajit janar, më e ndjeshme gjatë orëv etë mesditës kur pritet që në ultësirën perëndimore termometri të ngjitet mbi 18°C ndrësa në zonat malore parashikohet që temperaturat të shënojnë maksimalisht 13°C.

I ftohti “pushton” botën, por në Shqipëri befasojnë temperaturat Read More »

Fier, ”kaubojsja” e Myzeqesë, 55 vjeçarja që plugon tokën dhe thur qilima

Ne Sheq të Fierit jeton një grua e cila bën të gjitha punët e rënda të cilat përballohen vetëm nga burrat. Ajo është Liri Ryshka dhe ABC News u takua me të për të parë nga afër njeriun që zona e quan me mirësi kaubojsja e Fierit.

Me shtat të vogël dhe pamjen e një gruaje të zakonshme te befason me perditshmërinë e saj. Fermere, drejtuese mjetesh bujqesore dhe mullixheshë

Por pas baltës dhe pluhurit të fermës, Liria ka kohë dhe durim për punë që kërkojnë delikatesë si endja e qilimave. Madje edhe për këto të fundit pajisjen endëse e ka ndërtuar vetë.
Burrat i konkuron denjësisht madje i kalon.

Traktorit i shton një mulli duke shkuar sipas porosive në çdo shtëpi për të bluar drithëra.
Nuk merr asnjëherë punëtor krahu. Çdo punë dhe rregullim të fermës apo shtëpisë e bën vetë.

Shansin për tu arsimuar nuk ia dhanë dot prindërit, por ajo vetë i arsimoi të tre fëmijët e saj. Ata jetojnë jashtë vendit ku Liria dhe bashkëshorti i saj shkojnë herë pas here për vizitë.

Punon nga mëngjesi në mbrëmje në fermën e saj ose duke kryer shërbime për tokat e fermerëve të zonës. Pavarësisht të gjithave, mbetet grua, ndaj kur duhet e merr edhe armën me vete.

Në fund të ditës duke endur qilima dëgjon lajmet ndaj di çfarë ti kërkojë shtetit. Ky i fundit duhet thjesht të bëjë detyrën për të gjithë ata fermerë që jetojnë duke punuar tokën.

Liri Ryshka nga fshati Sheq Marinëz i Fierit dhe bashkëshorti i saj jetojnë falë të ardhurave nga toka dhe blektoria prej shumë vitesh. Ndryshe nga pjesa më e madhe e fermerëve të zonës ata i kursejnë shpenzimet për punimin apo shërbimet e tjera të tokës dhe fermës blektorale duke bërë gjithçka vetë dhe me mjetet e tyre. Kjo do të thotë më tepër të ardhura për familjen, ndërsa për banorët e zonës një model suksesi dhe kurajoje./abcnews

Fier, ”kaubojsja” e Myzeqesë, 55 vjeçarja që plugon tokën dhe thur qilima Read More »

Eksportet e kermillit qe pasurojne Shqiptaret

Ideja e të ngrënit kërmill mund të mos ju pëlqejë, por kur vjen për të bërë biznes me to, gjërat ndryshojnë. Në Shqipëri biznesi i kërmijve është një ndër më të suksesshmit.

Që nga viti 2000 gjithnjë e më shumë fermerë kanë nisur të hapin ferma kërmijsh. Kthimi i shpejtë i investimit e bën këtë biznes shumë fitimprurës në një kohë shumë të shkurtër.

Me një investim fillestar shumë të ulët, me pak shpenzime, krah të ulët pune dhe të ardhura të larta, biznesi i kërmillit mund të bëhet me kohë të plotë ose të pjesshme.

Robert Themeli, është nga ata fermerë që tregëtimit të kërmillit i ka dedikuar plot 17 vite. Ai arrin të eksportojë në vit afro 450 ton kërmij që rriten në të egër në pyje dhe buzë lumenjve nëpër Shqipëri.

“Nëse është një biznes që unë vazhdoj ta bëj prej 17 vjetësh, atëherë do të thotë që është një biznes i sukseshëm”, thotë Themeli i cili mbledh kërmij nga i gjithë vendi dhe i eksporton në Greqi, Francë, Bosnje dhe Herzegovinë.

Kërmijtë kërkohen shumë në tregun evropian dhe shumë fermerë kanë nisur t’i kultivojnë ato.

Njëri prej tyre është Stavri Lala, i cili nisi të merret me kultivimin e kërmillit në vitin 2007. Familja e tij u çudit kur mësoi për biznesin që do të merrte, por pas gjithë këtyre viteve e kanë kuptuar se biznesi i kërmijve ishte i qëlluar. “Unë e dua këtë punë, nuk kërkon shumë mund dhe ka një kthim të mirë të investimit”, vë re Lala.

Për të kultivimi i kërmillit është një minierë ari, që shumë shqiptarë ende nuk e njohin. Përveçse janë një burim shumë i mirë me proteina, kërmijtë mbeten një produkt i vlefshëm për tu konsumuar.

Mishi i kërmillit ka pak kolesterol, sodë dhe dhjam, që e bën të shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Disa njerëz e përdorin mukusin e kërmillit për të trajtuar të ftohurën dhe për të pregatitur substanca të ndryshme shëruese.

Por përveçse përdoret për arsye shëndetësore, shumë njerëz e konsumojnë për të parandaluar artereosklerozën dhe konstipacionin.

Gjithashtu ndihmon në kurimin e anemisë tek pacientët duke qenë se është i pasur në hekur, kalcium, amino acide, fosfor dhe proteina. Ndaj dhe nuk është çudi që gratë shtatëzëna e zgjedhin si ushqim.

Kërmijtë në Shqipëri

Në Shqipëri, kërmilli më i njohur është Helix lucorum, ose kërmilli Turk.

“Ky është kërmilli më i përhapur në Shqipëri dhe gjendet kudo, por ai që është cilësisht më i mirë gjendet në veri të vendit”, thotë Themeli. Shumë nga kërmijtë që mbushin tregun evropian gjenden në shkurre, pyje dhe buzë lumenjve.

Për shkak se kërmijtë janë në gjumë gjatë sezonit të thatë, ata bëhen gjithnjë e më të paktë gjatë kësaj periudhe dhe tregu është i uritur për furnizim me kërmij deri në sezonin e ardhshëm të lagësht.

Si pasojë, kërmijtë mund të arrijnë çmime shumë të larta gjatë verës, për disa lloje duke arritur deri në 20 Euro kilogrami, pasi kërkesa është më e lartë se oferta.

Ndërkohë që në Evropë, vihet re rritje një rritje e kërkesës për kërmijtë shqiptarë.

Edhe shumë nga restorantet dhe hotelet me zë në vend kanë nisur ta kërkojnë këtë produkt delikat duke e përfshirë në menutë e tyre, ndaj dhe bën sens që të përfitohet sa më shumë nga etja që ka tregu vendas dhe i huaj për kërmillin shqiptar.

Gjëra që duhet të dini para se të kultivoni kërmij

• Ruajini kërmijtë nga gjarpërinjtë, zogjtë, bretkosat, madje edhe nga lloje të tjera kërmijsh

• Njihuni me llojet e kërmijve dhe me atë që është më i përshtatshëm për tu kultivuar , pasi jo të gjithë kërmijtë janë të ngrënshëm. Dhe bëhuni gati të lexoni shumë për kërmijtë dhe trajtimin e tyre.

• Evitoni përdorimin e pesticideve në barin afër shtëpisë tuaj në rast se keni afër kërmij, pasi mund të jetë një rrezik për ta.

• Prijeni barin dhe shkurret, por mos i digjni. Lërini të thahen vetë, pasi ato janë ushqim për kërmijtë.

• Kushtojini vëmendje kërmijve kur mbyllen.

• Vendosni një limit që të mos largohen shumë, duke i kufizuar hapësirën me materiale që e pengojnë largimin e tyre.

• Kërkoni për tregje ku mund t’i eksportoni dhe ruajeni sasinë e pashitur duke e mbajtur të freskët

Eksportet e kermillit qe pasurojne Shqiptaret Read More »

Pse ndryshon pesha e trupit gjate dites

Pesha e trupit ndryshon rregullisht gjatë ditës si pasojë e luhatjes në ekuilibrat mes energjisë së marrë nëpërmjet ushqimit dhe energjisë së nxjerrë.

Nëse trupi merr më shumë energji se sa djeg, atëherë ju shtoni peshë.

Kjo ndodh menjëherë.

Më posht disa nga faktorët se përse pesha e trupit ndryshon gjatë ditës dhe cilat janë zgjidhjet për ruajtjen e peshës trupore.

Si Të Peshoheni Siç Duhet

Mos prisni që peshorja të tregojë peshën e duhur sa herë që ju keni nevojë të merrni sigurinë që ju duhet.

Peshorja tregon shifrat e duhur vetëm nëse mënyra se si ju qëndroni në këmbë është e duhura dhe por edhe mënyra si rrinë rrobat që mbani në trup.

Peshorja ka nevojë për qëndrueshmëri në posturë dhe jo vetëm.

Kur Duhet Të Peshoheni

Mëngjesi është periudha më e mirë për të marrë përgjigjet që po kërkoni.

Në mëngjes, sapo jeni zgjuar dhe me siguri nuk keni ngrënë as keni pirë.

Kështu do të zbuloni peshën e vërtetë.

Nëse peshoheni sapo të keni ngrënë, pesha e trupit do të jetë më e madhe.

Aktiviteti fizik

Disa atletë arrijnë të humbin 6 deri në 10 përqind të peshës trupore pas aktivitetit fizik.

Rënia në peshë ndodh kryesisht nëpërmjet djersës.

Mos u habisni, por rënia në peshë menjëherë pas aktivitetit fizik nuk është gjë e pazakontë.

Shëndeti

Sëmundjet janë shkaktare të rënies së papritur në peshë.

Diabeti, problemet me zemrën, madje edhe i ftohti  mund të shkaktojnë rënie të menjëhershme në peshë.

Nëse humbisni oreksin apo trupi juaj akumulon lëngjet, atëherë rezultatet e peshores mund të marrin një drejtim tjetër.

Medikamentet

Shumë ilaçe përfshirë ato kundër inflamacionit, hollimit të gjakut e të tjerë shkaktojnë rënie në peshë.

Medikamente si insulina, anti-depresivët apo ato kundër epilepsisë mund të përshpejtojnë shtimin në peshë.

Gjithnjë duhet të konsultoheni me një mjek në lidhje me efektet anësore të ilaçeve që merrni si ato me recetë ashtu edhe ato të marra në farmaci.

Pirja e ujit

Nëse pini një litër ujë, pesha juaj trupore do të rritet me një kilogram, nëse nuk kryeni asnjë aktivitet fizik.

Kjo nuk do të thotë se ju duhet të reshtni së piri ujë.

Në aspekt afatgjatë, pirja e ujit ndihmon në rënien në peshë.

Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë

55% deri në 75% e trupit përbëhet nga uji.

Nëse trupi ka më pak ujë, atëherë do të keni dhimbje koke dhe lëkurë të thatë.

Në shumë raste, nuk do ia dilni të mendoni qartë dhe do humbisni në peshë në mënyrë krejt të papritur.

Ju duhet të pini ujë që të zëvendësoni humbjet gjatë ditës.

Kafeja

Studimet tregojnë se nga një deri në tre filxhanë kafe në ditë ju ndihmojnë të ruani peshën trupore.

Kafeina ju ndihmon të digjni kalori dhe të hani më pak.

Kripa

Nëse e teproni me kripën, zemra do të vuajë dhe trupi do të ruajë lëngjet të cilat në vetvete rrisin peshën trupore.

Njerëzit që konsumojnë më shumë kripë, kanë tendencën ta teprojnë me yndyrnat dhe kaloritë, rrjedhimisht të shtojnë më shumë në peshë.

Gjumi

Studimet kanë treguar se gjumi luan rol në peshën trupore.

Për shembull, nëse kaloni netë të tëra pa gjumë ju mund të ndiheni më të uritur se zakonisht.

Një gjë e tillë do të rrisë peshën trupore në mënyrë të menjëhershme.

Pse ndryshon pesha e trupit gjate dites Read More »

Mesoni kurat natyrale per shendetin e gjakut

Gjaku është energjia që mban në lëvizje organizmin tonë.

Normalisht, ai duhet të qarkullojë në trup pa u trazuar, duke transportuar ushqyesit e nevojshëm në qeliza dhe duke dhënë dhe mbështetur vazhdimësinë e jetës.

Kur gjaku mpikset në një prej enëve ose kapilarëve, gjithçka ngec.

Një gjë e tillë mund të jetë kërcënuese për jetën, sepse bllokimi i arterieve pengon furnizimin me gjak të organeve jetësore siç është zemra ose truri.

Parandalimi i mpiksjes së gjakut shpesh arrihet nëpërmjet kurave natyrale të cilat do t’i gjeni të shtjelluara në këtë artikull.

Gjaku përbën rreth 8 përqind të peshës trupore.

Roli i gjakut në jetën tonë shpesh anashkalohet deri në momentin kur pësojmë një lëndim në lëkurë.

Atëherë rikujtohemi për rëndësinë e gjakut dhe përbërësve të tij në parandalimin e humbjeve të mëdha.

Mpiksja e gjakut ka të bëjë me bashkimin e qelizave të kuqe dhe përbërësve të tjerë qelizorë dhe akumulimin e tyre në vendin e lëndimit për të parandaluar rrjedhjen e tepruar të gjakut.

Holluesit natyralë të gjakut janë të rëndësishëm. Zakonisht, mpiksja e gjakut është e shëndetshme dhe ka një qëllim të vetëm; të parandalojë rrjedhjen e tepruar të gjakut.

Por, në disa raste, mpiksjet e vazhdueshme janë tregues të një problemi më madhor shëndetësor.

Shmangni mpiksjen e gjakut në mënyrë natyrale.

Pini ujë

Uji është një hollues mjaft efikas por i nënvlerësuar i gjakut.

Dozat e mjaftueshme të ujit e mbajnë trupin të hidratuar dhe garantojnë një qarkullim të mirë të gjakut.

Xhenxhefili dhe hudhra

Janë dy prej përbërësve më të zakontë në kuzhinën tonë. Ata luftojnë inflamacionin dhe parandalojnë artereosklerozën ose trashjen e mureve të enëve të gjakut dhe formimin e pllakëzave.

Vitamina D

Në mjekësinë popullore tradicionale Vitamin D e marrë nga dielli pranohet të luajë një rol natyral në hollimin e gjakut.

Antioksidantët

Barishtet si spinaqi, zarzavatet si brokoli dhe arrorët parandalojnë oksidimin dhe prodhimin e radikaleve të lira, duke pakësuar rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Kivi dhe specat e kuq përmbajnë fitoushqyes të rëndësishëm dhe enzima që kanë vlera në hollimin e gjakut dhe largimin e toksinave prej tij.

Ushqime të tjera të pasura me antioksidantë përfshijnë thjerrëzat, tërshërën dhe grurin.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një nga kurat më të mira natyrale kundër mpiksjes së gjakut falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

Çaji jeshil luan rol në zgjerimin e enëve të gjakut dhe prodhimin e lëndës së njohur si oksidi nitrik.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që gjendet tek agrumet, kivi, barishtet etj.

Ushqimet e pasura me vitaminën C ndihmojnë në rimëkëmbjen e mureve të arterieve dhe garantojnë një shëndet optimal vaskular.

Çokollata e zezë

Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane për Zemrën nxorri në pah se çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut, falë prodhimit të lëndëve të ndryshme kimike që zgjerojnë arteriet.

Speci djegës, çaji jeshil, xhenxhefili dhe hudhra janë ushqime të tjera që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është parësor në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër mpiksjes së tij.

Rëndësia e mëngjesit

Vlerësojeni mëngjesin. Zgjohuni herët. Niseni ditën me një vakt të mirë dhe të shëndetshëm dhe përfitoni të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Duhani vret

Duhani vret në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është dëmi që ai shkakton në enët e gjakut dhe problemeve me qarkullimin e tij.

Stresi

Stresi prish balancat hormonale dhe çon në prodhimin e radikaleve të lira që krijojnë një efekt zinxhir në trup përfshirë mpiksjen e tij.

Pakësoni alkolin

Nëse dëshironi të përmirësoni qarkullimin e gjakut, kufizoni dozat e alkolit.

Mesoni kurat natyrale per shendetin e gjakut Read More »

Kjo është e vetmja shqiptare që ka avion privat

Emina Çunmulaj, modelja e njohur shqiptare, e martuar me miliarderin Sam Nazarian, ka kënaqësinë që ta përdorë sa herë të dojë edhe avionin e saj privat.

Këtë e ka bërë gjatë ditës së djeshme ku ka postuar një fotografi para këtij avioni.

Emina ka më shumë se një vit e martuar me Sam, ky fryt i dashurisë së tyre është edhe një vajzë. Emina deri me tani është treguar një nënë e përkushtuar për rritjen e fëmijës së saj.

Kjo është e vetmja shqiptare që ka avion privat Read More »

E pabesueshme: Ja shifra marramendëse që shqiptarët lënë në bixhoz cdo vit

Sa më i varfër të jesh aq më shumë shpreson që të bëhesh i pasur sa më shpejt. Në të gjithë botën njihet lidhja mes varfërisë dhe tendencës për të luajtur me loto, bixhoz, kazino etj. Në Amerikë psh, në lagjet e varfëra luhet bizhoz sa dyfishi i lagjeve normale.

Nuk bën përjashtim as Shqipëria, ku sa vjen e shtohet shuma që banorët shpenzojnë për lojera fati. Në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë, sipas të dhënave që Monitor ka përpunuar nga deklarimet zyrtare në bilanc të të ardhurave të subjekteve të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve në kërkim të fatit janë rritur me 15%, duke zhvlerësuar “përpjekjet” e qeverisë në 2013-n për të luftuar këtë fenomen, përmes aksionit “Fundi i Marrëzisë”, apo ndryshimeve legjislative për t’i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit, por që për shkak të lobingjeve të forta afatet shtyhen vazhdimisht (në 2019). Këto janë vetëm shpenzimet zyrtare, teksa nuk llogaritet informaliteti që vlerësohet i lartë në këtë sektor. Pak muaj më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që nuk janë mbledhur nga ana e institucioneve përgjegjëse për periudhën 2014-2016.

Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 92 milionë dollarë. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a, TOP START.

Më pas janë shpenzimet për baste sportive me rreth 30 milionë dollarë, teksa në 2016-n ishte edhe Kampionati Europian. Regency Kazino ka rritur të ardhurat me rreth 40% në 1.4 miliardë lekë. Për lotaritë dhe bingot, shpenzimet janë më të ulëtat, në rreth 5-6 milionë dollarë. Por, më shumë sesa individëve, që kërkojnë të bëjnë goditjen e jetës, fati u buzëqesh kompanive, që marrin 30-50% të të ardhurave si fitime dhe rezultojnë si sektori më fitimprurës në vend. APEX renditet në 10 kompanitë më të mëdha në vend përsa i përket fitimeve (1.3 miliardë lekë fitime), ndërsa ka një normë fitimi prej 51%.

VLT Albania raportoi 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%. Fitimet e Regency International Casino Tirana u dyfishuan në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%. Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%. Normë më të ulët raportoi Adriatik Game, me 17%, teksa fitimet në vlerë absolute arritën në 353 milionë lekë.

Pritet të shikohet se çfarë ndikimi do të japë në këtë aspekt futja në funksion e koncesionit të monitorimit të këtyre subjekteve, që ka hyrë në fuqi në mes të vitit të kaluar. Ky koncesion është kundërshtuar në Gjykatë nga Shoqata e Shoqërive të Lojërave të Basteve Sportive.

E pabesueshme: Ja shifra marramendëse që shqiptarët lënë në bixhoz cdo vit Read More »

Shpërthen Çani: Akuza për Donald Lu dhe Gramozin

Shume dyshime jane hedhur e po hidhen mbi figuren e kryeprokurores se re te pergjithshme te perkohshme, Arta Marku, e cila per shkak te menyres se zgjedhjes se saj ne ate detyre, shihet si nje person politik.

Gazetari Arian Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se kryeprokurorja Arta Marku ishte e përzgjedhura e Donald Lu, teksa shton se teori konspirative e lidhin këtë çështje edhe me vizitën e Gramoz Ruçi në SHBA.

Çani: Më në fund Donald Lu ka kryeprokuroren e vet në Shqipëri. Zheji: Është më mirë që të jetë kryeprokurorja e kryeministrit siç tha Berisha

Çani: Ka edhe një teori konspiracioni që thotë se Gramoz Ruçin një nga arsyet që e ftuan në Amerikë ishte kjo. Gramozi kishte 20 vjet që nuk kishte shkuar asnjëherë në Amerikë. I thanë zt.Ruçi se nuk duhet të krijosh asnjë problem që kjo na duhet kryeprokurore. Unë besoj që Rama e do këtë kryeprokurore dhe meqë e donte Rama e do edhe Lu-ja.

Shpërthen Çani: Akuza për Donald Lu dhe Gramozin Read More »