Aurora

Foto që i tregonte barkun e rrumbullakosur, flet Armina dhe thotë që…

Qe dje po qarkullojne në mediat online disa foto të blogeres Armina Mevlani e cila duket me barkun e rrumbullakosur.

Menjëherë shtypi rozë, nisi të aludonte rreth një shtatzënie të mundshme por jo, Armina nuk është shtatzënë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo për dielli online ndërsa ka pohuar se do bëjë dasmë më parë duke paralajmëruar kështu se së shpejti ajo dhe Shkëlzen Berisha do mbajnë ceremoninë e celebrimit.

“Ndoshta pozicioni i fotos, ndoshta edhe darka që kisha ngrënë kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”, ka thënë Armina.

 

Foto që i tregonte barkun e rrumbullakosur, flet Armina dhe thotë që… Read More »

Kirurgu durrsak vjen nga Italia dhe i kërkon ndihmë Ramës, ja letra që i shkruan

Ai quhet Remi Likaj dhe i ka shkruar Rames ne faqen e tij ne FB, duke i kerkuar ndihme pasi sipas tij ka bere stazh pune ne spitalin e Ancones ne Itali, por ne Shqiperi nuk gjen vend pune se nuk e pranojne.

mjeku

Letra e mjekut

Pershendetje Z.Kryeminister.Jam nje mjek specialist Kirurg Oro Maxillo Facial i diplomuar ne Shqiperi gjithashtu dhe me nje stazh pune te konsiderueshem ne spitalin e Ancones ne Itali.Kam mbi 6 muaj qe kerkoj nje vend pune ne spitalet rajonale dhe bashkiake si Durres ,Etj,por drejtoret e spitaleve ma mbyllin deren ne fytyre.Kam mbaruar me mesatare specializimi ekselente por nuk duan Tja dine asnje nga spitalet per sakrificen qe kam bere dhe mundin tim.Kam dorezuar dosjen time bashke me kurrikulumin ,diplomat e trajnimet brenda dhe jashte shtetit ne ministrine e shendetsise.Por asnje pergjigje konkrete.Zoti Kryeminister une dua te punoj dhe te jap maksimumin tim ne baze te njohurive dhe formimit tim si mjek specialist.Ju lutem me ndihmoni qe te gjej nje vend pune ketu ne spital, ne vendin tim.Kam besim se ju dini ti zgjidhni gjerat ne menyren me te mire te mundshme.Te falemnderit.

kirirgu

Kirurgu durrsak vjen nga Italia dhe i kërkon ndihmë Ramës, ja letra që i shkruan Read More »

Grida Duma: Imagjinoni një burrë të gjatë që e ka të hollë…

Deputetja e PD Grida Duma, gjatë një diskutimi në emisionin Top Show ka komentuar ligjëruesit publik të cilët nuk kanë zërin e duhur për të folur para një audience të caktuar.

Së fundmi po bën xhiro në rrjetet sociale fjala e saj ku thotë se nuk mund të imagjinohet që një mashkull i gjatë dhe i mbushur të ketë zërin e hollë.

Ajo thotë se kjo është e tmerrshme. Sipas saj vokali është i rëndësishëm dhe s’mund të bëhesh nëse s’ke zë.

Ndërkohë përballë saj qëndronte mendueshëm deputeti Ervin Salianji i cili e dëgjonte me vëmendje.

Grida Duma: Imagjinoni një burrë të gjatë që e ka të hollë… Read More »

Të dashur kolegë, 50 a 70 portale e lajme-bërës, mos i vrisni vajzat! Lerini rehat gratë!

Nga Edlira Gjoni

Titujt sensacionalë, përshkrimi i detajuar i krimit, fotot e viktimës a vendit të ngjarjes, përdorimi i formës jo-veprore, epitetet e metaforat e ekzagjeruara (Krim për pasion apo i paralajmëruar) njihen si mënyra që padashur, fajësojnë viktimën. Dhe më e keqja, japin mesazh të gabuar tek vrasësit e tjerë që janë në radhë.

Sigurisht që për klikimet tuaja vetëm lajmi i kobshëm është lajm, ama në keni edhe pak humanizëm e ndjesi të lartë profesionale, ju lutem shkruani për fenomenin: Pse vriten vajzat? Gratë? Çfarë e bën kaq banale lehtësinë e marrjes së një jete?

Nuk duhen fotot e vjedhura pa leje duke përdhosur viktimën e gjorë. As intervista kalimtarësh. Ju lutem shpjegojeni fenomenin përmes njerëzve që marrin vesh: psikologët, punonjësit socialë, ekspertët e ligjit që njohin sjelljet e të lëkundurve mendërisht.

Kini respekt për viktimën! Tregoni humanizëm! E mbi të gjitha, profesionalë. Ndihmojini viktimat e radhës. Mos i vrisni ato me mënyrën e padrejtë të (jo)gazetarisë sensacionale!

Të dashur kolegë, 50 a 70 portale e lajme-bërës, mos i vrisni vajzat! Lerini rehat gratë! Read More »

Skandaloze, ja si transportohej mishi që do shitej ditën e shtunë, miliona lekë gjoba

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, bllokoi të shtunen sasi të konsiderueshme mishi dhe penalizoi disa subjekte.

Gjatë të shtunës, AKU zbuloi se, brenda një furgoni mallarash me targa KO 3012 B dhe që drejtohej nga Kristo Mukades, transporohej mish për konsum njerezor, në kushte të tmerrshme. Siç e shikoni edhe në foto, brenda në furgon ishin 65 kg mish. Vetë drejtuesi i mjetit ka pranuar se e kishte për ta shitur, ndërkohë që AKU konfiskoi mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300.000 mije lek subjektin.

Po kështu, gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, gjeti dhe sekuestroi 21 kg mishi keci pa vulë dhe certifikaten veterinare.

Ndaj subjektit u vendos masa e gjobes 200.000 lek dhe u sekuestrua mishi. Po të shtunen, inspektoret e AKU, në një dyqan tregtimi mishi në Paskuqan, me adminiatrator Artis Lala, konstatuan 198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe pa vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 300000 lek, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës. AKU, për çdo rast, pati dhe mbështetjen e policisë, ndërsa aksiome me bllokime e sekuestrime ka pasur dhe në Fier, Vlorë e Gjirokastër.

Skandaloze, ja si transportohej mishi që do shitej ditën e shtunë, miliona lekë gjoba Read More »

Zbuluam mjeken që kujdeset për VIP-at e politikës, nga Kryemadhi te Rama e Bregu

Kur doli herën e fundit në media, nga selia e LSI, Monika Kryemadhi, u shfaq krejt ndryshe nga herët e tjera, me një “look” të kuruar deri në detaj.

Por cili është “sekreti” i transformimit të Kryemadhit? Doktoreshë Silva zbuloi se kujdeset për gjithë familjen e Presidentit Meta, është mikeshë e vjetër e kryeministrit Rama, ish studente e doktor, Berishës dhe mjekja që prej vitesh ndjek edhe shëndetin e Majlinda Bregut.

“Monika, për vetë pozicionin social, jeton një jetë me probleme, jo indiferente ndaj stresit psikologjik dhe fizik. Kjo sjell shpesh një tendencë të një jete jo të shëndetshme. Kjo në fakt vlen për të gjithë pacientët e mi që ndjek në Shqipëri”, thotë për newsbomb.al, doktoreshë Silva.

Ndonëse shume heremetike dhe e kujdesshme për mos të zbuluar më shumë nga çduhet për pacientët e saj, ne kemi mundur t’i marrim një intervistë ekskluizivisht për newsbomb.al doktoreshë  Silva Ruli Shametaj, e cila ka 23 vite mjeke më Republikën e San Marinos, është specialiste në sëmundjet e brendshme e specialiste në kurat antirrudhë. Doktoreshë Silva ka qenë për 20 vjet drejtore e Departamentit Shtetëror të Specialiteteve në spital, 7 vjet drejtore e emodializës dhe e ambulatorit të ipertensionit arterios. Aktulisht, ajo është shefe në Pneumologjinë geriatrike. Ndonëse jeton në Itali, ia ka dalë të ndjekë nga afër pacientët e saj në Shqipëri duke ardhur këtu, së paku çdo tre javë, siç rrëfen vetë doktoresha.

INTERVISTA EKSKLUZIVE PËR NEWSBOMB.AL

Doktoreshë Silva, ju kujdeseni për shëndetin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi… Si ia keni dalë ta transformoni kaq pozitivisht?

Kuroj familjen e Presidentit e shumë pacientë të tjerë përmes vështrimit global 360 gradë , përmes monitorimit të gjendjes shëndetësore, parametrave klinikë, nutrizonale dhe specifike laboratorike. Është ky kyçi i një jete të shëndetshme.

Korrigjimi i defiçiteve në parametra, dieta e balancuar e raporteve të proteinave, karbohidrateve e fibrave si dhe integrimi dhe ologoelement e macrobiotik është një element fondamental.

Gjithashtu dhe integrimi me substanca antioksidantë në raporte të kontrolluara mejësor si kurkuma, vitamina E, C, seleniumi, si me rrugë ushqimore ashtu edhe me infusione endovenoze të cilat reduktojnë stresin organik dhe ndikojnë në jetëgjatësinë e rigjenerimin qelizor. Dieta e kontrolluar, kontrolli i aktivitetit fizik dhe monitorimi frekuent klinik jep rezultatet që janë mëse të dukshme.

Pra ju sapo zbuluat se nuk kujdeseni për zonjën Kryemadhi por për të gjithë familjen Metaj…

Po, dhe jo vetëm…

Në daljen e fundit për media, konkretisht, pasditen e djeshme zonja Kryemadhi u shfaq me shumë kile më pak. Na thoni diçka më specifike! Çfarë keni bërë për ta sjellë kaq në formë? Cila është dieta?

Nuk ka asnjë formulë ideale në mjekësinë serioze. Ka pacientë me parametra e karakteristika individuale që kërkojnë trajtime individuale. Dietë normokalorike, e balancuar dhe e integruar. Një nga elementët kryesorë, jo vetëm me zonjën Kryemadhi është raporti i besimit mes mjekut dhe pacientit. Besimi dhe bashkëpunimi.

Çfarë keni hasur në shëndetin e zonjës Kryemadhi? Çfarë ka specifike në te e që ju po tregoni më shumë kujdes?

Monika, për vetë pozicionin social, jeton një jetë me probleme, jo indiferente ndaj stresit psikologjik dhe fizik. Kjo sjell shpesh një tendencë të një jete jo të shëndetshme. Kjo në fakt vlen për të gjithë pacientët e mi që ndjek në Shqipëri.

Korrigjimi i parametrave të glicemisë, ipertensionit, profilit lipidik, profilit vitaminike dhe emantologjik, ndihmon në riekuilibrimin dhe evitimin e proceseve të rrezikshme kardiovaskulare.

Si dakordoheni bashkë? Sa shpesh e takoni familjen Meta? Si e ndiqni rastin e tyre aq kohë sa jetoni mes Italisë e Shqipërisë?

Unë jam në Tiranë çdo tre javë thuajse pasi ndjek shumë pacientë në Shqipëri prej shumë vitesh.

Për t’u rikthyer te zonja Kryemadhi… A është një paciente e vështirë kryetarja?

Monika hyn te pacientet që plotësojnë çdo rregull të vënë nga unë me fanatizëm.

Dhe cilat janë disa nga rregullat që i keni vendosur?

Nuk ka lista të fshehta. Ka pacientë besnikë dhe të rregullt, dhe mjek specialistë e skrupuloz.

Ju kujdeseni dhe për shëndetin e zonjës Majlinda Bregu, e cila gjithashtu shfaqet shumë në formë. Kush është paciente më “rebele” apo e vështirë, Majlinda apo Monika?

Vështirësia kur kanë besim nuk ekziston më. I vetmi ndryshim është që secila ka karakteristikat fisnike, karakteriale e mjekësore të ndryshme.

Dhe impenjimi im është i ndryshëm në varësi të asaj që dua të arrij, të kuroj apo përmirësoj.

A janë të shëndetshme dy zonjat e politikës?

Janë të kontrolluara e monitoruara siç mendoj që duhet të jenë individët mbi 40 vjeç. Të parandalosh është më mirë se sa të kurosh. Por është koncept i vështirë në Shqipëri, ky.

Si keni rënë në kontakt me personazhet e njohur,  shkuat ju tek ata apo anasjelltas?

Unë jetoj e punoj në Itali dhe kam studiuar këtu për 28 vjet por jam vajzë Tirane dhe vij nga një familje mjekësh. Vajzë e një kirurgu, doceti universitar. Ne tiranasit, edhe pse të ikur mbetemi miq. Natyrisht që më kanë kontaktuar. Jam brez e mikeshë familje e kryeministrit, ish-studente e doktorit, e komshije me Monikën e Majlindën. Kjo është Tirana…

majlinda

Deputetet e PS, Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Arta Dade, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar./r/n/r/nLawmakers, Majlinda Bregu, Mesila Doda and Arta Dade, during a parliamentary session.
Deputetet e PS, Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Arta Dade, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar. /r/n/r/nLawmakers, Majlinda Bregu, Mesila Doda and Arta Dade, during a parliamentary session.

ediramaddd

Zbuluam mjeken që kujdeset për VIP-at e politikës, nga Kryemadhi te Rama e Bregu Read More »

Njihuni me 3 shenjat më llafazane të Horoskopit

Nga bisedat e vogla te ato më seriozitet njerëzit e duan komunikimin. Disa më shumë disa më pak, e rëndësishme është që të gjithë flasim.

Gjithashtu ka edhe prej atyre njerëzve të cilët nuk dinë të pushojnë, dhe i përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit:

Binjakët – Si mund të pushoj së foluri një shenjë e udhëhequr nga Mërkuri? Planeti i mendimit u jep atyre edhe një aftësi të madhe për ta shprehur gjithmonë atë që mendojnë, dhe për hir të së vërtetës Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë, dhe ju mund ta dalloni lehtësisht një Binjak në bisedë e sipër.

Dashi – Impulsiv dhe elokuentë, të lindurit në shenjën e Dashit do thonë çfarë ju vjen në mendje. Ata thjesht nuk i mbajnë dot gjërat përbrenda dhe kjo reflektohet më së miri në një bisedë. Prisni debate të forta dhe të gjata me ta sepse e kanë pasion.

Shigjetari – Janë të sinqertë dhe entuziastë. Në bisedë kërkojnë protagonizëm dhe janë plotë me humor. Mos prisni kurrë një Shigjetar të heshtur, dhe vetëm mendoni të jeni një Akrep nën shoqërinë e këtyre 3 shenjave.

Njihuni me 3 shenjat më llafazane të Horoskopit Read More »

Orikum:Ja cfare ben mjeku ne orarin e punes.Pacientet presin

Fiks Fare ka denoncuar mbrëmjen e së hënës sesi një mjek i Qendrës Shëndetësore në Orikum, gjatë orarit zyrtar të punës, rri në lokal, duke mbajtur pranë edhe ambulancën.

Për mjekun Enrik Haxhiraj u ankuan në Fiks Fare disa qytetarë, të cilët shpjegonin që ai rri në lokal gjatë orarit zyrtar të punës, duke lozur tavëll dhe nuk shërben për pacientët, duke i lënë të presin pas dere. Madje, qytetarët thanë se ka raste që ai lëshon recetat nga lokali.

Pas këtyre ankesave, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Orikum për të verifikuar rastin. Fiks Fare e vëzhgoi për dy ditë mjekun Haxhiraj, ku ditën e parë shkoi në qendrën shëndetësore, ku gjeti mjekun që po dilte. Ai u mbajt në ruajtje gjatë gjithë ditës, por qëndroi në një kafe, duke mos u kthyer më në punë.

Edhe në ditën e dytë, mjeku doli që paradite, madje, këtë e konfirmojnë edhe disa qytetarë. Për këtë arsye, gazetarët e Fiksit e kërkuan mjekun dhe e gjetën teksa rrinte me persona të tjerë në lokal. Fillimisht, ai shkon te një gomisteri gjatë orarit të punës, më pas shkon në një lokal, ku ka me vete edhe shoferin e ambulancën.

Më pas, ai shkon një tavernë (piceri), ndërsa gazetarët e Fiks Fare shkojnë dhe e kërkojnë në qendrën shëndetësore.

Pasi njoftohet nga kolegët, mjeku shkon në qendrën shëndetësore, duke u justifikuar se ishte në një vizitë në familje, por nga pamjet e realizuara nga Fiks Fare rezulton që ai del nga taverna, shkon në makinën e tij, merr çantën e tij dhe më pas hip në ambulancë, duke u shtirur sikur kishte qenë për vizitë.

Mjeku Enrik Haxhiraj pretendon për Fiksin se ka qenë në vizitë në familje. Ai thotë se shkon në kafe rreth 20 minuta në ditë, ose për të ngrënë. I pyetur se ku ishte para se të vinte, ai gënjen duke thënë se ishte te një pacient.

Më pas, ai pranon se luan ndonjëherë tavëll, por kur është në gatishmëri, nuk është e thënë se ai duhet të qëndrojë në qendër shëndetësore, por loz me shokët, tavëll, bilardo dhe po i ra telefoni paraqitet në punë.

Sa i përket recetave, ai thotë se lëshon receta të parimbursueshme jashtë spitalit, por kryesisht për pacientë që nuk lëvizin dot dhe i viziton në shtëpi.

Drejtoresha e qendrës shëndetësore, Gjinovefa Hasko, thotë se ditën që gazetarët e Fiksit shkuan aty, nuk e ka vënë re këtë mungesë, por në ndonjë rast mund të ketë qenë pak tolerante me oraret, kur ai ka dalë të pijë ndonjë kafe.

Po ashtu, ajo deklaron se është e kundërligjshme të jepen receta në lokal dhe që ndonjëherë është toleruar mjeku për zgjatjen e orareve të kafesë, por që gjatë orarit zyrtar të punës duhet të respektohet nga çdo mjek.

Ajo thotë se aty janë vetëm tre mjekë pensionistë dhe i riu Haxhiraj.

Orikum:Ja cfare ben mjeku ne orarin e punes.Pacientet presin Read More »