Aurora

Fërgesë e ngrohtë me patëllxhanë dhe miell misri , shije perfekte

Një recetë e lehtë, fantastike në vlera dhe e mrekullueshme në shije është ajo e përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë, miell misri dhe gjizë.

Patëllxhanët janë ndër perimet më të veçanta në shije e të pasura në vlera.

Çdo gatim me patëllxhanë të përfshin tërësisht me shijen e mrekullueshme teksa të ofron vlera mirëbërëse për shëndetin.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë dhe miell misri, një recetë ideale për t’u përgatitur dhe shijuar në çdo kohë.
Përgatitja e Fërgesës me Patëllxhanë
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

5-6 lugë gjelle me miell misri

4-5 patëllxhanë

3 lugë gjelle gjalpë të freskët (për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit)

4-5 lugë gjellë gjizë e freskët

4 thelpinj hudhra

4 gota ujë

Spec djegës pluhur

Kripë

Pak gjalpë për spërkatje

Disa thelpinj arrash
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni patëllxhanët dhe t’i vendosni në një tenxhere me ujë në zjarr që të ziejnë derisa pjesa e tulit të tyre të zbutet mirë.

Më pas përmes një luge merrni të gjithë tulin e patëllxhanit, shtypeni në formën e puresë dhe vendoseni në një enë mënjanë për ta përdorur më vonë në përgatitjen e fërgesës.

Ndërkohë, vendosni një tenxhere në zjarr dhe kaurdisni miellin e misrit me gjalpë derisa mielli të zverdhet.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni gjizën, hudhrat e shtypura, kripën, specin djegës dhe ujin.

Përzjeini dhe lërini të ziejnë derisa masa të trashet. Në fund shtojini tulin e patëllxhanëve që keni lënë mënjanë.

Përziejini bashkë dhe largojini nga zjarri.

Lëreni fërgesën të ftohet pak dhe kur ta shërbeni spërkateni me disa pika gjalpë të tretur dhe disa thelpinj arrash

Nëse preferoni mund ta spërkasni edhe me pak djathë të thërrmuar.

Kjo fërgesë fantastike shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës, bukë të thekur apo edhe byrekë shtëpie./AgroWeb.org

Fërgesë e ngrohtë me patëllxhanë dhe miell misri , shije perfekte Read More »

Lëngu i artë /Vaj ulliri me limon për shëndet të plotë

Prej shumë vitesh njerëzit e kanë përdorur kurën natyrale me vaj ulliri dhe limon në të mirë të shëndetit dhe trupit.

Kjo kurë që konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal.

Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht.
Përfitimet E Kurës Me Vaj Ulliri Dhe Limon Për Shëndetin
Detoksifikimi I Trupit
Përzierja mes vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin.

Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies mëngjesit që të funksionojë në mënyrë perfekte.
Mbrojtje Për Zemrën
Sipas informacioneve të AgroWeb, vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore që riaktivizojnë qarkullimin e brendshëm, duke eliminuar kolesterolin e keq.

Vaji i ullirit largon inflamacionin dhe e pajis trupin me vitamina.
Kundër Kolesterolit
Vaji I ullirit me limon është një kurë natyrale për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak.
Problemet Me Reumatizmën
Sekreti i suksesit të kësaj kure kundër reumatizmës qëndron tek vlerat kundër inflamacionit.

Nëse e pini këtë kurë rregullisht me stomak bosh do të përjetoni më pak dhimbje të kyçeve.

Jo më kot kjo kurë njihet si lëngu i artë.
Kundër Konstipacionit
Vaji i ullirit ka efekt laskativ sidomos kur konsumohet me stomak bosh.

Kjo kurë natyrale zgjidh problemin e konstipacionit.
Për Shëndetin E Mëlçisë
Kur organizmi mbushet me toksina falë ushqyerjes së keqe, në ndihmë vjen vaji i ullirit me lëngun e limonit.

Intoksikimi i organizmit ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe funksionin e mëlçisë, sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Duke e konsumuar lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në mënyrë të rregullt do të përmirësoni shëndetin e mëlçisë.
Problemet Me Tretjen
Lëngu i limonit me vaj ulliri rekomandohet për problemet me tretjen, aciditetin në stomak e të tjerë.

Ky lëng ka efekt qetësues për problemet me stomakun sidomos kur konsumohet esëll.
Lëkura, Flokët Dhe Thonjtë
Vaji i ullirit me lëngun e limonit është një kurë ideale për njerëzit që kanë thonj të brishtë, akne dhe çrregullime të pehashit të lëkurës.

Ky lëng është i pasur me antioksidantë që luftojnë shenjat e moshës, rrudhat dhe njollat në lëkurë.

Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit gjithashtu rekomandohen për të trajtuar zbokthin në flokë, duke e masazhuar përpara larjes./AgroWeb.org

Lëngu i artë /Vaj ulliri me limon për shëndet të plotë Read More »

Geraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve në një video të rrallë

Një video e rrallë e shoqëruar me audio e mbretëreshës së Shqipërisë Geraldina Apony në vitin 1938, është publikuar nga gazetari Roland Qafoku

“Nuk mbretëroi më shumë se 1 vit në fron dhe 63 vite të jetës i kaloi në ekzil. Mbërriti në Shqipëri më 28 qershor 2002 dhe vdiq në Tiranë me 22 tetor të atij viti”, shkruan gazetari Qafoku, për Mbretëreshën e shqiptarëve.

Mbretëresha Geraldinë

Mbretëresha Geraldinë

“Një figure e jashtëzakonshme, e vlerësuar për bukurinë e saj me çmimin “Trëndafili i bardhë” i Budapestit, Geraldina Apony ishte një vajzë me baba hungarez dhe nënë amerikane, që jetën e saj ia fali mbretit Zog, por që froni i mbretëreshës i shkaktoi vetëm dhimbje”.

https://www.facebook.com/100004482915116/videos/609196539239771/?t=0

“Megjithatë kush e njohu, kush e studioi dhe kush dëgjoi për të, duhet të ketë rënë në dashuri me këtë figurë historike për Shqipërinë”, shkruan më tej Qafoku.

“ Nuk doni ta besoni?”, pyet ai, duke dhënë vetë përgjigje.

Foto nga ceremonia e martesës së Mbretëreshës Geralindinë me Mbretin Ahmet Zogu

“Ka një fakt domethënës: Regjimi komunist e cilësonte Ahmet Zogun tradhtar, satrap, kriminel e gjithëfarësoi, por ama për Geraldinën e tij nuk tha asnjë fjalë”.

Mbertëresha Geraldinë me djalin e saj, Princin Leka Zogu

“Ai regjim që i binte në qafë edhe Michael Jackson-it, këtë grua nuk e zuri kurrë në gojë, nuk e përgojoi dhe nuk e etiketoi. Ishte realisht diçka e rrallë”, shkruan gazetari në rrjetin social Facebook./lajmi.net

Mbretëresha Geraldinë me nipin e saj, Princin Leka Zogu II

/lajmi.net/

Geraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve në një video të rrallë Read More »

Kulaç i ëmbël me arra ,receta fantastike e shtëpisë

Një recetë fantastike, e thjeshtë në përgatitje por me një shije të veçantë të mrekullueshme.

Përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me reçelra të ndryshëm, kafe apo çaj por edhe fruta të ndryshme të freskëta.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën unike të përgatitjes së kulaçit të ëmbël në shtëpi.
Përgatitja e Kulaçit të Ëmbël në Shtëpi
Për 1 kg miell nevojiten
2 filxhanë kafeje me vaj ulliri

1 gotë sheqer

3 kokrra vezë

3 lugë gjelle arra të shtypura

1-2 lugë gjelle me rrush të thatë ( sipas preferencës)

Sodë

Ujë
Përgatitja
Si fillim sitni miellin dhe sodën e bukës, në mënyrë që kur të përgatisim brumin të mos krijohen kokrriza.

Brumin mund ta zini direkt në tavolinë ose të përdorni një tavë të madhe të cekët.

Në një tas të vogël trazojmë vajin me sheqerin derisa të shohim që kokrrizat e tij të jetë tretur.

Po aty shtojmë dhe vezët, dhe e përziejmë sa të gjithë përbërësit të formojnë një masë homogjene.

Hedhim miellin e situr dhe në mes hapim me dorë një vend ku do të shtojmë vajin me sheqerin dhe vezët e më pas shtojmë arrat e shtypura dhe nëse preferoni edhe rrush të thatë.

AgroWeb.org ju këshillon që me ndihmën e një piruni të trazoni lehtë, dhe më pas kur brumi të jetë lidhur pak, të filloni dhe ta punoni me duar.

Në ndryshim nga brumi i kulaçit tradicional, ai i kulaçit të ëmbël do të ngjasoj në butësi me atë të biskotave.

Nëse e shikoni që brumi është pak i fortë shtoni pak ujë.

Vendoseni brumin në një tas dhe lëreni rreth 15 minuta që të fryhet.

Tek një tavë hedhim pak vaj dhe lyejmë mirë të gjithë sipërfaqen e saj, më pas e spërkatim dhe me pak miell, kështu kulaçi nuk do të ngjitet.

Brumin e punojmë përsëri dhe me ndihmën e petësit e hapim sa perimetri i tavës ku do të piqet.

Nëse dëshironi, brumi ndahet dhe në kuleç të vegjël që mund t’i vendosni me radhë në  tavë në mënyrë që kur të piqet të ketë një formë më të veçantë.

Tavën e fusim në furrë të para ngrohur me 200 gradë celsius, per rreth 40 minuta.

Pas 40 minutash me një pirun shpojmë pak kulaçin dhe shohim që nëse sipërfaqja e pirunit del e pastër, atëherë kulaçi është gati.

Ky kulaç është ideal për mëngjeset në familje, i shoqëruar me lëngje frutash të freskëta apo reçele të ndryshëm./AgroWeb.org

Kulaç i ëmbël me arra ,receta fantastike e shtëpisë Read More »

Si të zhdukni thinjat me lëkurat e patateve

Patatet janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale.

Ato përmbajnë fosfor, hekur, kalçium, fibër, kalium dhe vitaminat A, B dhe C.

Të gjitha këto vitamina dhe minerale janë të dobishme për rritjen dhe fortësinë e flokut.

Lëkurat e patateve nga ana tjetër janë të shkëlqyera jo vetëm për flokë të shëndetshëm por edhe për zhdukjen e thinjave.

Kura me lëkurën e patates kundër thinjave, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë tingëllon pak e pazakontë, por përfitimet janë të mëdha.

Kjo është një mënyrë krejt efikase për të larguar thinjat dhe për të ruajtur ngjyrën natyrale të flokëve pa patur nevojë për ngjyrues artificialë.
Përfitimet E Kurës Me Lëkurë Patateje Për Flokët
Patatet përdoren për heqjen e rrathëve të zinj të syve por edhe për rritjen e flokëve dhe eliminimin e thinjave.

Kjo nuk është një zgjidhje e përhershme, por një maskim i përkohshëm dhe mjaft efikas.

Niseshteja tek ky zhardhok shërben si një ngjyryes natyral dhe prej shekujsh është përdorur për ngjyrosjen e tekstileve të ndryshme.
Përbërësit E Kurës
Lëkurat e gjashtë patateve,

Një tenxhere me ujë,

Kullesë

AgroWeb.org ju udhëzon që të ziejini lëkurat e patates në tenxhere për të paktën 20 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet për 15 minuta të tjera.

Më pas përdorni një kullesë ose napë të pastër dhe kullojeni lëngun në një tas të pastër.
Përdorimi I Lëngut Të Lëkurave Të Patateve
Lajeni kokën si zakonisht me shampo dhe zbutës.

Më pas krihini flokët dhe ndajini në 4-6 grupime në varësi të trashësisë dhe gjatësisë.

Hidhni lëngun e lëkurave të patateve me bollëk mbi secilin grupim.

AgroWeb.org ju këshillon se lëngu duhet hedhur edhe në pjesën e skalpit të kokës dhe duhet masazhuar.

Ju mund t’i shpëlani flokët me ujë të vakët ose ta mbani kurën në flokë duke e lënë të thahet natyralisht.

Procesi i shpëlarjes me lëngun e lëkurave të patateve duhet përsëritur disa herë në varësi të thinjave dhe intensitetit të ngjyrës që kërkoni/AgroWeb.org

Si të zhdukni thinjat me lëkurat e patateve Read More »

Në kërkim të pellazgëve me plis (VIDEO)

https://youtu.be/hDJQQOMkFlU

(Video e rrallë e punimit të qeleshes, në vitin 1937)

“Kam hallet e mia se m’ka humb qeleshja”, thotë teksti i një kënge të vjetër popullore. Por a e dini origjinën e plisit apo qeleshes siç njihet ajo rëndom sot? Që nga lashtësia, ekzistojnë shumë artefakte antike, ku personazhet janë me plis në kokë…por a është e njëjtë ajo, me origjinën e lashtë të plisit tonë, autentik shqiptar? (Në videon bashkëngjitur, një prodhim i “Pathe”, tregohet punimi i qeleshes -plisit apo qylafit – nga disa artizanë në Shqipërinë e vitit 1937).

Sipas Pashko Vasës (1825-1892) tek “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”: “Një gjë marrim ne përsipër: Gjithçka sa kemi sqaruar në lidhje me historinë, është e bazuar mbi logjikën e fakteve … Në qoftë se do të merren me to njerëz të tjerë, më të zotë dhe më të ditur se ne, ata do të jenë të shoqëruar në punën e tyre nga bekimet tona më të zjarrta”.

Në gjenezën e plisit, sipas entomologjisë, duhet të shohim dhe botimin e John Wilkes në veprën e tij “Ilirët” (Split, në vitin 2001), ku përmend ndër të tjerash se në urnat dhe relievin e varreve në Livna, në mes të Dalmacisë “shihen në mesin e kapelave të ngushta, edhe kapela e njohur e Ballkanit (qeleshja shqiptare) që shfaqet në relievin e Zenicës”.

Në mes të Beogradit dhe si simbol i kryeqytetit të Serbisë, ngrihet madhështore kolona “Fitimtari i Kosovës” (e përuruar më 07.10.1928) kushtuar, sipas medias serbe, fitores së Fushë-Kosovës mbi turqit. Statuja shpreh forcën ushtarake (kolona, trupi nudo i mashkullit dhe shpata) si dhe mbrojtjen hyjnore (shqiponja). Modeli i monumentit e ka origjinën tek tradita e Pellazgëve të lashtë, të cilët ngrinin shtylla të gurta pas çdo fitoreje. Këtë fakt na e dëshmon e Diodorit (Diodorus Siculus, shekulli i I-rë para Krishtit) i cili pohon se, “Faraoni Sheshoshi (Sesostri) ndërtoi shtyllat në formën e organeve gjenitale të burrit në rastin e popujve luftarak, duke besuar se mençuria e shpirtit të çdo populli do të shfaqet qartë në brezat pasardhës, nga pjesa kryesore e trupit. Por natyra jo-sllave e këtij monumenti, e dëshmon mbulesa e kokës, origjina e së cilës, lidhet me mitet Pellazge dhe në të gjitha format e saj historike, ka qenë karakteristikë e veshjes tradicionale të Shqiptarëve, deri në ditët e sotme”.

Në një rikthim pas, në albumin e librit “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, tregohet një skulpturë e Odisesë me qeleshe në kokë. Në po atë libër është edhe statuja e një bariu me fustanellë, qeleshe dhe një dash mbi supe, – e datuar si e shekullit të III-të para Krishtit. E kjo mbulesë tradicionale e kokës (sot e përdorur vetëm nga meshkujt) në shqip emërtohet “qeleshe”, “plis” apo “qylaf”. Emërtimi “qeleshe” tregon se, materiali i përdorur është leshi i bagëtisë, që sipas legjendave popullore është e trashëguar që nga periudha Ilire, ku qeleshja punohej prej leshit të shkelur (i shtypur me këmbë) të deles.

Nga dokumentet e kohës vërejmë se, “Në vitin 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i këshillonte autoritetet veneciane që ta bazonin ushtrinë e tyre tek elementi shqiptar: edhe në rast se do duhej të rekrutonin ushtarë nga kombësi të tjera, këta duhet të mbanin kapele shqiptare”. Ndërsa studiuesi Orhan Rexhepi nga Presheva, vëren se, “Veshjet e luftëtarëve të ruajtura në rasat e Mikenës dhe në poçeri, janë po ato veshje të sotme kombëtare shqiptare, me fustanella dhe plis”.

“Pileusi (Plisi) ndryshonte nga të gjithë kapelet e tjera, si në formë edhe në ngjyrë. Kapelja e Flamenëve, ishte me majë të mprehtë si forma e piramidave; por pileusi u shëmbëllente kapeleve që venë priftërinjtë në mes të Hebrenjve. Kjo paraqitet nga Shën Hieronimi: Kjo veshje e fisshme (genus) është plisi i rrumbullakët, siç paraqitet në pikturat e Uliksit.” (Epist. faqe 515)

Edhe sot, ndonëse jo brenda territorit administrativ shqiptar, por në Kosovë (komuna e Klinës), njihet “Dita e plisit”. Ideatori dhe organizatori i saj, aktori Ismet Krasniqi thotë se, “plisi i bardhë, është identitet i shqiptarëve”, duke synuar ta fusin atë, në trashëgiminë jo-materiale të UNESCO-s.

Sipas Krasniqit, “plisi ka ekzistuar në fotografi të vjetra, si në dyluftime, në kishën e Deçanit apo në afresket e kishave të hershme, janë gjurmët e plisit që mbanin në kokë formën origjinale të plisit. Në Shqipëri është lënë në harresë plisi, ashtu sikundër edhe xhubleta apo veshjet e tjera popullore, në dallim nga viset e Kosovës, ku trashëgimia popullore është ruajtur dhe po ringjallet”.

Papa Klementi XI

Më tej ai përmend një fakt historik ku thotë se, “Në fillim të shekullit XVIII-të u zgjodh papë Klementi XI-të, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një Konsilium i Peshkopëve të Shqipërisë, ku u mor vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe. Kapuçi i bardhë që ne shqiptarët e quajmë plis, qeleshe ose qylaf, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e jona. Për plisin ekzistojnë tek ne gojëdhëna të shumta e të ndryshme, në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij”.

Manastiri i Deçanit. Sipër, shqiptarë me plis para Manastirit në fillim shekulli. Poshtë. Një nga afresket…me plis

Sot, njihen veçse pak mjeshtër të prodhimit të saj në Shqipëri, ndër ta dhe Ndriçim Guna, qeleshepunuesi në pazarin shekullor të Krujës. Sipas tij, “Gjatë Luftës së Dytë Botërore dyqani u shkatërrua, pasi mbetën vetëm mjetet që mundën të shpëtohen. Në vitet e mëvonshme kur Enver Hoxha vizitoi Krujën mësoi se, babai im akoma i ruante mjetet e përdorura në prodhimin e plisit, e dërgoi babain tim në një mjeshtër plisi në Tiranë. Babai im kështu kishte mësuar përsëri traditën tonë familjare të ardhur nga gjyshërit, por që për shkak të luftës kishte pësuar ndërprerje. Ai bëri shumë përpjekje që unë ta vazhdoj këtë profesion. Sot ndjehem mirënjohës ndaj tij”.

Guna pohon se, prodhimin e plisave si një profesion të ardhur prej gjyshërve, e bën prej shekujsh. “Mjetet që nevojiten për prodhimin e plisave i përdorim për një kohë për më shumë se njëqind vjet. Këta mjete më japin jetë mua dhe profesionit tim. Djali im është akoma shumë i ri. Siç dihet të rinjtë e ditës së sotme nuk duan që të merren me këta punë të vështira. Por unë, sado që ishte e vështirë, ia mësova këtë profesion atij. Tani më ndihmon mua.”

Historia e Plisit

Fjala “Plis” në gjuhën shqipe emërton një copë dheu, që shkëputet kur hapet brazda për mbjellje apo ndonjë punim tjetër . Kur filloi të punohej toka dhe të mbilleshin bimët e egra, që shënoi lindjen e agrikulturës (afro para 7-8000 vjetësh) dhe vendbanimeve të përhershme, atëherë ka lindur edhe hyjnizimi i dheut. Etruskët e Tarkuinës (Tarquinia, Itali), një fis pellazg, e shikonin fatin e tyre tek plisi i një toke të punuar në orët e para të mëngjesit. Siç pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869) : “Pellazgët e kohës para-historike, ishin bujq të mirë, mjeshtër të zot dhe tek ata kulti fetar ishte mjaft i zhvilluar“. Është interesant një e dhënë e Hahn-it : “Më duket se kam këndue te një vjershëtor i vjetër, se krijesa e parë e botës asht delja, e cila ka dalë nga Toka”.

Në objektet arkeologjike shohim artefakte që ju blatoheshin Perëndive, që mbanin mbi kokë një copë dheu-Plisin. Për ta bërë më të qartë simbolin mitik, kjo pjesë lyhej më bojën e zezë. Me këtë “shenjë” dëshmonin përkatësinë e fisit të tyre “të lindur prej dheut” pra, prej fiseve pellazge. Forma konike si e fëmijëve të Zeusit, binjakëve Dioskurë apo e Aleksandrit të Madh, është ruajtur tek shqiptarët e sotëm të zonës së Labërisë dhe Çamërisë (Molosia e lashtë). Në skulpturën e Perëndisë tokësore Serapi, Plisi (dheu) është i zbukuruar me bimë; tek Perëndësha Astarte, copa “e dheut” ka formën cilindrike, e cila është forma e qeleshes më e përhapur tek popullsia shqiptare. Sot e gjejmë si mbulesë të kokës, po në ngjyrë të zezë edhe tek priftërinjtë e Kishës ortodokse.

Vendosja e copës së dheut mbi kokë, ishte një ide e njeriut primitiv që e praktikonte mbi artefaktet prej balte, të cilat liheshin në altarë apo vende të shenjta. Praktikisht, njeriu e vendosi mbi kokë shumë më vonë, në kohën kur mësoi ta përpunojë leshin e deles (kur filloi artizanati) gjithmonë për të treguar origjinën e tij, hyjnore. Gjurmët më të lashta të përdorimit të qeleshes, janë gjendur në mijëvjeçarin e III-të para Krishtit.

Si përfundim, sipas historianes Fatbardha Demi: “Qeleshja në zanafillë, ka shërbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt që e dëshmojnë objektet arkeologjike. Emërtimi Plis, është i periudhës para-historike dhe përcakton kohën e hyjnizimit të Tokës dhe krijimin e mitit të origjinës dhe të ringjalljes, së njeriut. Këto mite, shprehin një fazë të re në besimin e lashtë ku krahas forcave të natyrës, që mbizotëronin deri atëherë në mitet e para, u ndërfut edhe figura e njeriut. Miti para-historik i origjinës, mbijeton edhe sot tek emërtimi plis i qeleshes dhe emri Arban-Arbëresh (i banun/i bërë nga Ara) të shqiptarëve. Në gjuhën shqipe “Tokës së punuar” i thonë – Ara, ku rrënja “ar” tregon natyrën hyjnore të saj. Edhe emri pellazg, dëshmon mitin e lashtë dhe në shqip do të thotë :”Të lindur nga dheu” (Spiro Konda). “Ky fakt”, krahas shumë të tjerave sipas Demit, “pohon se shqiptarët e sotëm e kanë origjinën prej banorëve të parë evropianë – fiseve Pellazge”. /konica.al/25d32e44c4652e0b0e50d0713313a62f4839a22b92cbd88ba15dac5bd22268e17643424432_68a80b6809f80be3a0694c229dbe55d0f931b3eedemarubiqeleshe-konica-al_-e1495471291378the_symbol_of_albanianstumblr_inline_ooh5kevstc1sop7xk_540/njekomb

Në kërkim të pellazgëve me plis (VIDEO) Read More »

Gruaja më e bukur në botë, Princesha shqiptare Fevzia

Panteoni i bukurisë femërore të shekullit XX nxori në pah disa gra të bukura që asnjë shekull pasardhës nuk ka për ta zbehur bukurinë e tyre Ato janë bërë simbol i bukurisë femërore dhe emrat e tyre qëndrojnë më lart se bukuroshet e shpallura nëpër sallone bukurie dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nuk ka patur mashkull që i ka parë e të mos ketë ëndërruar për gra të tilla si Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj. Por nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, thuhej se njëra ka qenë më e bukura, e cila nuk ishte aktore hollivudiane, modele, apo një grua publike e njohur nga e gjithë bota. Ajo ishte një princeshë dhe njëkohësisht një mbretëreshë fanatike që do ta kishte për turp ta shpallnin gruan më të bukur në botë.

Emri i saj është Fawzia (Fevzia) Fuat Ali ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin. Princeshë Fevzia ishte bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit, i pari mbret egjiptian i kohëve moderne, ajo është e njohur edhe si motra më e madhe e fatkeqit mbretit Faruk, të cilin shqiptarët e kanë dëgjuar më të shumti, pasi ai i dha strehë mbretit Zog të Shqipërisë pas arratisjes së tij nga Shqipëria në prill të ’39.

Para se të flasim për Fevzien e bukur, le te themi dy fjalë për familjen e saj mbretërore dhe origjinën e tyre të pamohueshme shqiptare. Background i Familjes së Fevzies Tashmë është e njohur që Familja Mbretërore Egjiptiane ishte një familje shqiptare e mbetur atje që nga koha e themeluesit të Egjiptit modern nga gjenerali shqiptar, i madhi Mehmet Ali me origjinë nga Zëmblaku i Korçës (jo nga Pojani siç flitet), i dërguar në Egjipt nga Sulltani turk për të shtypur rebelimin Mamluk (Mamluk në arabisht do të thotë i huaj ose edhe i bardhë) pas tërheqjes së ushtrisë së Napolen Bonopartit.

Mehmet Ali shkoi në Egjipt në vitin 1805 në krye të një ushtrie turke të udhëhequr nga një bërthamë ushtarësh shqiptarë prej 6000 trupash, të përzgjedhur nga vetë Mehmet Ali. Ai i nënshtroi mamlukët me luftë dhe me dredhi dhe vendosi në Egjipt dinastinë e tij.

fawzia4

Dinastia

Sundimi i Mehmet Ali Shqiptarit në Egjypt pasqyrohet me hollësi sipas dokumentave të shumta të lëna nga personalitete të ndryshme botërore të asaj kohe. Por merita me madhe për trashëgimin e emrit shqiptar është e vetë Mehmet Aliut, i cili nuk dinte të fliste asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes dhe që shpesh thoshte me mburrje se ishte një shqiptar e bir shqiptari e që mundohej të bëhej një egjiptian (arab) i mirë. Ai filloi të mësojë turqisht dhe arabisht në moshën 45 vjeçe, po në këtë moshë filloi të mësoi edhe të shkruante për herë të parë në jetën e tij, pasi shqipja nuk ishte gjuhë e shkruar.

Duhet përmendur këtu që Mehmet Ali nuk e orientoi Egjiptin drejt Lindjes dhe Portës së Lartë, nga e cila varej, por drejt Perëndimit dhe veçanërisht drejt Francës dhe Anglisë ku edhe i shkolloi fëmijët e tij. Fevzia ishte stërmbesa e tij, vajza e Fuatit, i cili ishte bir i Ismailit, djalë i Ibrahim Pashës. Gjyshi i saj, Ismaili në vitin 1867 vendosi titullin e lartë Khedive në mbretërinë egjiptiane, titull i cili ngeli deri në vitin 1914 kur i biri i tij dhe babai i Fevzies e shpalli veten mbret dhe shkëputi të gjitha lidhjet me Perandorinë Turke tashmë të shkatërruar. Pas 1917 do të quhej sulltan dhe pas vitit 1923 ai do të shpallej përsëri mbret. Ndërtimi i Egjiptit modern Egjipti do të fillonte të bëhej modern me ndërtesa të bukura dhe me një infrastrukturë moderne, është vepër kryesisht e Ismailit, po ashtu edhe me hedhjen e bazës për ndërtimin e Kanalit të Suezit, të cilin do ta përfundonte i biri Fuat së bashku me vëllanë Said, emrin e të cilit do të merrte dhe Porti Said. Një nga veprat e tij më të bukura është shndërrimi i ishullit të shkretë në derdhje të lumit Nil, në një Parajsë Tokësore. Sot atje është qendra më e madhe kulturore dhe artistike e Egjiptit dhe mban një emër shqiptar, për të cilin do të shkruaj një herë tjetër. Do të ishte Mbreti Ismail ai, që do ta transformonte Egjiptin në një nga vendet më kozmopolite dhe do të hapte rrugën e modernizimit.

I edukuar në Paris dhe Vienë, njohës i shkëlqyer i një numër gjuhësh europiane, megjithëse në kokë mbante fesin tradicional turk, ai admironte Europën. Dhe u përpoq që, gjatë sundimit të tij, Egjipti të rivalizonte oborret mbretërore më të fuqishme të Europës. Gjatë regjimit të tij, kolonia e shqiptarëve në Egjipt, apo siç njihej, “Shqiptarët e Misirit”, njohu një rritje të madhe. Shqiptarët ishin vendosur kryesisht në Kajro dhe Aleksandri dhe zinin poste kyçe në administratën dhe ushtrinë egjiptiane. Më poshtë keni të gjithë portretet e sundimtarëve të Egjiptit që nga 1805 deri në vitin 1953, të gjithë me origjinë shqiptare. Fundi i Dinastisë

Kjo dinasti qeverisi në Egjipt për 147 vjet, deri në vitin 1952 kur Mbreti Fark u përzu nga Egjipti nëpërmjet një puçi ushtarak të udhëhequr nga gjeneralët Muhammad Naguib dhe Jamal Abd An-Nasser, të cilët instaluan me dhunë qeveritë e tyre në Egjipt që nga 18 qershori i vitit 1953. Këtu përfundoi njëherë e përgjithmonë Dinastia Shqiptare e Egjiptit. Pasardhësit e Dinsatisë Shqiptare të Egjiptit sot jetojnë në Zvicër. Fuati I, Babai i Fevzijes Nga martesa e dytë e Sulltan Fuatit, (më 1917 e shpalli veten sullatan të Egjiptit), me zonjën Nazli Sabri (1894-1978) në 26 maj 1919 në Bostan Sarai, do të lindte vajza më e bukur e Egjiptit dhe e botës, Fevzia, (kjo sipas thënieve të gjithë atyre që e kishin parë). E ëma e Fevzijes ishte bijë e Abdu’r-Rahim Pasha Sabri, ish Ministër i Bujqësisë dhe kryebashkiak i Kajros me origjinë po shqiptare. Gruaja e tij quhej Tefika Kahnum, mbesë e ish ministrit të jashtëm të Egjiptit, i cili rridhte nga një familje me gjak franko-shqiptar. (Mbesë e Sulejman Pashës, një oficer i lartë francez i Napoleon Bonopartit që ishte konvertuar në musliman) Fuati do të kishte pesë fëmijë; princeshë Fajzen, princeshë Fevzien, Faiken, Fatijen dhe një djalë, mbretin e ardhshëm Faruk. Fuati vdiq në Kaba Sarai në Kajro dhe u varros në Khedival Mauzoleum në xhaminë ar-Rifai po në Kajro. Khedive Ismaili (gjyshi i Fevzies) dhe i ati i Fuatit nuk ishte një njeri i kufizuar nga politika. Ai kishte një pasion të zjarrtë për ndërtime dhe rregullime në mënyrën më moderne të kohës në Egjiptin e qeverisur nga shqiptarët. Infrastruktura moderne e Egjiptit është vepër e tij, po ashtu baza industriale për ndërtimin e Kanalit të Suezit është po vepër e tij. Tre djem të tij dhe një nip ju bashkuan mbretërimit të Dinastisë Shqiptare në Egjipt të trashëguar nga Mehmet Aliu. I ati i Fevzies, Fuati ishte djali i dymbëdhjetë dhe më i vogli i Ismailit. Ky do të ishte dhe një nga mbretërit më antiotomanë që iu kundërvu Perandorisë Otomane me kulturën e tij perëndimore. Ishte kjo kohë kur Egjipti u vu nën influencën e Britanisë së Madhe. Për t’u mbrojtur nga sulmet ruso-turko-franko, Egjipti u vu nën protektoratin anglez dhe mbretërinë e shpallën sulltanat.

Fatkeqësisht Egjipti nuk qe një shtet i pavarur në të vërtetë, “it was well understood that the country’s nominal ruler could only be a puppet of the overbearing colonialist power.” Fayza Hassan, “Al-Ahram Weekly Online,” (7- 13 shkurt 2002, botimi No. 572), një revistë e përjavshme në internet në Egjipt. Gjatë kësaj periudhe, nën mbështetjen e Anglisë, Fuati u shndërrua nga një princ në Sulltan i Egjiptit e më pas në mbret duke u bërë kështu mbreti i parë i Dinastisë Shqiptare të Egjiptit në 1923. Anglezët zgjodhën Fuatin, pasi ai ishte tërësisht i orientuare pro anglez, me shpirt, zemër dhe mendje europiane dhe aspak arabe apo turke. Një arsye tjetër ishte sepse Fuati fliste shqip, anglisht dhe frëngjisht dhe nuk dinte të fliste turqisht dhe arabisht. Për të ishte e pazakontë t’ju drejtohej arabëve në gjuhën e tyre. E shoqja e Fuatit ishte Nazlia (gruaja e dytë) që ishte edukuar në Paris dhe fliste rrjedhshëm frëngjishten njëlloj si Fuati, duke bërë kështu që familja e tyre të ishte një familje frankofone. I ati i saj ishte Ministër i Bujqësisë. Ata u martuan në një festë intime familjare në 24 maj 1919 dhe pas 9 muajsh ata lindën fëmijën e parë që ishte djalë dhe që u quajt Faruk, i cili njihet pak a shumë nga shqiptarët si pritës i Mbretit Zog në emigrim pas pushtimit italian të Shqipërisë. Nazlija ishte e bukur dhe kishte gishtërinj shumë të hijshëm. Pas Farukut ata lindën 4 vajza dhe të katërta morën emra që fillonin me gërmën “F” që është një gërmë, e cila sipas besimit arab sjell fat dhe pasuri. Njëra nga ato qe Fevzia, e cila lindi pikërisht në 5 nëntor 1921, dy vjet para se i ati të shpallej mbret. Fevzia do të bëhej motra dhe shoqja më besnike e të vëllait dhe do të ndikonte shumë në jetën e tij derisa ai të bëhej mbret, pasardhës i të jatit. Faruku qe shumë i pashëm dhe shumë i dhënë pas qefit dhe bixhozit prandaj dhe mbretëria në kohën e tij mori rrukullimën, gjë që do të kishte një ndikim shumë të madh në përgatitjen e një puçi ushtark që do ta rrëzonte atë nga froni dhe më pas do emërohej pa fat mbreti i vogël Fuat i II gjashtë muajsh. Fevzia Fevzia do të lindte nga martesa e dytë e Sulltanit (më vonë mbretit) të Egjiptit, Fuati I me Nazlie Sabri siç e thamë më lart, në pallatin mbretëror Ras al-Tine Palace në Aleksandria, dhe qe vajza më e vjetër e Fuatit. Fevzia ishte mbesë (nga nëna) e Sulejman Pashës, ish oficer i lartë i Napoleon Bonopartit, i konvertuar në fenë islame dhe i inkuadruar në ushtrinë egjiptiane.

Tre motrat e tjera të saj ishin, Fejza, Faika dhe Fatija. E hollë, e bukur, me një figurë elegante të paparë ndonjëherë, mpleksur tërë magjia e bukurisë femrore. Vëllai i vetëm i saj ishte Faruku. Ajo pati dhe dy gjysëm vëllezër nga martesa e parë e Mbretit Fuat me Princeshë Shivakiar Khanum Effendi, me të cilët ajo nuk pati marrëdhënie. Ky qe pak a shumë backgraund i familjes së Fevzies së bukur. Fevzia -gruaja me bukuri të rrallë Kjo grua është përshkruar në të shumtën e rasteve si një “Bukuri Shokuese,” si “Shkatërruese Zemrash,” si “Princesha me e bukur e botës,” si “Grua që të rrëzon me një shikim,” etj. Disa gazeta të kohës së saj e kanë cilësuar si, “Gruan më të bukur të botës” dhe në të vërtetë ajo ishte. Në atë kohë në Hollivud flitej për të sikur të qe Ylli i Hollivudit. Fotografi i Mbretërisë Kinematografike Sir Cecil Beaton do të shkruante këto fjalë për Fevzien e bukur: “Në qoftë se Boticeli do të mishëronte në penelin e tij një Afërditë Aziatike, Fevzia do të qe subjekti i duhur. Vetëm pasqyrimi i shpirtit dhe fytyrës së saj engjëllore prej perëndeshe do të na jepte në përjetësi një bukuri magjepse të paparë ndonjëherë me sytë e saj blu dhe buzët e saj si tul qershie, nën kurorën e flokëve gështenjë të errët, do të bënte që burrat e tërë botës të humbisnin mendjen.” Gazeta, revista të kohës do të shkruanin kështu për Fevzien: “E hollë, e bukur, me një figurë elegante të paparë ndonjëherë, mpleksur tërë magjia e bukurisë femrore së bashku me pasionin hyjnor të një shembëlltyre marramendëse dhe shokuese, do të spikaste femra më ideale e tërë kohrave e që do të quhej Fevzie.” “Askush dhe asnjë mashkull s’mund t’i rezistonte dot asaj joshje të ëmbël përmbledhur vetëm në një femër që vezullonte në Kajro dhe që do ndriçonte më shumë se Dielli Arab.” Gazetat e tërë Arabisë, Azisë, Europës dhe Amerikës do ta shpallnin Princeshë Fevzien si Miss Botën e pakurorëzuar. Reza Shah i Iranit do të shikonte më shumë nga Fevzia sesa nga Dielli Persian. Faruku, vëllai i Fevzies do të shikonte një Shah në krah të tij si kunat dhe përkrahës në trazirat anti Farukiane. Po ashtu me këtë martesë do të rritej shumë edhe influenca dhe mbështetja për Farukun në Lindjen e Mesme. Ai mezi priste që ta bënte Shahun Iranian kunatin e tij. Në atë kohë Perëndesha e Bukurisë, Fevzia ishte vetëm 17 vjeçe. Fevzia Princeshë e Iranit

Mohammad Reza Pahlavi Në moshën 17 vjeçe ajo u martua me Mohammad Reza Pahlavi (1919-1980), Princ i Kurorëzuar i Iranit në Kajro, në 16 mars 1939; pas muajt të tyre të mjaltit, martesa u përsërit në Tehran. Dy vjet më vonë i shoqi do të bëhej Shah i Iranit duke ndjekur vullnetin e të atit. Ky shah i ri nuk do të binte dhe aq në sy si Shah i Madh, por do të binte në sy si burri i gruas më të bukur në botë. Gazetarë të ndryshëm do të vërshonin në pallatin e saj për t’i bërë fotografi dhe për ta shpallur si “Venusin e Azisë”. Një përshkrim të mahnitshëm i ka bërë gazetari Cecil Beaton. Martesa nuk qe e suksesshme. Mbas lindjes së bijës së tyre të vetme, Princeshës Shahnaz Pahlavi I erdhi divorci. Divorci Fevzia nuk do të qe e lumtur me Shahun e Iranit, ajo shpesh bisedonte me të vëllanë se, “Këta nuk janë si ne. Këtu s’mund të durohet asgjë, bile dhe fryma…” Letrat e saj do të binin në dorën e Princeshë Ashraf Pahlavi, e cila ishte vërtet një intrigante e madhe dhe që bënte ligjin në shtëpinë mbretërore. Familja Mbretërore Egjiptiane banonte në Pallatin Abdin, që ishte një ndërtesë e tipit orient nga jashtë por brenda çdo gjë ishte oksidentale ashtu siç ishte dhe mentaliteti i pjestarëve të shtëpisë. Tapetet ishin savoneze dhe rrugicat ishin persiane.

Tapiceritë e kolltuqeve, divaneve, shilteve dhe këndeve ishin të gjitha franceze të stilit tipik antik francez. Kornizat e pikturave ishin të gjitha të gdhendura prej ari dhe argjendi sipas një arti të vjetër europian. E kundërta qe në Pallatin e Shahut Reza Pahlavi siç do të shprehej Fevzia, “lived comfortably but simply, probably no better than a prosperous European family of the haute bourgeoisie.” Në këtë pallat sundonte ligji monark anakronik në stilin e vjetër të bashkësisë primitive. Njerëzit dhe gjithçka atje ishin formale dhe në funksion të vetëm një njeriu. As që bëhej fjalë për personalitet dhe dinjitet individual. Një skllavëri që rronte në salltanet e luks, por me shpirt fukara. Kjo jetë për Fevzien ishte një skëterrë. Aty nuk shiheshin poetë, artistë, muzikantë intelektualë, aristokratë që të merrnin pjesë në jetën e pallatit ashtu siç ndodhte në Egjipt. Vërtet kishte ca lodraxhinj që u binin lodrave dhe ca çingene që kërcenin për të zbavitur Shahun, por që nuk kishin aspak të drejtë të bisedonin ndërmjet tyre apo më keq, të hynin në biseda private me princeshat dhe princët e pallatit. Në Egjipt, në pallatin e saj flitej lirshëm në shumë gjuhë, në arabisht, anglisht, frëngjisht, turqisht dhe në shqip. Në Teheran flitej vetëm arabisht. Princesha Ashraf qe e vetmja që komunikonte në gjuhë të huaja me Fevzien e bukur. Rrobat dhe veshjet e Pallatit Mbretëror në Egjipt priteshin nga stilistët më të mirë francezë ndërsa në Teheran, në Pallatin e Shahut ato ishin njëlloj si të çdo iraniani të pasur. Në kohët që në Egjipt sundonte dinastia e shqiptarit nga Zëmblaku i Korçës, Egjipti qe i tëri i civilizuar, i bukur, misterioz, tolerant dhe shumë i gjallë. Kajro qe një qytet kozmopolit, ku hoxha predikonte duke thirrur Allah Akhbar! (Zoti është i madh!) Dhe prifti do të thoshte, “Laudette Jesu Christos!” (Lavdi Jezu Krishtit!) E kundërta ngjiste në metropolitanin iranian. Atje sundonte provincializmi oriental dhe kishat ishin të ndaluara.

Monotonia të mbyste dhe arkitektura e qytetit ishte e njëjtë. Bota dukej shumë larg prej Teheranit dhe Teherani ishte i harruar nga bota. Një larmi ngjyrash të pallateve dukej sikur thyente pak monotoninë, por në fakt të shtonte mërzinë, njëlloj si ngjyrat e ndezura të pallatave të Edi Ramës sot në Tiranë. Teherani nuk kishte një pamje inspirimi siç qe Kajro dhe këtë gjë e thoshin të gjithë vizitorët që vizitonin këto dy kryeqytete. “Teheran is not a very inspiring sight.” Vetëm dy gjëra qenë pak zbavitëse; “watching old American movies; and the Muslim theater”, duke dominuar heroizmin e heronjve muslimanë, ku martirët e tyre përfundonin në një vdekje të lavdishme! Rrugët e Teheranit ishin tërë pluhur në verë dhe tërë baltë në dimër, njëlloj si rrugët e Tiranës sot. Natën njerëzit kishin frikë të lëviznin pasi qarkullonin shumë vjedhës dhe kriminelë. Kjo ishte pak a shumë pamja e vendit, ku Fevzia e bukur europiane po mbyllte ditët e rinisë së saj. Mbretëresha Fevzia -titulli perandoreshë akoma nuk kishte filluar të përdorej në Iran -do të kërkonte divorcin me Mbretin e Iranit në vitin 1945 dhe do të kthehej në Kajro. Divorci do t’i jepej në 17 nëntor 1948 dhe në këtë kohë ajo do të quhej përsëri Princeshë e Egjiptit. vajza e saj do të ngelej në derën e Shahut të Iranit. Për kuriozitet, edhe vëllai i saj Faruk do të divorcohej nga gruaja e tij e parë, Feridja, po atë javë që u divorcua e motra. Asnjëherë nuk u deklaruan arësyet e divorcit të saj, veçse dihej mirë që ajo u largua nga Shahu, i cili pas largimit të saj deklaroi se “Miqësia me Egjiptin do të vazhdojë.” Fevzia Shirin

Martesa me Kolonel Ismail Hussain Shirin Beu Në 28 mars 1949, në Kajro, Princeshë Fevzia do të rimartohej me kolonel Ismail Hussain Shirin Bey, (1919-1994), një kushëri i largët i saj (me gjak shqiptar) i cili ishte Ministër i Luftës së Egjiptit. Ata patën dy fëmijë: Nadian (lindur 1950) dhe Muhametin (lindur në vitin 1955). Tashmë emri i saj do te ishte Princeshë Fevzia Shirin, pas martesës së dytë në vitin 1949 dhe kështu do të njihej derisa të përmbysej Dinastia e Shqiptarëve të Egjiptit në vitin 1952. Në këtë kohë, pas përmbysjes së mbretërimit të vëllait të saj Faruk, ata do të emëronin nipin e saj Fuatin II si mbret të Egjiptit, i cili së bashku me tërë pjestarët e tjerë të familjes mbretërore do të emigronin përgjithmonë në Zvicër. Në Zvicër, ish mbreti Faruk do të vritej në rrethana ende të panjohura dhe shumë misterioze, por që dyshimet sot shpien në dorën e Enver Hoxhës, i cili mendohet të jetë hakmarrë kundër tij pasi Mbreti Faruk ishte mbështetësi kryesor i Mbretit Zog dhe i tërë kontigjenteve të shqiptarëve antikomunist që përgatiteshin në perëndim për të rrëzuar pushtetin e tij komunist. Diçka rreth “vdekjes” së saj Vdekja e Princeshë Fevzies është raportuar gabim në janar të vitit 2005 pasi në këtë ditë ka vdekur e mbesa e saj, Fezia, bijë e Mbretit Faruk (1940-2005), njëra nga tre vajzat e tij, e cila pati emër shumë të përafërt me Fevzijen. Princeshë Fevzia rron akoma në Lozanë të Zvicrës. Titujt e saj që nga lindja -Princeshë e Lartë e Sullatanatit, Fevzia e Egjiptit -Princeshë e Lartë Mbretërore e Egjiptit -Kurorën e Lartë të Princeshës në Iran -Mbretëreshë Imperiale e Iranit -Mbretëreshë e Lartë e Iranit dhe e Egjiptit -Princeshë e Lartë e Iranit dhe Egjiptit -Zonja Ismail Shirin.

Nga Agim Bacelli, SHBA

Gruaja më e bukur në botë, Princesha shqiptare Fevzia Read More »

Rama ngacmon ndërtuesin e Rrugës së Arbrit: Po ç’të ka bërë PD-ja mo?

Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë pa ngacmuar pronarin e firmës Rrok Gjoka që po kryen punimet, duke i kujtuar bindjet e tij politike të dikurshme.

“Kur do përfundojë rruga? Në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po çtë kanë bërë mo? Po të sakatuan mo”, pyeti Rama. Në aksin e ri që po ndërtohet kryeministri Rama, u shoqërua edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Rrok Gjoka është themelues i Partisë Demokratike. Rrok Gjoka është financionues i rregullt i fushatave të PD.

Batutat mes Gjiknurit, Ramës dhe Gjokës:

Gjoka: Ura e Vashës do të bëhet brenda një viti.

Rama: Unë e di që do e bëjmë më shpejt se afati por që brenda një viti. Është gjë e madhe.

Gjiknuri: Këta po ecin me ritëm më të shpejtë se financime nga buxheti i shtetit.

Rama: Sepse këta kanë paratë e tyre. Duan të fillojnë sa më shpejt të marrin para.

Gjiknuri: Me këtë ritëm që kanë këta 3 vjet është i garantuar.

Rama: Kur e kemi lënë bahskë?

Gjoka: Ishte katër vjet të kam thënë tre.

Rama: Në prill të 2021? Bile bile në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po ç’të kanë bërë mo? Po të sakatuan mo.

Rama ngacmon ndërtuesin e Rrugës së Arbrit: Po ç’të ka bërë PD-ja mo? Read More »