Aurora

LSI, Spahiu: Punonjësve të SHISH-it po u kërkohet dorëheqja

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha brenda radhëve të Shërbimit Informativ Shtetëror po u kërkohet dorëheqja punonjësve që punojnë prej 20 vjetësh aty, duke e motivuar këtë me kthimin e këtij institucioni në varësi të Ramës.

Spahiu: Për sa i takon shërbimeve sekrete, shefat e SHISH ndryshohet, por kanë filluar kërkesat për dorëheqje punonjësve që punojnë prej 20 e ca vjetësh aty. Edhe ky institucion po kthehet direkt në varësi të kryeministrit.

Normalisht nëse një drejtor policie largohet nga puna do të bëhet një analizë.

LSI, Spahiu: Punonjësve të SHISH-it po u kërkohet dorëheqja Read More »

Spiropali: Shqiptarët largohen sepse duan paga më të larta

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se nga Shqipëria nuk largohen ata që kërkojnë punë, por që duan paga më të larta.

”Një pjesë e atyre që emigrojnë nuk janë fare pjesë e atyre njerëzve që kërkojnë një punë, por janë njerëz të shtresës së mesme dhe duan një pagë më të mirë. Ka shumë arsye që njerëzit të ikin. Fakti që në të gjitha mediat shqiptare me ndikimin pompoz ka ndikuar. Në faqe të parë lajme për vrasje, analiza kush ishte djali që u vra, si ishte vajza. Unë thashë që ka një sërë faktorësh, edhe media, edhe kulturor janë të gjitha faktorë që ndikojnë për mënyrën se si shohim veten”,-tha Spiropali.

Spiropali: Shqiptarët largohen sepse duan paga më të larta Read More »

“Po na bllokon dritaret”, Berisha publikon denoncimin për deputetin e PS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon deputetin e PS-së në Dibër, Sadri Abazin.

Qytetari denoncon faktin se Abazi po ndërton në zonën e Zogut të Zi, ndërsa thekson se nga ky ndërtim dëmtohen 26 familje, pasi po u bllokon dritaret.

MESAZHI I BERISHËS
Per Lal Plehun dhe narkodeputetet e Norieges nuk ka ligje. Shikoni si ju mbyll sy e dritare 26 familjeve mafiozi famoz Sadri Abazi me mbështetjen totale te Lal Plehut!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje. Doktor Berisha. Unë qe po te shkruaj jam nje banor qe jetoj të rrethrrotullimi i Zogut Zi. Para nesh ka vilen Sadri Abazi ka 5 muaj që punon brenda kësaj vile. Tani sot kishte nxjerr një tabel ku tregon lejen qe i ka dhenë lali Eri i bashkisë po si ka mundësi qe jepen keto leje. Qe nuk plotëson asnje kriter po na e bllokon dritaret te gjitha. Marrim ne tel policin bashkiake thonë e ka me leje. Keshtu e ka ber shtetin ky Edvin Rama. Jemi 26 familje qe jetojmë ketu tani po e shikojmë se cfarë eshte te kesh pushtet dhe te jesh deputet si Sadri Abazi. Ju lutem Doktor Berisha jemi te pafuqishëm para këtyre maskarenjve. Po të sjell dhe ca foto ta shikosh se cfarë behet te ju kemi besim qe mund ta ngresh zerin per kete shqetësim qe kemi me respekt nga familjaret e ketij pallati.”
1

2

3

4

“Po na bllokon dritaret”, Berisha publikon denoncimin për deputetin e PS Read More »

Çani: Dua të shkoj në një protestë të heshtur, pa fjalime, pa muzikë

Gazetari Arian Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se mbështet protestat në të gjitha rastet.

Çani: Le t’u krijojmë atyre që na shikojnë një perspektivë. Detyra jonë është që të krijojmë një perspektivë. Njerëzit janë mërzitur me të kaluarën, janë mërzitur me të tashmen, njerëzit kanë nevojë të shohin përpara.

Protesta është një gjë shumë e mirë. Jam pro protestave. I mbështes gjithmonë. Unë jam për protesta të heshtura, pa muzikë, pa fjalime. Unë do të isha i magjepsur dhe do të shkoja.

Njerëzit hutohen po t’u thuash disa gjëra, duhet t’u thuash një gjë.

Çani: Dua të shkoj në një protestë të heshtur, pa fjalime, pa muzikë Read More »

E dashura e Stresit përlot mamanë e tij në studio…

“Kejsi është gocë me shumë vlera dhe meriton çdo gjë të mirë,” tha Shpresa, nëna e Stresit e ftuar bashkë me Stresin në emisionin e pasdites në Klan, tek “Rudina”.

Pasi folën për bëmat famëkeqe të të birit, erdhi momenti të diskutonin pak vajzën krah reperit. S’do të ishte Rudina pa një dedikim dhe pikërisht kjo ndodhi. Kejsi tha se s’i pëlqente të ishte person publik, se ndihet në siklet, por dy fjalë vjehrrës ia tha:

“Në fillim ty do të të drejtohem Mimi. Ti për mua je shumë e rëndësishme jo se je nëna e Kejdit, por edhe se ke një zemër shumë të madhe. Ke qenë gjithmonë një mbështetje shumë e madhe për ne.[…]”

Fjalët emocionuan dhe përlotën Shpresën, e cila tregoi momentin e takimit të parë me nusen e ardhshme dhe fjalët që i tha:

“Ajo ka bërë një xhest për mua që nuk harrohet asnjëherë. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet, diku për Vitin e Ri. Për mua ka shumë rëndësi impakti i parë me njerëzit. Më ngjiti menjëherë. Në bisedë e sipër me Kejsin, teksa po pinim kafe, më thotë ‘dëgjo Mimi’. Mimi më thërrasin mbesat dhe Kejsi. Unë e di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kam menduar që kur të kurorëzohemi dhe Stresin të vijë për Kanada, të të bëj një dhomë gati. Sa herë që Stresin ta marri malli për ty, ti të vish dhe ta kesh dhomën e mbyllur. Në momentin që të vish, të hapësh derën tënde. Ishte një emocion i paparë. Është e rrallë që një vajzë që rritet në perëndim të të thotë ato llafe.”

Momentalisht, Stresi dhe Kejsi po jetojnë në Tiranë derisa reperi të publikojë albumin e tij të tretë dhe të përfundojë angazhimet artistike. Më pas s’i dihet.

E dashura e Stresit përlot mamanë e tij në studio… Read More »

Të dashur burra, ja pse nuk duhet ta gënjeni kurrë një grua inteligjente

  1. Sepse do t’ju hedhë tutje. Nëse vërtet e dëshiron, ajo do ta bëjë. Gjithmonë dhe gjithësesi.

  2. Ju mendoni se keni menduar për gjithçka. Por ajo gjithmonë do të mendojë për diçka më shumë se ju. Dhe ajo gjë do t’jua “fusë”.

  3. Pritat dhe grackat do të jenë pozicionuar në mënyrë strategjike për t’ju bërë të kapitulloni, edhe pa qenë në gjendje ta vini re. Dhe kjo do ju dhembë.

  4. Sepse të kapesh në flagrancë, ndërsa je ende duke u përpjekur për të mohuar provat, është me të vërtetë gjë e keqe. Nga ato gjëra që ju poshtërojnë për gjithë jetën. Do të jetoni me  turp për pjesën tjetër të ditëve tuaja.

  5. Sepse mund të poshtëroheni publikisht.

  6. Sepse nëse ajo është një grua e zgjuar, çfarëdo që duhet t’i tregoni, ajo do t’ju kuptojë. Ndoshta pasi të keni kaluar çerek-orëshat më të shëmtuar të jetës tuaj. Por në fund do t’ju kuptojë.

  7. Sepse një grua inteligjente gjithmonë do të jetë më pak e keqe nëse i thoni asaj të vërtetën, në krahasim me atë se si mund të bëhet nëse zbulon se ju e keni gënjyer.

  8. Sepse një grua inteligjente nuk lejon që të tjerët të tallen me të. Nëse po, kjo është sepse ka një arsye të saktë për ta bërë këtë gjë. Dhe a jeni i sigurt se doni ta kuptoni, këtë arsye?

  9. Për shkak se ju mund të pësoni një hakmarrje kur më pak e prisni. Kur mendoni se tashmë ia keni hedhur dhe e keni lënë pas. Kur jeni të lumtur. Pra, po, kjo do t’ju dëmtojë.

  10. Sepse ju nuk duhet të prisni asgjë më pak, nëse është inteligjente dhe pranon gënjeshtrat tuaja, dijeni se do t’ju gënjejë edhe ajo. Dhe gjithmonë për një arsye të vlefshme për të, e cila sigurisht nuk do t’ju pëlqente.

Të dashur burra, ja pse nuk duhet ta gënjeni kurrë një grua inteligjente Read More »

Ja reperi shqiptar që do të këndojë në koncertin e Rita Orës për pavarësinë e Kosovës

Data 17 shkurt është duke ofruar dhe pas konfirmimit, që për këtë datë do të këndojë edhe Rita Ora, kanë filluar edhe të përfliten, se cilët këngëtarë shqiptarë do të këndojnë në koncertin e saj

Rita Ora do të jetë ajo që pritet të këndojë në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.

Deri me tani ishte thënë se ajo nuk do të vije, sot është konfirmuar zyrtarisht, që Rita do të këndojë për 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Prishtinë.

Këngëtarja pritet që të vijë për këtë ditë në Prishtinë.

Më herët Express kishte raportuar se në manifestimin për 10 vjetorin e pavarësisë organizatorët kishin kontaktuar me dy këngëtarët kosovare, Rita Orën dhe Dua Lipën.

Sipas burimeve Rita Ora kishte pranuar të vijë dhe të këndojë pa para, por Dua Lipa jo, pasi mësohet se ajo ka kërkuar të paguhet 200 mijë euro për të kënduar në këtë koncert.

Ndërsa së fundmi ëstë mësuar, se i pari që është kontaktuar për të kënduar në këtë manifestim nga këngëtarët vendas është reperi Ledri Vula.

Ledri pritet që të jetë njëri prej këngëtarëve, që do të dalë në skenë para ngjitjes së Ritës në skenë.

Të tjera të dhënë në lidhje me këtë aktivitet pritet të zbulohen në ditët e ardhshme.

Image

Ja reperi shqiptar që do të këndojë në koncertin e Rita Orës për pavarësinë e Kosovës Read More »

Poni ndërron tërësisht pamje! Nuk do ta njihni

Është një nga këngëtaret shqiptare më të pëlqyera. Këtë herë këngëtarja Poni ka vendosur të ndryshojë pamjen e saj, dhe e ka nisur këtë ndryshim pikërisht me flokët.

Nga të zeza pis, Poni ka vendosur t’i çelë më shumë dhe këtë ndryshim e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ndoshta këngëtarja është duke përgatitur ndonjë produksion të ri muzikor.

Image

Poni ndërron tërësisht pamje! Nuk do ta njihni Read More »