Aurora

Pas proteste Basha zbulon planin për të “masakruar” Ramën, por i lutet edhe Zotit…

Kryeopozitari Basha e sheh protestën e sotme si fitoren e parë kundër së keqes.

Basha përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se sot shqiptarët të bashkuar u ngritën për të marrë në dorë fatet e vendit.

Ja postimi i Lulzim Bashës:

Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona.

Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.

Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj!

Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!

Pas proteste Basha zbulon planin për të “masakruar” Ramën, por i lutet edhe Zotit… Read More »

Elisa Spiropali sëmuret në emision, televizioni ndërpret transmetimin

Numri dy i grupit kuvendor të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ishte e ftuara e mbrëmjes në edicionin e lajmeve drejtuar nga gazetarja Mirela Milori në abc news, por nisja e intervistës u shoqërua me një incident në transmetim ‘live’.

Edhe pse e sëmurë me grip, Spiropali sërish ka qenë prezente në emision dhe kjo ka qenë e dukshme si pasojë e zërit të ngjirur, me hundë të bllokuara dhe kollitjes herë pas herë gjatë fjalës së saj.

Por në një moment, Spiropali “mbytet” nga kolla dhe si për të të dalë nga situata regjia ndërpret intervistën dhe transmetojnë një kronikë nga protesta e ditës së sotme e opozitës së bashkuar.

Sakaq kronika ka zgjatur disa minuta dhe më pas Spiropali i është rikthyer intervistës normalisht.

Elisa Spiropali sëmuret në emision, televizioni ndërpret transmetimin Read More »

Stresi: Do të këndoja një këngë të Noizyt nëse…

Në “Shiko Kush LUAN”, mes të ftuarve të kësaj të shtune ishte edhe rreperi Stresi.Ai njihet për rivalitetin, që hera-herës ka tejkaluar konkurrencën thjesht muzikore me Noizyn.

Në njërën nga lojërat, Stresi u vendos përballë një pyetjeje të vështirë: Do të zgjidhje të këndoje një këngë të Noizyt apo të mos dëgjohej më asnjë këngë e jotja?

Kjo ishte pyetja që Stresi iu përgjigj duke thënë se po i surprizon të gjithë.

“Po ju surprizoj! Po them që “Po”, ishte përgjigjja e tij.

Një tjetër pyetje e vështirë ishte edhe ajo nëse do të kishte mundësi të shpëtonte vetëm një njeri, kë do të zgjidhte, mamanë apo të dashurën. Stresi u përgjigj duke zgjedhur “mamanë”.

Stresi: Do të këndoja një këngë të Noizyt nëse… Read More »

Hapja e negociatave, Brukseli 12 rekomandime për Shqipërinë: Duam rezultate

Zbardhet raporti me 12 rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit për Shqipërinë. Komiteti vlerëson arritjet e deritanishme, por kërkon më shumë punë dhe rezultate konkrete, veçanërisht nga Reforma në Drejtësi për hapjen e negociatave në qershor.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhet në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt. Në përfundim të takimit do të miratojnë rekomandimet.Shqipëria shpreson për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në muajin qershor, por Brukseli më parë kërkon rezultate konkrete në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

12 REKOMANDIMET
1. Komiteti përsërit mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, me kusht zbatimin e plotë të pesë prioriteteve kyçe.

  1. Vendosja e një date për hapjen e negociatave do të ishte një nxitje e fuqishme për miratimin dhe zbatimin e reformave të lidhura me BE.

  2. Duhen rezultate konkrete veçanërisht në reformën në drejtësi dhe në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat janë thelbi i rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave për anëtarësim.

  3. Mbështet rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të mbikëqyrur procesin e verifikimit, duke nënvizuar se nuk zvogëlon përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare.

  4. Me rëndësi dialogu i brendshëm politik mes të gjitha forcave politike

  5. Debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit me respektimin e plotë të ligjeve

  6. Të merren në konsideratë rekomandimet e OSBE për zgjedhjet

  7. Reforma Zgjedhore të zbatohet pa vonesë, bazuar te rekomandimet e OSBE për të rivendosur besimin e publikut në integritetin e procesit zgjedhor; kujtojmë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në pranimin në BE;

  8. Thirrje parlamentit për një rol më të fuqishëm në procesin e integrimit, duke përfshirë monitorimin e zbatimit të reformave dhe përputhjen e tyre me standardet e BE. Mirëpresim iniciativën për hartimin e një Kodi të Sjelljes për deputetët, më shumë transparencë dhe mbikëqyrje parlamentare;

  9. Thirrje Shqipërisë që të arrijë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në nivele të larta të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm.

  10. Thirrje për të forcuar më tej masat që synojnë të çrrënjosin kultivimin e drogës, prodhimin dhe trafikimin dhe veçanërisht për të identifikuar rrjetet kriminale pas kultivimit të drogës;

  11. Kërkojmë që autoritetet shqiptare të sigurojnë mbrojtje të plotë dhe respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Hapja e negociatave, Brukseli 12 rekomandime për Shqipërinë: Duam rezultate Read More »

13 ushqimet që nuk duhen ruajtur në frigorifer

Të gjithë e ruajmë ushqimin në frigorifer, por jo çdo ushqim është i përshtatshëm për t’u ruajtur në temperatura të ulta. Ka raste që i ftohti përshpejton shpërbërjen ose ndryshon shijen origjinale. Është e vërtetë se shumë produkte ushqimore duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa ka disa ushqime të veçanta që kurrë nuk duhet të qëndrojnë në të ftohtë. Më poshtë po ju prezantojmë me një listë produktesh që nuk e “duan” ambientin e ftohtë.

Borziloku
Borziloku nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse temperaturat e ftohta e bëjnë të thahet shpejt. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer.

Domatet
Në qoftë se ruhen në frigorifer, domatet humbasin shijen. I ftohtii i pengon ato të piqen.

Patatet
Patatet përkeqësohen në temperatura të ulëta. I ftohti i bën ato më të pudrosura me miell; niseshteja kthehet në sheqer dhe shija e tyre ndryshon.

Buka
Buka është një nga ushqimet që shumë njerëz e mbajnë në frigorifer dhe ky është një gabim i madh. Me temperaturat e ulëta, buka “plaket” para kohe dhe humbet shije.

Frutat ekzotike
Përderisa bëhet fjalë për fruta që bëhen në klimë të ngrohtë, temperaturat e ulta të frigoriferit nuk bëjnë për to. Ananasi, avokado dhe banania nuk duhet të ruhen në frigorifer, pasi në këtë mënyrë ato dekompozohen.

Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra forcohen në frigorifer. I mbani ato në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë.

Pjeshka
Në më pak se 10 gradë pjeshka humb shijen dhe vetitë. Është e preferueshme të mbahet në temperaturë dhome.

Mjalti
Një tjetër gabim është të mbani mjaltin në frigorifer. Mjalti, në sajë të përbërësve dhe pH të tij, ruhet më mirë dhe më gjatë jashtë. Kur ruhet në frigorifer, priret te kristalizohet dhe të humbasë shumë nga vetitë e tij.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, nëqoftëse ruhet në frigorifer, kondensohet dhe trashet, duke u bërë si gjalpë. Për më tepër, ai humbet shijen e tij origjinale. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të ftohtë, larg nga drita.

Çokollata
Kur çokollata futet në frigorifer, në sipërfaqen e saj formohet një shtresë e bardhë, e cila i ndryshon shijen. Kafeja në frigorifer preket nga i njëjti ndryshim me atë të çokollatës.

Drithërat, makaronat, mielli dhe sheqeri
Drithërat, makaronat, mielli, sheqeri dhe ushqime të këtij lloji janë bërë për t’u ruajtur në temperaturë dhome. Nëqoftëse ju i mbani ato në temperatura të ulëta, ata do të humbasin vetitë e tyre, vitaminat, shijen dhe cilësinë.

Disa lloje të proshutës
Ka lloje të ndryshme të proshutave që në frigorifer humbasin shijen e “veçantë” që i dallon ato. Edhe pse kanë karakteristika të ngjashme me mishin, duhet të ruhen në temperaturë dhome.

13 ushqimet që nuk duhen ruajtur në frigorifer Read More »

Eja, mblidhuni të shtunën te Kryeministria

Të shtunën në orën 12:00 Fronti Opozitar ka thirrur gjithë shqiptarët në sheshin përballë Kryeministrisë në protestën më masive të viteve të fundit. Motivet se përse qytetarët duhet të protestojnë janë me dhjetëra, sipas drejtuesve tw opozitws. Krerë e opozitës renditën dje arsyet se përse ky tubim nuk është vetëm një miting partiak, por një manifestim qytetar kundër keqqeverisjes dhe mafies qeveritare. Pas pesë vitesh në pushtet të Edi Ramës dhe PS-sw, lista e premtimeve të pambajtura është e pafund. Në vend të premtimeve shqiptarët, sipas opozitës, përballen me drogën, krimin, korrupsionin, keqqeverisjen dhe braktisjen e vendit nga 450 mijë të rinj. Ndaj Fronti Opozitar ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë jo thjeshtë në një protestë, por në një manifestim qytetar ku të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes. Pjesëmarrja e qytetarëve në protestë do të vendosë edhe suksesin e saj si dhe zhvillimet e mëvonshme politike. Të dhënat e fundit nga partitë opozitare flasin për një shifër rekord qytetarësh që do te jetë në shesh. Llogaritet se do të jenë më shumë se 100 mijë protestues që do të tubohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe gjithë qendrën e Tiranës. Degët e subjekteve politike në rrethe deklarojnë se në protestë nuk janë vetëm anëtarë të partive që kanë kërkuar të marrin pjesë, por edhe qytetarë të paangazhuar politikisht apo dhe ish-votues të qeverisë. Ndërkohë qytetarët e Tiranës pritet ti bashkohen si kurrë më parë protestës sw sotme. Në këtë pikë vlen të rrëzohet dhe një mit i protestave që nuk duhet të realizohen me pjesëmarrjen e qytetarëve nga rrethet. Një protestë nuk bëhet për Tiranën dhe as për zonën e Bllokut. Eshtë protestë e njerëzve të pa punë, të zhgënjyer, pa minimumin jetik për jetesë, pa perspektivë prej qeverisjes.

Sipas organizatorëve të tubimit veç simpatizantëve partiakë, në protestë pritet pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve të paangazhuar politikisht. Pika e fortë e kësaj proteste janë militantët partiakë, por qytetarët që realisht janë dhe me të zhgënjyerit nga ana e qeverisjes aktuale, mendohet se do jenw njw numwr i madh. Jo rastësisht drejtuesit e koalicionit opozitar kanë bërë thirrje gjatë muajit të fundit se kjo nuk është një protestë për hallet e partive dhe as për persona të veçantë. Ky është një tubim që kërkon të tronditë me pjesëmarrje massive krejt qeverinë.

Dilema me e madhe e protestave dhe sidomos e kësaj proteste kombëtare është nëse do të ketë dhunë. Këto dilema i larguan dje dy liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Pas takimit me aleatët, Lulzim Basha bëri një deklaratë që i jep tubimit masiv pamjen e një manifestimi qytetar. Ai deklaroi se do të jetë në protestë me familjen, gruan dhe dy vajzat e tij. “Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë dhe as spektakël. Do të jetë një protestë paqesore”,- tha kreu i PD. Me këtë deklaratë ka hedhur poshtë çdo spekulim politik dhe mediatik se protesta mund të ketë akte dhune nga ana e pjesëmarrësve. Segmente të qeverisë dhe medias që janë investuar këto ditë për një përplasje të dhunshme, kanë qakulluar dje dhjetëra variante për dhunë dhe persona me rrezikshmëri që do të jenë në protestë. Përballë këtyre spekulimeve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli dje qartë duke rrëzuar çdo projekt tensioni. E pyetur për një skenar të mundshëm dhune, Kryemadhi deklaroi se ky është manifestimi i shqiptarëve. Kryetarja e LSI deklaroi se në protestë do të jenë gratë dhe vajzat që nuk kanë sesi të ushtrojnë dhunë. Për kryetaren e LSI, protesta do jetë paqësore dhe më madhështorja. “U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, medias, vajzave dhe grave, të vijnë për të protestuar. I ftoj shqiptarët të jenë prezentë me fëmijët sepse nuk ka për të pasur asnjë dhunë. E vetmja dhunë mund të jetë ndonjë provokim i Edi Ramës”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Protesta që kur u ideua nga opozita u etiketua nga qeveria si një plan për trazira, si një projekt për bllokimin e reformës në drejtësi, apo si një barrikadë që i bëhet integrimit. Këto teori do të përdoren edhe në vijim për të dekurajuar dhe larguar njerëzit. Pavarësisht nëse qytetarët besojnë apo jo në kauzat e opozitës, protestat është një shenjë e manifestimit të demokracisë. Në demokraci qytetarët mund të protestojnë kurdoherë kur u preken interest ekonomike apo politike. Një protestë nuk e dëmton integrimin e Shqipërisë në BE, përkundrazi kur njerëzit dalin në rrugë kundër keqqeverisjes e bëjnë vendin dhe më europian.

Në sheshin përballë kryeministrisë nuk është dita e partive. Eshtë dita e qytetarëve të zhgënjyer, e të përbuzurve, e të harruarve dhe të mashtruarve nga qeveria. Eshtë dita e atyre që kërkojnë një vend më të mirë për të jetuar.

Eja, mblidhuni të shtunën te Kryeministria Read More »

Rikthehet në krye të PD-së? Berisha e thotë troç se…

I ftuar në emisionin e Arjan Çanit në ”Zonë e Lirë”, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse mund të rikthehet në krye të PD-së. Ai u pyet nëse mund të rikthehet që të marrë në dorë PD-në dhe të çojë në qeveri, e ku u shpreh se një mundësi e tillë nuk ekziston. ”Desha të them që kam marrë gjithmonë vendime të vështira dhe tani e kam marrë këtë për t’ua lënë radhën të tjerëve”,-tha Berisha.

Deklarata e Berishës

Kjo nuk ka asnjë mundësi. Unë kam marrë vendimin tim për të qëndruar në politikën aktive, por jo duke marrë poste. Piramidat kanë qenë një fatkeqësi e madhe e vendit dhe e Sali Berishës. Unë kisha mundësinë t’i ktheja një për një paratë, do të ishte amorale. Në këtë kontekst unë bëra një akt duke dalë në opozitë. Unë dola në fushatë ku më hidhnin bomba dhe kundërshtari im premtoi kthimin e të gjitha parave.

Gjithnjë kam pasur një mendim se pas qëndrimit për një kohë të gjatë në pushtet duhet lënë që të vijnë të tjerë pas teje. Desha të them që kam marrë gjithmonë vendime të vështira dhe tani e kam marrë këtë për t’ua lënë radhën të tjerëve.

Rikthehet në krye të PD-së? Berisha e thotë troç se… Read More »