Aurora

Dikur jepte lajmet pa sytjena, ku ka përfunduar sot kjo bukuroshe?

Eliona Pitarka u bë e njohur për publikun shqiptar kur doli në telvizionin “Zjarr” teksa jepte lajmet vetëm me një dekolte dhe pa sytjena.

Ajo dhe kolegia e saj Greta Hoxha thyen “tabutë” në ekranet shqiptare dhe u komentuan gjërësisht edhe në mediat botërore.

Po, ku ka përfunduar sot Eliona?

Ajo është tashmë aktore në spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL”. Me siguri mund ta keni parë, pasi po bëhet një kohë e gjatë që ajo është aty.

Dikur jepte lajmet pa sytjena, ku ka përfunduar sot kjo bukuroshe? Read More »

Danjela, “fenomeni” i “The Voice”: Dëshira më e madhe, të përmirësohet vëllai

Danjela Toçi, 13-vjecarja nga Kukësi që “shkëlqeu” me zërin e saj në “The Voice” vjen në një rrëfim ekskluziv në “Top Show Magazine”.

Danjela jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste ku shumëçka prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona mungon. Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave dhe pasioneve. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë. Patjetër që një pjesë e rëndësishme për Danjelën është edhe muzika.

Por ajo që e karakterizon Danjelën është natyra e saj pozitive. Mirënjohëse ndaj çdo gjëje që ka në jetë ajo dëshiron të shijojë çdo eksperiencë.

“Më pëlqen muzika, por dëshiroj të bëhem veterinere, që të shëroj kafshët. Më pëlqen të jetoj në fshat, më pëlqen jeta origjinale”, është shprehur Danjela.

Më tej, Danjela përlotet teksa flet për vëllanë e saj me nevoja të veçanta. “Dëshira më madhe që kam është që vëllai im me ‘aftësi speciale’, të përmirësohej më shumë, që edhe ai të shkojë në shkollë si të tjerët. Falenderoj zotin që e kanë pranuar tek kopshti i fëmijëve”, thotë Danjela.

 

Danjela, “fenomeni” i “The Voice”: Dëshira më e madhe, të përmirësohet vëllai Read More »

Nëpër kryeqytet me makinë 500 mijë euroshe, kush është djali i biznesmenit shqiptar që po “ngre peshë” Tiranën?

Andi Geci është i biri i biznesmenit të fuqishëm Rame Geci.
I ati i cili shënon një pasuri prej 100 milion dollarësh është pronari i 15-katëshit dhe firmës së ndërtimit “Geci” sh.p.k.

Ai njihet si shqiptari i katërt më i pasur në vend dhe pasuria e tij është një “perandori”.

Geci Junior ka në pronësi një automjet të tipit të fundit, një “bishë” që kushton miliona.

Rolls Royce Ghost, seria 2, extended wheel base (versionin 6 metrat i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12.

auto_m21489606258

Automjeti kushton plot 500 mijë euro, thënë ndryshe gjysmë milioni euro dhe mund të themi se është makina më e shtrenjtë që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri.

Makinë të tillë kanë në pronësi emra të njohur të shoëbizit amerikan si reperat Jay Z, P. Diddy, French Montana, Rick Ross.

Ai është vënë në qendër të vëmendjes së faqes së njohur në Instagram “Rich Kids Tirana” për jetën luksoze dhe automjetet e shtrenjta që posedon.

1-81

27653848_311642482573297_1441477548_o

8-21

9-18

Nëpër kryeqytet me makinë 500 mijë euroshe, kush është djali i biznesmenit shqiptar që po “ngre peshë” Tiranën? Read More »

Lum kush eshte i Radhimjot,na kane zili nje…

Me Radhimjote

Lum kush ёshtё i Radhimjot
Na kanё zili njё botё
Fshat me fat e kemi plot
Nuset janё gjeraqina
Ca Tragjase vetёtima
Ca Dukate nga Rodhina
Ca tё vëndit nga Radhima
Morёn djem azgan e trima
Kemi detin pёr karshi
Nat e dit na bёn freski
Kodrat mbushur me ulli
Me dy kate çdo shtёpi
Baçat plot me portokalle
Por e mira mё e madhe
Poshtё fushё e sipёr male
Belvedere turistike
Njё kurdisje artistike

 Alket Rama

Rezultate imazhesh për foto radhimaRezultate imazhesh për foto radhima

Lum kush eshte i Radhimjot,na kane zili nje… Read More »

Stresit, humorit dhe skizofrenisë i duhen vetëm pak pyje

Studimet e fundit të botuara në ”World Economic Forum”, tregojnë se hapësira personale e njëjtë çdo ditë në qytete kërcënon të shkatërrojë sistemin e trurit. Çrregullimet e humorit dhe ankthit, si dhe skizofrenia konsiderohen se prekin deri në 56% njerëzit që jetojnë në mjediset urbane.

Për të luftuar efektet e këqija të jetës në qytet mbi shëndetin mendor dhe fizik, disa qytete kanë ndërtuar parqe dhe hapësira të gjelbra urbane. Në Japoni, në kryeqytetin Tokio që konsiderohet si qyteti më i madh në botë ndodhet Shinrin-yoku, ose “Pishina e pyjeve”, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i viteve 1980. Nuk përfshin asgjë më shumë se sa e pamundura, atje mund të kalosh kohën mes pemëve, duke ecur, duke marrë frymë lirisht e cila sjell uljen e presioni të gjakut e më pas reduktimin e nivelit të kortizolit dhe hormoneve të stresit.

Kështu lind pyetja: Çfarë i bën më mirë trurit?

Ndërsa pyjet kanë efekte pozitive dhe mahnitëse shëndetësore, shkencëtarët në Gjermani donin të tregonin efektin e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra urbane në strukturën aktuale të trurit të banorëve të qytetit. Ata analizuan sekuencat e imazheve të trurit të 341 banorëve të moshuar të Berlinit, duke u fokusuar veçanërisht në amigdala, pjesë e trurit që kontrollon reagimet e frikës dhe panikut dhe është përgjegjëse për çrregullimet e stresit dhe ankthit.

Koha për tu zhvendosur në pyll?

Njerëzit që jetojnë pranë pyjeve kanë ‘amygdala’ të shëndetshme dhe kjo do të thotë të jesh më pak i prirur ndaj çrregullimeve të stresit dhe ankthit të kontrolluar nga kjo pjesë e trurit. Por, para se të shkojmë të gjithë në pyll, shkencëtarët gjermanë thonë se në pamundësi të menjëhershme ndaj këtyre opsioneve pasi popullsia është shumë e madhe, mund të fillohet duke ecur në këmbë në vend që të ngushtohesh e të të merret fryma në autobusë.

Stresit, humorit dhe skizofrenisë i duhen vetëm pak pyje Read More »

Berisha: Rama heq mbathjet dhe i fal Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Mesdhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për marrëveshjen detare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai e cilëson këtë pakt si një dështim total të qeverisë dhe diplomacisë shqiptare. Në një koment të gjatë në facebook, Berisha shprehet se Edi Rama i ka dhënë Greqisë zonën më të madhe të naftës dhe gazit në detin Mesdhe.

Sipas Berishës, me paktin e ri që rënë dakord Edi Rama, Shqipëria humbet 1 mijë kilometra katror sipërfaqe detare.

Ndërsa Edi Rama thotë se ende nuk ka një dakordësi, Berisha shkruan se Edi Rama ka pranuar miratimin e hartës së palës greke, e cila i jep Athinës gjithë fushata e naftës dhe gazit. “Cilido që di të lexojë deklaratat e mësipërme e ka të qartë se marrëveshja është arritur dhe se Edi Rama ka pranuar hartën e palës greke, në të cilën, sipas burimeve të sigurta, përveç zgjerimit në 12 milje të kufirit detar të Greqisë, Rama i fali vendit fqinj fushat më të mëdha të gazit, por dhe naftës te Jonit dhe Mesdheut”,- shkruan Sali Berisha.

Ish-kryeministri thotë se Edi Rama po shet pasuritë kombëtare dhe territor vetëm për të mbrojtur karrigen e tij. Ndaj, Berisha u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen për të përmbysur narkoshtetin. “Të dashur miq, le t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që ndjehen shqiptarë, ndryshe nga Edvin Kristaq Rama dhe klika e tij që që po bëjnë tregti për karrigen e tij me pasurinë më të mëdha kombëtare, të bëhemi gati për mbrojtjen e tyre duke përmbysur sa më parë narkoshtetin e tij! Sb”,- shprehet Sali Berisha.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

“Rama heq mbathjet dhe i fal Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut!

Te dashur miq, pasi anuloi me vendim 100% korruptiv të Gjykatës Kushtetuese dhe 100% për llogari të palës së tretë Marrëveshjen e Detit me Greqinë, të bazuar në traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama në fshehtësi dhe mungesë transparence të plotë ka arritur marrëveshjen e tij për detin, në të cilin i ka falur Greqisë as më shumë dhe as më pak se sa fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut, të cilat, që kur është themeluar shteti shqiptar kanë qenë territor i tij.

Arritjen e kësaj marrëveshje, në të cilën Shqipëria humbet të paktën 1 mijë km katror sipërfaqe detare, Edi Rama e mbajti në fshehtësi të plote dhe shqiptaret e morën vesh arritjen e saj nga informimi që bëri në parlamentin e vendit të tij ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili deklaroi se me marrëveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujërat e saj territoriale.

Pas kësaj deklarate Rama nxori Ditëziun për të deklaruar dhe mashtruar shqiptarët se marrëveshja është dhe do jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Rama vetë pohoi se marrëveshja me Greqinë është arritur, pa sqaruar cila ishte kjo marrëveshje, por pa përgënjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar atë që deklaroi ministri i jashtëm grek në parlamentin e vendit të tij.

Cilido që di të lexojë deklaratat e mësipërme e ka të qartë se marrëveshja është arritur dhe se Edi Rama ka pranuar hartën e palës greke, në të cilën, sipas burimeve të sigurta, përveç zgjerimit në 12 milje të kufirit detar të Greqisë, Rama i fali vendit fqinj fushat më të mëdha të gazit, por dhe naftës te Jonit dhe Mesdheut.

Pas shpërthimit të skandalit Rama dërgoi mbrëmë në Opinion një çakall qeveritar të denatyruar nga vjedhja, me qëllimin e vetëm t’iu thoshte shqiptarëve se të gjitha tezat greke antishqiptare për luftën italo-greke janë të vërteta, prandaj dhe marrëveshja e tij bazohet mbi këto të vërteta dhe është e drejtë.

Sipas këtij sharlatani apatrid shqiptarët nuk kishin luftuar ndonjëherë. “Ku luftojnë shqiptaret, ata nuk luftojnë”, – përsëriste ai si refren në llogorenë e tij të pandërprerë. Kështu, sipas tij Skënderbeu nuk është shqiptar sepse nënën e kishte serbe dhe Gjoni ishte diku nga Azia, dhe se Kruja nuk ndodhet në Shqipëri, por ndodhet diku në Serbi apo Dagestan.

Sipas çakallit të Ramës, Karmahmut Pasha nuk është shqiptar dhe Shkodra dhe rrethimet e saj nuk janë dhe nuk kanë ndodhur në Shqipëri, as dhe Ali Pashë Tepelena nuk ka ekzistuar apo është grek sepse flinte me Vasiliqinë. Sipas tij shqiptarët nuk kanë luftuar ndonjëherë dhe ata nuk luftojnë sepse lufta e Vlorës e vitit 1920 nuk ka ekzistuar, apo se Italianet nuk u përzunë nga Vlora sepse nuk ishin aty fare apo ikën vet.

Po sipas këtij oligocefali, që përdor valët e publikut për të fyer një komb të tërë, shqiptarët nuk luftuan në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk u renditen në anën e fituese apo, edhe nëse u renditen këtë e bënë aletatët anglo-amerikan Çurçilli dhe Ruzvelti për dashurinë që kishin për diktatorin Hoxha.

Shqiptaret nuk luftojnë dhe ku kanë luftuar ata ndonjëherë, thoshte kjo karikaturë e Jorgo Zografit, se nuk bënë ata luftën e fundit çlirimtare në Europe dhe nuk ranë për tu bërë të pavdekshëm mbi 2000 syresh për çlirimin e Kosovës.

Të gjithë këtë urrejtje dhe histeri ndaj shqiptareve ky çakall i Edi Ramës e beri vetëm e vetëm në funksion të marrëveshjes se re të Edvinit, në të cilin ai hoqi të mbathura dhe çdo gjë dhe doli më lakuriq se kur shëtiste cullak hipur mbi gomar, buzë liqenit artificial të Tiranës në vitin 1995.

Kështu, pasi volli e volli në studio ndaj shqiptareve dhe asgjësoi historinë e tyre, Edvin Kristaq Rama me zëdhënësin e tij koprolalik deklaroi dhe mbrojti një për një të gjitha tezat greke për fajsinë e shqiptarëve në konfliktin italo-grek, teza dhe pretendime të cilat u hodhën poshtë njëherë e përgjithmonë nga Konferenca e Paqes së Parisit, në të cilën Shqipëria u rendit me vendet fituese aleate dhe jo vendet e mundura siç dëshironte Greqia.

Sipas Edi Ramës dhe çakallit te tij Artan Lame, të denatyruar nga vjedhja, Shqipëria është palë kundër Greqisë në luftën Italo-Greke, sepse nuk ishte vend i pushtuar dhe se 7 prilli nuk ka ekzistuar madje se shqiptaret kishin shtet, kishin mbret dhe kurore dhe Viktor Emanuele dhe Jakomoni nuk ishin italianë, por shqiptarë në 30 breza.

Sipas Ramës dhe Plushkinit të tij, batalionet shqiptarë, të cilat në luftën italo-greke dezertuan nga fronti dhe u shndërruan në një faktor të rëndësishëm të disfatës së pushtuesve italianë, nuk dezertuan për të dëmtuar pushtuesit italian, por thjeshtë se shqiptarët nuk luftojnë.

Të dashur miq, le t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që ndjehen shqiptarë, ndryshe nga Edvin Kristaq Rama dhe klika e tij që që po bëjnë tregti për karrigen e tij me pasurinë më të mëdha kombëtare, të bëhemi gati për mbrojtjen e tyre duke përmbysur sa më parë narkoshtetin e tij! Sb.

Berisha: Rama heq mbathjet dhe i fal Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Mesdhe Read More »

Mesazhi Bregut përlot live deputeten e PS

Në vitin 2009 Eglantina Gjermeni u zgjodh për herë të parë deputete e PS, duke lënë pas profesionin e saj të pedagoges, e në vitin 2013 ajo u emërua Ministre e Zhvillimit Urban. Ajo njihet si një femër e fortë, ish-ministrja është përlotur në studion e “Pasdite në Top Channel”, e siç tregon vetë deputetja e PS, preket vetëm në raste gëzimi. E pikërisht pas videomesazhe të transmetuara nga mikeshat e saj Majlinda Bregu, Erjola Kulluri dhe Daniela Kalaja ajo nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Mesazhi Bregut përlot live deputeten e PS Read More »

Vdekja tragjike e Florenc Beqirajt ne France, ja çfare po ndodh me familjen e tij

1 muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi opionionin mbare, tashme ne familjen Beqiraj ka rene heshtja dhe dhimbja per humbjen e djalit forcohet edhe me shume nga inekzistenca e institucioneve shteterore.

Reaguan vetem ne ditet e para, ndersa sot kane zgjedhur te heshtin, e madje pa frike mund te thuhet se e kane harruar vdekjen tragjike te te riut, qe preku token Franceze per nje jete me te mire, por gjeti vdekjen. Mes dhimbjes, nena e Florenc Beqirajt dhe familjaret e tjere jane ende ne pritje te akt – ekspertizes mjekesore mbi shkaqet reale te vdekjes se te birit. Ndonese ata jane te bindur se dhuna e ushtruar mbi trupin e tij, solli kalimin ne gjendje kome, e me pas fikja e aparaturave vdekjen, serish ata duan nje leter zyrtare, qe mban firmen dhe vulen e mjekesise ligjore.

“Jo deri me sot qe ka kaluar 1 muaj nga dita kur djali shkoj ne jeten tjeter, qe nuk kemi marre asnje pergjigje, e as nuk i ka rene ne kujt ndermend per ne”, tregon mes loteve e dhimbjes Laureta Beqiraj. Djali i saj i vetem nuk eshte me fizikisht me ta dhe ne murin ballor te shtepise, ashtu si ne ditet mortore, vijon ende te qendroje fotografia e tij me mbishkrimin “duam drejtesi”! Ate drejtesi qe ministria e jashtme dhe strukturat e tjera te shtetit Shqiptar ia premtuan me fjale, por deri me sot me vepra e kane varrosur bashke me 23 vjeçarin, qe pati nje fund tragjik. Askush nuk di ti thote se kur do te vije ajo pergjigje, ashtu siç nuk di te tregoje shumeçka prej asaj dite qe e ndau perfundimisht me te birin.

Por Laureta thekson se mes kesaj barre te rende qe i ka rene mbi supe te perballoje, i duhet mes varferise e harreses te shtyje ditet. Asnje ndihme s’ka patur per ta, ndersa ne shkurt i eshte premtuar se do te kaloje shuma prej 5 milion lekesh te vjetra qe keshilli bashkiak i akordoj. Me shume sesa per parate, ajo vlereson gjestin, pasi siç tregon me dhimbje, djalin nuk ja kthen askush me.

Ne fakt vdekja e Florenc Beqirajt do te duhej te ishte sot me shume se kurre nje kembane e forte alarmi, nje motiv me shume per te reaguar, pasi shteti zgjedh te heshte, e qeveria te mbylle syte perballe nje jete te re te keputur ne mes, ndersa kishte marre rruget e botes ne kerkim te nje jete me te mire, qe shteti i vet nuk po ja siguronte te riut 23 vjecar. Institucionet duhet te flasin, te reagojne e te mos kalojne ne heshtje, nje vdekje qe me shume se asgje, ka nevoje per te verteten! Nga se erdhi ajo? Kush jane fajtoret? Sa i mbron shteti Shqiptar shtetasit e vet? Po azilantet e tjere cfare fati kane? A dergjen burgjeve te botes pa e ditur askush se cili eshte fati i tyre? Keto jane pyetjet e vogla qe kerkojne pergjigje te medha …

Vdekja tragjike e Florenc Beqirajt ne France, ja çfare po ndodh me familjen e tij Read More »