Aurora

Njihuni me qenin që drejton traktorin, për të lëvruar arat e pronarit të tij

Ky qen i zgjuar me shkathtësi drejton traktorin e të zotit të tij, për ta lëvruar arën.

Ky qen ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve në shtëpinë e tij, kur ai kishte hipur në një traktor të kuq, në Irlandën Veriore.

Qeni i zellshëm e ka ndihmuar pronarin e tij për të mbjellat dhe të korrat e arave.

Qeni katër vjeçar, gjithashtu është babai i katër qenve tjerë, transmeton Indeksonline.

Pronari i Rambos, Albert Reid, tha: “Askush nuk mund ta besonte atë, kur e pantë. Të gjithë e fotografonin dhe gjironin atë”.

Kemi shumë njerëz që vijnë në oborrin tonë, të cilët thjesht vijnë për të shuar kureshtjen, për ta parë nga afër qenin.

“Ai është thjeshtë shumë miqësor dhe mikpritës me të gjithë njerëzit që vijnë”, është shprehur pronari i tij.

 

Njihuni me qenin që drejton traktorin, për të lëvruar arat e pronarit të tij Read More »

Aksidentohet aktori i famshëm Brad Pitt

Aktori i famshëm amerikan, Brad Pitt është përfshirë në një aksident në Los Angeles.

54 vjeçari ishte aksidentuar me dy makina të tjerë në një aksident trafiku, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Nga pozat e postuara shihet se nuk bëhet fjalë për ndonjë të lënduar, teksa Brad Pitt është parë duke fotografuar makinën e tij sikurse vozitësit e tjerë.

Aksidentohet aktori i famshëm Brad Pitt Read More »

“Të flas o shpirt sa shumë me ke mungu” Babai i këndon këngë djalit dëshmor

Dhimbja dhe malli për djalin e rënë dëshmorë e ka ndjekur si hije tash e 20 vjet. Ndjenjën e mungesës së madhe për Eltonin, babai i tij Gëzim Zherka, e ka shfaqur përmes këngës e cila qysh në notat e para jep emocionin që vetëm një prind mund ta transmetoj në këtë formë sic e ka bërë Gëzimi.

Duke bartur në notat e kësaj kënge mallin e të gjithë prindërve që humbën djemtë në luftë, babai i dëshmorit Elton Zherka, ka sjell një baladë që secili që ka humbur dikë e gjen vetën brenda saj.

“Edhe sot më duket i dëgjoj hapat e tua dhe hijen tënde përqafoj. Për një çast mendoj se je këtu. Të flas o shpirt sa shumë me ke mungu”, janë vargjet e para të kësaj kënge tekstin e së cilës e ka bërë Yll Limani kurse muzikën Florent Boshnjaku.

Kjo këngë që erdhi si ide e Gëzimit, Edi Luzhes dhe Florent Bosnjakut, është dhënë premierë në emisionin Top Show në Top Channel.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=O-bVNHHbcfc]

Gëzimi që muzikën nuk e ka profesion u ngjit në skenë për t’ia kushtuar këtë elegji Eltonit, Permetit dhe të gjithë dëshmorëve të luftës së UÇK-së, në përvjetorin e 10 të pavarësisë dhe në 20 vjetorin e rënies së Eltonit dhe Permetit në betejën e Junikut.

“E ti dje larg e po më sheh më fal që ndonjëherë qaj. Por po me mungon e ti nuk je. Gjithmonë në zemër të mbaj”, janë vargje të kësaj kënge që përlotën Lorik Canën dhe Albana Osmanin derisa Gëzimi po këndonte ndërkohë po evokoheshin kujtimet për “Djemtë e asfaltit”, siç quheshin Eltoni me shokët nga qyteti i Gjakovës.

Kësaj kënge i është bërë edhe spoti i cili pos shumë veçantive tjerave ka edhe docka shumë speciale. Pjesë e tij është edhe Eltoni i vogël, nipi i dëshmorit që pos hijeshisë që i jep këtij spoti bart edhe mesazhin e ripërtëritjes.

eltooon_1518038760-7195134

“Të flas o shpirt sa shumë me ke mungu” Babai i këndon këngë djalit dëshmor Read More »

Tatuazhi me grusht ndaj serbit, Lorik Cana përlotet live në emision

Në studion e “Top Show Magazine”, Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, nuk i përmbajti dot lotët.

Arsyeja ishte tatuazhi që Lekë Dobruna, ish-luftëtar i UÇK-së, ka bërë në këmbën e tij. Vizatimi tregon momentin kur Lorik Cana mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

cana7-470x264

“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurtë që do më ndodhte kjo”, tha Cana duke shpjeguar lotët e tij.

Në lidhje me jetën si “pensionist”, Cana tregoi: “Po merrem me disa shokë në SHBA për të pasur një biznes që do të ndihmojë edhe Kosovën, ndërkohë që po ndihmoj edhe babanë tim që sapo është bërë Presidenti i Vllaznimit të Gjakovës”.

cana1-470x264

Tatuazhi me grusht ndaj serbit, Lorik Cana përlotet live në emision Read More »

Izet Haxhia pas vendimit të ekstradimit në Shqipëri: “Do të dëshmoj për krimet e Berishës”

Izet Haxhia ka dhënë një intervistë , pas vendimit të Turqisë për ta ekstraduar në Shqipëri.
Zoti Haxhia, informacionet tona pranë Gjykatës së Lartë Turke bëjnë me dije për një vendim të marrë sot nga autoritetet e saj në adresë të personit tuaj. Bëhet fjalë për një vendim ekstradimi në Shqipëri?

Po, u njoftova sot për këtë vendim të Gjykatës së Lartë turke.

Dhe si e pritët këtë vendim?

Gjykata e Lartë e Turqisë pas 12 vjetësh dha vendimin për ekstradimin tim në Shqipëri. Besoj se me këtë vendim fillon edhe kapja e “peshqve të mëdhenj” të krimit e korrupsionit 27 vjeçar në Atdhe.

Ju do vini në Shqipëri, po çfarë ndikimi do të ketë kjo tek arrestimi i atyre që ju i quani “peshq të mëdhenj”?

Atë e di drejtësia e pavarur dhe jo unë, por si duket ekstradimi im do të përdoret nga qeveria shqiptare e cila ka ndikuar me anë të qeverisë turke që të jepet ky vendim i dirigjuar politikisht.

Ju mendoni se ekstradimi juaj në Shqipëri ka ardhur si lobim i qeverisë shqiptare?

Unë jam i gatshëm të zbatoj vendimin e drejtësisë sado që është i dirigjuar politikisht. Është e drejta ime që kur të kthehem të rihap çështje për të cilat jam dënuar në mënyrë të padrejtë dhe theksoj këtu çështjen Hajdari.

Çfarë prisni nga drejtësia e re Shqiptare dhe e ndjeni veten se mund të pastroni figurën tuaj nga akuzat e hedhura apo dënimin e pamerituar siç edhe pretendoni për vrasjen e Azem Hajdarit?

Nga drejtësia e re dhqiptare pres që të jetë e pavarur dhe të zbatojë ligjet në mënyrë korrekte dhe pa ndikime politike, pres që të rihapet çështja Hajdari pasi gjyqi i zhvilluar për atë çështje ka qenë komplet i manipuluar nga të dy krahët politikë dhe në bashkëpunim të plotë mes tyre është dhënë dënimi im i padrejtë.

Është e drejta ime ligjore që buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut që unë të gjyhem përsëri për një çështje për të cilën kam marrë dënim në mungesë pa patur mundësi të mbrohem dhe të dëshmoj të vërtetat që di në lidhje me atë vrasje dhe njerzit e implikuar në të.

A ndeheni të kërcënuar në burgjet shqiptare dhe si mendoni ta përballoni situatën pas shumë e shumë vitesh largim nga Shqipëria?

Nuk kam patur frikë ndonjëherë për jetën time dhe as nuk do të kemë asnjëherë, pavarësisht faktin se shumë njerëz dhe klani Berisha në rradhë të parë ju intereson të më shohin të vdekur, por edhe shumë të tjerëve.

Unë nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë së asnjë vendi. Kam dashur që në fillim kur është hapur gjykimi i çështjes Hajdari të kthehem e të ballafaqohem me Drejtësinë. Nuk kam asgjë për tu trembu nga asnjë lloj drejtësie por me të vërtetat e mia dua të ballafaqohem përpara gjykatës me ata që janë nxjerrësit në pritë të Azemit, të cilët pasi e përdorën të gjallë po e përdorin edhe sot të vdekur..

A do të dëshmoni kundër Sali Berishës?

I qëndroj të gjithave çfarë kam thënë deri më sot si për Berishën, ashtu edhe për çdo person tjetër dhe në qoftë se drejtësia e pavarur ma krijon mundësinë të dëshmoj para saj, unë do ta bëj këtë.

Izet Haxhia pas vendimit të ekstradimit në Shqipëri: “Do të dëshmoj për krimet e Berishës” Read More »

Profesionet që sot paguhen më pak, bëni zgjedhjen e duhur

Studentët e ardhshëm që për zgjedhjen e degës së studimit motivohen nga paratë që profesioni u ofron në vit, duhet të kenë më shumë vëmendje.

Është e vështirë të bësh një zgjedhje serioze kur je në moshën 18-vjeçare, por nëse nxënësit motivohen nga paratë, duhet të mendojnë me kujdes për këto degë studimi.

Studimet e fundit të kryera nga Instituti i Studimeve Fiskale në bashkëpunim me BBC-në, na tregojnë se ka një dieferencë të madhe mes atyre që studiuan për mjekësi apo stomatologji dhe ish-studentëve të arteve apo disajnit.

Këtu janë 9 diplomat që paguhen më pak:

  1. Studime historike dhe filozofike – 25.547 £
  2. Studimet shoqërore (me përjashtim të ekonomisë) – 24.819 £
  3. Shkencat e natyrës – 21.536 £
  4. Arsimi – 24.385 £
  5. Studime në gjuhësi – 23.906 £
  6. Psikologji – 22.399 £
  7. Shkencat e komunikimit (media, gazetari) – 22.293 £
  8. Bujqësia – 21.989 £
  9. Artet dhe disajni – 20.085 £

Më tepër është një studim në lidhje me profesionet që paguhen më pak, por sigurisht që nuk ka pse demoralizohen studentët që kanë gjetur veten në një prej këtyre fushave.

Profesionet që sot paguhen më pak, bëni zgjedhjen e duhur Read More »

Lulja në kokë ka lidhje me trurin, ja çfarë duhet të dini

Ndoshta e keni vënë re kur flokët nuk rriten në një formë uniforme dhe të rregullt dhe sillen rreth një luleje. Kjo e ka një arsye shumë të rëndësishme.

Në të gjitha kokat kjo formë edhe pse mund të jetë shumë e ndryshme mund të tregojë gjëra të rëndësishme për ne.

Ajo kryesisht ndahet në lule e djathtë dhe e majtë.

Gjëja e rëndësishme është se kjo ka shumë të bëjë me aftësitë tona, kryesisht me hemisferën dominuese.

Ata që e kanë në drejtim me akrepat e sahatit, pra të djathtë janë analitikë dhe të drejtë ndërsa ato me anën majtë janë kreativë dhe të ndjeshëm.

Gjithashtu sasia e tyre që ne mund të kemi është e lidhur me mënyrën se si funksionon truri ynë. Nëse një person ka dy ose më shumë, është e sigurt se ai person do të jetë hiperaktiv ose shumë i hutuar. Interesant është fakti që ata tregojnë të njëjtën gjë edhe te kafshët.

Ndoshta flokët tuaj mund t’ju surprizojnë papritur, thjesht kushtojini një vëmendje të vogël.

Si janë flokët tuaja?

Lulja në kokë ka lidhje me trurin, ja çfarë duhet të dini Read More »

Prejardhja e emrit Kurvelesh rrjedh nga fisi Ilir i…

Per te eleminuar interpetimet e ndryshem e pa baza shkencore te fjales KURVELESH po ju sqarojme se: Banoret e kesaj krahine, persa i perket origjines se tyre, duke u nisur nga te dhenat arkeologjike, linguistike dhe histori- ike tregojne se jane banore te lashte e autoktone te kesaj krahine. Fisi i fundit Ilir qe ka banuar ne treven e kesaj krahine ka qene fisi i Korvesejve, prej te cilit e ka prejardhjen edhe kjo krahine : Kurvelesh . -Ne vitin 1481 ne kryengritjen kunder turqeve qe shpertheu me qender ne kete krahine ne nje dokument te kohes nga studimet e Sufflay te publikuar ne librin e tij “Serbi i Arnanasi”, ( Serbet dhe Shqiptaret ) , faqe 65, botuar ne Tirane ne vitin 1926 thuhet :”.Le ta shohe zoteria jote cfare do te benin per juve ne Vlore, se Plesajt e Korvesejt jane me zoterine tendee..dhe….popullsia e ketyre malesive jane me shume se 50 fshatra, ku dalloheshin krahina si njesi etnike me vete e ne treva te vecanta, Himarjotet, Grisejte e Korvesejte. -Prof. Dr. Ismet Elezi ne librin e tij “E drejta zakonore e laberisee, viti 2002, duke hedhur poshte pohimet e E.Celebia thote se:”Shkenca jone ka argumentuar se emri Kurvelesh rrjedh nga fisi Ilir i Korvesejve , qe banonin ne kete krahine gjate mesjetes se hereshme. -E njejta teze eshte mbrojtur dhe nga Rrok Zojzi ne librin e tij “Etnografia Shqiptare”.

Rezultate imazhesh për foto zona e kurveleshitRezultate imazhesh për foto zona e kurveleshit

Prejardhja e emrit Kurvelesh rrjedh nga fisi Ilir i… Read More »