Aurora

Shifra te frikshme! Mbajme rekord Europë, kjo është sëmundja që po u merr jetën shqiptarëve

Sot është dita ndërkombëtare e sëmundjes së diabetit. Sipas studiuesve, kjo sëmundje është shkaktari i shtatë i vd.ekjeve në botë.

Të dhënat në Shqipëri, tregojnë se vd.ekjet e shkaktuara nga diabeti janë më të lartat në të gjithë kontinentin e Europës. Diabeti bën pjesë tek sëmundjet endokrine, të cilat kanë një vd.ekshmëri 110 për 1 milion banorë.

Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, shprehet se diabeti mban peshën kryesore, përsa i përket vd.ekjeve nga sëmundjet endokrine. Ministria e Shëndetësisë, bënte me dije në 2014-ën, se niveli i vd.ekjeve nga diabeti ishte trefishuar.

Kjo rritje i atribuaohet nivelit të lartë të glukozës, e cila vjen nga dietat jo të shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, raporton Monitor.

Barra e diabetit mellitus pothuajse është dyfishuar në Shqipëri në të dy gjinitë gjatë dy dekadave të shkuara. Te meshkujt u vërejt një rritje prej 96% të DALY-t nga diabeti, ndërsa te femrat rritja ishte 85%, shkruhet në raportin e Ministrisë.

Për mjekun Dashamir Gjergji, ky numër kaq i madh jo vetëm në vendin tonë, por ngado, vjen nga shumë shkaqe, ku më kryesoret janë: Mosvajtja për kontrolle periodike mjekësore, orientimi joracional drejt grupeve të riskut si edhe sensibilizim jo optimal dhe mosreagim të popullatës ndaj këtyre informacioneve.

Europa Juglindore më e prekura

Të dhënat e Eurostat për normën e vd.ekjeve të shkaktuara nga diabeti tregojnë se vendet e Europës Juglindore janë më të prekura.

Vendi me normën më të lartë pas Shqipërisë për vde.kjet nga diabeti është Qipro, ku në 2015-n llogariteshin 65 vd.ekje për 1 milion banorë.

Pas Qipros renditet Turqia me 49 vd.ekje për 1 milion banorë, Malta me 46 për 1 milion dhe Serbia me 44 për 1 milion banorë.

Ndërsa vendet me normën më të ulët të v.dekjeve me shkaktar diabetin e kanë vendet e Europës së Veriut dhe Perëndimore.

Normën më të ulët e mban Lihtenshtajni, ku sipas të dhënave të Eurostat numri i vd.ekjeve për 1 milion banorë ishte 2.65, pasuar nga Finlanda me 8 vd.ekje për 1 milion banorë.

Burimi: Eurostat për vendet e BE-së, INSTAT për Shqipërinë (të dhënat për Shqipërinë i referohen vd.ekjeve të shkaktuara nga sëmundjet endokrine që kanë lidhje me të ushqyerin, ku sipas mjekëve specialistë peshën më të madhe e zënë vd.ekjet e shkaktuara nga diabeti).

Shifra te frikshme! Mbajme rekord Europë, kjo është sëmundja që po u merr jetën shqiptarëve Read More »

Komisioni i Vettingut lë me ‘gisht në gojë ’ gjyqtaren e apelit

Ndërsa vijon vlerësimi dhe verifikimi për një listë të gjatë emërore me gjyqtarë dhe prokurorë të cilët do të kalojnë në vetting, sot është dhënë vendimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për Alma Liçaj, Gjyqtarja ishte e pranishme vetë në seancë pa avokat dhe hetimi ndaj saj është kryer vetëm për kriterin e pasurisë. Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000.

Përreth një dekade, Liçaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas. Tre ditë më parë, gjyqtarja shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën. Vendimi për gjyqtaren Liçaj vjen tre ditë pasi Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Prokuroria kërkoi 9 vjet bu.rg./shqiperiaime

Komisioni i Vettingut lë me ‘gisht në gojë ’ gjyqtaren e apelit Read More »

Bastet online në Itali, del emri i Igli Tares/ Kompania që ka në Shqipëri

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj. 68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.

Por si funksiononte skema? Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro.

Nje tjeter fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nepërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.

Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të palujatshme.

Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronesi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.

Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njejta rrugë për pastrimin e tyre.

Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet: Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh te drejtuara nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane ne të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin ‘BET1128’.

Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është ‘Top Bast’. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios

Bastet online në Itali, del emri i Igli Tares/ Kompania që ka në Shqipëri Read More »

Historia e pabesueshme/E kishte të ndaluar nga ligji në Itali, 62-vjeçarja bëhet nënë falë Shqipërisë

Një histori e pabesueshme na vjen nga Italia. Një grua ka sjellë në jetë në moshën 62-vjeçare një vajzë dhe fekondimin e ka realizuar në Shqipëri.

Nëna ka lindur një vajzë të shëndetshme, 3 kg e 200 gramë dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Mediat italiane raportojnë se gruaja i është drejtuar një strukture shqiptare për implantimin e embrionit. Kjo, jo vetëm sepse në Itali është e ndaluar një praktikë e tillë, por edhe sepse gruaja e ka kaluar limitin e moshës parashikuar në vendin e saj.

Nëna e re, me profesion infermiere, ka “adoptuar” embrionet e një çifti, i cili ishte nënshtruar më parë procedurave të tilla. Bëhet fjalë për një praktikë që në Itali është e ndaluar, por përdoret në vende të tjera europiane, përfshi Shqipërinë.

Edhe sikur të kishte qenë 12 vjet më e re, gruaja e sapo bërë nënë duke qenë beqare, nuk do mund ta realizonte një gjë të tillë në vendin e saj, sepse ligji e përcakton mirë që duhet të jenë çift.

Për “Messaggero”-n, gruaja rrëfen se kishte pritur për vite burrin e duhur e më pas e kishte ndarë mendjen për t’u bërë nënë me çdo kusht.

Përballë perspektivës për t’u bërë një nënë-gjyshe, për faktin se mund të vdesë ndërkohë që e bija mund të jetë fare e re, ajo shprehet shkurt: “Mua më mjafton që kjo vajzë të shkojë 18 vjeç me mua gjallë, më pas do mund të ecë vetë. Sepse fëmijët duhet të jenë të pavarur”.

Historia e pabesueshme/E kishte të ndaluar nga ligji në Itali, 62-vjeçarja bëhet nënë falë Shqipërisë Read More »

Acarohet situata tek Bashkia e Tiranës

Është acaruar gjendja te bashkia e Tiranës.

Qindra banorë të zonës së Astirit janë duke protestuar kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e shtëpive të tyre, pa kompensim.

Pas nisjes së paqtë të protestës, banorët janë acaruar dhe kanë hedhur vezë e shashka ndaj bashkisë.

Sot Veliaj e ka rrethuar bashkinë me gjithë policët e tij, ndërsa ka nxjerrë në terren edhe spiunët.

Acarohet situata tek Bashkia e Tiranës Read More »

Artistja e re shqiptare, synon tregun amerikan të muzikës

Një artiste e re shqiptare, po synon tregun amerikan të muzikës. Bëhet fjalë për këngëtaren e quajtur Njomza Vitia, e cila ka publikuar klipin e saj më të ri muzikor, “Lonely Nights”.

Faqja prestigjioze e muzikës në botë, Billboard, i ka dedikuar një artikull vajzës me prejardhje shqiptare.

Billboard shkruan “Në pamje të parë të klipit, Njomza shihet e ulur në dhomën e saj ku jeton, kur papritmas dhoma transformohet në një destinacion tropikal dhe romantik. Në të vërtet, fantazia dhe realiteti ndërthuren sikur Njomza ikën nga rutina e saj e zakonshme”, janë fjalët me të cilat Billboard ka përshkruar klipin e saj.

Regjisor i klipit është Chad Tennies, i njohur për punën e tij në video muzikore “Bad & Boujee” të grupit të famshëm të hip hop-it, Migos.

Njomza Vitia u lindur më 22 prill të vitit 1994, ajo rrjedh nga një familje Kosovare, prindërit e saj kanë emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë edhe sot.

Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese, ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, e më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller.

‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”. Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller.m.z/atsh

Artistja e re shqiptare, synon tregun amerikan të muzikës Read More »

Kuvendi shqyrton disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005, “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit që ndryshon Memorandumin e Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë të Bashkimit Europian”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2017, për projektin “Promovimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes fondit të garancisë së kredive rurale”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes me vendin pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”.

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e tjera janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Këto dy ligje kërkojnë votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit/atsh

Kuvendi shqyrton disa projektligje të rëndësishme Read More »

Iku nga Shqipëria, por ku është e çfarë po bën tani Donald Lu

Ai ka lënë gjurmë të paharrueshme në Shqipëri dhe do të njihet si njeriu që kontribuoi fort për reformën në drejtësi, Donald Lu ndjeni 4 vite në Tiranë dhe u njoh më shumë si ambasadori Amerikan që fliste shqip. Por Lu u njoh edhe për faktin se për herë të parë përmendi emra të disa prej kriminelëve që kishin lidhje me qeverinë.

Donald Lu u njoh edhe për lidhjet e tij me Sorosin dhe promovimin e politikave të tij. Pas mbarimit të mandatit në Tiranë, Donald Lu u emërua ambasador i SHBA-së në Kirgistan. Por çfarë bën atje ambasadori Lu? Në postimin e parë të tij, Donald Lu shihet bashkë me presidentin e Kirgistanit Sooronbay Jeenbekov duke inauguruar një fabrikë qumështi.

Iku nga Shqipëria, por ku është e çfarë po bën tani Donald Lu Read More »