Aurora

Ermal Meta fitoi Sanremon, Fuga: “Në Eurovizion do t’i thonë botës ky ka lindur nga egësirat shqiptare dhe Europa e bëri njeri!”

Pas fitores së Sanremos nga kantautori shqiptar Ermal Meta, ka pasur shumë reagime në Shqipëri dhe jo vetëm.

Profesor Artan Fuga me anë të një status në Facebook, ka shkruar një status duke bërë disa pyetje retorike.

“O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane? Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç. Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu?”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë

San Remo dhe dhunë shqiptare

Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthejmë si vlerë kundër Shqipërisë.

Se paska pasur pas babë të dhunshëm;

O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane?

Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç.

Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu? Lëre për ndonjëherë tjetër.

Se edhe kur të hipi në Eurovizion prezantuesit do t’i thonë botës mbarë ja ky që ka lindur nga egësirat shqiptare, nga bishat, dhe Europa e bëri njeri!

Që na plaçin sytë na plaçin.

Ermal Meta fitoi Sanremon, Fuga: “Në Eurovizion do t’i thonë botës ky ka lindur nga egësirat shqiptare dhe Europa e bëri njeri!” Read More »

Shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës, surpriza e gjyshes që i përloti të gjithë

Kishte shitur shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës por gjyshe Tahirea ka marrë sot surprizën e jetës së saj.

Erjona, mbesa e saj ka rrëfyer në studion e “E diela shqiptare”, sakrificat e bëra dhe gjithë dashurinë që Tahirea i kishte falur gjatë gjithë jetës

Bashkë me vajzat, ajo ka rrëfyer se edhe pse nuk ishte gjyshja e saj biologjike, ajo i ka qëndruar gjithnjë pranë dhe se ka ndihmuar ne momentet më të vështira.

E emocionuar Erjona është shprehur se:

Unë jam rritur në shpinë e saj, aty linda aty u rrita, aty kam dalë nuse. Unë bashkë me tim shoq e ndihmonim gjyshen shumë, mua dhe tim shoq Besnikun gjyshi na kishte lënë trashëgimtarë të shtëpisë. Dhe gjyshja e çoi amanetin e tij deri në fund, bëri testamentin.
Ne vendosëm që kur të vdiste gjyshja të bëhej ç’të bëhej sepse nga ana financiare ishim shumë mirë. Por ne që të jetonim veç kunatit dhe kunatës, menduam të merrnin një kredi për të blerë një shpi. Kredinë filluam ta shlyenim me rrogën e tim shoq dhe jetonim për bukuri. Por para katër vjetësh, ma pushojnë nga puna, i bëjnë një padrejtësi.

Ne të gjithë u bëmë shumë keq, unë bashkë me tim shoq, gocat kishin shumë shpenzime. Gjyshja na shikonte që vuanim por s’kishte ç’të bënte. Arritëm deri në atë pikë sa shpinë do ta konfiskonte banka sepse nuk po shlyhej kredia.

Por papritur gjyshja tha se do e shesim shtëpinë. Shtëpinë e saj. Ajo bëri një sakrificë të madhe dhe e shiti shtëpinë. Erdhi të jetonte me ne. Ishte goxha entuziaste, kënaqej me gocat. Por u shqetësua sepse i mungonin miqtë dhe shtëpia që kishte pasur ishte e vjetër dhe mbarte të gjithë kujtimet me bashkëshortin. Megjithaë ne u rregulluam, kredia u shlye.”

Sapo Erjona mbaroi rrëfimin, gjyshe Tahireja, një zonjë shumë simpatike, e fisme dhe e kuruar në pamjen e saj mbërrin në studio dhe mes humorit e batutave.

Ajo u shpreh se e do shumë mbesën dhe se i është mirënjohëse, sepse nuk e trajton si gjyshe por si nënë.

Ndërkohë stërmbesa e saj Fjori i drejtohet gjyshe Tahiresë, duke i thëne se:

Nëna edhe ne nuk ta kemi shprehur aq sa duhet, sa të duam. Unë asnjëherë nuk të kam konsideruar si stërgjyshe apo si gjyshe, por si nënë e dytë. Nuk kam fjalë të përshkruaj sa të dua.

Shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës, surpriza e gjyshes që i përloti të gjithë Read More »

Flet mësuesja e parë e Ermal Metës: “U përlota teksa më përmendi emrin, s’e dija që më mbante mend!”

Margarita Feka është mësuesja e Ermal Metes, këngëtari shqiptar që rrëmbeu trofeun e Sanremos.

Sot në pension, zonja Feka ka qene mësuesja e fillores së Ermalit, ndërsa ajo mes emocioneve rrëfen jetën e ish-nxënësit të saj. Margarit tregon fëmijërinë e Ermalit, fillesat e tij në bankat e shkollës dhe talentin për muzikën.

“Ishte një djalë i rregullt, i shkathët. Shumë i përpiktët. Në orën e mësimit qëndronte përballë dhe të dëgjonte me vëmendje. Ishte dhe pak i lëvizshëm por gjithë këtë meritë e ka jo vetëm nga aftësitë e tij, por edhe nga kujdesi i nënës së tij, Mira. Ermali sillej mirë jo vetëm brenda klasës, por edhe jashtë. Ai sillej shumë mirë. Ishte djalë me të gjitha të mirat. Ai vjen nga një familje muzikantësh. E ëma për violinë dhe i ati po ashtu. Dhe mundoheshin që ta kishit djalin shumë të mirë. Ermali ka pasur talent qysh në kopsht.

Para se ti zgjidhnim në shkollën e muzikës, i kontrollonim qoftë nga veshi muzikor. Çdo mësues ndjen një kënaqësi të madhe kur dëgjon për nxënësit e tyre. Vjet kam qenë e shokuar kur fitoi çmimin e tretë. Kur e dëgjova që kishte zënë emrin tim, u ndjeva krenare dhe mu mbushën sytë me lot. Kishin kaluar shumë vite, dhe ai mbante mend emrin tim. Edhe mbrëmë e ndoqa, dhe u gëzova shumë kur këndoi dhe fitoi. Ndaj i uroj që të ecë lartë e më lartë jo në Itali, por në të gjithë botës.”, tha mësuesja.

Por Ermali ka ditur t’ja shpërblejë mundin mësueses së tij të fillores, duke e parë atë pjese te këngës se vitit te kaluar, “Viettato Morire”. Duke thënë se e ka ndjekur me interes te veçantë festivalin e këngës italiane,

Margarita Feka i ka uruar Ermalit suksese të mëtejshme, duke shtuar se pak tij fshihet një zë i rralle, që duhet të dëgjohet në mbarë botë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vrTF40ybp-w]

Flet mësuesja e parë e Ermal Metës: “U përlota teksa më përmendi emrin, s’e dija që më mbante mend!” Read More »

Shqipëria : 7 mijë raste të reja në vit me kancer

Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare. Mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit.

Orges Spahiu: “Kemi mbi 7 mijë raste të reja, kemi rritje mesatare rreth 12% çdo vit dhe në 5 vjet rritja është 60%”.

Alarmi më i madh vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëron epidemi globale.

“Pritet që në dy dekadat e fundit, numri i të diagnostikuarve me kancer të rritet rreth 70%”.

Sa i takon Shqipërisë, shpesh rastet përfundojnë në fatalitet për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura.

“Rreth 70%-80% e tyre vijnë në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes. Kjo bën që shansi i tyre të jetë i pakët në kurim”.

Parandalimi dhe kapja në kohë e sëmundjes mbetet vendimtare në shërim dhe zgjatjen e jetës.

“Është instaluar inceneratori i dytë linear, i cili rrit cilësinë në trajtimin e pacientëve me kancer si dhe rrit probabilitetin dhe mbijetesën e tyre”.

Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se 1/3 e sëmundjeve tumorale mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=mrmqgxVUaBo]

Shqipëria : 7 mijë raste të reja në vit me kancer Read More »

10 dhuratat që s’duhet të bëni kurrë për Shën Valentin

“Dhurata” si shprehja e dashurisë me anë të një të një shkrimi në murin e banesës apo makinës do ta vinte ne siklet personin që i drejtohet.

Kafshët shtëpiake janë konsideruar si një dhuratë e papërshtatshme për Shën Valentin, sidomos nëse ajo (ose ai) nuk i pëlqen kafshët pasi kjo është dhurata me e keqe që mund t’ia bëni në 14 shkurt. Tjetër dhuratë që është konsideruar e papërshtatshme për partneren (ose partnerin) në 14 shkurt janë dhe arushat e pellushit pasi duken si një dhuratë e dështuar, e minutës së fundit sidomos arushat prej pellushi me një zemër.

Vetëm nëse jeni 12 vjeç do të ishte e përshtatshme një dhuratë e tillë. Tjetër dhuratë e keqe do të ishte dhe kremi për rrudhat dhe anti-celulit edhe pse mund të keni pasur padyshim një qëllim të mirë, rezultati do të dalë me një humor por negativ për marrësin.

Ndër dhuratat e papërshtatshme janë dhe parfumet për partneret dhe veshjet (ato me ulje çmimi sidomos) pasi do të ishin si një dhuratë vulgare.

Një tjetër gjë që nuk duhet bërë për Shën Valentinin në 14 shkurt, është dhënia e unazës së martesës dhe propozimi partneres ose partnerit. Ju mund t’ia bëni çdo ditë tjetër por jo në këtë ditë.

Dhurata të tjera të papërshtatshme janë dhuratat shëndetësore si trajtuesi për këmbët, pajisje masazhi ose pajisje terapie. Gjithashtu në këtë ditë nuk mund të dhuroni çokollata të zakonshme, mund t’i dhuroni vetëm nëse janë të veçanta dhe të bëra me porosi.

E papërshtatshme do të konsiderohej dhe dreka ose darka në një fast-food, në ditën e Shën Valentinit.

1. Shprehja e dashurisë me anë të shkrimit në murin e banesës apo makinës

2. Kafshët shtëpiake sidomos nëse partnerja ose partneri nuk i preferojnë

3. Arushat prej pellushi (sidomos ata me zemër) do të dukej si një dhuratë e dështuar e minutës së fundit

4. Kremrat për rrudha dhe anti-celulit

5. Parfumet

6. Veshjet dhe rroba gjumi për partneren (sidomos ato me ulje çmimi)

7. Dhënia e unazës së partneres është konsideruar e papërshtatshme për Shën Valentin

8. Pajisje për trajtim, masazh për këmbët

9. Çokollatat e zakonshme. (Mund t’i dhuroni vetëm nëse janë të veçanta dhe të bëra me porosi)

10. Ushqimi në Fast-Food

 

10 dhuratat që s’duhet të bëni kurrë për Shën Valentin Read More »

Dëbora arrin në 40 centimetra në jug, bllokohet rruga për në Dardhë

Reshjet e dëborës kanë pushtuar veriun dhe juglindjen e Shqipërisë duke zbardhur një pjesë të mirë të vendit. Mësohet se është bllokuar në qarkun e Korçës rruga për në Dardhë.

Mësohet se rruga kalohet vetëm me zinxhirë pasi dëbora ka arritur deri në 40 centimetra.

Dëborë ka rënë për disa orë edhe në Devoll por aksi Korçë-Kapshticë është plotësisht i hapur dhe pa probleme.

Dëbora arrin në 40 centimetra në jug, bllokohet rruga për në Dardhë Read More »

Raporti i MEPJ: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për integrimin në BE

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar ditën e sotme raportin për vitin 2017 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në raportin e plot të MEPJ-së thuhet se Shqipëria në tërësi ka përmbushur kushtet. Mes të tjerash në dokumentin në fjalë thuhet se ka vijuar procesi i përafrimit të legjislacionit tonë me BE, ndërsa reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella të ndërmarra.

Gjithashtu nënvizohet fakti se vettingu ngelet një nga pikat kyçe për hapjen e negociatave, ku shpesh herë është folur për në pranverë do të ketë diçka konkrete.

Raporti i MEPJ: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për integrimin në BE Read More »

Ana “e errët” e panxharit

Panxhari është një nga bimët që na pëlqen jashtë mase t’a konsumojmë sidomos gjatë stinës së ftohtë. Parandalon patologjitë kardiovaskulare dhe venat varikoze, përveçse garanton rregullimin e presionit të gjakut dhe ka një ndërveprim antinflamator të fuqishëm.

Falë indeksit të ulët glicemik, panxhari ndihmon në humbjen e peshës, sidomos nëse konsumohet i pa gatuar dhe favorizon drenazhimin e toksinave dhe tepricës së lëngjeve.

Por kjo bimë ndikon për keq tek ata që vuajnë nga gastriti, pasi stimulon prodhimin e lëngjeve gastrite si dhe atyre që luftojnë çdo ditë kundër diabetit, pasi panxhari përmban jo pak sheqer. Gjithashtu prezenca e kalciumit e bën panaxharin një produkt të natyrës me të cilin duhet të kenë kujdes personat që kanë problem me gurët në veshka.

Ndërkohë panxharët janë shumë të këshillueshme për gratë shtatzëna për meritë të hekurit dhe acidit folik të cilët i kanë me shumicë dhe që ndihmojnë në zhvillimin e mirë të fetusit.

Ana “e errët” e panxharit Read More »