Aurora

Histori rrëqethëse : “Më tradhtoi me marokenen, tentoi të më vriste dhe më grabiti. Pastaj u zhduk”

Një histori dramatike por si shumë ndoshta të pa treguara ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Një serial tradhtish, dhune, vuajtjesh e deri tek tentativa e vrasjes.

Bëhet fjalë për një çift emigrantësh shqiptarë, të divorcuar tashmë por ende me shumë probleme të pazgjidhura. Hamide Sina ka ardhur në emision për të denoncuar mashtrimin që i ka bërë ish-bashkëshorti me ndarjen e pasurisë, i cili i ka shitur shtëpinë në Durrës duke falsifikuar dokumente.

20180213-122423

Hamidja nga Tirana u martua në mars të vitit 1985 në Durrës me zotin Skënder Lekli, i cili tani e ka ndërruar emrin dhe quhet Andrea Lekli. Ajo ka dy vajza Suadën dhe Malvinën. Në vitin 1991 burri i saj iku në Itali dhe në 1992 edhe Hamidja i shkoi pas me vajzën e madhe dhe një vit më vonë arriti të merrte edhe vajzën e vogël në Itali, të cilën e kishte lënë tek nëna e saj në Sauk.

Por jeta e tyre nuk shkoi ashtu si e kishin imagjinuar. Tradhtitë e Skënderit shkaktuan dramë në familje deri tek ndarja, raporton “BalkanWeb”.

“Në fillim e kam dashuruar. Ishte i rregullt. Unë isha shumë e vogël, 15 vjeçe. Edhe kur kam bërë vajzën e madhe, më dukej si kukull në dorë. Kemi vuajtur pa lek, pa punë. Shkuam në Brindisi pastaj kunata, motra e ish-burrit na mori në Novara. Na mbajti dy muaj. Ish-burri gjeti punë dhe gjetëm një shtëpi.

Kemi vuajtur sa vetëm Zoti e di derisa avash-avash blemë një shtëpi. Unë bëja pastrim me orë ndërsa ai punonte si marangoz, punonte me transfertë në Genova. Një ditë të bukur zbulova që kishte një të dashur në Genova.

Shkonte me një ekuadoriane. Për tre muaj i mbaroi të gjitha lekët. Për shkak të fëmijëve ia fala dhe filluam nga e para. Për dy vjet u kthye normal. Gjeti punë normalisht nuk mund të bënte ndryshe pasi nuk kishte asnjë lek në xhep. Mendova se çdo gjë po shkonte mirë, pastaj filloj të pinte, nuk punonte.

Një ditë erdhi një shoqe dhe më thotë që e shihte burrin tim gjithmonë në të njëjtin vend që parkonte makinën. Atë darkë shkova tek ai vend bashkë me vajzën e vogël dhe e gjeta burrin me një marokene duke bërë dashuri.

Nuk i thashë asgjë, të nesërmen e mora me të mira pasi doja të zbuloja gjithçka. Në fakt nuk kisha më ç’të merrja vesh, vendimin e kisha marrë, ia kisha falur një here dhe nuk do ta falja më, e vetmja zgjidhje ishte divorci. Por ai edhe pse kishte marrë një apartament me qira me marokenen dhe vinte në shtëpi vetëm për të bërë sherre dhe konflikte, nuk e pranonte faktin që kisha vendosur të ndahesha”, rrëfen Hamidja.

Ajo thotë mes lotëve se madje ish-burri ka tentuar dhe ta vrasë, pavarësisht se kishte bërë edhe një fëmijë të jashtëligjshëm.

“Dajak e thika, çfarë të them. Një moment ka marrë thikën në sy të vajzës dhe më ka kërcënuar. Vinte në shtëpi vetëm për të ngrënë e për t’u larë. Nuk jepte më asnjë lek dhe unë nuk doja që ai të vinte më në shtëpi. Pas disa kohësh zbulova se ai kishte një vajzë një vjeçe me shtetasen marokene, por unë me këtë vajzë nuk kam asgjë, nuk kam asgjë kundër saj. Ajo i ka bërë të gjitha këto për shkak se e ka dashur burrin tim. Ishte ai që e bëri zgjedhjen e tij, nuk e shtyu ajo”, thotë nëna e dy vajzave.

Një tjetër incident i rëndë, ka qenë kur ish-bashkëshorti, sipas Hamides tentoi ta shtypte me furgon, kur ajo vendosi të kthehej në Shqipëri.

“Gjithsesi atëherë vendosa të vija në Shqipëri dhe të bëja divorcin. I shiti të gjitha çfarë kishte dhe i shpenzoi të gjitha lekët. Ndërkohë që ka pasur dhe një incident shumë të rëndë. Ai ka marrë furgonin dhe ka tentuar të më vrasë, por kam shpëtuar për mrekulli, ndërkohë që skenën e ka kryer në sy të të dyja vajzave të cilat ulërinin të dëshpëruara”, tregon Hamidja.

Si shkak i kësaj ngjarje i është dashur një vit të rikuperohej në spital. Divorci është bërë në vitin 2004. Ai shkoi të jetonte tek shtëpia që kishin në Durrës, por ajo nuk e priste se ai do të falsifikonte dokumentet dhe do të shiste shtëpinë, duke përdorur një grua tjetër në vend të saj dhe me dokumente false. E ka denoncuar këtë gjë, por edhe pse u dënua fillimisht me 18 vite, pastaj 15 e më pas 8 vite, Hamideja thotë se nuk ka kryer asnjë ditë burg, dhe kërkon pjesën e pasurisë së saj dhe vajzave.

“Ai donte t’i mbante të dyja edhe mua e vajzat dhe tjetrën. Por ne nuk jemi në kohën e qepës. Nuk mund të jetohej ashtu, pikë. Unë ia kam çuar dhe në burg vajzat sepse doja të ruante komunikimin. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar falje, pavarësisht se thotë se kam paguar për ato që kam bërë. Por kurrë nuk i shihte vajzat në sy”, thotë Hamidja.

Ajo kërkon që të vihet drejtësi dhe të marrë shtëpinë, ndërsa ish-bashkëshorti ndodhet në arrati. “Sapo shiti banesën ai u zhduk. Ai nuk hyn dot në Itali, nuk vë dot këmbën. Ndaj mund të jetë në Shqipëri”, thotë ajo.

Histori rrëqethëse : “Më tradhtoi me marokenen, tentoi të më vriste dhe më grabiti. Pastaj u zhduk” Read More »

Reshje intensive, kujdes në orët në vijim, këto zona janë në prag përmbytjeje

Reshjet intensive në disa zona, do të shtohen gjatë ditës së nesërme. Kështu sipas parashikimit të motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme, parashikohet që zona të Vlorës të përfshihet sërish nga mot i keq dhe reshje të shumta.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet

Sot pasdite deri nesër në mesditë priten reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve ato do të jenë lokalisht intensive (duke u shoqëruar edhe me shtrëngata), deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Nesër pasdite reshjet do të bëhen të dobëta.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme dhe nesër në basenin e Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme.

Rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë dy ditëve në vazhdim do të kenë edhe Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Reshje intensive, kujdes në orët në vijim, këto zona janë në prag përmbytjeje Read More »

Djali shqiptar që çmendi botën, si u kthye në gjeni mashtrimi me kompjuterat, ja çfarë thonë prindërit

Aldo eshte fieraku qe shihni ne foton me lart, i cili cmendi boten me talentin e tij per te mashtruar me ane te kompjuterave.

Në jetën reale Aldo Ymeraj 25 vjeç njihet si një i ri vetmitar dhe i mbyllur. Ai jetonte në Fier mes dy prindërve të ndarë dhe kush është afër tij e di lidhjen e forte me kompjuterin.

Në jetën virtuale ai quhet “Kubanezi”, pjesë e një rrjeti hakerash prej 10 mijë anëtarësh. Por si çdo hakerues në internet të dhënat e tij nuk ekzistojnë, ai nuk ka Facebook dhe as llogari tjetër me këtë emër.
E vetmja foto është ajo e disa viteve më parë përpara se ai të ishte 20 vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina. Djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalime në Facebook për të përfunduar në një grup ndërkombëtar të krimeve kompjuterike që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare.

Por emri i Aldo Ymeraj u bë i njohur për policinë vendase gjatë goditjes së grupit AHG, Albania Hackers Group i cili solli jo pak shqetësim në bllokimin e serverave të institucioneve shteterore dhe mjaft shoqërive private.

Por ky arrestim duket se më pas vetëm sa e perfeksionoi talentin e hackerues-it Ymeraj i cili sipas kësaj skeme rezulton të jetë mes 36 anëtarëve të grupit ndërkombëtar “In froud we trust, “Në mashtrim ne besojmë”.

Aldo Ymeraj u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetësh për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 .

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare ndërkohë që pritet që ai ti dorëzohet drejtësisë amerikane.

Perveç Ymerajt jane edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofken “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende .Nga ana tjetër, rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë.

“In fraud we trust” përdorte një forum në internet ku blinte dhe shiste karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale. por siç dyshon Departamenti i Drejtësisë amerikane kjo organizatë ka 10.901 anëtarë.

Djali shqiptar që çmendi botën, si u kthye në gjeni mashtrimi me kompjuterat, ja çfarë thonë prindërit Read More »

Vogëlushi kërkon nënën e vdekur dhe i telefon policisë. Gjesti i policit ka përlotur botën

Vdekja e babait ose e nënës është pa dyshim një nga ngjarjet më të dhimbshme për çdo fëmijë. Për më tepër, nëse i shtojmë vështirësitë që një fëmijë ka në kuptimin e konceptit të vdekjes, është një proces për të cilin ai sigurisht nuk është i përgatitur.

Një mëngjes fatkeq, nëna e Jerry-t u pranua në spital dhe kurrë nuk u kthye më prej andej. Babai i fëmijës u përpoq t’i shpjegonte atij se nëna e tij kishte shkuar në qiell, por 5-vjeçari nuk mund ta kuptonte pse e ëma nuk u kthye për ta parë më atë. I shqetësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur asaj, ai vendosi të thërrasë policinë për ndihmë.

Tommy Lee, një oficer veteran, ishte ai që iu përgjigj thirrjes së urgjencës atë ditë. Në fillim ai mendonte se ishte një shaka e keqe, por kur e kuptoi se po fliste me një fëmijë ai vendosi ta dëgjonte me durim.

Jerry i shpjegoi policit se çfarë i kishte thënë babai, se nëna e tij kishte shkuar në qiell dhe i tha se ishte shumë i shqetësuar sepse ajo nuk ishte kthyer ende. Me çdo fjalë që dilte nga goja e pafajshme e fëmijës, policët ndiheshin gjithnjë e më shumë të mbërthyer nga trishtimi.

Polici, duke qenë vetë prind, e kuptoi trishtimin dhe konfuzionin që ndjente Jerri, kështu që ai vendosi t’i jepte disa këshilla që do t’i bashkonin në një mënyrë që askush nuk mund ta imagjinonte kurrë.

Lee i tha djaloshit të shkruante disa letra dhe t’ja dërgonte nënës së tij me balona të kuqe, kështu që ajo mund t’i lexonte ato në qiell.

Pas bisedës telefonike, Jerry i shkroi një letër çdo muaj nënës së tij, të cilën e dërgonte në një tullumbace të kuqe me shpresën për të marrë një përgjigje.

Pas një kohe, Jerry e telefonoi sërish policin, sepse nuk kishte marrë ende një përgjigje nga nëna e tij dhe ishte i dëshpëruar.

Agjenti i tha atij se duhej të qëndronte i qetë, se ai ishte i sigurt se nëna e tij i lexonte letrat dhe se ai duhet të vazhdonte t’i dërgonte. Lee kishte një plan të gatshëm që të mos e zhgënjente fëmijën.

Pak ditë më vonë, një grup policësh me motorë shkoi në shtëpinë e Jerry-t, secili prej tyre solli tullumbace të kuqe.

Lee i tha Jerrit se nëna e tij i kishte lexuar të gjitha letrat dhe donte të vazhdonte t’i merrte ato.

Për të siguruar që fëmija besonte se komunikonte me të vërtetë me nënën e tij, policia vendosi të merrte disa informacione lidhur me të. Për ta njohur më mirë, ai kërkoi ndihmë nga babai i tij dhe nga disa mësues të tij.

Me gjithë informacionin që kishte arritur të merrte në llogari të tij, policia i dërgoi fëmijës një letër nga e ëma, ku shkruante se e donte shumë dhe ishte shumë e kënaqur me rezultatet e shkollës.


Tregime si ky meritojnë të shpërndahen, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të arrijnë të njohin gjestet e dashurisë.

“Ky polic meriton të gjithë dashurinë e botës!”.

Vogëlushi kërkon nënën e vdekur dhe i telefon policisë. Gjesti i policit ka përlotur botën Read More »

Kjo do të jetë puna më e kërkuar e së ardhmes, sot askush se quan punë

Në fillim të viteve 2000-ta figura e menaxherit të medieve sociale, specialistit të menaxhimit të faqeve Facebook apo Instagram nuk figuronte nëpër CV.
Ai që 10 vite më parë ka investuar në një kurs formimi dhe ka eksperimentuar me rrjetet sociale, sot mund të konsiderohet një profesionist i mirëfilltë. Një e dhënë e cila duhet të na bëjë të arsyetojmë është ajo e studimit të Forumit Ekonomik Botëror, 65 për qind e fëmijëve që sot shkojnë në shkolla, pasi të diplomohen do të bëjnë punë që sot nuk ekzistojnë akoma por që vetëm mund t’i imagjinojmë.

Tregu i punës është në një proces transformimi të shpejtë. Sipas Forumit të Davos-it, brenda vitit 2020 parashikohet humbja e 7.1 milionë vendeve të punës, pjesa më e madhe e tyre në role administrative. Njëkohësisht do të ketë edhe një rritje me dy milionë vende pune në profesionet e sektorit të teknologjisë, matematikës dhe inxhinierisë. Mes vendeve të humbura dhe atyre të fituara, mbetet një boshllëk prej 5.1 milionë vende pune, shkruan Scan.

Në vende si Italia, mes arsyeve të papunësisë rinore qëndron një linjë e gjatë e krizës ekonomike dhe mungesës së një sistemi meritokracie. Një pjesë e përgjegjësisë duhet kërkuar te ministrat e edukimit të viteve ’80-ta që nuk janë impenjuar për të kuptuar se cilat perspektiva do të duhej të kishin studentët sot në botë, për të investuar në formimin e tyre.

Në leximin global të evolucionit të mundshëm të tregut të punës, sa më i lartë të jetë niveli i edukimit dhe i specializimit në një sektor, aq më e lartë është mundësia e punësimit. Atëhere, çfarë po bëjmë sot për të përgatitur brezat e ardhshëm për botën e nesërme?

Tre procese të pandalshme do të ndikojmë më shumë se të tjerët: teknologjia dhe interneti, plakja e popullsisë e ngrohja globale. Tregtia do të vijojë të zhvendoset derisa të kthehet në një tregti elektronike dhe do të ketë gjithnjë e më pak dyqane pranë banesave e më shumë dyqane on-line.

Si rrjedhojë, gjithnjë e më shumë kompanitë do të investojnë në reklama dhe në menaxhimin e markës on-line, nga imazhi te shitjet. Manaxherët e tregtisë elektronike, manaxherët e Search Engine Optimization (SEO, disiplinë marketingu) sot janë profesione reale.

Jetojmë në një shoqëri të informatizuar, nga telefonët celularë të kompjuterët e zyrave publike – çdo minutë krijohen e ruhen miliona të dhëna dhe shpesh bëhet fjalë për të dhëna të ndieshme. Ndaj është e nevojshme të formojmë persona që janë të aftë të administrojnë të gjithë këtë informacion.

Që në fëmijërinë e hershmem, fëmijët do të mësohen të përdorin tableta e ekrane me prekje, por sfida e vërtetë është t’i bëjmë të rriturit e së nesërmes të vetëdijshëme për instrumentet që kanë në dorë dhe për mënyrën sesi t’i vënë në nënshtrim.

Ndaj është e rëndësishme që të mësojmë në shkollat fillore elementet e zhvillimit të teknologjisë përmes gjuhës së kodimit. Të dish të programosh nënkupton të jesh në gjendje të urdhërosh një makinë për të kryer një detyrë të caktuar.

Në Itali, 22.3 për qind e popullsisë është mbi 65 vjeç, një përqindje që në vitet e ardhshme do të shtohet edhe më tej. Përcaktimi i disa politikave serioze për të mbështetur të moshuarit e për familjet që kujdesen për ta, është një prioritet. Nga pikëpamja e punësimit, hap një skenar në të cilin do të nevojiten gjithnjë e më shumë persona të gatshëm për t’u kujdesuar për të moshuarit, si për kurimin ashtu edhe për aktivitetet e përditshme.

Ngrohja globale në detyron për një ekonomi me emetime të ulëta. Transformimi në një ekonomi pro ambientit, do të gjenerojë vende të reja pune shtesë në çdo sektor të ekonomisë. Punët e gjelbra, janë ato që impenjohen për të minimizuar çdo formë shpërdorimi e ndotje, për të reduktuar impaktin ambiental të sipërmarrjeve, duke përmirësuar eficencën energjetike dhe një përdorim më eficient të lëndëve të para si uji.

Kjo do të jetë puna më e kërkuar e së ardhmes, sot askush se quan punë Read More »

Ish-deputeti zbulon sekretet: Meta shtëpi me 20 banjo në Afrikë, Rama me bunker 10 hektarësh

Protesta e bërë ditën e djeshme nga artistët e teatrit dhe fjalët e tyre të ndjera, duket se kanë prekur dhe kanë bërë të reagojë edhe ish-deputeti i parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj.

Në një status referuar deklaratës së Bujar Asqeriut, se politikanët tanë kanë vila e para pa fund, ndërsa për artistët “nuk e çan njeri trapin” dhe se i ndjeri Bujar Lako jetonte në një dhomë prej 50 metra katrorësh, Ndocaj ka treguar disa “sekrete” të politikanëve tanë.

Në vijim të shkrimit të tij, ish-deputeti u quan Ramë, Metën e Berishën, “bandë kriminale”.

Reagimi i plotë i Eduart Ndocaj:

Politika me e pasur dhe me e korruptuara ne bote. PA PUNUAR ASNJE DITE ASNJERI PREJ TYRE.
Ilir Meta ka banesen me 20 banjo e pasuri ne Londer e Afrike te Jugut.

Edi Rama shpin bunkier e 10 hektare ullinj dhe pasuri ne SHBA.

Sali Berisha supermilardier dhe bashke me familjaret nuk din sa shtepi e pasuri kane.

Deputete dhe ish deputetet milardiere dhe pasuru neper bote .

Ministrat e ish-ministrat milardiera dhe pasuri neper bote.

Kurse keto artista te medhenje trajtohen si skllever .

Populli pa pune pa buk pa shpres.

Gazetaret trajtohen si skllever.

Intelektualet si mjeran.

ZGJOHUNI SHQIPTARE BASHKOHUNI KUNDER KSAJ MAFIE POLITIKE TE TRE BANDAVE.

BANDA KRIMINALE RAMA

BANDA KRIMINALE META

BANDA KRIMINALE BERISHA .

Ish-deputeti zbulon sekretet: Meta shtëpi me 20 banjo në Afrikë, Rama me bunker 10 hektarësh Read More »

Publikohet videoja me biseda erotike : Ervin Salianji kapet mat në Parlament: Q*u me më të bukurit që q*n

Një video me biseda erotike e deputetit të PD Ervin Salianji është kthyer në kryefjalën e mediave sociale këtë pasdite.
Ai është filmuar gjatë seancës plenare të Parlamentit duke shkëmbyer mesazhe me përmbajtje të fortë erotike me personazhin me iniciale G.D.

G.D dhe Salianji mendohet janë kolegë dhe shumë të afërt pasi nga biseda konstatohet se ndoshta është një nga “mikeshat” apo “miqtë” më të ngushtë/a të tij. Në fakt vështirë për ta gjetur se kush ishte por gjithçka G.D. e zbuloi vetë me ndërhyrjet e saj, që tek ne nuk kanë asnjë vlerë, raporton CNA.al.

Konteksti i mesazheve është i mbushur me fjalor banal dhe fantazi të forta erotike.

Ora 10:28 e mëngjesit, seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë.

GD – Bashkebiseduesi është Ervin Salianji, ai që shkruan.

GD: Pis

…..të vish si shk*rdhatë

Ptuuu

Se po na vjen ti si shk*rdhatë

Po erdhe

Pleh i ndyrë

Pasi ke shkelur çdo gjë

Ndyrësirë

Ta mbash mend e tu shkruftë në fytyrë

Që s’më dhe kurrë asnjë shpirt

Mallkuar

U përdrodhe për gjithkënd në vuajtje

ES: Jo s’të jap dot

Kur qan për ishin

Dhe ma thua si dramë

GD: Boll o ndyrësirë e ndyrë

ES: Gjej paqe

GD: Do ta shkarravis surratin

ES: Me ata që të bëjnë mirë

GD: Që vetëm më dërrmove

ES: Unë njeri pis jam

GD: Pleh

Pleh

ES: Po pleh jam

ES: Tragjedia dhe pështirësia jote

GD: Ndyrësi e kobshme

Si nuk u gëzove një herë

S’të kam kërkuar asgjë vetëm kam dhënë

Dhe arrite deri në atë ndyrësi

ES: Këto gjeji tek më të bukurit që q*

GD: Sa të më thuash

ES: Po i thua sikur i ke dhënë bukë qenit

Jo si kënaqësi e përbashkët

GD: Ti s’ke nevojë për gjë se je e madhe duhet të japësh

ES: Ke të drejtë

Paskam qenë një pleh

GD: Dhe pasi të japësh duhet të kënaqesh që jep

ES: Qen pleh

GD: Unë s’kam të drejtë

Unë jam dështim

ES: Paskam ndarë dhe divorcuar

GD: Q*u

Q*u

ES: Dhe Dait u paskam shkaktuar këtë

GD: Dhe ndyrësohu me kë do

ES: Po qu ti me më të bukurit që q

Siç e the

Une ndyrësi…..

Chat retracted (chat i tërhequr nga GD)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=x2yaxJfV37o]

Publikohet videoja me biseda erotike : Ervin Salianji kapet mat në Parlament: Q*u me më të bukurit që q*n Read More »

S’do ta shohim më : Luana Vjollca, ja kush do ta zëvëndësojë në Top Channel

Ka përfunduar “Shiko Kush Luan”, emision i moderuar nga Luana Vjollca që transmetohej çdo të shtunë.

Këtë fundjavë ishte dhe puntata e fundit e emisionit.

Me përfundimin e kësaj aventure, në ekranin e Top Channel, ashtu dhe si kishte paralajmëruar do të rikthehet moderatorja Arbana Osmani me programin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Emisioni do të transmetohet nga data 17 shkurt çdo të shtunë.

maxresdefault

S’do ta shohim më : Luana Vjollca, ja kush do ta zëvëndësojë në Top Channel Read More »