Aurora

Qeveria i kërkon plotfuqinë për kufirin detar me Greqinë, zbulohen kushtet e Ilir Metës

Ministria e Jashtme ka dorëzuar në Institucionin e Presidentit të Republikës kërkesën për dhënien e plotfuqishmërisë për zhvillimin e negociatave për një marrëveshje të re me Greqinë.

Vendimi për dorëzimin e kësaj kërkese nga Ministria e Jashtme erdhi tre ditë pasi Presidenca shprehu shqetë- simin se në një kohë që mediat greke konfirmonin arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë, qeveria shqiptare nuk kishte kërkuar dhënie të plotfuqishmërisë.

Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojnë se kërkesa për plotfuqishmërinë e grupit negociator të Shqipërisë është dorëzuar mëngjesin e së hënës në Presidencë dhe për të është vënë në dijeni edhe Kryeministri Rama.

Të njëjtat burime sqarojnë se kreut të Shtetit, Ilir Metës, i është kërkuar që negociatat me palën greke të bëhen nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Në grupin negociator me palën greke, Ministria e Jashtme ka propozuar të ketë edhe përfaqësues të Institutit të Gjeografisë.

PRESIDENTI

Kreu i Shtetit Ilir Meta menjëherë pasi është njohur me kërkesën e Ministrisë së Jashtme për marrjen e plotfuqishmërisë ka nisur konsultat për të dalë me një vendimmarrje. Gjatë ditës së djeshme, Meta ka thirrur në një takim në Presidencë dy paraardhësit e tij, Bujar Nishani dhe Bamir Topi për t’u konsultuar lidhur me dhënien e plotfuqishmërisë, ndërkohë që sot në takime të veçanta do të presë në zyrën e tij ish-Presidentët Rexhep Meidani, Sali Berisha dhe Alfred Moisiu.

Burime pranë Presidentit të Republikës konfirmojnë se pasi është njohur me shkresën e Ministrisë së Jashtme, kreu i Shtetit ka konstatuar një sërë problematikash, të cilat po i diskuton edhe me paraardhësit e tij. Të njëjtat burime konfirmojnë se në shkresën e dorëzuar në Presidencë, kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka informuar Metën lidhur me ecurinë e negociatave me palën greke dhe nevojën e dhënies së plotfuqishmërisë për një grup negociator të qeverisë për të konkretizuar marrëveshjen.

Por, sipas burimeve, kreu i Shtetit ka parë si shqetësuese në kërkesën e ministrit Bushati faktin se në grupin negociator nuk janë përfshirë përfaqësues të Presidentit të Republikës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Një tjetër shqetësim për Presidentin mësohet se ka qenë mungesa e emrave të negociatorëve të qeverisë shqiptare. Burime nga Presidenca konfirmojnë se nga mënyra e hartimit të kërkesës për marrjen e plotfuqishmërisë nga qeveria shqiptare, nuk është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rolin e Kreut të Shtetit në negociatat për kufirin detar me Greqinë.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 për rrë- zimin e marrëveshjes së detit, Meta pritet t’i kërkojë Ministrisë së Jashtme të rishikojë rolin e Presidentit, duke i dhënë këtij të fundit jo vetëm përfaqësim në grupin negociator, por edhe fuqi vendimmarrëse përpara nënshkrimit të marrëveshjes.

Përpara se të shprehet për kërkesën e qeverisë shqiptare për marrjen e plotfuqishmërisë për një grup negociator, Meta do të zhvillojë konsulta edhe me konstitucionalistë dhe njohës të së drejtës kushtetuese në vend.

Qeveria i kërkon plotfuqinë për kufirin detar me Greqinë, zbulohen kushtet e Ilir Metës Read More »

Kreshma e Pashkës fillon të hënën më 19 shkurt 2018, ja rregullat që duhen ndjekur

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka njoftuar sot se Kreshma e Madhe fillon të hënën, dt. 19 shkurt dhe zgjat deri në kremtimin e Pashkës, dt. 8 prill.

Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës.

Kreshma e Madhe fillon gradualisht. Duke filluar nga nesër dt.12 shkurt heqim mishin dhe produktet e tij nga përdorimi, pra nuk hamë mish deri ditën e Pashkës. Këtë javë nga dt.12 – 18 shkurt përdorim prodhimet bulmetore dhe peshkun. Dhe nuk hamë më nga dt.19 shkurt deri për Pashkë.

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (përdorimi apo privimi i vajit e verës varet nga udhëzimet e atit shpirtëror).

E Hëna, e Marta, e Mërkura e javës së parë të fillimit të kësaj kreshme, quhen të bardhë sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortë bëhet edhe të Premten e Madhe (të premten e Javës së Madhe para Pashkës). Për këtë lloj privimi në këto ditë nevojitet biseda paraprake me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi), duke ditur larminë e madhe të mundësive, kushteve, vështirësive e faktorëve ndryshëm të besimtarëve dhe jetës së tyre.

Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë (edhe për këtë veprojmë sipas udhëzimeve të atit tonë shpirtëror).

Lejohet te hahet peshk vetëm në festën e Ungjillëzimit, në dt. 25 Mars dhe të Dielën e Palmave (Dafinave) që këtë vit bie dt. 1 Prill.

Shënim i rëndësishëm:

Kalendari ynë kishtar është hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi të cilat na përgatisin për ditët e festave.

 

Gjithashtu është e këshillueshme që çdo i krishterë orthodhoks të këshillohet me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi) përsa i përket nevojave personale për të kreshmuar.

Ka mënyra të ndryshme kreshmimi që varen nga udhëzimi i atit shpirtëror.

Gjatë gjithë kreshmës Kisha rekomandon pakësimin e sasisë së ushqimit që konsumoni çdo vakt dhe të mos hahet ndërmjet vakteve.

Kreshmoni (mos hani) për disa ushqime dhe pije që ju pëlqejnë më shumë (ëmbëlsira, alkool) dhe për disa zakone apo varësi (të pirit duhan, televizori, radio, facebook etj).

Bisedoni me atin shpirtëror dhe merrni bekimin e tij për arsye shëndetësore, për gratë shtatëzëna dhe për raste të tjera të veçanta.

Pse kreshmojmë:

  • Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.

  • Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.

  • Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror dhe misionin e krishterë.

  • Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.

  • Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.

Si të kreshmojmë:

  • Mbani kreshmë shenjtëruese.

  • Kaloni më shumë kohë me Perëndinë gjatë Kreshmës.

  • Kombinoni bamirësinë me kreshmën.

  • Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.

  • Kreshmoni në fshehtësi.

*Kreshmoni me gëzim.

Kreshma dhe familja

– Diskutoni me familjen përpara se të fillojë Kreshma, për rëndësinë e të kreshmuarit, sesi do të kreshmojë familja juaj dhe për çfarë feste të madhe po përgatiteni.

– Gjatë periudhës së kreshmës të heqim dorë nga diçka e veçantë për ne.

– Të reduktojmë pak sasinë e ushqimit që hamë.

– Nga paratë e kursyera nga kreshma të bëjmë diçka për njerëzit në nevojë.

– Rriteni aktivitetin tuaj shpirtëror (lutuni në komunitet dhe personalisht vetëm për vetëm me Zotin, lexoni çdo ditë Biblën, lexoni jetë shenjtorësh dhe shkrime të tjera të shenjta të Kishës).

– Mos e kufizoni përfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorë nga ushqimi, sepse kreshmë e vërtetë do të thotë të shkëputesh nga e keqja.

– Prishni çdo lidhje të padrejtë, hidhni tutje çdo pakënaqësi ndaj të afërmit tuaj, faleni për ofendimet e tij ndaj jush.

– Mos u grindni.

– Kujdes! Ju nuk hani mish, por mërzitni me grindje të tjerët; nuk pini verë, por vazhdoni të fyeni të tjerët. Nëse jetoni kështu, përpjekja e kreshmës nuk ka dobi.

Kreshma e Pashkës fillon të hënën më 19 shkurt 2018, ja rregullat që duhen ndjekur Read More »

Si duhet të jetë tensioni i gjakut në bazë të moshës

Një ndër problemet shëndetësore më të përhapura është tensioni. Ulja apo rritja e tensionit, ose shtypjes së gjakut, mund të vijë nga shkaqe të ndryshme.

Por ka një mesatare se sa duhet të jetë vlera e tensionit për çdo grupmoshë.

Pikërisht, mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut dhe ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi.

Te meshkujt:

Mbi 20 vjeç: 123/76

20-30 vjeç: 126/79

30-40 vjeç: 129/81

40-50 vjeç: 135/83

50-60 vjeç: 142/85

Mbi 70 vjeç: 142/80

Te femrat:

Mbi 20 vjeç: 116/72

20-30 vjeç: 120/75

30-40 vjet: 137/84

40-50 vjeç: 137/84

50-60 vjeç: 144/85

Mbi 70 vjeç: 159/85

Si duhet të jetë tensioni i gjakut në bazë të moshës Read More »

Çaji që rregullon sheqerin në gjak dhe është zgjidhje për diabetikët

Nëse diagnoza juaj është diabeti, atëherë mjekësia e zakonshme ju trajton sikur të keni një sëmundje të pashërueshme nga e cila nuk ka shpëtim.

Kjo qasje është e gabuar. Diabeti zhvillohet si rezultat i mënyrës së jetesës dhe faktorëve të mjedisit. Natyra gjithashtu mund ta mbajë diabetin nën kontroll. Një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë është me çajin e borzilokut.

Ja si ta bëni këtë:
Vendosni 3 lugë borziloku në një litër ujë të nxehtë. Të freskëta ose të thata. Le të valoj për rreth 5 minuta.
Vendoseni në një gotë. Mund ta pini atë të ngrohtë, por është më mirë ta pini me pak akull.

Çaji që rregullon sheqerin në gjak dhe është zgjidhje për diabetikët Read More »

‘Teatri s’bëhet me po****’, Bujar Asqeriu shpërthen në takimin me Kumbaron, kapet me kolegun

Debate të ashpra dhe ngritje zëri gjatë takimit të disa artistëve me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për të negociuar për Teatrin Kombëtar.

Mes artistëve të pranishëm në tryezë, aktori Bujar Asqeriu ka ‘shpërthyer’ në akuza, ndërsa nuk kurseu as kritikat për kolegët e tij të pranishëm aty.

Gjatë fjalës së tij Asqeriu është ‘kapur’ disa herë me aktorin Artan Imami, ndërsa i ka thënë këtij të fundit se nuk është artist. Me tone të ashpra, Asqeriu bëri thirrje që ministria e Kulturës të kthejë kokën nga Teatri, që ky i fundit mos të ‘vdesë’.

DEBATET

Bujar Asqeriu: Teatri ka vdekur dhe këta nuk duan. Le t’i bëjmë qejfin njëri-tjetrin, le të bëjmë teatrin. Në shfaqet tona lahmei me ujë të ftohtë.

Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?

Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..

Asqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin.

‘Teatri s’bëhet me po****’, Bujar Asqeriu shpërthen në takimin me Kumbaron, kapet me kolegun Read More »

Ka udhëtuar në kohë nga 2030, djali i bën deklaratën tronditëse për të ardhmen e botës

Një i ri i quajtur Noah, pretendon se ka bërë një udhëtim në kohë dhe vjen nga 2030.
Video e tij është publikuar nga Apex TV, një kanal me 100 mijë ndjekës në Youtube dhe mbi 56 milionë shikime të videove në total.

I riu ka bërë një skenar të ngjashëm me atë të serisë së filmave “Terminator, dhe vërtetësia e deklaratës së tij është provuar me makinën e së vërtetës.

Noah bën disa prej parashikimeve më tronditëse, mes të cilave theksohet se Donald Trump do të rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, robotët e Google do të përhapen në të gjithë botën dhe teknologjia do të ketë avancuar në atë pikë sa inteligjenca artificiale do të jetë krejtësisht autonome.

Bitcoin sipas tij do të jetë popullor, por monedhat tradicionale nuk do të kenë dalë ende nga qarkullimi.

Sipas parashikimeve të tij, SHBA do të ketë në 2030 një president misterioz me emrin Ilana Remikee, dhe SHBA do të jetë më e nxehtë, ndërsa Europa më e ftohtë.

Në vitin 2028 do të zbulohet edhe udhëtimi në kohë dhe njerëzit do të mund të shkelin në Mars.

Ai jep edhe një lajm të mirë, pasi kanceri deri në 2030 thotë se do të jetë plotësisht i shërueshëm në disa forma të tij. Jo vetëm kaq, por njerëyit do të mund të rinohen si ai vetë. Kjo pasi Noah pretendon se është 50 vjeç por ka përdorur një kurë që e kthen në një 25 vjeçar.

Por për të provuar vërtetësinë e deklaratës së tij duhet të presim 2030.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=TyWOjfSxt3Q]

https://youtu.be/TyWOjfSxt3Q

Ka udhëtuar në kohë nga 2030, djali i bën deklaratën tronditëse për të ardhmen e botës Read More »

Arian Çani plas ‘bombën’: Rreth Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla shumëkatëshe

Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, po diskutohet rreth temës më të përfolur ditët e fundit.

Bëhet djalë për Teatrin Kombëtar, rreth të cilit sipas Arian Çanit do të ndërtohen kulla.

Çani u tregua skeptik kur u diskutua se godina do të prishet, për t’u rindërtuar

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=t7Pk5fsPDwU]

Arian Çani plas ‘bombën’: Rreth Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla shumëkatëshe Read More »

Edi Rama, pedagogëve: Mos më acaroni, unë pres koka

Nga njëra anë artistët i kanë dalë kundër, nga ana tjetër pedagogët kanë paralajmëruar protesta kundër qeverisë. I ndodhur në mes të dhjetëra skandaleve, daljet publike të Edi Ramës janë kthyer në dalje kërcënuese ndaj atyre që ai ka përballë.

Kështu ndodhi edhe sot kur përballë kishte pedagogët e senatit të Universitetit të Tiranës, të cilët ditët e fundit kanë akuzuar qeverinë për pagat dhe situatën ku ndodhen universitete private.

Ata kanë hedhur akuza se Ligji i Arsimit që është bërë nga qeveria është skandal. Këto ankesa të pedagogëve kanë bërë që sot Edi Rama të mos ishte normal në përballjen me ta.

Madje me ton pak të ngritur kreu i qeverisë iu drejtua Senatit duke i thënë: “Nëse kërkoni që qeveria mos të merret më me paga jemi dakord, rritini vetë, ulini vetë, diferencojini vet. Jeni bishti i kavallit i të gjithë universitete të Shqipërisë. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore. Secili të mbajë përgjegjësinë e vet. Ne tonën, ju tuajën”.

“Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave por kjo është hera e fundit se i takon çdo Universiteti të vendosë për rrogat. Dikush të marrë më shumë dikush më pak, në varësi të kontributeve dhe performancës. Duhet të mbarojë historia që marrin të gjithë njësoj si një pedagog që mban shkollën në këmbë dhe një tjetër që e merr rrogën kot. Po kjo është një punë që e bën universiteti jo qeveria. Qeveria sulmohet për tarifat, nuk i vendosim ne, i vendos universiteti. Qeveria vendos një tavan për të shmangur abuzimet.

Jeni të zgjedhur, flamurin e autonomisë e keni, tundeni. Mund të çohen nja 10-15 pedagogë e të thonë të ndryshohet ligji, kjo nuk ndodh, nuk bën vaki, ligji duhet zbatuar. Por ligjet mund të ndryshohen kur shihet që nuk funksionon diçka. Mos me çoni tek pika fundore, se ligji na e lejon te ndërhyjmë, por unë nuk dua. Po vajtëm tek ajo pikë, aty duhen prerë koka” – tha Rama.

Edi Rama, pedagogëve: Mos më acaroni, unë pres koka Read More »